Misteri i Vrimave tė Krimbit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i Vrimave tė Krimbit

Mesazh  Berti69 prej 28.11.13 23:41

Misteri i Vrimave tė Krimbit



Nė fizikė njė Vrimė e Krimbit, e njohur edhe si Ura e Ajnshtajnit (ose Ura Podolsky e Ajnshtajnit), ėshtė njė karakteristikė hipotetike topologjike e kohės nė hapėsirė dhe konsiderohet si njė rrugė e shkurtėr mes kohės dhe hapėsirės.

Njė Vrimė e Krimbit ka tė paktėn dy gojė, tė cilat lidhen me njė fyt tė vetėm. Materiali mund tė udhėtojė nga njė gojė nė tjetrėn duke kaluar pėrmes fytit. Emėrtimi Vrimė e Krimbit vjen nga analogjia pėrkatėse e pėrdorur pėr tė shpjeguar fenomenin: imagjinoni sikur universi tė ishte lėkura e njė molle dhe njė krimb po udhėton drejt sipėrfaqes sė saj. Distanca nga njėra anė e mollės nė tjetrėn ėshtė e njėjtė me gjysmėn e perimetrit tė saj nėse krimbi qėndron nė sipėrfaqe, por nėse ai vendos tė pėrdorė njė vrimė krimbi, e cila tė ēon nė mėnyrė direkte nė brendėsinė e mollės, atėherė distanca qė do t’i duhej tė pėrshkonte ėshtė shumė mė e vogėl.

Vrimat e Krimbit intrauniversale, lidhin njė vendndodhje tė universit me njė vendndodhje tjetėr tė tė njėjtit univers. Njė Vrimė Krimbi duhet tė jetė e aftė tė lidhė distanca shumė tė mėdha nė univers, duke krijuar njė lakim tė kohės nė hapėsirė, duke lejuar udhėtimin midis tyre nė njė kohė shumė mė tė shkurtėr seē do t’i duhej dritės tė kryente njė udhėtim nė hapėsirė normale.

Vrimat e Krimbit intrauniversale lidhin njė univers me njė tjetėr. Kjo lejon ngritjen e shumė spekulimeve se njė Vrimė Krimbi mund tė pėrdorej pėr tė udhėtuar nga njė univers nė njė tjetėr paralel. Kėto vrima, qė zakonisht lidhin universet e mbyllura me njėri-tjetrin, njihen edhe si Vrimat e Krimbit Schwarzschild.

Njė pėrdorim tjetėr i njė Vrime Krimbi do tė ishte udhėtimi nė kohė. Nė kėtė rast do tė ishte njė rrugė e shkurtėr midis njė pike nė hapėsirė, nė kohė dhe njė tjetre. Nė teorinė e fillit, njė “Vrimė Krimbi” ėshtė pėrfytyruar sikur lidh dy D-membrana, pra gojėt janė tė ngjitura me dy membrana, tė cilat mė pas lidhen me njėra-tjetrėn me anė tė njė tubi rrjedhės.

Ka dy lloje kryesore Vrimash Krimbi: Lorentzian dhe Euclidean. Vrimat e Krimbit Lorentzian studiohen kryesisht nga graviteti klasik, ndėrsa Vrimat e Krimbit Euclidean studiohen nė fizikėn e grimcės elementare. Vrimat e Krimbit tė pėrshkueshme janė njė lloj i veēantė tė Vrimave Lorentzian, tė cilat mund tė jenė tė afta tė lejojnė njė person tė udhėtojė nga njėri cep i tyre nė tjetrin.

Serguei V. Krasnikov hodhi termin e rrugės sė shkurtėr midis kohės dhe hapėsirės si njė term mė tė pėrgjithshėm pėr Vrimat e Krimbit (tė pėrshkueshme) dhe tė sistemit tė propulsionit si udhėtimi Alcubierre dhe tubi Krasnikov pėr tė pėrcaktuar udhėtimin hiper tė shpejtė ndėryjor.

Ėshtė gjithashtu e panjohur nėse Vrimat e Krimbit (Lorentzian) janė apo jo tė mundshme nė planin e relativitetit tė pėrgjithshėm. Zgjidhjet mė tė njohura tė relativitetit tė pėrgjithshėm qė lejojnė Vrimat e Krimbit, kėrkojnė ekzistencėn e materies ekzotike, njė substancė teorike, e cila ka dendėsi me energji negative.

Megjithatė, nuk ėshtė provuar ende matematikisht nėse kjo ėshtė njė domosdoshmėri absolute pėr Vrimat e Krimbit dhe gjithashtu nuk ėshtė pėrcakuar ende nėse materia ekzotike nuk mund tė ekzistojė. Kohėt e fundit, Amos Ori, pėrfytyroi njė Vrimė Krimbi, e cila mund tė lejonte udhėtimin nė kohė dhe nuk kėrkonte materien ekzotike dhe plotėsonte kėshtu kushtet energjetike tė dobėta, dominante dhe tė fuqishme. Pėrderisa nuk ka asnjė teori tė vėrtetuar tė gravitetit kuantum, ėshtė e pamundur tė thuash me siguri nėse Vrimat e Krimit janė tė mundura apo jo nė planin teorik tė fizikės.

Vrimat e Krimbit tė pėrshkueshme Lorentzian mund tė lejojnė udhėtimin nga njė anė nė tjetrėn tė tė njėjtit univers ose udhėtimin nga njėri univers nė tjetrin me njė shpejtėsi shumė tė madhe. Pėr faktin se Vrimat e Krimbit nuk lidhin vetėm vendndodhje hapėsinore, mund tė lejojnė edhe udhėtimin nė kohė.

Shpesh ndodhin ngatėrresa rreth idesė se Vrimat e Krimbit lejojnė udhėtimin superluminal (mė tė shpejtė se drita) nė hapėsirė. Faktikisht, nė kėtė ēėshtje nuk pėrfshihet asnjė udhėtim superluminal. Le tė mendojmė pėr njė ēast se Vrimat e Krimbit lidhin dy vendndodhje shumė tė humbura. Nė udhėtimin pėrmes njė Vrime Krimbi mund tė pėrdoret shpejtėsi subluminale (mė e ngadaltė se drita). Koha nė tė cilėn do tė pėrshkohej distanca do tė dukej shumė e shkurtėr seē do t’i duhej dritės pėr tė bėrė njė udhėtim tė tillė nė hapėsirė normale dhe kjo sepse distanca ėshtė mė e shkurtėr dhe jo shpejtėsia mė e lartė.

Njė Vrimė Krimbi mund tė lejojė potencialisht udhėtimin nė kohė. Kjo do tė mund tė arrihej duke pėrshpejtuar njėrėn anė tė Vrimės sė Krimbit nė mėnyrė relative me tjetrėn dhe mė pas duke e rikthyer nė gjendjen e mėparshme; ngadalėsimi i kohės relative do tė mundėsonte qė tė kalonte mė pak kohė pėr anėn e pėrshpejtuar tė Vrimės sė Krimbit nė krahasim me atė nė gjendje tė qėndrueshme, qė do tė thotė se ēdo gjė qė do tė hynte nga ana e qėndrueshme e Vrimės sė Krimbit, do tė dilte nga ana e pėrshpejtuar e saj nė njė pikė mė tė largėt tė kohės nė krahasim me hyrjen.

Rruga pėrmes kėsaj Vrime tė Krimbit quhet kthesė kohore e mbyllur dhe vrima qė ka kėtė cilėsi shpeshherė emėrtohet si Vrimė Kohore. Thuhet se nuk do tė ishte kurrė e mundur ta konvertosh njė Vrimė Krimbi nė njė makinė kohe nė kėtė mėnyrė, megjithatė, disa metoda matematike pėrcaktojnė se njė lak prapaveprues me grimca virtuale mund tė qarkullojė nėpėr Vrimėn e Krimbit me rritje shumė tė madhe intensiteti, duke e shkatėrruar atė para se ēfarėdolloj informacioni tė pėrēohej nėpėrmjet saj.

Sugjerimi se radiacioni do tė shpėrhapej dhe zhdukej pas udhėtimit pėrmes Vrimės sė Krimbit, duke parandaluar pėrqendrim infinit, ka shkaktuar shumė dilema dhe pikėpyetje. Ekziston gjithashtu edhe unaza romake, e cila ėshtė njė konfigurim shumė i qėndrueshėm pėr mė shumė se njė Vrimė Krimbi.

Kjo unazė pėrcakton njė lak kohor tė mbyllur me Vrima Krimbi tė qėndrueshme. Debati mbi kėtė ēėshtje ėshtė pėrshkruar nga Kip S. Thorne nė librin “Black Holes and Time Warps”, qė specifikon domosdoshmėrinė e gravitetit kuantum pėr t’u gjetur njė zgjidhje. Shumė fizikantė, pėrfshirė edhe Stephen Hawking, besojnė se Vrimat e Krimbit do tė krijonin teorikisht disa probleme, pėrfshirė edhe udhėtimin nė kohė, qė ligjet themelore tė fizikės do ta kundėrshtonin dhe ndalonin. Megjithatė, kjo dhe shumė ēėshtje tė tjera vazhdojnė tė mbeten spekulime dhe nocioni se natyra do tė censuronte kėto objekte tė papėrshtatshme ka dėshtuar me kohė nė rastin e principit tė censurimit kozmik.

Vrimat e Krimbit, tė njohura si Vrimat Schwarzschild, janė ura teorike midis zonave nė hapėsirė, tė cilat mendohen tė gjenden nė qendėr tė njė vrime tė zezė ose tė njė vrime tė bardhė, qė lidhin dy universe. Ato ekzistojnė nė zgjidhjet e ekuacioneve tė Ajnshtajnit dhe mendohet se janė tejmase tė paqėndrueshme dhe se mund tė shkatėrroheshin nė tė qindėn e sekondit, qė nė momentin e krijimit. Ekzistojnė disa spekulime se kazarėt janė pikėrisht vrima tė bardha dhe jo vrima tė zeza supermasive.

Ėshtė e mundur pėr njė udhėtar qė tė kalojė pėrtej kėtyre Vrimave tė Krimbit, sepse ato kanė vetėm njė horizont qė shkon nė njė drejtim tė vetėm. Nėse udhėtari ėshtė i krijuar nga njė materie joekzotike, nė momentin qė arrin nė qendėr tė Vrimės Schwarzschild, nuk mund tė kalojė nė anėn tjetėr dhe nuk mund tė kthehet mbrapsht, pėrderisa ana nga e cila u fut ėshtė njė vrimė e zezė, gjė qė do tė thotė se nė momentin qė futet nė Vrimėn Schwarzschild asgjė nuk mund tė dalė pėrsėri jashtė rrezes sė saj. Vrimat e Krimbit janė gjithashtu njė karakteristikė e librave shkencorė. Ato janė elementi kryesor i novelės sė Carl Sagan, “Contact”, pėr tė cilėn Sagan u kėshillua rreth pėrdorimit tė “Vrimave tė Krimbit” nė novelėn e tij me Kip Thorne.

Vrimat e Krimbit janė gjithashtu mjeti kryesor i udhėtimit nė kohė nė filmin “Stargate” dhe tė telefilmave “Stargate SG-1” dhe “Stargate Atlantis”. Projekti kryesor i programimit tė objektit ėshtė njė rrjet transportimi i pėrbėrė nga objekte nė formė rrethore tė njohura si “Stargate”, tė cilat gjenerojnė “Vrima Krimbi” qė lejojnė transmetimin nė njė drejtim midis portave kur formohen koordinatat e sakta hapėsinore.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi