KISHA Nė kohėn e herezive

Shko poshtė

KISHA Nė kohėn e herezive

Mesazh  Siroco prej 26.11.13 23:26

KISHA Nė kohėn e herezive



Ndėrkohė qė formohej ortodoksia, dhe pasi krishtėrimi u bė fe shtetėrore (nė shekullin IV) u bė e domosdoshme t’u jepej pėrgjigje dilemave tė krijuara prej hierarkive qė po lindnin. Kleri kishte tė drejtė tė ekzistonte? Nėse po, duhej tė ishte i pasur apo i varfėr? E Mira (Zoti) dhe e Keqja (Satanai) janė entitete tė dallueshėm? Njeriu shpėtohet me besimin apo pėrmes veprave? Pėrgjigja (e vėrteta e Tertulianit) mund tė ishte vetėm njė. Po kush e vendoste?

“E vėrteta ėshtė njė, gabimi shumėfishohet”. Ai qė e shkroi nuk ishte njė shkencėtar dhe nuk fliste pėr njė formulė matematikore. Sentenca ėshtė e Tertulianit, filozof i shekullit II-III, bashkė me Shėn Agustinin, njė prej intelektualėve tė mėdhenj tė krishtėrimit tė shekujve tė parė. Dhe aludon pėr tė vėrtetėn e doktrinės: njė, e zbuluar dhe mbi tė gjitha e autorizuar nga kisha. Kush nuk e pranonte konsiderohej heretik. Ashtu si ata qė, pa lejen e Kishės, predikonin “interpretime tė lirė” tė mesazhit tė Jezusit.

Ėshtė ky, i thjeshtėzuar disi, parimi i herezisė, nga fjala greke airesis (“zgjedhje”), njė term fillimisht neutral qė pėrgjatė historisė sė krishtėrimit mori njė vlerė negative, duke pėrfaqėsuar njė doktrinė apo njė pohim qė binte ndesh me parimet e Kishės. Njė Kishė qėnjohu shumė herezi: qė nga to nė debatet pėr Trinitetin dhe natyrėn e Jezusit nė shekujt e parė, deri nė ato mesjetare, e deri nė tė ashtuquajturat herezi tė arsyes tė Giordano Brunos dhe Galileo Galileit, nė vitet ‘500-‘600.

Nėse mosmarrėveshjet e para doktrinale pėrballoheshin nga Shėn Pali, nga Baballarėt e Kishės dhe nga kėshillat – duke filluar nga ai i Nikeas i vitit 325 – tė ngritur pėr tė zgjidhur problemet doktrinalė, ato tė mėvonshmet ishin mė tė artikuluara. Ndėrkohė qė formohej ortodoksia, dhe pasi krishtėrimi u bė fe shtetėrore (nė shekullin IV) u bė e domosdoshme t’u jepej pėrgjigje dilemave tė krijuara prej hierarkive qė po lindnin. Kleri kishte tė drejtė tė ekzistonte? Nėse po, duhej tė ishte i pasur apo i varfėr? E Mira (Zoti) dhe e Keqja (Satanai) janė entitete tė dallueshėm? Njeriu shpėtohet me besimin apo pėrmes veprave? Pėrgjigja (e vėrteta e Tertulianit) mund tė ishte vetėm njė. Po kush e vendoste? Nė fillim, doktrina e Kishės u vendos prej kėshillave. “Por, nė Mesjetė, ata qė vunė rregull ishin universitetet e lindur nė shekujt XI dhe XII: Bolonja nė Itali dhe Parisi nė Francė”, shpjegon Vincenzo Lavenia, docent i historisė moderne nė Universitetin e Maceratas dhe bashkėautor i “Fjalor historik i Inkuizicionit”.

“Dija kėtu administrohej kryesisht nga fretėrit domenikanė dhe franceskanė, teologė dhe njerėz tė kulturuar qė nė shekujt e mėvonshėm do tė gjenin jehonė tek Rommaso d’Aquino dhe Bonaventura da Bangoregio”. Ndėrkohė qė Kisha vendoste cilat ishin tė vėrtetat e saj, herezitė riprodhoheshin. Arsyet pėrse u shumėfishuan pas vitit 1000 ishin tė shumta: ndikuan karizma personale e njerėzve qė ishin besimtarė tė fortė, por edhe vakuumet e pushtetit qė disa lėvizje u pėrpoqėn tė mbushin. E gjithė kjo nė njė klimė reformash dhe eksperimentimesh: ishte njė kohė e trazuar, nė tė cilėn nė brendėsi tė institucioneve fetarė po afirmoheshin pėrvoja monastike gjithnjė e mė tė strukturuara, si dhe njė rikthim nė forma asketizmi mė tė ngjashme me ato tė eremitėve tė shekujve tė parė.

Por mbi tė gjitha ishte njė epokė nė tė cilėn hierarkitė fetare ishin gjithnjė e mė tė dedikuara ndaj simonisė (shitblerja e ngarkesave dhe mallrave eklesiastike) dhe bashkėjetesės jashtė martese, ku kjo e fundit ishte praktika mė e shėnjestruar nga heretikėt e Dyqindės, bashkė me pushtetin e pėrkohshėm tė papėve. Nė shekullin XIV dhe XV polemika u pėrqėndrua kundėr korrupsionit tė brendshėm, ushqyer nga tregu i kėnaqėsive (anulimi i mėkateve me njė ofertė nė para apo njė pelegrinazh).

Shpesh herė sektėt heretikė bėheshin kisha tė vogla, tė strukturuara nė shumė nivele. “Aderonin njerėz tė Kishės, teologė, por edhe artizanė apo njerėz tė zakonshėm (kemi parasysh qė koncepti i popullit ishte njė kategori shumė e gjerė qė nė Mesjetė pėrfshinte fshatarė dhe lypėsa, bashkė me tregtarėt)”, shton Lavenia. “Mes ‘kristianėve tė mirė’ (domethėnė katarėt) kishte artizanė, priftėrinj, teologė, tė mbėshtetur nga fisnikėt e jugut tė Francės qė donin tė vinin duart nė tokat e Kishės”.

Ndėrkohė qė tė poshtėruarit, nė njė moment tė parė tė pranuar nga Kisha dhe tė shpėrndarė mes Milaneses dhe Lodigianos merreshin kryesisht me pėrpunimin e leshit dhe krijuan ndėrmarrje tė suksesshme tekstilesh. “Ishin mbi tė gjitha vitet e zgjedhjes sė varfėrisė pėr ata qė, ashtu si Shėn Francesco, interpretonin me besnikėri mėsimet e Ungjillit, duke predikuar rėndėsinė e pasurisė shpirtėrore mbi pasuritė materiale”, shton historiani Grado Giovanni Merlo, autor i “Heretikė dhe herezi mesjetare”. “Por jo tė gjithė, me pėrjashtim tė fratit tė Assisit, arrinin tė aprovonin Rregullin e tyre nga institucionet fetare”.

Ėshtė e lehtė tė kuptosh se si nė kėto ethe fetare dhe sociale qarkullonin edhe zėra tė pakontrolluar, si ata pėr njė “herezi tė kuqe” qė u shfaq pėrreth vitit Njėmijė. “Nė vitin 1028”, ka thėnė historiani gjerman Arno Borst, “arkipeshkvi i Milanos kishte arrestuar 30 gra fisnike nė Monforte D’Alba, nė Piemonte. Bėnin jetė askete nėn udhėheqjen e njė konteshe. Virgjėria ishte ideali i tyre, nuk ushqeheshin me mish, ndanin mes tyre ēdo zotėrim, luteshin dhe agjėronin ditė e natė. Flijonin mishin pėr tė larė mėkatet dhe kur afrohej vdekja natyrore, ato kėrkonin qė tė vriteshin nga shoqet me qėllim qė tė ēliroheshin nga trupi i urryer. Pas arrestimit jepnin prova tė njė vendosmėrie ekstreme: tė vendosura mes njė kryqi tė madh tė drunjtė dhe njė turre drush, preferonin nė pjesėn mė tė madhe tė hidheshin nė mesin e flakėve, me duart nė sy”. Ekzagjerime tė pabaza? Ndoshta po.

“Tė mos harrojmė qė ēdo informacion qė ka mbėrritur deri tek pėr heretikėt ėshtė filtruar nga kėndvėshtrimi i fituesve”, shpjegon Lavenia. “Tekstet e tė humburve nė fakt janė djegur tė gjithė. Ajo qė lexojmė janė akuzat e besimtarėve apo deklaratat, e marra pėrmes dhunės dhe torturave, tė gjyqeve tė Inkuizicionit. Pėr kėtė arsye ka nga ata qė thonė se disa lėvizje heretike ishin armiq tė sajuar kundėr tė cilėve Kisha u hodh pėr tė forcuar identitetin e saj”.

Cilado tė ishte origjina e tyre, lėvizjet rebele merrnin gjithmonė nga Roma njė pėrgjigje tė fortė dhe tė qartė. Dhe tė dyfishtė: nėse nga njėra anė kisha rafinoi aparatin e saj ndėshkues me gjyqet e Inkuizicionit, nga ana tjetėr u pėrpoq tė reformohet nė brendėsi tė saj. “Reforma e nisur nga Gregori VII (Papė nga 1073 deri nė 1083) ishte njė pėrgjigje ndaj nxitjeve pėr reformim qė vinin nga herezitė dhe nga bota e manastirėve”, shpjegon Merlo. “Reforma gregoriane synonte moralizimin e klerit, por mbi tė gjitha i hoqi perandorisė tė drejtėn qė tė emėronte drejtuesit e hierarkisė fetare, duke e transformuar papatin nė njė monarki, me qėllim qė tė lejonte njė riorganizim mė tė mirė tė Kishės”.

Kėto masa frenuan deri nė njė farė mase pėrhapjen e kundėrshtive, por nuk e zgjidhėn problemin nė rrėnjė: gjithnjė e mė shpesh tek drejtuesit eklesiastikė sinjalizoheshin raste tė predikuesve tė “dalė nga udha”, mbi tė gjitha nė rajonet mė larg pushtetit qendror. Dhe dėrgimi i njė frati pėr tė monitoruar nuk ishte gjithmonė pa pasoja. Nėse predikuesi heretik ndodhej nė njė manastir, kush garantonte qė frati-detektiv do tė pritej mirė? Rreziku paraqitej edhe nėse emisari mbėrrinte nė njė fshat qė ndodhej nėn juridiksionin e njė peshkopi: kėta, tė ndierė tė vėnė nė diskutim, nė rastin mė tė mirė bėheshin gojėkyēur, nė rastin mė tė keq ngrinin popullin kundėr ambasadorit eklesiastik.

Nuk pėrfundoi mirė, pėr shembull, domenikani Pietro nga Verona, njė prej tė parėve inkuizitorė qė vepronte nė Rrafshnaltėn padane. Kur u dėrgua nė Firence, pas djegies sė disa njerėzve tė njohur, tė dėnuar pėr herezi, ishin fiorentinėt qė “u ndezėn” duke shkaktuar njė revoltė. I emėruar nė vitin 1251 inkuizitor pėr qytetet e Milanos dhe Komos, ai u vra njė vit mė vonė, duke u shpallur mė pas shenjt dhe martir.

Sot e dimė qė ato acarime nuk mbetėn pa pasoja. Disa ide tė heretikėve pėrfunduan duke u konkretizuar nė “revoltėn kristiane” mė tė arrirė, Reforma luterane e vitit 500. Vėllezėrit e shpirtit tė lirė shfaqėn pika kontakti me libertinėt francezė tė ‘600 dhe patėn ndikim tek iluministėt. Dhe sėrish nė vitin 1969, kur i riu cekosllovak Jan Palach i vuri flakėn vetes nė Pragė pėr tė protestuar kundėr regjimit sovjetik, kishte nga ata qė e krahasuan me heretikun bohem Jan Hus, i djegur nė turrėn e druve nė vitin 1415 sepse kishte mbrojtur idetė e tij para Inkuizicionit, duke refuzuar tė pėrulej. Sepse, nėse ėshtė e vėrtetė – siē thoshte Shėn Pali – qė herezia ėshtė njė e keqe e pashmangshme nė Kishė, njerėzimi ndonjėherė ka evoluar edhe prej kurajės sė atyre qė kanė mbrojtur deri nė fund idetė e tyre heretike.

Ja se si i luftonin

“Lėrini egjrat dhe grurin tė rriten bashkė deri nė korrje; dhe nė kohėn e tė korrave, do u them korrėsve: Merrni nė fillim egjrėn, dhe lidheni nė tufa pėr t’i djegur; por grurin, grumbullojeni nė hambarin tim”. Kjo parabolė ėshtė ndėr mė tė njohurat, dhe domethėnien e saj e shpjegon vetė Jezu Krishti nė Ungjillin sipas Mateut: koha e tė korrave pėrfaqėson fundin e botės dhe korrėsit janė ėngjėjt. Por Kisha e Dyqindės, nė alarm prej suksesit nė rritje tė lėvizjeve heretike, nuk kishte kohė qė tė priste emisarėt e shumėpritur tė Zotit. Pėr tė mos rrezikuar ēuarjen dėm tė farės sė mirė, “egjra” digjej menjėherė.

Institucioni i gjyqeve eklesiastikė tė Inkuizicionit tė Shenjtė qė, me bashkėpunimin e autoriteteve civilė, ēoi drejt turrės sė druve mijėra heretikė, ėshtė njė prej kapitujve mė tė diskutuar tė historisė sė Kishės. E megjithatė nė optikėn e kohės ishte e pranuar, aq sa askush nuk guxonte tė vinte nė diskutim autoritetin dhe tė drejtėn e saj. Madje edhe Tommaso d’Aquino, domenikani i konsideruar njė prej teologėve mė tė mėdhenj, thoshte nė “Summa Theologiae” e tij se “ėshtė shumė mė e rėndė tė korruptosh Kishėn se sa tė falsifikosh paranė. Tė dėnuarit pėr herezi me tė drejtė duhet tė dėnohen me vdekje”.

Po ta shohėsh mirė, gjykata e re e besimit e deleguar nga Papa pėr tė hetuar dhe ndėshkuar ata qė mbėshtesnin teori qė binin ndesh me ortodoksinė katolike pėrfaqėsonte njė progres. Me tė lihej njė herė e mirė mėnjanė praktika e lashtė juridike me origjinė gjermanike sipas tė cilės i akuzuari duhej tė kalonte njė provė rezistence ndaj dhimbjes apo njė duel. Nėse do tė ishte i pafajshėm, mendohej, Zoti do ta ndihmonte, duke e bėrė tė fitonte apo duke i shmangur vdekjen.

Inkuizicioni, pėrballė kėtyre “gjykimeve tė Zotit” ishte diēka serioze. Mbi tė gjitha detyronte tė rregjistrohej dhe dokumentohej i gjithė procesi. Por mbi tė gjitha fuste njė risi qė do tė bėnte histori: “procedura e zyrės”. “E drejta romake parashikonte vetėm procesin akuzues: barra e provės i binte akuzuesit”, sqaron Lorenzo Paolini, docent i historisė mesjetare nė Universitetin e Bolonjės. “Ndėrsa me Inkuizicionin ishte gjykatėsi qė mblidhte provat e fajit, duke kryer hetime tė fshehtė”.

Paralelizmi me gjyqet modernė, fatmirėsisht, mbaron kėtu. Pėr tė nisur hetimet mjaftonte “fama”, domethėnė vetėm njė dyshim i thjeshtė, koncepti i krimit ngatėrrohej me atė tė mėkatit, dhe mė tej, inkuizitori, pėr tė arritur nė provėn pėrfundimtare (rrėfimin) mund tė pėrdorte torturėn.
Pėr tė gjykuar nė fushėn e herezive, Kisha donte njerėz tė besimit. Nė fillim pėrdori peshkopėt, duke i detyruar njė apo dy herė nė vit, qė tė kryenin inspektime nė dioqezat ku dyshohej se fshiheshin heretikėt.

 Por peshkopėt ishin shpesh herė bij kadetė tė familjeve tė mėdha fisnike: shumė kompromise me pushtetin e feudalėve, ishin pak tė kontrollueshme nga Roma. Ndėrkohė qė papati, qė sapo ishte ndarė nga Kisha e Lindjes, kishte nevojėn tė centralizonte dhe forconte pushtetin e tij. Kėshtu, me Excommunicamus, i privoi nga autoriteti peshkopėt. Dhe investoi nė kėtė detyrė delikate njerėz tek tė cilėt kish besim, jofleksibėl dhe tė pakorruptueshėm: fretėrit e urdhėrave tė lutjeve.

Fretėrit predikues dhe fretėrit e vegjėl u shpėrndanė nėpėr territor: domenikanėt nė rajonet e veriut dhe nė Francė, franceskanėt nė Italinė qendrore. Ata ishin njė milici e pėrsosur, qė ushtronte si funksionin e propagandės, ashtu edhe atė tė policisė.

Urdhėri i krijuar prej pak kohėsh nga nga spanjolli Domenico di Guzman ishte i fortė mbi tė gjitha nė planin teorik: shumė tė hekurt nė teologji, domenikanėt kishin njė dimension europian dhe qytetar. Ishin ata qė vendosėn rregullat e Inkuizicionit, siē deduktohet pėr shembull nga “Practica inquisitionis hereticare pravitatis” tė Bernardo Gui, njė lloj manuali pėr inkuizitorin e pėrsosur.

“Franceskanėt u bėnė nė fakt promotorė tė njė predikimi mė agresiv e tė apasionuar, i shenjuar nga devocioni pėr Krishtin nė vuajtje dhe agoni, dhe qoftė edhe pėr kėtė arsye shumė antihebraik (hebrenjtė ishin tė konsideruar atėherė pėrgjegjės pėr pasionin e Krishtit): ishin ata autorėt kryesorė tė dėnimeve tė “marranėve”, domethėnė hebrenjve tė konvertuar, nė Inkuizicionin spanjoll”, shpjegon Adriano Prosperi, historian. Dhe, tė paktėn duke gjykuar nga dokumentet qė kanė mbėrritur deri sot, askush nuk shfaqte kontradiktė mes pėrulėsisė dhe varfėsisė sė Shėn Francescos dhe detyrės sė inkuizitorit, qė kėrkonte konvertimin me forcė: bindja ndaj Papės vinte para gjithēkaje.

Jo vetėm. “Ad extirpanda e vitit 1252 vendoste qė mallrat e konfiskuar heretikėve duhej tė ndaheshin nė tre pjesė: njė e treta autoriteteve civile, njė e treta zyrės sė Inkuizicionit dhe njė e treta inkuizitorėve”, shpjegon Paolini. Nė shumė raste, mallrat e heretikėve shkonin pėr tė mbushur xhepat e ndjekėsve tė Poverellos sė Assisit.

Por inkuizitorėt ishin vėrtetė kaq tė tmerrshėm siē i kanė pėrshkruar nė shekujt e mėvonshėm? Po dhe jo. Torturat ekzistonin vėrtetė, ashtu si dhe dėnimi nė turrėn e druve. Dhe metodat e pėrdorura pėr tė “kapur” fajtorėt tė kujtojnė gjyqet specialė tė totalitarizmave modernė. “Thėnė kjo, duhet pranuar se njė pjesė e mirė e imazhit sadist qė na ėshtė pėrcjellė buron nga e ashtuquajtura legjendė e zezė, e ushqyer nė vitet 700 nga polemika iluministe kundėr Kishės dhe monarkisė spanjolle (inkuizicioni spanjoll si makinė e shenjtė nė shėrbim tė mbretit) dhe mbi tė gjitha nė vitet 800 nga Romanticizmi, qė fantazoi jo pak mbi torturat”, shpjegon Prosperi. “Nė tė vėrtetė gjyqet kryheshin sipas rregullave preēize. Objektivi nuk ishte aq shumė dėnimi, se sa pendimi i tė gjykuarit. Pasi provohej herezia, i dėnuari ishte i detyruar tė hiqte dorė me betim prej saj, domethėnė tė mohonte bindjet e tij”.

Inkuizitori ndihej pra i kėnaqur kur heretiku arrinte deri aty sa tė deklaronte “Credo quod credit Sancta Madre Chiesa” duke ripėrqafuar ortodoksinė katolike. Dhe kėshtu pėrfundonte pjesa mė e madhe e proceseve.

Nė atė pikė, nėse i gjykuari ishte njė fytyrė e re, ai merrte njė dėnim mė tė vogėl: mesha tė pėrditshme, agjėrime tė pėrjavshėm, pelegrinazhe, detyrimi qė tė mbante njė veshje ngjyrė tė verdhė (ngjyrė simbol i fajit) me dy kryqe tė kuq, njė nė prehėr dhe njė nė shpinė – qė e identifikonte si heretik i penduar. Nėse ishte pėrsėritės apo refuzonte tė hiqte dorė, mbetej vetėm turra e druve.

Ērrėnjosja e egjrės ishte njė nevojė kaq e madhe saqė me kalimin e kohės Kisha autorizoi sisteme gjithnjė e mė brutalė. Me njė operacion shumė tė aftė kulturor, Inkuizicioni u propozua si “vepėr e mėshirės” e destinuar pėr shėndetin e shpirtit, ndėrkohė qė heretikėt akuzoheshin se ishin “ministra tė djallit”: marrėdhėnia e drejtpėrdrejtė me demonin justifikonte, nė sytė e popullit, dhunėn. Torturat (nė tė vėrtetė ishin masa normale nė tė gjithė gjyqet e Mesjetės, edhe laikė) kryheshin ndaj ēdo tė dyshuari, por edhe ndaj dėshmitarėve qė heshtnin. Limiti i vetėm: nuk duhej derdhur gjak. Njė rregull i kodifikuar: rrėfimi ishte i vlefshėm vetėm nėse konfirmohej “spontanisht dhe pa dhunė”. Xhelati torturues duhej tė ishte laik.

Edhe leximi i verdiktit ndiqte njė ritual preēiz. Sermo generalis, sentenca e inkuizitorit, shpallej nė njė ceremoni zyrtare, nė prani tė autriteteve civilė dhe fetarė, pėr tė paraqitur simbolikisht rikthimin e ekuilibrit social pėrmes njė akti publik besimi (autodafe – nga gjuha portugeze auto da fe “akt besimi” – nė Portugali dhe nė Spanjė ishte njė spektakėl madhėshtor). Gjatė predikimit lexoheshin fajet dhe sentencat. Mė pas vinte betimi pėr heqje dorė nga herezia dhe betimi pėr bindje ndaj Kishės dhe inkuizitorėve nga ana e tė penduarve.

Nėse nuk kishte nėnshtrim, inkuizitori lexonte formulėn “relinquimus seculari brachio”, domethėnė “e lėmė nė krahėt e laicizmit”: duke qenė se nė fakt kleri nuk mund tė njollosej me gjak, “detyra e pistė” i lihej pushtetit civil, deleguar nga Zoti (me shumė bekim eklesiastik) por nė fakt i detyruar qė “tė digjte egjrėn”. Turra e druve ishte njė rit i vėrtetė purifikimi. “Pėrhapte frikėn pėrmes spektakolarizimit tė dėnimit, por ishte edhe njė rit i eleminimit tė sė keqes, tė ērrėnjosjes sė infektimit, tė spastrimit kolektiv, sa fizik aq edhe shpirtėror”, shpjegon Nathan Vachtel, tek “Logjika e turrave”. Nuk duhej tė mbetej asnjė gjurmė e fajtorėve, edhe pse eshtrat e mundshme mund tė shndėrroheshin nė relike, qė atėherė ishin jo pak nė modė. Po sot?

“Inkuizicioni roman ka ndėrruar emėr nė Kongregacioni i doktrinės sė fesė, por pjesėrisht e ka ruajtur kulturėn”, vėren Prosperi. “Atė tė njė Ministrie tė tė vėrtetės qė gjykon anėtarėt e vet me hetime tė fshehtė, si nė rastin e priftėrinjve pedofilė, qė shfaq njė farė armiqėsie ndaj kėrkimit shkencor, siē ndodhi nė debatin pėr qelizat staminale, dhe qė do tė donte tė impononte, pėrmes ndikimit tė vet kulturor, pozicionet e vet etikė dhe moralė edhe tek ata qė nuk janė katolikė”.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KISHA Nė kohėn e herezive

Mesazh  Anon prej 27.11.13 0:31

avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi