Ēka porositin varret e mira

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēka porositin varret e mira

Mesazh  Neo prej 25.10.08 13:39

Ēka porositin varret e mira !

Ditė vere e vitit 1997. Pas njė shiu tė furishėm, nė murin e objektit varrezor, i cili i strehon varret e familjes Vinca, u shfaq njė figurė e njė gruaje qė nė gjirin e saj mbante njė foshnje. Hoxha i fshatit tha se kjo nuk ėshtė asgjė e pazakonshme.

Lajmi mori dhenė dhe, njerėzit nga viset e ndryshme, shkonin qė me sytė e vet ta shihnin ēudinė, por shumė nga ata edhe tė kėrkonin "medet" pėr sėmundjet e tyre tė ndryshme.

Po ajo figurė, tė cilėn e kishin parė sė pari fshatarėt e Veleshtės, mbeti aty edhe pas ndėrrimit tė motmoteve, nė kohėn kur ne do tė shkojmė dhe ta bėjmė kėtė reportazh. Askush nuk di ta sqarojė domethėnien e saj.


Figura e shfaqur ne varreza

Pasi tė gjithė e dinė se varret janė vende tė shenjta, fshatarėt ndiejnė njė frikėrespekt ndaj figurės qė me siguri ka porosinė e vet, por edhe ndaj varrit tė vjetėr mbi 250 vjet, qė ndodhet nėn objektin e ndėrtuar tė atyre varrezave familjare.

Veleshta, fshat ky me rreth 6000 banorė, shtrihet buzė Drinit tė Zi, aty ku ndodhet liqeni i Ohrit, i banuar kryesisht me popullatė shqiptare.

Nė vitet e fundit, ishte ky fshati mė i vizituar nga gjithė shqiptarėt, prandaj mikpritja dhe solidariteti qė gjithnjė kanė treguar banorėt e tij dėgjohej tejet larg. Mes tjerash, neve tė redaksisė sė "Mjellmės", na ra tė dėgjojmė edhe pėr ca ndodhi deri diku tė pazakonshme, pėr kėtė edhe vendosėm ta bėjmė kėtė reportazh.

Nė kėtė fshat, tė vjetėr rreth 300 - 400 vjet, sė bashku me familjet tjera, tė ardhura kryesisht nga Dibra, kishte ardhur edhe familja e Muharrem Vincės, i cili kishte luftuar kundėr turkut nė kohėn e okupimit osman. Njihej si burrė trim dhe i patrembur, por sikur ēdo atdhedashės tjetėr, paraqiste rrezik potencial pėr thundrėn turke. Pėr kėtė arsye ata edhe ia rrėzojnė kullėn, madje dy-tre herė, duke e gjuajtur me topa nga kalaja e Ohrit.

Nė tė njėjtin vend Muharremi sėrish e ndėrton kullėn trekatėshe, tė njohur nė atė kohė. Sot, pas mė se 300 vjetėsh, nė vendin e kullės ndodhen dy plepa, ndėrsa disa dhjetėra metra mė larg, ndodhet varri i vjetėr rreth 250 vjet i Muharrem Vincės, si dhe varrezat tjera tė familjes Vinca.

Nė murin pėrballė objektit varrezor, qė ndodhet aty mbi varrin e Muharremit, njė ditė vere tė vitit 1997, pas njė shiu tė furishėm qė kishte rėnė, u shfaq njė figurė e hijėzuar, nė tė cilėn qartė shihet njė grua duke e mbajtur nė gjirin e saj njė foshnje.

Kėtė dukuri sė pari e vėrejtėn fshatarėt e asaj ane. Tė gjithė mbesin tė habitur, duke ndier frikėrespekt si ndaj figurės sė paraqitur nė mur, ashtu edhe ndaj varrit tė trimit qė aty prehet. Lajmi merr dhenė nė tė katėr anėt.

Njerėzit fillojnė, si zakonisht, tė japin komente nga mė tė ndryshmet. Siē tregojnė fshatarėt e asaj ane, kishte edhe mjaft tė tillė qė kishin ardhur nga viset tjera qė ta vizitojnė kėtė vend tė shenjtė, ta shohin kėtė dukuri me sytė e vet, madje edhe tė kėrkojnė derman pėr sėmundjet dhe vuajtjet e tyre.

Ē'farė porosie sjell me vete kjo dukuri, apo ndoshta ishte shfaqje e zakonshme e lagėshtisė nė mur pas shiut, askush nuk kishte mundėsi ta sqaronte. Fshatarėt thonė se hoxha i fshatit kishte thėnė se kjo nuk ėshtė asgjė! Megjithatė kjo thėnie e tij nuk mund ta largonte frikėrespektin qė ata kishin.


Figura e shfaqur ne varreza

Nė kohėn kur ne vizituam vendin, figura e gruas me fėmiun nė gjirin e saj ndodhej ende aty, pėrderisa, edhepse edhe atė ditė binte shi pandėrprerė, nė muret tjera tė objektit varrezor, qė poashtu ishin tė lagura, pėrpos bardhėsisė sė gėlqeres nuk vėrehej kurrėfarė njolle a figure qė do ta linte mundėsinė e krijimit tė rastėsishėm tė kėsaj figure a figurave tė tjera.

E tėra qė ne mund tė konkludojmė lidhur me kėtė dukuri ėshtė qė t'i pėrkujtojmė lexuesit e Mjellmės se "Gjuha universale ėshtė bisedė pa fjalė e pa zė."

Pėrgjatė fshatit tė Veleshtės, banorėt e tė cilit janė kryesisht tė besimit islam, ndodhen edhe disa varre tė tjera, tė rrethuara me hekur, apo "avli", si thonė veleshtarėt. Kėto dy tre varre njihen si varre tė mira. Shumė njerėz qė kishin lėnguar nga sėmundjet e ndryshme, pėrmes lutjeve tė veēanta, kishin gjetur shėrime nė kėto varre.

Sidomos fėmijėt qė qajnė pandėrprerė, qė nuk ecin apo urinojnė natėn, por dhe ata qė frikohen, shkojnė pranė kėtyre varreve dhe me lutje tė veēanta lirohen nga ato ērregullime.

Prej vitit 1926 dhe gjer nė vitin 1928, ėshtė ndėrtuar ura e Veleshtės, e cila, pėrveē qėllimit tė saj qė t'i lidhė dy brigjet e proit tė fshatit, shėrben edhe pėr mjekimin e shumė ērregullimeve, sidomos te foshnjet qė nuk gjejnė qetėsi dhe vazhdimisht qajnė. Fshatarėt thonė se "...ura ka derman, kur foshnjen e zaptojnė ata t'pėrjashtmit".

Disa metra larg urės ndodhet stacioni policor, ku tashmė nuk punon asnjė shqiptar. Fshatarėt thonė se stacioni qenka ndėrtuar mbi varrezat e vjetra tė kėtij vendi. Ėshtė interesante se ka shumė tė tillė qė dėshmojnė se brenda nė dhomat e godinės sė stacionit policor, disa herė shumė policėve iu kanė fanitur dy hije, shfaqje apo silueta njerėzish.

Njėra shfaqej nė formė tė njė nuseje tė re me vello tė bardhė, duke ecur dhe duke depėrtuar andej e kėndej mureve tė brendėsisė sė godinės, ndėrsa hija tjetėr shfaqej nė formė tė njė burri, i cili, sipas dėshmitarėve, ka patur raste edhe kur i kishte sulmuar policėt. Njė polic maqedon hija e atij burri e kishte goditur me grusht nė fytyrė.

Fshatarėt thonė se ato shfaqje i kishin parė edhe disa shqiptarė qė kishin punuar si policė disa vjet mė parė. Natyrisht, kjo ndodhi mbahej e fshehtė nė mesin e policėve maqedonė, edhepse shumė nga ata e kishin braktisur punėn nė atė post bllok dhe vazhdimisht ndėrroheshin.

Pranė post bllokut policor ndodhet edhe njė varr, i rrethuarr me hekur ngjyrosur nė tė kaltėr, i cili ėshtė varr i panjohur, dhe poashtu konsiderohet si varr i mirė.

Mjellma
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi