A jeni paranormal

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A jeni paranormal

Mesazh  Admin prej 22.10.08 11:00

A jeni paranormal ?

Kjo ėshtė e shkruar pėr ty, jo pėr dikė tjetėr

Trevat tona janė truall i plleshėm si pėr mistikėt, ashtu edhe pėr gjithė ata qė merren me tė "andejshmen", pėr tė ashtuquajturit magjitorė, pėr ata qė "shkruajnė", "fryejnė" e shėrojnė, qė hedhin fall, flasin me shpirta, qė shėrojnė me telepati, nė afėrsi e largėsi, madje edhe nė Australi, dhe pėr tė gjithė ata qė janė zhytur ujėrave tė parapsikologjisė (pėrndryshe psikotronikės, pasi parapsikologjia si term ėshtė hequr gjithkund qysh nė vitet e gjashtėdhjeta, pos tek ne).

Gjitha kjo sė pari si pasojė ose falė bestytnisė sė rrėnjosur thellė nė mendjet e njerėzve tanė, e pastaj se ėshtė njė regjion i cili edhe s'mund tė definohet, ku ēdokush i jap tė drejtė vetes ta definojė duke menduar se e ka me tė drejtė.

Ēdo Nismėtar, qė niset shtegut tė vetėnjohjes (pėrveē kurreshtarėve), nė fillim do tė dėshirojė qė tė kapėrdijė sa mė tepėr njohuri e literatura tė kėtij lloji. Ēdo gjė i duket e mrekullueshme. Vrapon pas ēdo teknike tė re, tė mundshme e tė pamundshme, pastaj pas ēdo diturie tė fshehur. Mahnitet pas sistemeve magjike e mistike, ndjek me vėmendje praktikimin e teknikave tė Lindjes e Perėndimit me qėllim vetėzhvillimi. Mirėpo, ē'ndodh me tė nė fund?

Shumica prej tyre pėrfundojnė nė rangun e atyre qė i pėrmenda mė lart (besa edhe duke i ofruar shėrbimet publikisht, duke bėrė tregti me mallin e padukshėm qė nuk shihet e shitet mė sė shumti), ndėrsa shumė pak prej tyre vazhdojnė drejt, pa rėnė nė kurth sprovave tė shumta qė qėndrojnė anash rrugės sė vetėnjohjes si lule plastike.

Tė tillėt, qė nuk i pėrballuan sprovat e kėtilla, mund t'i njihni menjėherė. Pasojė e rrėshqitjes sė tyre jashtė rruge janė sėmundjet patologjike shpirtėrore, e qė pėr fat tė keq, kanė kaluar nė ato kronike.

Nėse edhe ti, qė je nisur drejt kėsaj rruge, nuk ndalesh kohė pas kohe pėr ta analizuar veten se ku gjendesh, domosdo do tė infektohesh me ndonjėrėn prej sėmundjeve qė do t'i cek mė poshtė. Pėr t'mos pėrfunduar nė fund si hedhės falli, "mulla", "hoxhė", Guru, ose si ndonjė i Gjithėdijshėm me shumė tituj qė tingėllojnė bombastikė tė vendosur para emrit tėnd, tė kėshilloj ta vazhdosh leximin e tekstit tė mėtejmė.

Shfaqjet psikopatologjike tė nismėtarėve nė shtegun e vetėnjohjes

- Si njėra prej sėmundjeve mė tė pėrhapura shpirtėrore ėshtė imagjinimi i pandėrprerė, si pasojė e dembelisė dhe prirjes pėr imagjinatė. Thjesht personi i kėtillė, pasi qė veē ėshtė ngier me literaturė dhe mendon se nuk ka nevojė mė tė lexojė, punon pak (ose fare) dhe tretet dikund nė botėn e imagjinatės. Pra, mbyllet nė vete dhe kalon aventura tė mrekullueshme, natyrisht, nė botėn e vet. Nėse kalon nė kronike, vėshtirė se kjo mund tė mėnjanohet.

- Sėmundje tjetėr ėshtė edhe mendimi se keni arritur vepra tė mėdha shpirtėrore, ose ndonjė fuqi tė mbinatyrshme, tė pėrcjellė me njė ndjenjė tė veēantė tė kėnaqėsisė qė s'harrohet lehtė (sa ia ka ėnda egos kjo punė). Dhe krejt kjo vjen si pasojė e konsumimit tė tepėrt tė teknikave meditative, siē ėshtė ta zėmė udhėtimi astral, ku praktikuesi ende nuk ka qenė mjaft i pėrgatitur.

- Ka tė tillė qė i kuptojnė bukvalisht konceptet e lirisė dhe ēiltėrsisė emocionale. Kjo mund tė paraqitet pas teknikave shpirtėrore ku aplikohet kontakti dhe zbrazjet emocionale. Pra, mos u ēuditni kur ju afrohet ndokush dhe ju thotė se e paskėt energjinė e mirė pėrreth, se e ndien nxehtėsinė e kėndshme ose pulsimet shpirtėrore prej trupit tuaj. Madje edhe mund t'ju akuzojė se ia vjedhni energjinė e tij dhe se dhomėn e mbushni me energji negative. Tė kėtillėt janė nė gjendje tė dijnė gjithēka, p.sh. kush kujt ia vjedh energjinė, se si tė ta pastrojnė dhomėn prej energjisė sė keqe, etj.

- Ērregullimet shprehen edhe kur personi bėhet (ose ia merr mendja se ėshtė) specialist nė njė lėm tė caktuar. Ky ka tendencė qė nė ēdo gjė nė jetėn e pėrditshme, ta mbajė primatin me "njohuritė dhe teoritė e veta", dhe tė kėtillėt imponohen se janė mjeshtėr tė mėdhenj.

- Nėse dikush ju profeton pėr shpėtimin e botės, dijeni se keni hasur nė person tipik tė kompleksit tė "shpėtimtarit tė madh". Personi i kėtillė aq ėshtė i "mbushur" me njohuri, sa qė fillon t'i gjejė nismėtarėt e rinj tė kėtij lėmi dhe ta bėjė njė grup e ta fillojė misionin e vet tė shenjtė, sė pari si shpėtimtar i shpirtave tė atij grupi, e mė tej kush e di, ndoshta edhe i botės.

Personi i kėtillė zakonisht do ta ėndėrrojė mė vonė ndonjė ėndėrr profecie, fanitje ose porosi tė madhe nga Sfera e Lartė, tė cilėn do ta merr si detyrė karmike (tė kismetit) me rėndėsi tė madhe pėr evolucionin shpirtėror tė popullit tė vet (sa lehtė ėshtė tė thirresh nė emėr tė popullit) ose tė njerėzimit nė pėrgjithėsi.

- Mirėpo, ajo qė ėshtė mė karakteristikja, gjendet te personat qė me ndonjė teknikė tė regresimit, kanė "zbuluar" se nė jetėn e kaluar ishin njerėz tė mėdhenj me detyra tė larta, e pėr ēudi, askush prej kėtyre nuk zbuloi se nė jetėn e kaluar ka qenė fshatar, farkėtar, plehaxhi, qymyrxhi ose njeri i rėndomtė.

Tė gjithė kėta "shpirta tė mėdhenj" do t'ju pohojnė se nė jetėn e kaluar kanė poseduar fuqi tė mėdha okulte, tė cilat tash janė latente brenda tij (rrijnė tė fjetura), dhe vetėm e presin kohėn kur tė zgjohen ato aftėsi dhe tė aktivizohen. Ndoshta do ta keni nderin tė takoheni me ndonjė Skenderbe, Abdyl Frashėr, Genc, Teutė, ose nėse keni fat, me ndonjė Hyjni Ilire.

- Ėshtė edhe njė kompleks tjetėr qė ėshtė interesant, qė krijohet prej urisė sė egos sė individit tė identifikohet me ndonjė person qė e ka "arritur" njė shkallė tė zhvillimit shpirtėror ose i cili ėshtė edhe i "ndriēuar".

Personi i kėtillė vuan nga njė xhelozi tejet subtile ndaj "tė ndriēuarit" qė vėshtirė mund tė hetohet, por tė cilin e tradhėton kur thirret gjithnjė nė emėr tė mėsuesit ose idhullit tė vet gjatė veprimeve tė veta ose gjatė bisedės. Ky mund ta kalojė tėrė jetėn duke vrapuar pas imaxhit tė idhullit dhe ē'ėshtė mė e keqja, kurrė nuk do ta hetojė kėtė.

- Ėshtė edhe njė sėmundje malinje shpirtėrore, qė lėshon rrėnjė nė grupet shpirtėrore gjatė kurseve tė ndryshme meditative ose tė ndonjė teknike tjetėr. Gabimi mė i madh bėhet kur nga mėsuesi ose udhėheqėsi, bėhet lėshimi i dėftesės a diplomės se nė cilėn shkallė tashmė gjendet shpirti i pastruar e i "rafinuar" i nxėnėsit. "Mėsuesi", nė kėtė rast, e peshon dhe vlerėson nivelin e vetėdijes sė nxėnėsit, madje shkon aq larg, sa qė lėshon dėftesėn pas meditimit instant prej njė ose treditėsh, ku ceket se nxėnėsi ėshtė "ndriēuar" (pėr kėtė gjė, ta zėmė, nė Zen Budizėm, nevojiten 30-40 vjet).

Kėshtu jo vetėm se pėrdhoset e nėnēmohet shpirtėrorja, por me kėtė mėnyrė krijohet edhe njė ushtri egoistėsh patologjikė, me tė cilėt pastaj kursesi s'mund tė dilet nė krye. Marrėzia s'ka fund. Kėtė mund ta konstatoni mė sė miri, kur nė vizitė ndonjėrit prej kėtyre, nė vend tė ndonjė diplome shkollore, hasni gjendjen e tij shpirtėrore tė varur nė mur.

Megjithatė, mund ta vėreni edhe kombinimin e dy ose mė shumė sėmundjeve patologjike shpirtėrore nė ndonjė person, i cili, nė njė mėnyrė subtile, do ta ndiejė veten se vetėm Zoti dhe ai janė tė vetmit tė gjithėdijshėm nė tokė.

Tė gjitha kėto, edhe pse tė dhėna nė njė formė paksa humoristike, janė gjėra tepėr serioze dhe jo aq tė rralla ndėr ne. Gjithashtu, tė gjithė kėta e mundėsojnė edhe krijimin e rrymave e sekteve tė ndryshme brenda religjionit, qoftė tė krishterė ose tė atij islam. Pėr shtegtarėt e rinj nė udhėn e vetnjohjes, kam njė kėshillė: Secili le t'i kėrkojė ato elemente qė e tėrheqin mė sė shumti brenda religjionit tė vet dhe le t'i pėrmbahet atyre. Ēdo gjė qė vjen nga anash, mund tė jetė vetėm mjet ndihmės, e jo qėllim.

Ėshtė e pamundshme tė mos gjenden ato elemente (teknika meditative, sisteme tė ngritjes sė vetėdijes ose mėsues) nė kuadėr tė religjionit tė individit. Ai qė s'i ka gjetur, le tė shikojė edhe njėherė, sepse nuk ka shikuar mirė herėn e parė. Me dy a mė shumė rrugė njėkohėsisht, askush askund nuk ka arritur.

Vetėm duke iu pėrmbajtur njė rruge, asaj qė e keni pranė dore, mund ta arrini atė ē'profetohet nė Librat e Shenjtė. Ndoshta edhe gjatė shtegut tė vetėnjohjes mund ta fitoni ndonjė fuqi tė caktuar, mund tė thoni mbinatyrore, por, mos harroni, fuqia mė e madhe ėshtė mos ta pėrdorėsh fuqinė qė ke nė dispozicion. Me kėtė edhe ju pėrgjysmohet koha nė arritjen e pėrndritjes shpirtėrore.

Arben Shala

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A jeni paranormal

Mesazh  Elsavrana prej 13.09.12 19:42

Shume i vlefshem per t'u lexuar.
avatar
Elsavrana

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

tung

Mesazh  fitnete sh prej 21.09.12 17:55


Ju Arben po flisni nga ndonje eksperience e hidhur, teorija jote mund te jete mjaft relative dhe nuk ka ndonje element thelbesor.


elsavrana shkruajti:Shume i vlefshem per t'u lexuar.
avatar
fitnete sh

dua gjithqka eshte e mire

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi