Biseda e Luterit me djallin nė Vartburg

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Biseda e Luterit me djallin nė Vartburg

Mesazh  Neo prej 25.10.08 14:20

Biseda e Luterit me djallin nė Vartburg, mė 1521

Dhe ē'do ti, derr i zgjebosur? Pse ke ardhur? T'mė frikosh?



Nuk tė frikohem, aq mė bėn pėr ty, si pėr bajgėn e lopės nė lėmėn e princit. A ndoshta do tė mė sprovosh, ė? Nė mėkat tė mė ndjellėsh, nė vesh tė mė pėshpėrisėsh, natyrėn epshore tė ma trazosh, ė?

Do tė dėshiroje ashtu tė mė akordoje qė tė flakareshoja djaloshin, tė dehesha si derri, ta dhunoja ēupėzėn fermere, e ēka jo tjetėr? Mirė, e nėse i bėj tėra kėto?

Padyshim do tė mendosh se veē mė ke nė putrat leshatuke, vetėm edhe litarin nė qafė, dhe pėr toke. Ehej, mos ėshtė pak shpejt, nuk je ti petrit, e unė zog. Mundem unė tė mėkatoj edhe pa ty, krejt ēka tė ma kėnda, do ta bėj edhe pa nxitjen tėnde, o kafshė e neveritshme, e po!

Do tė mėkatoj edhe pa ty, dhe ē'ke pėr tė mė bėrė? Zoti ynė pėr mėkate tė tilla as gishtin s'e luan. Oh, po t'ia arrije tė mė dėshpėroje, po tė mė urdhėroje tė dyshoja nė Perėndinė, me frikė tė mė mbushje, do tė mė turpėroje - atėherė, e pranoj, ti do tė ishe nė kalė, do tė mė kishe si brinjėz nė pjatė.

Por provo, vetėm provo, o urith, qė mua, doktor Luterin, doktor Martin Luterin, provo ashtu tė mė pėrpunosh, qė tė mė rrėmbejė dėshpėrimi, apo frika, apo turpi. Zoti ėshtė kėshtjellė e fuqishme. Unė jam strehuar nė atė kėshtjellė dhe rri i qetė, bėn ē'tė duash, e sa kam mėkatuar!

Po tė mė pėrqeshėsh mua, do ta pėrqeshėsh Zotin, qė tė dy do tė qeshemi, dhe pikė. Unė jam nė Zotin, me kėmbė jam pingulur, a po kupton, nuk mund tė mė luash nga vendi. Ik, largohu, ē'dėshiron? Ē'kėrkon? S'je kėtu i nevojshėm, nuk ke kėtu asgjė, mund tė xhezdisėsh dhe gjer nė fund tė botės, ik, ē'pret? Mos humb kohėn, po tė them, shkoju tė dobtėve, doktor Luteri nuk ėshtė pėr ty, e ke gabuar rrugėn, ik kur tė them!

Kėtu je? Shikon dhe asgjė nuk flet, ė? Je nemitur? Heshtėn, ndoshta me heshtje do tė mė ngadhėnjesh, por kot, di edhe unė tė hesht, mė mirė se ti, por vetėm kur dua, e natyrisht, tani nuk dua. E ti shikon dhe hesht, shikon dhe hesht.

Ē'ėshtė? Je shndėrruar nė peshk? Nė statujė? Shporru gjersa nuk jam hidhėruar. E di ē'do tė dėshiroje, pret tė hidhėrohem, mendon se mllefi im te Zoti do tė shkruhet mėkat. Mė vjen tė qeshi me kėtė marrėzi, vallė nuk e di ti se mllefi fisnik nė djallin nė gjyq shndėrrohet nė flori.

Pėrndryshe, nėse aq shumė ke dėshirė, mund edhe tė bisedojmė, pse jo, mua kjo edhe ashtu nuk mund tė mė pengojė, flas me kė dua, mundem me Zotin, mundem me djallin, veēse nuk di se ēfarė me ty tė bisedoj.

A i sheh kėto fletė mbi tavolinė? A di, vallė, o i verbėr, ē'janė kėto? Libri, libri i shenjtė, mbrojtja jonė nga ēuēuritja jote, nga gjithė marrėzia jote, ja, shiko, aha, e di se ēka do tė doje! Ti e di se tash tėrė populli do ta lexojė Biblėn, dhe kėsaj i frikohesh, ė?

Urrejtja tė ka kapluar, tėrbimi, de, thuajmė, o hundėkrrut, ēka do tė ndodhė tash? Posi, secili do ta lexojė, secili do ta njeh tė vėrtetėn, madje edhe argati, qė di tė rrokėzojė, do tė di ēdo gjė, e ti?

Ku do tė futesh ti me gėnjeshtrat, me herezinė tėnde, ė? Kjo tė pengon, tė kuptoj, kėtu tė dhemb, faqezi, kėtu do tė doje tė bėje diē, tė frenosh, tė pengosh njerėzit nė pranimin e shkronjave tė Zotit?

Por mua nuk do tė mė frikosh, do tė ketė shkrime tė shenjta pėr popull, pėr tė gjithė, nėse do pėlcit nga tėrbimi, por libri i shenjtė do tė jetė...
"Ati ynė qė je nė qiell, le tė kremtohet emri Yt..."

E ēka? Nuk po ikėn? E nė shenjėn e kryqit? Agape! Akoma asgjė? Mirė, por nė lukth tė ka djegur, mos thuaj se jo, veē mezi po duron, turirin e mban tė palėvizshėm, e pranoj, por ky kryq ta kallė barkun, ė? Por jo, prej doktor Luterit mos prit mėshirė, ai nuk ka pėr njerėz, pa le mė pėr ty, o at i shtrigave.

Po ma shton mėrzinė, a po dėgjon? M'i ngulė e m'i ngulė sytė, thua dėshiron nė shpirt tė mė depėrtosh e tė gjesh atje kushdi se ēka. Ti tė gjesh diēka?! Zotin - patjetėr, ai depėrton me shikim gjer nė fund, edhe mendimin mė tė fshehtė e sheh si kėshtjellė nė mes tė ditės, gjakimet mė tė fshehta mėkatare, ēdo poshtėrsi, ēdo ėndje tė ndyrė e hulumton, pėr Tė nuk ka fshehtėsi. E ēka ti?

Memzi e hedh shikimin mbi sipėrfaqen e shpirtit, i vėren mėkatet mė tė ashpėra dhe mendon se je i menēur? A mendon ashtu, thuajmė pra! Paj bukur, shiko, unė edhe Zotit i lejoj tė shikojė, le tė shohė, ju lutem, ēdo gjė ėshtė nė sipėrfaqe.

Mėkatet? E ēka, nėse edhe mėkatet, mos vallė jam shenjtor? Nuk jam shenjtor, mėkatar jam, a do mė? Mėkatar dhe mėkatar - kėtu ėshtė dallimi, tė thash edhe mė parė, Zoti nuk lodhet pėr ato mėkate, por pėr atė qė ėshtė e rėndėsishme, nė shpirt, kurse ajo ėshtė nė mua e pastėr si mbulesė e larė mbi tavolinė.

Ē'do tė dėshiroje, ēka, nė tė vėrtetė, sheh atje, ē'i zgurdullon ata sy? Pangopėsi, thua, dehje? Posi! Pėrse e kemi trupin, e ē'ėshtė trupi nėse nuk arnohet me mėkatin? Mėkatoj me trup, i shėrbej tė ngopurit, ē'tė bėj? Shpirti dėshiron, por trupi ligėsht.

Gjakimi udhėton? Por vetėm nė mendime, nė shpirt, por jo nė vepėr; gjithsesi, kushdo qė tė shikojė gruan - dhe ai mėkat ėshtė etj. - Mateu, kreu i pestė, vargu i njėzet e tetė - do tė thotė mėkat ėshtė, por ē't'i bėsh, barku i shpirtit nuk dėgjon, e ēka pastaj tė thuhet pėr atė qė ėshtė nėn bark?

Mburravecėsia! O jo! Tani veē u bė mjaft, tani veē po e tepron, o shpirt, atė nuk do ta gjesh nė mua as ti, as Zoti im. Krekosje nė mua s'ka, as gjurmė tė saj, as pėr njė grosh; pėrvujtni, pėrvujtni dhe vetėm pėrvujtni. Krejt ēka bėj, nuk e bėj sipas vullnetit tim, por sipas dėshirės sė Zotit, krejt ēka mundem, Zoti ka bėrė qė tė mundem.

Unė vetė nuk jam asgjė, unė jam pluhur, por nė Zotin jam ēdo gjė, Zotit i shėrbej, tė vėrtetėn e Zotit e shpalli jo sipas fuqisė sime, jo sipas urtisė sime, por sipas asaj tė Zotit. Pėrvujtni! Gjersa nuk bėheni si fėmijėt e vegjėl etj. - Marku, kreu i dhjetė - kjo ėshtė e fshehta e perandorisė sė Perėndisė!

E di unė tė vėrtetėn, po ajo nuk ėshtė e vėrteta ime, por e Zotit, nuk e kam marė unė nga vetja, asgjė sipas vetes nuk gjykoj, fuqia e Zotit ėshtė nė mua e urtė, nga ajo ėshtė njohja ime, nga ajo ėshtė urtėsia ime, dhe ku ėshtė kėtu mburrja? Mburravecėsi nuk ka nė mua, as njė thėrrimė!
Dembelia! Pėr atė mė as nuk po flet, ė?

Do tė turpėroheshe madje edhe ti, gėnjeshtar i paturp, tė flisje para meje pėr dembelinė. Por nuk vlen as tė flasėsh. Lakmi? Duhet tė jesh i krisur nė kokė, gėnjeshtar i vjetėr, kujt unė t'i kem lakmi dhe pėrse? Kam ēdo gjė, a kupton, e kam Zotin, dhe ēka mė duhet tjetėr?

Ndoshta ty duhet tė tė kem lakmi, por pėr ēka? Pėr shkathtėsitė magjistare, pėr fuqinė e mbrapėshtisė, pėr fuqinė e frikėsimit, tė mashtrimit, tė sprovimit? Kjo do tė ishte si, duke jetuar nė qiell, t'i lakmoja ferrit. Marroē je ti, kot fjalosemi, mjaft!

Ja, koka mė dhemb prej fjalėve tua, prej marrėzive tua. Mė mirė tė shkoj tė flej, mjaft punova pėr sot, tėrė ditėn nė tavolinė, dhe pėrse e tėra kjo? E qartė, krejt kjo kundėr teje, dhe ē'ke me tė?

Ēdo gjė ėshtė kthyer kundėr teje, pėr t'i marrur ato tė mbeturat e njerėzve qė prore i mban nė putrat tua. Pėrhidhu, pėshtyj, hidhi dredhitė, o kafshė e zezė, por Zoti, me dorėn time, pėllėmbė pėr pėllėmbė, trollin ka pėr ta marė, dhe ashtu duhet! Jo nė tokė, o jo, atje sundo, do ta kesh botėn qė tė jetė e jotja, mundesh nė lėkurė kunadheje tė vishesh dhe kurorėn ta vėsh, mundesh nė tė gjitha fronet tė qėndrosh, edhe nė tė papės, por para dyerve tė Perandorisė Hyjnore do tė ngicatėsh si langoi nė acar, dhe nuk kanė pėr t'u hapur.

Thua se nuk dėshiron? S"dėshiron sepse nuk mundesh, ja pse nuk do. E pse nuk mundesh? Sepse nuk dėshiron, pėr Zotin. Nuk dėshiron, se nuk mundesh, e nuk mundesh se nuk dėshiron. Kėshtu kam thėnė?

Dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Njėherė kur do tė dėshiroje, do tė hyje, por ti nuk mund tė dėshirosh, ti duhet tė duash qė nė ujin tėnd tė lahesh, tė tubosh fatkeqėsitė, tė mundohesh e dhėmbėt nga tėrbimi t'i kėrcėllosh, e me kėtė nga ai e nga ajo kėrcėllitje e dhėmbėve nuk mund tė dėshirosh tė dalėsh, meqė kjo do tė thoshte se nė ty ka mbetur pjesė e sė mirės, se mund tė mendosh akoma pėr shpėtimin, por hamamin!

Do tė thotė, nė mundim jeton dhe mundimin tėnd e dėshiron, por ai mbetet mundim, dhe ti e di se nė mundime qėndrueshmėrisht mbetesh dhe, pėrkundėr natyrės, mundimin tėnd dėshiron ta shumėzosh. Ēudi mbi ēudirat ėshtė kjo, por Krijuesi mund tė bėjė dhe ēudi mė tė mėdha!

Dhe mirė. Ē'i zgurdullon sytė ashtu? Se fatin tėnd ta pėrkujtova? Eh, e mban ti mend mirė fatin tėnd, e mban mend, as pėr njė ēast nuk mund ta harrosh, prandaj mu pėr kėtė dhe pėrdridhesh, dyzohesh e trezohesh duke i tėrhequr shpirtėrat kah vetja vetėm qė mė shumė mundime tė ketė nė kėtė botė, vetėm qė vetė tė mos mbeteshe me llahtarinė tėnde, me arkivolin e zi tė vdekjes, ku pėr shekuj tė shekujve ke pėr t'u kalbur. I mjerė je ti, por kjo ėshtė sipas drejtėsisė!

"Bukėn tonė tė pėrditshme..."

Krejt ē'ke ėshtė ajo se s'di ē'ėshtė frika. Patjetėr, meqė nė vdekjen jeton, dhe kur shpresa nuk ke, atėherė as frikė nuk ke. Kush me shpresėn jeton, duhet dhe me frikėn tė jetojė, e ti, i mallkuar pa shpėtim, nuk i frikohesh asgjėje.

Do tė thotė, me kėtė dėshiron tė mė habisėsh? Ēka pėr frikėn se njeh? Qė jeton nė siguri? E unė? Eh, jetoj dhe unė nė siguri, ti kėtė e di, apo jo?
Njėherė e pėrgjithmonė nga dėshira kam hequr dorė, nė bujtinėn e pėrjetshme dorėzuar i jam Zotit, pėr frikė nuk di, meqė drejtėsia ime s'ėshtė imja, veē e Krishtit, mundem ēdo gjė dhe asgjė s'mė duket e tmerrshme, nuk jetoj nė vete, sepse tė jetosh nė vete do tė thotė pushtetit tėnd t'i nėnshtrohesh, kurse tė jetosh nė Zotin, do tė thotė tė heqėsh dorė nga vetja.

Thashė - mė ke, o Zot - thashė, mė ke me tė gjitha qė kam, bėn ē'tė duash dhe ajo pėrherė do tė jetė e urtė dhe e mirė. Mė shumė nuk mė duhet, ama asgjė, kurse mbetja ėshtė jotja, o sfidues, merr ē'tė duash, virtytet apo veset, urtėsinė apo marrėzinė, drejtėsinė apo padrejtėsinė, t'i jap tė gjitha.

Shiko vetėm si ti sundon? Ēkado tė dėshirosh mund tė kesh, pėrpos njėrit. Po kėrkove tėrė botėn ta kesh, pasurinė, pushtetin, qytetet, shtetet, mbretėritė? I ke nė ēast. Dėshiron me mėkatin tė sundosh? E ke. Dėshiron me virtytin tė sundosh?

Dhe atė e ke, ke virtytet tua, erudicionin tėnd, drejtėsinė, ndershmėrinė tėnde, dhe mėshirimet tua - ēdo gjė ėshtė jotja. Dhe ēka akoma? Po ti do tė dėshiroje edhe atė tė vetmen, tė vetmen gjė - e mu atė kurrėn e kurrės nuk do tė mund ta kesh. Vetėm njė, madje edhe mė i vogėli shpirt, kur me besim para Zotit qanė, nė rrėnojė tėrė pallatin tėnd e shndėrron, asgjė nuk vlejnė qytetet dhe pasuritė tua, kotsėkoti veprat tua tė mira e tė kėqia, kotsėkoti Babilonia dhe Roma.

Pėr atė shpirt tė vetėm qė nė besim ėshtė shkrirė si dyll par imazhit tė Perėndisė, vetėm pėr atė ti do tė jepje rruzullin tokėsor dhe dielin dhe yjet. E atė s'e ke, e nuk do ta kesh.

Por ē'po flas dhe unė kur edhe ashtu e di? Ndoshta sa pėr ta harxhuar kohėn, e cila edhe ashtu mė mungon pėr ta harxhuar nė biseda tė kota.
Kėtė herė, tė vetmen herė, nėse do, mund tė bėjmė marrėveshje me ty. Njė kontratė, nė ditė, nė orė, a dėshiron?

Pėr sot do ta shtyj punėn nė Bibėl - dhe veē ke dobi, meqė kur libri i shenjtė njė ditė mė vonė del nga shtypi, pa dyshim, sė paku njė shpirt i vetėm nuk do tė ketė mundėsi tė shpėtojė, dhe ti je nė dobi. Do ta kesh pagėn. E pėr veti, unė vetėm njė e kėrkoj nga ti.

Pėr njė orė, ma trego banesėn tėnde, por me tėra ato qė ka ajo. Qė atje tė shoh papėn tė fundosur gjer nė qafė nė sulfurin pėrcėllues, prelatėt romakė t'i shoh nė hellė si egėrsira, poetėt tu dyfytyrėsh, fisin tėnd, tė mbuluar me akullin e pėrjetshėm; kėto vetėm kam dėshirė t'i shoh, syrin ta ngopi. Do tė m'i tregosh?

Pėr ty kjo s'ėshtė asgjė, asgjė s'tė pengon, kurse dobinė e ke tė siguruar, njė shpirt shkaku i vonesės sė librit tė shenjtė do tė shkatėrrohet sigurisht. Por nė aq shpirtėra sa tani Zotit do t'i ofrohen kjo s'ėshtė asgjė - e pėr ty kjo ėshtė shumė. Ē'thua? A vlen marrėveshja?

Nuk do? Asgjė nuk po flet, o leckė, po heshtė dhe asgjė mė tepėr? Po ani, mirė, nėse nuk do - nuk do, nuk do tė t'lus. Kurse tani shporru, menjėherė, mjaft u bė, flas nė tė zbrazėt, kurse koha fluturon...
Posi, kėsaj here ke triumfuar. Pėr njė moment, aq sa vetėtima vetėton, por triumfove.



Dėshirova me fuqinė time tė tė pėrzė, me vullnetin e sfiduesit njerėzor tė tė dėboj, dhe veēse do tė besoja se forca njerėzore mund tė luftojė me Satanėn. Por mė tregoi Zoti im pafuqinė time, maledictus qui confidit in homine, pėrulmė, o Zot, gratias aeternas, mėkati im. Rri aty, demon, nė qortimin tim...

Pooo... Nė ne e ke rrėnjėn e ferrit, et est radix inferni in nobis. Dhe vėrtet, e lehtė ėshtė puna jote, o shėmtak, tejet e lehtė, vetėm me dritė rrugėn e zbrazur ta ndriēosh dhe me gisht tė bėsh.

E ti, o njeri, vetėm kėmbėn ngrite, vetėm hapin ēoje pėrpara sipas dėshirės tėnde, dhe veēse ndodhesh nė shtegun satanait, veēse fluturon drejt teposhtėzės si topi, dhe veē, plotėsisht i pavetėdijshėm, nė portat e Luciferit troket.

Po, bukur e ke ti, tė gjuash shpirtėra, punė e madhe. Kėshtu Zoti botėn e ka rregulluar. E pse? Oh, o pyetje marroēe - tė pyesėsh - kjo do tė thotė tė lėshosh pe para kėrshėrisė njerėzore, ta ngacmosh arsyen e prishur, djallin ta lutėsh pėr ndihmė. Me urtėsi Zoti e ka bėrė dhe fundin, nuk pyesmi pėrse? Libri i shenjtė thotė: Cuncta valde bona, valde bona.
Siē edhe ne falmi... Peccavi, peccavi. Gabuar kam...

Dhe ēka tash, asgjė nuk mundem, duhet kėshtu tė tė baj gjithė derisa Zoti nuk dėshiron tė tė dėbojė nga ky vend?

Mėshiromė, o Zot! Mos u bėftė dėshira ime, veē jotja. Largoje nga kėtu kėtė kafshė tė urryer, kėtė kufomėngrėnės tė zi, ma largo kėtė llupės kėrmash, por mos tė jetė vullneti im, veē Yti.

Pluhur e frikė, pluhur e frikė. Grushti im ėshtė i pafuqishėm si gjemb i fishkur, e kur Ti e ngrit, do tė mbledh forca dhe do tė bėhet si hobeja e Davidit.

Ti ke pėr ta ngritur, o Zot, po e ndjej se dėshiron kėtė, do ta pėrzėsh me grushtin tim tė pafuqishėm sunduesin mė tė madh tė botės,ja ku ėshtė, po shtrėngohet nė grusht, shishja me ngjyrėn, po ani, le ta njollosė e zeza turirin e urtė tė sfiduesit, le t'ia tregojė urrejtjen tėnde. Me dorėn time, me dorėn time...

Ja ku e ke, o derr i ndyrė, shporru!

- ..... -

Hej, shėrbėtorė, a ėshtė kush atje? Shėrbėtorė, kėndej! Pasqyra, pasqyra e thyer!

Leshek Kollakovski
Perktheu:Hasan Hamėzbala
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi