Ylli kuranik tetėcepėsh dhe ylli i kuq pesėcepėsh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ylli kuranik tetėcepėsh dhe ylli i kuq pesėcepėsh

Mesazh  Arsenic prej 30.01.14 22:42

Ylli kuranik tetėcepėsh dhe ylli i kuq pesėcepėsh

Nė njė nga suret mė misterioze nė Kuran, Suretu Et Tarik (e Yllit tė Mėngjesit) zoti u drejtohet njerėzve me gojėn e Muhametit, duke thėnė:
«Unė betohem pėr qiellin dhe Yllin e Mėngjesit

E ēka dini ju, se ēka ėshtė Tariku?

Ylli me dritė shpuese,
Atje nuk ka shpirt, por ka njė mbrojtės mbi tė». (Kuran, Sure Et Tarik: 86, 1-4)

Pėrse zoti i Gjithėfuqishėm, krijuesi dhe Zoti i universit betohet mbi njė yll? Ēfarė tė veēante ka ky yll? Al-Tarik, Ylli i Mėngjesit, ėshtė planeti Venus, i cili ėshtė objekti qiellor mė i ndritshėm pas Hėnės. Venusi e ka ndriēimin mė tė madh pas perėndimit tė diellit dhe para lindjes sė tij.



Pėr kėtė arsye Venusi qė nė Lashtėsi ėshtė quajtur “Ylli i Mėngjesit” dhe “Ylli i Mbrėmjes”. Me planetin Venus lidhet njė simbol misterioz kuraniko-islamik, Oktogrami (ylli me tetė cepa), i cili nė arabisht quhet Rub el Hizb. Oktogrami ėshtė formuar nga dy katrorė, katėrkėndsha me brinjė tė barabarta, tė mbivendosur diagonalisht.

Oktogrami nė teologjinė islame quhet “khatim sulayman”, “vula e profetėve”, njė term ky qė gjendet nė Kuran. Prandaj oktagrami pėrdoret si shenjė ndarėse e fragmenteve nė tekstin e Kuranit. Kurani ėshtė i ndarė nė gjashtėdhjetė hizbe. Oktogrami ndan ēdo njė tė katėrtėn e hizbit.

Oktagrami gjithashtu pėrdoret si shenjė treguese e pėrfundimit tė kapitullit nė tekstet arabe, nė pėrgjithėsi. Oktogrami, me rreth nė mes, si pikėn e nėntė, ėshtė simboli kryesor i shkollės sufiste islame, dhe simbolizon fuqinė e pėrkryer. Oktogrami ishte nė flamurin e Imperisė Osmane, sė bashku me Hėnėn rritėse (Fjala “Gjysmėhėnė” qė pėrdoret nė shqip pėr anglishten “Crescent” nuk ėshtė e saktė, se Hėna nuk ėshtė pėrgjysėm nė fazėn nė tė cilėn quhet “Crescent”, ndryshe Hėna e re, nė rritje.

Prandaj unė gjej si mė tė saktė fjalėn “Hėnė rritėse”) deri kur Ataturku e ndryshoi flamurin duke vendosur yllin me pesė cepa, pėr tė cilin nuk e shpjegoi kurrė bindshėm se ēka simbolizonte. Oktogrami ėshtė shumė i pranishėm nė ornamentet arkitektonike islame. Nė arkitekturėn islame, ku tradicionalisht nuk janė pėlqyer imazhet, ornamentet gjeometrike kanė pasur dhe kanė shumė rėndėsi.

Oktogrami ėshtė njė simbol shumė i vjetėr idhujtar. Origjina e tij ėshtė tek sumerėt, tė cilėt krijuan tė parin qytetėrim tė zhvilluar tė botės, nė Mesopotami, nė jug tė Irakut tė sotėm, pesė mijė vite para Krishtit. Prej Urit, oktogrami kaloi dhe nė qytetėrimet e tjera vjetra tė Lindjes sė Mesme, babilonasit, kaldeasit, fenikasit, dhe mė tutje tek hindutė, etj.

Oktogrami shihej si simbol i pajtimit dhe sintonisė sė njeriut me yjet. Oktogrami ishte pjesė e kultit qė lidhej me planetin Venus. Pėr sumerėt, Venusi ishte perėndesha Inanna, e cila ishte hyjni e dashurisė, pjellorisė dhe luftimit. Perėndeshės Inanna i ishte kushtuar tempulli mė i madh nė qytetin kryesor sumer, Uruk (4000-3000 para Kr.).

Ky tempull quhej Shtėpia e Qiellit. Simboli i perėndeshės Inanna ishte ylli me tetė cepa, oktogrami, i cili e pėrfaqėsonte atė. (Jeremy Black, Anthony Green, “Gods, Demons and Symbols of Ancient Mesopotamia: An Illustred Dictionary”, 1992, University of Texas Press, f. 156, 169-170) Inanna u bė Ishtar tek akadianėt (ata pėrdornin sumerishten si gjuhė religjioze), Astarte e fenikasve, Afrodita e grekėve tė vjetėr dhe Venus e romanėve.

“Inanna adhurohej nė mėngjes, duke i bėrė blatime, ndėrsa nė mbrėmje ajo bėhej patronesha e prostitutave tė tempujve, kur ylli i mbrėmjes kqyrej si prostitutė, qė endej nė qiejt e natės”. (Michael Jordan, “Dictionary of Gods and Goddesses”, New York 2004, Fact on File Inc., f. 137)
Ylli me tetė cepa shfaqet edhe tek Hinduizmi, ku quhet edhe Ylli i Lakshmit, i perėndeshės Lakshmi dhe ėshtė qartėsisht njė huazim i arianėve tė ardhur nė nėnkontinentin Indian, nga fetė vendore, tė influencuara nga sumerėt, toka e tė cilėve nuk qe shumė larg.

Por kulti i Lakshmit ka rėndėsi pėr ēka analizohet kėtu, se ai ėshtė pėrshkruar nė librat e shenjtė hindu, Veda, dhe na bėn me dije tėrthorazi mė tepėr pėr kultin nga i cili ėshtė huazuar. Lakshmi ka ngjashmėri edhe me Venus.

Sipas vedave:
“Lakshmi doli nga njė det prej qumėshti dhe qėndron mbi njė gjethe lotusi”. (po atje: f. 172)
Nė kultin e perėndeshės Inanna, ashtu si dhe nė atė tė tė ngjashmeve tė saj nė Lindjen e Mesme, si Isis, bėnte pjesė edhe linjshmėria shenjtė gjeometrike e pėrputhjes sė ciklit tė rritjes sė Hėnės, pėrkatėsisht Hėnės rritėse me atė tė ngritjes sė Canopus, yllit mė tė ndritshėm nė qiell pas Sirius. Kjo linjshmėri ishte simbol i virgjėrisė sė perėndeshės.

Tempujt sumerė, babilonas, kaldeas ndėrtoheshin nė mėnyrė tė tillė qė tė kishin pėrputhje gjeometrike me skema tė caktuara tė lėvizjes sė trupave qiellorė.

Perėndesha Inanna kishte lidhje me Hėnėn edhe pėr faktin se, nė mitologjinė sumere, Inanna ishte vajza e zotit-Hėnė, Nanna, Si nnė akadisht. (po atje: f. 212). Zoti-Hėnė ėshtė tepėr i rėndėsishėm nė kultet e Mesopotamisė. Nana-Sin paraqitet nė trajtėn e Hėnės sė re, Hėnės rritėsė. Kėshtu, Inanna ėshtė bija e Hėnės sė re. Edhe perėndesha Lakshmi kishte lidhje me Hėnėn se ajo ishte motra e Chandra (Hėnės). Kur Chandra zbriste nė tokė, shoqėrohej nga Lakshmi.

Hėna rritėse (“Hilal” nė arabisht) ėshtė njė simbol shumė i rėndėsishėm nė Islam. Arabėt, si nė kohėn paraislamike ashtu edhe nė kohėn islamike e kishin dhe e kanė Hėnėn rritėse si referencė pėr kalendarin e tyre, qė ėshtė hėnor. Hėna e re shėnon fillimin e muajve nė kalendarin arab, ku muajt kanė dhe funksione religjioze. Prej kėtej qė arabėt e vjetėr qenė mė tė interesuar pėr muajin e lindjes sė njeriut, se pėr vitin.

Tempulli mė i shenjtė i Islamit, Kaaba (Qabja) nė Mekė ėshtė nė pėrputhje gjeometrike tė pėrkryer me dy dukuri astronomike, me ciklin e rritjes sė Hėnės dhe me ngritjen e Canopus, yllit mė tė ndritshėm pas Sirius. Saktėsisht muri jugor i Kaaba ėshtė nė kėtė pėrputhje gjeometrike astronomike, ēka ėshtė edhe mė interesante se Canopus njihet si ylli polar i jugut.

Islami pretendon se Kaaba ėshtė ndėrtuar fillimisht nga engjėjt e dėrguar nga zoti, sipas modelit tė shtėpisė sė tyre nė qiell dhe pastaj ėshtė rindėrtuar nga Ibrahimi (Abrahami).

Nėse ėshtė kėshtu, atėherė del se pėr Zotin paska njė rėndėsi tė madhe kulti i perėndeshės sumere Inanna! Apo mė saktė, zoti nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė evoulim i zotit suprem sumer, Nana-Sin, babait tė Inanna, i cili ka evouluar nė shumė trajta nė kultet e mėvonshme nė Lindjen e Mesme. Kėtė gjė e provon dhe fakti se zoti suprem nė Kaaba, nė kohėn e Muhametit ishte Hubal, zoti-hėnė.

Ėshtė edhe njė gjė tjetėr qė e lidh Kaaba-n me kultin perėndeshės Inanna, posaēėrisht me oktogramin. Kaba ėshtė njė ndėrtesė nė trajtė kubi dhe vetė fjala “Kaaba” do tė thotė “kub”. “Kaaba” me trajtėn e saj tė bėn asosacion me oktogramin. Aq mė tepėr kur Kaaba ėshtė njė tempull bosh, nė pikėpamjen e muslimanėve.

Brenda Kaaba-s nuk ka asnjė objekt tė shenjtė tė veēantė, pėrveē Gurit tė Zi, i cili nė fakt ėshtė pjesė e ndėrtesės, duke qenė se gjendet nė njė qoshe tė saj. Por a mund tė ketė njė tempull ku nuk ka kurrgjė brenda? Edhe sikur tė pranohet versioni islam se Kaaba u ndėrtua nga engjėjt nė kohėn e Adamit (Ademit), lind pyetja se ēka kishte brenda kėtij tempulli, gjė pėr tė cilėn zoti nė kuran nuk thotė kurrgjė.

Kjo tė bėn tė besosh se Kaaba nuk ka qenė gjė tjetėr veē njė tempull i perėndeshės sumere Inanna, i ndėrtuar nga udhėtarėt sumerė.

Duke konsideruar implikimin astronomik tė Kaaba-s, ėshtė e sigurt se ajo ėshtė ndėrtuar nga njė qytetėrim me dijeni tė thella astronomike dhe jo nga banorėt e Gadishullit Arabik, pėr tė cilėt vetė burimet islame thonė se nė kohėn para Muhametit jetonin nė atė qė quhej Xhahilia, Epoka e Padijes.

Ėshtė e vėrtetė se beduinėt e pėrdornin Canopus-in si pikė orientimi nė udhėtimet e tyre, por atyre u mungonin dijenitė astronomike dhe arkitektonike pėr tė bėrė ndėrtime me implikime astronomike si Kaaba. Madje arabėt nuk e pėlqenin Canopus-in as si pikė orientimi nė udhėtimet e tyre, se Canopus zhduket pėrtej horizontit, ēka i bėnte arabėt qė ta quanin yll tė pabesė.

Derisa arabėt e Hexhazit jetonin nė Hemisferėn Veriore, ata qenė aq thellė nė jug sa tė mund ta shihnin yllin dhe ta pėrdornin si yll polar jugor, si pikė orientimi, por nuk e quanin si tė sigurt. Kjo pėr faktin se u mungonin njohuritė astronomike tė sumerėve, babilonasve, kaldeasve pėr t’ u orientuar nė hartėn qiellore. Me siguri kanė qenė udhėtarėt sumerė ata tė cilėt ndėrtuan Kaaba-n, si tempull tė Inanna.

Kulti i Inanna u trashėgua nga arabėt kurejshė tė Mekės tek kulti i Al-Uzza, perėndesha arabe e dashurisė, pėr tė cilėn Hisham Ibn Al-Kalbi (vdekur nė 821-822), nė “Libri i Idhujve”, burimi mė i rėndėsishėm pėr mitologjinė arabe paraislamike, thotė:
“Al-Uzza ishte idhulli mė i madh midis kurejshėve . Ata e kishin zakon qė tė udhėtonin tek ajo, t’ i ofronin dhurata dhe tė kėrkonin favoret e saj nėpėrmjet flijimeve”. (Hisham Ibn-Al-Kalbi: “The Book of Idols”, Princeton University Press 1952, f. 16)

Statuja e Al-Uzza gjendej nė Kaaba, sė bashku me idhujt e tjerė. Al-Kalbi shton pėr al-Uzza:
“Kurejshėt e nderonin atė mbi tė gjithė idhujt e tjerė”.(po atje: f. 19)

Kulti i Al-Uzza ishte i lidhur me planetin Venus. Ekziston njė analogji e qartė mes kultit dhe supremacisė sė perėndeshės Al-Uzza dhe perėndeshės hindu Lakshmi. Perėndesha Lakshmi nė kultin hindu ėshtė perėndeshė e pjellorisė, dijes, bukurisė, hijeshisė, fatit, kurajės.

Ėshtė Lakshmi, e cila jep fuqi, madje edhe pėr Zotin suprem nė panteonin Indian, Narayana. Lakshmi pėrfaqėson energjinė shpirtėrore femėrore, pėr tė cilėn besohej se ka njė efekt pastrues, fuqizues dhe lartėsues mbi njerėzit. Pra, Lakshmi ėshtė qartėsisht homologia e Inanna, dhe kjo ka rėndėsi pėr diēka qė do ta shpjegoj mė tutje.

Kulti i Al-Uzza pėrmbante njė ritual astronomik, me origjinė tė qartė sumere. Sipas kėtij riti, tė shtatė priftėreshat tė cilat qenė nė Kaaba, nė shėrbim tė Al-Uzza dhe qė pėrfaqėsonin secila nga njė prej planetėve tė njohur, vinin rrotull Kaaba duke e qarkuar shtatė herė Gurin e Zi, njė herė pėr ēdo trup qiellor tė njohur (atėherė njiheshin shtatė trupa tė mėdhenj qiellorė, pesė planetė, si dhe Dielli dhe Hėna). Ēdo ritual pėrmbante mistere, dhe vetė zbulimet astronomike tė cilat lidheshin me kultet, qenė pjesė e mistereve.

Derisa aspekti i dukshėm i ritit lidhej me numrin shtatė, misteri lidhej me numrin tetė. Sumerėt e dinin se Venusi ishte njė planet dhe jo njė yll, pra se dy yjet tek te tė cilėt perceptohej ai qenė nė fakt njė planet.

Kėshtu, kjo ishte njė performancė nderimi sipas traditės sė mistereve sumere, ku Guri i Zi simbolizonte Yllin e Mėngjesit, planetin Venus, prej tė cilit sumerėt besonin se vinin asteroidet qė binin nė tokė. Vetė Guri i Zi nuk ishte gjė tjetėr veēse njė asteroid i rėndomtė.

Arabėt idhujtarė besonin se Guri i Zi kishte rėnė nga planeti Venus, i lidhur me kultin e Al-Uzza, kėshtu qė nė misteret e Kaaba, Guri i Zi pėrfaqėsonte Al-Uzza. Sipas traditės sumere, nė Kaaba, gjatė performacės sė ritualit tė Al-Uzza bėheshin dhe orgji seksuale tė ritualizuara, ku priftėreshat e saj qenė nudo. Nė vazhdim tė kėsaj tradite ritualesh misterioze idhujtare, edhe sot ata qė shkojnė pėr haxh nė Kaaba nuk veshin veēse njė rryp bezeje tė bardhė sa pėr tė mbuluar paksa njėrėn anė tė gjoksit dhe organin seksual.

Nė Antikitet, ylli me shtatė cepa, Heptagrami simbolizonte tė shtatė trupat e mėdhenj qiellorė tė njohur nė kultet dhe ritualet e mistereve qė kryheshin nė tempuj. Heptagrami ėshtė sot nė heraldikėn saudite, duke qenė figura nė urdhėrin mė tė lartė qė shteti saudit u jep individėve pėr merita, Urdhrin e Abdul Aziz, mbretit-themelues tė Arabisė Saudite.

Ibn Al-Kalbi, tek “Libri i Idolėve” shkruan pėr tre perėndeshat e Kaaba, ndėr tė cilat edhe Al-Uzza:
“Ato gjithashtu quheshin edhe ‘Vajzat e Allahut’ dhe supozohej tė ndėrmjetėsonin para Zotit (pėr njerėzit)”. (po atje: f. 17)

Sipas Hinduismit, perėndesha Lakshmi ka dy motra, Doddamma dhe Chikamma. Kėsaj tresheje i ofroheshin flijime se besohej qė kjo sillte fat. Arabėt idhujtarė quanin “Allah” zotin suprem tė panteonit tė tyre idhujtar. Vetė fjala “Allah” do tė thotė thjesht “zoti”. Idhulli kryesor nė panteonin idhujtar arab qe Hubal, pėr tė cilin Al-Kalbi shkruan:
“Kurejshit kishin gjithashtu idhuj tė ndryshėm brenda dhe pėrreth Kaaba. Mė i madhi prej tyre ishte Hubal… ai qėndronte brenda Kaaba”.(po atje: f. 23)

Hubal ishte zoti-hėnė, i ngjashėm me zotin-hėnė Nana tė sumerėve, babain e Inanna. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė Kuran ėshtė se i pari ndėr shumė betimet qė bėn zoti ėshtė betimi pėr Hėnėn. Nė Suren “Al Muddath’ ir”, e treta sure sipas rendit nė tė cilin janė kumtuar ato, zoti betohet:
“Pasha Hėnėn”.(Kuran, Al Muddath’ ir: 74, 32)

Pse zoti i gjithėfuqishėm duhet tė betohet kėshtu? Betimin “pasha kėtė e pasha atė”, mund ta a bėjė ai qė ka rrezik t’ i humbė ato falė veprimit tė njė force superiore. Kush rrezikonte t’ ja merrte Hėnėn Allahut?

Ėshtė e qartė se kėtu kemi tė bėjmė me njė betim politeist, tė Zotit-Hėnė, i cili ėshtė i pėrfshirė nė njė luftė me hyjnitė e tjera tė panteonit, tė cilat kėrkojnė ta pėrmbysin dhe t’ i zėnė vendin. Muhameti ruajti rendin hėnor tė botės arabe paraislamike, madje nė shumė pikėpamje e theksoi atė.

Kalendari paraislamik arab nuk ishte plotėsisht hėnor, por kishte njė pėrputhje me stinėt. Islami zhduku ēdo pėrputhje me stinėt, duke bėrė qė muajt tė shtegtojnė ēdo vit nėpėr stinė tė ndryshme, si beduinėt, duke u bėrė kėshtu absurde emėrtimet e muajve tė cilėt janė po ato tė kalendarit paraislamik. Muajt e kalendarit islamik janė bėrė rrėmujė e vėrtetė, ashtu si rendi i sureve tė Kuranit.

Rabi al-Awwahl ėshtė muaji i tretė i kalendarit arabo islamik, por fjala do tė thotė “i pari”. Nė mėnyrė domethėnėse, nė datėn 12 tė kėtij muaji ka lindur Muhameti (Shitėt besojnė se kjo ka ndodhur nė 17).

Muaji i parė nė kalendarin islamik ėshtė Muharem, qė vjen nga fjala “haram”, i ndaluar dhe qė ka tė bėjė me ndalimin e luftės nė kėtė muaj nga ana e arabėve idhujtarė. Ky, qė nė kohėn e idhujtarisė ishte muaji mė i shenjtė pas Ramadanit (Ramazanit).

Kuptohet se kėta mjeranė luftonin mesveti, se kurkush nuk shkonte qė t’ i pushtonte territoret e tyre. Muhameti i ruajti tė pandryshuar muajt e shenjtė tė kalendarit paraislamik. Ata u bėnė muajt e shenjtė tė kalendarit islamik, me tė njėjtat atribute. Muaji i dytė ėshtė Safar, qė do tė thotė “me udhėtuar”, se pėrgjithėsisht nė atė muaj niseshin karvanet, gjė qė nuk pėrkon mė nė kalendarin islamik.

Kalendari islamik zbulon mė sė miri se si Muhameti e adoptoi idhujtarinė arabe nė Islam. Kalendari ka rėndėsi tė madhe nė njė religjion, dhe po kėshtu ndodhte dhe nė politeizmin arab, i cili kishte kalendarin e vet. Muhameti e adoptoi kalendarin politeist arab pikė pėr pikė. Tė katėr muajt e shenjtė tė kalendarit idhujtar arab, u bėnė muajt e shenjtė tė Islamit.

Pėrveē Muharem, tė cilin e pėrmenda mė lart, Rajab ishte njė muaj i shenjtė i kalendarit idhujtar, i cili u bė muaji i shtatė i kalendarit islamik. Fjala do tė thotė “me respektuar”. Ky ėshtė njė nga katėr muajt e shenjtė tė kalendarit idhujtar nė tė cilėt lufta ka qenė e ndaluar. Dhu al-Qidah ishte njė muaj i shenjtė nė kalendarin politeist, dhe quhej “zoti i armėpushimit” se arabėt idhujtarė nuk bėnin luftė gjatė kėtij muaji.

Ky ishte njė nga katėr muajt kur lufta ishte e ndaluar. Ky u bė muaji i njėmbėdhjetė i kalendarit islamik. Dhu al-Hijjah ishte muaji i shenjtė nė kalendarin idhujtar. Ai ishte muaji i Haxhit, i cili bėhej nė ditėt 8, 9, 10 tė kėtij muaji. Vetė emri i kėtij muaji do tė thotė “Zotėruesi i haxhit”. Haxhi nė Kaaba ishte ritual paraislamik. Ky muaj u bė muaji i dymbėdhjetė i kalendarit islamik dhe njė tjetėr muaj i shenjtė i tij.

Emrat e muajve tė tjerė tė kalendarit islamik, tė trashėguar nga kalendari arab idhujtar, zbulojnė mė sė miri origjinėn e Islamit nė njė idhujtari tė shkretėtirės. Jumada al-awwal ėshtė muaji i pestė. Fjala do tė thotė “toka tė thata”. Shaban ishte muaji i tetė. Fjala ka kuptimin “i ndarjes” se arabėt idhujtarė shpėrndaheshin nė kėrkim tė ujit nė shkretėtirė.

Ramadan (Ramazan) ėshtė muaji i nėntė. Fjala ka kuptimin “i nxehtė i madh, tokė e djegur”.

Ky ishte muaji mė i shenjtė pėr arabėt idhujtarė dhe mbeti i tillė edhe pėr Muhametin, i cili projektoi nė tė historinė e Abrahamit. Gjatė kėtij muaji ndalohej lufta nė kohėn paraislamike. Shawal ėshtė muaji i dhjetė.

Fjala do tė thotė “me ngritė, me bartė” dhe shenjon shtatėzaninė e devesė nė kėtė periudhė. Kėshtu urohet shtatėzania e devesė, e cila ishte e mirėpritur pėr arabėt nomadė pėr tė cilėt deveja kishte rėndėsi tė madhe. Por nė kalendarin islamik ku muajt nuk pėrputheshin me stinėt kjo kishte mbetur si njė rudiment pa kuptim.

Kalendari islamik ėshtė hėnor. Muajt fillojnė me Hėnėn e Re. Meqenėse kalendari ėshtė hėnor, dita kalendarike fillon pas perėndimit tė diellit, me muzgun. Viti nė tė cilin jemi ėshtė viti 1431, dhe ka filluar me fillimin e muzgut tė ditės sė 18 dhjetorit 2009 e do tė vazhdojė deri nė 6 dhjetor 2010. Kalendari, duke qenė hėnor, nuk pėrkon me stinėt natyrore, tė cilat tekefundit nė Arabi janė tė parėndėsishme. Pėrkimi me stinėt ndodh vetėm ēdo 33 vite.

Me kalendarin islamik u ruajt praktikisht kulti i zotit-hėnė, i Allah-Hubal, imitim i Nana sumer, atit tė Inanna. Al-Uzza, duke qenė vajza e Allah, siē e kam cituar mė lart, ishte praktikisht edhe vajza e Hubal. Nderimi i Al-Uzza mė tepėr se Allah-Hubal tė kujton prevalimin e Inanna tek sumerėt. Sė bashku me kėtė kult arabėt kishin trashėguar edhe traditėn e shoqėrive sekrete, tė tubuara nė tempujt idhujtarė.

Sulltanėt osmanė, tė cilėt u bėnė khalifė nė shekullin XVI, duke vendosur Hėnėn rritėse dhe yllin tetėcepėsh nė flamurin e shtetit tė tyre islamik, vizualizuan simbolikėn idhujtare qė bart Kaaba, vendi mė i shenjtė i Islamit.

Por a menduan sulltanėt osmanė, tė cilėt e kishin origjinėn nga Azia Qendrore, se pėrse khalifėt arabė kurejshė para tyre, si dhe mbretėrit e Arabisė Saudite me krijimin e kėtij shteti nė shekullin XX, nuk e kanė pėrdorur dhe nuk e pėrdorin kėtė simbolikė? Duket se ky ishte problemi i fundit qė i shqetėsonte sulltanėt osmanė. Problemi kryesor pėr ta ishte ai i legjitimitetit tė munguar pėr mbajtjen e titullit tė khalifit.

Sulltanėt osmanė e dinin se ata nuk kishin legjitimitet si khalifė, se nuk i pėrkisnin fisit kurejshi tė Muhametit, tė cilit duhet t’ i pėrkisnin khalifėt sipas traditės osmane.

Familja e Osmanit madje nuk ishte as arabe dhe nuk kishte asnjė lidhje gjaku me Mekėn apo Medinėn. Prandaj, sulltanėt osmanė, tė etur pėr tė fituar legjitimitet si khalifė, u treguan mė nderues tė Kaaba-s se khalifėt e dikurshėm kurejshė, duke vendosur nė flamurin osman simbolikėn e Kaaba-s. Sulltanėt osmanė tė cilėt e bėnė kėtė, qartėsisht nuk dinin diēka tė cilėn e dinin khalifėt e

dikurshėm kurejshė, si dhe mbretėrit e mėvonshėm sauditė, dhe qė i bėri qė ta evitojnė simbolin e Hėnės rritėse dhe tė yllit. Kėtu nuk kishte tė bėnte ndonjė mospėlqim pėr simbolet nė pėrgjithėsi, se si khalifėt arabė kurejshė, ashtu dhe mbretėrit e mėvonshėm sauditė kanė pėrdorur shumė simbole, duke pėrfshirė edhe oktogramin. Problemi me siguri ėshtė se ata kanė dashur qė tė fshehin diēka, njė sekret, njė mister.

Nė Testamentin e Vjetėr Ylli i Mėngjesit identifikohet me Djallin. Grekėt e vjetėr, tė cilėt mendonin se Ylli i Mėngjesit dhe ai i Mbrėmjes qenė dy objekte tė ndryshme qiellore e quajtėn Yllin e Mėngjesit Fosforus (Dritėsjellės), tė cilin latinėt e quajtėn nė gjuhėn e tyre Lucifer.

Nė Testamentin e Vjetėr, librin e Isaia (14: 3-20) Luciferi identifikohet me djallin, Engjėllin e Rėnė, tė flakur nga Zoti pėr shkak tė kundėrshtimit qė i bėri atij, njė episod ky qė rrėfehet edhe nė Kuran, ku ashtu si nė Testamentin e Ri, Shajtani (Satani), ndryshe Iblisi, i kėrkon Zotit qė tė ketė tė drejtėn t’ i verė nė provė njerėzit dhe t’ i konvertojė, gjė qė Zoti e pranon.

Lidhja e Yllit tė Mėngjesit me Djallin e ka origjinėn nė kultin sumer tė Inanna, ku kjo perėndeshė e identifikuar me planetin Venus ėshtė njėherėsh perėndeshė e dashurisė dhe e luftimit. Nė mitologjinė greke, kulti i Afroditės, homologes sė Inanna, evouloi duke u bėrė ajo gruaja e Hefestit, zejtarit tė Olimpit qė prodhonte armė, pra pėrcaktonte mėnyrėn e luftimit.

Gjithashtu Afrodita na del edhe si e dashura e Aresit, zotit tė luftės, me tė cilin ka njė vajzė. Venusi roman ėshtė gruaja e Vullkanit, homologut tė Hefestit dhe e dashura e Marsit, homologut tė Aresit.

Tek sumerėt e vjetėr, tek kulti i perėndeshės Inanna e kishin origjinėn shoqėritė sekrete, ku ritualet okulte shėrbenin si maskim pėr grupet tė cilėt kėrkonin tė siguronin pushtet dhe kontroll sekret mbi shoqėrinė dhe shtetin.

Nė thelb bėhej fjalė pėr konspiracione. Nė kėta tempuj bėheshin edhe orgji tė kontrolluara, tė ritualizuara, si imitime tė ritit qė quhej Martesė e Shenjtė, ku mbreti sumer kryente marrėdhėnie seksuale me kryepriftėreshėn e tempullit tė Inanna. Orgjitė e ritualizuara, me origjinė nga ky kult, janė bėrė tė njohura gjerėsisht nė kohėn tonė nėpėrmjet filmit “Eyes Wide Shut”, dhe librit e mė pas filmit “Da Vinci Code”.

Kėto pėrdoreshin edhe pėr kamuflimin e shoqėrive sekrete. Nė Kuran dhe nė veprimtarinė e Muhametit gjatė lindjes sė Islamit ka shenja tė qarta tė kultit tė Inanna dhe tė shoqėrive sekrete qė derivojnė prej tij. Muhameti qartėsisht bėri njė kompromis me idhujtarinė arabe paraislamike dhe kėtu qėndron njė nga sekretet e suksesit tė tij.

Me tė njėjtėn origjinė si oktogrami ėshtė edhe pentagrami, Ylli i Kuq, simboli i komunizmit ndėrkombėtar. Enigma e madhe e komunizmit fillon qė nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik nė Rusi, pėr t’ u bėrė pastaj simbol i komunizmit ndėrkombėtar.

Ylli i kuq nuk mund t’ i atribuohet Marx-it dhe Engelsit se ata nuk e pėrdorėn atė, pėrveēse ndoshta nė ndonjė esoterikė komuniste, e cila nuk qe e njohur veēse pėr njė elitė sekrete brenda komunizmit ndėrkombėtar. Ylli i kuq u adoptua publikisht si simbol i komunizmit nė Bashkimin Sovjetik, pas Revolucionit tė Tetorit, madje disa vite mė vonė pas tij.

Kjo u bė pa ndonjė shpjegim tė kėnaqshėm. Mė pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesė kontinentet, kur ato nė fakt qenė gjashtė. Njeriu qė kishte pėrgjegjėsinė pėr adoptimin e kėtij simboli nga bolshevikėt ishte ēifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetė, mė vonė, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundėrshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjė entuziazėm pėr ta marrė pėrsipėr autorėsinė e simbolit tė komunizmit ndėrkombėtar.

Nė Bashkimin Sovjetik u krijua dhe njė Urdhėr i Yllit tė Kuq, nė vitet tridhjetė, qė ishte njė dekoratė e lartė, por nuk u botua kurrė njė libėr pėr historinė e Yllit tė kuq, si simbol. Njė gjė ėshtė e sigurt. Ylli i kuq u bė njė simbol nėn tė cilėn rreth gjysma e njerėzimit kaloi vuajtje tė tmerrshme nė shekullin XX, duke pėrfshirė dhe shqiptarėt.

Ylli i kuq u shndėrrua nė njė simbol tė mistikės ateiste, derisa me tė u krijuan regjime tė njė teokratcie tė llojit tė vet, me sundimtarė-zota, tė llojit tė Stalinit, Enver Hoxhės, Mao Ce Dun etj. Ėshtė interesante se as Lenini, as Stalini mė pas, nuk parapėlqyen qė ta marrin autorėsinė e kėtij simboli. Arsyeja nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet.

Ylli me pesė cepa, ndryshe pentagrami, ishte njė simbol djallėzor qė nė Antikitet. Ai pėrdorej dhe pėrdoret gjerėsisht nė magjinė e zezė. Gjithashtu ylli me pesė cepa ėshtė dhe njė simbol i freemasonerisė.

Pentagrami, i quajtur edhe pentakle (pesėkėndėsh) ka njė domethėnie nė okultizėm, ku shenjon bashkimin e Venusit me Diellin. Origjina e yllit me pesė cepa shkon nė Sumerinė e lashtė, nė qytetin Uruk, ku lindi kulti i Inanna dhe oktogrami.

(Cornelia J. de Vogel, “Pythagoras and Early Pythagoreanism, An Interpretation of Neglected Evidence on the Philosopher Pythagoras”, Assen, Netherlands: Van Gorcum, 1966. p. 292-7
Beatrice Laura Goff, “Symbols of Prehistoric Mesopotamia”, New Haven: Yale University Press, 1963, p. 76, figurat nė faqet: 316, 339, 464
E. Douglas Van Buren [Elizabeth], “Symbols of the gods in Mesopotamian art”, Roma: Pontificium institutum biblicum, 1945. p. xvi, 191)

Gjashtė herė gjatė vitit, planeti Venus, varėsisht pozicionit tė tij ndaj Diellit, nė mėngjes dhe mbrėmje, krijon njė pentagram me pozicionin e tij.

Gjashta, sikur dihet ėshtė numri qė pėrsėritet tre herė nė numrin 666, qė ėshtė numri i Djallit, Satanit, Luciferit, i cili ėshtė i asocuar me Venusin, Yllin e Mėngjesit. Ylli pesėcepėsh ėshtė njė simbol i rėndėsishėm nė magjinė e zezė. Ai ėshtė quajtur “gjurma e kėmbės sė djallit”.

Kisha e Satanit, e cila ėshtė shfaqur publikisht nė shekullin XX, e ka atė simbolin e vet. Mefistofeli, tek “Fausti” i Goethe, e quan yllin pesėcepėsh “shputėn e shtrigės”.

Studiuesi i okultizimit Eliphas Levy (1810-1875) paraqiti tezėn se kur njėri cep i pentagramit ėshtė i ngritur lart kjo simbolizon okultizmin e mirė, ndėrsa kur janė dy cepa tė ngritur lart, kjo simbolizon okultizmin e keq. Por ai nuk solli dot asgjė pėr ta mbėshtetur kėtė tezė tė tij.

Nė shoqėritė sekrete ekziston njė lidhje shumė e sofistikuar me pentagramin, pėrveē asaj tė dukshme. Kompasi nė emblemėn masonike ėshtė i hapur nė kėndin 72 gradė, qė ėshtė edhe hapja e kėndit tė pentagramit.

Ėshtė interesante se nė simbolikėn komuniste parapėlqehej pentakli, ylli pesėcepėsh me kėndet e vizualizuara, ndaj pentagramit, yllit pesėcepėsh ku kėndet nuk janė vizualizuar.

Yjet e vėna mbi kullat e Kremlinit qenė pentacle, jo pentagrame. Pentakli ėshtė ai qė pėrdoret mė sė shumti nė okultizėm. Regjimeve totalitare komuniste u pėrshtatej simboli i idhujtarisė djallėzore, Ylli i kuq.

Pse duhej qė komunizmi ateist tė adoptonte njė simbol mistik, reaksionar nė fjalorin komunist? Kjo tregonte se komunizmi kishte njė origjinė tė errėt, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetėshpallej.

Ylli i kuq i jepte njė domethėnie tė re sloganit komunist. “Proletarė tė tė gjitha vendeve bashkohuni!”… nė shėrbim tė elitės sekrete okulte tė Yllit tė Kuq. Nuk ėshtė e rastit qė ishte Lenini ai qė e adoptoi Yllin e Kuq si simbolin publik tė komunizmit.

Lenini, me doktrinėn e vet tė organizatės revolucionare pararojė, ishte ai qė e zhvilloi marksizmin nga njė ideologji nė platformėn e njė shoqėrie sekrete elitare, e ndėrtuar si njė forcė aktive pėr tė marrė pushtetin me dhunė.

Ylli kuranik, oktogrami dhe Ylli i Kuq komunist, pentagrami, ose pentakli, nuk janė gjė tjetėr veēse anė tė sė njėjtės medalje tė sė keqes sė historisė. Ylli i kuq ishte vetėm i fundit nė radhėn e simboleve pagane djallėzore, qė iu janė imponuar shqiptarėve me dhunė.

Para tij ishte ylli kuranik, oktogrami. Fakti se origjina e tyre ėshtė e njėjtė, ėshtė shumė domethėnės. Njėri ishte i lidhur me njė fe, tjetri me njė ideologji.

Por, siē do tė tregoj nė vazhdim, tė dy nuk qenė gjė tjetėr veēse doktrina sundimi tė kamufluara, tė cilat pėrdoreshin nga elita tė kėqija. Islamikėt pretendojnė se feja e tyre ofron norma morale pėr njeriun, pėr ta bėrė botėn tė pėrkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi tė njėjtėn gjė?

Komunistėt nuk i pėrgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur qė njė doktrinė e cila pretendonte tė ishte zgjidhja morale pėr njerėzimin, kishte si simbol atė tė mistikės djallėzore. Tė njėjtės pyetje nuk i pėrgjigjen edhe islamikėt, tė cilėt kanė si simbole ato tė idhujtarisė sė shkretėtirave.

Rreth 1700 vite para lindjes sė Muhametit jetonte njė mbret me emrin Hyll, eponimi i Ilirėve. Ilirėt me siguri qė veten nuk e kanė quajtur “ilirė” dhe as trojet e tyre “Iliri”. Fjalėt “ilir” dhe “Iliri” janė pėrshtatje nė shqipen e sotme tė fjalėve greqisht “Illyroi” dhe “Illyrida” tė cilat na kanė arritur nėpėrmjet autorėve tė vjetėr grekė (madje edhe autorėt romakė qė kanė shkruar pėr ilirėt dhe Ilirinė, nė pjesėn mė tėe madhe kanė qenė grekė me origjinė).

Nga ilirėt pėr fat tė keq nuk kemi trashėguar shkrime. Autorėt e vjetėr grekė sigurisht qė i shtrembėronin emrat e popujve dhe vendeve tė huaja, varėsisht rregullave tė artikulimit nė gjuhėn greke. Kėshtu grekėt nė Mesjetė fjalėn “alban” e tjetėrsonin nė “alvanos” dhe “Albania” nė “Alvania”.

Nė greqishten antike shtrembėrimi duhet tė ketė qenė edhe mė i madh. Mund tė diskutohet pėr atė se si mund tė ketė qenė emri real i ilirėve dhe Ilirisė, nisur nga norma e deformimit nė greqishten e vjetėr, por njė gjė ėshtė e sigurt. Deformim ka pasur.

Derisa historia u tregua aq e ashpėr me ilirėt, duke sjellė qė nga ata tė mos trashėgonim literaturė, ne na duhet tė rindėrtojmė identitetin e tyre real duke kqyrur si shkrimet e autorėve tė huaj ashtu edhe traditėn gojore shqiptare, e cila qartėsisht ėshtė me prejardhje ilire.

Nė shqip kemi fjalėn shumė tė vjetėr “Hyll”, pėr “yll”, si dhe fjalėn “Hyu” pėr “zot” (perėndi), e cila e ka origjinėn nga fjala “Hyll”. Fjalėt “hyjni” dhe “hyjnore” nė shqipen e sotme, qartėsisht e kanė origjinėn nga fjala “Hyll”.

Sipas autorėve antikė, Hylli ishte mbreti i parė legjendar i ilirėve. Ai qartėsisht kishte pėr emėr atė tė popullit, i cili me siguri qė vinte nga njė perėndi qė adhurohej nė emrin Hyll. Emri “hyll” dhe trajta e mėpasme “yll” kanė mbijetuar edhe nė emrat e mbretėrve tė mėvonshėm ilirė, si Bardhyll (Ylli i Bardhė).

Kėshtu qė ilirėt e vjetėr, duke pasur emėrtimin me bazė fjalėn “Hyll”, duhet tė jenė quajtur diēka si Hyllanė.

Mbreti legjendar Hyll u priu ilirėve pėr tė ardhur nė trojet ku banojnė shqiptarėt sot nė Ballkan. Unė nuk jam ndėr ata qė besojnė se ilirėt e kanė origjinėn tek pellazgėt, tė cilėt qenė popullsi indigjene ballkanase. Ilirėt qartėsisht qenė arianė, dhe dihet se arianėt janė tė ardhur nė Ballkan, nė mijėvjeēarin e dytė para Krishtit.

Unė mendoj se ėshtė nė dėm tė ilirėve qė t’ i quash ata pellazgė dhe populli mė i vjetėr nė Ballkan, se kėshtu i ngarkon ata me fajin se pėrse nuk arritėn qė tė ndėrtojnė dot njė qytetėrim po aq tė zhvilluar sa tė fqinjėve grekė, apo edhe maqedonė, kur supozohet tė kenė pasur shumė mė tepėr kohė pėr kėtė gjė. Unė besoj se ėshtė e kundėrta, ilirėt nuk kanė pasur shumė kohė pėr tė zhvilluar qytetėrimin e tyre, dhe kur qenė duke e bėrė kėtė, u gjendėn nėn goditjet e popujve tė tjerė, tė cilėt kishin arritur mė herėt nė Ballkan si grekėt.

Unė ndaj tezėn e studiuesve gjermanė se ilirėt kanė arritur nė Ballkan, nė trojet ku janė shqiptarėt sot dhe mė gjerė pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut, nė vitet pas Luftės sė Trojės, e cila ka ndodhur nė shekullin XII para Kr. Studiuesit gjermanė e kanė identifikuar momentin e ardhjes sė ilirėve nė regjion me dyndjen doriane nė Greqi, pasiqė ilirėt i shtynė dorėt nga pas dhe kėta u dyndėn nė Greqi ku shkatėrruan qytetėrimin mikenian.

Ilirėve u printe mbreti legjendar Hyll. Ilirėt qartėsisht qenė idhujtarė adhurues tė njė zoti-hyll, i cili qe kryesori nė panteonin e perėndive tė tyre. Emri i kėtij zoti mbijetoi tek ilirėt dhe shqiptarėt deri nė ditėt tona, nė fjalėn “Hyu”, e cila ėshtė sinonim i fjalės “Zot”. 1700 vite pas Mbretit Hyll, nė Arabi lindi Muhameti, i cili do tė bėhej profeti i Islamit.

Safijurrahman El- Mubarekfuri nė librin e vet “Nektari i vulosur i xhennetit”, njė jetėshkrim i Muhametit qė ka fituar ēmim tė parė nė njė konkurs nė botėn islame dhe qė mbahet si njė ndėr jetėshkrimet mė tė mira tė tij, shkruan:
«Fjala El- Areb, do tė thotė shkretėtirė, stepė, tokė papjellore, pa ujė dhe pa bimė. Me kėtė emėr qė nga kohėt e lashta ėshtė quajtur Gadishulli Arabik, sikurse qė me tė njėjtin emėr janė quajtur banorėt e kėtij vendi, i cili ėshtė bėrė atdhe i tyre». (Safijurrahman El-Mabarekfuri: “Nektari i vulosur i xhennetit” “Shoqata e Vakėfit Islamik”, Tiranė 1998, f. 12)

Fjala “arab” do tė thotė “shkretėtirs”. Profeti i lindur nė shkretėtirė do tė krijonte njė fe e cila do tė pėrvetėsonte idhujtarinė arabe, me bazė kultin e trupave qiellorė, tė kopjuar nga qytetėrimet pėrreth, posaēėrisht sumerėt dhe babilonasit si dhe dy fetė e tjera, Judaizmi dhe Krishterimi. Flamuri osman, nėn tė cilin Islami pushtoi trojet shqiptare, ishte njė gjysmėhėnė me yll. Ylli i tretė nė historinė shqiptare do tė ishte ylli me pesė cepa komunist.

Nė njė koincidencė me konotacion okult emri i ēiftit diktatorial tė Shqipėrisė komuniste, Enver dhe Nexhmije (Hoxha) do tė thoshte nė arabisht “Yll i Ndritshėm”. Fjala “Enver” do tė thotė “i ndritshėm”, ndėrsa fjala “Nexhmije” do tė thotė “Yll”.

Nga tre yjet e historisė shqiptare, i pari, ai i Mbretit Hyll ishte i mirė, ndėrsa dy tė tjerėt qenė tė kėqinj. Ky studim kėrkon tė provojė analogjinė mes dy yjeve tė kėqinj tė historisė shqiptare, atij islamik dhe atij komunist, si dhe analogjinė e gjithēkaje qėndron pas kėtyre dy simboleve tė sė keqes. Ky studim ėshtė njė thirrje qė nacioni shqiptar tė dalė nga influenca e yllit tė keq islamik.

Nėse Ylli i Kuq u shua, duke marrė fund influenca e tij e keqe, ylli islamik rrezikon tė na marrė me vete nė shndėrrimin e tij nė njė vrimė tė zezė thithėse. Hylli ilir ėshtė i adoptuar edhe nė Krishterim, me yllin e Pemės sė Krishtlindjes, i cili u mor nga tradita ariane, tek e cila e kanė origjinėn edhe kultet ilire. Kėshtu, tradita ilire shkrihet natyrshėm me atė tė krishtere dhe Hylli (ylli) iliro-kristian ndriēon Volkgeist iliro-shqiptar, Shpirtin e Nacionit.

A do tė thotė kjo se shqiptarėt duhet tė kthehen nė fenė e tė parėve, Krishterimin? Kjo do te ishte e mirėpritur dhe Perėndimi ėshtė duke dhėnė kumte tė qarta zyrtare pėr kėtė gjė.

Edhe kėtė vit, kur Bashkimi Europian vendosi qė t’ u japė Bosnjė-Herzegovinės dhe Shqipėrisė tė drejtėn e qarkullimit tė lirė, pas votimit tė rezolutės pėrkatėse nė parlamentin europian, u tha pėrsėri se data e fillimit tė qarkullimit tė lirė duhet tė afrohet para Krishtlindjeve, ashtu qė qytetarėt e kėtyre vendeve tė mund tė udhėtojnė para kėsaj feste. Pra qytetarėve tė kėtyre vendeve, pasardhėsve tė muslimanėve tė konvertuar nė kohėn e pushtimit osman, u stimulohej ringjallja e shpirtit tė krishterė.

Feja tradicionale e shumėsisė sė shqiptarėve ka qenė Katolicizmi. Kjo nuk do tė thotė se shqiptarėt-pasardhės tė atyre qė u konvertuan me dhunė nė muslimanė nė kohėn osmane, duhet tė bėhen katolikė sot. Kryesorja ėshtė qė ata tė bėhen tė krishterė, tė riteve perėndimore. Por edhe nėse nuk ndodh kjo, rėndėsi ka qė tė bėhet deislamizimi.

Disa islamikė albarabė mendojnė se duken veēanėrisht i zgjuar duke e quajtur kthimin nė fenė e tė parėve, kthim nė paganizėm.

Por a nuk e bart Islami paganizmin, ēka ėshtė Guri i Zi nė Mekė rreth tė cilit tubohen nė haxh besimtarėt islamikė nga e gjithė bota? Po Hėna rritėse ēka ėshtė?

A nuk qe kėto idhujtari pagane arabe, paraislamike? Ne shqiptarėve nuk na lidh veēse njė aksident historik me fenė e shpikur nga Muhameti, pėr tė bashkuar arabėt nė njė komb dhe njė shtet.

Kastriot Myftaraj
avatar
Arsenic

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi