10 qenie te frikshme mbinatyrore folklorike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 qenie te frikshme mbinatyrore folklorike

Mesazh  Luli prej 17.01.14 0:31

10 qenie te frikshme mbinatyrore folklorike



Ne shpesh i imagjinojme zanat si qenie te vogla me pamje njerezore qe fluturojne rreth e rrotull me aureolat e tyre mbi koke. I kemi pare shpesh te cmueshme ne rolin e Tinkerbell apo Piter Pan, miredashese, neper filmat Disney. Gjithesesi llojet e zanave jane te limituara dhe ndahen ne disa kategori. Ne kultura te ndryshme folklorike, zanat mund te jene te frikshme dhe mund te te bejne edhe te qash. Nese nuk jane te frikshem, jane te pakten egoiste dhe te pameshirshem.

Shtriga e stuhive

Ajo eshte nje zane qe jeton ne Liqenin Erie dhe besohet se eshte pergjegjese per mbytjen e anijeve ne ate zone. Sipas tregimeve, ajo shfaqet shume e shemtuar me fytyre jeshile dhe dhembe e sy te verdhe, dhe tipare te egra fytyre. Thonjte e saj te gishtave mbanin helm paralizues, qe paaftesonte viktimen e saj.

Perpara se te sulmonte nje anije, ajo kendonte nje kenge te cuditshme qe paralajmeronte mallkimin e njerezve ne bordin e anijes, me pas do te ngrinte nje stuhi te fuqishme per te krijuar vale te tmerrshme, dhe do te kapte udhetaret me krahet e saj te stergjatur. Ne variante te tjera, ajo so te priste derisa te kalonte stuhia qe me pas te shkaktonte erera te fuqishme dhe vetetima, ne menyre qe anija te mbytej.

Gan Ceanach

Ne Irlande dhe Skoci, Gan Ceanach do te thote ‘ai qe te merr dashurine’, dhene kulturen e tyre, kjo qenie konsiderohej si nje Donzhuan qe kalonte kohen duke skeduluar vendet ne te cilat bente per vete femrat. Sapo gjente shenjestren e tij, ai e bente te binte ne dashuri ne menyre te pashprese. Pas joshjes totale, situata kulminonte me nje puthje, ku Gan zbehej deri ne zhdukje, duke e lene vajzen te fiksuar pas kujtimit te tij, deri ne vdekje. Per me teper, ai u blinte edhe dhurata te shtrenjta.

Bendith Y Mamau

Ironikisht perkthehet ‘bekimi i nenes’ dhe eshte figure qe vjen nga Uellsi. Kjo qenie bazohet ne rrembimin e njerezve. Qenie te tilla rrembenin te vegjelit e njerezve duke lene ne vend te tyre, femije te deformuar te tyret, te quajtur “crimblis”. Zakonisht prinderit e femijeve te zhdukur, duhet te takonin magjistare per te kthyer te vegjelit e tyre, edhe pse disa here, Bendith i kthente femijet pasi u kishte mesuar te benin dhe vleresonin muziken e mire.

Pervec pengmarrjes, keto zana i lodhni kuajt e zones duke udhetuar me ta vazhdimisht. Per t’i bllokuar keto zana, njerezit linin qumesht jashte shtepueve dhe nuk i therrisnin asnjehere emrat e tyre pa i koduar. Faktikisht, emri i tyre ne origjinal eshte ‘mallkimi i nenave’ – Melliths, por njerezit e shmangnin kete emer per te mos rritur inatin e tyre.

Bannik

Kjo qenie insiston ne banje duke marre kohen e vet. Bannik, ishte nje burre i madh e i moshuar ne folklorin rus, qe zaptonte banjat e njerezve dhe prej andej kishte fuqine te ndryshonte forme dhe te parashikonte te ardhmen. Ndonjehere ai ftonte te tjera qenie mbinatyrore qe ta shoqeronin ne banjen qe po perdorte. Njerezit qe dyshonin prezencen e tij, mundoheshin te silleshin sa me mire te ishte e mundur, duke zhdukur nga shtepia imazhet e besimit fetar te krishtere. Ata i mundesonin kesaj qenieje edhe sapun apo mjete te tjera qe mund t’i nevojiteshin. Nese donin te shihnin te ardhmen, ata i kthenin shpinen Bannik-ut, dhe ai i gervishtte nese e ardhmja dukej e keqe, ose i prekte lehte nese ishte e mire.

Fachan

Menyra sesi perrallat skoceze i pershkruajne keto zana, do t’ju bente te mendonit se po flasim per monstra. Gjithesesi, nuk eshte tamam fjala per nje Fachan. Keto krijesa, shfaqeshin ne menyre monstruoze dhe te fshehte, aq sa mund ta benin zemren e njeriut te ndalonte. Ata kishin nga nje mantel persiper dhe zoteronin vetem nga 1 pjese trupi, si per shembull, nje sy, nje krah, nje kembe etj. Te gjitha keto pjese trupi lidheshin ne qender me njera-tjetren. Nje Fachan nuk fluturon, ndryshe nga zanat e tjera. Ata mbanin zinxhire dhe perdornin dhune e terror nese nje person guxonte te shkelte ne token e tyre.

Sluagh

Nje Sluagh eshte i perbere nga disa lloje zanash qe mendohet se ishin shpirtrat e njerezve te keqinj, dhe atyre qe vdisnin pa ceremoni mortore me pas. Kjo qenie keqdashese, fluturonte naten dhe luftonte me te tjera te ngjashme me veten, per territorin ku do te gjenin viktimat e tyre. Shenjestra fatkeqe, do te ngrihej ne ajer dhe do te leshohej poshte nga nje lartesi e madhe. Shpesh ata mund ta detyronin viktimen te gjuante me shigjeta vdekjeprurese, kafshe apo njerez te tjere. Per t’i ndalur kero qenie, njerezit mbyllnin dritaret qe shikonin nga perendimi, pasi gjuetia zakonisht vinte prej andej.

Berberoka

Berberoka ishte nje rrace zanash te rrezikshme qe jetonin ne burime apo lumenj ne Filipine dhe kishin prete e tyre, ata peshkatare qe gjuanin ne zonat e tyre. Ata i kapnin viktimat ne nje kurth efektiv – injektonin ne uje nje lende qe grumbullonte peshqit dhe u linte mundesi peshkatareve ta shikonin ujin te kthjellet kristal. Sapo viktima arrinte ne vendngjarje, Berberoka kapte varkat e tyre. Ata i rrembenin viktimat e tyre nen uje, dhe i hanin duke i copetuar.

Kapele-kuqte


Kapelet e kuqe e kane origjinen nga skocia, dhe i ngjanin Jason Voorhees i botes se zanave dhe xhindeve, vrastare dhe te pandalshem. Edhe pse mendoheshin te ishin burra te moshuar, ata kishin kthetra dhe dhembe te mprehte. Kishin fuqi mbinatyrore qe ia kalonin njerezve te zakonshem. Edhe nese nuk ishin mjaftueshem te frikshem, ata mbanin me vete nje kose, e cila i ndante njerezit pergjysme, deri ne vdekje.

Pasi i vrisnin barbarisht viktimat e tyre, kapelekuqte e fshinin gjakun e tyre me kapele, sipas emrit qe u eshte vendosur. Keto lloj qeniesh, ishin kanibale qe hanin jo vetem njerez, por edhe zana te llojit te tyre. E vetmja menyre per t’u shmangur prej tyre ishte citimi i vargjeve biblike. Viktima duhet te ishte shume i shpejte, pasi kapelekuqte ishin jo vetem te fuqishem, por edhe shume te shpejte.

Ankou

Ne folklorin kelt, Ankou ishte nje princ i paemer qe donte te merrte rreziqe dhe te bente gjueti. Ne nje dite gjuetie per te, ai takohet me vdekjen, e cila e sfidoi ne nje maratone gjuetie. Fituesi do te kishte fuqine te vendoste per fatin e humbesit. Princi humbi dhe vdekja e denoi te mblidhte shpirtra perjetesisht.

Qe prej asaj kohe, Ankou degjohet neper toke duke mbledhur shpirtrat e te vdekurve me kalin e tij. Ai eshte cmuar si nje figure e cuditshme e veshur ne te zeza me fytyren e fshehur nga pamja. Ne tregime te tjera, ai shoqerohet nga skelete qe ndihmojne te mbledhe shpirtra. Nje ere e ftohte paralajmeron ardhjen e tij dhe lajmeron personin qe do te vdese, se vdekja e tij eshte e pashmangshme.

Leanhaum-Shee

Leanhaum-Shee ishte bazikisht nje zane vampirike e cila kishte pre meshkujt e Ishullit te Njeriut. Kjo zane do ta shfaqte veten si nje grua e re terheqese per te terhequr viktimat e saj. Nese ja arrinte qellimit, ajo e bente mashkullin te dashurin e saj. Nese ai i rezistonte, atehere ajo do ta vriste dhunshem dhe do t’i pinte gjakun. Gjithesesi ajo e merrte forcen gjate te berit dashuri, deri ne piken ku mashkulli kthehej ne nje trup pa gjak dhe vdiste.

Kjo zane e ruante gjakun e njerezve qe vriste ne nje kazan, prej te cilit arrinte te mbante veten te fuqishme dhe te re. Nje pjese e vogel e gjakut, dhurohej per secilin nga te dashurit e saj, ne menyre qe ai te shkruante poema dashurie per te. Nese je 40 vjec, i virgjer dhe me deshiren per te vdekur ne bllokun tend te shkrimeve…kjo eshte vajza qe po kerkoni.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 10 qenie te frikshme mbinatyrore folklorike

Mesazh  Magus prej 17.01.14 19:43

Keto krijesa qe i njihen me emra te ndryshem dhe qe sot quhen qenie folklorike gjate historise okultistet i kane quajtur Elementalė.
Vellezerit Grim, Jacob dhe Wilhelm jo vetem qe shkruan tregime reth tyre, por ata gjithashtu kane studiuar okultizmin dhe kane shkruar shume libra mbi kete teme.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



357


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi