Pallatet Presidenciale nė botė.....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pallatet Presidenciale nė botė.....

Mesazh  Agamemndon prej 03.02.14 11:33

Ēdo president nė ēdo vend tė botės sapo merr detyrėn ka edhe shtėpinė e tij shtetėrore. Ashtu siē ėshtė tek ne Pallati i Brigadave si vendi ku jeton Presidenti. Por shtėpitė presidenciale nė botė kanė njė histori mjaft interesante. E nisim nga shtėpia mė e famshme e botės, Shtėpia e Bardhė.

E dini qė ndėrtimi i Shtėpisė sė Bardhė nisi mė gurin e parė tė themelit, mė 13 tetor 1792, pa asnjė ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtėpisė u ndėrtuan kryesisht nga punonjės skllevėr dhe tė lirė afrikano-amerikanė, si dhe nga evropianė tė punėsuar. Pjesa tjetėr e punės u krye nga emigrantėt, tė cilėt s’kishin akoma shtetėsinė. Ndėrtimi fillestar u zhvillua nė njė periudhė prej tetė vitesh dhe me njė kosto 232,371.82 dollarė (2.4 milionė dollarė me vlerėn e vitit 2005).

 Edhe pse s’kishte pėrfunduar akoma Shtėpia e Bardhė ishte gati pėr banim rreth datės 1 nėntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punės bėnė tė nevojshme ndryshimin e planit tė mėparshėm tė inxhinierit francez Pierre l’Enfant pėr njė “pallat” qė do ishte pesė herė mė i madh se shtėpia qė u ndėrtua aktualisht. Shtėpia e ndėrtuar, fillimisht pėrmbante dy kate nė vend tė tre qė ishin planifikuar. Kur pėrfundoi ndėrtimi, muret e ndėrtuar me gurė ranorė u lyen me njė pėrzierje gėlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhėnė shtėpisė ngjyrėn e saj karakteristike dhe emrin. Ndėrtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtėpia e Presidentit”. Tė dhėnat mė tė hershme tė emrit “Shtėpia e Bardhė” janė tė regjistruara nė vitin 1811.

Ekziston njė legjendė sipas tė cilės, gjatė rindėrtimit tė strukturės u aplikua bojė e bardhė pėr tė maskuar dėmtimin qė kishte shkaktuar zjarri, duke i dhėnė emrin, por duke qenė se ajo ishte e ngjyer nė tė bardhė qė nė fillim, kjo teori bie poshtė. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri qė pėrdorej nė kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur nė tė gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrės “The White House” me fjalėn “Washington” poshtė i pėrket administratės sė Franklin Delano Roosevelt”.

Edhe pse nuk ishte ndėrtuar dhe disa vite pas presidencės sė George Washington, ekzistojnė teori se emri tradicional i shtėpisė sė presidentit tė SHBA mund ta ketė origjinėn nga shtėpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” nė Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parė i kombit dhe bashkėshortja e tij ishin njohur nė mesin e shekullit tė 18-tė. Sot po ju sjell tė gjitha historitė e shtėpive presidenciale nė botė.

1 – Kremlin, Rusi



Kremlini i Moskės ėshtė njė fortesė historike qė ndodhet nė qendėr tė kėtij qyteti, me pamje nga lumi Moskva nė jug, nga katedralja Saint Basil nė veri dhe nga Sheshi Kuq nė lindje dhe Kopshti Aleksandėr ne perėndim. Ėshtė ndėrtesa mė e njohur e Rusisė, nė tė cilėn pėrfshihen katėr pallate mbretėrore, katėr katedrale dhe Muri Kremlin sėbashku me kullat Kremlin. Struktura e parė e Kremlinit ėshtė ndėrtuar nga Ivan Kalita nė 1320. Mė 1475 Moska u shpall kryeqendėr e shtetit rus. Pėr tė treguar ambiciet e tij perandorake, Ivani rikonstruktoi Kremlinin. Kėtė gjė ai e bėri pėrmes disa arkitektėve mjaft tė talentuar italianė. Pas luftėrave qė pasuan, Kremlini pėsoi dėme tė mėdha, por jo tė pariparueshme. Nė ditėt e sotme fortesa shėrben si rezidenca e banimit e Presidentit tė Rusisė.



2 – Pallati Presidencial, Poloni

allati Presidencial nė Varshavė, Poloni, ėshtė versioni mė i fundit klasik elegant i njė ndėrtese qė ka ekzistuar qė nė 1643. Pėrgjatė viteve, ai ėshtė rindėrtuar dhe rimodeluar disa herė. Nė 175 vitet e para tė tij, pallati ishte pronė private e disa familjeve aristokratike. Nė 1791 aty banonin autorėt dhe avokatėt e Kushtetutės sė Polonisė, Kushtetuta e Parė Moderne e Kodifikuar e Europės dhe kushtetuta e dytė botėrore pas Kushtetutės sė ShBA. Pallati u bė njė strukturė qeveritare nė 1818. Nė vitin 1918 ai u bė vendi i Kėshillit tė Ministrave. Gjatė Luftės II Botėrore ai shėrbeu si Shtėpia Gjermane e pushtuesve gjermanė. Pas luftės, ai rimori sėrish funksionin e vjetėr si vendi i Kėshillit tė Ministrave tė Polonisė. Nė Korrik tė 1994 pallati u shpall si rezidenca zyrtare e Presidentit Polak.

3 – Pallati i Platesė, Brazil


Pallati i Platesė (nė gjuhėn portugeze: Palacio do Planalto) ėshtė vendi zyrtar i punės i Presidentit tė Brazilit. Ai ndodhet nė sheshin e Tre Pushteteve nė Brazilia, Brazil. Si vend zyrtar qeveritar, termi “Planalto” shpesh pėrdoret si metonimi pėr pushtetin ekzekutiv tė qeverisė. Arkitekti i kėtij pallati ishte Oskar Niemejer, krijuesi i pjesės mė tė mėdha tė ndėrtesave mė tė rėndėsishme tė kryeqytetit tė Brazilias. Ideja e kėtij pallati ishte krijimi dhe ndėrthurja e imazhit tė thjeshtėsisė dhe modernes duke pėrdorur rreshta dhe valėzime fine pėr tė kompozuar kolonat dhe strukturėn e jashtme. Pallati ėshtė i njė rėndėsie tė madhe. Ai ka njė sipėrfaqe prej 36 mijė metra katror. Katėr ndėrtesa tė tjera janė pjesė e kėtij pallati. Pavarėsisht se kjo ėshtė ndėrtesa e zyrave kryesore tė punės tė Presidentit tė Brazilit, familja presidenciale banon nė njė tjetėr pallat.


4 – Pallati Presidencial, Vietnam



Pallati Presidencial i Vietnamit, qė ndodhet nė qytetin e Hanoit, u ndėrtua nė periudhėn 1900 dhe 1906, pėr tė shėrbyer si rezidencė e guvernatorit francez tė Indokinės. Ai u ndėrtua nga August Henri Vildieu, arkitekti zyrtar francez i Vietnamit. Si pjesa mė e madhe e arkitekturės sė kolonive franceze, pallati ėshtė dukshėm i stilit Europian – dallimi i vetėm i dukshėm janė pemėt e mangos qė rriten nė kėtė hapėsirė. Kur Vietnami fitoi pavarėsinė nė 1954, Ho Chi Min refuzoi tė jetonte nė kėtė strukturė gjigande pėr arsye simbolike, pavarėsisht se aty ai priste tė ftuarit qeveritarė, dhe eventualisht ai ndėrtoi njė shtėpi tradicionale vietnameze dhe ndėrtoi shatėrvan nė hyrje tė ndėrtesės. Ky pallat ėshtė pjesė e rėndėsishme e kulturės sė Hanoit.
5 – Pallati Presidencial “Quirinale”

Pallati ėshtė njė ndėrtesė historike nė Romė, Itali, dhe rezidenca aktuale zyrtare e Presidentit tė Republikės Italiane. Ai ėshtė ndėrtuar nė 1573 nga papa Gregori XIII si njė rezidencė verore e papatit. Ai ėshtė pėrdorur gjithashtu dhe si pikė takimi pėr shumė konklava tė papatit. Ai ka shėrbyer si rezidencė papale dhe nė tė ishin zyrat qendrore tė qeverisė civile tė Shtetit Papat deri mė 1870. Nė Shtator tė 1870, gjithēka mbeti nga Shteti Papatit ishte vetėm shkatėrrim. Rreth pesė muaj mė vonė nė 1871, Roma u bė kryeqyteti i Italisė. Pallati u uzurpua gjatė pushtimit tė Romės dhe u bė rezidenca zyrtare mbretėrore e Mbretėrve tė Italisė, edhe pse disa nga monarkėt italianė jetuan nė rezidenca tė tjera private, dhe ky pallat u pėrdor vetėm si zyrė dhe pėr funksionet shtetėrore.

6 – Pallati Grasalkoviē, Sllovaki


Pallati Grasalkoviē ėshtė njė pallat nė Bratislavė dhe rezidenca qendrore e Presidentit tė Sllovakisė. Ai gjendet pranė Pallatit tė Kryepeshkopėve. Ndėrtesa ėshtė e stilit arkitekturor Barok/Rokoko, dhe ka njė kopsht tė stilit francez. Nė tė gjendet dhe statuja e perandoreshės Maria Tereza dhe Shatėrvani i tė Rinjve. Ai u ndėrtua nė 1760 pėr kontin Antal Grasalkoviē, njė aristokratik fisnik hungarez me origjinė kroate, qė ishte kryetar i Dhomės Mbretėrore Hungareze (i ngjashėm nė funksion me ministrin e ekonomisė dhe financės tė Mbretėrisė sė Hungarisė) dhe kėshilltar i perandoreshės. Arkitekti i kėsaj ndėrtese ishte Anton Majerhofer. Ky pallat shquhet pėr madhėshtinė dhe bukurinė e dhomave tė tij. Shpesh ky pallat ishte ndėrtesa e eventeve shoqėrore tė klasės aristokratike.

7 – Pallati Rashtrapati Bhavan, Indi


Rashtrapati Bhavan ėshtė rezidenca zyrtare e Presidentit tė Indisė qė ndodhet nė Nju Delhi. Deri nė 1950 ai ėshtė njohur si “Shtėpia e Viceroit” dhe ka shėrbyer ri rezidencė e Guvernatorit tė Pėrgjithshėm tė Indisė. Gjatė vitit Durbar Delhi tė 1911s, u vendos qė kryeqyteti i Indisė do tė kalonte nga Kalkuta nė Delhi. Kjo u shpall mė 12 Dhjetor nga mbreti Xhorxhi V. Gjatė kohės qė ky plan u vu nė jetė, rezidencės sė guvernatorit tė pėrgjithshėm ju dha njė rėndėsi e madhe. Arkitektit britanik Edvin Lutyens, njė anėtar kryesor nė procesin e planifikimit tė qytetit,  ju dha mundėsia e madhe e dizenjimit tė ndėrtesės. Veceroi deklaroi se pallati duhej tė ishte i njė stili klasik, por megjithatė duhet tė kishte motive indiane. Pallati kishte dhe kopshte, ku ndėrthurej stili indian dhe ai britanik.

8 – Kėshtjella Bellevue, Gjermani


Kėshtjella Bellevue ndodhet nė qendėr tė Berlinit. Ajo ndodhet nė pjesėn fundore veriore tė parkut Tiergarten, nė afėrsi tė Kolonės sė Fitores sė Berlinit. Ajo ka qenė rezidenca kryesore e Presidentit Gjerman qė nė 1994. Emri i saj vjen nga pamja e bukur mbi lumin Spree. Ajo u ndėrtua nė 1786 nė nder tė princit Ferdinand, dhe u dizenjua nga arkitekti Filip Daniel Bouman, si njė rezidencė verore. Ajo ishte ndėrtesa e parė neoklasike nė Gjermani. Ajo rrethohet nga njė park qė zė rreth 20 hektarė tokė. Ajo shėrbeu si rezidenca zyrtare e Princit tė mbretėrisė sė Gjermanisė deri nė 1918. Kėtu u nėnshkrua dhe marrėveshja qė i dha fund luftės Franko–Prusiane mė 3 Shtator 1870. nė 1930 ajo u pėrdor si muze etnografik, para se tė rinovohej pėr pėrdorim nga nazistėt. Kėshtjella u bė sėrish rezidencė presidenciale nė Janar tė 2006-s.

9 – Shtėpia e Bardhė, Amerikė

Arkitekti i Shtėpisė sė Bardhė u pėrzgjodh nė bazė tė njė konkursi, ku u morėn nėntė propozime, pėrfshirė njė qė u dėrgua nė mėnyrė anonime nga Tomas Xheferson. Presidenti Uashington, mbahet mend tė ketė bėrė njė pėrzgjedhje tė shpejtė tė propozimit tė Xhejms Hoban, njė irlandez qė jetonte nė Ēarlston, Karolinėn e Jugut. Ndėrtesa qė ai dizenjoi eshėt dukshėm e influencuar nga kati i parė dhe i dytė i Parlamentit tė Irlandės. Ndėrtimi filloi nė 13 Tetor tė 1792. Bazuar nė shėnimet nė ditarin e njė komisioneri tė Distriktit tė Kolumbisė, themelet e Shtėpisė sė Bardhė janė ndėrtuar nga skllevėr. Periudha e ndėrtimit tė saj ishte tetė vjet, me njė kosto prej 2.4 milion dollarė. Edhe pse nuk ishte ndėrtuar tėrėsisht, ajo filloi tė pėrdorej qė mė 1 Nėntor tė 1800s.

10 – Shtėpia Rozė, Argjentinė


Shtėpia Rozė (spanjisht: “La Casa Rosada”) ėshtė ndėrtesa zyrtare e degės ekzekutive tė qeverisė nė Argjentinė. Ajo ėshtė ndėrtuar nė pjesėn lindore tė sheshit Maio, i cili qė nė themelimet e qytetit tė Buenos Aires ka mbajtur institucionet mė tė rėndėsishme politike tė Argjentinės. Kjo ndėrtesė, mendohet se ėshtė ndėrtuar nė vitin 1873 dhe ėshtė ndėrtuar mbi themelet e njė kalaje tė vjetėr. Ballkoni i kėsaj ndėrtese ka shėrbyer si podium pėr shumė figura tė njohura si Eva Peron, dhe Papa Gjon Pali II, qė vizitoi Buenos Airesin nė 1998. Gjithashtu, Madona kėndoi nga ky ballkon kėngėn “Mos qaj pėr mua Argjentina” tė filmit Evita, pas njė takimi me presidentin e atėhershėm Karlos Menem. La Casa Rosada ėshtė njė nga ndėrtesat mė emblematike tė Buenos Airesit.

11. Pallati i Brigadave, Shqipėri

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi tė ndėrtohej nga Mbreti Zog I nė vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektė italianė do tė shėrbente si rezidenca e mbretit Zog. Pėr shkak tė shpėrthimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrė ta shihte pallatin mbretėror tė pėrfunduar. Ndėrtimi i pallatit u pėrfundua nė vitin 1941 nga italianėt, tė cilėt vendosėn aty shtabin qendror tė ushtrisė sė tyre. Nė kėtė pallat ka qėndruar edhe mbreti i Italisė Viktor Emanueli III gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri nė vitin 1941. Pallati mbretėror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e pėrdori pėr pritje dhe ceremonira shtetėrore. Nga viti 1992, emri zyrtar i kėtij institucioni ėshtė “Pallati Presidencial”.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi