Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Mesazh  Agamemndon prej 28.01.14 20:10


BP6, nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie




Vitin qė kaloi, nė disa takime rajonale nė Strasburg, Ohėr, Budva ėshtė hedhur pėr diskutim nga Mali i Zi, por mė sė shumti nga komisioneri i BE pėr Zgjerim, njė nisėm e re bashkėpunimi rajonal qė pėrfshin 6 vendet e Ballkanit Perėndimor; Shqipėrinė, Kosovėn, Malin e Zi, Serbinė, Bosnjė Hercegovinėn dhe Maqedoninė dhe qė tani njihet si “Nisma e Ballkanit Perėndimor 6″ apo BP6 (WB6). Nisma, thuhet se ishte nė rendin e ditės edhe tė takimit nė New York, gjatė sesionit tė OKB-sė tė ministrave tė Jashtėm tė 6 vendeve me Komisionerin Stefan Fule. Ky i fundit, sipas disa diplomatėve, ėshtė autori nė prapaskenė ose sė paku bashkėsponsorizues i Nismės BP6.

Kjo nismė e re, qė u shtohet shumė nismave tė tjera tė rajonit tonė, synon tė krijojė njė bashkėpunim multilateral tė strukturuar me institucione si Asamble Parlamentare dhe me ekzekutivin e saj (sekretariatin) etj., etj., dhe projekte tė pėrbashkėta tė gjashtė shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Nė pamje tė parė tė nismės duket se tė gjitha rrugėt tė ēojnė nė Beograd. Nė tė vėrtetė, ndonėse ende jo i shpallur zyrtarisht por, Beogradi ėshtė parashikuar, si tė thuash, tė jetė kryeqytet i nismės sė paku i shumicės sė selive dhe projekteve tė saj.


Tek shumė politikanė, analistė, gazetarė dhe neo-jugosllavė serb dhe jo-serbė, nė kėto vende, nisma ėshtė konsideruar si njė pėrpjekje pėr konturimin, tė themi, tė njė mini-Jugosllavie nė rajon pėr tė lehtėsuar rrugėn e kėtyre shteteve drejt BE-sė. Shqipėria ka kontribut thelbėsor nė bashkėpunimin rajonal, ka qenė dhe ėshtė faktor paqeje dhe stabiliteti nė rajon. Por nė takimet e Strasburgut, Ohrit dhe tė Budvės, ku ėshtė debatuar pėr kėtė nismė tė re, pėrfaqėsuesit tanė dhe ata tė Kosovės, duke mbėshtetur plotėsisht bashkėpunimin rajonal mbi bazėn e konsolidimit tė nismave tė shumta ekzistuese, kanė kundėrshtuar qartė kufizimin dhe strukturimin e kėtij bashkėpunimi nė nismėn e re BP6.


Prandaj unė, megjithė ardhjen e neo-jugosllavėve nė krye tė ekzekutivit shqiptar, nuk jam ndalur nė trajtimin e kėtij problemi, tė cilin e kam vlerėsuar si produkt i serbofilisė apo rivaliteteve politike tė grupeve dhe qarqeve tė caktuara. Madje, nuk jam pėrgjigjur shkrimeve me shpifje, sipas tė cilave qeveria shqiptare paska firmosur nė Ohėr nismėn nė fjalė. Siē theksova mė sipėr, Shqipėria dhe Kosova kanė shprehur tashmė qėndrimet e tyre zyrtare kundėrshtuese nė takimet e Strasburgut, Ohrit dhe Budvės ndaj saj. Nuk mund tė flas dhe ėshtė i paqartė qėndrimi i qeverisė shqiptare nė takimin e New York-ut, mbasi ai u mbulua nga kodi i heshtjes. Burime diplomatike pohojnė se ministri i Jashtėm i Kosovės ėshtė shprehur qartė dhe ka kundėrshtuar nismėn, ndėrsa ministri i Jashtėm i Shqipėrisė ėshtė pėrtypur, ka bėrė gjysėm tė paditurin dhe ėshtė treguar i dystuar nė qėndrimin e tij.


Mirėpo shqetėsimi pėr ecurinė e kėtij projekti rritet nga heshtja e qeverisė rreth takimit tė New York-ut. Nė veēanti problem pėrbėn vendosja e saj dhe e Kosovės nė axhendėn e bisedimeve Rama-Daēiē nė vizitėn e ardhshme tė Ramės nė Beograd. Me kėtė rast dua tė theksoj se pas firmosjes nė Bruksel tė marrėveshjeve historike midis Kosovės dhe Serbisė e konsideroj normale dhe tė dobishėm zhvillimin e marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit me Serbinė nė fushat me interes tė ndėrsjelltė dhe nė kėtė konekst edhe vizitat e tė gjitha niveleve. Mirėpo vizita e Ramės pati njė anulim tė papritur mė datėn 14 nėntor, madje pasi Rama ishte nisur pėr Beograd. Vetė Rama heshti pėr anulimin papritmas tė kėsaj vizite, natyrisht pala serbe nuk kishte pse tė fliste.



Rama nė vend tė transparencės nisi nė Beograd Erion Velinė dhe jo pėrfaqėsues tė MPJ pėr tė zgjidhur shkaqet e anulimit tė vizitės. Nė qarqe diplomatike thuhet se shkaku i anulimit ishte axhenda e bisedimeve dhe njė taktikė e njohur e vjetėr e zhvlerėsimit tė palės tjetėr pėr t’i diktuar dhe pėr ta pėrkulur mė lehtė. Duke konsideruar tė njė rėndėsie tė madhe bashkėpunimin e Shqipėrisė me tė gjitha vendet e rajonit, mendoj se konsolidimi i nismave ekzistuese dhe jo krijimi i nismave artificiale pėrjashtuese, i duhet dhe i shėrben kėtij bashkėpunimi.

Nisma BP6 ėshtė nisma e parė pėrjashtuese nė rajonin tonė. Ajo pėrjashton dy vendet tė rajonit anėtare tė BE, me tė cilat Shqipėria ėshtė aleate nė NATO, Kroacinė dhe Slloveninė, dhe vende mike pėr shqiptarėt. Tė dy kėto shtete janė tė angazhuara dhe me kontribute tė rėndėsishme nė bashkėpunimin rajonal. Nismat e tyre janė tė rėndėsishme dhe kanė qenė dhe janė gjithėpėrfshirėse. Unė besoj se nismat dhe projektet rajonale duhet tė pėrfshijnė dhe jo tė pėrjashtojnė shtetet e veriut tė rajonit tonė, qė janė edhe mė tė integruarat.


Eshtė i drejtė parimi sipas tė cilit, shtetet qė duan tė integrohen nė BE, duhet tė zgjidhin sherret midis tyre ose me vendet fqinjė anėtare tė BE. Nė kėtė kontekst, ekzistojnė dhe shembuj konkretė tė rolit qartėsisht pozitiv tė Brukselit nė zgjidhjen e problemeve madhore midis vendeve tė rajonit, anėtare ose jo tė BE. Por suksesi, nė ēdo rast, ėshtė arritur vetėm mbi bazėn e dialogut bilateral tė ndėrmjetėsuar nga Brukseli dhe jo dialogu multilateral.


Kurse nisma BP6 pėrveē frymės pėrjashtuese, rrezikon tė nxisė nacionalizmat dhe demonet e tyre. Kjo, sepse ajo rikthen nė njė formė tė re jo ish-Jugosllavinė siē duan ta paraqesin disa, por njė lloj dominance tė qartė politike dhe jo vetėm politike tė Serbisė nė Ballkanin Perėndimior, nė rrugėn e integrimit tė vendeve tė kėtij rajoni nė BE. Nisma BP6 ėshtė pritur me ngazėllim tė vėrtetė nė Beograd. Rrethet politike, diplomatike, mediat dhe shoqėria civile serbe janė angazhuar me pėrkushtim e zell tė veēantė nė promovimin e kėtij projekti.


Nga ana tjetėr, vendeve dhe kombeve tė tjera tė sllavėve tė Ballkanit Perėndimor, pėr arsye tė ndryshme, edhe mund t’ju interesojė fuqizimi i “little big brother-it” tė tyre historik, strukturimi pėrsėri i bashkėpunimit me tė. Pėr Malin e Zi, me njė pėrqindje tė konsiderueshme tė popullatės qartėsisht serbofile, qė nė Referendumin pėr pavarėsi votoi kundėr, ndoshta konsiderohet e dobishme njė dominancė e re serbe nė rajon. Maqedonia, vitet e fundit, ka njė orientim tė qartė proserb, madje dhe nė kurriz tė marrėdhėnieve ndėretnike me shqiptarėt. Vetėm nė kėtė kontekst mund tė kuptohet pjesėmarrja zyrtare e autoriteteve tė kėtij vendi nė kremtimet e 100-vjetorit tė betejės sė Kumanovės, betejė qė ka hyrė nė histori si fillimi i genocidit dhe shfarosjes masive tė shqiptarėve nga serbėt.



Mjafton tė lexosh raportet e Lev Davidoviē Trockit, asokohe korrespondent lufte, nė kėtė betejė pėr t’u njohur me pėrmasat e genocidit serb ndaj shqiptarėve. Duket se po nė kėtė kontekst, ėshtė dhe vendosja sė fundi nė Shkup e shtatores sė Car Dushanit, sundimtarit mė mizor qė kohėrat kanė njohur nė rajonin tonė. Historia tregon se nga barbaritė e tij, tė gjitha kombet e pushtuara nga Dushani, pėrveē shqiptarėve, nuk ishin mė ato qė kishin qenė para pushtimit. Pėr tė mos thėnė se edhe projekti pėr devijimin e Radikės ēon ujė nė mullirin e Beogradit. Po kėshtu, pėr njė dominancė tė re serbe nė rajon, nisma mund t’i interesojė ndofta edhe Bosnjė Hercegovinės pėr tė ruajtur ekuilibrat e brendshme.

Mirėpo kjo nismė nuk ju intereson shqiptarėve tė ndarė nė 5 nga 6 shtete tė kėtij rajoni. Ballkanin Perėndimor, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, e stabilizon dhe do ta stabilizojė ideja e kombeve tė barabarta nė rajon dhe ideja europiane, dhe jo ideja e hershme e hegjemonisė serbe. Kjo e fundit, vetėm pak vite mė parė  u faktua eksperimenti mė tragjik dhe njė nga katastrofat mė tė mėdha nė historinė e Ballkanit. Ndaj, duhet shmangur ēdo reminishencė apo ngjashmėri, qoftė dhe jo e afėrt me tė.


Shqiptarėt, mendoj se duhet tė punojnė fort pėr tė patur si kryeqytet tė dytė Brukselin, por jo Beogradin.
Sė fundi, vet Komisioneri i Zgjerimit, Fule, sponsor sė paku nė hije i nismės BP6, ėshtė i njohur pėr serbofilinė e tij, madje mund tė them edhe tė papėrmbajtur. Pėr mua filitė, por jo fobitė, janė normale dhe pozitive. Mirėpo nė rajonin tonė, i cili fatmirėsisht sot ėshtė mė larg se ēdo rajon tjetėr nga e shkuara e tij e afėrt, filia pėr njėrin komb, nė kuadrin e njė nisme multilaterale, mė sė paku ngjet si konflikt interesi dhe zvogėlon besueshmėrinė tek kombi tjetėr. Kjo nuk i shėrben multilateralitetit. Kėtė mendim do tė ruaja edhe nė rast se do tė bėhej fjalė pėr njė personalitet albanofil i cili, pėr shkak tė albanofilisė sė tij dhe pranisė sė shqiptarėve nė 5 nga 6 shtetet e BP, do tė sugjeronte Tiranėn si kryeqytet nė hije tė nismės.


Pėr tė gjitha arsyet e mėsipėrme mendoj se, konsolidimi i mėtejshėm i nismave ekzistuese gjithpėrfshirėse dhe jo parcelizimi i rajonit me nisma tė reja ėshtė nė interesin mė tė mirė tė bashkėpunimit rajonal tė vendeve tė gadishullit tonė. Prandaj dhe nisma BP6, (WB6) nė opinionin tim, ėshtė thjesht nonstarter!


Sali Berisha

http://www.kurajo.org/bp6-nisma-per-nje-lloj-mini-jugosllavie/?fb_action_ids=597132927028930&fb_action_types=og.likes&fb_source=other_multiline&action_object_map=[247873118723524]&action_type_map=[%22og.likes%22]&action_ref_map=[]
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Mesazh  Anon prej 29.01.14 1:10

Nese futemi ne konspiracion atehere trysnia mbi nje Federate Jugosllave mund te jete shume afer me nje plan paqesore dhe dinak si psh :
duke mos trazuar popullaten,duke bere trysni mbi inportin dhe exportin e shtetit shqiptarė.
Nese kjo ndodh,le te harojm bashkimin etnik ,kjo federate do jete automatikisht mallkim mbi popullaten dhe kombin tone.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Mesazh  Agamemndon prej 29.01.14 8:43


Asgje s'ka per te ndodhur Bernxhamin.Edhe ne se ndodh,atehere ka per tu realizuar vetem atehere kur Sali Berisha te jete perseri ne pushtet.Eshte ky njeri qe e ka inspiruar dhe nxitur vete kete nisme ne menyren me tinzare,e me te fshehte.Kjo nisme u zbulua qe para zgjedhjeve te 23 qershorit,biles u denua edhe nga media shqiptare,si nje lak qe po i vihej Shqiperise.


Duke pare se si ju zbuluan petet lakrorit,Sali Berisha si njeri i xhonglimeve politike dhe per te fshehur ne menyren me te paskrupullt aferat e tij me greket per faljen e 345 km katrore territor detar,leshimin e 3 territoreve ne jug te Shqiperise(territor per te cilen qarqet shoviniste greke duan ta aneksojne me Greqine), grekeve per ngritjen masive te varrezave te ushtarve greke te rene gjoja ne luften e I dhe te II boterore,si dhe pjestar me serbet per nismen e mini- Jugosllavise,del ne skenen politike i lare duke hedhur ne tregun mediatik kete artikull, ku kopilin ja le ne duar te tjerve aktore politik ....



Tashme populli shqiptar dhe ai kosovar ka arritur te njohe mire staturen e ketij politikani te shitur tek agjenturat serbe e greke dhe veshtire se e beson me kete pacavure,i cili per 23 vjet rresht ka mbajtur te ndezur luften e ashper si ne percarjen e kombit ashtu edhe destabilizimin e herpashershme te situatave politike ne Shqiperi...
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Mesazh  Anon prej 29.01.14 15:57

Ke te drejte,z.Saliu,bashkepunetorė komunist i viteve 87.
Por, nje shqetesim tjeter mund te jete dhe Edi rama qe eshte takuar me zyrtarė te malit te zi ,duke e ditur qe pikerisht ky shtet eshte inicues(iniciator) i kesaj ideje per nje Federate Pėrbindėshe!
Mbi te gjitha,primare eshte zėri i popullit duke hulumtuar dhe njohur te verteten ashtu siē duhet.

Ke bere nje pune mjaft te mire duke publikuar dhe konspiracionet e vendit tone,ne kohe te duhur!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Mesazh  Agamemndon prej 29.01.14 16:28

Benxhamin. shkruajti:Ke te drejte,z.Saliu,bashkepunetorė komunist i viteve 87.
Por, nje shqetesim tjeter mund te jete dhe Edi rama qe eshte takuar me zyrtarė te malit te zi ,duke e ditur qe pikerisht ky shtet eshte inicues(iniciator) i kesaj ideje per nje Federate Pėrbindėshe!
Mbi te gjitha,primare eshte zėri i popullit duke hulumtuar dhe njohur te verteten ashtu siē duhet.

Ke bere nje pune mjaft te mire duke publikuar dhe konspiracionet e vendit tone,ne kohe te duhur!



Ne se edhe Edi Rama do vazhdoje me te tilla akte shit-blerje territoresh dhe berje politikash tinzare,atehere eksperienca e ngritjes masive e te gjithe shqiptarve si ne rastin e domntimit te armeve kimike Siriane,do beje qe te gjith qelbesirat te dergohen me patkonj nga dielli...Kemi duruar aq shume,sa asnje popull tjeter europian nuk do kish ulur kurrizin ketyre shushnjave...
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nisma pėr njė lloj mini-Jugosllavie

Mesazh  syri i art prej 29.01.14 18:06

p,r,sh...Agamemdon...une ketu nuk mund ti them gjerat me saktesi se jan ashtu,po nxjerr nga ajo qe kam mesuar nga konspiracioni boteror dhe duke marr per baz ngjarjet ne vazhdimesi,ne gjith rajonin,ne ish Jugosllavi...qfar perfitimesh pati Serbia,nga lufta e fundit... Kosova nuk esht e lir prap,esht e uzurpuar ne menyr moderne,esht shitur e gjith pasuria e saj ne emer te privatizimit,vetem sa per ta demtuar sa ma shum...per keto nuk besoj se esht fajtor Serbia...neve Shqiptareve na e kan gjetur ilaqin,nje lajm ne tv,dhe ne behemi cop nderveti...sepse nuk kemi mesuar asgje nga e kaluara...ne mendojm se kemi shum miq e nje armik...une mendoj se skemi miq dhe skemi pas ndojhere,e armiku kryesor esht injoranca jon...nuk duam ta shohim realitetin,po ate qe deshirojm...dhe nje asnjehere ky popull nuk e ka zgjedh udheheqesin vet,gjithmon na kan imponu ne menyra te ndryshme...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

256


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi