“Kujtimet” trashėgohen nga njė gjeneratė nė tjetrėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Kujtimet” trashėgohen nga njė gjeneratė nė tjetrėn

Mesazh  Luli prej 08.12.13 10:51

“Kujtimet” trashėgohen nga njė gjeneratė nė tjetrėn




Shkencėtarėt kryejnė eksperimente me minj dhe zbulojnė se njė makth i sotėm mund tė jetė trashėguar nga njė makth i gjyshit, i transferuar pėrmes kodit gjenetik qė ėshtė ndryshuar nga stresi


Sjellja jonė mund tė pėrcaktohet edhe nga ngjarjet e gjeneratave tė mėparshme, pasi kujtimet e tyre mund tė na jenė transferuar nė njė formė memorieje gjenetike, bėhet e ditur nga shkencėtarėt qė kryen disa eksperimente komplekse me kafshė.

Eksperimentet treguan se njė ngjarje traumatike mund tė prekė kodin gjenetik nė spermė dhe tė ndryshojė trurin dhe sjelljen e gjeneratave tė mėvona.

Studimi i publikuar te revista Nature Neuroscience tregoi se njė mi i stėrvitur pėr tė shmangur njė lloj arome ia la trashėgimi kėtė gjė edhe gjeneratės pasardhėse.

Ekspertėt thonė se rezultatet janė tė rėndėsishme pėr kėrkimet mbi fobitė dhe ankthin. Kafshėt qenė stėrvitur tė kenė frikė ndaj njė arome tė ngjashme me atė tė luleve tė qershive.

Skuadra e shkencėtarėve nė shkollėn e mjekėsisė tė universitetit Emory pa pastaj se ēfarė ndodhte brenda spermės. Ata zbuluan se njė seksion i kodit gjenetik pėrgjegjės pėr ndjeshmėrinė ndaj aromės sė luleve tė qershive qe bėrė mė aktiv nė spermėn e miut.

Si miu fillestar, ashtu edhe kėlyshėt e tij e “nipėrit” qenė “jashtėzakonisht tė ndjeshėm” ndaj aromės sė luleve tė qershisė dhe e shmangnin kėtė aromė, pavarėsisht se nuk e kishin pėrjetuar asnjėherė nė jetė.
U zbuluan gjithashtu edhe ndryshime nė strukturėn e trurit.

“Eksperiencat e njė prindi, edhe para konceptimit, dukshėm ndikuan te struktura dhe te funksionet e sistemit nervor tė gjeneratave pasardhėse”, thuhet nė raportin pėrfundimtar.

Problem familjar


Kėto zbulime sigurojnė prova pėr njė “trashėgimi ndėrgjeneracionale dhe epigjenike” – pra se mjedisi mund tė ndikojė nė gjenetikėn e njė individi dhe se ky ndikim mund tė trashėgohet.

Njė nga kėrkuesit, Dr. Brajėn Dias (Brian Dias) i tha BBC: “Ky mund tė jetė njė mekanizėm qė tregon se pasardhėsit kanė gjurmėt e paraardhėsve. Nuk ka absolutisht asnjė dyshim se ajo qė ndodh te sperma dhe vezėt prek gjeneratat pasardhėse”.

Profesor Markus Pembrej (Marcus Pembrey), nga Londra tha se kėto gjetje qenė “shumė tė rėndėsishme pėr fobitė, ankthin dhe ērregullimit post-traumatike’ dhe siguronin “prova bindėse” se njė formė memorieje mund tė kalojė nga njė gjeneratė nė tjetrėn.

Ai komentoi: “Tashmė ėshtė koha qė kėrkuesit e shėndetit publik tė marrin seriozisht reagimet njerėzore transgjeneracionale. Unė dyshoj se nuk do tė mund tė kuptojmė rritjen e ērregullimeve neuropsikiatrike apo obezitetit, diabetit apo ērregullimet metabolike nė pėrgjithėsi nė rast se nuk shohim aspektin multigjeneracional”.

Nė studimin e shmangies sė aromės, mendohet se ndonjė formė arome pėrfundon nė kanalet e gjakut duke prekur prodhimin e spermės apo se ndonjė sinjal krijohet nga truri dhe i dėrgohet spermės pėr tė ndryshuar kodin gjenetik.

Studime tė mėparshme kanė treguar se mėnyra e ushqimit tė prindėrve mund tė ndikojė nė formimin e fėmijėve dhe nė kėtė rast gjithashtu ka rol transferimi i informacionit pėrmes gjenetikės.
Disa teori e lidhin transferimin e informacionit gjenetik me zhvillimin jo vetėm tė individėve, por edhe tė karakteristikave kombėtare, zhvillimit tė shkencės apo ekonomisė sė njė vendi.

Mjedisi ku ne jetojmė ka njė ndikim dhe mund tė ndryshojė kodin tonė gjenetik, gjė qė transferohet edhe nė kodin gjenetik tė gjeneratave pasardhėsve. Disiplina shkencore qė merret me ndikimin e mjedisit nė informacionin gjenetik ėshtė nė ekspansion.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi