Legjenda e gjarpėrit tė shtėpisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e gjarpėrit tė shtėpisė

Mesazh  Jetmira prej 02.01.14 14:23

Legjenda thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarpėrin e vet. Ata si rėndom janė tė qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan “gjarpėrinjtė e shtėpisė” ose “gjarpėri i shtėpisė”. Ata lėvizin apo ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojė, kėshtu qė shpesh herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fletjes, nėn jastėkėt, nėpėr djepet e foshnjeve, e kėshtu me radhė. Iu jepet qumėsht nė vendet e caktuara, ku gjarpėri i shtėpisė zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nėse e mbysim gjarpėrin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhin ngjarje tė kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokės se gjarpėrit.

Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim qė tė mbrojtjen nga magjia , e mbartin nė qafė dhe midis gjinjėve kokėn e gjarpėrit. Nė fakt, kur dikush rastesisht gjate punės sė pėrditshme nė fushe mbyste ndonjė gjarpėr, ia merrte kokėn , tė cilėn sipas nevojės mė vonė mund ta mbante njė vajzė ose nuse e shtėpisė. Koka e gjarpėrit e mbajtur nė qafė ose midis gjinjėve eshte nje ritual i trashėguar qė nga ilirėt, tė cilėt besonin nė forcėn mbrojtėse tė gjarpėrit. Gjarpėri edhe sot e kėsaj dite tek shqiptarėt konsiderohet si "roje i shtėpisė" dhe mendohet se secila shtėpi diku nė themelet e saja e ka gjarpėrin e vetė i cili e mbron shtėpinė. Prandaj kur ai paraqitet nė oborrin e shtėpisė as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetė. Pra, koka e gjarpėrit tek shqiptarėt e ka patur kuptimin e njė objekti sigurie pėr individin dhe shtėpinė.

Asnjė kafshė nė simbolikėn religjoze tek ilirėve nuk ka luajtur rol tė rendėsishėm sa gjarpėri. Kjo kafshė misterioze, me formė tė jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellėsia e tokės aty ku jetojnė demonėt dhe zotat e nėntokės, si edhe shpirtrat e tė ndjerėve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk ėshtė e rastit, pra, qė gjarpėri luan rol tė rėndėsishėm nė religjonet dhe mitologjitė e tė gjithė popujve qė shtrihen nė viset , ku jetojnė gjarpėrinjtė, nga Amerika deri nė Perendim, e deri nė Azi nė Lindje, dhe prej kohrave paleolitike e deri nė ditėt tona. Tek ilirėt, sidomos tek ata tė Jugut, gjarpėri ėshtė kafsha e cila me domethėnien e vetė tė shumėfishtė zė vėndin qėndror nė strukturen religjioze simbolike. Ai ėshtė kafshė toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mėnēurisė, i sė keqes, shėndetit, pjellshmėrise, personifikim i shpirtit tė tė ndjerit, mbrojtės i vatrės sė shtėpisė e mbi tė gjitha kafshe mitologjike.

Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaeshte deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap. Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 eshte zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles eshte transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit eshte gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeēarit te VI para e.r. Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike.

Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starēevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.

Nga neoliti mund te permendim, perveē te tjerash, edhe nje sere paraqitjesh te gjarperinjve, si p.sh. ate nga Tjerrtorja e Prishtines, nga Lisiēiqi i Konjices ne Bosnje, nga Krivaēa e Bribirit ne Dalmaci, dhe e gjejme te aplikuar edhe ne nje sere shembelltyrash te meshkujve dhe te femrave prej argjili.

Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit. Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit eshte ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes. Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeēarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov.

Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme. Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.

Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta.

Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit eshte i njohur nder iliret e ketyre viseve, siē e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit. Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumtieshte i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, eshte pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret.
avatar
Jetmira

528


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi