Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Mesazh  Fakiri prej 03.12.13 17:55

Pasusve tė tarikateve ,u janė tė pashmangshme tetė (8) kėshilla:

1.Ėshtė qė:Urdhėrat fisnik tė Zotit xh.sh. tė Lartėsuar ti zbatojn dhe nga ndalesat e tija
( Zotit xh.sh.)tė rrijnė largė.
2. Ta ruajn vetėn nga veprimet qė janė nė kundėrshtim me Sheriatin dhe me Tarikatin;
3.Nė fe dhe besim tė qėndrojnė tė palėkundur.
4.Ti mėsojn dhe ti dijn ē‘ėshtjet e domosdoshme nn Sheriat dhe nė Tarikat,me qėllim qe me to tė bėjn vepra tė mira.
5.Tė mos shiqojnė tė metat e askujt.
6.Tė jenė tė mėshirshėm dhe bujar ndaj nevojtarve.
7.Tė heqin dorė nga veset e liga dhe tė shėmtuara.
8.:Ta pranojn kėshillėn e Shejhut.Ata qė i ndjekin kėto kėshilla dhe qė veprojn sipas kėtyre tetė kėshillave,padyshim do tė arrijn grada tė larta tė kėsaj bote dhe tė botės tjetėr(ahiretit).

Njeriu ,para se gjithash,kėrkon udhehėqės.Zoti xh.sh. I Lartmadhruar nė Kur’an urdhėron:“Kėrkoni mjet(vesile)pėr t’iu afruar Allahut xh.sh”!
Fjala vesile e ka kuptimin udhehėqės(rehber)dhe fjala rehber ka kuptimin udhėrrėfyes.

Pėr ta gjetur Zotin xh.sh.udhehėqes ka qenė Muhamedi a.s.,pėr ta gjetur Muhamedin a.s.,udhehėqes ka qenė Aliu k.v.
Njeriu pėr ta njohur vetvehtėn ka nevoj ta njeh Zotin xh.sh.dhe pėr ta njohur Zotin xh.sh. ka nevoj tė ketė njė udhehėqes shpirtėror(myrshyd).Pa udhehėqes,nuk mund tė ketė myrshyd,pa pasur myrshid s’mund tė gjindet Zoti xh.sh. dhe pa e gjetur Zotin xh.sh.,njeriu nuk ka mundėsi ta njeh vetvehtėn.

Njeriu ėshtė ai,qė:Ka kėrkuar udhehėqes,ka pasur myrshyd,ka gjetur Zotin xh.sh.dhe ka njohur vetvehtėn.
Kėto fjal janė lakonike dhe shumė tė shkurtėra por pėrmbajn shumė domethėnie dhe urtėsi; kėto janė simbolika qė pėrbėjn rrėnjėn e themelit tė dervishėve. 

Mos u gjind afėr rrugėmohuesit
Politeizmi tė prek trupit
Mallkuar qoft shpirti I Jezidit,
Shpirti ėshtė i Muhamed Aliut.

Njė mysliman,me fjalėn dėshmimi(kelime shehadet)ka shpėtuar nga politeizmi i hapur(shirki xheli),por nuk ka shpėtuar nga politeizmi i mėsheft(shirki hafi).

Njeriu qė ka shpėtuar nga politeizmi i mėsheft,por nuk e ka pastruar zemrėn dhe moralin,nuk mund tė jetė njeri shėmbullor(insani kamil).

Njeriu nė qoftse ėshtė shėmbullor,sė pari i di tė metat e veta,sepse,kanė thėnė se njeriu duke mos i ditur tė metat e veta nuk bėhet erudit(i ngritur-zotėrus i dijeve tė thella).

Ata qė kanė ardhur nė kėtė botė,tė gjithė do tė shkojn,askush nuk do tė mbetet.

Njeriu qė nuk di njerėzi,nuk ka dallim nga kafsha.

Vjen nga njė,shkon nga njė,mbetet Njė.

Nė tė vėrtetė,sytė qė nuk mashtrohen nė pėrceptimin e dukurive,nuk shofin tjetėr,pėrveq Njė.

Gjithmon ėshtė njė qenie.

Gjithēka qė manifestohet nė fantazin e tė entuziazmuarit dhe qė shihet prej syri tė dashuruesit(ashikut)tė Zotit,ėshtė Njė.

Sado qė tė shumohen fantazit dhe vrojtimet,origjina dhe baza prap se prap ėshtė njė,prap se prap ėshtė Ai.

Vall Ai,kush ėsht?ė Muhjid-din Arebiu thotė:” Ti,pa ty,je Ai.

Hazreti Isai ka qenė shpirti i Zotit.Hazreti Musa ka qenė fjala e Zotit.

Por,hazreti Muhamedi s.v.s ėshtė rob i Zotit.

Pa qenė rob askujt s’mund ti bėhesh mbret.

Bėhu rob i Zotit,shpėto nga tė qenit rob i robit(njeriut)!

Ata qė janė bėrė mbretėr pa qenė rob,janė privuar nga mbretėrimi i vėrtetė.

Katėr dyer dhe dyzet(40) mekame.

Janė katėr dyer,dyzet(40)mekame,shtatėmbėdhjet(14)kushte,treqind e gjashtdhjetė e gjashtė shkallė(366), dymbėdhjet(12) kate tė shejtėris(velajetit),shtatė(7) qarqe tė velajetit,katėr(4) taxhe tė shejntėris,pesė(5) medh-hebe(shkolla) dhe njė ymenet.

Janė shtatdhjet e tri grupe(73),njeri nga tė cilėt ėshtė grupi i shpėtuar,kurse shtatdhjet e dy(72) janė grupe tė zjarrit(xhehnemit).

Nga kėto katėr dyer qė u ceken: dera e parė ėshtė sheriati;dera dytė ėshtė tarikati;dera tretė marifeti;dera e katėr ėshtė hakikati.

Sheriati i pėrketė dituris.

Kur arrihet dituria e Zotit lartėsuar,bėhen vepra tė mira dhe shėrbesa me besim tė sinqert,shifet fytyra e Zotit tė lartėsuar.

Me hizmet dhe me nderim tė mysafirėve tė Hakut,plotėsohet masa e sheriatit.

Sheriati anėtarin e vet nuk e sheh tė mjer.

Dera e dytė ėshtė Tarikati.

Dėshira e tij ėshtė qė plotėsisht tė gjindemi nė vepra tė mira dhe me dituri si dhe te bėjm hyzmet(shėrbes)derisa tė shofim shejntėrin dhe ti gjejm dėshirat e ndjenjave dhe tė zemrės.

Tarikati ia plotėson qėllimin anėtarit tė vet,ia tregon velajetin dhe ia paraqet kerametin.

Masa tarikatit ėshtė arritja e pjekuris shpirtėrore(kamil).

Dera e tretė ėshtė Marifeti.

Marifet ėshtė tė punojsh vepra tė mira,ta njohesh Zotin xh.sh.,tė gjejsh ngushėllim te Ai,tė jepesh pas kėnaqėsis(rizas)sė Tij,tė shiqojsh tė metat tua,tė mos shiqosh tė metat e tjetrit.

Tė njohesh dėshirėn e zemrės.

Njė dervish,ndonjė njeri qė e gjenė drejt nė njė qėllim tė mirė duhet ta ndihmoj,qoftė dhahir ose batin.

Nurin e Zotit tė Lartėsuar,duhet ta kesh prezent nė ēdo vend dhe ta besosh.

Marifeti ėshtė dritė e mendjes,gjallėri e shpirtit,form e dijes,shtyllė e tarikatit,kėmish e sheriatit.

Sheriati i hazreti Muhamedit a.s. ka tė bėj me fjalėt,tarikati me vepra,marifeti me gjendjen,kurse hakikati ka tė bėj me sirrin(sekretin).

Sheriati ėshtė farz,tarikati ėshtė vaxhib,marifeti ėshtė synet,hakikati ėshtė nafile.

Sheriati ėshtė nėna,tarikati ėshtė baba,marifeti ėshtė biri,hakikati ėshtė nipi.

Sheriati ėshtė lindja,tarikati ėshtė perendimi,marifeti ėshtė veriu,hakikati ėshtė kibleja.

Dera e katėr ėshtė Hakikati.

Prej vet kėtij kalon vepra e mirė dhe nuri,nė mes tė tij dhe Zoti xh.sh. reflektohet nuri.

Ai paraqet keramet dhe reflekton sirrin e Zotit xh.sh.,ai ėshtė pozit shoqėruese e dyzet(40) pozitave(mekameve).

Ėshtė pozit edukatori.

Ėshtė pozit myrshydi.

Ėshtė pozit e bisedave tė ėmbla(muhabet).

Ėshtė shpėtimtar i grupit tė shpėtuar qė sipas hadithit sherifi nga shtatdhjet e tre grupe,shtatdhjet e dy janė te humbura dhe njė i shpėtuar.

Sheriati,tarikati,marifeti dhe hakikati pėr dervishėt janė shtyllat themelore.

Sipas veprės sė imam Xhafer Sadikut,ata qė me kėnaqesi bėjn vepra tė mira,janė shpėtimtar tė atyre qė nė kėtė botė kufrin (mosbesimin-ateizmin)ia kan shitur imanit (besimit),mundimin ia kanė shitur kėnaqėsis,forcėn ia kanė shitur butėsis,hisen e pasuris ia kanė shitur varfėris.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Mesazh  Fakiri prej 03.12.13 18:02

Siē ka thėnė mburrja e gjithėsis Muhamedi,salavatet me tė vleshme qofshin pėr tė:’Kush njeh vetveten ka njohur Zotin’’,po ashtu edhe ndjeksit duhet tķ dijn e ti pėrmendin emrat e dymbėdhjet imameve dhe tė katėrmbėdhjet tė pastėrtit.(Masumi pak)

Sepse saliku(ndjekėsi) qė nuk i di emrat e kėtyre imamve,nuk e ka suluk- in(rrugėn e ndjekjės) tė vėrtetė.

Nė Emėr tė Zotit,Mėshiruesit,Mėshirbėrėsit!

Ne do tu bėjm atyre tė mundshme qė tė shohin argumente tona nė horizonte dhe n. veten e tyre,deri sa tu bėhet e qart se Ai ėshtė i vėrtetė.

Nė tė vėrtetė Muhamedi ėshtė Aliu.

Pasardhėsi ėshtė ai qė ėshtė kėrkuar nga njeriu.Sepse po kėrkove nga njeriu tjetėr tė vėrtetė,je i pa informuar pėr marifetin e Zotit.

O kėrkues i tė vėrtetės,eja pra shiqo me vėmendje tė mirė,qė nėn kėrthizėn tėnde janė shtatė kate dhe toka.

Dhe ato qė gjinden deri nė fytin tėnd janė qiejt,dhe gjoksi yt ėshtė Kursi,dhe mbi fytin tėnd ėshtė koka jote,ėshtė arshi i Zotit.

Ēfarė do qė ka nė shtatė kat tokė dhe nė qiej sekreti dhe e vėrteta e tė gjitha kėtyre ėshtė nė Arsh dhe ēfar do qė ka nė trupin e njeriut,sekreti dhe e vėrteta e tė gjithave ėshtė nė kokė.

Kėshtu qė nė fytyrėn e njeriut gjenden tridhjetė e dy shkronjat.

Kėto shkronja jan ekuivalente me njėzet e tetė anėtarėt e familjes pasardhėsit e Muhamedit a.s.v.s., dhe me katėr tė dėrguarit e mėdhenjė tė shenuar.

Ėshtė e nevojshme qė myridi t’i dij kėto dhe kur e di se sexhdja e robėrimit (nėnshtrimit ndaj Zotit) ėshtė ajo qė iu bė qysh Ademit,me ashk bėn sexhde!

Pra nė fytyrėn e njeriut janė katėr dyer:goja,hunda,sytė dhe veshėt.

Janė katėr karaktere:karakteri kritizer,karakteri i qetėsuar,karakteri i dhėnė pas tė keqės dhe karakteri nė pėrmirėsimin e sipėr.

Janė katėr shpirtėra:shpirti bimor,shpirti shtazorė,shpirti fizik(trupor)dhe shpirti njerėzor.

Janė katėr botėra:bota njerėzore,bota e Xhebrailit,bota e Mikailit dhe bota hyjnore.

Janė katėr kryeengjuj(melaqe):Xhebraili,Mikaili,Israfili dhe Azraili.

Janė katėr libra hyjnore: Tevrati, Zeburi,Unxhili dhe Kur’ani.

Janė katėr shkronja: pa,qa,zha,na.

Edhe nė fytyrė ka poashtu vija tė zeza.

Janė katėrmbėdhjet vija tė bardha.

Dhe janė shtatė njerėz madhėshtor.

Gjithėsej bėjnė njėzet e tetė.

Kelime-i tevhidi,i cili u shpjegua me lart qė ka katėr dyer(fjalė)dhe shenja e dy sulltanave qė janė Muhamedi dhe Aliu,dhe poashtu ēfar do sendi tė dashur,tė mirė e tė shijshėm qė mund tė kėtė kjo botė thuhen me tridhjet e dy shkronja.

Ēfarė do qė ka brenda tetėmbėdhjetė mij botėrave,tė gjitha gjinden nė tridhjet e dy shkronjat.

Disa simbole nga kėto tridhjet e dy shkronja i kanė shpjeguar ca shejhler,kėshtu qė ato qė i pėrkasin rrugės sė tarikatit i kemi veēuar dhe shpjeguar.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Mesazh  Fakiri prej 03.12.13 18:03

Katėr tė dėrguarit e mėdhenjė Piran pėr njerėzimin janė:

1.Ademi a.s.

2.Nuhi a.s.

3.Ibrahimi a.s.

4.Muhamedi s.a.v.s.

Dymbėdhjet Imamėt janė:

1.Imam Aliu k.a.v.

2.Imam Hasan el-Muxhteba r.a.

3.Imam Hysen esh-Shehid r.a.

4.Imam Zejnel Abidin r.a.

5.Imam Muhamed el-Bakir r.a.

6.Imam XHafer es-Sadik r.a.

7.Imam Musa el-Kadhim r.a.

8.Imam Ali er-Riza r.a.

9.Imam Muhamed et-Teki r.a.

10.Imam Ali en-Neki r.a.

11.Imam Hasan el-Askeri r.a.

12.Imam Muhamed el-Mehdi r.a.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Mesazh  Fakiri prej 03.12.13 18:04

Katėrmbėdhjet tė pastėrtit(tė pamėkat) janė:

1.Muhamed el-Ekber b. Imam Ali

2.Abdullah b. Imam Hasan

3.Abdullah b. Imam Hysen

4.Kasim b. Imam Hysen

5.Hysen b. Zejnel Abidin

6.Kasim b. Zejnel Abidin

7.Ali el-Eftar b. Imami Muhamed el-Bakir

8.Abdullah bin Imam Xhafer Sadik

9.Jahja el-Hadi b. Imam Xhafer Sadik

10.Salih b. Imam Musa Kadhim

11.Taj-jib b. Imam Musa Kadhim

12.Xhafer b. Imam Muhamed Teki

13.Xhafer b. Hasan Askeri

14.Kasim b.Hasan Askeri

Tė gjithė kėta duke qenė tė pamėkate (masumi pak) kanė rėnė dėshmorė.

1.Hazreti Hatixhe el-Kubra

2.Hazreti Fatime ez-Zehra

Katėr tė dėrguarit e mėdhenj piran. 4

Dymbėdhjetė imamėt. 12

Katėrmbėdhjetė tė pamėkate 14

Hatixhe el-Kubra 1

Fatime ez-Zehra 1


Gjithėsej 32
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Mesazh  Fakiri prej 03.12.13 18:05

Shpjegimi i brezėlidhurėve(Kemerbesit) Hazreti Muhamedi a.s. ka thėnė:"O besimtar juve po ua lė amanet dy gjėra:Njėra nga kėto ėshtė Kur'ani,tjetra ėshtė Ehli-bejti.

Poashtu,hazreti Muhamedi i ka thėnė hazreti Aliut qė ishte nė prezencėn e tij: "O Ali,ti vendosi dhe formoi rregullat e sheriatit.

Ashikėve mė besnik qė janė kėtu prezent ua lidh belin"! Sipas kėtij urdhėri tė lartė tė hazreti Muhamedit a.s.,Imam Aliu k.a.v. ua lidhi belin shtatėmbėdhjetė personav qė ishin prezent dhe kėtyre shtatėmbėdhjetė personave u thonė tė besėlidhurit.Ata ende mbahen nė mend si tė kėtillė.

Besėlidhurit janė:

1.Selman Faresiu

2.Suhejb Rumiu

3.Zunun Misriu

4.Ebu'l-Mu'xhiz Jemeniu

5.Ebu Zer Gifraniu

6.Amar Jasiri

7.Bilall Habeshiu

8.Kamberi

9.Muhamed bin Ebu Bekir

10.Xhabir Ensariu

11.Ebu Derda Amiriu

12.Abdullah bin Abasi

13.Malik Eshteri

14.Xhafer Tajari

15.Ebu Ubejde Harezme

16.Berbede Eslemiju

17.Umer bin Damiriu

Kėta pra janė 17 besėlidhurit (Kemerbesteganėt),tė cilėt njihen nga pjesėtarėt tė tarikatit dhe janė shumė tė nderuar.Kėtyre u thonė edhe as'habi shed-de.Kėta persona tė ndryshėm janė urdhėruar prej Imam Aliut k.a.v. qė tė themelojnė tarikatin.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Principe dhe rregulla tė Tarikatit

Mesazh  Fakiri prej 03.12.13 18:07

Qoft dervish,qoft sufi,qoft student,qoft pir,dhe qoft halife,kėto katėr dyer dhe dyzet(40)mekame(pozita)nėse nuk i dijn,atyre nuk iu lejohet dervishlluku.

Mėsimi i kėtyre pėr dervishlerėt ėshtė farzi ajn dhe synet.

Prandaj ta kesh pėr dije se nga dhjetė pozitat e sheriatit,e para ėshtė prurja iman(besim).

Fjala e Zotit xh.sh.Ja ej-juhe’l-ledhine amenu...,ajeti deri ne fund d.m.th: “Oju qe besuat,besoni vazhdimisht Zotin dhe tė derguarin e tij,librin gradualisht ia shpalli tė dėrguarit tė Tij dhe librin qė e pati zbritur me parė.Kush nuk i beson Allahut xh.sh.,engjėjve tė Tij, librave tė Tij,tė dėrguarve tė Tij dhe botės tjetėr,ai ka humbur tepėr larg”.

E dyta ėshtė nxenja e dituris-mėsimi.

Fjala e Zotit xh.sh.:”Kunu reb-banij-jun-Bėhuni adhurues tė Allahut”.

E treta ėshtė falja e namazit,dhenia e zeqatit,mbajtja e agjėrimit,shkuarja nė haxh,lufta nė rrugė tė Zotit xh.sh.(gaza)nėse tė mjafton forca,si dhe gusli.Fjala e Zotit tė lartėsuar:”Ekimu’s-salate ve atu’z zekat-Falni namazin dhe jipni zeqatin”.

E katėrta ėshtė fitimi nė mėnyrė tė lejuar(hallall)dhe mosngrėnia e kamatės.Fjala e Zotit e lartėsuar:”Ve ehal-lall-llahu’l beja ve har-reme’r-riba-Dhe e ka lejuar zoti shitblerjėn dhe e ka ndaluar kamatėn”.

E pesta ėshtė largimi prej haramit.

E gjashta ėshtė tė mosqenit afėr grave,kur ato janė me menstruacione dhe me gjakderdhje pas lindjes.Ndėrkaq dihet se gjatė Matemit,kontaktet bashkėshortore janė tė ndaluara.Fjala e Zotit tė lartėsuar:”Fa tesilu’n-nisae fil-muhaj-jidi fela takrebu hun-ne hat-ta jat’herun-Andaj largohuni prej grave gjatė menstruacioneve dhe mos iu afroni atyre derisa tė pastrohen”.

E shtata ėshtė hyrja nė rregullat e sheriatit.Fjala e Zotit tė Lartėsuar:”Sun-netu’ll-llahu’l leti kad halet min kablihi’r-rusul-Ėshtė sunet i Allahut kanė kaluar dhe para tij tė dėrguar”.

E teta ėshtė mėshira-dhembshuria.

E nėnta ėshtė tė rriturit(tė ushqyerit) me ushqim tė pastėr.Fjala e Zotit tė lartėsuar:”Kulu mine’t-taj-jibati ma rezeknakum-Ushqehuni nga tė mirat qė ju kam dhenė”.

E dhjeta ėshtė tė urdhėruarit nė mirėsi.


Tarikati poashtu ka dhjetė pozita(mekame).

E para ėshtė tė marrurit dorė(bejat) nga myrshydi dhe tė pėrmendurit(dhikri).Fjala e Zotit tė lartėsuar:”Ja ej-juhe’l-ledhine amenu tubu ila’ll-llahi tevbeten nesuhan-O ju qe keni besuar,pendohuni tek zoti me njė pendim tė sinqert”.

E dyta ėshtė tė mėsuarit,tė studiuarit.Fjala e Zotit tė lartėsuar:”Fe’selu ehle’dh-dhikri kuntum la ta lemun-Pyetni dijetarėt nėse jeni tė paditur”.

Janė tre tipa myridesh.

Myridi i parė ėshtė i vėrtetė(mutllak),i dyti ėshtė figurativ(mexhazi),i treti ėshtė i tepruar(mezid).

Myrid i vėrtetė ėshtė ai i cili nė ēdo mėnyrė i mbėshtetet myrshydit dhe e pason ate.

Myridi figurativ(mexhazi) ėshtė ai i cili haptazi vepron sipas dėshirės sė shejhut,kurse mėshefėtazi sipas dėshirės sė vet.

Myridi qė e ka tepruar(mezid) ėshtė ai tė cilin kur ta shef shejhun nė llojlloj gjendje atė moment ia kthen shpinėn,por nė qoftse ai ėshtė nė kontradiksion nė sheriatin lehėt i lirė (pėrjashtohet),sepse puna nė kundėrshtim me sheriatin ėshtė punė shejtani.
E treta ėshtė tė hequrit e flokėve dhe dyshimeve.Fjala e Zotit tė Lartėsuar:”Muhal-likune reusekum ve mukas-sirine la tehafun-Tė rruani flokėt e kokave tuaja,t’i shkurtoni e nuk do tė keni frig”.

E katėrt ėshtė tė luftuarit e epshit.

E pesta ėshtė nderi.

E gjashta ėshtė friga.

E shtata ėshtė moskėputja e shpresės nė Hakun.Fjala Zotit tė Lartėsuar:”Ve la taknetu min rahmeti’l-lahi-Mos e humbni shpresėn nga mėshira e Allahut”.

E teta ėshtė tė marrurit mėsim nga dėshtimi,udhėzimi dhe sexhadeja e shejhut.Fjala e Zoti tė Lartėsuar:”In-nall-llahe balig emrehu kad xhe
E nenta ėshtė tė qenit i aftė pėr tubime,kėshilla edhe muhabete.Fjala e Zoti tė Lartėsuar:”Ju hib-buhum ve juhib-bunehu-I do ata dhe e dojn ate”.

E dhjeta ėshtė dashuria(ashki) dėshira e zjarrėt,dėlirėsia dhe pėrkorėsia.


Marifeti poashtu i ka dhjetė pozita(mekame).

E para ėshtė edukata;e dyta ėshtė friga(nga Zoti);e treta ėshtė durimi;e katėrta ėshtė maturia;e pesta ėshtė turpi;e gjashta ėshtė bujarija;e shtata ėshtė dituria;e teta ėshtė pėrkoresia;e nėnta ėshtė njohuria dhe e dhjeta ėshtė njohja e esencės sė vetvetės.”Kush e njef vehten e ka njohur Zotin e Tij”.


Hakikati ka poashtu dhjetė pozita.

E para ėshtė tė qenit dhe(tok);e dyta ėshtė tė shikuarit(konsideruarit) e shtatdhjetė e dy grupeve tė njerzėve si njė dhe tė mos pėrgojuarit;e treta ėshtė tė pajtuarit me fatin dhe me fatėkeqėsin;e katėrta ėshtė tė qenit tė sigurt nga ti tė gjitha krijesat nė kėtė botė;e pesta ėshtė tė shpresuarit e tė kėrkuarit ndihėm vetem nga Ai;e gjashta ėshtė tė biseduarit pėr ē‘ėshtje besimi dhe dashurit e tė fshehtave;e shtata ėshtė sirri(sekreti);e teta ėshtė shpirtėgjerėsia; e nėnta ėshtė lutja dhe pozita e dhjetė ėshtė tė kujdesurit pėr grixhen-(tėrrėsin e besimtarve tė njė krahi).

Kėto,pra,janė katėr dyert dhe dyzet mekamet tė cilat u ceken nė mėnyrėn me tė bukur.:”O Zot i im ma lehtėso mua lutjen dhe pėrkujdesjen pėr grixhen time”.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi