Letėrsia dhe Vdekja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Letėrsia dhe Vdekja

Mesazh  Zattoo prej 16.01.14 21:35

Letėrsia dhe Vdekja



Nė tė njėjtėn mėnyrė si erosi, vdekja ėshtė njė nga temat e privilegjuara tė letėrsisė, e cila e pėrshkruan, e vendos nė njė sistem tė ndėrlikuar, e mvesh me vlera etike dhe simbolike. Ajo ngarkohet nga njeriu me aq shumė domethėnie (mė gjasė, edhe mė shumė se erosi) sa do tė ishte e pamundur tė pėrmendeshin tė gjitha, domethėnie qė e kanė prejardhjen nga kultura dhe ndėrgjegjja kolektive. Nė letėrsi, “erashka” simbolike qė e shoqėron mbushet ndoshta edhe me mė shumė ngarkesė.

Thanatos



Nė mitologjinė greke, Thanatos ėshtė hyu i vdekjes dhe shfaqet si njė plakush mjekėrmadh e me flatra, ose i mbuluar nga njė mantel i zi. Thanatos pėrmendet pothuajse pėrherė bashkė me Erosin, hyun e dashurisė. Qė tė dy janė polet e njė mekanizmi qė rregullon mbarė ekzistencėn, atė qė Frojdi mė vonė e quajti “parimi i vdekjes” dhe “parimi i kėnaqėsisė”. Erosi krijon jetėn, Thanatosi e shkatėrron; Erosi afron, Thanatosi largon; Erosi bashkon, Thanatosi ndan pėrgjithmonė. Por nė lojėn e kulturave, domethėniet edhe mund tė pėrmbysen. Le tė shohim si rrėfehet tema e vdekjes nė disa autorė tė caktuar.

Ugo Foskolo



Vizioni foskolian mbi vdekjen sa vjen e pėrvijėzohet mė hapur nė mėnyrė pėrherė e mė tė qartė pėrmes leximeve tė poezisė sė tij. Nė sonetin “Mbrėmjes”, shkruar nė vitin 1803, fillon e merr jetė njė bindje materialiste qė pastaj bėhet mė e shpėrfaqur nė veprėn mė tė rėndėsishme, “Mbi Varrezat”.

Shprehja e pėrdorur pėr tė pėrcaktuar tė pėrtejmen, quajtur “hiēi i pėrjetshėm”, tregon se pėr poetin, pas vdekjes nuk ka mė asgjė. “Mbi Varrezat”, vitet 1806-07, ėshtė njė debat i hapur mbi ligjet e reja napoleoniane nė lidhje me varrezat (dekreti i Shėn-Klodit, 1804), tė cilat duhej t’i kaloheshin Italisė.

Me trajtimin e temės sė vdekjes, Foskolo ndėrkallet nė rrymėn e Shtatėqindės tė poetėve metafizikė anglezė (Thomas Gray), por shpreh njė materializėm tė fortė: njeriu bėn pjesė nė ciklin e natyrshėm ku ka njė ndėrrim tė vazhdueshėm tė gjėrave, pėr tė cilin ēdo gjė lind dhe ėshtė e thėnė tė vdesė, vazhdimisht. Mesazhi pėrfundimtar i poetit ėshtė tė pranosh vdekjen si fat tė natyrshėm tė njeriut.

Por nga ana tjetėr, ky pranim nuk duhet tė lejojė qė njeriu tė jetojė nė mėnyrė pasive, sepse megjithatė, ėshtė e mundur tė bėsh rrugėn e historisė drejt njė evolucioni tė caktuar. Nė kėtė kuptim, kujtesa (e njeriut nė veēanti dhe e shoqėrisė nė pėrgjithėsi) ėshtė njė element i rėndėsishėm kėrcėnimi kundėr harresės dhe hiēit drejt tė cilit na ēon vdekja. «Monumentet e panevojshėm pėr tė vdekurit u vijnė pėr hosh tė gjallėve, sepse zgjojnė ndjenja virtuoze tė lėna trashėgim nga njerėzit pėr sė mbari” (letėr e datės 26 qershor 1807 pėr abatin Eme Gijon)

Alesandro Manzoni



Murtaja e Tė fejuarve pėrfaqėson mjetin e vdekjes pėrgjatė gjithė romanit. Pėrsa i pėrket kėsaj, personazhi dhe rrėfyesi kanė kėndvėshtrime tė ndryshme qė bėjnė tė qartė kredon manzoniane, nė lidhje edhe me problemet etiko-fetare. Klasikisht, ose mė mirė: sipas biblės, murtaja ėshtė njė “fshikullimė prej Zotit”, njė dukuri me funksion purifikues qė mbėrrin nė mėnyrė ciklike pėr tė ripastruar tokėn nga e keqja dhe tė ndėshkojė njerėzit mėkatarė.

Manzoni nuk e kundėrshton aspak kėtė pikėpamje tė vdekjes nė romanin e vet, por as nuk e pranon tėrėsisht. Nė fakt, ndryshe nga shumė ēėshtje tė tjera mbi tė cilat shpreh drejtpėrdrejt mendimet e veta, nė kėtė rast ai e lė ēėshtjen tė hapur, duke vėnė nė gojėn e personazheve vetėm disa interpretime.

Kėshtu, pėr Don Abondion, murtaja ėshtė si njė “fshesė” qė ripastron tokėn; pėr At Kristoforin herė ėshtė njė “ndėshkim”, herė pėrdėllim. Ama motivet bazė tė ēėshtjes kapėrcehen, kalohen, sipas njė qėndrimi tipik iluminist, prandaj dhe analizohen nė mėnyrė tė hollėsishme “shkaqet kryesore” tė njė fenomeni, pa hulumtuar “shkaqet dytėsore”. Rrėfyesi, me zėrin e vet, priret tė thjeshtojė ēėshtjen duke ndjekur njė interpretim providencial, pėr tė cilin “gjithēka ėshtė mirė kur mbaron mirė”. “Qe njė kamzhik i rėndė kjo murtajė; por edhe njė fshesė; na fshiu ca disa njėrėz, o bijtė e mi, nga tė cilėt nuk po ēliroheshim dot”

Xhakomo Leopardi



Koncepti leopardian i vdekjes shpėrfaqet nė mėnyrė tė qartė nga tėrėsia e veprave tė tij dhe lidhet me konceptin qė kishte ai pėr jetėn dhe pėr dhimbjen. Te Zibaldone, dhimbja moderne i kundėrvihet dhimbjes sė lashtė: nėse mė parė ajo interpretohej si njė ndėshkim hyjnor, tashmė shihet si njė element i pėrhershėm qė shoqėron jetėn e njeriut, njė e keqe e pashmangshme para sė cilės duhet tė dorėzohesh.

Prandaj, kuptohet se, nė tė kundėrt me jetėn ku mbizotėron dhimbja, sėmundja dhe ndjesia e pathemelsėsisė sė ekzistencės, vdekja merr konotacione pozitive.

Te Dialogu i Federico Ruysch-it dhe mumjeve tė tij, kori i tė vdekurve shpreh pikėrisht kėtė koncept: vdekja ėshtė njė moment pa dhimbje dhe i qetė, qė shenjon, nė mos fillimin e lumturisė, tė paktėn fundin e dhimbjes. «Nė ty, o vdekje, prehet / Natyra jonė cullake, / E lumtur jo, por e sigurt / Nga dhimbja e lashtė» (Dialogu i Federico Ruysch-it dhe mumjeve tė tij) «Ekzistenca nė asnjė mėnyrė nuk ka pėr qėllim as kėnaqėsinė dhe as lumturinė e kafshėve» (Zibaldone) «Ekzistenca ėshtė njė e keqe pėr tė gjitha gjėrat qė pėrbėjnė universin» (Zibaldone)

Honore de Balzak



Koncepti cinik i historisė dhe marrėdhėnieve njerėzore qė Balzaku shfaq nė Komedinė Njerėzore tė tij, prek edhe temėn e vdekjes. Nė romanet e tij, pjesa mė e madhe e personazheve vepron duke u nisur nga qėllime egoiste, nga njė luftė e mbrapshtė pėr mbijetesė dhe mesazhi i gjithė veprės sė tij, me hir a me pahir, ėshtė se, mirėsia, bujaria dhe ndjenjat, edhe pse janė vlera shumė tė larta, nuk kanė vend nė shoqėrinė njerėzore dhe janė parathėnė tė shkėrmoqen nga tė tjera vlera.

Mes kėtyre: arrivizmi, pushteti dhe sipėrfaqėsia. Nė njė tablo kaq negative tė mekanizmave shoqėrorė, vdekja nuk mund tė mos bėhet njė nga ēastet mė kulminantė tė rrėfimit, ku shfaqet me qartėsinė mė tė madhe degjenerimi i sistemit shoqėror.

Marrim njė shembull: romani Xha Gorjoi ėshtė historia e njė njeriu, me mentalitet tipik borgjez, i cili ia del nė njė farė mėnyrė tė ēajė nė jetė. Edhe pse ėshtė me prejardhje tė varfėr, ka dy vajza tė mrekullueshme, tė cilat arrin t’i fusė nė shoqėrinė e lartė aristokratike, sepse ėshtė i pasur. Por modeli i jetės qė u ka dhėnė tė bijave e shpėrblen me tė njėjtėn monedhė: kur vdes, i vetėm nė njė pension tė varfėr, asnjėra nga tė bijat nuk ėshtė te koka e tij; vetėm njėra nga tė dyja kalon ta takojė, por vetėm pėr t’i kėrkuar para qė tė shkojė nė ballo.

I vetmi vėzhgues i kontradiktės sė jetės sė zotit Gorjo ėshtė Rastinjaku, i cili merr mėsim nga kjo ngjarje pėr tė forcuar mė tepėr cinizmin e vet. “Paraja blen gjithēka, madje edhe bijat. Oh! Ku janė paratė e mia? Po tė kisha thesare pėr t’iu lėnė, do tė kujdeseshin pėr mua, do tė mė ndodheshin pranė. Do t’u dėgjoja zėrin, do t’i shihja. [...]. Qė tė dyja e kanė zemrėn prej guri. Dashuria ime pėr to ishte shumė e madhe pėr t’u ndėrruar me tjetėr gjė. Njė baba duhet tė jetė pėrherė i pasur, duhet t’i mbajė fėmijėt nėn frerė, si kuaj qė nuk mund t’u zėsh besė“.

Emil Zola



Nė veprėn e Zolait, vdekja merr pėrparėsi nė romanet e veēantė se sa nė tėrėsinė e veprave tė tij. Njė nga mė pėrfaqėsuesit nė kėtė kuptim, ėshtė padyshim Naną. Ky roman, i shkruar nė 1880, ėshtė historia e njė vajze tė llastuar e mantenutė, e cila vetėm pėr bukurinė e saj, arrin tė bėhet njė nga personazhet mė tė rėndėsishėm dhe pėrfaqėsues tė jetės shoqėrore mondane tė periudhės historike nė tė cilėn jeton, nė Perėndorinė e Dytė.

Gjithė figura e saj pra, ėshtė njė metaforė e débauche tė shoqėrisė franceze nėn qeverisjen e Napoleonit III. Vdekja e Nanąsė, e rrėfyer nė faqet e fundit, bėhet njė metaforė e fundit tė asaj periudhe historike: trupin e saj e ruajnė prostituta tė shoqėrisė sė lartė nė Perandorinė e Dytė, ndėrsa nga dritarja dėgjohet: “Nė Berlin! Nė Berlin!”, tė bėrtiturat e luftės sė famshme franko-prusiane, e cila shenjoi edhe mundjen e tmerrshme franceze nė Sedan. Mesazhi i Zolait ėshtė i qartė dhe i pangatėrrueshėm: Franca, e cila nėn regjimin e Napoleonit III jetoi nė skandale dhe nė kėnaqėsira si njė prostitutė, ėshtė mundur nė mėnyrė tė pashmangshme nga Prusia. Vdekja bėhet kėshtu, njė mjet mesazhi qė, siē ndodh pėrherė me Zolanė, ka ngarkesa politike.

Lev Nikollajeviē Tolstoj



Aty nga viti 1880, shkrimtari tregon njė reflektim tė tijin mbi kuptimin e jetės dhe vlerave tė ekzistencės, tė cilat duken edhe nė tregimin e vitit 1886, Vdekja e Ivan Iliēit.

Tregimi ėshtė njė denoncim i shurdhėt i gėnjeshtrės dhe hipokrizisė sė shoqėrisė borgjeze burokratike, e cila duket se vihet nė lėvizje nga mekanizma dhe marrėdhėnie shumė tė rrepta, por qė nė fund del se ėhstė zhgėnjyese dhe e rreme. Protagonist ėshtė njė funksionar i cili gjatė gjithė jetės ė vet asimilon dhe i bėn tė etėt kėto mekanizma e rregulla, aq sa beson se gjen kėnaqėsi e vetėrealizim, por qė bėhet i vetėdijshėm, nėpėrmjet pėrvojės sė dhimbshme tė sėmundjes e pastaj tė vdekjes, pėr gabimin e tij fatal.

Vdekja nė kėtė rast, shfaqet si njė ēast ēlirues dhe jo i lumtur, sepse lejon shkėputjen nga etiketat dhe nga opinionet qė tė ngjesh bota e jashtme, duke na hequr qashtėrsinė dhe aftėsinė pėr tė provuar ndjenja autentike. “Ndoshta nuk kam jetuar siē duhej,” i erdhi befas nė mendje. “Por unė gjithnjė sipas rregullave kam vepruar?” i tha vetes sė vet dhe pėrzuri menjėherė, si diēka krejtėsisht tė pamundur, atė zgjidhje tė vetme tė enigmės sė jetės e tė vdekjes” «Dhe kur donte tė mendonte se gjithė kjo ndodhte ngase nuk kishte jetuar siē duhej [...], menjėherė ndėrmendte se kishte jetuar pėrherė sipas rregullave dhe e pėrzinte atė ide tė ēuditshme”

Marsel Proust



Nė kėrkim tė kohės sė humbur, vdekja ėshtė njė element qė ndan, qė krijon dhimbje dhe qė lė njė bosh. Por kėsaj domethėnieje tė vdekjes, e cila nuk ėshtė nga mė origjinalet, i bashkangjitet edhe njė tjetėr, shumė mė interesante, tė cilėn mund ta shohim nė rastin e vdekjes sė Bergotit, shkrimtarit.

Vdekja e tij pėrshkruhet nė vėllimin E burgosura: shkrimtari, i cili ka probleme me stomakun, shkon nė njė ekspozitė arti, por ndėrsa vėzhgon tablotė e nxjerra aty, njė dhimbje e fortė i shkakton vdekjen nė mėnyrė tė papritur.

Pasazhi i kėtij pėrshkrimi ėshtė interesant, sepse tregon, sipas Prustit, se figura e njeriut dhe e artistit janė dy gjėra shumė tė dallueshme nga njėra-tjetra: nė tė vėrtetė, nėse njeriu vdes, edhe nė mėnyrė jo shumė dinjitoze, ndoshta se nuk i janė tretur mirė patatet si nė rastin e Bergotit, ėshtė gjithashtu e vėrtetė qė, pėrkundrazi, artisti nuk humbet aspak nga dinjiteti i vet dhe vazhdon tė jetojė nė pėrjetėsi, nė kujtesėn e njerėzve qė e kanė dashur dhe nė veprėn e tij. Me fjalė tė tjera, arti ėshtė i aftė t’ia rijapė jetėn njeriut, dhe nė kėtė domethėnie tė tijėn ka edhe funksionin mė tė rėndėsishėm pėr njerėzimin. “E varrosėn, por gjatė gjithė natės funebre, nga raftet e ndriēuar, librat e tij, tė radhitur nė grupe prej tre syresh, ruanin si engjėj me krahė tė hapur dhe ngjanin, pėr atė qė nuk ishte mė, simbol i ringjalljes sė tij“.

Elvana Zaimi
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Letėrsia dhe Vdekja

Mesazh  Anon prej 17.01.14 14:32

Gjithe keta autore , te japin nje inspirim per te menduar se cfare je tani,e cfare do te duhet te jesh derisa je akoma ketu ( I GJALLE ).
Mesazhe sublime nga gjith secili qe ka trajtuar kete aspekt mbi veprimtarine dhe vdekjen.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi