Vdekja dhe Rilindja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekja dhe Rilindja

Mesazh  Jetmira prej 02.01.14 12:21

Shkenca ezoterike e sheh Kozmosin si njė tėrėsi funksionale, qeverisur nga Ligji i qenėsishėm, njėri aspekt i tė cilit shprehet nė ndėrkėmbimin e periudhave aktive me ato tė prehjes. Ky ndėrkėmbim, alternim, lejon gjithėsinė e universit tė dukshėm, tė manifestuar, vetė kėtė shfaqje, tė jetė subjekt i kėtij ndėrkėmbimi. Gjithēka, nė ēdo shkallė qenėsie, tė dukshme apo tė padukshme, subjektive e objektive, pasqyron procesin universal me ditėnetėt e vajtjeardhjet e tyre. Veē AJO GJĖ, PARIMI ABSOLUT, pa fillim, fund e ndryshueshmėri, zgjat pėrgjithmonė.

Si lart, edhe poshtė. Siē njė univers objektiv qė shkon e vjen, ashtu edhe njeriu objektiv, qė do tė thotė njeriu si e njohim ne nė pėrvojė, qė jeton nė njė trup fizik e shfaq gjithė atributet e personalitetit. Kuptimi i formimit okult tė njeriut ėshtė njė pėrgatitje e domosdoshme pėr studimin e gjendjeve tė pasvdekjes. Le t’i radhisim shkurtimisht: njeriu, si njėsi e vetėdijshme, funksionon pėrmes shtatė parimeve, tė cilat mund tė grupohen nė mėnyra tė ndryshme. Pėr tė kuptuar proceset e vdekjes dhe rilindjes, mund t’i pėrshtatim si vijojnė:

1) Treshja Sipėrore (sipas sistemit numėror tė Letrave nga Mahatma) qė janė: Atma (7. Shpirti Universal), Buddhi (6. mjeti i Shpirtit), Manas ose Mendja (5. nė aspektin e vet mė tė lartė). As Atma apo Buddhi nuk ėshtė princip individual njerėzor, por universale dhe lidhen me njeriun vetėm nė ndėrthurjen me aspektin manasik, mendor. Kjo Treshe Sipėrore quhet zakonisht Ego apo Individualitet, dhe ėshtė e pavdekshme.

2) Dyshja Mesore. Gjatė mishėirmit, mund tė thuhet se Manas projektojnė njė pjesė tė vetes mbi planet mė tė ulėta tė qenies, ku shoqėrohet me 4. Kama, parimi i dėshirave apo emocioneve, duke formuar njė dyshe Kama-Manasik-e, quajtur ndryshe fryma dhe shpirti i vdekshėm.

3) Treshja e Poshtme. Kėtu pėfshihen parimin jetėsor, 3. Prana; mjetin e saj, 2. Linga Sharira (ose Trupin Astral); dhe 1. Sthula Sharira (ose trupin fizik). Treshja e Poshtme bashkė me Dyshen Mesore formojnė Personalitetin.

Treshja e Poshtme varet nga lindja e vdekja, siē i njohim ne, dhe Dyshja Mesore varet nga pasvdekja deri nė shpėrbėrje, ja pra pavdekėsia e frymės. Antahkarana, pėrcaktuar si “ura mes Manas-ve tė larta e tė poshtme”, bėhet, kur zhvillohet, mėnyra e ndėrlidhjes mes duetit. Dy parimet mė tė larta, Atma dhe Buddhi, pėrmenden ndonjėherė si Dyshja Sipėrore, apo, derisa pėrbėjnė vėrtet Njėsi tė vetme, Monadi. Ndėrthurja e Monadit me Manas ėshtė Njeriu i Pavdekshėm. Megjithėse ne identifikohemi gjatė pjesės mė tė madhe tė jetės me Personalitetin kalimtar, Shkenca Ezoterike kėmbėngul se Vetja reale ndėr ne ėshtė shfaqje e qėndrueshme e njė Thelbi Hyjnor, VETJA UNIVERSALE.

Pėrvoja normale e gjėrave, njerėzve e ngjarjeve nė ambient – pėrvoja e pėrbashkėt e jetės nė botėn fizike – ėshtė objektive; zakonisht realiteti ndahet me tė tjerėt. Reagimet tona ndaj tė njėjtave gjėra, njerėzve e ngjarjeve janė subjektive, pėrbėrja e botės private tė ēdo individi, nė tė cilėn askush tjetėr nuk hyn dot.

Dallimi ėshtė i rėndėsishėm nė studimin e gjendjeve tė vetėdijes pas vdekjes. Shpjegimet e proceseve tė vdekjes e gjendjeve tė pasvdekjes burojnė kryesisht nga mėsimet e dhėna nga Mahatmat (Shpirtra tė Mėdhenj, Shenjtorė). Kėto mėsima kaq tė hollėsishme nuk mund tė gjenden tjetėrkund; unike pėr informacionin mbi procesin e vdekjes e ēfarė ndodh mė pas. Shfaq gjithashtu sesi kuptimi i asaj qė vdekja pėrmbledh, varet nga kuptimi i duhur i formimi i njeriut dhe procesit jetėsor tė plotė kozmik, tė cilin ky formim pasqyron.

Nė fjalė tė pėrgjithshme, kushtet dhe pėrvojat e gjendjeve tė pasvdekjes lidhen ngushtė me jetėn e sapojetuar, siē ėshtė thėnė gjithmonė edhe nė religjionet ekzoterike. Disa prej faktorėve qė pėrcaktojnė ēfarė ndodh pėrfshijnė mėnyrėn sesi ėshtė jetuar jeta e parafundit, qėllimet, shkaqet dhe interesat kryesore tė individit, mėnyra si ka pėrdorur talentet e veta dhe shanset, si pėrballoi vėshtirėsitė e ndeshura, marrėdhėniet me njerėz tė tjerė e shumė faktorė tė tjerė, si jetėgjatėsia apo mėnyra e vdekjes sė tij.

Sipas tė dhėnave nga Mahatmat, vdekja e trupit fizik ėshtė vetėm fillimi i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar, sepse, dukeqenėse njeriu ėshtė qenie e ndėrlikuar, tėrheqja e jetės nga shtresat apo parimeve tė tjera tė tij ėshtė gjithashtu e ndėrlikuar. Nė ēastet e fundit tė jetės sė vet, para se truri ndal punėn, vdekatari kqyr me hollėsi jetėn qė po mbaron.

Ēdo ngjarje zhvendoset prej trurit qė po vdes e shihet nė perspektivėn e duhur. Sipas njeriut qė ka qenė, vdekatari do t’u kushtojė mė tepėr vėmendje disa kujtimeve se tė tjerave. Ky ėshtė ēasti i sė vėrtetės, kur ai e sheh veten si ishte nė tė vėrtetė, jo siē ishte mėsuar zakonisht ta imagjinonte veten. Mendimet e tij tė fundit, ndėrsa sheh tė kaluarėn e vet t’i shfaqet, do tė kenė ndikim nė personalitetin tjetėr, ku do tė rikthehet nė kohėn e duhur, dhe pėr shkak tė rėndėsisė vendimtare pėr atė tė ardhme, pėrqendrimi vetjak i atij qė po vdes nuk duhet shqetėsuar. Me mbarimin e kėsaj kqyrjeje dhe goditjen pasuese kryesore pėr mishėrimin e ardhshėm, vjen humbja e vetėdijes.

Cilidoqoftė lloji i vdekjes, vetėdija shuhet “si flakė qiriu”. Jeta tėrhiqet ngadalė prej mjeteve tė ulėta, fillimisht prej atyre tė Treshes sė Poshtme e pastaj, mė ngadalė, prej Dyshes Mesore. Ku jeta ikėn prej tyre, mjetet, herėtavonė, shpėrbėhen dhe pėrbėrjet rikthehen nė pellgun e madh tė jetės pėr t’u ripėrdorur. Dėshmitė e njerėzve tė shpallur tė vdekur klinikisht, por qė janė rikthyer nė jetė, pėrmbajnė prova qė para, gjatė apo pas shfaqjes, individi mund tė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr njė Prani madhėshtore, tė afėrt e tė fuqishme. Mund tė provohet thjesht si dritė, apo dritė e shenjtė qenie drite, shpesh e lidhur me Hyjninė. Me fjalė teozofike, kjo mund tė jetė ndjesi e Egos Shpirtėrore Hyjnore, qė ndriēon mbi vetėdije nė atė skaj tė fundit. Vetė shfaqja tregohet zakonisht nė rastet e regjistruara.

Njė pėrvojė tjetėr e zakonshme ėshtė tė qenėt i ndėrgjegjshėm pėr njė pengesė qė ndal rrugėn; disa ndiejnė se ishin nė njė tunel apo luginė tė errėt, ku duhej kaluar pėr tė mbarritur nė dritė. Mbase kapja e dritės ishte ēasti i vdekjes, e cila nė kėto raste nuk ndodhi.

Faza tjetėr, pas humbjes sė vetėdijes qė ndjek shfaqjen, pėrshkruhet nė Letra nga Mahatma si njė luftė “vdekjeje” – njė term i pavend, mbase, gjersa duket se tregon pėr njė eksperiencė tė dhimbshme e tė vetėdijshme: lufta, siē pėrshkruhet nė letra, ėshtė mė shumė njė ndarje e vetvetishme e elementėve Egoikė nga ata personalė nė natyrėn e njeriut. Si mė sipėr, parimi i Pestė, ose Manasik, ėshtė duet nė mishėrim, pjesėrisht, nė aspektin e tij mė tė epėrm, duke qenė i lidhur me Monadin, e pjesėrisht, nė aspektin mė tė poshtmė, duke u bashkėngjitur me Kama, parimi i Katėr ose dėshiror. Kėto dy mėnyra funksionimi tė parimit Manasik shpjegojnė termin Manas “i epėrm” dhe “i poshtmė”.

Bashkė me Monadin dhe Manas e epėrme formojnė si rrjedhim Dyshen Sipėrore, ndėrsa bashkė me Kama dhe Manas tė poshtme formojnė Dyshen e Poshtme. Lufta zhvillohet mes kėtyre dueteve. Kur njeriu vdes, parimi i tij i dytė e i tretė vdesin bashkė me tė; treshja e poshtme zhduket, ndėrsa parimi i katėrt, i pestė, i gjashtė, dhe i shtatė formojnė Katėrsorin mbijetues…kėshtu qė, ėshtė luftė “vdekjeje” mes dualiteteve tė Epėrme tė Poshtme. Nėse i epėrmi fiton, i gjashti, meqenėse pėrmban nė vetvete kuintesencėn e sė Mirės nga i pest – dashuritė fisnike, synimett shenjtėrore (megjithėse tokėsore), dhe pjesėt mė tė Shpirtėrore tė mendjes sė vet – ndjek urtakun (tė shtatin) e vet nė Gjendjen “Ngjizėse”; dhe i pesti e i katėrti mbeten lidhur si guacka boshe…

Kur nuk ka rrethana tė jashtėzakonshme, Gjendja Ngjizėse vazhdon derisa – shumė vjet mė vonė (nė terma tokėsorė) – vetėdija rikthehet. Pastaj vjen njė shfaqje e dytė e jetės sė sapokaluar, ndjekur nga dalja graduale drejt njė gjendjeje lumturie tė hareshme, me vetėdijen se rrethohesh nga familjarė, tė dashur e gjėra tė njohura. Kėto pėrvoja, gjithėsesi, janė plotėsisht subjektive, si ėndrra tė gjalla, por tė paktėn kanė aq realitet sa ajo ēka quajmė jetė e vėrtetė.

Kjo ogjendje, e cila pėr ėndėrruesin ėshtė realitet, njihet si Devachan, fjalė sanskritisht “banesa e zotave”, dhe pėrcaktohet nė Fjalorin Teozofik si gjendja e ndėrmjetme mes dy jetėve tokėsore, gjendje ku Egoja (Atma-Buddhi-Manas ose Trinitija bėrė Njė) hyn, pas ndarjes sė saj nga Kama Rupa dhe shpėrbėrja e parimeve tė poshtme nė tokė. Natyra e Devachan si gjendje, jo si vend, nėnvizohet nė njė pėrcaktim tjetėr, ku pėrshkruhet si kusht, gjendje hareje mendore. Filozofikisht njė gjendje mendore e ngjashme me ėndrrėn mė tė gjallė, por shumė mė reale dhe e ndezur. Ėshtė gjendja e pasvdekjes shumicės sė vdekatarėve.

Nė atė gjendje, entiteti quhet Devaēani. Gjen gjithė tė dashurit e vet gjatė jetės, rrethuar nga idealizma; pėr mė tej, provon pėrmbushjen e ėndrrave dhe ambicieve me vlera, gjėrat mė fisnike nė synimet e veta tokėsore. Gjendja ėshtė plotėsisht shpirtėrore, pa elementė tė rėndomtė; gjendje ndriēimi, prehjeje, rigjenerimi dhe shpėrblimi pėr vuajtjet. Duke qenė subjektive, sidoqoftė, ėshtė njė botė private qė s’mund tė ndahet me tė tjerė, e ngjashme me botėn vetjake tė ėndrrave: shkurtimisht, pavarėsisht aktualitetit tė gjallė, ėshtė gjendje iluzioni e vetėkrijuar. Miqtė tanė atje, ambienti, nuk janė realitet objektiv.

Ēėshtja e kthimit nė botėn nga ku Egoja ka ikur ėshtė e prerė: mjetet e nevojshme pėr tė ekzistuar nė planet e poshtėm janė shpėrbėrė, rrjedhimisht nuk ka kthim tė mundshėm. Devaēani, nė botėn e tij private, nuk ka dijeni pėr ēka ndodh nė botėn nga iku. Nė nivelin Egoik, mund tė komunikojė rastėsisht me Ego tė tjera, pėrfshirė ata qė janė ende nė botėn fizike, janė gjallė nė tokė. Por aftėsia e tė gjallėve pėr t’u vetėdijėsuar pėr kėto komunikime nė gjendje tė zgjuar varet nga ndjeshmėria e zhvillimi i tyre; ku kushtet lejojnė, vetėdija e tyre, sipas Blavatsky, u jep pėrshtypjen e ndjesinė se janė takuar me njė tė dashur tė vdekur e kėshtu ngushėllohen nga kjo.

Si gjithė proceset dhe gjendjet e tjera, kjo fazė e pėrvojės sė pasvdekjes vjend drejt njė fundi. Si nisi gradualisht, po ashtu mbaron, edhe njėherė humb vetėdija, por nė rastin normal pas shumė vjetėsh (nė terma tokėsorė). Pastaj vjek koha pėr njė mishėrim tė ri, parimet mė tė ulėta riformohen, pjesėrisht prej materialeve tė vjetra. Kur lindja e re ėshtė e pashmangshme Egoja ka njė paravizion tė prirjes sė pėrgjithshme tė jetės qė po vjen dhe ēfarė duhet tė pėrmbushet. Pavetėdija kthehet derisa sytė fėmijėnorė shohin pėrsėri mbi tokė. Rrethanat e lindjes sė fėmijės, ambienti, koha e vendi, familja dhe rrethanat, prirjet qė shoqėrojnė rikthimin dhe ngjarjet e mundshme pėr tė ndodhur, tė gjitha kėto kushtėzohen nga Karma. Kėto janė ekuilibrat e mbledhur jo vetėm prej mishėrimit paraardhės, por edhe nga gjithė jetėt e mėparshme.

Kur njė mishėrim ndalet para kohe, nga sėmundje, aksident, luftė, apo vetėvrasje, cilki normal i pėrvojave mes vdekjes e rilindjes do tė kalojė nė ndryshimet pėrkatėse. Pėrshembull: nė rastin e vdekjes nė moshė tė vogėl, fazat e pėrshkruara si shfaqje, periudha e luftės dhe ngjizjes do tė jenė tė shkurtra, pasi nuk ka pėrvojė tė mjaftueshme pėr pėrvetėsim. Mund tė ndodhė, kur vdekja ndodh nė fėmijėri, qė parimet e brendshme tė fėmijės nuk shpėrndahen por kthehen nė trupin e ri.

Ky ėshtė rimishėrim nė kuptimin e vėrtetė tė fjalėpėrfjalshėm. Njė i ri qė vdes papritur, ushtar pėrshembull, mund tė mos kuptojė pėr njė farė kohe se ka vdekur, derisa tė shpėrbėhen parimet nėpėrmjet njė procesi gradual normal. Pastaj do tė bėhet i pavetėdijshėm dhe proceset normale tė vdekjes do tė vazhdojnė. Ndėrkohė, pėr sa kohė qė njėfarė ndėrgjegjeje mbijeton nė parimet e poshtme, si nė kėtė rast, dhe derisa Egoja tė niset drejt Devachan, disa komunikime reale mund tė ndodhin, por vetėm pėrmes njė mediumi (ndėrmjetėsi). Kur proceset normale tė vdekjes marrin rrugė dhe Egoja largohet, nuk ka mundėsi tė tilla; kėshtuqė vetėm guacka, dueti i mesėm i braktisur mund tė kontaktohet.

Vetėvrasja shfaq njė pamje tjetėr. Ndryshe nga ushtari, vetėvrasėsi ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e vet. Thuhet se ruan njėfarė vetėdijeje. Mund ta brejė ndėrgjegja, duke ngelur nė njė gjendje tė trrshtuar, derikur jeta e tij do tė kishte vazhduar normalisht, por gjendja e tij mendore do tė varet nga motivi i dhėnies fund tė jetės sė vet nė tokė.

Vuajtja ėshtė gjithashtu fati i atyre qė vdesin tė pushtuar nga pasione tė forta jonormale, si dėshira e pakontrolluar pėr kėnaqėsi fizike, ushqim, pije, seks, zotėrime materiale apo ambicie detyruese tė pakėnaqura. Pėrveē vuajtjes qė njė individ sjell mbi vete nga tėrheqja pėr kėnaqėsi fizike, nuk ka pėrvoja qė i pėrkasin ferrit tradicional.

Nuk ka as dėnime pas vdekjes pėr sjellje tė kėqija trupore, pasi Karma rivendos peshoren nė kėtė botė pėr tė kėqijat qė ndodhin kėtu; ēfarė mbillet nė botėn fizike duhet korrur nė botėn fizike, pasi Ligji ėshtė pėrsosshmėrisht i drejtė.

Nė Shkencėn Ezoterike vdekja shihet si ēlirim nga kokėēarjet e vuajtjet e jetės tokėsore dhe njė fund gjithashtu i gėzimeve nė tokė, qė janė pashmangshmėrisht tė pėrkohshme. Kur ora vjen, mirėpritet nga shumė njerėz, pasi ėshtė gjumi i gjatė “qė thur mėngėn e shthurur tė kujdesit, balsami i mendjeve tė plagosura, shtegu tjetėr i Natyrė sė Madhe”, qė na pėrgatit pėr njė ditė tjetėr jete mbi tokė.

Marrė nga Hyjnia, Kozmosi dhe Njeriu – Geoffrey Farthing
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi