Herakliu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Herakliu

Mesazh  Lauret prej 13.12.13 19:34



KOPJE NGA WIKIPEDIA

HERAKLIU (greq. Herakles, lat. Hercules) - i biri i Zeusit, zotit suprem dhe Alkmenės, gruas sė Amfitrionit trimi mė i madh i miteve greke.
Figura 3.jpg

Me emrin e tij (mė shpesh nė versionin latin) ndeshemi si me atributin e njeriut me shtat vigani dhe me fuqi gjiganti. Mirėpo, Herakliu nuk ka qenė vetėm njeri me fuqi vigane. Ai i ka pasur poashtu tė gjitha dobėsitė dhe virtytet njerėzore. Me fuqi tė vetėn ėshtė shėrbyer jo vetėm qė ta fitojė famėn, por edhe njerėzimit t'i sjellė mirėqenie. Ka bėrė mė tepėr se njerėzit e tjerė, por edhe ka vuajtur mė tepėr. Pikėrisht pėr kėtė edhe ėshtė bėrė hero. E ka fituar shpėrblimin pėr tė cilin mė kotė ėshtė munduar paraardhėsi i tij babilonas, Gilgameshi ose Melkari fenikas. I ėshtė plotėsuar dėshira e paarritshme e njeriut - qė tė bėhet i pavdekshėm.
Ka lindur nė Tebė ku ishte strehuar e ėma e tij, Alkmena, me burrin e vet Amfitrionin, kur Amfitrioni e vrau vjehrrin e vet, Elektrionin dhe u frikėsua nga hakmarrja e vėllaut tė tij, Stenelit. Zeusi ka ditur pėr lindjen e shenjtė tė Herakliut dhe jo vetėm si zot i gjithėdijshėm, por pikėrisht pėr shkak se edhe vetė ka marrė pjesė nė kėtė. Me tė vėrtetė Alkmena i pat pėlqyer shumė andaj edhe e merr pamjen e Amfitrionit dhe i ėshtė afruar pa vėshtirėsi. Kur arriti dita e lindjes sė Herakliut, Zeusi nuk e lėshoi rastin qė nė kėshillin e zotėrave, ta profetizojė se atė ditė do tė lindė kreshniku mė i madh nė botė. Herės menjėherė i shkoi ndėrmend se prapa kėsaj ėshtė fjala pėr pasojat e ndonjė aventure tė dashurisė sė tij dhe vendosi qė t'i hakmirret. Bėhej se nuk beson nė profetizimin e Zeusit dhe kėrkoi qė tė pėrbėhet, se ai qė do tė lindė atė ditė vėrtet do tė sundojė tė gjithė njerėzit, qofshin ata edhe tė fisit tė Zeusit. Zeusi e pranoi dhe u pėrbe se ashtu do tė ndodhė, kurse Hera menjėherė u kujdes qė gruaja e Stehelit, Nikipa, nė tė njėjtėn ditė ta lindė djalin, ndonėse ishte nė muajin e shtatė tė shtatėzanisė, ndėrsa lindjen e Alkmenės e ndali. Kėtu asgjė nuk mundi tė ndryshohet: Herakliu i fuqishėm, i biri i zotit suprem, qe i detyruar qė t'i shėrbejė Euristeut, birit tė Stenelit vdekatarė - fatin e dhembshėm tė cilin mund ta pėrballojė vetėm trimi i vėrtetė.
Kur lindi Herakliu, emri iu dha sipas gjoja stėrgjyshit tė tij, Alkidit. Me emrin Herakli e quajtėn mė vonė pėr arsye se pėrmes Herės e fitoi famėn (kjo ėshtė tradicionale, ndonėse nuk ėshtė hulumtuar plotėsisht origjina e emrit tė tij). Hera ka qenė shkak i kėsaj fame, kuptohet, krejtėsisht kundėr vullnetit tė vet - madje me pengesa qė ia kurdiste, duke iu hakmarrė pėr shkak tė tradhtisė sė burrit tė vet dhe tė cilat Herakliu i ka mposhtur njėrėn pas tjetrės me ngulm. Posa lindi, Hera ia ēoi nė djep dy gjarpėrinj pėr ta mbytur. Herakliu i mbyti ata. Amfitrioni u tmerrua nga fuqia dhe shkathtėsia e fėmijės. E kuptoi se ai i cili si fėmijė mund tė bėjė gjėra tė tilla vėrtet do tė arrijė larg. Andaj u kujdes qė Herakliu tė edukohet nė mėnyrė shembullore, madje edhe mė mirė se i biri i tij, Ifikliu. Mėsuesi i cili e ushtronte nė pėrdorimin e armėve nė luftė ka qenė Kastori, i biri i Zeusit, ndėrsa nė gjuajtje me hark Euriti, mbret i Ehalesė. Nė dituri e ka mėsuar Radamanti, djali i ndershėm i Zeusit, ndėrsa orėt nga muzika dhe kėnga ia ka mbajtur Lini, vėllau i vetė Orfeut. Herakliu ka qenė nxėnės i mirė. Atij nuk i shkonte pėr dore deri diku vetėm luajtja nė lirė. Kur njėherė gjatė orės Lini e qortoi, Herakliu i ra aq fort me lirėn sa qė nė vend e la tė vdekur. Amfitrioni atėherė vendosi qė ta largojė diku larg njerėzve. E dėrgon nė malin Kiteron, qė atje ta kullosė bagėtinė. Herakliu e konsideroi kėtė profesion tė mirė dhe e ndėgjoi.
Nė Kiteron Herakliut i pėlqente shumė, e pengonte vetėm luani i tėrbuar, i cili i hante njerėzit dhe kafshėt. U lėshua kundėr tij, e mposhti dhe nė shenjė tė kujtimit e merr lėkurėn e tij. Tani jetonte i qetė deri nė moshėn e tij tetėmbėdhjetėvjeēare, kur iu kujtua mendimi se do tė ishte mė mirė qė tė shikojė pak nėpėr botė dhe t'ia gjejė vetes gruan. Prej drurit tė frashėrit e gdhendi shkopin, e hudhi krihėve lėkurėn e luanit tė Kiteronit dhe u nis pėr nė Tebė, nė vendlindjen e vet.
Rrugės i takon disa njerėz prej tė cilėve mėsoi se ishin tagėrmbledhės tė mbretit tė Orhomenit, Erginit dhe se po shkonin nė Tebė qė t'i marrin njėqind dema, tė cilėt Kreonti, mbreti i Tebės, ka qenė i detyruar pėr ēdo vit t'ia dorėzojė pėr arsye se Ergini i ka sulmuar dhe i ka mundur. Herakliut nuk iu duk kjo e drejtė dhe kur tagėrmbledhėsit nuk deshtėn ta dėgjonin dhe u pėrpoqėn qė me fyerje ta largonin, me veprim tė shkurtėr i qėroi hesapet me ta: ua preu veshėt, hundėn e gojėn dhe me duar tė lidhura i dėrgoi nė shtėpi. Tebanėt e pranuan bashkėvendėsin e tyre me admirim. Mirėpo, gėzimi i tyre nuk zgjati shumė. Para dyerėve tė qytetit u paraqit Ergini me ushtri tė madhe. Herakliu mbrojtjen e qytetit e muar nė duar tė veta. E mposhti Erginin dhe me marrėveshje paqėsore e detyroi qė tebanėve t'ua kthejė dyfishin e asaj qė ua ka marrė. Pėr kėtė arsye mbreti Kreont ia dha Herakliut tė bijėn e vet, Megarėn pėr grua dhe gjysmėn e pallatit tė vet. Herakliu mbeti nė Tebė dhe u bė babė i tre djemve, duke e ndier veten si njeri mė tė lumtur nė botė.
Mirėpo jeta e qetė nuk ėshtė veti e lumturisė sė trimit dhe pėr kėtė Herakliu u bind sė shpejti. Deri sa ishte bari hyjnesha Hera i shikonte qetė ngjarjet e jetės sė tij, por kur u ngrit aq rrėmbyeshėm, vendosi qė tė ndėrhyjė. Fuqinė nuk ka mundur t'ia marrė, por ē'ėshtė mė e keqe se fuqia qė nuk udhėheqet prej arsyes? Ia lėshoi ēmendurinė dhe Herakliu qė nė fillim tė kėsaj sėmundje i mbyt tre djem e vet dhe dy fėmijėt e kushėririt tė vet, Ifikliut. Por kjo nuk mori fund me kaq. Hera pastaj ia ktheu arsyen. I rraskapitur nga dhėmbja Herakliu u nis pėr nė Delfe qė nė orakullin e atjeshėm ta lusė zotin Apollon pėr kėshillė se si tė pastrohet nga krimi qė e kishte bėrė. Zoti pėrmes gojės sė Pitisė i pėrgjigjet se duhej tė shkojė te Euristeu, mbreti i Mikenės dhe t'i shėrbejė atij. Kur t'i kryen dymbėdhjetė vepra tė cilat ia ngarkon Euristeu, do ta lajė nga vetja turpin e fajin dhe kėshtu do tė bėhet i pavdekshėm.
Herakliu e ndėgjoi. Shkoi nė Arg, u vendos nė Tirint, qytetin e babait, jo larg Mikenės dhe iu paraqit Euristeut nė shėrbim. (Ishte kjo qendėr vėrtet e denjė pėr Herakliun : Tirinti me muret e veta tė trasha prej dhjetė deri pesembėdhjetė metra ėshtė njėri prej qyteteve mė tė mbrojtura deri mė sot nė botė). Kur e pa mbreti Euriste, nga pamja e tij e fuqishme dhe muskujt e fryrė e kaploi asi tmerri sa qė nuk pat guxim qė drejtpėrdrejt t'i urdhėrojė ēkadoqoftė, por kėtė ia besoi Kopreut, kasnecit tė vet, mirėpo, pėr Herakliun trillonte detyra gjithnjė e mė tė guximshme.
Pėr detyrėn e parė Herakliu nuk pat nevojė tė presė shumė. Duhej ta mbyste luanin i cili jetonte jo larg nė malet nemease. I tėrė rrethi frikėsohej prej luanit, sepse ai ishte dy herė mė i madh se sa tė tjerėt dhe ishte i paplagosur, pėr arsye se e kishte lėkurėn e papėrshkueshme. Herakliu e gjeti strofullėn e tij (shpella sot e kėsaj dite u tregohet turistėve), u vėrsul nė te dhe me goditje tė forta me ēomagė e trullosi, e pastaj thjeshtė e mbyti. Pasi qė e kreu kėtė vepėr e kapi nė krah luanin dhe e ēoi nė Mikenė. Euristeu nga trishtimi gati u nguros sa prej luanit tė tmerrshėm, aq mė tepėr prej fuqisė sė shėrbėtorit tė vet. Nė vend tė mirėnjohjes i tha qė nė tė ardhmen mos tė vijė mė nė Mikenė. Mjafton qė dėshmitė e kryerjes sė detyrave tė veta t'i sjellė para mureve, ndėrsa ai nga muret do t'i vlerėsojė. Tani le tė pėrgatitet pėr kryerjen e detyrės sė dytė: pėr ta vrarė Hidrėn (kulshedrėn)!
Hidra ka qenė pėrbindėsh me trup gjarpri dhe me nėntė koka dragojsh prej tė cilave njėra ishte e pavdekshme. Jetonte nė moēale, nė afėrsi tė qytetit Lerna nė Argolidė dhe shkretėronte rrethinėn. Njerėzit ishin tė paaftė ndaj saj. Herakliu mėsoi se Hidra ka ndihmėsen, gaforren e madhe me pishkazėt e mprehta. Prandaj edhe vetė e mori me vete ndihmėsin, trimin Jolaun, djalin mė tė vogėl tė tė vėllait, Ifikliut. Prapa moēaleve tė Lerneut e kalli pyllin qė Hidres t'ia bėjė tė pamundshme ikjen. Nė flakė i skuqi shigjetat e vet dhe e filloi betejėn. Shigjetat e skuqura vetėm e pezmatuan Hidrėn. U vėrsul nė Herakliun, por kjo i kushtoi njė kokė. Sa ēel e mbyll sytė nė atė vend i dolėn dy koka tė tjera. Hidrės i erdh nė ndihmė edhe gaforrja, por kur e kafshoi kėmbėn e Herakliut, Jolau e mbyti me njė goditje tė qėlluar mirė. Nė ēastin kurrė Hidra e befasuar u kthye kah pėrcjellėsja dhe ndihmėsja e saj, Herakliu e shkuli nga toka drurin e ndezur dhe Hidrės ia kalli kokėn. E reja nuk u paraqit mė. Tani Herakliu mėsoi se si duhej tė luftojė kundėr saj. Gradualisht ia preu kokat, ndėrsa Jolau me drurin e ndezur i ndizte filizat e kokave qė i dilnin. Mė nė fund, kėshtu ia preu dhe ia dogj tė gjitha kokat, ndonėse Hidra e dėshpėruar mbrohej edhe me atė kokė tė vetmen, tė pavdekshme. Mbeturinat e saj tė shkrumuara Herakliu menjėherė i shtini nė dhe e nė atė vend e vuri edhe hurin qė mos tė mund t'i dalė mė koka. Kur Hidra ishte mbytur, si dėshmi se e kishte mbytur e preu trupin e saj nė copėza dhe nė tėmėthin e saj i lag majet e shigjetave tė veta. Plagėt e krijuara prej tyre ishin tė pashėrueshme. I pėrcjellė nga popullata vendase e ēliruar, Herakliu dhe Jolau u kthyen triumfalisht ne Mikenė. Mirėpo, para dyerėve tė luanit priste kasneci Kopre me detyrė tė re: ta ēlirojė tokėn prej shpendėve stimfalikė - tė Stimfalidėve.
Kėta shpendė quheshin ashtu sepse jetonin pranė liqejve tė Stimfalisė nė Arkadi, rrethinėn e sė cilės e shkretėronin mė keq se sa karkalecat. I kanė pasur kthetrat dhe puplat prej remi tė fortė, kurse gjatė fluturimit kanė mundur t'i hedhin puplat sikurse edhe tė afėrmit e tyre tė sotėm nga radhėt e bombarduesve. Lufta kundėr tyre si tė tė thuash, ka qenė e pashpresė, sepse qė do tė shtinte kundėr tyre do tė gjendej nėn shiun e shigjetave tė tyre prej tė cilave askush nuk ka mundur tė ikė. Prandaj Herakliu ngjjtet nė lis tė lartė, i frikėsoi me rraktataken dhe kur filluan tė sillen rreth tij njė shumicė tė madhe i goditi me shigjeta tė drejtuara mirė. Shpendėt e tmerrshėm mė kot i hedhnin shigjetat e metalta nė tokė. Mė nė fund, nga frika fluturuan pėrtej detit dhe kurrė nuk u kthyen mė.
Pas kėsaj Herakliut iu dha detyra e re: qė ta zėjė drenushėn me brirė tė artė dhe kėmbė prej remi e cila jetonte nė Kerine (nė kufi tė Akesė dhe tė Arkadisė) dhe i ka takuar hyjneshės Artemida. Euristeu shpresonte se hyjnesha e pushtetshme do tė zemrohej nė Heraikliun dhe se do t'ia topit vetebesimin e tij. Tė zihet drenusha gjithsesi nuk ka qenė punė e lehtė, sepse ka qenė tejet frikacake dhe e shpejtė. Herakliu e ndoq tėrė vitin deri sa nuk iu ka afruar nė shėnjestėr. Drenushėn e plagosur e zuri dhe e solli nė Mikenė. Nuk harroi qė t'i kėrkojė ndjesė Artemidės pėr shkak tė veprės sė tij kundėrhyjnore dhe qė ta qetėsojė zemėrimin e saj me flijim tė begatshėm, kėshtu qė ajo ia fali.
Detyra e re e Herakliut, pas kėsaj, ishte e ngjashme me atė tė parėn. Qe i detyruar qė ta zėjė derrin e egėr nga Erimanti, i cili e shkretėronte rrethinėn e qytetit Psofida dhe me dhėmbėt e mėdhenj tė tij tė syrit i mbyste kafshėt dhe njerėzit. Kur e futi nė borė tė thellė, Herakliu ia lidhi kėmbėt dhe tė gjallė e solli nė Mikenė. Mbreti uluriste nga frika para kafshės sė madhe u fsheh nė fuēi dhe nga aty, i shastrisur, e luste Herakliun qė sa mė parė tė largohet me derrin e egėr dhe se pėr kėtė do t'i japė detyrė mė tė parrezikshme: qė t'i pastrojė shtallat e Augiut, mbretit tė Elidės.
Kjo punė nuk ka qenė e rrezikshme. Augeu ka pasur kope tė madhe tė gjedheve dhe nė shtalla aq shumė pleh dhe flliqti sa qė kjo pėrmendet nė proverb edhe sot. Pėr t'i pastruar kėto shtalla ose mė mirė tė thuhet shtallat e lopėve, ishte detyrė mbinjerėzore. Herakliu i propozoi mbretit planin si do ta kryejė kėtė detyrė pėr njė ditė poqese pėr kėtė ia jep njė tė dhjetėn e kopes. Augeu pranoi dhe Herakliu ia filloi punės, kuptohet jo vetėm me fuqi, por edhe me arsye. Bagėtinė e nxjerr nė kullosė, e mih kanalin deri te Alfea dhe Penea, lumenjtė me tė afėrt, andej e ktheu ujin nė shtalla pėr ta bartur plehun dhe nė mbrėmje e mbyll kanalin, bagėtinė e rreshton nė shtallė dhe shkon pėr ta marrė shpėrblimin e premtuar. Mirėpo, mbreti mėsoi se pastrimi i shtallave ka qenė detyrė e Herakliut dhe e merr kėtė si arsye qė tė mos ia japė shpėrblimin. Veē kėsaj, e ka fyer me vėrejtjen se si i biri i Zeusit, nuk duhet tė fitojė me pastrimin e shtallave. Kuptohet, se kėtė Herakliu nuk ia ka falur dhe ia ka mbajtur ndėrmend dhe, kur mė vonė, iu dha rasti, ia ktheu kėtė Augeut me kamata: me shokėt e vet ia shkatėrroi plotėsisht tokėn e tij dhe e vret atė.
Pėr ta kryer detyrėn e re ėshtė dashur qė Heralkliu tė shkojė nė Kretė. Euristeu i urdhėroi qė prej atje ta sjellė demin e egėr tė cilin Minosit, mbretit tė Kretės, ia ka dhuruar Poseidoni, zoti i detit me kusht qė t'ia flijojė. Minosit i pėlqeu jashtėzakonisht demi dhe nė vend tė tij e flijoi njė tjetėr. Poseidoni nuk u pajtua me kėtė dhe pėr dėnim e tėrboi demin kėshtu qė i tėrbuar vraponte prej skajit ne skaj tė ujėdhesės dhe shkatėrronte ēdo gjė qė gjendej nė rrugė. Herakliu, sipas urdhrit tė Euristeut, e zė demin, e frenon dhe krejtėsisht tė qetė e bie nė shpinė nėpėr det prej Kretės nė Arg.
Pasi e zuri demin e Kretės, Herakliu udhėtoi me anije nė Traki, ku sundonte Diomedi, mbreti i bistonasve, qė sipas urdhrit tė Euristeut, t'ia rre mbejė kuajt jashtėzakonisht tė fuqishėm, tė cilėt ushqeheshin me mish njeriu. Me ndihmėn e disa shokėve Heraikliu me sukses i shtie nė duar kuajt dhe i sjell deri te anijet. Atje me ushtri e zė mbreti Diomed, duke u pėrpjekur qė t'i kthejė kuajt. Herakliut, nė betejė tė ashpėr kundėr epėrsisė sė madhe numerike, i shkon pėrdore qė ta ruajė plaēkėn e vet. Mirėpo, nė ndėrkohė, kuajt e kanė shkyer Abderin, njėrin prej shokėve mė tė mirė tė tij, i cili i ruante te anija. I pikėlluar thellė, Herakliu i sjell kuajt nė Mikenė. Mirėpo, Euristeu i liron, siē ka bėrė mė parė me demin e Kretės.
As pikėllimi i thellė dhe as pėrbuzja e rezultateve tė tilla tė ndėrmarrjeve tė tij nuk e thyen Herakliun. Me vendosmėri shkon nė ujdhesėn Erite nga ėshtė dashur qė Euristeut t'ia sjellė kopenė e bagėtisė, e cila i ka takuar viganit me tre trupa, Gorion. Kjo ujdhesė gjendej larg nė perėndim ku toka pėrfundonte me njė rrip tė ngushtė. Herakliu e theu me top urrėn e vet dhe kėshtu nė ngushticėn detare tė krijuar i vendosi dy shtylla (nė antikė Gjibraltari quhej "shtyllat e Herakliut"). Nė pjesėn perėndimore tė botės arriti pikėrisht nė ēastin kur zoti Heliu, zbriti nga qerrja e artė nė Oqean. Pėr t'u mbrojtur nga rrezet e tij shkatėrruese, deshti qė ta gjuajė me shigjetė. Natyrės dhe sjelljes sė zotėrave nuk u shpėton pa e vėrejtur. Heliut i pėlqeu trimėria e Herakliut andaj edhe ia ofroi anijen e vet prrej ari qė me tė tė shkojė nė Erite. Atje e sulmoi qeni dykrerėsh i Ortit dhe vigani Eurition, tė cilėt e ruanin bagėtinė. Herakliu i vret dhe pas tyre e vrau edhe Gerionin. Pas shumė vuajtjeve e sjell bagėtinė nė brigjet e Peloponezit. Rrugės e mposht Eriksin e fuqishėm i cila ia vodhi njė lopė dhe pastaj edhe viganin Kakaun, i cili ia vodhi disa lopė. Kur tani mė shpresonte se fatbardhėsisht do te kthehet nė Mikenė, Hera e lėshoi tėrbimin nė bagėtinė e tij. Bagėtinė e shkapėrderdhi anembanė kėshtu qė qe i detyruar ta pėrdorė tėrė fuqinė edhe shkathtėsinė e vet pėr ta mbledhur sėrish. Euristeu pastaj ia bėri fli tėrė bagėtinė kundėrshtares se tij, Heresė.
Ndėrmarrja e re heroike e Herakliut ishte ekspedita nė tokėn e luftėtareve tė ashpra amazone nga ishte i detyruar t'ia sjellė bijės sė Euristeut, Admetės, brezin e Hipolitės, hyjneshės sė tyre. Niset pėr atje me njė grup jo tė madh shokėsh dhe nė rrugė ndalet nė Mizi, ku sundonte mbreti Lik, i njohur pėr nga mikėpritja e tij. Mbreti i organizoi gosti madhėshtore. Deri sa ata gostiteshin nė qytet sulmuan bebrikėt e egėr dhe filluan ta plaēkisin. Herakliu u ēua nga tryeza dhe me shokėt e vet i dėbon bebrikėt, e vret mbretin e tyre dhe tėrė tokėn e tyre ia dhuron Likės, tė cilėn pėr nderė tė tij e quan Heraklea. Me ngadhėnjimin e vet fitoi aq famė sa qė mbretėresha Hipolita vetė ia plotėsoi dėshirėn dhe vullnetarisht ia fali brezin e vet. Por, hyjnesha Hera e pėrhap lajmin se Herakliu tenton ta ēojė Hipolitėn nė skllavėri dhe amazonet i besuan. I sulmuan shokėt e Herakliut kėshtu qė atyre nuk u mbet gjė tjetėr pėrveē se tė luftonin. Nė fund amazonet u mposhtėn, shumė prej tyre i zunė rob dhe nė mesin e tyre dy udhėheqėse, Melanipa dhe Antiopa. Hipolita ia bleu lirinė e Melanipės me brez tė vetin. Antiopėn Herakliu ia dhuroi mikut tė vet, Tezeut, qė kėshtu t'i dalė borgjit pėr trimėrinė e tij, por edhe pėr arsye se Tezeut i pėlqente shumė dhe u martua me tė.
Kėshtu Herakliu plotėsisht i kreu dhjetė detyra, ndonėse nė fillim Euristeu nuk ka dashur tė pranojė se Hidra lernease ėshtė mbytur (me pretekst se Herakliu ka pasur ndihmesė), sikurse edhe pastrimin e shtallave tė Augeut (sepse kėtė kinse nuk ka dashur ta kryejė falas). Pėr ta kryer detyrėn e njėmbėdhjetė, Herakliut i ėshtė dashur tė shkojė nė botėn nėntokėsore qė ta sjellė vetė Kerberin. Ky ishte nė tė vėrtetė qen i ferrit. Ka pasur tri koka, rreth qafės gjarpinj dhe nė fund tė bishtit kokėn e dragoit me turi tė gėrditshėm. Edhe pse deri mė atėherė askush nuk ėshtė kthyer nga bota nėntokėsore, Herakliu nuk u luhat. Zotėravet guximi e tij iu bėnte pėrshtypje dhe vendosėn qė t'i ndihmojnė. Zoti Hermes, udhėheqėsi i shpirtėrave, e sjell deri te gremina Tenara (nė kepin e sotėm Matapan, nė pjesėn mė jugore tė Peloponezit dhe bregut evropian), ku ishte hyrja e fshehtė pėr nė perandorinė nėntokėsore tė Hadit. Aty e pranoi hyjnesha Athena. Nėpėr rrugė tė vegullisė, ku ka ndeshur shpirtrat e miqve tė vdekur dhe armiqve tė vrarė, erdhi para fronit tė Hadit, sunduesit tė botės nėntokėsore i cili, si djalė tė Zeusit, e pranoi miqėsisht. I lejoi qė ta zė dhe ta marrė Kerberin. Por nė kėtė ndėrmarrje nuk guxoi t'i pėrdorė armėt. Mirėpo, rreth kėsaj ėshtė dashur ta thotė edhe Kerberi tė veten. Mbrohej me dhėmbė dhe me thonj (ose mė mirė tė thuhet me kthetra), rrahtė me bisht ku gjendej koka e dragoit dhe aq tmerrshėm ulurinte sa qė shpirtrat e tė vdekurve fluturonin nėpėr botėn nėntokėsore si tė lafitur. Pas betejės sė shkurtėr Herakliu e shtrėngoi aq fort sa qė Kerberi nuk mundi tė shpėtojė nga duart e tij pėrveē nėse i premtonte se do tė shkonte pas tij nė Mikenė. Duke e parė rojtarin e botės nėntokėsore, Euristeu u ul nė gjunj (kurse sipas njė verzioni tjetėr ai u fsheh nė fuēi ose nė enė pėr drithėra) dhe duke i thyer duart e luste Herakliun qė ta largojė kėtė fantom infernal nga edhe e ka sjellė.
Mbeti edhe detyra e fundit, tė cilėn Herakliu ėshtė dashur ta kryejė. Euristeu i urdhėroi qė t'ia sjellė tri mollė tė arta nga kopshti i Hesperidės, bijės sė Atlantit, titanit tė pushtetshėm i cili pėr shkak tė kryengritjes kundėr zotėrave u denua qė nė supa ta mbajė kupėn qiellore. Se ku gjendeshin kėto kopshte askush nuk e ka ditur. Mirėpo, dihej se rruga qė ēonte deri te ato ruhej prej Ladonit, dragoit i cili kurrė nuk ka fjetur, pastaj nga vigani Anteu, i cili secilin e mposht dhe e vret, dhe poashtu edhe vetė titani Atlant. Herakliu u nis pėr nė Egjipt, kaloi Libinė dhe tė gjitha tokat, tė cilat i ka mėsuar gjatė udhėtimit pėr bagėtinė e Gerionit. Por kopshtet e kėrkuara nuk i gjet. Mu kur arriti larg nė veri deri te ujėrat e pakufijshėm tė Eridanit, nimfet e atjeshme e kėshilluan qė pėr tė tė pyesė Nereun, zotin e detit. Mirėpo, Nereu do t'ia tregojė pasi qė ta detyrojė pėr kėtė. Prandaj Herakliu papritmas e sulmoi Nereun dhe pas betejės sė rėndė gjatė sė cilės Nereu pėrherė e ndėrronte pamjen e vet, e lidhi dhe nuk e lėshoi, deri sa nuk mėsoi krejt ēka ka dashur tė dijė. Kopshtet e Hesperideve ishin diku nė perėndimin e largėt, diku ndėrmjet Marokut tė sotėm dhe Francės.
Herakliut i ėshtė dashur qė sėrish tė shkojė nė Libi dhe pastaj nė tokėn ku jetonte vigani Antej, i biri i Gesė, hyjneshės sė tokės. Sipas zakonit tė vet Anteu e fton nė dyluftim. Nė kėtė dyluftim Herakliu e mund vetėm pėr arsye se nė luftė e kuptoi nga e merrte fuqinė e vet vigani. Kur nė tė vėrtetė Anteu e ndien se po dobėsohej, puqet mirė pėr toke, me nėnėn e vet dhe kėshtu mbledh fuqinė pėr betejė tė re. Herakliu e shkoqit nga toka dhe e ēon lartė. Nė kėtė gjendje vigani mbeti i paaftė dhe Herakliu e mbyti. Nė rrugėn deri te Hesperidet Herakliu qe i detyruar qė t'i mposhtė dhe t'i kapėrcejė pengesat e shumta, tė cilat udhėtarėve ua krijojnė cubat dhe sunduesit. Ndėr tė tjera e menjanon edhe mbretin egjiptian, Buzirisin, i cili i kapte tė huajt dhe ua flijonte zotėrave. Mė nė fund, Herakliu arrin deri te Atlanti. Kur ia shpjegoi se pse ka ardhur tek ai, Atlanti me njė mikėpritje tė dyshimtė i propozoi se vetė do t'ia sjellė mollėt poqese gjatė kėsaj kohe Herakliu do t'ia mbante kupėn qiellore. Herakliu u pajtua me kėtė. Atlanti e plotėsoi premtimin e vet. Por vetė deshti t'i ēojė mollėt nė Mikenė, e pastaj tė kthehet. Dinakėrisė mund t'i pėrballohet vetėm me dinakėri. Herakliu sa pėr sy e faqe pranoi, por e luti Atlantin qė pėr njė ēast t'ia mbajė peshėn vetėm deri sa tė bėjė mbėshtetėsen pėr supa qė kupa mos t'i shkaktojė plagė. Posa Atlanti u gjet nė pozitėn e mėparshme Herakliu i mori mollėt dhe iu falėnderua njerėzishėm viganit dhe askund nuk u ndal deri nė Mikenė. Euristeu nuk u besoi syve tė vet dhe nga vetė befasia ia ktheu mollėt. Herakliu i ofroi si fli hyjneshės Athena dhe ajo ua ktheu Hesperideve. Me kėtė u plotesua edhe detyra e dymbėdhjete dhe Herakliu tani mė ishte i lirė.
Pak kohė pas kėsaj u lirua edhe nė kuptimin e tjetėr tė fjalės. Gruan e vet, Megarėn, Herakliu zemėrgjerė ia jep Jolaut, i cili gjatė mungesės se tij e ngushėllonte si mik besnik dhe kėshtu u mėsua me tė sa qė pa tė nuk mundte tė jetonte mė. Heralkliu pastaj e braktisi Teben pėr tė cilėn nuk e lidhte mė asgjė dhe u kthye nė Tirint. Por jo pėr njė kohė tė gjatė. Aty e pritnin pusitė e hyjneshės Hera dhe me to edhe vuajtjet dhe trimėritė e reja.
Nuk dihet saktėsisht se, vallė, a ia nxiti Hera dėshirėn pėr grua tė re apo nė tė u zgjua ambicia pėr ta mundur Euritiun, mbretin e Ehailės, shigjetarin mė tė madh nė Heladė. Te dyja kėto qenė nė lidhje tė ngushtė. Euriti nė tė vėrtetė, shpalli se Jolėn, bijėn e vet flokėkuqe dhe tė bukur do t'ia japė atij qė do tė fitojė nė gjuajtje me hark. Pėr kėtė arsye Herakliu shkoi nė Ehali (nė Tesali, ndėrsa sipas Sofokliut nė Eube), u paraqit nė pallatin e mėsuesit tė vet tė dikurshėm dhe nė shikim tė parė u dashurua nė bijėn e tij dhe menjėherė ditėn e dytė e mundi. Mbreti Eurit, ndėrkaq, nuk mundi qė ta flakė urrejtjen pse e mundi nxėnėsi i tij dhe shpalli se bijėn e vet nuk do t'ia japė njeriut i cili ka shėrbyer te Euristeu i gjorė. Herakliu u fye dhe shkoi tė kėrkojė grua tjetėr. E gjeti nė Kalidon. Ishte kjo Deianira e bukur, e bija e mbretit Ene. Nuk e fitoi lehtė. U detyrua qė pėr tė tė dalė nė dyluftim me njė krushqar tjetėr, me Akeloun, zotin e lumit, i cili ka mundur tė shndėrrohet nė gjarpėr dhe nė dem. Pas darsmės bashkėshortėt e rinjė mbetėn nė pallatin e Eneut. Mirėpo, Hera nuk e harroi Herakliun. Ia muar arsyen dhe ai gjatė gostisė e mbyti djalin e Arhitelit, mikut tė vet: deshti qė vetėm t'i mėshojė shuplakė pėr arsye se nė duar ia derdhi ujin qė ka qenė i pėrgatitur pėr larjen e kėmbėve. Mirėpo, djaloshi nga goditja nuk u kėndell mė. Arhiteli, nė tė vėrtetė, ia fali. Mirėpo, Herakliu megjithatė e braktisi Kalidoninė dhe me Deianirėn shkoi nė Tirint.
Duke udhėtuar arritėn deri te lumi Euena mbi tė cilin nuk ka pasur urė. Me njė pagesė modeste udhėtarėt i klonte nė anėn tjetėr tė bregut Kentauri Neso. Herakliu ia dha nė besė gruan ndėrsa ai vetė notoi nė lumė. Mirėpo, bukuria e Deianirės e magjepsi aq fortė Kentaurin sa qė u pėrpoq ta rrėmbejė. Herakliu e ndali me shigjetėn vdekjesjellėse. Tėmėlthi i Hidrės e helmeoi gjakun e Kentaurit aq sa vdiq shpejt. Mirėpo, para vdekjes i shkoi pėrdore qė tė hakmerret. E kėshilloi Deianirėn qė tė marrė gjak tė tij dhe, poqese ndonjėherė Herakliu nuk do ta dojė mė, le t'ia fėrkojė rrobet me gjak dhe dashuria e tij do tė kthehet pėrsėri. Sa arritėn nė Tirint Deianirės iu duk se gjaku i mrekullueshėm kurrė nuk do t'i nevojitet. Jetuan siē u ka hije bashkėshortėve, sė bashku e edukonin fėmijėn e tyre, Hillin, dhe fėmijėt e tjerė - deri sa nė fatin e Herakliut nuk ndėrhyri Hera.
Kjo ndodhi krejt rastėsisht. Kur Herakliu shkoi nė Ehali, mbretit Eurit i humb bagėtia. Ia kishte vjedhur Autoliku, hajn i njohur dhe me qėllim qė hetimin ta ēojė nė rrugė tė gabuar, Herakliun e shpalli vjedhės, me qėllim qė kėshtu t'i hakmerret mbretit pėr fyerjet e mėparshme. E tėrė Ehalia i besoi kėsaj, me pėrjashtim tė Iftit, djalit tė madh tė Euritit. Pėr ta dėshmuar pafajsinė e Herakliut, shkoi ta lypė bagėtinė e vjedhur. Rruga e ēon nė Argolidė dhe mbasi kishte shkuar deri atje shkoi edhe nė Tirint. Herakliu e pranoi pėrzemėrisht. Por kur gjatė gostisė mėsoi pėr ē'arsye Euriti e vė nė dyshim u hidhėrua pa masė. Ndėrkaq, Kera nxiste nė tė asi zemėrimi sa qė nuk mundi tė pėrmbahet dhe e hudhi Ifitin nga muret. Nuk ishte kjo vetėm vrasje, por edhe shkelje e ligjit mė tė shenjtė tė mikpritjes. Zeusi u zemėrua nė birin e vet dhe ēoi sėmundje nė tė.
Pasi qė sėmundja nuk i kalonte, duke i mbledhė tė gjitha fuqitė e veta, Herakliu shkoi nė Delfe pėr ta pyetur pėr kėshillė Apollonin se si tė pendohet pėr mėkatin e vet. Mirėpo, Pitia nuk i pėrgjegji. Herakliu i zemėruar ia muar trekėmbėshin nga i shpallte orakujt e vet. Kur nuk do tė qesė atėherė nuk i nevojitet as trekėmbėshi. Menjėherė pastaj u paraqit Apolloni dhe kėrkoi qė t'ia kthejė trekėmbėshin. Herakliu nuk deshti t'ia kthejė, kurse Apolloni donte qė t'ia marrė dhe kėshtu filluan tė zihen djemt e mėdhenj tė Zeusit dhe tė rrahen si fėmijėt. Kur nuk pushuan sė rrahuri bubulloi dhe i ndau me rrufe. Pas kėsaj u qetėsuan dhe Apolloni i urdhėroi Pities qė ta kėshillojė Herakliun. Ka qenė i detyruar qė pėr tri vjet tė shėrbejė si shėrbėtor, ndėrsa paratė e fituara t'ia japė Euritit si shpėrblim pėr Ifitin e vrarė.
Herakliu sėrish qe i detyruar tė ndahet nga liria. U bė skllav i Omfallės, mbretėreshės sė Lidisė, grua mendjemadhe dhe e vrazhdė, e cila e nėnēmonte pandėrprerė. Aq mė tepėr qė i detyruar tė bėjė vek sė bashku me shėrbėtorėt dhe kėshtu tė bėjė rrobet e femrave, ndėrsa vet ajo ecte para tij nė lėkurėn e luanit tė Kiteronit. Kohė pas kohe i jepte liri, por jo pėr shkak tė mirėsisė, por pėr arsye qė pas kthimit t'i ndiejė vuajtjet edhe mė tė mėdha tė fatit tė skllavit.
Pas njė leje tė tillė Herakliu iu bashkangjit argonautėve tė cilėt shkonin nė Kolhidė. Gjate lejes sė dytė ra nė skllavėri tė mbretit Sile nė Aulidė, i cili e detyronte secilin tė huaj qė tė punojė nė vreshtėn e tij, por shpejt iku prej atje. Nė Efez, deri sa ishte nė gjumė, e sulmuan shkurtabiqėt Kėrkopitė (ose Daiktilėt) dhe ia vodhėn armėt. Deshti t'i dėnojė, por pasi qė ishin tė vegjėl dhe qesharakė, i liroi. Pėrherė kthehej nė detyrėn e robėrisė vetė, deri sa nuk u pastrua tėresisht.
Mė nė fund, arriti dita e fundit e vitit tė tretė dhe Herakliu i fitoi armėt prej mbretėreshės Omfalla dhe u lirua. Prej saj u nda pa zemėrim, pėr mė teper, ia plotėsoi dėshirėn e saj, qė nė shenjė kujtimi, t'ia dhurojė njė trashėgimtar, tė cilin e pagėzoi me emrin Atis, i cili pas saj e muar fronin e Lidisė. Kur u kthye nė atdhe, Herakliu i mblodhi tė gjithė miqtė e vet besnikė dhe u pėrgatit pėr qėrimin e madh tė hesapeve.
I pari pėr fyerjen e kahmotshme, ia pagoi mbreti Augi dhe pastaj nė radhė erdhi Laomedonti, mbreti trojan. Ishte ky borxh i papaguar qė nė kohėn kur Herakliu shėrbente te Euristeu dhe nuk ishte zot i vetvetes. Pasi u kthye nga ekspedita kunder amazoneve Lamedontit ia bėri njė shėrbim tė konsiderueshėm: e ēliroi Trojėn nga pėrbindshi i detit, tė cilit ėshtė dashur qė t'i flijohet Heziona, e bija e Laomedontit. Laomedonti i premtoi kuajt tė cilėt gjyshi i tij, Trosi, i kishite fituar prej Zeusit si shpėrblim pėr djalin Ganimed, qė u bart nė Olimp. Mirėpo, Laomedonti nuk kishte zakon t'i plotėsonte premtimet e dhėna. Kur Herakliu erdhi pėr shpėrblim e dėboi, duke e fyer. Tani Herakliu mori hakun: erdhi nėn Trojė me gjashtė anije, e pushtoi dhe e vrau Laomedontin. Nuk duhet tė befasohemi se pas tė gjitha atyre veprave heroike fama e Herakliut i ka arritur lartėsirat e Olimpit me borė. Dhe kėto as pėr sė largti nuk ishin tė gjitha qė i kishte kryer. E ka ēliruar, pėr shembull, titanin Promete, tė cilin Zeusi dikur e kishte gozhduar nė maje tė Kaukazit, ku pėr ēdo ditė shqiponja ia qukaste mėlqinė, e cila pėrherė sėrish i rritej. Me njė goditje tė qėlluar mirė e vret shqiponjėn dhe e ēliron Prometeun nga vuajtjet dhe dėnimi i turpshem. Prej zotit tė vdekjes, Tanatit e fitoi shpirtin e Alkestidės e cila vullnetarisht vendosi tė vdesė nė vend tė Admetit, bashkėshortit tė vet dhe e ktheu pėrsėri nė jetė. I mposhti dhe i vrau shumė armiq dhe pėrbindėsh, nė mesin e tyre edhe Kiknin, tė birin e Aresit, zotit tė luftės. Themeloi shumė qytete prej tė cilėve mė i famshmi ka qenė ēeraklea (Herkulanumi) nė rrėzė tė Vezufit. I kėnaqi shumė gra (vetėm nė njė natė tė vetmėn tė cilėn e kaloi me argonautet nė Lemnos u bė babė i pesėdhjetė fėmijėve tė lemnanve). Pėr disa vepra dhe ndėrmarrje tė tij tė mėvonshme hulumtuesit dyshojnė, prandaj nuk do tė ndalemi nė to. Mirėpo, tė gjithė pajtohen se Herakliu e ka fituar admirimin si asnjė njeri i asaj kohe. Vetė Zeusi, zoti suprem, e ka lutur pėr ndihmė.
Kundėr zotėrave olimpikė u ēuan Gjigantėt, djemt e Uranit, zotit tė rrėzuar tė qiellit dhe Gesė, hyjneshės sė tokės. Ngadhnjimin e kanė pasur gati tė siguruar, sepse kanė qenė tejet tė fuqishėm dhe pėrveē kėsaj nga ana e tyre e kanė fituar bimėn e cila i mbronte prej armėve tė zotėrave. Zotėrat atėherė u gjeten nė gjendje tė vėshtirė, andaj edhe u ranė ndėrmend njerėzit e gjorė, sepse nga armėt e njeriut Gjigantėt, nuk i ka mbrojtur kurrfarė magjie. Pėr kėtė arsye Zeusi e dėrgoi Athenėn te Herakliu. Nuk ka qenė e detyruar ta pėrfitojė me bindje tė jashtėzakonshme. Me njė gatishmėri i qe nėnshtruar thirrjes sė babės sė vet, dhe shkoi shpejt nė fushėbetejė. Mė sė pari e vrau Alkioneun, Gjigantin mė tė fuqishėm, pastaj edhe kryengritėsit e tjerė dhe, nė bashkėpunim me zotėrat, mė nė fund, e theu rrezistencėn e tyre. Kėshtu me kėtė e fitoi jo vetėm dashamirėsinė e zotėrave, por edhe tė njerėzve. Pa marrė parasysh se ēfarė ka qenė Zeusi, megjithatė, ai ka qenė sundimtari mė i mirė se sa paraardhėsit e tij, Kroni dhe Urani ose Kaosi i mirėfilltė.
Pasi kthehet nga lufta me Gjigantėt, Herakliu vendosi qė ta spastrojė edhe llogarinė e fundit. U nis pėr nė Ehali, e pushtoi dhe e mposhti Euritin, mbretin e fundit, pėr arsye tė fyerjeve tė hershme. Nė mesin e robėve tė zenė, e vėrejti Jolėn flokėkuqe, tė cilėn Euriti dikur nuk ka dashur t'ia japė pėr grua dhe sėrish nė tė gufoi dashuria e dikurshme. Posa mori vesh pėr kėtė Deanira, i ra ndėrmend gjaku i mrekullueshėm i Kentaurit, Nes, e lagu nė tė gunėn e Herakliut dhe pėrmes Lihasit e ēoi nė Ehali. Helmi i Hidrės nga shigjeta e e Herakliut i cili e ka helmuar gjakun e Nesit, depėrtoi nė trupin e Herakliut dhe i shkaktoi dhėmbje tė tmerrshme. Herakliu trimėrisht i duronte kėto vuajtje dhe kur mėsoi prej birit tė vet, Hillit, pėr shkakun e tyre, kuptoi sa i ka ardhur fundi. Urdhėroi qė ta ēonin nė oborrin e tij. Mirėpo, Deanira tani mė ishte e vdekur. Nga deshpėrimi se pėr shkak tė dashurise ia ka shkaktuar vdekjen burrit tė vet u therr me shpatė. Vuajtjet e padurueshme e kanė shtyrė Herakliun qė tė lirohet nga barra e rėndė e jetės. I luti shokėt e vet qė nė kodrėn Eta ta ngrisin stivėn funerale. E ndėgjuan dhe sipas dėshirės sė tij e vendosėn nė tė. Por askush nuk deshti t'ia vėrė zjarrin edhe pse pėr kėtė i luste pėrzemėrisht. Nė fund mori guximin Filokteti i ri. Pėr shpėrblim Herakliu ia dha harkun dhe shigjetėn e vet. Zjarri i pishės sė Filoktetit shpėrtheu, por edhe mė qartė shėndrisin rrufete e Zeusit. Me to nga Olimpi zbriti Hyjnesha Athena sė bashku me Hermesin, kasnecin e zotėrave dhe kėshtu e ēoi Herakliun nė qerre tė arta nė Olimp. I tėrė Olimpi e pėrshėndeti Herakliun, madje edhe Hera e mposht urrejtjen e vjetėr dhe pėr grua ia jep Hebėn, tė bijėn e vet tė bukur, hyjneshėn e rinisė sė amshueshme. Zeusi e vendosi pranė tryezės sė zotėrave, e gostiti me nektar e ambrozium dhe si shpėrblim pėr veprat e tija heroike dhe vuajtjet e tij e shpalli tė pavdekshėm.
Vendimi i Zeusit tė madh vlen edhe sot e kėsaj dite. Herakliu vėrtet u bė i pavdekshėm. Sot e kėsaj dite jeton nė legjenda dhe proverbe, sot e kėsaj dite ėshtė shembull i trimit (madje aq pozitiv sa qė patjetėr ka edhe vija negative), sot e kėsaj dite mbahen lojėrat olimpike, tė cilat thonė se ai i themeloi nė kujtim tė ngadhėnjimit tė tij mbi mbretin Augeu ose pas kthyerjes sė argonautėve nga Kolhida. Sot e kėsaj dite gjendet nė qiellin e lartė. Gjatė netve tė kthjellta mund ta shohim me sy mu nė afėrsi tė hyllesisė sė Hidres. Greket dhe romakėt e kanė nderuar si hero mė tė madh. I kanė kushtuar qytete, tempuj dhe elterė. Famėn e tij e paraqesin veprat e artistėve antikė dhe modernė. Eshtė shembulltyrė e paraqitur mė sė shpeshti nė mitet antike nė pėrgjithėsi.
Veprat antike pėr Herakliun nuk ėshtė e mundur tė numrohen. Vetėm piktura nė vaza me pamjet nga jeta e tij janė ruajtur (sipas katalogut tė Bromerit) mė sė njėmijė e tetėqind. Mė sė pesėqind paraqesin Herakliun nė luftė me luanin, mė se treqind Herakliun nė luftė me amazonet, mė se njėqind e pesėdhjetė Herakliun me demin e Kretės, mė se njėqind e njėzet Udhėtimin e Herakliut nė Olimp, me se njėqind Herakliun me Kikėn, gati njėzet Herakliun me Kerberin, saktėsisht tetėdhjetė Herakliun nė luftėn me Gerionm etj. Gjenden gati nė tė gjitha muzetė e mėdha botėrore. Skulptura e vjetėr me pamjen e tij Herakliu nė luftė me Hidrėn, e zbukuronte frontonin e tempullit tė lashtė nė Akropolin athinas (pėrafėrsisht eshtė e vitit 570 para e.s.). Me siguri nga viti 530 para e.s. janė ruajtur metopat nga tempulli C nė Selinunt qė e paraqesin Herakliun dhe Kerkopėt dhe Herakliu e vret amazonen (sot nė Muzeun Kombėtar nė Palermo). Nga fillimi i shek. 5. para e.s. ėshtė truporja Herakliu e gjuan shigjetėn nga harku qė gjendet nė frontonin lindor tė tempullit tė Afaniut nė Eginė (sot gjendet nė Gliptotekėn e Mynihut). Nga koha pėrafėrsisht e vitit 460 para e.s. janė metopat e Veprave tė Herakliut nga tempulli i Zeusit nė Olimp (sot gjendet nė Muzeun e Olimpisė). Prej skulpturave romake mė tė njohura jane Veprat e Herakliut nė Muzeun e Kapitolit nė Romė, ndėrsa prej pikturave murale janė freskat Herakliu i mbyt gjarpinjėt dhe Herakliu e mbron Deanirėn prej Kentaurit Nes nga Pompejėt (sot gjenden nė Muzeun Kombėtar nė Napoli). Disa piktura tė Herakliut janė ruajtur edhe nė katakombet e krishtera (Herakliu me Hidrėn, Herakliu ia sjell Alkestidėn mbretit Admet e tė tjera, nga mesi i shek. IV tė e.s.) qė gjendet nė Via Latina tė Romės. Prej skulpturave janė ruajtur mė sė shumti kopjet e Herakliut tė Poliktetit, me siguri nga shek. V para e.s. (kopja mė e bukur ėshtė ndoshta Herakliu, kopja e Lisipit nga fundi i shek. IV para e.s. (mė e bukura ėshtė e ashtuquajtura Herakliu Farnese (Farneze) qė gjendet nė Muzeun Kombėtar tė Napolit; kopja romake e veprės sė dytė tė Lisipit Herakliu nė luftė me luanin, gjendet nė Ermitazhin e Leningradit. Prej tė tjerave tė ruajtura janė veēmas i ashtuquajturi Herakliu i Vatikanit, ;trupore e gjatė gati katėr metra prej bronze tė praruar qė ėshtė nga theatari i Pompeut nė Romė (sot gejndet nė Muzeun e Vatikanit), pastaj Herakliu e vret drenushėn, trupore romake prej bronze sipas modelit grek nga shek. IV para e.s. nga Pompejėt (sot gjendet nė Muzeun kombėtar nė Palermo) dhe Herakliu i dehur nga shtėpia Cervia (Ēervia) nė Herkulanum (sot gjendet nė Muzeun Kombėtar nė Napoli); prej veprave artistike qė kanė tė bėjnė me shembėlltyrėn e Herakliut nė vend tė parė duhet pėrmendur kopjen e vogėl tė Lisipit Herakliun, pėrafėrsisht nga fillimi i shek. III para e.s. dhe gjendet nė Muzeun Popullor nė Beograd.
Prej veprave arkitektonike qė kanė tė bėjnė me Herakliun rėndom nė vend tė parė pėrmendet tempulli mė i vjetėr grek nė Sicili, i ashtuquajturi Tempull i Herakliut nė Agrigent (nga gjysma e dytė e shek. VI para e.s.). Identifikimi i tij, ndėrkaq, ėishtė mjaft i dyshimtė. Nė Romė Herakliu i ka pasur dy tempuj njėrin nėn Kapitol, tjetrin pas Cirkus Maximus-it (Cirkus Maksimus) pranė lumit Tibėr, dhe prej tempujve tė tjerė, tė cilėt i janė kushtuar veēmas ishte i njohur ai nė Cora (Kora) afėr Romės (nė stilin italodorik nga shek. I para e.s., sot pėr fat tė keq nė gėrmadhat).
Prej veprave tė mjeshtėrve tė kohės sė re qė frymėzohen nga mitet mbi Herakliun po i pėrmendim vetėm mė tė vlefshmet dhe mė tė famshmet. Nė rend tė parė po i pėrmendim tri piktura tė Pjetėr Paul Rubensit Herakliu i dehur (1615-1616, sot gjendet nė Galerinė e Drezdenit), Herakliu nė luftė me luanin e Nemeut (pas vitit 1620 dhe sot gjendet nė Galerinė Kombėtare nė Bukuresht) dhe Herakliu te mbretėresha Omfalla (sot gjendet nė Prado tė Madridit, ndėrsa kopja ėshtė e shek. XVII dhe gjendet nė Galerinė e Pallatit nė Ryhnovo nė Ēekosllovaki), pastaj pikturat e Jan Gosaert Mabuscut Herakliu dhe Omfalla e vitit 1513 (sot gjendet nė koleksionin e H.Cook-ut (Kukut) nė Richmond) tė Nikoias Pusinit pejzazhi Herakliu dhe Kaku, me siguri i vitit 1649-1650 (sot gjendet nė Ermitazhin e Leningradit) dhe Guido Renit Vdekja e Herakliut, pėrafėrsisht e viteve 1617-1621 dhe sot gjendet nė Luvėr tė Parizit. Prej pikturave murale duhet pėrmendur pikturėn Herakliu dhe Atlanti dhe Herakliu i rrethuar me virtyte tė vėllazėrve Ludoviko, Augustino dhe Anibale Carraccit (Karaqit) e vitit 1582 dhe gjendet nė Pallatin Sanpiere nė Bolonjė. Prej veprave skulpturale duhet veēmas pėrmendur Herakliu dhe Kako e Baccio Bandinellit (Bakēio Bandinelli) e vitit 1534 dhe sot gjendet nė Piaizza della Siguria nė Firencė, Herakliu e vret Kentaurin Nes e Giovani de Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1594-1599 dhe sot gjendet nė Loggi dei Lanzi nė Firencė; Herakliu pushon dhe Herakliu nė luftė me Hidrėn e Pierre Pugetut (Pjer Puzheut) pas vitit 1675, Herakliu dhe Lihasi e Antonio Canoves (Aantonio Kanoves) sot gjendet nė Galerinė Corsini (Korsini) nė Romė dhe Herakliu i madh prej bronze e Antione Bourdellit (Antoan Burdellit) e vitit 1090 nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork. Nė Pragė gjenden pesė skulptura tė shkėlqyeshme tė Herakliut. Tri janė tė Adriaen de Vriesit (1625-1626), dhe ato Herakliu (origjinali gjendet nė Muzeun e qytetit), Herakliu nė luftė me dragoien (origjinali gjatė luftės tridhjetėvjeēare ėshtė bartur nė Suedi, ndėrsa kopja gjendet nė pallatin e Vaddshtejnit), Herakliu i sjeli mollėt prej kopshtit tė Hesperideve (poashtu kopjet e origjinalit janė nga Suedia), sot gjenden nė Galertnė e Qytetit nė Pragė, pastaj Herakliu me Hidrėn e Ignac Platzerit (Flatcerit) e vitit 1746 (gjendet nė Pallatin Ēerninslki dhe Herakliu e ngre hakun e Antoine Bourdellit (Antoan Burdelli) e vitit 1909 dhe sot gjendet nė Galerinė Kombėtare, pastaj Herakliu dhe Anteu e Giovani da Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1570, sot gjendet nė Muzeun Artistiko-historik nė Vjenė.
Trajtime poetike dhe dramaturgjike tė aventurave tė Herakliut poashtu ka shumė. Pėr herė tė parė veprat e Herakliut permenden (kuptohet jo tė gjitha) te Homeri. Prej atėherė nuk i ka lėnė anash pothuajse asnjė autor antik. Sofokliu e trajtoi fazėn e fundit tė jetės sė Herakliut nė tragjedinė Trahinjaset. Tragjedia e Euripidit Herakliu, nė tė vėrtetė, nuk e pėrfshin verzionin tradicional tė mitit (i cili edhe ashtu ka variante tė shumta), por, pėrkundėr kėsaj me pėrpunimin e vet e ka ruajtur primatin gati mė tepėr se dy mijė vjet. Dy tragjedi pėr Herakliun i ka shkruar edhe poeti romak Seneka: Herkuli i tėrbuar sipas Euripidit dhe Herkulit nė Eta sipas Sofokliut. Tė pėrditshmen e Herakliut, jetėn e tij qė e ka kaluar nė mes tė veprave tė tij heroike, e ka trajtuar nė epilin Shekulli i heronjėve tė Teokritit, poet i Aleksandrisė (nga gjysma e parė e shek. III para e.s..). Prej veprave mė tė reja dramtike tė njohura janė Herakliu dhe shtallat e Augiut tė Frieddrich Dürrennmattit (Fridrih Dyrenmahit) dhe Herakliu i Marjan Matkoviqit, shikrimtarit kroat.
avatar
Lauret

Yjet nuk mund tė shkėlqejėn pa errėsirėn.

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi