Konspiracionet e Luftės sė II-tė Botėrore

Shko poshtė

Konspiracionet e Luftės sė II-tė Botėrore

Mesazh  Agamemndon prej 03.02.14 10:32

Lufta e panevojshme e ShBA me Japoninė, nė Paqėsor – dhuratė e Stalinit dhe Ruzveltit




Kur Kiplingu shkruajti kėto fjalė tė pavdekshme nė zenithin e Pax Britania nė shekullin e 19-tė, ai besonte se Lindja dhe Perėndimi ishin aq tė ndryshme nė civilizime dhe botėkuptim sa nuk do tė kishte terren pėr mirėkuptim tė vėrtetė midis dy hemisferave. E vėrtetė apo jo, nė ēdo rast qė janė takuar, shpesh e trishtueshėm kane qenė nė shtjella lufte dhe tė paktėn nė rastin e Shteteve tė Bashkuara, ka kushtuar shtrenjtė dhe ka qenė shumė e padobishme.


Zyrtarisht thuhet se Japonia ekspansioniste, e varfėr nė burime sulmoi Flotėn e Paqėsorit tė ShBA nė Pearl Harbor, Havai pa paralajmėrim tė dielėn me 7 dhjetor 1941, pėr te parandaluar shumė mė parė ndonjė ndėrhyrje tė mundshme tė SHBA, nė fushatėn e Tokios pėr tė kapur zotėrimet e pasura me burime natyrore tė SHBA, Britanisė, Holandės dhe Francės nė jug tė Oqeanit Paqėsor. Nė aparencė kjo duket e vėrtetė. Por po tė perifrazojmė shtetarin e njohur britanik Benjamin Disraeli, ēfarė fshihet “prapa kuintave?”


Qė nga vitet 1920, sovjetikėt planifikonin dhe shpresonin pėr njė luftė tė SHBA me Japoninė, sepse ata besonin se njė konflikt i tillė (ata e dinin se SHBA do tė fitonte) do tė ndihmonte tė krijohej njė vakum i madh pushteti ne Azi, e cila pastaj mund tė zėvendėsohej shpejt nga komunizmi. Eliminimi i ndikimit te rėndėsishėm ushtarak, diplomatik dhe ekonomik japonez nė rajon, i cili zinte fill nė vitet 80 te shekullit te XIX qė u zgjerua me mundjen poshtėruese ushtarake dhe pėrfundimtare tė Rusisė nga Japonia nė vitin 1905, do t’i jepte tė Kuqve shansin qe ata kėrkonin. Dhe nė sajė tė Franklin Delano Ruzveltit dhe Stalinit, ata ia arritėn qėllimit.


Benjamin Gitlou ishte themelues dhe anėtar i shquar i Partisė Komuniste tė SHBA, por u pėrjashtua pėrherė nga organizata nė vitin 1933 pasi kritikoi hapur krimet e Stalinit. Ai shpejt u bė antikomunist i flakte. Vdiq nė vitin 1965 nė moshėn 74 vjeēare. Gitlou shkroi nė v. 1940 librin demaskues me titull “Unė rrėfej: e vėrteta rreth Komunizmit Amerikan”


“Kohė me parė nė vitin 1927 kur isha nė Moskė, u diskutua qėndrimi ndaj Shteteve tė Bashkuara nė rast tė njė lufte. Mendimi i tė gjithė udhėheqėsve sovjetikė me tė cilėt fola privatisht ishte se rivaliteti mes Shteteve tė Bashkuara dhe Japonisė duhet tė kthehej nė luftė nė mes tyre. Rusėt mbanin shpresė qė lufta tė shpėrthente sė shpejti, kjo do tė siguronte kufijtė rusė nė Siberi dhe po kėshtu do tė dobėsonte Japoninė, pėr pasojė Rusia nuk kishte pse tė frikėsohej nga njė sulm i Japonisė nė Lindje. Stalini shpresonte qė pėrmes veprimtarisė sė Partisė Komuniste tė SHBA, tė pėrgatiste opinionin publik nė Shtetet e Bashkuara nė favor tė kėsaj lufte, duke krijuar iluzionin e mbrojtjes sė demokracisė kundėr kėrcėnimit fashist, por qė nė tė vėrtetė ishte njė lufte kundėr Japonisė. Stalini ka vullnet tė plotė pėr t’i lėnė amerikanėt tė vdesin pėr hesap tė Bashkimit Sovjetik edhe nė se nuk ishin anėtarė tė Partisė Komuniste … ”


Paraardhėsi i Ruzveltit, Herbert Huver, i kishte rezistuar me sukses presionit pėr tė dėrguar trupa amerikane dhe ndihmė ushtarake nė Kinė (pėrveē njė kontigjenti tė vogėl luftanijesh lumore tė marinės amerikane tė pranishme nė patrullim qė nga mesi i viteve pesėdhjetė tė shek XIX, pėr tė ruajtur asetet ekonomike te SHBA), kur Japonia fillimisht pushtoi Manēurinė nė vitin 1931. Argumenti i tij ishte se kinezėt nė fundi tė fundit do ta mundnin Japoninė, ashtu siē kishin mundur ēdo pushtues tjetėr gjatė historisė sė tyre.


Nė Japoni gjatė pjesės mė tė madhe periudhės kritike 1940-41 Kryeminister ishte princi Konoje Fuminaro, njė anėtar i familjes mbretėrore. Konoje – baza e pushtetit tė tė cilit ishte biznesi i madh qė aktualisht po vuante kostot e rėnda tė njė lufte tė vazhdueshme tokėsore nė Kinė dhe sanksionet ekonomike nga ShBA – propozoi njė takim me Ruzveltin nė gusht 1941 nė Honolulu, (duke thyer traditėn shekullore dhe protokollin e ngurtė japonez, duke u takuar me njė tė huaj jashtė Japonisė) nė mėnyrė qė SHBA tė hiqte embargon afatgjatė tė eksporteve tė naftės, mineralit tė hekurit dhe metaleve skrap drejt Japonise. Nga ana e tij Konoje ishte i gatshėm tė tėrhiqte trupat japoneze nga Indokina dhe tė zvogėlonte ndjeshėm praninė ushtarake nė Kinė.


Ambasadori i SHBA dhe ai britanik nė Japoni, Xhozef K. Gru (i emėruar nga Herbert Huver) dhe Sėr Robert Kreigi, e nxitėn Ruzveltin tė takohej me Konojen dhe tė pranonte kushtet e tij. Veēanėrisht Gru u pėrpoq tė shmangte luftėn me Japoninė dhe bėri gjithēka qė ai kishte nė dorė pėr kėtė qėllim.


Gru shkruan: “Me duket shumė e vėshtirė se ky shans do tė vijė pėrsėri ose qė ndonjė shtetar japonez pėrveē princit Konoje mund tė ketė sukses nė kontrollin e ekstremistėve ushtarake dhe ndjekjen e njė politikė qė ata, me injorancėn e tyre nė ēėshtjet ndėrkombėtare dhe ligjet ekonomike, nuk janė dakord. Tani ėshtė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme mundėsia e luftės si alternativa pėr tė arritur njė zgjidhje dhe ndėrkohė qė ne padyshim nė fund do tė fitojmė, unė shtroj pyetjen se a ėshtė nė interesin tonė tė kemi njė Japoni tė varfėruar dhe tė katandisur nė njė fuqi tė dorės sė tretė.”


Kreigi ishte dakord me Grunė. Nė njė mesazh lakonik tė dėrguar nė Londėr ai shprehet, “Koha e pėrshtatshme pėr paqe tė vėrtetė me Japoninė. Shpresoj se kėtė radhe cinizmi amerikan nuk do tė lejohet tė ndėrhyjė nė politiken reale.” Ēėrēilli (Foreign Office i tė cilit ishte i mbushur me spiunė sovjetikė, nė mesin e tė cilėve famėkėqijtė “Kim” Philbi, Donald Maklin dhe Gaj Burges) ishte acaruar me qėndrimin pajtues tė Kreigit ndaj Tokios.



Ai i tha Sekretarit te Jashtėm Entoni Iden: “Patjetėr atij (Kreigit) i duhet thėnė menjėherė se hyrja e Shteteve tė Bashkuara nė luftė si me Gjermaninė dhe Italinė ose me Japoninė ėshtė plotėsisht nė pėrshtatje me interesat britanike. Asgjė nė sferėn ushtarake nuk mund tė krahasohet me rėndėsinė e aleancės sė Perandorisė Britanike me Shtetet e Bashkuara nė luftė.”


Pėr mė tepėr, katėr kėshilltarė tė afėrt tė Ruzveltit, tė cilėt sipas survejimeve tė shėrbimeve tė ndėrlidhjes sė Ushtrisė tė ShBA (njė operacion i njohur gjerėsisht si “Venona” ne v. 1940 – 1948) tė ambasadės sovjetike nė Uashington, rezultojnė spiunė ose simpatizantė tė sovjetėve. Ata ishin tė suksesshėm nė shigjetimin dhe pengimin e pėrpjekjeve tė Grusė dhe Kreigit pėr bisedime. Kėta tė katėr ishin: ekonomisti Loēlin Kėrri ndihmėsi me i lartė i Shtėpisė sė Bardhė, i lindur ne Kanada; Ndihmės Sekretari i Thesarit, Herri Dekster Uajt (qė nė thelb ishte dirigjuesi i Sekretarit tė Thesarit, Henry Morgentau, i riu); fanatiku i Marveshjes sė Re ‘taksa – dhe – shpenzime’ Herri Hopkins dhe zyrtari famėkeq i Departamentit tė Shtetit Alger His. His si njė “ekspert i ēėshtjes kineze” i Ruzveltit – tė cilin Ēu En Lai krahu i djathtė i Mao Ce Dunit, me pėrzemėrsi e cilėsonte “plotėsisht simpatizant i komunistėve kinezė” – kishte pėrgjuar Ouen Latimorin specialist nė Universitetin e Azise ‘Xhon Hopkins’ qė ishte dhe “kėshilltar” i udhėheqėsit nacionalist kinez Ēang Kai Shi.


Tė gjithė kėta burra, veēanėrisht Uajt dhe Kėrri, nė mėnyrė aktive bėnė presion ndaj F. D. Ruzveltit nė ndėrmarrjen e njė lufte me Japoninė. Pas kėrkesave sipėrfaqėsore pėr integritetin territorial tė Kinės, nėn Ēang Kai Shinė (njė udhėheqės i dobėt, i babėzitur dhe i korruptuar qė me zor bėri aleancė me Maon dhe qė mė vonė do tė shpartallohej prej tij) dhe nė interes tė njė “fronti tė bashkuar kundėr fashizmit”, ata maskuan me mjeshtėri simpatinė e tyre te forte pėr B.Sovjetik. Kėshtu qė Ruzvelti pa u menduar i shpėrfilli kėshillat e Gruse e Kreigit dhe refuzoi ēdo takim me Konojen.


Ndėrkohė, komunisti gjerman dhe spiuni sovjetik i rangut tė lartė Rikard Sorge me rrethin e tij nė Tokio, qė kishte ndikim tė konsiderueshėm te oficerėt e lartė japoneze dhe te shumė zyrtarė tė kabinetit si dhe kishte kontakte tė ngushta me diplomatė gjermane, ndihmoi nė orientimin e strategjisė japoneze nė planin e marinės “Sulm Jugut” – pushtimin e zotėrimeve tė begata tė fuqive perėndimore nė Paqėsor dhe e largoi kėtė strategji nga plani i ushtrisė “Sulm Veriut” qė synonte Siberinė dhe Azinė Qendrore sovjetike.


Tashmė strategjia “Sulm Veriut” pas disfatės sė rėndė qė pėsoi Japonia nė gusht 1939 nga Ushtria e Kuqe nė Nomonhan, Mongoli, ishte mė pak e favorshme. Kjo humbje ēoi nė paktin sovjeto–japonez tė mossulmimit, i cili siguroi kufirin sovjeto-kinez deri nė ditėt pėrfundimtare tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe i mundėsoi Kremlinit qė mė pas tė transferonte me shpejtėsi nga Lindja e Largėt nė perėndim pėr tė luftuar pushtuesit gjermanė, 250,000 trupa tė stėrvitura mirė.


Pas kėsaj Konoje, nė fillim tė vjeshtės sė 1941 gati ra viktimė e njė atentati fatal, u detyrua tė largohej si kryeministėr dhe u zėvendėsua nga Toxho Hideki njė gjeneral progjerman dhe agresor i deklaruar. Militaristėt japonezė tani kontrollonin plotėsisht situatėn dhe pak iu interesonin negociatat me SHBA apo kėdo tjetėr. Platforma pėr njė luftė SHBA – Japoni qė Moska e kėrkonte qė nga viti 1920 po montohej nė Uashington, Moskė dhe Tokio. Ajo ēfarė mbetej ishte pėrfshirja e SHBA nė Luftėn e Dytė Botėrore, gjė qė Ruzvelti dhe Ēėrēilli me shokė, pas provokimeve tė shumta dėshtuan ta bėjnė me Gjermaninė, por patėn sukses me Japonisė nė Pearl Harbor.


Mė 18 nėntor 1941, Sekretari Morgentau i dėrgoi Sekretarit tė Shtetit Kordell Hall njė memorandum tė gjatė tė hartuar nga Ndihmės Sekretari Uajt ku pėrshkruhen kushtet e SHBA pėr paqe me Japoninė. Kėto kushte ishin aq tė rėnda saqė Uajt dhe Kėrri e dinin se Japonia nuk do t’i pranonte kurrė ato. Ministri i Jashtėm japonez Togo Shigenori, njė nga anėtarėt mė tė moderuar tė qeverisė japoneze, kujton se pas marrjes sė memos Morgentau – Uajt – Hall, “Unė u ēkurajova plotėsisht dhe u ndjeva si dikush qė ecte kuturu nė errėsirė. Tanimė nuk ishte toni pakompromis qė mė ngeli nė mend, por isha shumė i habitur pėr karakterin ekstrem tė pėrmbajtjes.”

Nė vitin 1954, Zv/admirali Frensis Biti, njė nga ndihmėsit e Sekretarit tė Marinės, Frenk Knoks, tregonte: “Para 7 dhjetorit ishte e qartė edhe pėr mua … se Japoninė po e zinim ngushtė. Besoja se ishte dėshira e tė dyve si e Presidentit Ruzvelt dhe e Kryeministrit Ēėrēill qė tė futeshim nė luftė, duke qene se ata mendonin se aleatėt nuk mund tė fitonin pa ne; ndėrsa pėrpjekjet tona pėr t’i bėrė gjermanėt tė na shpallnin luftė dėshtuan. Kushtet qė i diktonim Japonisė – p.sh. tė largoheshin nga Kina – ishin aq tė rėnda saqė ne e dinim se ai komb nuk mund t’i pranonte ato. Ne po e shtrėngonim aq rėndė saqė mund ta merrnim me mend se ajo do tė kundėrvepronte ndaj Shteteve tė Bashkuara. Tė gjitha pėrgatitjet e saj ushtarake – dhe ne e dinim importin e tyre tė pėrgjithshėm – ēonin nė kėtė rrugė.”



Pikėrisht njė jave pas kėsaj memo dhe rreth dy javė para Pearl Harborit, Sekretari i Luftės i Ruzveltit, Henri Stimson sjell ndėrmend njė takim tė kabinetit ku diskutoheshin problemet me Japoninė. Ai shkruante nė ditarin e tij: “Atje Presidenti … bėri njė panoramė tė plotė tė marrėdhėnieve me japonezėt. Ai tregoi se ka gjasa qė tė sulmoheshim, ndoshta [fare afėr] tė hėnėn e ardhshme, sepse japonezet janė tė njohur pėr sulme pa paralajmėrim dhe ēėshtja ishte se ēfarė duhet tė bėnim. Ēėshtja ishte se si t’i vinim ata nė pozitėn qė tė sulmonin tė parėt pa lejuar shumė rrezik pėr ne.”



Sėr Oliver Lillėton, ministėr i prodhimit tė luftės i Ēėrēillit, ishte nė dijeni tė tė gjithė planeve tė Ēėrēillit e Ruzveltit dhe vendimeve pėr ta shtrėnguar SHBA tė hynte nė luftė. Nė njė fjalim me 20 qershor 1944 pėrpara anėtarėve tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė nė Londėr, ai deklaroi: “Amerika e ka provokuar Japoninė deri nė atė masė saqė japonezet u detyruan tė sulmonin Pearl Harborin. Kjo ėshtė njė parodi e historinė edhe pėr tė thėnė se Amerika ishte e detyruar tė hynte nė luftė.”



Veē kėsaj, Kremlini kishte njė frikė tė brendshme tė vazhdueshme se mos Britania e Madhe do tė bėnte paqe tė veēuar me Gjermaninė. Kjo frikė u shtua pas fluturimit misterioz tė zėvendėsit tė Führerit Rudolf Hes nė maj 1941 nė Skoci, me sa duket pėr t’u takuar fshehtas me Dukėn e Hamiltonit (gjashtė javė pėrpara pushtimit gjerman tė BRSS), por bombardimi japonez i Pearl Harborit shtatė muaj pas odisesė sė pashpjegueshme tė Hesit, ndėr tė tjera ndihmoi nė fundosjen e ēdo shansi pėr njė traktat tė veēuar paqe ndėrmjet Berlinit dhe Londrės, njė tjetėr pėrfitim i madh i Moskės.


Edhe pas Pearl Harbor, Xhozef Gru, atėherė Nėnsekretari i Shtetit pėr Ēėshtjet Aziatike, ende shpresonte pėr ndonjė zgjidhje tė pranueshme: “Nė tė njėjtėn kohė unė besoj se ėshtė e rėndėsishme qė tė mbajmė parasysh se mposhtja e agresionit japonez nuk do tė sjellė domosdoshmėrisht, siē mendojnė shumė kineze, shkatėrrimin ushtarak tė Japonisė. Eliminimi i plotė i Japonisė si forcė nė Lindjen e Largėt nuk do tė ishte as nė favor tė rendit, as tė pėrparimit nė kėtė rajon.”Sigurisht qė Japonia u shkatėrrua ushtarakisht, duke mbaruar punė nė gusht 1945 me dy bomba atomike. Pas gjithė kėsaj, ushtarė tė panumėrt amerikanė tė vrarė nga Oahu nė Okinava, miliarda dollarė tė shpenzuara pėr rindėrtimin e njė Japonie tė poshtėruar dhe tė shkatėrruar plotėsisht, duke e mbajtur atė ushtarakisht tė dobėt pėrballė njė Kine sė Kuqe tė frikshme dhe gjithnjė mė arrogante, ndėrkaq kėto dy vende u bėnė edhe konkurrentėt e huaj ekonomikė mė tė egėr tė SHBA-sė.

Vetėm tetė vjet pas Hiroshimės dhe Nagasakit, SHBA patėn rreth 33.000 tė vdekur nė njė Kore qė ka mbetur ende e ndarė dhe me tensione. Rreth dy dekada pas luftės sė Koresė 58.000 trupa tė vrarė nė Indokinėn komuniste – rezultat i njė konflikti tetėvjeēar tė padobishėm (tė cilėn e kanė quajtur versioni amerikan i Luftės Boere) qė dėmtoi rėndė institucionet shoqėrore, ekonomike dhe politike tė SHBA. Pastaj njerėzimi mėsoi pėr “Fushat” famėkėqija kamboxhiane tė vrasjeve tejet barbare tė Pol Potit, turmat e dėshpėruara vietnameze tė “njerėzve tė barkave”, mijėra trupa dhe Flota luftarake detare amerikane e dislokuar nė Lindjen e Largėt, “Marshimi i Madh” kinez i misileve balistike ndėrkontinetale me objektiv Bregun Perėndimor tė SHBA. Kriza e fundit midis Kinės dhe Japonisė rreth ishujve tė pabanuar Senkaku nė Detin e Kinės Lindore tregon se ende duhet tė nxirren mėsime nga Lufta e Dytė botėrore. Siē e ka pohuar edhe Ēėrēilli, historia shkruhet nga fitimtarėt.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi