Koha konfirmoi profecitė e Aizek Asimov

Shko poshtė

Koha konfirmoi profecitė e Aizek Asimov

Mesazh  Odin prej 16.12.13 18:39

Koha konfirmoi profecitė e Aizek Asimov



Gjatė zhvillimit tė Panairit Botėror tė vitit 1964 nė Nju Jork shkrimtari i lėmit fantastiko-shkencor Aizek Asimov ka parathėnė se si do tė jetė bota pas 50 vjetėsh. Parashikimi i tij u botua atėhere nė gazetėn "New York Times". Duke e lexuar atė sot, ti kupton se shkrimtari arriti tė parashikojė praktikisht tė gjitha pėrparimet, arritjet teknologjike.Sipas mendimit tė Aizek Asimov, gjysma e energjisė elektrike nė vitin 2014 do tė pėrftohet nga centralet bėrthamore, ndėrsa nė shkretėtirat e mėdha tė Arizonės dhe Kazakistanit do tė fillojnė tė punojnė centralet e energjisė diellore. Komunikimi do tė jetė satelitor, kurse anijet kozmike nė atė kohė do tė fluturojnė me sukses deri nė Mars. (E si mund tė mos kujtojmė kėtu Mars Rover "Curiosity"!)

U bėnė realitet fantazitė e Aizek Asimov, i cili qė nė vitin 1964 konfirmonte me bindje tė plotė se telefonat do tė mund tė mbahen nė xhep, kurse ekranet e tyre do tė japin mundėsi pėr tė lexuar libra dhe pėr tė parė foto. Pajisjet teknike do tė punojnė pa kabllo - me bateri tė rikarikueshme ose akumulatorė. Filmat nė kinema do tė shfaqen nė formatin tredimensional (3D), ndėrsa koha pėr gatim dhe punėt e mėrzitshme tė shtėpisė do tė reduktohet ndjeshėm - nė kuzhinė do tė dominojnė pajisjet shtėpiake automatike me timer tė tilla si tenxhere me presion, thekėse bukėsh (toasters), furra me mikrovalė, kafebėrėse (coffeemakers).

Sipas parashikimit tė Asimov, pamja e qytetit do tė ndryshojė nė vitin 2014: godinat e banimit dhe pjesa mė e madhe e zonės urbane do tė zhvendosen nėn tokė: nė kėtė mėnyrė do tė mund tė kursehet pėr ngrohjen e banesės nė dimėr dhe pėr freskimin e saj nė verė. (Tashmė janė ndėrtuar parkime dhe janė ngritur qendra tė tėra tregtare nėntokėsore!). Kurse nė sipėrfaqe do tė krijohen parqe, kopshte pėr mbjellje perimesh dhe madje do tė kullosin bagėtinė (ja njė parashikim i tillė tani pėr tani duket pak i besueshėm). Transporti, parashikon shkrimtari, nuk do tė ketė mė kontakt me rrugėn, ai do tė fluturojė lart mbi tokė nė njė lartėsi prej rreth njė metėr. Anijet lumore dhe detare do tė rrėshqasin mbi ujė dhe shpejtėsia e lėvizjes sė tyre do tė rritet ndjeshėm.

Asimov ka parashikuar se deri nė vitin 2014 popullsia e botės do tė arrijė deri nė 6.5 miliardė njerėz, kurse nė SHBA do tė jetojnė rreth 350 milionė (mė 1 qershor tė vitit 2013 nė Shtetet e Bashkuara janė regjistruar 316.000.000 banorė). Pėr rritjen e popullsisė duhet tė kontribuonte zhvillimi i Arktikut, zonės sė shkretėtirave dhe kėrkimi i produkteve tė reja ushqimore. Kėshtu, pėr shembull, do tė fillojė pėrdorimi i mikroorganizmave, tė cilat, sipas fjalėve tė Azimov, do tė shfrytėzohen pėr pėrpunimin e tharmeve dhe algave nė produkte tė ushqyeshme.

Sipas parashikimit tė shkrimtarit, problemi kryesor i njerėzimit nė vitin 2014 do tė jetė, sado e ēuditshme qė tė duket kjo, mėrzia! Kjo ėshtė arsyeja pėrse profesioni i psikologut do tė marrė njė zhvillim tė pabesueshėm, kurse psikiatria do tė bėhet njė specialitet mjaft prestigjioz.

Tani tė gjitha gjėrat e lartpėrmendura na duken tė njohura dhe krejtėsisht tė zakonshme, por nė vitin 1964 ato ishin konfirmime tepėr tė guximshme, origjinale dhe absolutisht fantastike. Ndėrsa fakti, se jo tė gjitha idetė e Aizek Asimov kanė gjetur sot mishėrim nė jetė, do tė thotė se shpikėsit duhet t’i vėnė ato nė fokusin e studimeve tė tyre!
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha konfirmoi profecitė e Aizek Asimov

Mesazh  Zattoo prej 06.01.14 19:33

Si do tė jetė bota nė 2064-ėn ?



Mė 1964, Isaac Asimov, autor i librave fantastiko-shkencorė si “Unė robot” dhe “Fundi i Pėrjetėsisė”, ka marrė pjesė nė Panairin Botėror nė Nju Jork.

Nė tė ėshtė paraqitur pėrparimi shkencor qysh nė fillim tė shekullit 20. Kjo ka bėrė qė Asimov tė pyetet se ēfarė pėrparimesh tė tjera do tė shohė bota nė 50 vjetėt e ardhshėm?!

Rezultat i kėsaj ka qenė eseja “Vizita nė Panairin Botėror mė 2014”, nė tė cilin Asimov parasheh pėrparime teknologjike nė shumė fusha. Ai, pos tjerash, parasheh filmat 3D, pajisje pa tela pėr shtėpi, makina pa vozitės dhe ekrane pėr tė bėrė vido-thirrje, pėr tė lexuar libra apo studiuar dokumente.

Parashikimet e tjera duhet ende kohė pėr t’u realizuar. Asimov ka parashikuar se deri nė vitin 2014, shumica e njerėzve do tė jetojnė nėn tokė ose nėn ujė, pėr tė maksimalizuar pėrodrimin e sipėrfaqes sė tokės pėr prodhime bujqėsore.

Ai ka paraparė edhe robotė qė do tė kujdeseshin pėr kopshtet dhe makina qė do tė voziteshin sipėr rrugės nė vend se direkt mbi tė.

Dr. Ian Perason ėshtė inxhinier dhe futurolog britanik. Radio Evropa e Lirė ka kėrkuar nga ai qė nė stilin e Asimovit, tė parashikojė se si do tė duket jeta pas 50 vjetėsh, mė saktėsisht mė 2064.

Ndėrtesat e banimit

Asimov ka parashikuar qė njė numėr gjithnjė e mė i madh i njerėzve tė jetojė nėn tokė ose nėn ujė deri mė 2014.

Por, Pearson thotė se rritja e popullsisė dhe urbanizmit do tė rezultojė me “mega-qytete” prej 50 milionė banorėsh.

“Njė nga zgjidhjet qė njerėzit janė duke kėrkuar ėshtė ndėrtimi i banesave shumė, shumė tė larta, ndoshta me kilometra. Ndėrtesa tė tilla aktualisht nuk mund tė ndėrtojmė, sepse nuk ka materiale shumė tė forta pėr tė ndėrtuar banesa tė larta tė sigurta. Por, deri mė 2050-2060 do tė kemi shumė materiale me bazė karboni, tė cilat janė mė tė lira dhe mė tė forta”, thotė Perason.

Aparatet shtėpiake

Asimov ka paraparė qė nė vitin 2014 tė ketė pajisje qė do t’i bėjnė ushqimet me porosi dhe do tė lehtėsojnė punėt e shtėpisė.

Megjithatė, pajisjet nė 2014-ėn mė shumė lidhen me komunikimin sesa me punėt e shtėpisė. Perason parashikon minimizim tė mėtejshėm tė pajisjeve dhe beson se shumica e njerėzce do tė pėrdorin tė ashtuquajturėn bizhuteri digjitale, e cila do tė ketė memorie tė mjaftueshme pėr tė gjitha fuknksionet e nevojshme tė komunikimit.

“Tė gjitha sistemet e informacionit qė posedojmė aktualisht, do tė qėndrojnė nė njė hapėsirė, e cila ėshtė mė e vogėl se njė palė vathė. Pra, ēdo lloj bizhuterie shpejt do tė jetė nė gjendje tė zėvendėsojė tė gjitha sistemet tona tė informacionit”, thotė Pearson.

Transporti

Asimov ka paraparė qė njė nga atraksionet kryesore nė Panairin Botėror tė vitit 2014 tė jenė “makinat e vogla tė robotizuara” qė fluturojnė njė metėr mbi tokė.

Pearson thotė se makinat fluturuese janė gjėja e parė pėr tė cilėn pyeten futurologėt.

Ai thotė se pėr arsye tė sigurisė, shoferėt, mė 2064, do tė pėrdorin makinat elektronike, tė cilat megjithatė do tė ecin nėpėr tokė.

“Nuk shoh arsye pėrse duhet tė fluturojmė tė gjithė. Kjo nuk ėshtė e nevojshme. Kur tė nisim me pėrdorimin e makinave elektronike, ato do tė mund tė voziten larg njėrja-tjetrės vetėm disa centimetra apo edhe milimetra. Do tė mund tė kemi 75 herė mė shumė makina nė rrugė sesa me teknologjinė e sotme”, thotė Pearson.

Lufta

Asimov, nė esenė e tij, nuk ka folur pėr tė ardhmen e luftėrave, por ka thėnė se “nėse vjen deri te lufta bėrthamore, e ardhmja nuk do t’ia vlejė tė diskutohet”.

Pearson pajtohet, duke thėnė se nuk e pėrjashton mundėsinė e njė lufe botėrore nė Lindje tė Mesme ose Azi, ose edhe njė sėrė luftėrash midis ekstremeve tė djathta dhe tė majta nė Perėndim.

“Mendoj se do tė jetė mjaft e tmerrshme. Tashmė kemi disa teknologji mjaft tė rrezikshme, tė cilat pėrdoren me qėllim tė luftimeve. Armėt kimike janė gjėra shumė tė kėqija, me tė cilat nuk bėn tė luhet. Armėt bėrthamore dhe biologjike janė po ashtu tė rrezikshme”, thotė Pearson.

Argetimi

Asimov ka parashikuar qė njerėzit, mė 2014, tė presin nė radhė pėr filma 3D.

Pearson thotė se “njerėzit do tė jenė gjithmonė tė inetersuar pėr njerėz” dhe parashikon qė edhe nė vitin 2064 argėtimi tė pėrfshijė forma tradicionale, siē janė filmat, shfaqjet dhe koncertet. Por, disa gjėra, shton ai, do tė ndryshojnė.

“Nė vitin 2064, garantoj se do tė vazhdojmė tė dėgjojmė muzikė dhe tė shkojmė nė teatėr. Mjetet pėr tė arritur deri tek to do tė ndryshojnė me zhvillimin e teknologjisė. Mė 2064, nėse mendoni pėr njė kėngė, ajo do tė nisė brenda kokės suaj. Nuk do tė dini si, por do tė nisė”, thotė Pearson.

Kriza ekzistenciale

Asimov ka paraparė qė psikologjia tė jetė jė degė e rėndėsishme mjekėsore nė vitin 2014 dhe qė njerėzimi tė vuajė nga mėrzia kronike pėr shkak tė rritjes sė automatizimit.

Pearson, nė anėn tjetėr, mendon se automatizimi do t’i lirojė njerėzit nga tė gjitha llojet e punėve fizike dhe do t’iu japė atyre kohė tė mjaftueshme pėr aspiratat kreative. Megjithatė, ai beson se do tė ketė gjithmonė diēka pėr tė cilėn njerėzit do tė ankohen.

“Problem nė tė ardhmen do tė jetė se me gjithė zgjedhjet fantastike qė do tė na ofrojė teknologjia e ardhshme, nuk do tė kemi maksimumin nga jeta. Kjo tashmė po bėhet kėrcėnim dhe njerėzit janė nisur tė pėrballen me stresin e zgjedhjeve tė tepruara”, thotė Pearson.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha konfirmoi profecitė e Aizek Asimov

Mesazh  Luli prej 21.07.14 11:45

Parashikoi saktė 2014-n mė 1964

Shumė vite mė parė, mė 1964, Isaac Asimov, njė biokimist dhe njė shkrimtar rus me nėnshtetėsi amerikane, bėri disa parashikime pėr vitin 2014, duke i qėlluar gati tė gjitha!



Ekranet e mėdhenj apo tė vegjėl dhe shumėngjyrėsh do tė jenė kudo pėr tė komunikuar dhe pėr tė pėrēuar informacion. – Isaac Asimov, ashtu siē raportohet nga njė artikull interesant nga “New York Times”, kishte parashikuar qė nė vitin 2014, bota do tė ishte pėrplot me ekrane tė tillė, tė cilėt do tė shėrbenin si pėr komunikim ashtu edhe pėr tė pėrēuar informacion.

Nė fakt, kėshtu janė ata qė ne po i pėrdorim gjerėsisht: telefonat e menēur, tabletėt, kompjuterėt, televizorėt dhe ekranet gjigantė tė vendosur nėpėr rrugėt e qyteteve. Ne mund tė kemi qasje gjithmonė pėr informacionet qė na interesojnė!

Do tė jetė e mundur tė shihni persona tė cilėt ndodhen shumė larg jush nėpėrmjet ekraneve dhe tė komunikoni shumė lehtė nė kohė reale. – Ka arritur tė shohė larg dhe qartė, Asimov! Siē tė gjithė e dimė, sot ėshtė shumė e thjeshtė tė flasim dhe tė shihemi nėpėrmjet telefonave tė menēur ose tabletėve, apo edhe nėpėrmjet kompjuterėve, duke pėrdorur ueb-kamerat. Nė kohėn e kėtij shkrimtari amerikan, televizori kishte shumė pak vite qė ishte krijuar, megjithatė ai arriti qė tė parashikonte zhvillimin e njė teknologjie si kjo e sotmja qė ne po e prekim gjerėsisht.

Dokumentet, librat, fotot dhe videot do tė jenė tė disponueshme kudo, nėpėrmjet ekraneve. – Nė epokėn e kompjuterėve dhe tė internetit, ėshtė e mundur tė disponosh ēfarėdolloj informacioni nėpėrmjet njė monitori: dokumente, libra (qė mund tė lexohen nėpėrmjet formatit e-book), foto dhe video. Mund tė ndryshohen, shikohen, tė ndahen etj. Isaac Asimov e kishte kuptuar kėtė qė prej kohėsh!

Ushqimi do tė jetė kryesisht i parapėrgatitur dhe i paketuar. – Popujt mė pak fatlumė, si pėr shembull ata tė botės sė tretė, arrijnė tė mbijetojnė edhe falė ushqimeve tė parapėrgatitura. Revolucioni industrial ēoi nė zhvillimin e ushqimeve tė konservuara, qė nė ditėt e sotme po pėrhapen gjithnjė e mė shumė, duke e bėrė jetėn e pėrditshme nė kuzhinė shumė tė ndryshme nė krahasim me atė tė dikurshmen!

Robotėt nuk do tė funksionojnė mirė, por do tė ekzistojnė. – Ėshtė e vėrtetė, tashmė robotėt ekzistojnė: ata pėr tė pastruar, tė cilėt janė pėrhapur gjerėsisht kėto vitet e fundit, dhe shumė makineri tė tjera tė cilat na lehtėsojnė punė tė ndryshme. Kėta robotė pėrmirėsohen vazhdimisht!

Fuqia punėtore do tė jenė makinat e robotizuara dhe detyra e njeriut do tė jetė t’i zhvillojė ato dhe t’i bėjė tė funksionojnė. – Asimov praktikisht ka “pėrkthyer” se ēfarė do tė ndodhė me industritė e ditėve tė sotme: makineritė, tė krijuara nga njeriu, vihen nė punė nga punėtorėt! Pikėrisht kėshtu funksionojnė linjat e montazhit dhe shumė lloje tė tjera tė agjencive tė sektorėve tė ndryshėm!

Bota do tė ketė 6,5 miliardė banorė dhe kontrolli i lindjeve do tė jetė mė se i nevojshėm pėr tė shmangur kolapsin. – Asimov ėshtė gabuar shumė pak, me rreth 500 milionė persona: ka arritur shumė afėr dhe ka pasur tė drejtė pėr sa i pėrket kontrollit tė lindjeve, qė i ndalon pjesės mė tė madhe tė ēifteve tė kenė jo mė shumė se dy fėmijė.

Mėrzia do tė jetė njė problem i madh nė botėn e avancuar. – Asimov ishte i sigurt se nė vitin 2014, pesha e mėrzisė do tė bėhej veēanėrisht ndikuese nė pėrditshmėrinė e njerėzve. Ai fliste duke iu referuar njė lloj gjendjeje “tė sėmurė” qė do tė pėrhapej me shpejtėsi: jeni dakord me tė?
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha konfirmoi profecitė e Aizek Asimov

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi