Tempulli Mount

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tempulli Mount

Mesazh  Jetmira prej 02.01.14 14:26

Pusi misterioz i shpirtrave tė Jeruzalemit, ēelėsi i sekreteve antikePėrgjigjja pėr njė nga misteret mė tė mėdha tė botės mund tė dergjet e fshehur nė skutat mė tė errėta tė njė tempulli hebre tė shkatėrruar nga ndėrtimi i faltoreve islamike, poshtė themeleve tė gurit, duke nxjerrė nė sipėrfaqe rėndėsinė mė tė madhe pėr njėrėn nga tri fetė kryesore monoteiste, njė sekret qė ėshtė i murosur nėn themelet e shpellės.

“Pusi i Shpirtrave” mendohet se ėshtė i lokalizuar nė Jeruzalem dhe njihet pėr hebrenjtė si “Tempulli Mount” ndėrsa pėr myslimanėt si “Faltorja e Mrekullueshme” dhe mund tė pėrmbajė legjendaren e shumėnjohur “Arkėn e Besėlidhjes”. Kjo ėshtė ena e cila duke iu referuar tė dhėnave biblike, pėrmban tabelat origjinale tė “Dhjetė Urdhėresave” tė cilat Zoti ia dha Moisiut nė malin Sinai pasi izraelitėt e lashtė endeshin nėpėr shkretėtirė.

Tė dhjetė urdhėresat janė ligjet e shkruara nė dy rrasa guri tė cilat mė vonė janė futur nė njė kuti druri pėr t’u ruajtur.

Besėlidhja e Sinait ishte njė dokument ligjor pėr tė qeverisur njė popull, qė vazhdimisht refuzonte t’i bindej Perėndisė me anė tė dashurisė dhe besimit. Atyre nuk iu mbetej gjė tjetėr, veēse tė dridheshin tek qėndronin pranė malit, por Zoti nuk donte qė ata t’i pėrgjigjeshin fjalės sė tij nė kėtė mėnyrė. Kėshtu qė ai i orientoi ata drejt sė drejtės, duke i shkruar vetė urdhėresat nė faqen e malit e duke ia zbritur ato mė pas Moisiut.

Hebrenjtė kanė qenė gjithmonė tė lidhur me ritet dhe ceremonitė e gjendura nė “Ligjet e Moisiut” madje edhe kur pėr ta ishte e pamundur tė justifikoheshe nga Perėndia pėrmes kėtyre ceremonive. Kėnaqėsia qė sillnin kėto ligje tė shkruara mbi pllaka guri, ishte kėnaqėsia mė e madhe, pasi ky ligj ishte mjeti qė pėrdori Perėndia pėr tė udhėhequr njė popull drejt shpėtimit tė tij.
Por, kėtyre ligjeve do t’u mbetej deri nė ditėt e sotme vetėm legjenda, pasi gurėt ku ato u gdhendėn nga Zoti, do tė humbnin bashkė me kohėn.

Kėrkuesit e “Arkės sė Humbur” tė interpretuar nė filmin e Indiana Jones e gjejnė Arkėn e Urdhėresave nė njė dhomė tė quajtur “Pusi i Shpirtrave”, por nė versionin hollivudian, vendndodhja ishte vendosur nga Jeruzalemi nė Tanis, njė qytet i lashtė i Egjiptit.

Nė realitet “Pusi i Shpirtrave” ėshtė vendosur qėllimisht nėn themelet e njė shpelle natyrore, poshtė njė shkėmbi, ku sipas traditės, Abrahami u pėrgatit tė sakrifikonte djalin e tij tė vetėm, Isakun. Ndėrsa tradita islame tregon Muhamedin tė ngjitej nė parajsė nga po i njėjti shkėmb.

Megjithatė, askush nuk e di me siguri tė madhe se ku ndodhet si “Pusi i Shpirtrave” po ashtu dhe “Arka e Urdhėresave”. Kėrkimet gjithsesi nuk kanė nxjerrė gjė nė pah deri nė ditėt e sotme.

“Tempulli Mount” nė vetvete ka njė varg ndėrtimesh, si 45 rezervuare, dhoma, tunele dhe shpella.

Por, nė tė vėrtetė, asnjėherė nuk janė bėrė gėrmimet e duhura arkeologjike nė kėtė zonė, e cila ėshtė nėn kujdesin dhe kontrollin e myslimaneve Waqf.
Tė famshmit kėrkues britanikė tė shekullit 19, Charles Wilson dhe Sir Charles Warren, gjithashtu nuk mundėn tė vėrtetonin apo dhe tė kundėrshtonin ekzistencėn e dhomave tė ndėrtuara nėn themelet natyrore tė shpellės.

Shimon Gibson, drejtues i W. F. Institutit Arkeologjik Albright tė Kėrkimeve nė Jeruzalem, publikoi njė pikėpamje pėrfundimtare sė bashku me kolegun e tij

David Jacobson tė titulluar “Below the Temple Mount in Jerusalem” (poshtė ‘Tempullit Mount” tė Jeruzalemit) ku tregoheshin vendndodhjet dhe tė dhėna pėr rezervuarėt, dhoma tė nėndheshme dhe kanale tė Haram Al-Sharif.

“Qė nga shekulli i 19-tė asnjė perėndimor nuk ėshtė lejuar tė zbresė nė dhomat e themeleve tė “Tempullit Mount”, - ėshtė prononcuar Gibson. Do tė mė pėlqente qė tė fshihesha si njė punėtor i Waqf pėr tė pasur mundėsi eksplorimi nė kėto vende, por nuk dėshiroj tė ndėrmarr njė rrezik tė tillė sa pėr tė shkaktuar ndonjė incident internacional”.

Referenca historike tė “Arkės sė Urdhėresave” pushuan sė ekzistuari me ngjarjet e mbretit Herod rreth vitit 40 p. K.

Arka me shumė mundėsi mund tė ishte shkatėrruar gjatė pushtimit babilonas tė Tempullit tė Parė nė vitin 586 p. K. ose mund tė ishte rrėmbyer dhe fshehur gjatė pushtimit. Gjithashtu ka hipoteza se edhe mund tė jetė shkatėrruar apo vjedhur nga legjionet romake qė pushtuan Izraelin nė vitin 70 pas lindjes sė Krishtit.
Sipas tė dhėnave biblike, Arka ishte e ndėrtuar me dru dhe e mbuluar me fletė floriri. Ekziston edhe njė hipotezė e pėrgjithshme se tė paktėn nė njėrėn pikė ajo mund tė jetė fshehur nėn dhomat e themeleve tė “Tempullit Mount” dhe ndoshta nė “Pusin e Shpirtrave”. Gjithsesi, ajo ka shumė mundėsi tė mos t’u ketė rezistuar konditave jo tė favorshme natyrore.

“Arka me siguri duhet tė jetė shpėrbėrė. Vetėm nėse sigurisht ajo ka veti tė shenjta, por unė si arkeolog nuk mund tė flas pėr teori tė shenjta tė njė arke druri”, - pėrfundoi Gibson.

Deri mė sot, misteri i “Arkės sė Urdhėresave” ka tėrhequr pėr shekuj me radhė laikė, shkrimtarė dhe teoricienė kėrkimesh arkeologjike, por vendndodhja e saktė e saj si dhe pėrgjigja e pyetjes nėse ajo ekziston akoma, ende nuk dihen.


Dhjetė urdhėresat

Teksti i mėposhtėm pranohet si nga autoritetet krishtere dhe nga hebraike, tė gjendura nė Librin e Daljes 20:1-17, Versioni i Ri i Rishikuar Standard.

Atėherė Perėndia shqiptoi tėrė kėto fjalė, duke thėnė:

1) Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e robėrisė.

Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje.
2) Mos bėj gdhendje ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet lart nė qiej ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė.

Mos u pėrkul para tyre dhe as do t`u shėrbesh, sepse unė, Zoti, Perėndia yt, jam njė Perėndi xheloz qė dėnon padrejtėsinė e etėrve mbi fėmijėt e tyre deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt tė atyre qė mė urrejnė dhe unė pėrdor dashamirėsi tė patundur deri nė tė njėmijtin brez pėr ata qė mė duan dhe qė zbatojnė urdhėrimet e mia.

3) Mos e pėrdor emrin e Zotit, Perėndisė tėnd, kot, sepse Zoti nuk do tė lėrė tė pandėshkuar atė qė pėrdor kot emrin e tij.

4) Mbaj mend ditėn e shtunė pėr ta shenjtėruar.

Do tė punosh gjashtė ditė dhe nė ato do tė bėsh tė gjithė punėn tėnde; por dita e shtatė ėshtė e shtuna, e shenjtė pėr Zotin, Perėndinė tėnd; nuk do tė bėsh nė atė ditė asnjė punė, as ti, as biri yt, as bija jote, as shėrbėtori yt, as shėrbėtorja jote, as kafshėt e tua, as i huaji qė ndodhet brenda portave tė tua; sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to dhe ditėn e shtunė ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditėn e sabatit dhe e ka shenjtėruar atė.

5) Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde, me qėllim qė ditėt e tua tė jenė tė gjata mbi tokėn qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep.

6) Mos vrit.
7) Mos shkel kurorėn bashkėshortore.

Mos vidh.

9) Mos bėj dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd.

10) Mos dėshiro shtėpinė e tė afėrmit tėnd; nuk do tė dėshirosh gruan e tė afėrmit tėnd, as shėrbėtorin e tij, as shėrbėtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd.
avatar
Jetmira

659


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi