10 filozofet qe ndikuan ndjeshem ne zhvillimin e historise njerzore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 filozofet qe ndikuan ndjeshem ne zhvillimin e historise njerzore

Mesazh  Agamemndon prej 02.02.14 19:14


10 filozofet qe ndikuan ndjeshem ne zhvillimin e historise njerzore



Ja kush janė mjeshtrat e manipulimit tė perceptimit njerėzor. Nga Karl Marks, Fridriē Niēe e deri tek Al Gore.

Fjalori e pėrkufizon propagandėn si pėrhapjen e qėllimshme tė informacionit, ideve apo fjalėve nė njė pėrpjekje pėr tė ndihmuar ose dėmtuar njė person, grup, lėvizje, institucion ose komb. Propaganda mė e zakonshme ėshtė ajo e pėrdorur nė politikė. Megjithatė, duhen aftėsi pėr tė bindur tė tjerėt tė pėrkrahin njė pozicion tė caktuar shkencor, mjedisor, fetar ose dhe moral, duke e bėrė atė pjesė tė pothuajse tė gjitha aspekteve tė jetės.

Fatkeqėsisht, termi zakonisht lidhet me gėnjeshtrat ose gjysmė tė vėrtetat, por ky nuk ėshtė gjithmonė rasti; nė fakt, disa nga propagandat mė tė suksesshme bazohen te e vėrteta, edhe pse kjo e vėrtetė mund tė fshihet pas stilit tė veēantė pėrcjellės tė propagandistit. Nė shumicėn e rasteve, roli i propagandistit ėshtė tė bindė njė numėr tė madh njerėzish qė tė mendojnė nė njė mėnyrė tė caktuar, duke e bėrė atė njė mjet tė fuqishėm, sidomos kur bie nė duar tė gabuara.

Sigurisht, tė pasurit besime tė forta apo tė qenit dogmatik pėr besimet personale nuk e bėn dikė automatikisht propagandist. Ajo ēfarė e pėrkufizon njė propagandist ėshtė dikush qė bėn pėrpjekje tė mėdha pėr tė bindur tė tjerėt tė ndjekin ēėshtjen, perspektivėn apo perceptimet e tij dhe refuzon tė konsiderojė perspektivat kundėrshtuese apo pikėpamjet e ndryshme si njė kėndvėshtrim tė vlefshėm.


  Pėrgjatė historisė ka pasur njerėz qė duket se kanė pasur njė dhunti pėr taktika tė tilla. Shpesh aftėsia pėr tė bindur njė numėr tė madh njerėzish ėshtė pėrdorur nė dėm tė paqes dhe lirisė njerėzore, edhe pse disa herė ajo ėshtė pėrdorur pėr qėllime pozitive. Duhet pasur parasysh se njė propagandist ėshtė “zėri i arsyes” i njė personi tjetėr, duke e bėrė tė vėshtirė pėrcaktimin se kush ėshtė propagandisti. Janė disa njerėz qė historia i konsideron si mjeshtra manipulimi tė perceptimit njerėzor. Gazeta “Tirana Observer” rendit mė poshtė dhjetė propagandistėt mė tė fuqishėm dhe mė tė suksesshėm.

1. Karl Marks


Nuk ka dyshim se pak njerėz kanė pasur aq shumė impakt nė shekullin XX sa filozofi dhe revolucionari gjerman Karl Marks, vepra mė e madhe i tė cilit, “Kapitali”, hodhi themelet pėr krijimin e njė sistemi politik qė do pėrfshinte gjithė vendin. Propagandist i rendit tė parė, teoritė marksiste bėnin thirrje pėr eleminimin e pronės private dhe kėrkesat e tij qė kapitalizmi – ai e konsideronte forcėn shtypėse mė tė madhe njerėzore – tė zėvendėsohej me njė lloj utopizmi klasor (pa klasa shoqėrore). Edhe pse idetė e tij janė provuar tė jenė jopraktike dhe jofunksionuese kur pėrdoren si baza pėr sistemet ekonomike, ato vazhdojnė tė jenė tė rėndėsishme pėr shumė njerėz akoma dhe sot. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh se si do ishte bota sot nėse Marksi nuk do ishte bėrė pjesė e historisė.

2. Xhozef Mekkarti

Edhe pse nuk kishte profesion propagandėn, pak janė ata qė mohojnė fuqinė qė senatori i Uiskonsinit kishte gjatė viteve ’50, ndėrkohė qė vazhdimisht pretendonte se kishte shumė spiunė dhe simpatizantė komunistė dhe sovietikė brenda SHBA-sė dhe vendeve tė tjera. Duke akuzuar se komunistėt ishin infiltruar nė Departamentin Shtetėror, administratėn e Trumanit, madje dhe nė Ushtrinė Amerikane, pėr njė kohė tė gjatė akuzat e tij shkatėrruan dhe dėmtuan karrierėn e shumė politikanėve dhe individėve tė tjerė, si brenda ashtu dhe jashtė qeverisė. Eventualisht, paaftėsia e tij pėr tė siguruar prova qė vėrtetonin pretendimet e tij, uli ndikimin e tij dhe senati e censuroi atė nė 1954, duke i dhėnė fund terrorit qė ai prodhonte.

3. Fridriē Niēe

Ndoshta njė nga zėrat mė influencues tė shekullit XIX ėshtė filozofi gjerman Niēe, shkrimet e tė cilit – mbi fenė, moralin, kulturėn bashkėkohore, filozofinė dhe shkencėn, influencuan revolucionet e mėdha sociale dhe politike tė shek. XX. Ai ishte gjithashtu njė ateist i flaktė, idetė e tė cilit bėnė qė shumė njerėz ta quanin atė babain e laicizmit dhe tė ateizmit. Ndėrkohė qė ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh se kujt spektri politik i pėrket, ai ishte njė zė i fuqishėm qė protestoi ndaj disa prej mendjeve mė tė mėdha tė kohės sė tij, pėrfshi Kantin dhe Spinozėn. Ndoshta jo propagandist nė kuptimin e parė tė fjalės, dogmatizmi i tij ishte ngjitės nė kuptimin e tė qenit mjaft i pėrhapur, duke e bėrė atė njė nga forcat udhėheqėse tė filozofisė dhe sistemeve politike tė shek XIX.

 4. Xhozef Gėbels

Ndoshta askush nė histori nuk e ka pėrdorur fuqinė propaganduese me njė sukses tmerrues siē bėri novelisti Gėbels, nazist gjerman, Ministėr i Propagandės. Njė burrė aftėsitė intelektuale dhe oratore tė tė cilit ishin tė njėjta me ato tė udhėheqėsit qė ai admironte, nė kontrollimin e ēdo aspekti tė komunikimit nė Gjermani gjatė luftės, Gėbels arriti tė menaxhonte shndėrrimin e njė kombi tė tėrė nė agresiv dhe racist, duke bėrė tė mundur holokaustin dhe brutalitetin e Luftės sė Dytė Botėrore. Thuhet se pa aftėsitė e tij, Partia Naziste nuk do kishte ardhur nė pushtet ose nuk do kishte qenė aq e fuqishme sa tė shndėrronte aq shumė gjermanė nė monstra. Ai ishte tėrėsisht besnik ndaj Hitlerit, aq sa vendosi tė vdiste pėrkrah tij dhe jo tė largohej nga qyteti.

5. Majkėll Mor

Ēdo perspektivė politike ka propagandistėt e saj, dhe kjo ėshtė e vėrtetė pėr tė gjitha palėt. Mor ėshtė bėrė i famshėm pėr realizimin e filmave duke pėrdorur satirėn dhe intervistat e njėanshme pėr tė kritikuar, ofenduar dhe pėrqeshur ēdo gjė duke filluar nga korporatat e mėdha tek administrata e Bushit e deri tek zotėruesit e armėve. Edhe pse nuk ishte jashtėzakonisht brilant, aftėsia e tij pėr tė kombinuar humorin me aspektet politike e bėn atė mbrojtės efektiv tė sė majtės dhe pengues tė konservativėve, edhe pse ėshtė e paqartė se sa mendje arrin tė ndryshojė pėrmes filmave tė tij. Si pjesa mė e madhe e propagandistėve, ai tenton tė predikojė tek ata qė tashmė janė tė konvertuar, duke e bėrė tė paqartė influencėn e tij reale.

6. Al Gore

Zėvendės i Bill Klintonit pėr tetė vjet dhe shumė afėr tė qenit president nė 2000, Albert Gore qė atėherė ka progresuar; nė kėtė rast, duke luftuar rreth ēėshtjes sė ngrohjes globale. Edhe pse nuk ėshtė klimatolog apo shkencėtar mjedisi, ai zgjodhi tė mbrojė ēėshtjen e shpėtimit tė botės nga papėrgjegjshmėria njerėzore. “Demokrat i gjelbėr” dhe pėrkrahės i flaktė i Marrėveshjes Kioto (qė do kufizonte fuqishėm sasinė e gazit qė do prodhonte ēdo komb) ai realizoi dokumentarin, fitues ēmimi, “Njė e vėrtetė e Papėrshtatshme”, njė pėrpjekje ndėrgjegjėsuese e krijuar pėr tė edukuar publikun rreth dėmeve tė ngrohjes globale. Ai mbetet njė nga zėrat mė tė fuqishėm ambientalistė dhe njė mbėshtetės entuziast i teknologjisė ekologjike.

7. Rash Limbaf

Ndoshta nuk ekziston asnjė tjetėr nė botė qė do mund t’i pėrshtatej mė mirė tė folurit nė mikrofon pėr 15 orė nė javė duke diskutuar tema qė nga feminizmi deri tek “tė udhėhequrit nga media”, gjithēka pėr 50 milionė dollarė nė vit. Afėr moshės 60 vjeēare, Limbaf nuk shfaq shenja ngadalėsimi, madje ai duket sikur ėshtė fuqizuar nga administrata e Obamės nė njė mėnyrė tė tillė qė nuk kishte ndodhur qė kur Bill Klinton ishte nė Shtėpinė e Bardhė. Si njė republikan i flaktė, mbėshtetja e tij nė zgjedhjet e 2010-s padyshim pati ndikim nė fitoren e republikanėve. Duke u konsideruar tė ketė “talent tė lindur nga Zoti” Limbaf dėgjohet nga 14 milionė dėgjues nė ditė. Sa i suksesshėm ėshtė ai si propagandist? Konsideroni forcėn e tij elektorale!

 8. Glen Bek

I njohur si paleokonservativ, ai shihet nga fansat e tij si njė udhėheqės i fuqishėm qė mbron pa pushim vlerat tradicionale nga progresi shekullor, ndėrkohė qė dėnohet nga kritikėt si njė teorist konspirator qė pėrdor retorika tė zjarrta pėr tė tėrhequr vėmendjen. Gjashtė herė autori mė i shitur, pėr librat qė theksonin perspektivat e tij politike, ndoshta ka mė shumė influencė nė elektoratin amerikan se ēdo person tjetėr sot. Mendohet qė ai luajti njė rol tė rėndėsishėm nė aktivizimin e kahut tė djathtė gjatė zgjedhjeve tė 2010-s saqė balancoi pushtetin nė kongres. Nė njė kombinim vlerash politike konservatore, vlerash tradicionale familjare, moraliteti fetar dhe qėndrimesh anti komuniste, Bek shpeshherė zbavitet duke shkruar artikuj sarkastik.

9. Madalin Murraj O’Heir

Njė personalitet i ashpėr qė pėlqente pėrplasjet kudo ku ato mund tė shfaqeshin, O’Heir u bė njė nga gratė mė tė urryera nė Amerikė, qė pothuajse arriti tė menaxhonte, e vetme, qė Gjykata e Lartė tė shfuqizonte ligjin pėr lutjen nė shkollat publike. Ajo e pėrdori famėn e saj tė papritur dhe tė paparashikuar, rezultat i vendimit kontrovers tė 1963, si njė rrugė pėr ta bėrė veten njė nga zėrat mė tė zjarrta pėr ndarjen e kishės nga shteti, dhe njė nga armiket mė tė mėdha tė fesė nė kohėt moderne. Abrazive nė publik dhe privatisht, me pikėpamje qė e vunė atė nė qendėr tė debateve, e bėnė atė jo vetėm kontroversave, por dhe tė ligė, pėr sa i pėrket mendimeve tė saj rreth seksualitetit.

 10.Valter Martin


Ky autor i zjarrtė nga Nju Jorku, ishte njė nga kundėrshtarėt mė tė njohur dhe mė tė zhurmshėm tė kulteve dhe sistemeve tė tjera tė besimeve fetare nė botė. I njohur pėr punėn e tij pėr luftimin e kulteve jo kristiane – qė ai i pėrcaktoi tė jetė ēdo variacion nė sistemet e besimeve fetare si ringjallja, lindja nga njė nėnė e virgjėr, shėrimi dhe besime tė tjera tradicionale fetare – nė vitet ’70 dhe ’80 ai pati njė mbipopullim tė auditoreve nga njerėz tė tėrhequr nga teoria e tij bombastike, mendja e mprehtė dhe siguria dogmatike. Ēfarė e bėri atė mė efektiv ishte baza e tij e njohurive rreth asaj se ēfarė fetė mėsonin dhe propagandonin. I famshėm pėr mos bėrjen kompromis dhe pozicionin e patundur, ai mori pjesė dhe nxiti debate tė nxehta.
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


300


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi