Si te permiresoni mireqenien mendore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si te permiresoni mireqenien mendore

Mesazh  ge zim prej 07.12.13 19:51

Tė gjithė ne rritemi me ide tė caktuara se kush jemi, cila ishte dhe ēka do tė jetė jeta jonė dhe se ēfarė ėshtė bota. Kėto ide burojnė nga pėrvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerėz kur nuk mund t’i kenė pėrvojat e njėjta, dy njerėz kurrė nuk mund t’i shohin gjėrat pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė. Idetė tona nuk janė aq tė sakta se ēka ėshtė duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori tė caktuara se ēka ndodhė.

           Kjo broshurė shpjegon ēka i mban njerėzit mirė me mendje, pse disa njerėz kanė shqetėsime mendore dhe ēka mund tė veproni pėr tė pėrmirėsuar mirėqenien mendore. Po ashtu sugjeron si tė kujdeseni pėr dikė me probleme shėndetėsore mendore pėrderisa kujdeseni pėr nevojat tuaja.

           Ēka mendojmė me shėndet tė mirė mendor?

           Shėndet i mirė mendor nuk ėshtė diēka qė ju keni por ėshtė ajo qė bėni. Qė tė jeni me shėndet tė mirė mendor ju duhet ta vlerėsoni dhe pranoni vetveten. Kjo do tė thotė qė:
Ju respektoni dhe kujdeseni pėr veten tuaj. Ju e doni vetėn, nuk e urreni. Ju kujdeseni pėr shėndetin tuaj fizik.
Hani mirė,flini mirė, ushtroni dhe bėni kėnaqėsi.

E parashihni vetėn si person me vlerė sipas drejtės tuaj. Nuk keni nevojė ta meritoni tė drejtėn e ekzistencės. Ju ekzistoni, prandaj keni tė drejtė pėr ekzistim.

Gjykoni veten sipas standardeve tė arsyeshme. Mos e detyroni veten me qėllim tė pamundshme, si pėr shembull “Unė duhet tė jem i pėrsosur nė ēdo veprim”, dhe mos e dėnoni vetėn nėse nuk ia arrini.

           Nėse ju nuk e pranoni dhe vlerėsoni vetėn, gjithmonė do tė frikėsoheni se njerėzit tjerė nuk ju pranojnė. Qė t’i ndaloni njerėzit tė shohin se sa tė papranueshėm jeni, ju shkėputeni nga ata, kėshtu qė mbeteni gjithmonė tė frikėsuar dhe tė vetmuar. Nėse ju e vlerėsoni vetėn nuk pritni pėr mospranimin e njerėzve tjerė. Nuk frikėsoheni nga njerėzit e tjerė. Ju mund tė jeni mendje hapur kėshtu qė tė kėnaqeni me marrėdhėnie tė mira njerėzore. Nėse e pranoni dhe e vlerėsoni vetveten, ju jeni nė gjendje tė ndjeheni tė qetė dhe tė kėnaqeni pa ndjenjė faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini qė pa marrė parasysh sa e vėshtirė ėshtė situata juaj, ju mund ta pėrballoni. Si e parashohim vetėn ėshtė e rėndėsishme pėr ēdo vendim tė marrė.

           Njerėzit tė cilėt e pranojnė dhe vlerėsojnė vetveten e pėrballojnė jetėn.

           Pse disa persona pasojnė shqetėsime mentale dhe tė tjerėt jo?

           Ne vuajmė nga shqetėsimet mentale, nėse nuk e pranojmė dhe vlerėsojmė vetėn. Kėto mendime zakonisht vijnė qysh nga fėmijėria kur ne kemi vendosur se nuk jemi tė mirė dhe tė papranueshėm, pėrndryshe familja jonė nuk do tė na kishte trajtuar nė atė mėnyrė. Kjo e bėn shumė tė vėshtirė pėr ne t’i pėrballojmė vėshtirėsitė dhe fatkeqėsitė qė hasim.

           Tė gjithė ne rritemi me ide tė caktuara se kush jemi, cila ishte dhe ēka do tė jetė jeta jonė dhe se ēfarė ėshtė bota. Kėto ide burojnė nga pėrvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerėz kur nuk mund t’i kenė pėrvojat e njėjta, dy njerėz kurrė nuk mund t’i shohin gjėrat pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė. Idetė tona nuk janė aq tė sakta se ēka ėshtė duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori tė caktuara se ēka ndodhė. Nėse ne rritemi duke besuar se bota ėshtė ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumė kur mėsojmė se gjėrat nuk janė ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mėparshme kanė qenė tė gabueshme.

           Kurdo qė hasim nė fatkeqėsi tė papritur, kur ndodhin mosmarrėveshje serioze ne zbulojmė se jeta jonė nuk ėshtė ajo ēka kemi menduar por ēka jeta ėshtė nė tė vėrtet. Si shumė amerikan ndoshta ne kemi menduar se jeta ėshtė e sigurt dhe e qetė, dhe pastaj kemi pėsuar sulm nga terroristėt. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmė jetėn me njė person tė veēantė, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nėse sillemi mirė asgjė e keqe nuk do tė ndodhė, prapėseprapė ndodh.

           Kurdo qė kuptojmė se kemi bėrė gabim tė madh, ne fillojmė tė dyshojmė pėr ēdo vendim qė kemi marrė. Atėherė fillojmė tė ndjehemi shumė tė dobėt. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatėrruar, copėtuar, duke u zhdukur. Nėse ne e vlerėsojmė dhe pranojmė vetveten, ne kemi siguri nė vetėn tonė edhe nėse jemi tė frikėsuar ne e sigurojmė vetėn se kjo ndjenjė do tė kalojė dhe se mund t’i pėrballojmė vėshtirėsitė dhe ēfarėdo qė vjen. Nėse ne nuk e vlerėsojmė vetėn tonė dhe nuk ndjehemi pozitiv atėherė pason ndjenja e shkatėrrimit personal.

           Ne ndjehemi tė fshirė dhe tė zhdukur si pikė e ujit nė oqean. Kjo na bėnė shumė tė tmerruar.
           Ēdoherė kur frikėsohemi se do tė shkatėrrohemi, ne duhet tė gjejmė mbrojtje pėr ta mbajtur vetėn. Sa mė keq qė ndjehemi pėr vetėn mė vėshtirė e kemi tė gjejmė mbrojtje.

           Mėnyrat e mbrojtjes pėrfshijnė:
dėmtimin e trupit tonė duke shkaktuar plagė ose duke mos ngrėnė,
fajėsimi i vetės dhe depresioni,
duke gjetur shkakun e frikės tonė nė rrethin tone dhe tė frikohemi tė dalim jashtė,
duke bėrė punė mė shumė e mė shumė,

duke u mbyllur nė botėn tonė tė brendshme dhe duke heq dorė gjejmė kuptim pėr botėn rreth nesh si njerėzit tjerė.
     Si zėvendėsim, sė shpejti pa vetėdije gjejmė njė mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botėn tonė. Pėr shembull nėse ne jemi tė mėsuar ta fajėsojmė vetveten pėr ēdo gjė qė shkon keq, ju e fajėsoni vetveten pėr atė fatkeqėsi qė ndodhė.

           A ėshtė shqetėsimi mendor i pashmangshėm?

           Shqetėsimet mendore nuk ndodhin ēdoherė. Megjithatė, nėse ne nuk e vlerėsojmė dhe pranojmė veten kjo do tė siguron shqetėsim mendor kur jeta ėshtė e vėshtirė. Nėse ne ndjehemi pozitiv pėr veten tonė dhe nėse e humbin dikė, do tė ndjehemi tė pikėlluar por jo nė depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi tė zemėruar por jo fajtor qė jemi tė zemėruar. Kur diēka ose dikush na kėrcėnohet, ne frikėsohemi por jo tė shkatėrrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmė vetveten. Shkaktarėt e shqetėsimeve mendore nuk janė humbja, skamja,sėmundja ose njerėzit qė na trajtojnė keq. Ėshtė mėnyra se si e interpretojmė humbjen, skamjen, sėmundjen ose faktin se si njerėzit tjerė na trajtojnė keq.

           Duke i interpretuar gjėrat nė mėnyrė qė e bėnė vuajtjen tė pashmangshme shumė njerėz heqin dorė nga vetvetja. Nėse ne e shohim veten si tė keq dhe tė papranuar dhe besojmė qė jetojmė nė “njė botė” ku tė mirat shpėrblehen dhe tė kėqijat dėnohen atėherė, kur ndodhė ndonjė fatkeqėsi ne e interpretojmė kėtė si dėnim pėr tė kėqijat tona. Nėse e shohim vetveten si tė parėndėsishėm dhe tė pavlefshėm kur na ndodhė ndonjė gjė e lumtur ne i themi vetvetes “unė nuk duhet tė jem e lumtur”. Nėse frikėsohemi nga njerėzit tjerė dhe ata na trajtojnė keq, ndjehemi se ne nuk kemi tė drejtė ta mbrojmė vetveten. Kur ne ndjehemi tė shėmtuar dhe tė padashur ne kemi nevojė tė madhe pėr njerėz pėrreth nesh, ne e fshehim zemėrimin. Kur i lejojmė njerėzit e tjerė tė shkelin sepse nuk mund ta tregojmė dėshpėrimin nga frika qė ata do tė na pranojnė. Nėse ne besojmė se ėshtė e pamundshme t’i ndalojmė zhgėnjimet dhe ēdo gjė tė keqėsohet ne nuk veprojmė asgjė ta pėrmirėsojmė jetėn tonė. Atėherė vuajmė.

           Disa njerėz i fajėsojnė gjenet ose yjet pėr mizerjen e tyre, nė ketė mėnyrė duket se ata nuk janė pėrgjegjės se ēka ndodhė me ata. Mizerjen e pacientėve disa mjek dėshirojnė t’i fajėsojnė disa gjene tė pazbuluara ose ndryshime biokimike. Kjo ndodhė sepse kėta mjek ndjehen mė tė sigurt me interpretime mjekėsore sesa interpretime psikologjike.

           Megjithatė edhe pse kohė shumė e gjatė, tė holla dhe pėrpjekje pėr tė gjetur shkaqe nė gjene dhe ndryshime biokimike pėr ērregullimet mendore, asnjė nuk ėshtė zbuluar deri tani.

           Niveli i serotonit

           Nė trurin e njerėzve qė janė nė depresion janė gjetur ndryshime nė nivelin e serotonit. Nuk ėshtė e saktė tė themi se shkaku i depresionit shkaktohet nga kemikalet e panivelizuara nė tru. Nė qoftė se ndonjė ilaē e bėn personin tė ndjehet mė mirė kjo s’tė thotė qė shkaku i shqetėsimit ishte mungesa e kėtij ilaēi. Fakti qė aspirina e shėron kokėdhembjen kjo s’do tė thotė qė kokėdhembja ėshtė shkaktuar pėr shkak tė mungesės aspirinės.

           Gjenet

           Shpesh mendohet sė studimet e bėra tregojnė qė depresioni ėshtė trashėgues. Por analizimi i kėtyre studimeve ende e lenė kėtė si pyetje tė hapur. Ne marrim shumė gjėra nga prindėrit tonė por shumicėn e kėtyre e marrim sepse mėsohem nga ata. Ne e mėsojmė mėnyrėn e tė menduarit nga familja gjė qė mund tė na bėjė shqetėsime. Nėse nėna ėshtė vazhdimisht e frikėsuar dhe pesimiste, fėmija i saj me siguri mund tė rritet me besim qė bota ėshtė vend i tmerrshėm kėshtu qė fėmija bėhet i frikėsuar dhe pesimist.

           Nėse ndjehem mentalisht i thyer, ēka mund tė mė ndihmojė?

           Pranoni se mund tė ndryshoni. Askush nuk mbetet i njėjtė, kėshtu qė ndryshoni pėr tė mirė. Ndryshimi mė i madh qė mund ta bėni ėshtė ta pranoni dhe vlerėsoni vetveten. Nėse e kaloni shumicėn e jetės tuaj duke besuar se ju jeni tė papranueshėm dhe me pak vlerė ėshtė vėshtirė tė ndryshoheni sepse tė gjitha idetė dhe mėnyrat e sjelljeve bazohen nė atė besim.

Qėllimi ėshtė qė t’ i thoni vetvetes: “Unė nuk e vlerėsoj veten shumė por tash e mbas unė do tė sillem si shoku/qja mė e mirė pėr vetveten. Unė do sillem mirė ndaj vetvetes, kujdesem pėr vetveten dhe nuk do ta kritikojė ose ulė poshtė veten time”. Duke u sjell me vetėn si shoku/qja mė e ngushtė, kjo do tė ju bėjė shokun/qen mė tė mirė tė vetės. Ju duhet tė jeni tė kujdesshėm se si flitni me vetėn. Dėgjoni zėrin tuaj tė brendshėm. I shkruani gjėrat qė ju lėndojnė, gjėrat kritike qė ju thotė zėri juaj dhe pastaj mendoni pėr t’i thėnė vetės gjėra mė tė dashura dhe inkurajuese.

           Pėr shembull, nėse kur ju duhet tė bėni diēka dhe i thoni vetes se do tė dėshtoni. Ju me siguri do tė dėshtoni. Ēfarėdo qė bėni gjithmonė bėhet lėmsh.. I shkruani kėto diku dhe pėrskaj shkruani: Ju do tė mundoheni tė bėni diēka sa mė mirė qė mundeni. Nuk ėshtė me rėndėsi nėse nuk e bėni atė punė nė mėnyrė tė pėrsosur, sepse kur bėni gabime, gjė e mirė ėshtė qė ju mėsoni prej gabimeve. Filloni tė praktikoni t’i thoni vetės kėto dhe gjėra tjera inkurajuese.

           Pyetni veten se nė ēka bazoheni kur supozoni idetė e juaja. A ėshtė e vėrtet qė ēdokush nė botė ju urren, apo ēfarėdo qė keni bėrė, e keni bėrė keq? A ėshtė vėrtet qė ēdo gjė e keqe qė ju ndodh ėshtė dėnim i asaj qė ju jeni tė lige? Shikoni konsekuencat e ideve tuaja. Nėse ju nuk bėheni i/e afėrt me dikė sepse frikoheni se ata nuk do tė ju pranojnė, s’do tė thotė qė ju prapėseprapė do tė mbeteni tė vetmuar?

           Mundohuni ta gjeni mėnyrėn se si keni filluar tė mendoni se ju jeni I keq. A ėshtė kjo se prindėrit tuaj ju kanė thėnė gjithmonė? A ishit ju pėrnjėmend tė kėqij, apo vetėm ata i kanė hedhur ndjenjat e tyre tė kėqija nė ju? A jeni ju tė frikėsuar tė mendoni se prindėrit tuaj nuk kanė qenė tė pėrsosur? Asnjė prind nuk ėshtė i pėrsosur.

           Nėse i shkruani kėto gjėra ashtu shėnohen mendimet dhe ndjenjat jashtė vetes tuaj dhe ju mund t’i shihni gjėrat mė qartė. Librat mund tė ju ndihmojnė. Mos lexoni libra vetėm pėr vetė ndihmė por edhe romane, poezi dhe biografi tė ndryshme.

           Bisedoni pėr kėto gjėra

           Bisedoni pėr kėto gjėra me njerėz tė tjerė tė shihni se ēka mendojnė ata pėr kėto. Bisedoni me dikė nga shoqėria juaj, shkoni nė ndonjė qendėr lokale, ose bashkangjituni nė ndonjė grup pėr vetė ndihmė. Tė bisedoni me ndonjė terapist mund tė ju ndihmojė shumė. Ka lloje tė ndryshme tė terapive por ato ndahen nė dy grupe. Ato janė terapitė shpjeguese dhe ato qė terapisti ju tregon ēka duhet tė bėni nė mėnyrė metodike. Nga kjo terapi e fundit si p. sh. terapi njohėse kjo ju mėson shkathtėsi se si t’i pėrballoni problemet e posaēme.

Terapitė shpjeguese si psikoterapia i hulumton idetė dhe pėrjetimet e juaja. Shumica e terapistėve i pėrdorin tė dyjat nga pak. Tė gjeni terapist ose dikė qė tė konsultoheni ėshtė vėshtirė. E pyetni mjekun tuaj tė pėrgjithshėm (GP) se a kanė dikė qė mund tė konsultoheni nė qendrėn shėndetėsore apo a mund tė ju referojė ai/ajo te njė psikolog apo psikoterapist nėn shėrbimet pėr shėndet kombėtar (NHS). Shikoni shoqatėn lokale qė quhet “Mind” (Mendja) dhe ēka mund tė ju ofrojnė ata. Vetėm fakti qė psikoterapistėt dhe konsultuesit janė tė regjistruar, kjo nuk do tė garantojė se ata janė efektiv. Por nėse diēka ndodhė ju mund tė bėni ankesė nė organizatėn profesionale tė atij personi. Asnjė terapist nuk ka shkop magjik pėr t’i bėrė gjėrat mirė mirėpo ata mund tė ju tregojnė mėnyrėn se qysh ta zbuloni vetveten.

           Ēka mund tė bėjė pėr gjėrat qė nuk mund t’i ndryshojė?

           Mos harroni qė ēka ndodhė me ne nuk ėshtė shkaku i shqetėsimit por se si i interpretojmė ato. Nėse nėna juaj ju poshtėron dhe ju lėndon gjithmonė, dhe ju besoni qė ėshtė ligj i gjithėsisė qė ta vizitoni atė ēdo javė, atėherė ju me siguri do tė vuani pėr kėtė. Nėse ju e dini qė nuk ka kėsilloj ligji dhe ėshtė pėrgjegjėsi e juaja qė tė kujdeseni pėr vetveten ju duhet t’i kufizoni vizitat. Ju do tė krijoni distancė nė mes juve dhe e nuk e shihni atė si nėnėn tuaj por si njė grua budallaqe e cila preferon se ndjenjat e saja tė kėqija tė hedh te dikush tjetėr me atė kėnaqėsinė pėr tė pasur fėmijė tė dashur i cili/a dėshiron tė kalojė kohė me te.

           Shpesh ne shkojmė tė vizitojmė prindėrit tė cilėt na lėndojnė sepse nuk heqim dorė nga ajo se ata do tė ndryshojnė tė bėhen tė dashur dhe t’i pranojmė ata si prindėr qė gjithmonė kemi dashur. Disa prindėr ndryshojnė por nuk dinė se si ta tregojnė atė. Ju mund ta provoni kėtė duke i pyetur ata pėr gjėrat qė kanė ndodhė nė fėmijėrinė tėnde, jo pėr t’i fajėsuar por vetėm pėr t’i sqaruar gjėrat nė mendjen tuaj. Disa prindėr kanė dėshirė ta bėjnė kėtė. Ata i pranojnė kėto gjėra duke treguar atė qe ka ndodhur. Dhe ju kėrkojnė falje. Prindėrit tjerė tė cilėt nuk kanė ndryshuar nuk i pranojnė kėto dhe ju fajėsojnė qė ju i sugjeroni qė ata nuk ishin tė pėrsosur. Atėherė ju duhet tė hiqni dorė nga shpresa qė tė jenė prindėr tė dashur. Kjo ėshtė gjė e pikėlluar, por mos e lejoni pikėllimin dhe zhgėnjimin ta dominojė jetėn tuaj.

Gjeni interpretim pėr kėtė qė ju ndihmon pėr tė jetuar me te. Kjo ėshtė ēka duhet tė bėni me gjėrat qė nuk mund t’i ndryshoni. Mos i lejoni kėto gjėra ta dominojnė jetėn tėnde duke ju marrur tėrė kohėn dhe pėrpjekjet tuaja. Edhe atėherė kur jeta ėshtė shumė e vėshtirė pėr ju mundohuni qė ti jepni diēka tė mirė vetvetes. Kjo mund tė jetė t’i jepni dhuratė vetvetes, ose duke mos bėrė asgjė por pushuar, tė bisedoni me ndonjė shok/qe, duke shikuar natyrėn apo dėgjuar muzikė. Edhe nėse askush nuk kujdeset pėr ju, ju kujdeseni pėr vetveten.

           Si mund tė qėndrojė mirė pėrderisa unė kujdesem pėr tė tjerėt qė kanė shqetėsime mendore?

           Personat tė cilėt kanė kaluar nė njė periudhė me shqetėsime mendore, pasi kjo ka kaluar ata shpesh thonė sa shumė e vlerėsojnė dikė qė ju ka ndihmuar atyre gjatė kėsaj kohe, tė cilėt i kanė inkurajuar dhe pėrkrahur ata, edhe pse ata nuk e kanė vlerėsuar kėtė gjatė shqetėsimeve tė tyre. Njerėzit me shqetėsime mendore pėrpiqen ta mbajnė vetveten si person. Ėshtė luftė pėr ekzistencė dhe tė gjithė ne bėhemi vetjak. Ne nuk shohim asgjė se ēka njerėzit tjerė janė duke kaluar dhe bėhemi shumė tė vėshtirė tė jetojmė me dikė.

Ēdo gjė shohim ėshtė bardhė e zi, pa hije tė ngjyrė hirit. Nuk na duket asgjė qesharake dhe gjėrat mė tė thjeshta na duken tė vėshtira ndonjėherė edhe tė tmerrshme. Ne mund tė jemi tė arsyetueshėm pėr njė minutė, minutėn tjetėr tė paarsyetueshėm. Shoqėria dhe familja jonė, pa marrė parasysh se sa tė dashur dhe tė brengosur janė pėr ne, ata duhen tė mbrohen nga ne. Nėse ju kujdeseni pėr dikė qė ka shqetėsime mendore, ėshtė e domosdoshme qė ju tė keni kohė edhe pėr veten tuaj qė tė pushoni dhe tė bėni gjėra kėnaqėsie. Ju nuk duhet tė ndjeheni fajtor pėr kėtė. Nėse ju nuk kujdeseni pėr vetveten, ju nuk do tė mund tė kujdeseni pėr dikė tjetėr. Kur ne e shohim dikė duke vuajtur nga shqetėsimet, frika dhe dėshpėrimi, ose janė nė depresion, ose dėgjojnė zėra tė tmerrshme, ne kemi dėshirė tė madhe qė tė ju ndihmojmė ta heqim kėtė vuajtje nga ata.

Megjithatė ne nuk duhet tė ndjehemi qė ėshtė detyrė e jona t’i shėrojmė ata, dhe nėse ata nuk ndjehen mė mirė kjo nuk do tė thotė qė kemi dėshtuar. E vėrteta ėshtė qė vetėm njė person e ka fuēinė ta pėrmirėsojė atė person. Ne mund t’i inkurajojmė, tė ju tregojmė dashurinė dhe ngushėllim, ne mund t’i dėgjojmė dhe tė mundohemi t’i kuptojmė ata, tė gjitha kėto mund t’i ndihmojnė kėtij personi. Por ėshtė ai vet personi i cili/a duhet vendos tė ndryshojė.

           Ky person duhet tė pranojė qė ai/ajo mund tė ndryshojė, dhe ta rrezikojė ndryshimin, duke e bėrė kėtė pa kurrfarė garancie ose siguri se ēka do tė thotė tė ndryshohesh. Kjo nuk ėshtė lehtė. Shumica nga ne vendosim qė tė jetojmė me ato qė jemi tė mėsuar edhe pse kėto na lėndojnė, ne ndjehemi mė tė siguritė me mjerimet tona, sepse jemi tė mėsuar me ato. Qė tė vendosim tė ndryshojmė ne duhet tė kemi shumė guxim.

           Ka shumė njerėz qė kanė gjetur guxim dhe e jetojnė jetėn e tyre me kėnaqėsi. Tė gjithė ata janė njerėz tė ndryshėm, qė jetojnė nė rrethana tė ndryshme, por tė gjithė ata thonė se gjėja mė me rėndėsi tė cilėn e kanė mėsuar ėshtė “se ata kanė pėrgjegjėsi pėr veten e tyre”. Unė jam i vetmi person qė mund ta shpėtoj vetveten. Unė e pranoj dhe vlerėsoj vetėn, kėshtu qė kujdesem pėr veten time.
avatar
ge zim

Having A Light Side And A Dark Side Is What Makes Life Interesting.

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi