Harta me e vjeter rrugore e botės e cila ka arritur deri tek ne

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Harta me e vjeter rrugore e botės e cila ka arritur deri tek ne

Mesazh  Agamemndon prej 29.01.14 20:27


Harta me e vjeter me botes e cila perfshin edhe Shqiperine antike...






Riprodhimi i hartės rrugore mė tė vjetėr tė botės e cila ka arritur deri tek ne: ajo ėshtė projektuar rreth shekullit tė katėrt mbas Krishtit nga romakėt, tė cilėt shenojne kufijtė mėdha tė Perandorisė, madje edhe pėr tė ndjekur zgjerimin e saj ushtarak. Nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė u riprodhua nė njė rrotull pergamene-lekureje, tė ruajtura aktualisht nė Bibliotekėn Kombėtare tė Vjenės e cila eshte dhe burimi i kėtij edicioni tė ri.


Peutingeriana ėshtė njė rrip i gjatė pergamene (rreth 700 x 34 cm ) dhe mbi nje imazh hartografik fatalisht te deformuar, (te vullnetshem) tė botės sė lashtė, pėrfaqėson jo vetėm rrjetin e rrugėve e Perandorisė Romake, por edhe rrugėt qė kalojnė nėpėr rajonet e jashtme tė perandorise deri nė kufijtė lindore e tokės sė banuar.

Ketu ėshtė paraqitur riprodhimi, i zgjeruar dhe nė ngjyra, kopja e botuar nė vitin 1916 nga K. Miller, paraprirė nga tė dhena qė ilustrojnė karakteristikat e pėrgjithshme tė dokumentit ( M.Magini ), vendi i Tabulės nė historinė e kartografisė ( F.Prontera ), sjell traditėn e saj mesjetare dhe tė Rilindjes ( P. Gautier Dalché ), dhe mė nė fund vlera e tij dokumentar pėr rrugėt e topografisė sė Italisė sė lashtė ( M.Calzolari ).


Dikush mund te pyese me te drejte se: “si orjentoheshin njerezit ne atikitet me nje harte te deformuar (te shtypur ne dy skajet veri-jug)?” Pergjigjja eshte, midis ēdo lumi, mali, fushe, vendi apo rajoni, kishte te dhenat egzakte ne milje.Harta antike prej 7m  ishte e perpiluar ne detajet me te vogla, ku tregon jo vetem aspektet e orografise, por dhe ndertesa, te cilat paraqisnin rendesi te ndryshme si qytete, magazina, qendra te kultit, deri ne terme, (banjo publike, qe romaket kishin shperndare gjithandej).


Nga te gjitha keto informacione, shihen edhe pjese te vendit tone. Per te dhene me teper nje lloj orjentimi, (pasi me thene te drejten, duke patur harten ne dore, te gjate 7m, dhe duke pare deformimin qe romaket i kishin dhene ne menyre te vullneteshme, per ta bere ate sa me praktike ne trasport, nuk eshte e thjeshte te orjentohesh)jane ndertuar tre disqe ovale te numeruar: me numrin (1) do te shikoni pjesen e dalmacise edhe pse mungon akoma pjesa e siperme, me numrin (2) do shikoni nje pjese te Shqiperise se sotme dhe Epirin, ndersa me numrin (3) eshte dashur te tregohenin More-ne.

avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi