Pohimet pėr gjuhėn e vjetėr shqipe i lėnė studiuesit pa fjalė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pohimet pėr gjuhėn e vjetėr shqipe i lėnė studiuesit pa fjalė

Mesazh  Agamemndon prej 23.01.14 20:05




Pohimet pėr gjuhėn e vjetėr shqipe i lėnė studiuesit pa fjalė







Dy gjuhėtarė austriak janė duke bėrė pėrpjekje qė tė dėshmojnė qė gjuha shqipe  jo vetėm ėshtė shkėmbyer me gjuhėt tjera tė Ballkanit, por, pėr mė tepėr ka  pasur rol ‘formėsues’ karshi gjuhėve tė tjera. Jo tė gjithė pajtohen me kėtė.

Linguisti austriak, Norbert Jokl,  i njohur shpesh edhe si “babai i Albanologjisė” ka bėrė punė tė shumtė dhe tė palodhshme nė fillim tė shekullit tė 20-tė duke u munduar tė dokumentojė kėtė gjuhė fare pak tė studiuar.   

Sot dy austriak tė rinj kanė marrė pėrsipėr detyrėn qė tė kuptojnė  mė mirė gjuhėn Indo Evropiane dhe tė tregojnė sesi ajo ka formėsuar zhvillimin e shumė gjuhėve nė Ballkan.

Gjuhėtarėt Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger kanė filluar detyrėn e vėshtirė tė kompletimin tė leksikonit tė parė tė foljeve nė Shqipen e vjetėr.

Hipoteza qendrore lidhur me projektin e tyre tė financuar nga Fondi Austriak pėr Shkencė, ėshtė qė shqipja e vjetėr ka ushtruar ndikim tė konsiderueshėm nė zhvillimin e shumė gjuhėve nė Ballkan.  

Duke patur pėr bazė tėrė materialet e letėrsisė sė vjetėr shqipe qė datojnė nga shekulli XVI dhe XVIII, ata janė duke analizuar gjithsej 1,500 faqe tekste nga burime tė harruara katolike.

“Deri tani, hulumtimet e pakta deri tani janė zhvilluar nė kėto tekste, tė cilat kanė tė bėjnė me letėrsinė fetare katolike kryesisht, letėrsi kjo njėherė e ndaluar dhe pastaj e vėnė nė tabu gjatė epokės sė Komunizmit,” thotė Matzinger.

“Pas rėnies sė komunizmit, kjo letėrsi po del edhe njėherė nė pah, porse tani po ka njė mungesė tė mjeteve dhe tė njohurive mbi historikun e katolicizmit [shqiptar]” – shton ai.

Gjuhė tė ndryshme nė njė zonė tė njėjtė gjeografike shpesh tregojnė ngjashmėri pėrkundėr mungesės sė dėshmive se ato janė njė prejardhje tė pėrbashkėt.

Kjo dukuri e njohur me termin gjerman  “sprachbund”, ėshtė evidente nė Ballkan, ku shqipja, greqishtja, bugarishtja, maqedonishtja dhe rumanishtja kanė fjalė dhe struktura tė pėrbashkėta.

Por studiuesit austriak besojnė qė gjuha shqipe ishte nxitėse e zhvillimit tė gjuhėve tė tjera, dhe nuk ėshtė vetėm ēėshtje shkėmbimi  fjalėsh tė ndryshme mes gjuhėve.

Faza fillestare e projektit qė ka kryer njė sėrė ekzaminimesh tė detajuara tė shqipes sė vjetėr kanė nxjerrė nė sipėrfaqe aspekte tė panjohura.

“Ne kemi zbuluar shumė forma foljore tė cilat janė zhdukur apo kanė pėsuar ndryshime gjatė ristrukturimit,” thotė Schumacher. “Deri tani, kėto forma nuk janė njohur sa duhet dhe pėr mė tepėr janė klasifikuar nė mėnyrė jokorrekte.”

Kėto folje dhe struktura tė humbura janė vendimtare pėr tė sqaruar historinė e gjuhėsisė shqipe dhe ndikimin e saj tek gjuhėt tjera, pohojnė dy studiuesit.

Ata besojnė qė tashmė posedojnė dėshmi qė sugjerojnė qė shqipja ėshtė burimi shquarsisė prapashtesore nė gjuhėn rome, bugare, maqedone, sepse njė gjė e tillė ka qenė karakteristikė e shqipes qė nga kohėt e lashta.

Gjuhėtarėt vendor kontestojnė kėtė teori

Ndikimi i gjuhės shqipe nė gjuhėt tjera nė rajon, dhe pohimet se shqipja ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė Evropėr kanė qenė temė diskutimi pėr njė kohė shumė tė gjatė nė Ballkan.

Kjo pėr shkak se teoria pėrmban implikime tė shumta etnike dhe politike dhe ushtron njė ndikim tė mundshėm nė pretendimet e shteteve moderne pėr  territore tė kontestuara.

Disa nacionalistė ndėrlidhin kėtė teori me pohimet mbi lashtėsinė e gjuhės shqipe dhe pohimet qė shqiptarėt kanė popullzuar kėto territore shumė pėrpara se tė vinin Sllavėt nė shekullin e V-tė dhe tė VI-tė.

Por derisa studimi austriak mbėshtet teorinė pėr lashtėsinė e gjuhės shqipe, puna e tyre nuk ėshtė pritur me aq entuziazėm nga albanologėt nė Shqipėri dhe Kosovė, dhe kjo pėr disa arsye.

Disa studiues mendojnė qė kėto rezultate si tė dy austriakėve i kanė arritur edhe vet.

Ndėrsa tė tjetėr mbesin tė rezervuar sa i pėrket idesė qė shqipja ka ‘formėsuar’ gjuhėt e tjera.

Ēlirim Xhunga, historian nga Tirana, i njohur me qėndrimin e tij nacionalist ndaj gjuhės thotė qė studimi i austriakėve nuk ka formėsuar ndonjė rezultat tė ri tė panjohur deri tani gjuhėsor, historik apo etimologjik.  

Xhunga mendon qė puna e tij tashmė ka treguar sesi shumė gjuhė brenda dhe jashtė Ballkanit kanė pėr origjinė gjuhėn shqipe. Nė artikujt e tij tė publikuar nė gazetat shqiptare ai sugjeron qė edhe latinishtja dhe greqishtja antike kanė prejardhjen nga gjuha shqipe

Akademikėt kosovarė nga ana tjetėr janė mė pak grandioz sa i pėrket vlerėsimit tė tyre –pėr rolin primar tė gjuhės shqipe.

Qemal Murati, nga Instituti Albanologjik nė Prishtinė, thotė qė shqipja ka pasur shkėmbime me gjuhėt fqinje por se dyshon tė ketė pasur rol formėsues nga tyre.

“Shqiptarėt pėr kohė tė gjatė kanė pasur kontakte me popujt e Ballkanit siē janė grekėt, sllavėt e jugut, turqit, romėt, hebrenjtė dhe tė tjerėt,” mendon ai, dhe shton. “shqiptarėt kanė marrė dhe dhėnė shumė elemente nga fjalori dhe gramatika,” .

Por ai tėrheq vėrejtjen pėr teorinė qė gjuha shqipe ka formėsuar gjuhėt tjera, duke thėnė qė pohimet e tilla duhet trajtuar me “objektivitet tė mirėfilltė shkencor”, i cili thotė  “Le tė flasim me dokumentime sepse fjalėve mė askush nuk u beson.”

Rexhep Ismaili, gjuhėtar nga Prishtina, ėshtė poashtu i rezervuar sa i pėrket pohimeve lidhur me gjuhėn shqipe dhe shtrirjen e saj.

Gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por nė tė shkruar e gjejmė vetėm nė shekullin e XIV-tė.

Dhe dokumenti i vetėm nė gjuhėn shqipe qė ka mbijetuar ėshtė formula e pagėzimit nga Kryepeshkopi i Durrėsit qė daton nė nga viti 1462.

E cila fillon: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit.” – qė nė gjuhėn e sotme shqipe ėshtė  “Unė tė pėrgėzoj nė emėr tė atit, birit e shpirtit tė shenjtė”.

“Ne s’mund tė flasim pėr ndikimin e njė gjuhe mbi tjetrėn,” thotė Ismaili, “por vetėm pėr njė fond reciprok shkėmbimesh nga gjuhėt indo-evropiane dhe jo indo-evropiane tė Ballkanit.’’

nga Besiana Xharra
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi