Vetmia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vetmia

Mesazh  Neo prej 25.10.08 13:45

Vetmia



Ėshtė mė se e vėrtetė se nė shumė vende me kultura moderne potencohet mė tepėr idividualiteti nė vend tė grupip apo familjes..

Shumė tė rinjė jetojnė vet, dhe shpesh pėr shkak tė punės, shkollės. Presioni i jetės ndoshta dhe nuk u braktisė atyre mjaftė kohė pėr raporte kualitative me tė tjerėt.

Vetmia shikuar nga aspekti seksual

Pėrmes televizionit, filmave dhe librave kulturat moderne, na bėjnė me dije se e vetmja lidhje qė ka kuptim ėshtė ajo romantike apo seksuale. Athua sa ėshtė e vėrtetė kjo, e cila aq shumė ėshtė ngulitur nė ndėrdijen e njeriut.

Prandaj nėse nuk e kemi njė lidhje tė tillė ne ndihemi tė shmangur, apo pėrpiqemi tė gjejmė kuptimin e jetės nė lidhje tė tilla, por shpesh pa sukses! Dhe ato lidhje janė private dhe tė mbyllura, duke mos lėnė hapėsirė pėr miqėsi tjera, dhe nėse njė ditė pėrfundojnė (ndėrprehen) ne s'kemi ku tė drejtohemi, s'kemi miqėsi tė vėrteta e tė zakonshme.

Vetmia ėshtė univerzale

Psikiatri Dr. Chris Andrew thotė: "Vetmia ėshtė univerzale. Kam shumė pacientė, nė veqanti ata qė nuk janė nė martesė, tė cilėt kanė ndjenjė tė fuqishme se nuk janė pjesė tė familjes, se nuk kanė arritur tė "lidhen". Ndihen tė mangėt, tė paplotėsuar, ndihen se askuj dhe askund nuk bėjnė pjesė askuj nuk i takojnė dhe se nuk janė nė atė qė quhet normale".

Ajo qė befason ėshtė se, personat e turpshėm dhe tė qėtė nuk janė tė vetmit qė e ndjejnė vetminė.

Po ashtu njė ndjenjė tė tillė mund ta ketė edhe personi qė ėshtė ngazėllyes me ēdonjėrin, edhe ai qė vazhdimisht mahitet, qeshet, qė vepron haptazi, por qė nė tė vėrtetė frikohet tė lidhet me tjerėt nė lidhje serioze, e me kėtė njerėzit i mbanė nė distance.

Si duket personat e tillė kanė shumė miq, por pėr brenda vuajnė. Njerėzit e tillė nė tė shumtėn e rasteve janė tė lėnduar nė fėmijėri me keqpėrdorime emotive apo seksuale. "

A kemi pėrgjigje pėr kėtė?

PO! Megjithkėtė do tė duhet tė pėrvjelni krihtė dhe tė pėrpiqeni vet. Ja disa ide se si vlenė tė mendohet:

-Mbani mend, ju jeni njėri nga 25% e njerėzve nė botė (pėrafėrsisht) qė ndihen njėjtė.

-Prandaj bėjeni hapin e pare!

-A keni ndonjė hobi apo diēka qė ju tėrheq? Gjeni grumbullin qė ka tė njėjtin interesim dhe bashkangjituni.

Mos kėrkoni pėrgjigje pėr vetminė nė mardhėnjet seksuale. Shumė njerėz, e nė veqanti vajzat, shkojnė prej njė lidhjeje tė shkurtėr seksuale deri te tjetra, duke kėrkuar me dėshprim afėrsi dhe kuptim pėr jetė.

Pėrdallim meshkujt kur gjejnė lidhje, zakonisht janė tė interesuar vetėm pėr lidhje tė shkurtėr seksuale dhe nuk ofrojnė mė tepėr si kundershpėrblim. Ju jeni mė tė vlefshėm se kjo gjė!

Madje edhe nė lidhjet stabile, nė lidhje afatgjate apo nė martesė nuk duhet pritur nga partneri juaj qė t'i kėnaqė gjitha nevojat e juaja emocionale.

Ai / ajo natyrisht se do tė duhej t'i plotėsoj shumė nevoja tuaja ngase partneri i juaj do tė duhej tė ishte edhe miku juaj mė i mire. Mirėpo gjithsesi duhet tė keni edhe rrjetin e raporteve tė mira me miqtė tjerė, tė jepni dhe tė merrni ndihmė dhe pėrkrahje.

Jeta nuk ėshtė film e as roman

Mund tė duket se ėshtė mė lehtė ta jetojmė jetėn tonė pėrmes personave tė paramenduar nga filmat, librat dhe madje edhe pėrmes lidhjeve nga Interneti. Mirėpo jo, mardhėnjet e tilla nuk janė reale!

Personazhet nga filmi dhe librat nuk sillen dhe nuk flasin si gjithė njerėzit e vėrtetė! Ajo ėshtė vetėm botė e ėndėrrave dhe shumė dallon nga bota e vėrtetė. Jetoni nė botėn reale!

Tė jesh i dėshiruar dhe i nevojshėm ėshtė pėrgjigje e madhe ndaj vetmisė. A ekziston ndonjė mėnyrė si mund t'i ndihmoni njerėzit tjerė? A mund tė bėni diēka si vullnetar?

Mund tė vizitoni spitalin, njerėzit e vjetėr, tė ndihmoni nė qendra pėr kėshillim, nė institute pėr varėsi… Lista e aktiviteteve ėshtė e pafundė.

Apo mjafton tė bėheni dėgjues tė mire, t'i kuptoni tė tjerėt si ndihen dhe t'u ofroni ndihmė. Pėrmes ndihmės qė ia ofroni tjerėve, fitoni miq dhe e braktisni vetminė!

Asnjėherė mos prit qė tė tjerėt t'ju shkruajn letėr apo e-mail, apo t'ju telefonojnė


Bejėni ju hapin e pare. Dhe nėse del qė ata janė tejet tė zėnė, kjo nuk do tė thotė se ju hedhin. Provoni edhe herėn tjetėr!

Mos pini sė tepėrmi - kjo mund t'jua merr ndjenjėn e vetmisė vetėm pėr disa orė, por nuk e zgjedh problemin e vėrtetė.

Ndoshta ndiheni tė larguar nga tė tjerėt pėr shkak tė gjėrave tė gabuara qė u kanė bėrė, apo ju u keni bėrė atyre. Kėto gjėra ngrisin mure mes juve. Mos u bėni krenar qė tė kėrkoni tė pendohen, madje edhe nėse mendoni se ajo ishte gabim i tyre!

Nėse nė fėmijėri keni patur traumė pėr shkak tė raportit tė keq tė prindėrve, apo madje edhe keqpėrdorimeve seksuale ndaj jush, mos e gėrmoni atė ndjenjė. Megjithatė ėshtė e mundshme qė t'i mposhtni ato lėndime.

Jemi tė krijuar qė tė jemi qenie shoqėrore. Gjith ne kemi nevojė dhe na duhen njerėzit tjerė. Nė njėrėn nga shkrimet e vjetra shkruan: "Nuk ėshtė mire qė njeriu tė jetė vet!". Ky shkrim deri nė ditėt tona e mbijetoi historinė. A e dini kush e ka shkruar atė?


Edituar pėr herė tė fundit nga Neo nė 21.12.15 16:43, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

vetmia

Mesazh  lleila prej 01.03.09 22:46

Per vetmine psikologu Erik From shkruan ne raportin LIRI-Vetmi.

Njeriu gjithmon synon te arrije lirine e tij, e kerkon me cdo kusht, lufton per te, por ne momentin kur arrine ai rrezikohet nga vetmia.

Erik From paraqet kohen e skllavopronareve, skllaverit duke u nisur nga ajo se si ata kane jetuar pa as nje te drejt, ata kishin nevoje per liri, ishin te etur per te, po mbi te gjitha From thote se skllaverve ju ka munguar liria por nuk jane ndjere te vetmuar .
avatar
lleila

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetmia

Mesazh  Neo prej 21.03.15 10:05

Megjithatė, mua mė pėlqen vetmia

Intervistė| Tom Ford




Flet amerikani Tom Ford, stilist dhe drejtor filmi.



Zotėri Ford, a keni pasur ndonjėherė krizė tė mesit tė jetės?

Po. Largimi nga Gucci ishte shkatėrrues pėr mua. Ishte shkatėrrues pėr arsye se unė kisha dhėnė gjithēka nė atė punė pėr pesėmbėdhjetė vjet dhe krejt papritur unė nuk kisha mė identitet. "Kush jam unė? Ēfarė po bėj? Nuk kam asnjė forum pėr tė folur me dikė mė ose tė pėrcjellė mendimet apo idetė e mia". Ndoshta e teproja me pijen - gjė qė kur jeton nė nė Londėr ėshtė shumė lehtė pėr ta bėrė. Vėmendja me kaloi nė gjėra qė nuk ishin tė rėndėsishme. Kėshtu qė po, unė kisha njė krizė tė vogėl tė mesit tė jetės. Uroj tė kishte njė term mė tw mirė pėr kėtė. Ajo vjen pėr tė gjithė, ndoshta nė tė tridhjetat, ndoshta nė tė dyzetat, ndoshta nė vitet e gjashtėdhjeta ose shtatėdhjeta, kush e di. Mbėrrin nė momentin kur mendoni se ora po troket dhe pyesni nėse me tė vėrtetė je duke shfrytėzuar nė maksimum jetėn tuaj.


Duket qė kur i keni tė gjitha nė jetė, ėshtė mė lehtė ta humbni veten.

Dhe kur i keni tė gjitha, ėshtė mė lehtė ta kushptosh se kėto nuk janė gjėra tė rėndėsishme. Fatkeqėsisht, shumica e njerėzve nuk e arrijnė kėtė pikė. E kalojnė jetėn duke u pėrpjekur dhe prapė nuk mėsojnė. Tė tjerėt e kuptojnė kėtė nė moshėn njėzet vjecare dhe janė plotėsisht tė balancuar e tė pėrmbledhur dhe e kuptojnė se si t'i kontrollojnė gjėrat qė nga mosha e re.


Si do ta pėrshkruaje gjendjen tuaj mendore momentalisht?

Mė duket se nuk kam nevojė pėr asgjė pėr tė pasė jetė tė mirė, Unė jam rritur nė New Mexico dhe sado qė kalojnė vitet, aq mė pak kam nevojė pėr kulturė bashkėkohore, qyetete tė mėdha, dhe tė gjitha ato gjėra me tė cilat bombardohemi. Jam mė i lumtur nė fermėn time nė mes tė askundit kur shoh njė insekt duke bartur gjethe nė bar, duke dėgjuar heshtjen, duke kalėruar, dhe duke qenė nė qiell tė hapur. Kėshtu qė kam njė lloj sigurie qė nė rast se i humb tė gjitha nė jetė, do tė jem shumė i lumtur me gjėra tė thjeshta sepse kėto gjėra janė tė rėndėsishme nė jetė.


Pra, glamuri pas tė cilit ju qėndroni, nuk ju intereson mė?

Pas vetėm dy muajsh nė New Mexico, e kam kuptuar qė unė mund tė punoj prej cfarėdo vendi. Nė fund tė fundit, unė jam njeri qė e pėlqej vetminė; nuk jam shumė i shoqėrueshėm. Pėr shkak tė natyrės sė punės sime, njerėzit mendojnė qė unė dal cdo natė, por nė fakt unė urrej kėtė. Jam person qė pėlqen tė rrijė vetėm dhe tė takojė disa shokė tė afėrt. Jam njeri i turpshėm dhe meditues.
A frymėzohesh mė sė shumti nga natyra? Natyra ėshtė bukuria perfekte, nė fund tė fundit.

Po, natyra ėshtė gjėja mė e pėrafėrt me Zotin dhe nuk nėnkuptoj Zotin e ndonjė feje, por lidhjen time me universin, lidhje tė cilėn unė mendoj se e kemi humbur. Indianėt e Amerikės e kishin kėtė lidhje dhe ku unė jetoj, nė fakt ėshtė qendra e civilizimit Indian Anasazi. Madje unė i kam dy rrėnoja tė mėdha tė Anasazive, aty ku e kam fermėn. Nuk po them qė pa dyshim ka njė lidhje shpirtėrore qė del nga ky vend, por qė mund tė ketė. Kur je afėr tokės dhe ngrihesh kur lind dielli dhe shkon pėr tė fjetur kur agon, kjo vė gjithcka nė perspektivė.


Me tė vėrtetė?

Po, gjithcka tjetėr ikė vetvetiu. Ne e kemi humbur kontaktin me tokėn. Qentė nuk ndjejnė faj, qentė nuk kanė komplekse tė pasigurisė, qentė nuk mendojnė qė ju nevojitet nje shtėpi mė e madhe se e qenve tjerė. Qentė janė plotėsisht vetja e tyre. Janė shumė intuitivė dhe nuk mendojnė pėr vdekjen. Shtrihen nė shpinė, dhe kėnaqen se si kjo i bėn tė ndihen. Mendoj se kjo ėshė njė lloj apeli qė na e bėjnė kafshėt, kjo ėshtė ajo qė ėshtė e rėndėsishme.
A jeni person shpirtėror?

Jam person shpirtėror nė kuptimin e fesė sė lindjes. Kam mėsuar se lumturia nė tė gjithė ne ėshtė si njė ndėrprerės qė e komnadon nė tru. Kjo nuk ka tė bėjė me blerjen e njė shtėpie tė re, makine tė re, tė dashure tė re, apo njė palė kėpuca tė reja. Kultura jonė ėshtė shumė e koncentruar nė kėtė gjė; ne kurrė nuk jemi tė lumtur me atė qė e kemi sot. Ne gjithmonė mendojmė qė na duhet dicka tjetėr qė tė jemi tė lumtur.
Kjo po tingėllon sikur e keni shumė tė vėshtirė tė jetoni nė Hollywood, sic presin tė gjithė nga ju.

E kam pasur shumė tė vėshtirė tė mirrem me kėtė dhe kam mėsuar se si t'i ndaj kėto gjėra nga njėra-tjetra. ėshtė njė performancė, dhe jam unė qė po e luaj njė rol. Nuk po them se nuk ka aspekte qė nuk mė pėlqejnė; une i dua femrat e bukura, fustanat e bukur, dhe lulet e bukura. Por tė gjitha kėto duhet tė mbesin nė perspektivė. Nuk ka asgjė tė keqe ta duash faktin se ne tė gjithė jemi qenje fizike por duhet t'i mbash nė perspektivė. ėshtė thjeshtė njė shmangie. ėshtė njė nga gjerat e mira nė jetė, sikur kur han njė biftek tė mirė apo njė puthje e mirė - nė rregull, njė puthje e mirė ėshtė ndoshta mė e vlefshme se tė gjitha gjėrat tjera - po kėto janė gjėra qė do t'i lėsh mbrapa kur ikė nga ky planet. Kur unė tė gjendem nė shtratin e vdekjes, nuk ma merr mendja se do tė jem duke menduar pėr njė palė kėpucė tė mira qė kam pasur apo pėr shtėpinė time tė bukur. Do tė jem duke menduar pėr mbrėmjen qė kam kaluar me dikė kur kisha njėzet vjetė dhe kur ndihesha plotėsisht i lidhur me ta.


Me tė vėrtetė je kaq romantik?

Po, jam vėrtetė romantik,
Sa kohė tė merr qė cdo mėngjes tė bėhesh ai Tom Ford pėr tė cilin folėt?

Mė merr shumė kohė qė tė bėhem ai person qė tė tjerėt qė tė jem. Kur unė jam nė depresion, dhe po kaloj njė ditė tė keqe apo kur dicka e keqe mė ndodhė apo kur duhet tė ballafaqohem me dicka tė tillė, unė e kryej njė ritual shumė preciz duke u veshur nė mėngjes. Nė njėfarė mėnyre veshja ėshtė si njė mbrojtės i blinduar; duke veshur shtresė-mbi-shtresė. Nėse cdo gjė ėshtė nė rregull nė botėn time materiale, atėherė unė jam nė gjendje ta kapėrcej atė situatė. Ky perfeksion vjen nga shenja ime e Virgjėreshės. Bota ime e brendshme ėshtė e lidhur me botėn time tė jashtme. Nėse shtėpia ime ėshtė e thyer, unė jam i thyer. Nėse unė jam i pėrmbledhur, gjithcka ėshtė e pėrmbledhur. ėshtė njė lloj balanci.


Pėr shumė vite, e keni kaluar jetėn me tė dashurin tėnd, Richard Buckley. A ėshtė ai ideja jote e jetės sė mirė?

Rishard ėshtė personi qė unė e dua mė sė shumti dhe me tė cilin jam bashkė qė 23 vite. Kėshtu qė po, mirėpo aq janė edhe qentė e mi. Kam pyetur veten "Nėse unė vdes nesėr, cilat gjėra do t'i kujtoj?" dhe e kam kuptuar qė loja me njėrin nga qentė e mi ėshtė njė prej gjėrave mė tė cmueshme nė jetėn time! Kjo do tė ishte dicka qė do tė mė mungonte shumė.
Duhet tė jetė shumė e rėndėsishme qė ta kesh dikė qė e kalon me ty kėtė udhėtim tė jetės, dikush qė tė tregon qė jeta nuk ėshtė shfaqja e ardhshme e modės apo reklamat qė i bėn.
Natyrisht qė ėshtė e rėndėsishme. Unė akoma kam shokė me tė cilėt kam shkuar nė shkollė. Shumė prej tyre kanė punuar me mua pėr 18 vitet e fundit. Kur e gjeni dikė tė mirė, mbajini! Mbaji nė jetėn tėnde.


A i cmoni vecanėrisht njerėzit tuaj tė afėrt pėr arsye se e keni tė vėshtirė tė takoni njerėz tė rinjė?

Sinqerisht, unė nuk takoj dhe aq shumė njerėz. Unė jam i martuar por askush nuk mė afrohet, kurrė. ėshtė sikur unė nuk ekzistoj seksualisht, As edhe njė.
Ti megjithatė je Tom Ford, kėshtu qė ndoshta njerėzit mendojnė qė as nuk kanė shansė.

Ndoshta kjo ėshtė arsyeja, por as edhe njė pėrson i vetėm nuk flirton me mua, askush nuk mė afrohet. Zakonisht kur njerėzit bėhen personal me mua, nė fund tė bisedės duan tė mė japin kartėn e tyre tė biznesit.


Pra dėshiron qė mė shumė njerėz tė tė ngacmojnė?

Natyrisht! (Qesh) Pse jo? Nuk po them se do tė reagoja, mirėpo do tė ishte mirė.


Burimi: http://the-talks.com/interviews/tom-ford/

GazetaExpress

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetmia

Mesazh  Luli prej 30.04.15 21:40

Ėndrra tė ndryshme – Vetmia si “sėmundje” e turpshme?

Oscar Bentton kur kėndonte “Ėndrra tė ndryshme” (Different Dreams) na “foli” pėr njė dashuri “tė dėshtuar”, por na bėri kurioz pėr “kohėzgjatjen e jetėgjatėsisė sė ditėve tė lumturisė sė tyre”. Secili prej dy partnerėve, zgjodhi rrugė tė ndryshme nė jetė… A ekziston ribashkimi, apo hakmarrja bėn qė tė mbėshtetėsh kokėn nė kraharorin e dikujt tjetri?

“Kur u linde ti qaje, ndėrkohė qė tė gjithė rreth teje qeshnin. Ndėrtoje jetėn nė mėnyrė tė atillė, qė kur tė vdesėsh tė jesh i vetmi qė qesh, ndėrkohė qė tė gjithė tė tjerėt tė jenė duke qarė”, – na ka kėshilluar Paulo Koelho, ndėrsa e kanė pyetur “A mund tė jetojė njeriu i vetėm?”.

Vitet rrjedhin dhe kuptojmė se, dikush vėrtet, duhet tė na thotė se “vetmia ėshtė diēka e kėndshme, por qė na duhet dikush qė tė na e thotė se ajo ėshtė e kėndshme”. A duhet ta harrojmė pasionin pėr atė ēfarė kemi pasur, apo si Bukovski qė na thotė: “Nga shtrati nė shtrat, pėr tė gjetur TĖ VETMEN!”.

Xhim Morrison ka nje tjetėr ide: “Vetmia ėshtė tė dėgjosh erėn dhe tė mos mundesh t’ua tregosh tė tjerėve”

E nisėm kėsisoj gjithēka qė thamė mė sipėr, pasi fenomeni tė mos qėndrosh “i vetėm” ka marrė njė tjetėr kuptim, sot. Gati ēdo ditė, dėgjojmė raste tė marrėdhėnieve mashkull-femėr, tė cilat po shndėrrohen nė njė fenomen i tė ashtuquajturit “forcė e zakonit”. Nė shumė raste, pas njė ndarjeje, ata hidhen pa ndjenja nė krahėt e dikujt tjetri.

Pėr mė tepėr, nuk arrijė tė gjejnė forcėn brenda vetes pėr tu marrė dhe rikuperuar tė shkuarėn e tyre. Silva, njė e re, ish-studente e Fakultetit tė Shkencave Sociale, ėshtė shprehur se: “nuk je asnjėherė vetėm…sepse mė e fundit, je nė shoqėri me veten. Nė se nuk arrin ta shijosh shoqėrinė e vetes, ka ndonjė problem qė duhet zgjidhur, para se tė hidhesh nė krahėt e tjetrit. Fillo mė mirė pak monologė me veten..”.

Sigurisht, jo tė gjithė e pėlqejnė vetminė. Disa kanė frikė, ndėrsa tė tjerėt e kėrkojnė si domosdoshmėri pėr tė plotėsuar egon, nė artin e tyre. Ndodh njė ēast qė trishtohesh dhe kėrkon tė dalėsh nga ajo botė ku je mbyllur. Ndodh tė dalėsh, tė dėfrehesh dhe tė humbėsh nocionin e vetmisė duke thėnė: “Nuk dua tė ndihem i vetėm. Duhet tė gjej dikė me patjetėr!”. Dhimbjen e humbjes e zėvendėson me njė tjetėr, duke “gjetur” hapėsira boshe drejt kėrdundit. “Vetmia”, ėshtė shprehur Edmond Tupe pėr VIP, “rri kaq shumė me mua, sa mė ėshtė bėrė shoqe e pandarė”. Kėto janė nė fakt vargjet e njė kėnge franceze, qė Tupe e ka tė parapėlqyerėn e tij.

Sipas Tupe-s, “ajo ėshtė mikesha besnike qė nuk e tradhton kurrė dhe nuk mėrzitet prej tradhtive tė njeriut. Dalim nga vetmia e barkut dhe hyjmė nė vetminė e hiēit”. Tupe flet pėr vetminė qė ndjenja e saj, nuk ndodhet nė skajet e jetės, por tė shoqėron plot vlera. “Sidomos pėr intelektualėt, pasi i krijon hapėsirė tė rrijė dhe prodhojė mendimet me veten. Ai nuk e kalon krejt i vetėm, por nė njė shoqėri tė veēantė, tė heshtur por plot zėra, brenda saj pėrmbledh librat dhe mendimet. Ajo ka njė efekt stimulues, ēlirues dhe emancipues, duke tė ndihmuar nė marrėdhėniet me veten dhe tė tjerėt”. “Pa natė s’ka ditė, pa qetėsi s’ka zhurmė, pa urrejtje s’ka dashuri, – pa vetmi s’ka marrėdhėnie shoqėrore – ka shtuar Tupe sė fundmi, pasi vetėm duke qėndruar me veten, mund tė reflektosh dhe tė bėhesh i aftė, pėr tė pasur raportet e duhura me njerėzit.

Tė moshuarit thonė: “gjej njė person qė kėrkon dhe komunikon me ty qė tė mos mbetesh i vetmuar nė pleqėri”, por shumė syresh, thjesht njohin njė person, pėr tė mos u ndjerė i vetmuar. Leda, njė e re nga Tirana, pak ditė pas ndarjes nga i dashuri i saj pas njė marrėdhėnie 1-vjeēare, brenda pak ditėsh filloi kėrkimin e njė mashkulli tė ri. Moskomunikimin me tė, ajo do ta konsideronte si “mashkullin e saj, Macho”. Vjen ndarja. Njė hapėsirė qė e hodhi atė mė tutje, nė pėrhumbje. Vargjet e njw poezie me titullin “Vetmia” na rrėfejnė : “Kur ndjehesh i vetmuar / kėrkon tė tė dashurojnė / kur ndjehesh i vetmuar / kėrkon tė dashurohesh / kur ndjehesh i vetmuar / kėrkon tė tė kujtojnė / kur tė pėlqen tė jesh i vetmuar / thjesht martohesh…”Vetmia, si frikė apo ndjenjė egoiste?

Sipas komenteve qė gjen rėndom nė virtual, fraza mė e pėrdorshme e njė burracaku klasik ėshtė “e kam bėrė vetė” – pra vetėm, pa ndihmėn e askujt. Vetmia mund tė jetė mburoja mė e mirė e njė egoisti – “s’kam nevojė askėnd. Ia dal vetė mbanė”. Vetmia ėshtė pjesė edhe e folklorit shqiptar: “Mora rrugėn pėr Janinė, isha vetėm”. Vetmisė nuk duhet t’i druhesh, duhet ta respektosh. Shumė njerėz krijojnė lidhje intime me persona qė nuk i duan, vetėm nga “frika” pėr tė mos ngelur vetėm.

Por ka edhe disa syresh qė thonė se, “njerėzit e vetmuar kanė karakter tė fortė”. Sipas komenteve, kėta njerėz nuk ndjejnė nevojėn e personave tė tjerė pėrreth dhe kanė besim tė plotė nė vetvete. Kanė nevojė pėr prezencėn e tyre vetėm si figura por jo si qenie, pasi ata edhe kur janė midis njerėzve janė pėrsėri vetėm. Disa syresh i shpjegojnė kėto fenomene si “arsyet e njerėzve me karakter tė dobėt. E kundėrta ndodh me tė vetmuarit, qė nuk e ndjejnė nevojėn e personave tė tjerė dhe kanė besim te vetvetja. Kanė nevojėn e tė tjerėve vetėm si figura, por jo si qenie, kjo pasi ata edhe kur janė mes njerėzve janė pėrsėri vetėm, tė ndryshėm nga ata. Kėta njerėz ose dėgjojnė shumė dhe nuk flasin fare, ose flasin shumė dhe nuk dėgjojnė fare. Sėrish edhe kėtu mund tė themi qė, vetmia ėshtė rasti mė i mirė pėr mėsuar nga vetja.

Sipas psikologėve ka dy tipologji: njerėzit qė preferojnė tė qėndrojnė vetėm dhe ndihen mė mirė ashtu. Nuk kanė dėshirė tė bėjnė shoqėri tė reja. Janė shumė tė urtė nė shkollė. Shumica i njohin thjesht si emėr, sepse nuk komunikojnė. Ata njihen me termin Schizoid Personality Disorder. Ndėrsa, tipat e turpshėm qė nuk kane guxim tė bėjnė shoqėri, ndonėse e dėshirojnė miqėsinė/bisedat me tė tjerėt, por kanė frikė se mos ēdo gjė do tu shkojė keq, quhen Avoidant Personality Disorder“Sėmundje e turpshme”?

“Vetmia ėshtė bėrė njė sėmundje e turpshme… Njerėzit evitojnė vetminė pasi ajo tė bėn tė mendosh. Por njėherazi, vetmia tė ofron shumė kohė pėr tė reflektuar”. Ashtu siē njeriu ėshtė njė qenie sociale na vėrteton faktin qė, sado qė tė dėshirojmė tė rrimė tė vetmuar, me veten tonė, pas njė farė kohe mė tė gjatė apo tė shkurtėr, rindjejmė nevojėn e komunikimit, tė njė marrėdhėnieje.

Ėshtė e vėrtetė qė ekzistojnė njerėz qė ndihen mė mirė kur janė tė vetmuar dhe ky ėshtė njė prej motiveve tė cilat i dinė veēse ata. Tėrhiqen nga njė botė dhe nganjėherė ėshtė e vėshtirė ti kuptojmė. Nė se do dinim se sa drama personale mund tė fshehin ata , ndoshta do tė mundeshim ti ndihmonim. Por nuk besojmė se do tė ekzistonte dikush qė do ti ofronte mirėkuptim dhe dashuri njė tė vetmuari, qė tė refuzohet…Tradhtia ėshtė e rėndė, aq mė tepėr kur ajo vjen nga njė person i dashur…kur nė kėto momente e urrejmė realitetin, e dimė ēfarė ndodh por s’duam ta besojmė… Kjo miqėsi ėshtė si paraja, vijnė dhe ikin gjithmonė kur ke mė shumė nevojė pėr ta.

Nuk kam pasur asnjėherė atė ēfarė kam dashur, njė dashuri tė sinqertė qetė dhe tė qetė, shumė qetėsi! Jeta ėshtė treguar e padrejtė, ēfarė mė dha dje, sot erdhi tė ma merrte mbrapsht… nuk kam dashur tė jem i vetmuar, kam pasur pėrherė miq, por shpirti im ka qenė gjithė kohės i vetmuar, vetmia vrau tė bukurėn brenda meje… ndėrsa tashmė nuk e di kush jam dhe ēfarė dua… Momentet e vėrteta tė lumturisė kanė qenė tė pakta dhe pjesa mė e madhe e tyre nė fėmijėri. Kam arritur pas shumė vitesh tė qaj nga vetmia, ku gjithė femrat tė jetės sime kanė marrė secila copėza-copėza, disa netėt, disa paratė… jam i predispozuar pėr humbje, por nuk dua mė vetmi…

Vetmia nė zbėrthimin e mendimeve.Vetmia na ndihmon tė pėrzgjedhim mendimet ! Tė kuptojmė se sa ėshtė e rėndėsishme apo jo, pėr ne. Na jep mundėsinė tė analizojmė, dhe analizojmė sėrish. Rikthimi nė kujtime, nuk ėshtė njė fjalė bosh nė psikologji ! E tashmja ėshtė para…Duhet tė mėsojmė ti vlerėsojmė momentet e kėsaj vetmie, qė na ofron jeta !

Por gjithashtu edhe vetmia kronike ėshtė mizerabil dhe jo e dėshiruar, por qė kurrsesi s’mund ta konsiderojmė si njė sėmundje tė turpshme apo diēka tejet tė rėndė. Ajo ėshtė njė “sėmundje e rėndė” veēse kur nuk i pėrshtatet dėshirės sė vet dhe ka njė karakter tė tijin. Pamundėsia pėr tu socialiuar ka tė bėjė me funksione tė njė rendi psihik dhe ashtu si ēdo lloj ndjesie, qė nevojitet aplikimi i njė terapie, indiferent nga natyra e saj.

Evitimi obsesiv i vetmisė shkon nė mėnyrė tė pamohueshme drej sipėrfaqėsores, nė formimin e njė karakteri tė dobėt, dhe tė paaftė pėr njė rishikim tė sė shkuarės. Por gjetja e njė ekuilibri nė kėtė drejtim ėshtė tejet i vėshtirė dhe nė pjesėn mė tė madhe lindin frustrimet. Vetmia ka ndėtuar pėrherė motivet pėr vetvrasje, pasi pėr shkak tė mungesės sė tjetrit, ėshtė e vėshtirė tė mbash lart stimėn pėr vetvehten e cila i pėrngjan mė tepėr njė varke qė fut ujė…

Nė vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet, ne shoqeri e shqyejn te tjeret -NiēeVetmia nuk njė “sėmundje”. Disa njerėz preferojnė tė qėndrojnė tė vetmuar, janė kryesisht personat introvertė, tė cilėve nuk u pėlqen tė dalin nė botė. Shpesh, kur jemi tė vetmuar, e kuptojmė se s’kemi njė krah ku tė mbėshtetemi, fillojmė ti bėjmė vetes njė seri pyetjesh: »Vallė pse nuk ėshtė askush pranė meje?”, apo “Jam njė person kaq I vėshtirė, apo kam kaq shumė difekte sa qė nuk kam sė paku asnjė shok?”. Disa individė kanė vuajtur nga shumė tradhti nga njerėzit tė cilėt ata besonin, dhe kjo ėshtė njė prej arsyeve qė ata preferojnė tė qėndrojnė tė vetmuar. Kush ėshtė I vetmuar do tė thotė qė kėshtu dėshiron tė jetė! Tė futesh nė njė marrėdhėnie tė shpejtė nuk ėshtė dhe aq e vėshtirė…veēse kėrkon dėshirėn dhe forcėn pėr “tė dalė nė dritė”, tė jesh njė njeri optimist dhe ti lėsh tėrė komplekset mėnjėanė.

Vetmia e influencuar nga AND-jaTė qėndrosh i vetmuar shpesh konsiderohet si njė fazė apo periudhė e vėshtirė tė jetės sė dikujt, por njė psikolog nga Universiteti i Ēikagos ka realizuar njė studim qė tregon se, vetmia mund tė jetė e ereditara. Kėrkuesit vėzhguan rreth 8.000 ēifte binjakėsh ku zbuluan se 50% e tyre prezantonin karakteristika tė ngjashme me vetminė. Rezultatet indikonin faktin se vetmia, nuk ėshtė njė dobėsi personaliteti. Pėrkundrazi, ėshtė veēse njė pjesė e genetikės tė gjetura te njerėzit. Studimet tregojnė vetmia nuk ka asnjė lidhje me statusin social, lartėsinė apo aspektin fizik.

Faktorėt qė pėrcaktojnė vetminė janė ata qė ēojnė nė ndarjen e marrėdhėnieve sociale. Vetmia mund tė jetė e rrezikshme. Ajo prezanton njė faktor rreziku pėr sėmundjet e zemrės, tensionin dhe pagjumėsinė. Ndonėse vetmia ėshtė njė pjesė integrale e genetikės sė dikujt, nuk ka tė bėjė fakti se individi respektiv ėshtė i dėnuar pėrjetė tė jetojė nė vetmi. Njerėzit e vetmuar kanė shpesh probleme pėr t’u ndjerė tė rėndėsishėm, tė vlerėsuar dhe tė dashur. Atyre shpesh u duhet tė shohin fotot e mė tė dashurve, tė shkojnė nė kishė dhe tė kalojnė mė shumė kohė nėn shqėrinė e personave socialė.


Vetmia nė ēift


Aritmetika e njė ēifti sfidon, ligjet e aritmetikės. Para se tė formohet njė ēift, ai dhe ajo janė dy dhe pasi shprehin “betimin e dashurisė”, ai dhe ajo janė njė, si nė pėralla. Tė gjithė meshkujt dhe gjithė femrat duan tė mbeten kėshtu: “ēfarė mė pėlqen mua ti pėlqejė edhe atij”, “ne shohim tė njėjtat filma”, “ne nuk hamė darkė”, “ne preferojmė detin”…me pak fjalė, jemi njė e tėra, jemi njėsoj, ku dy gjysmat janė gjetur.

Ēfarė bėjmė nė momentin kur e kuptojmė se megjithėse jemi dy, dy tė cilėve u pėlqen deti, por njėrit i pėlqen peshkimi, ndėrkohė qė tjetrit plazhi. Dy tė cilėt pėlqejnė tė njėjtat filma, por njėri i shikon nė televizor dhe tjetri do ti shikojė nė kinema? Jacques Salomé, ėshtė autori i njė aritmetike speciale tė ēiftit: 1 + 1 = 3


Vetmia dhe interneti


Ndonėse njė pėrdorus interneti mund tė arrijė me dhjetėra mijėra kilometra nė njė sekondė tė vetme, ndonėse e rrethojnė me dhjetėra tė njohur realisht apo jo nė diskutime, ndjesia virtuale ėshtė disa herė mė e madhe se kėnaqėsia reale. Tė jetosh virtualisht ėshtė si tė rrethohesh nga hije, shpesh herė nga falsiteti dhe iluzionet. Dhe atėherė ata qė pėrpiqen tė shpėtojnė nga vetmia pėrmes hapėsirės virtuale, mė keq futen nė tė.

Disa mendojnė tė gjejnė njė partner nė internet, pikėrisht edhe pėr shkak tė vetmisė, por nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, gjejnė njė partner qė e zėvendėsues dhe kanė pakėnaqėsinė qė miku i tyre, mikesha apo bashkėshorti, bashkėshortja, janė mė tė tėrhequr pėr aventura; nė njė “kopėsht tė Edenit”. Fakti qė shkon nė Indi, Kinė, Zelandėn e re nė njė ēast tė vetėm ėshtė pėr tu vlerėsuar. Interneti vrapon mė shpejt se era dhe tė ēon drejt botės sė hijeve, qė mė pas, pasi fiks kompjuterin pas kėtij peligrinazhi virtual, rikthehesh nė shtratin tėnd.

Kėtu gjėrat amplifikohen, pėrfshirė vetminė qė do tė duket mė e zezė se mė parė. Asnjėherė nuk e shoh radion dhe televizorin si njė drogė, ashtu siē e shoh internetin. Vetmia, kurioziteti, naiviteti janė elementet qė ēojnė drejt dependencės prej internetit.Vetmia

Je i vetėdijshėm se sa i vetmuar je kur e ndjen se shpirti yt po qan, nė njė dėshpėrim tė shurdhėt, ndėrsa pranė teje nuk ndodhet askush qė tė mbėshtjell ndėr krahė, tė tė thotė njė fjalė qė tė tė largojė trishtimin; dikush qė tė “ngjyrosė” siluetėn, sė paku me njė buzėqeshje false. Mban kokėn poshtė, ndėrsa nė sytė e tu janė gati, mijėra pika loti tė dala nga zemra. Ndėrsa qėndron nė monotoninė e dhomės tėnde, duke u pėrpjekur tė gjesh shpresėn, pyet veten pėrse po shkon kaq poshtė, ndėrsa e di qė gjithēka do tė mbetet e njėjtė… Me mungesė fuqie, me trishtim nė shpirt dhe lot mbi faqe realizon qė s’ka mė kuptim. Ndihesh e/i zhgėnjyer.

Pyet veten pse jeta jote ėshtė mbushur plot dhimbje pėr tė shkuarėn, qė nuk ekziston mė?. Kėrkon me dėshpėrim njė pėrgjigje, ndėrsa shikon se e shkuara jote ndodhet nė tė tashmen… Pyet veten, kush ėshtė fajtori, por pyetja mbetet shpesh herė pa pėrgjigje. Fillon dhe analizon jetėn dhe e kupton se nė pjesėn mė tė madhe je fajtor nė gjithēka qė ka ndodhur dhe nė njė farė mėnyre do doje tė ktheje kohėn mbrapsht duke rregulluar gabimet e sė shkuarės…Por ti nuk e ke nė dorė atė ndryshim!

Ndoshta, tė mbetesh veēse tė pranosh fatin tėnd, ashtu siē nuk mund tė ndryshosh mė asgjė… Tė tjerėt tė thonė s’je fajtor/e. Do tė ndryshosh gjithēka; njė fillesė tė re nga njė dashuri e shkatėrruar, por frika qė gjithmonė do tė kthehesh prej andej nga je nisur, – qė nuk mund tė gjesh dikė, asnjė pikė lumturie tė cilėn e meriton, – tė pret krahėt dhe shkurton ėndrrat nė cast… Gjithēka qė mbetet ėshtė veēse njė ėndėrr, por kur e mendon atė buzėqesh trishtueshėm, pasi ėndrra tėnde ėshtė e munguar nga shpresa, ashtu si edhe jeta jote “e pashpresė”. Nuk do tė vuash mė! Nuk do tė qash dhe tė mendosh jetėn tėnde, por ėshtė e paevitueshme.

Gjithēka qė di ėshtė qė lotėt nuk do tė tė mungojnė apo dhimbja tė cilėn e mban thellė nė shpirt. Ndoshta edhe kujtimet kur ndiheshit tė lumtur. “Shumė vonė pėr ne”, thua me vete. E dashuron fillimisht pėr mėshirė, apo sepse ndihesh borxhli karshi njė shpirti qė tė do, pasi s’tė kėrkon asgjė. Ndarje! Gjithēka vjen dhe ikėn. Asgjė nuk mbetet nė vend. Asgjė e ngjashme…ndoshta diēka mbetet ende: Kam mall pėr ty! “Miqtė” shpesh shkatėrrojnė ēiftet mė tė lumtura, – ėshtė shprehur njė psikologe mbi studimin e saj mbi “Vetminė”. Larg, por megjithatė kaq pranė… A do mundeshe t’a pėrqafoje sėrish dikė nė kraharorin tėnd? Thuhet se, njė dashuri e vėrtetė ėshtė ajo qė lind pa asnjė motiv. Pse njerėzit nuk e kuptojnė atė? Sepse, sepse mbase kanė frikė… Ē’ėshtė ajo ndjenjė?

Disa thonė qė ėshtė njė ndjenjė magjike, tė tjerėt tė thonė qė “ėndėrron me sy hapur”. Ndėrsa dikush, ndoshta dikush, atje tej ka gjetur gjysmėn tjetėr tė “Ēelėsit tė Jetės”…

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetmia

Mesazh  Siroco prej 21.12.15 16:40

Gjėrat Jetike qė Vetmia na Mėson



Tė qenit vetėm nuk ėshtė e njėjtė si vetmia nė kuptimin klasik nė konteksit shqiptarė

Shumė njerėz mendojnė se tė qenit vetėm ėshtė diēka e keqe. Menjėherė mendojnė se dikush qė dėshiron tė qėndrojnė vetėm ėshtė antishoqėrorė dhe i padėshiruar. Tė qenit tė vetmuar nuk lidhet domozdoshmėrisht me mendimet negative. Mund ta vini re nga pėrvoja personale dhe do i prekni me tė vėrtetė dobishmėritė, sapo tė keni mėsuar si tė pranoni dhe pėrqafoni vetminė.

Nuk ėshtė e nevojshme pėr t'u izoluar nė njė vend tė humbur pėr tė ndjerė dobitė e vetmisė. Por ashtu siē edhe do ta zbulojmė mė tej, ekziston njė kėnaqėsi e pamohueshme nga tė pasurit marrėdhėnje tė menduara mirė me njerėz tė tjerė. Pėr t'u rritur su individė, duhet tė mėsojmė si ta shijojmė vetminė, ose me fjalė tė tjera, tė kėnaqeni nėn shoqėrinė e vetes tonė, e vetes tėnde.



Rigjallėron dhe rikuperon veten

Duke qenė nėn shoqėrinė e shumė njerėzve shpesh herė ėshtė rraskapitėse. Duhet shumė energji pėr t'i mbajtur tė gėzuar, pėr tė zbutur egon e tyre, t'i bėsh tė qeshin, tė pėrmbushėsh ēfarė pritet prej tyre. Kėto janė ndėrveprime tė rregullta por mund tė kenė efektin e tharjes mendore. Qėndrimi nė vetmi ju mundėson tė rikarikoni bateritė tuaja.

Pushoni pak nga kėto ndėrveprime tė vazhdueshme dhe merrini mbrapsht ndjenjat dhe emocionet tuaja; aty ku e kanė vendin - tek ty.


Do reflektosh mė shumė

Do ta ngadalėsoni hapin e shpejtė. Nė ditėt e sotme konsiderohet thuajse si diēka luksoze tė pasurit disa momente pėr tė qėndruar vetėm duke reflektuar mbi jetėn tėnde.
Njė ndėr kushtet e vetė-reflektimit ėshtė mundėsia pėr tė qėndruar vetėm.
Kur e largoni veten nga koha e shpenzuar e tė shqyrtuarit tė emocioneve dhe mendimeve tė tė tjerėve, do keni mundėsinė qė tė fokusoheni brenda jush.
Mos harroni se vetmia prodhon ambjentin perfekt pėr reflektim.



Do jeni mė afėr emocioneve tuaja

Vetmia ju dhuron kohėn dhe hapėsirėn ta izoloni veten nga emocionet e njerėzve tė tjerė. Shpesh, duke qenė shumė pranė emocioneve tė ndryshme tė tė tjerėve, mund tė bėjė qė tė humbisni lidhjen me emocionet tuaja.
Ēastin kur tė filloni ta shijoni vetminė, do keni mė shumė perspektivė pėr emmocionet tuaja. Kjo do rezultojė nė tė kuptuarit mė mirė se ēfarė ju bėn tė lumtur apo tė trishtuar.
Do filloni tė njihni emocionet tuaja pėr tĒi rregulluar ato. Sidoqoftė, si fillim duhet t'i kuptoni qartė. Vetmia ėshtė ajo qė ju ndihmon pėr ta arritur kėtė.



Do filloni tė bėni ato gjėra qė kanė bėrė tė ndiheni gjithmonė mirė

A e keni pyetur ndonjėherė veten se pėrse bėni pėrherė kompromise kur jeni nėn shoqėrinė e tė tjerėve? Ėshtė pėr tė mirėn e grupit, apo jo? Por shpesh, gjėrat qė ju gėzojnė mė shumė lihen mėnjanė. Sapo tė jeni vetėm, do kuptoni se mė nė fund keni mundėsinė tė bėni ato gjėra qė ju pėlqejnė e ju bėjnė tė lumtur. Liria pėr tė bėrė atė gjėra qė dėshironi tė bėni, ėshtė e paēmueshme.



Do befasoheni se sa shumė produktivė do jeni

Tė pėrfunduarit nėn shoqėrinė e disa miqve argėtues e tė lezetshėm mund tė ishte diēka argėtuese. Por kjo do ndikojė gjithashtu nė produktivitetin tuaj.
Shoqėria e tė tjerėve mund tė jetė ēorientuese pėr punėt tuaja. Thjeshtė kujtoni thėnjen e Hemingueit: "Gjėja mė e mirė e tė shkruarit, ėshtė njė jetė e vetmuar". Kėshtu qė koha e shpenzur vetėm ėshtė mė produktivja nė jetėn tuaj.



Do t'i shijoni edhe mė tepėr marrėdhėnjet

Kur tė kuptoni se jeni duke e shijuar shoqėrinė e vetes suaj, do zbuloni se do t'i vlerėsoni edhe mė shumė marrėdhėnjet me tė tjerėt. Kjo pėr shkak se do keni vlerėsim mė tė madh tė vetes suaj. Marrėdhėnjet tuaja do jenė mė tė thella dhe tė kuptimta pėr vetė faktin se jeni tė ndėrgjegjshėm pėr vlerėsimin e vetes suaj.



Do jeni mė tė lirė se kurrė

Ēastin kur tė filloni ta shijoni vetminė, do ndiheni besimplotė nė zotėsitė tuaja pėr tė qėndruar tė vetėm. Do ndiheni mė tė lirė sapo tė kuptoni qė mund t'i bėni gjėrat vetėm,
Sapo ankthi dhe dėshira e zjarrtė pėr shoqėri tė ketė ikur, s'do ta ndjeni mė nevojėn pėr tė ndėrvepruar me tė tjerėt.
Nuk do ta ndjeni mė ankthin qė lidhet me tė vėshtruarit pėrreth dhe tė parit asnjėri, veē vetes suaj.



Nuk do pėrqendroni gjithmonė nė bėrjen e tė tjerėve tė ndihen tė lumtur

Dimė qė shumica e marrėdhėnjeve zgjasin derisa personi tjetėr fillon e ndihet i trishtuar.
Prandaj pėrpiqemi pėrherė t'i bėjmė tė tjerėt tė ndihen tė lumtur, dhe kjo na shteron si emocionalsiht ashtu edhe fizikisht.
Kur tė kuptoni qė jeni tė vetmuar, duhet tė shqetėsoheni pėr lumturinė e vetėm njė njeriu, qė ėshtė, ti.

Ky ėshtė ēasti kur filloni ta bėni tė lumtur veten, kur filloni tė bėni gjėrat qė ju gėzojnė, pa lėnduar njeri.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetmia

Mesazh  syri i art prej 21.12.15 23:08

Kur rrini vetem ne qetesi,por me durim e knaqesi,jo me detyrim asesi..e kupton se asnjehere sje vetem,por je i rrethuar me ate qe meriton me veprat tua..
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetmia

Mesazh  Siroco prej 31.05.16 23:22

Mėsimet qė mėsojmė kur qėndrojmė nė Vetmi



Kur shpenzojmė kohė nė vetmi, i vetmi person me tė cilim mund tė diskutojmė idetė, tė reflektojmė e tė qėndrojmė me tė, ėshtė vetvetja. Ėshtė njė kohė perfekte pėr tė reflektuar mbi pėrvojat, ndjenjat dhe mendimet e shkuara, pėr tė cilat nuk kemi reflektuar akoma.

Kur jetojmė me tė tashmen sa mė shumė tė mundeni, ekziston akoma nevojė pėr kohė pėr tė parė modelet e jetės nė tė shkuarėn qė do na ndihmojnė pėr tė ardhmen. Cilat janė pėrvojat qė ju bėn personi qė jeni aktualisht?

Cili person dėshroni tė jeni? Ēfarė hapash mund tė ndėrmerrni pėr tė mishėruar veten tuaj mė autentike?


Fillojmė tė vlerėsojmė mė shumė marrėdhėnjet


Kur qėndroni vetėm pėr shumė kohė, filloni tė ndjeni mungesėn e njerėzve! Jemi krijesa sociale. Kemi nevojė pėr njėri-tjetrin pėr tė qėndruar nė jetė, nga perspektiva e mbijetesės; njerėzit pėrherė kanė ekzistuar nė tribu apo komunitete. Ėshtė gjė e mirė tė shpenzosh kohė me veten nė mėnyrė qė tė kujtosh se sa shumė kėnaqėsi dhe argėtim merrnmi kur qėndroni me miq. Nėse vėrtetė nuk ju mungon ndonjė nga miqtė tuaj mė tė shtrenjtė nė jetė, gjeni kohė tė reflektoni nė atė se ēfarė dėshironi me tė vėrtetė nė marrėdhėnjet tuaja, dhe si mund tė ndodhė kjo.


Filloni tė bėheni mė kreativ


Koha e vetmisė mund tė jetė njė nga kohėrat mė tė ēmendura nė jetė! Gjithkush dėshiron tė kėndojė apo tė kėrcejė kur ėshtė vetėm...apo mos vallė vetėm unė...? Bėni ēfarė dėshironi gjatė kėsaj kohe, qoftė art, kėrcim, joga, kėndim, ēfarėdo tė jetė!

Disa nga kėto pėrvoja, mund tė jenė mė tė rėndėsishmet e jetės suaj!


Filloni tė ddiheni tė pavarur


Mė pėlqen tė ngas makinėn i vetėm pėr nė market. Kur dikush dėshiron tė vijė me mua, njė pjesė e imja mėrzitet, sepse nuk mund tė dėgjoj muzikė e tė kėndoj me zė tė lartė. Nė fakt mundem, por nuk ėshtė e njėjta gjė. Kur e bėj kėtė gjė, ndihem vėrtetė i pavarur.


Rikuperoheni


Njėjtė me reflektimin, njerėzit qė e konsiderojnė veten introvert kanė nevojė pėr kohė qė tė rikuperohen.

Truri tyre ka vėrtetė nevojė njė pushim. Njerėzit qė janė shumė tė ndjeshėm janė gjithashtu shumė tė vetėdijshėm pėr kohėn qė i nevojitet trurit tė tyre pėr tė qėndruar vetėm.

Kjo nuk lidhet gjithmonė me gjumin apo relaksimin, por me njė formė hutimi qė mund t'i sjellė paqe njė mendjeje tė trullosur.

/spiritscience/
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi