Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e Ministrave tė Jashtėm,Paris 1946

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e Ministrave tė Jashtėm,Paris 1946

Mesazh  Agamemndon prej 24.01.14 10:16



Drejtuar Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm nė Paris 1946



      KONFERENCĖS SĖ MINISTRAVE TĖ PUNĖVE TĖ JASHTME TĖ BASHKIMIT SOVJETIK,TĖ BRITANISĖ SĖ MADHE, TĖ SHTETEVE TĖ BASHKUARA TĖ AMEIRIKĖS DHE TĖ FRANCĖS:


    



  Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė ka nderin t’u paraqesė Konferencės sė Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė fuqive kryesore aleate sa vijon:


Kufijtė qė iu propozuan Shqipėrisė mė 1913 prej Konferencės sė Londrės I linin Greqisė tė gjithė Krahinėn e Ēamėrisė qė shkon nga Gjiri I Prevezės e deri te Kepi I Stillos, me njė popullsi prej afro 600.000 shqiptaė autoktonė.


Duke shkelur ēdo parim njerzor dhe tė gjitha aktet ndėrkombėtare, qeveria greke ka ndjekur kurdoherė njė politikė shfarrosėse kundrejt minoritetit shqiptar ēam, duke e shtypur nėn njė regjim burgimesh, plaēkitjesh, pėrdhunimesh tė ndryshme, masash shpronėsimi me force, tatimesh tė mėdha dhe shpėrnguljesh nė masė.


E drejta e mėsimit dhe e pėrdorimit tė gjuhės amtare shqipe, e drejta e emėrimit nė detyra zyrtare, qoftė edhe nė mė tė ultat e pėrfaqėsimit,I ishin mohuar krejtėsisht elementit shqiptar nė Greqi.


Minoriteti ēam ka jetuar nė marrėdhėnje tė mira me popullin grek dhe ka bashkpunuar me tė.Gjatė luftės sė ēlirimit kombėtar kundėr pushtuesve italianė dhe gjermanė, ēamėt kanė luftuar pėrkrah popullit grek nė radhėt e ELAS-it.Por nė qershor 1944 dhe nė mars 1945,bandat monarko-fashiste tė gjenocidit grek Zervas e sulmuan minoritetin shqiptar tė Ēamėrisė.Ato masakruan pa asnjė shkak 800 vetė:fėmijė,gra dhe pleq tė pafajshėm dhe tė pambrojtur, shkatėrruan dhe dogjėn 68 katunde dhe plaēkitėn tė gjithė vendin.


Ky terror I bandave greke, I ushqyer prej ndjenjave mė tė ulėta tė njė urrejtjeje shoviniste dhe fetare, arriti kulmin me shpėrnguljen me force tė afro 23 mijė ēamėve qė erdhėn nė konditat mė tė vajtueshme dhe u strehuan nė Shqipėri. 

Qeveria shqiptare bėri pėrpjekje tė mėdha pėr tė lehtėsuar vuajtjet e kėtyre bashkėatdhetarėve fatkeq, me gjithė gjendjen e vėshtirė e ekonomike nė tė cilėn ndodhej vetė Shqipėria, pėr shkak tė dėmeve tė mėdha qė I la lufta.


Mungesa e sendeve tė ndryshme dhe sėmundjet kanė shkaktuar gjer tani 2755 vdekje ndėr ēamėt e ikur. Po t’ju shtojmė kėtyre edhe mijra tė vrarė gjatė 32 vjetėve tė sundimit grek nė Ēamėri, katundet e rrėnuara dhe gjendjen e mjeruar tė ēamėve tė ikur, mund tė merret me mend sa e madhe ėshtė tragjedia e hidhur e ēamėve dhe tė kuptohet indinjata e drejtė qė ka shkaktuar shumė here kjo tragjedi nė botėn aktuale.


Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, dėshmuese e urrejtjeve qė I shtohen dita-ditės popullsisė ēame tė goditur kaq rėndė dhe, duke pasur drejtpėrdrejtė interes qė t’I jepet fund martirizimit tė saj, kėrkonė qė Konferenca Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė fuqive kryesore aleate, duke marrė parasysh tė drejtat legjitime dhe sakrificat e bėra nga ēamėt nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, tė ketė mirėsinė tė marrė masat urgjente qė pėrmenden mė poshtė:


1.Riatdhesimin e menjėhershėm tė tė gjithė ēamėve tė ikur. 

2.Sigurim dhe garanci pėrsa I pėrket tė drejtave tė tyre civile, kulturore dhe politike. 

3.Kthimin ose shpėrblimin e tė gjitha pasurive tė tyre, ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave tė tyre dhe sigurimin personal. 

4.Gjykimin dhe dėnimin e tė gjithė pėrgjegjėsve tė krimeve tė kryera.


   Qeveria shqiptare ėshtė e bindur se Konferenca, duke pasur parasysh faktet e shkruara mė sipėr dhe nė pėrputhje me parimet e proklamuara solemnisht, gjatė kėsaj lufte, do tė ketė mirėsinė t’u jape fund kėtyre padrejtėsive, duke marrė masat e drejta nė favor tė ēamėve.


KRYETARI I QEVERISĖ DHE MINISTRI I PUNĖVE TĖ JASHTME 
        GJENERAL KOLONEL 
           ENVER HOXHA


Paris 1946
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi