Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Gaxhai prej 21.11.13 21:35

Teori rreth personit qe ishte me Sokol Olldashin ne makine ne minutat e fundit te jetes se tij...
avatar
Gaxhai

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Berti69 prej 21.11.13 22:35



Sipas fotove te makines, ajo dukej shume pak e demtuar, si e gervishtur me shume se sa nje goditje.

E kane goditur njehere ne fytyre derisa e kane detyruar te beje “telefonaten” e famshme per te vertetuar aksidentin, pastaj i kane dhene fund derisa i kane marre jeten dhe ne fund e kane shtyre ne gremine.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


499


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Muneer prej 21.11.13 22:54

Sa gjynah. Gjithsesi uroj te marrin rrugen e tij te gjithe ish ministrat, qe po e shkaterrojne kete vend.
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 21.11.13 23:03

Deputeti Igli Cara dhe shoferi i deputetit Sokol Olldashi kane qene tė parėt qė kanė mbėrritur ne vendngjarje. Ata kanė lajmėruar edhe policinė qė ka mbėrritur pas tyre.

Dėshmitė e tyre nė prokurori ende nuk janė zbardhur.  Thuhet se ata kanė komunikuar me Olldashin nė telefon nė momentet pėrpara dhe gjatė aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orės 21:30, nė aksin Elbasan-Tiranė, afėr lapidarit tė Kėrrabės, vetėm pak metra nga tuneli i ri, kur futesh pėr nė fshatin Ibė. Makina tip “Benz”, me targa AA003HN nė pronėsi tė deputetit Olldashi, ka dalė nga rruga kryesore nė njė pjesė rruge tė vėshtirė dishezė.

Fillimisht u raportua pėr njė aksident me dy tė plagosur. Me pas u tha nga policia zyrtarisht se ne makine ndodhej vetem deputeti Olldashi.

Policia e konfirmoi zyrtarisht humbjen e jetės sė ish-ministrit Olldashi vetėm rreth mesnatės, ndėrsa lajmi u njoftua edhe nga vetė deputetėt e PD-sė.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  ol.si prej 22.11.13 1:00

Policia e ka marre njoftimin ne 9:20 dhe ne oren 11 akoma nuk ishte e qarte nese kishte vdekur apo jo.

Njehere thonin qe eshte ne gjendje te rende pastaj thane qe ka vdekur. Pse nuk u dergua ne spital?

Vonesen ne nxjerrjen e trupit e kishin justifikuar me faktin se dyert nuk hapeshin dot. Po pse do lesh tjetrin 1 ore aty deri sa te hapesh dyert apo do ti thyesh dyert me sekonda. Pse u tha ne fillim qe ishin dy persona? Kaq e veshtire eshte te dallohet nese jane 2 apo 1.

Nese do te kishte qene vetem do te thonin qe ne fillim ka qene vetem dhe nuk do te thonin as kane qene 2 as 3 as 5.

Personi i dyshuar eshte Arminda Qyflaku, ish sekretarja e Sokol Olldashit. Ne fakt, ne facebook ajo ka vendosur nje fjongo te zeze por askush nuk e pa ne varrim. Dhe nje gje me beri pershtypje, Bamir Topi pse nuk u duk fare dje?

ol.si

Gėnjeshtra ka shumė variante, e vėrteta vetėm njė!

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Anon prej 22.11.13 3:13

Vdekja e Sokolit mund te jete konspiracion brenda per brenda partisė.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Neutral prej 22.11.13 10:58

E ngjashme ishte edhe vdekja e Jakup Asipit qudi qysh vetem njerezit e medhenj dhe atdhetaret po bejn aksidente !
avatar
Neutral

Jeta nuk peshon asnjė fije kur ti shtrihesh pa vetėdije!

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Crash prej 22.11.13 12:01

un vetem nje mund te them se vdekja e tij ishte e pergatitur nga dikush tjeter, tregojn edhe vet faktet
avatar
Crash

Mos dorėzimi eshte arritja drejt qellimit



109


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Sotiraq prej 22.11.13 13:58

Makina e pademtu ..edhe 1 makine e tille pothuaj gjithandej me Airbag , edhe 1 Benz i vitit 2003 ka 6 Airbag ..Trupi i pajete pse ndodhej poshte makines ? Genjeshta ! (mos harroni qe me Sali Berishen nuk shkonte )
avatar
Sotiraq

never say never never is to late

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Luli prej 22.11.13 15:21

Hetuesit flasin pėr njė person tė dytė i cili ka shpėtuar gjallė nga aksidenti i rėndė.

Sipas burimeve nga prokuroria, dinamika e aksidentit ka bėrė qė ky person ka dalė krejtėsisht jashtė gjatė rrotullimit tė makinės. Kėshtu ai ka arritur fatmirėsisht tė shpėtojė. Megjithatė, ekspertėt thonė se personi ka dėmtime nė brinjėn e djathtė dhe dyshohej fillimisht pėr shembje tė brendshme. Njė version tjetėr i prokurorėve ėshtė se personi i dytė qė gjendej nė makinėn e Olldashit ka shpėtuar pėr shkak tė “air-bag”-ėve tė shumtė nė “Benzin” luksoz.

Dy prokurorėt e ēėshtjes, Blerim Tominaj dhe Ramadan Troci, po hetojnė dhe mė tej, pėr tė zbardhur ēdo detaj mbi ngjarjen tragjike dhe nė ditėt nė vijim pritet tė marrin nė pyetje dhe deputetin e Partisė Demokratike, Igli Cara, i cili njoftoi nė sallėn operative pėr aksidentin pėr tė shpjeguar sesi ka rėnė nė dijeni pėr ngjarjen e rėndė.

Cara ėshtė pikėrisht personi, qė pritet tė hedhė dritė mbi misterin e madh, qė mbuloi aksidentin, pėr praninė e njė personi tė dytė nė makinė me deputetin e ndjerė, pėr shkak se dyshimet sa vijnė e shtohen.

Ende nuk ėshtė e qartė se si ka marrė dijeni deputeti Cara pėr aksidentin, nėse ka qenė pas tė ndjerit duke udhėtuar, apo ėshtė njoftuar nga burime tė tjera. Prokuroria ka kėrkuar marrjen e tablateve tė telefonit, pėr tė verifikuar nėse deputeti Cara ka marrė telefonatė lidhur me ēfarė kishte ndodhur nė Qafė-Kėrrabė
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Tanki prej 22.11.13 15:39

Mendoj se vdekja e tij ka qen e Montuar !

Por nese jo ateher te vetmin faj ja le Shoferit te Pa'pervoj dhe Shpejtesise .
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Berti69 prej 22.11.13 19:19

Lajmet e dhėna gjatė kėtyre 24 orėve janė kontradiktore nė lidhje me telefonatėn e fundit tė deputetit Olldashi.

Ka disa paqartėsi, qė nuk sqarohen nga dėshmitė e dhėna nga miqtė e tij si dhe nga dėshmia e dhėnė nga shoferi i tij.

Paqartėsia ka tė bėjė me faktin se ata lenė tė kuptohet se Olldashi e ka marrė nė telefon shoferin e tij vetėm pak sekonda pas aksidentit duke i thėnė se ėshtė “keq”.

Teza se Olldashi ka qenė gjallė pas aksidentit bie poshtė nga ekspertiza mjeko-ligjore, e cila ka sqaruar se dėmtimet e Olldashit kanė qenė mjaft tė rėnda nė pjesėn e kokės.

Ata nuk lėnė asnjė mundėsi qė Olldashi tė ketė mundur tė bėjė telefonatė nė atė gjendje.

Sipas tyre, Olldashit i ishte ēarė nė aksident njė pjesė e kafkės. Qė tė mund tė flasėsh nė telefon nė kėto kushte ėshtė vėrtet jashtė ēdo hamendėsimi.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


499


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Trigon prej 23.11.13 0:45

Mendoj se eshte kurdisur kjo vdekje dhe kam dyshuar qysh ne fillim qe e kam ndegjuar kete lajm megjithese jam nga Kosova prap se prap mendoj se kjo vrasje eshte bere nga armiqte e tij Berisha dhe te tjeret pasi siq thote nje fjale armiku naten te vrane diten te qane
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



387


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Tanki prej 23.11.13 21:22

Sipas Teorive me te reja thuhet se mbas aksidentit, Xhami per Ajrosje Lart Makines ishte Shkaktari Kryesor i Vdekjes se Deputetit te PD Sokol Olldashit ?
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

HA HA HA

Mesazh  Tonyyy prej 25.11.13 16:19

A jeni more normal, Pse do te thote qe nese je njeri qeveritar i pushtetit nuk do te thote qe smundesh me bo aksident.
ketu ska pasur asgje perveq aksident normal siq ndodhin aksidentet.
A keni fakte e prova ta vertetoni ket teorine tuaj apo thjesht jane vetem mendine tuajat dhe asgje tjeter.
Ju lus te beheni me te pergjegjshem e mos te folni pa fakte.
PO ME VJEN QUDI SI NUk PO THONI QE E kA VRA AMERIkA.
SHNET
avatar
Tonyyy

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 26.11.13 10:42

Ata e vranė Sokol Olldashin! (15 fakte tė reja)



Qartazi, Ata e vranė Sokol Olldashin. Pas disa ditėsh analizash, ekspertizash dhe komentesh mediatike mund tė gjykojmė se Sokol Olldashi ėshtė bėrė preh e njė rrjeti mafioz politik qė po pengon hetimin e ngjarjes qė tronditi mbarė opinionin publik. Faktet pėr vrasjen e Sokol Olldashit janė tronditėse.

Policia shqiptare njoftoi mbrėmjėn e sė mėrkurės se Sokol Olldashi sė bashku me njė person  tjetėr kanė humbur jetėn nė njė aksident rrugor. Pėr mė shumė se dy orė nė vend ngjarje mbėriti i gjithė shteti, media, deputėtėt miqtė e tij por edhe familja. Ndėrkohė  lajmi se nė makinė ndodheshin dy persona dominonte nė krye tė gjitha transmetimeve  live.

Nga ekspertiza e fundit e policisė rezulton se: “Sipas verifikimeve tė kryera nga aparatura e posaēme tė lidhjes me kompjuter, ka rezultuar qė makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetė viktima. Nga kėqyrja e makinės, rezulton qė Olldashi e ka graduar makinėn qė tė lėvizte me shpejtėsi deri nė 45 km nė orė pėrgjatė rrugės qė ka pėrshkuar nė tunel. Por pasi ka dalė nga tuneli nuk i ka dhėnė komandėn qė ta kthente drejtimin e mjetit nė mėnyrė mekanike dhe pėr shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vėnė kėmbėn nė pedalin e frenave”.

Nisur nga faktet, provat, analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve sot mund tė themi se rrethanat e kėsaj vdekje nuk janė aksidentale pėr kėto arsye:

-          Nuk thuhet destinacioni, adresa, personat dhe vendi nga vinte Sokol Olldashi. Ende nuk jepet asnjė provė se me kė person ėshtė takuar dhe sa kohė ka qėndruar, si dhe cfarė ėshtė biseduar mes tyre.

-          Mungon njė kronologji e aktivitetit ditor tė Sokol Olldashit dhe veprimeve qė ka kryer atė ditė.

-          Mungon zbardhja e bisedave telefonike tė Sokol Olldashit me personat e tjerė si dhe me kė ėshtė shoqėruar ditėn qė humbi  jetėn

-          U ngrit njė alibi e paqėnė nga media se mund tė ishte i shoqėruar me njė vajzė por qė ra si version  pėr shkak se vajza nuk ishte aksidentuar

-          Versioni qė shoqėrohej me njė vajzė bie pėr shkak tė jetės qė bėte vitin e fundit Olldashi

-          Bie cdo version qė Olldashi tė ketė bėrė njė jetė motelesh sepse  ishte njė nga ish ministrat me gjėndje shumė tė mirė financiare dhe me disa shtėpi nė qytet apo nė plazhe e pėr rrjedhojė nuk kishte nevojė tė hynte hoteleve me femra.

-          Njė person i dytė “e dashur” pėrjashtohet si hipotezė sepse Olldashi nuk kishte nga kush tė fshihej nėpėr tunelet e Elbasanit pasi jetonte i ndarė nga bashkėshortja prej mė shumė se njė viti.

-          Nuk ka asnjė akt ekspertimi qė tė provojė se ishte i pirė dhe asnjė provė qė tė ketė qėnė duke darkuar mė parė diku nė Elbasan

-          Ka qėnė mė njė shpejtėsi krejt normale dhe krejt tė pranueshme 45 km nė orė qė pavarėsisht kthesave njė makinė Mercedes e klasit  5000 S nuk mund tė dalė jashtė rrugės nė asnjė rast.

-          Ishte me njė makinė nga mė tė shtrenjtat dhe mė tė sigurtat nė botė nga cilėsia dhe garanci teknike tė frenimit shumė tė lartė. (cmimi 127.000 Euro)

-          Viktima nuk  e ka  ngarė makinėn me sistem mekanik por automatik dhe ka rezultuar qė makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetė viktima.

-          Nuk ka frenuar dhe ska reaguar aspak nė momentin e aksidentit duke lėnė tė kuptohet se ka qėnė i pavetėdijshėm ose jo i gjallė nė ato momente,  pra mund tė ketė qėnė i vdekur gjatė tunelit dhe mė pas.

-          Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund tė jetė aktivizuar nga njė person i dytė.

-          Fshihet autopsia dhe nuk jepen detaje nėse goditjet nė kokė janė nga aksidenti apo tė shkaktuara nė kafkė mė parė nga pesona tė tjerė.

-          Nuk ka ekspertizė nga autopsia nėse kishte pirė lėndė alkolike apo toksike dhe nėse ėshtė helmuar nga persona tė tretė dhe nėse po deri nė nė cfarė sasie.

-          Varrimi u zhvillua pa u plotsuar as 15 orė dhe janė tė paqarta arsyet e kėsaj ngutje.
 
Pėr tė gjitha kėto pikėpyetje dhe fakte heshti parlamenti, qeveria, policia si dhe partite politike.

Policia dhe media ndajnė njė pėrgjeqėsi  tė pėrbashkėt pėr vrasjen e Sokol Olldashit.  Ata e njollosėn Sokolin nė publik. Ata qė u shtrirėn si miq nga bota e politikės apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si tė vrarė dhe as si tė aksidentuar por si njė njėri tė dyzuar deri nė ndėrrimin e jetės.  Ata e mjergulluan mes tė qėnit i vetėm apo i shoqėruar, mes tė qėnit esėll apo i rrafshuar, mes tė qėnit  nė aksion politik apo nė njė qefli publik, pas njė ardhje nga puna apo nga jeta private.  Ata nuk guxuan kurrė tė thonė se cilėt ishin armiqtė e Sokol Olldashit dhe nėse ata e vranė pasi e helmuan, rrahėn, goditėn, masakruan, dhunuan dhe nėse ai ishte marr peng pėr disa orė apo jo.

Ata heshtėn dhe kurrė as e menduan qė Sokoli ra nė detyrė dhe prej detyrės sepse deshėn tė besonin ndryshe qė Sokoli vdiq nė aksident jo si Sokol  i shqiptarve por si shok i gazetarve. E fundja edhe sikur vėrtėt tė ishte ashtu sic ata gėnjyen pėr aksidentin e tij, nuk bėnė gjė tjetėr vecse e vranė shumė rėndė madje mė keq  se njė vrasje qė mafia mund tia bėjė njė politikani.  Ata e vranė! ….. Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin nė asnjė mėnyrė.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Odin prej 26.11.13 20:34

Olldashi u vra para aksidentit?

Ndonėse kanė kaluar pesė ditė nga aksidenti tragjik nga i cili ėshtė nxjerrė i vdekur deputeti i PD, Sokol Olldashi ende nuk ka dalė raporti i Mjekėsisė Ligjore.

Dihet se trupi I Olldashit ėshtė dėrguar nė morgun e Tiranės afro tre orė pas aksidentit. Nga ai moment dhe nė vėzhdim nuk ėshtė bėrė publik asnjė detaj nė lidhje me ekspertizėn mjeko-ligjore, gjė e cila do tė duhej tė ishte bėrė publike ndoshta jo menjėherė pas vdekjes , por tė paktėn njė apo dy ditė mė pas. Nė fakt, kur kanė kaluar pesė ditė ende nuk ka njė raport mjeko-ligjor qė tė provojė dhe tė argumentojė se si i ka ardhur vdekja deputetit tė PD, Olldashi.


Dje ėshtė shpallur ekspertiza nga policia rrugore, e cila na jep mė shumė njė pėrshkrim tė vendit tė ngjarjes dhe tė automjetit, por nuk sqaron me detaje rrethanat qė mund tė ishin aq tė rėnda qė t’i merrnin jetėn Olldashit.

Natėn qė trupi i Olldashit ėhstė ēuar nė morgun e Tiranės, i pranishėm ka qenė ministri i Shėndetėsisė, Beqja. Dyshimet nė lidhje me kėtė aksident vijojnė tė rriten nga dita nė ditė, pasi policia dhe institucionet e qeverisjes aktuale hezitojnė tė bėjnė transparencėn e plotė mbi aksidentin. Policiua e Shtetit e nxorri deklaratėn zyrtare mbi aksidentin 24 orė mė vonesė, ndėrkohė qė nė raste tė tjera, njė deklaratė e tillė mund tė bėhet brenda pak minutash, pasi nuk asnjė arsye se pėrse tė vonohet.

Ekspertėt rrugorė kanė folur tre ditė mė vonesė, ndėrsa Mjekėsia Ligjore ende po hesht.

Ajo ēfarė po fshihet pėr publikun ėshtė gjendja e trupit tė Olldashit pas aksidentit. Nuk po thuhet se kafka e tij ishte thuajse tėrėsisht e shkatėrruar. Nuk po thuhet se njėri sy i deputetit Olldashi ishte i dalė nga koka. Nuk po thuhet nėse tė gjitha kėto dėmtime tė rėnda vėrtet mund tė ndodhin nė trupin e njė personi, nga njė rėnie e makiės nė njė rrėpirė si ajo e lapidarit tė Qafė Krrabės, e cila nuk ishte mė shumė se 15 metra dhe aspak e thepisur ?


Kjo heshtje dhe vonesė e institucioneve qeverisėse pėr tė bėrė transparencėn e vesh me njė vello misteri kėtė vdekje tė Olldashit. Nga dėmtimet nė kokė tė Olldashit besohet se ato janė shumė mė tė forta nga sa mund tė pėsojė njė njeri nga njė aksident nė tė atillė vend. Pyetja qė kėrkon pėrgjigje ėshtė se pėrse vijon tė heshtė Mjekėsia Ligjore? Mos vallė Olldashi ėhstė vrarė pėrpara se tė zyrtarizohej aksidenti dhe mė pas ėshtė futur nė makinė?
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 29.11.13 12:07

Faktet nga vrasja e deputetit Olldashi

Tė tjera fakte dalin nė dritė nga ekspertiza e plotė e kryer nga katėr ekspertėt autoteknikė tė kontaktuar nga Prokuroria e Tiranės. E mistershme mbetet rrjedhja e alkoolit tė frenave nga automjeti tip Benz i deputetit Olldashi tė cilėt mendohet se e kanė zbrazur autorėt e vrasjes, ndėrkohė qė dėmet e mjetit janė minimale.

Dyshimet shtohen e dhe mė shumė me shpejtėsinė e ulėt tė mjetit i cili duhet tė jetė komanduar automatikisht me Olldashin tė vrarė, pėr tė shkuar mė pas tek momenti fatal qė solli dhe humbjen e jetės.

Katėr inxhinierėve, tė ndihmuar edhe nga koncensionari i Benzit nė Tiranė, nė momentin e rrotullimit tė Benzit, mjeti ngrihet pėrsėri nė njė lartėsi tė vogėl si rezultat i pėrplasjes sė parė pa pasur mundėsi rrotullimi dhe gjatė kohės sė kontaktit tė dytė me tokėn, koka e drejtuesit tė mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtė ku kanė mbetur dhe flokėt.

Sipas ekspertėve, ky ėshtė dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit pėr shkak tė mos vendosjes sė rripit tė sigurimit bėn lėvizje nė funksion tė rrotullimit tė mjetit dhe koka e tij bie nė kontakt me tehet e mprehta tė kėsaj dritareje nė pjesėn e sipėrme tė kabinės e cila i shkakton dėmtime vdekjeprurėse drejtuesit tė mjetit pėr shkak dhe tė peshės sė vetė mjetit.

Por ende ngjarja mbetet njė mister edhe pėr vetė ekspertėt sepse koka e Olldashit ėshtė goditur mė parė. Ata deklarojnė se “edhe pse devijimi nė kthesė mund tė ketė ndodhur pėr tejkalim tė moderuar tė shpejtėsisė nė lidhje me gjendjen dhe ecurinė vijėpėrkulur tė rrugės, akoma mund tė hipotizohet qė faktorė tė panjohur mund t’i kenė dhėnė shkak devijimit”.
.
Raporti i plotė

Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė Akt ekspertimi autoteknik si pasojė e daljes jashtė rruge nė kushtet e errėsirės dhe mot me shi.

Kronologjia e ngjarjeve

Nė datėn 20 Nėntor 2013 rreth orės 22:00, nė segmentin rrugor tė rrugės interurbane dytėsore Elbasan- Tiranė nė Krrabė, pranė vendit tė quajtur fshati Mushqe- ta, tek Lapidari pranė varrezave tė kėtij fshati, ka ndodhur njė aksident ku ėshtė i pėrfshirė: Automjeti tip autoveturė e markės Mercedes Benz, me targa AA 003 HN, i drejtuar nga shtetasi Sokol Olldashi dhe qė lėvizte nė segmentin rrugor tė rrugės interurbane dytėsore Elbasan – Tiranė. Procesverbali i kėqyrjes sė mjetit Automjeti ėshtė autoveturė e tipit Mercedes Benz, me targė AA 003 HN, me ngjyrė tė zezė, i drejtuar nga shtetasi Sokol Olldashi.

Nga kėqyrja e kėtij automjeti vihen re kėto dėmtime:Pėr tė patur elementė tė plotė pėr gjykim, Prokurori pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, z.Ramadan Troci vendosi tė caktonte si ekspertė Ing.Artur Sulēe dhe Ing.Kastriot Yzeiri, Ing.Arjan Janku dhe Ing.Donetin Papa pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve tė mėposhtme:

1. Cila ėshtė gjendja teknike e automjetit me targė AA 003 HN para dhe pas ndodhjes sė aksidentit, referuar kėqyrjes sė mjetit, kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes si edhe dokumentacionit tė mjetit?

2. Cila ėshtė kinematika dhe dinamika e aksidentit ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sokol Olldashi?

3. Referuar tė dhėnave teknike tė automjetit, e pajisjeve elektronike tė inkorporuara nė tė, a ka lėnė gjurmė nė spidometrin e tij se sa ka qenė shpejtėsia e lėvizjes sė tij nė momentin e ndodhjes sė aksidentit?

4. Cila ėshtė sjellja e drejtuesit tė mjetit nė raport me sinjalistikėn vertikale dhe horizontale tė ndodhur nė kėtė segment rrugor ku ėshtė vėrtetuar aksidenti?

5. Cila prej shkeljeve ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me ardhjen e pasojės, pra cili ėshtė shkaku determinant i shkaktimit tė aksidentit?

Pėrgjigje nr.1

Pėr tė gjykuar mbi gjendjen teknike tė mjetit para aksidentit, do tė gjykojmė mbi bazėn e certifikatės sė kontrollit teknik e cila rezulton brenda afateve ligjore, ēfarė do tė thotė se automjeti para aksidentit ka qenė nė gjendje tė rregullt teknike.

Mjeti pas aksidentit u gjet i pa lėvizur nė vendin e ngjarjes. Nga ana jonė u kontrollua dhe u provua funksionimi i sistemit tė drejtimit dhe shoqėruar dhe me fotografi, u konstatua se i gjithė sistemi i drejtimit nė tė gjithė elementėt pėrbėrės tė tij volanti, grupi i timonit, kokat paralele tė zbarave janė tė rregullta.

Gjatė kėqyrjes sė pjesės sė brendshme tė mjetit, pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit tė frenave ishte e zbrazėt. U verifikua se kjo depozitė pas pėrplasjes nuk ėshtė e ēarė dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti ėshtė pėrmbysur.

Pas kontrollit tė sistemit tė frenimit tė mjetit, u kontrolluan elementėt e tjerė dhe nuk rezultoi se ka probleme. Gjatė manovrės tė bėrė nga ana e manovratorit tė kareotrecit nė prezencė dhe tė Prokurorit nga vendosja e ganxhės nė paralelin e anės sė djathtė, kjo e fundit u kėput. Theksojmė se nė momentin e kėqyrjes, kur mjeti qe i pa lėvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal.

Pėrgjigje nr.2

Drejtuesi i mjetit lėvizte nė njė rrugė interurbane dytėsore nga qyteti i Elbasanit nė drejtim tė qytetit tė Tiranės. Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti ishte njė kthesė nė tė majtė, ku siē thuhet dhe nė procesverbalin e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes, rruga ishte e gjerė 7 metra me asfalt dhe me lagėshti nė kushtet e errėsirės. Kthesa nuk kishte gardreil (gardh mbrojtės metalik) nė mėnyrė qė tė mos lejonte mjetet qė dalin nga kthesa nė tė djathte. Pėr tė kuptuar fenom- enin e humbjes sė kontrollit tė mjetit dhe daljen e tij jashtė rruge nė tė djathtė (gjithmonė duke iu referuar drejtimit tė lėvizjes sė mjetit) po e sqarojmė nė fillim nga ana teknike e cila rezulton: Nė aksidentet rrugore, pėrkufizohen katėr tipe tė lėvizjeve rravguese: humbja e drejtimit, pėrmbysja, rravgim (shmangie, devijim) dhe devijim anėsor. Fenomenet pėrkatėse tė rravgimit tė lėvizjes sė automjeteve (ose kur ndodh veē mbajtjes sė rrugės), shumė shpesh, ngatėrrohen midis tyre ose mė tė tjera tė natyrės sė ndryshme, si, pėr shembull, ato tė devijimeve tė papritura, mė pas me humbjet e kontrollit tė mundshme tė automjetit, tė kryera nga shoferi qė tė shmangė njė pengesė. Pėrsa i takon humbjes sė drejtimit, ėshtė pėr t’u saktėsuar qė kjo vėrtetohet vetėm nė rrugė vijėpėrkulur (por jo domosdoshmėrisht nė kthesa rrugore), kur automjeti i shqyrtuar nxitet (shtyhet) qė tė devijojė nga ana e jashtme e kthesės (d.m.th. tė zhvendoset anash, pėr shkak tė epėrsisė sė forcės centrifugale mbi forcėn aderente, qė, nga ana e saj, kundėrvė rezistenca mė parė nė bazė tė fėrkimit nė drejtimin e tėrthorė me lėvizjen. Automjeti, si pasojė, mund tė jetė ēuar edhe jashtė rrugės. Fenomeni i pėrmbysjes qė mund tė jetė edhe i njėkohshėm me humbjen e drejtimit shfaqet kur qėndrueshmėria e automjetit kompromentohet nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrmbyset (rrėzohet) nė njė krahė (ai drejt tė cilit fillimisht ka humbur drejtimin), sepse projektimi i qendrės sė tij tė rėndesės del nga baza e mbėshtetjes, zonė kjo e kufizuar nga rrotat.

Kjo gjė mund tė vėrtetohet sepse, gjatė lėvizjes anėsore, automjeti ka takuar dhe pėrplasur njė pengesė tė pakalueshme (pėr shembull, kordoni i njė trotuari, njė lehe, etj.), ose nga shembja e rrugės (pjerrėsia e shpatit tė rrugės ). Nisur nga fakti qė nė kėqyrjen e vendit tė ngjarjes rruga ka qenė kthesė me asfalt tė lagėsht dhe meqė aksidenti nuk ka ndodhur si pasojė e njė pėrplasje midis dy automjeteve, por si pasojė e daljes anėsore nė tė majtė tė njė automjeti Benz me targa AA 003 HN qė pėrshkonte njė pjesė vijėpėrkulur tė kthyer nė tė majtė, vėrtetimi mė pėrcaktues nga ana kinematike ėshtė ai i vėrtetimit tė shpejtėsisė sė zotėruar nga mjeti.

Qė shpejtėsia ishte mbajtur e tregojnė: hapėsira e pėrshkuar nga autovetura nė momentin nė tė cilin ka filluar devijimi (rreth 10,9 metra), madhėsia e dėmeve tė vėrtetuara nga autovetura pėr mė tepėr ato tė pėrplasjeve tė pėsuara, nga e cila mė e pranueshme ėshtė ajo me njė pengesė fikse siē ishte rruga pėr nė varrezat e fshatit pas pėrmbysjes dhe rėnies nė krahun e djathtė, kjo dhe pėr shkak tė energjisė qė zotėronte dhe momentit tė rrotullimit pėr shkak tė pjerrėsisė sė shpatit dhe diferencės sė lartėsisė sė rrugės sė varrezave me shpatin mjeti pėrmbyset dhe drejtuesi goditet nė dritaren e ndodhur nė tavanin e mjetit dhe merr dėmtime tė mėdha nė kokė.

Mjeku kėrkon zhvarrimin dhe riekspertimin urgjent tė kufomės sė ish-deputetit

Kundėrshton raportin se baxha e makinės solli goditjen vdekjeprurėse I ndjeri Sokol Olldashi kishte njė plagė tė madhe nė kokė. Dėshmia ėshtė e njė mjeku, qė ka dijeni pėr ngjarjen e 20 nėntorit 2013, qė i mori jetėn ish-deputetit tė PD-sė, nė njė rrugė dytėsore tė segmentit Tiranė-Elbasan. Deklarimi i mjekut, qė dėshiron tė mbetet anonim, u bė pas publikimit tė akt-ekspertimit autoteknik tė automjetit me tė cilin udhėtonte i ndjeri gjatė tė ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrėmjen e 20 nėntorit nė rrugėn e Kėrrabės. “Ishte njė plagė gjatėsore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri pėrpara dhe mungonte njė masė trunore. Normalisht njė plagė e tillė nxjerr mbi dy litra gjak, qė do tė thotė pellg gjaku nė makinė dhe pėrreth, por ēuditėrisht makina, siē tregohet nė akt-ekspertim, ishte e pastėr brenda”-u shpreh mjeku. I pyetur nėse njė plagė tė tillė tė thellė dhe vdekjeprurėse mund ta ketė shkaktuar xhami i baxhės sė automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lėkurėn, por jo kockėn e kafkės qė ėshtė shumė e fortė, siē quhet nė gjuhėn mjekėsore. E pėrsėris qė kafka ishte e hapur nga maja e kokės deri nė nivelin e syrit me hundėn si dhe kishte mungesė tė masės trunore”-deklaroi ai.
Dyshimet e mjekut pėrforcohen nga mungesa e gjakut nė brendėsi tė makinės nuk kishte asnjė shenjė. “Tė gjitha airbagėt e hapur, asnjė vegėl e gjatė qė mund tė ketė shkaktuar plagėn, kjo ėshtė pika dyshuese pėr mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se njė pėrgjigje tė qartė dhe tė saktė do ta jete raporti i Mjekėsisė Ligjore, i cili pėrmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes sė kufomės sė tė ndjerit.

Deklarimi i mjekut, qė dėshiron tė mbetet anonim, u bė pas publikimit tė akt-ekspertimit autoteknik tė automjetit me tė cilin udhėtonte i ndjeri gjatė tė ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrėmjen e 20 nėntorit nė rrugėn e Kėrrabės. “Ishte njė plagė gjatėsore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri pėrpara dhe mungonte njė masė trunore. Normalisht njė plagė e tillė nxjerr mbi dy litra gjak, qė do tė thotė pellg gjaku nė makinė dhe pėrreth, por ēuditėrisht makina, siē tregohet nė akt-ekspertim, ishte e pastėr brenda”-u shpreh mjeku.

I pyetur nėse njė plagė tė tillė tė thellė dhe vdekjeprurėse mund ta ketė shkaktuar xhami i baxhės sė automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lėkurėn, por jo kockėn e kafkės qė ėshtė shumė e fortė, siē quhet nė gjuhėn mjekėsore. E pėrsėris qė kafka ishte e hapur nga maja e kokės deri nė nivelin e syrit me hundėn si dhe kishte mungesė tė masės trunore”-deklaroi mjeku”. Dyshimet e mjekut pėrforcohen nga mungesa e gjakut nė brendėsi tė makinės nuk kishte asnjė shenjė. “Tė gjitha airbagėt e hapur, asnjė vegėl e gjatė qė mund tė ketė shkaktuar plagėn, kjo ėshtė pika dyshuese pėr mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se njė pėrgjigje tė qartė dhe tė saktė do ta jete raporti i Mjekėsisė Ligjore, i cili pėrmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes sė kufomės sė tė ndjerit.

“Po tė ketė dyshime tė arsyeshme, atėherė duhet tė kėrkohet zhvarrosja e trupit dhe njė riekspertim tjetėr, por kjo nuk duhet tė kalojė kohė sepse bėhet dekompozimi i kufomės”.
Vdekja e Sokol Olldashit la pas njė mori pikėpyetjesh, si nė shumė prej ngjarjeve ku viktima ishin figura tė njohura tė politikės, apo tė biznesit. Ende nuk ka njė pėrgjigje, se ēfarė rregjistruan kamerat e tunelit Tiranė- Elbasan, ku pretendohet se kaloi makina ku udhėtonte ish-deputeti i PD-sė, qė do tė tregonin, orėn e kalimit dhe sa persona ishin nė tė; pse makina mė e sigurtė nė botė nga cilėsia dhe garanci teknike tė frenimit dhe nuk frenoi edhe pse ecte me shpejtėsi normale dhe tė pranueshme 45 km nė orė; pse varrimi u zhvillua me ngut, rreth 13 orė pas ēuarjes sė kufomės te Mjekėsia Ligjore.

Ekspertiza: Mjeti doli nga rruga dhe u rrokullis vetėm njė herė

Nė kuptimin e llogaritjeve dinamike dhe forcave tė cilat kanė vepruar gjatė aksidentit, po japim shpjegimin e mėposhtėm: Nga laboratorė tė specializuar tė automobilave tė cilat kanė pėr qėllim pėr tė parė qėndrueshmėrinė e pjesėve tė veēanta tė makinės, mėnyrėn e sjelljes sė njeriut manekin nė rastin e aksidentit, dėmtimet qė pėson manekini etj, bėhen teste. Nė mjaft goditje nė shpejtėsi tė vogėl, pjesėmarrėsit pėsojnė simptoma tė ngjashme me “goditje pėrplasje” si dhimbje tė qafės, shpatullave, krahėve si dhe dėmtimet e automjeteve. Teknikėve rikonstruktorė, nė mėnyrė frekuente iu kėrkohet nėse dėmtimet mund tė jenė rezultat i asaj qė duket tė jetė njė ngjarje qė ka pak rėndėsi. Pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė pėrshtatshme, konstruktorėt duhet tė pėrcaktojnė “ashpėrsinė“ e dėmtimeve, domethėnė tė evidentojnė ato vlera nė nivelet e tolerancės njerėzore nė plagosje. Nė terma tė pėrgjithshėm, ashpėrsia e njė goditje nė aksidente ėshtė e lidhur me intensitetin e dėmeve tė mjeteve tė pėrfshirė nė aksident. Gjithsesi, ka diferenca sinjifikative midis ashpėrsisė sė sipėrfaqeve tė ndryshme tė sė njėjtės autoveturė dhe tė njėjtave sipėrfaqe tė autoveturave tė ndryshme. Nė goditjet anėsore dhe nė brinjė, dėmet janė mė tė dukshme, duke qenė se strukturat anėsore janė tė mbuluara me panele mjaftėsisht tė deformueshėm, kėshtu qė prodhojnė dėme edhe nė shpejtėsi mjaft tė vogla.

Kur njė mjet ėshtė goditur nė pjesėn e pasme, ēdo gjė lėviz pėrpara, duke pėrfshirė edhe sediljet, trungun dhe kokėn e tė pėrfshirėve nė aksident. Ata qė janė tė pėrfshirė nė pėrplasje vuajnė njė ndjenjė fundosjeje nė sedilje, ndėrsa koka e tyre pėson njė rrotullim nga pas (kjo ėshtė origjina e mekanizmit tė goditjes sė ashpėr) kur trupi fundoset nė sedilje, ky shtypet dhe kur shtypja ndalon, kurrizi arrin shpejtėsinė e njėjtė me atė tė autoveturės. Sedilja shkarkohet, pra reagon si njė sfungjer- sustė. Rezulton njė lėvizje e kurrizit nga pėrpara mė shpejt se autovetura. Si rezultat i kėsaj ngritje, kurrizi mundet tė lėvizė pėrpara afėrisht 1,3 herė mė shpejt se ndryshimi i shpejtėsisė sė autoveturės pėr efekt tė goditjes. Kėshtu, nėse pėr efekt tė goditjes sė marrė nė pjesėn e pasme autovetura ka njė ndryshim tė shpejtėsisė prej 8 km/orė, do tė mund tė lėvizė pėrpara me njė shpejtėsi prej 10,5 km/ore. Nėse okupuesi i mjetit ndjen kėtė rritje shpejtėsie, ajo varet nga shumė faktorė dhe nė mėnyrė tė veēantė nga sjellja e rripave tė sigurimit. Dėmtimet mund tė merren, ndėrkohė qė koka rrotullohet komplet nga pas (lėvizje e iperstensionuar ), ose ndėrkohė qė koka rrotullohet pėrpara (lėvizje e iperflesionuar). Njė pozicion i rregulluar i mbėshtetėses sė kokės mund tė ulė, tė zvogėlojė rrotullimin pas dhe kėshtu nė mėnyrė potenciale ul riskun e marrjes sė dėmtimeve.
Konkluzione

Sė bashku me planimetritė dhe kėrkimet teknike tė kryera, lejohet tė thuhet sa kėtu sillet ne vijim: Automjeti tip Benz i pėrfshirė pėrballet me njė kthesė nė tė majtė me rreze tė ngushtė afėrsisht R = 30 m mbi rrugėn dhe nė kėtė rrethanė zotėronte njėfarė shpejtėsie. Nė kėtė moment ka devijuar nė tė djathtė duke kapėrcyer kthesėn duke dalė komplet nga rruga, dhe duke ecur , mė pas ka rrėshqitur nė shpatin e pjerrėt . Mjeti nė dalje nga kthesa, nuk kishte shpejtėsi tė lartė, pasi po tė ishte ndryshe mjeti do tė kishte fluturuar nė ajėr dhe do tė kishte rėnė nė rrugėn e varrezave tė fshatit, por vazhdimi i gjurmės ėshtė i vazhdueshėm, pavarėsisht pjerrėsisė sė shpatit. Automjeti bie nė krahun e djathtė nė rrugėn e varrezave tė fshatit nė fillim me pjesėn e parė tė krahut tė djathtė dhe pastaj me pjesėn e pasme dhe mė vonė ka ndodhur rrotullimi. Mjeti pasi ka pėrshkuar rreth 11 m me gomat e krahut tė djathtė nė bankinė, ka dalė nga rruga e shpatit, pjerrėsia e tė cilit ėshtė mbi 45 gradė. Pasi goma e parė e krahut tė djathtė ka dalė nga rruga, mjeti ka pėsuar zhvendosje tė pjesės sė pasme djathtas gjė qė shpjegon faktin se pėrse kemi njė degėzim tė gjurmėve tė kėtij krahu. Nė kėtė moment, gomat e krahut tė majtė kanė qenė akoma nė rrugė, dhe mė pas gomat e krahut tė majtė dalin nga rruga. I pozicionuar plotėsisht nė skarpatėn e rrugės mjeti ka vazhduar lėvizjen mbi shkurret e dendura duke i ngjeshur dhe zhveshur ato.

Pasi ka ecur rreth 9 metra, mjeti me gjithė pjerrėsinė e shpatit ka ndaluar nė vendin ku shkurret janė tė pa dėmtuara. I ndodhur nė kėtė pozicion, duke qenė se nė tė majtė tė tij pjerrėsia e shpatit ėshtė rreth 90 gradė, pasi ėshtė skarpata e kanalit kullues tė rrugės sė varrzave, mjeti ka filluar rrokullisjen. Pas rėnies nė krahun e djathtė, mjeti pėr shkak tė energjisė qė zotėronte, energjisė kinetike pėr shkak tė lėvizjes drejtėvizore si edhe duke lėvizur nė njė shpat tė pjerrėt merr dhe njė moment rrotullimi rreth qendrės sė rėndesės sė tij gjatė kohės qė bie nė rrugėn e varrezave dhe pėrmbyset fort me rrotat nė ajėr, ku shkėputet dritarja e tavanit dhe pėr shkak tė energjisė potenciale qė zotėronte mjeti qė ra nga lartėsia si edhe momentit tė rrotullimit.

Nga zotėrimi i kėsaj energjie potenciale nė momentin e rrotullimit tė benzit, mjeti ngrihet pėrsėri nė njė lartėsi tė vogėl si rezultat i pėrplasjes sė parė pa pasur mundėsi rrotullimi dhe gjatė kohės sė kontaktit tė dytė me tokėn, koka e drejtuesit tė mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtė ku kanė mbetur dhe flokėt. Ky ėshtė dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit pėr shkak tė mos vendosjes sė rripit tė sigurimit bėn lėvizje nė funksion tė rrotullimit tė mjetit dhe koka e tij bie nė kontakt me tehet e mprehta tė kėsaj dritareje nė pjesėn e sipėrme tė kabinės e cila i shkakton dėmtime vdekjeprurėse drejtuesit tė mjetit pėr shkak dhe tė peshės sė vetė mjetit. Devijimi nė kthesė mund tė ketė ndodhur pėr tejkalim tė moderuar tė shpejtėsisė nė lidhje me gjendjen dhe ecurinė vijėpėrkulur tė rrugės, por akoma mund tė hipotizohet qė faktorė tė panjohur mund t’i kenė dhėnė shkak devijimit: Kufizohemi kėtu nė shėnimin e njė shqyrtimi tė rėndėsishėm.
Makina me shpejtėsi tė moderuar, nuk u pėrdor rripi i sigurimit

Pėrgjigje nr.3

Nga kontrolli i mjetit me kompjuterin e koncensionarit tė Benzit konstatojmė se shpejtėsia nė momentin e rėnies pėrmbys tė mjetit nė gjendje qetėsie ka qenė 11 km/h . Ndėrsa shpejtėsia minimale e daljes nga kthesa ka qenė e rendit V = 45 km/h.

Pėrgjigje nr.4

Nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, konstatojmė vetėm sinjalistikė vertikale e shoqėruar me pėrvijues tė njė kthese tė ngushtė e cila tregon drejtimin e kthesės nė tė majtė si edhe pėrvijues plastik i thyer. Sinjalistika horizontale mungon. Nė raport me kthesėn dhe pėrvijuesin, drejtuesi i mjetit e ka marrė informacionin e nevojshėm nė raport me gjendjen vijpėrkulur dhe gjeometrinė e rrugės, pra drejtuesi i mjetit nuk ka qenė konformė kėrkesave tė nenit 144 paragrafi “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”, ndėrsa nė rast se do tė ishte gardreili mjeti nuk do tė dilte jashtė rruge.

Pėrgjigje nr.5

Referuar shpjegimeve tė mėsipėrme konstatojmė se shkaku determinant teknik i ndodhjes sė aksidentit janė shkeljet e kryera nga drejtuesi i autoveturės dhe konkretisht: Neni 139

Shpejtėsia

1. Ėshtė detyrė e drejtuesit tė mjetit tė rregullojė shpejtėsinė e mjetit nė mėnyrė qė, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesėn e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugės, trafikun, si dhe ēdo rrethanė tjetėr tė ēfarėdo natyre, tė mėnjanohet ēdo rrezik pėr sigurinė e njerėzve dhe mallrave dhe ēdo shkak tjetėr qė krijon ērregullime pėr trafikun.

2. Drejtuesi i mjetit duhet tė ruajė gjithmonė kontrollin e mjetit dhe tė jetė nė gjendje tė kryejė tė gjitha manovrat e nevojshme nė kondita tė sigurta, veēanėrisht frenimin e menjėhershėm tė mjetit brenda kufijve tė fushėpamjes dhe pėrpara ēdo pengese tė mundshme.

3. Veēanėrisht drejtuesi mjetit duhet tė rregullojė shpejtėsinė nė pjesėt e rrugės me fushėpamje tė kufizuar, nė kthesa, nė afėrsi tė kryqėzimeve dhe shkollave, ose vendeve tė tjera tė frekuentuara nga fėmijėt, tė treguar me sinjale tė caktuara, nė pjerrėsi tė forta, nė kalime tė ngushta ose tė rėnduara, nė orėt e natės, nė rastet e fushėpamjes sė pamjaftueshme pėr shkak tė kushteve atmosferike ose pėr shkaqe tė tjera, gjatė kalimit nė zona tė banuara ose nė pjesė tė rrugės, anash sė cilave ka ndėrtesa.

Neni 144

Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor

1. Pėrdoruesi i rrugės ėshtė i detyruar tė sillet nė mėnyrėn e treguar nga sinjalizimi rrugor dhe nga polici i trafikut, sipas normave tė neneve nga 38 deri nė 43 dhe normave pėrkatėse tė akteve nė zbatim tė kodit. Neni 170 Pėrdorimi i rripave tė sigurimit dhe sistemeve tė fiksimit.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 29.11.13 12:21

















avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 30.11.13 12:16

Olldashit i morėn portofolin pasi e vranė. Konfirmon familja

Burime tė medias nė Shqipėri raportojnė se vrasėsit e Sokol Olldashit kanė marrė portofolin e tij pas vrasjes. Nė portofol janė marrė paratė edhe kartat e kreditit. Megjithėse prokuroria ka urdhėruar dorėzimin e tė gjitha sendeve personale tek familjarėt e tė ndjerit Sokol Olldashi, i vetmi send qė nuk ėshtė marrė nė dorėzim nga tė afėrmit ėshtė portofoli. Ky i fundit nuk ėshtė fiksuar nė procesvebalet e prokurorisė dhe policisė sė Tiranės, pasi sipas burimeve nuk ėshtė gjetur nė vendgjarje, por edhe brenda ambjenteve tė makinės Benz-Mercedes me targė AA 003 HN. Dyshimet flasin se portofoli mund tė jetė vjedhur nga persona qė kanė qėnė tė pranishėm nė vendgjarje, duke pėrfshirė kėtu dhe banorė tė zonės.

Pak ditė mė parė, njė pėrfaqėsues i familjes Olldashi ėshtė paraqitur nė polici dhe prokurori, duke kėrkuar portofolin personal tė tė ndjerit Olldashi, por qė nė fakt pas verifikimeve tė kryera ėshtė konstatauar se ky send nuk ėshtė shkruar nė listėn e provave tė gjetura nė vendin e aksidentit. Pavarėsisht kėsaj, nga ana e prokurorisė sė Tiranės, ju ėshtė dhėnė garanci pėrfaqėsuesit tė familjes Olldashi qė do tė bėnin njė rikontroll tjetėr tė provave,me shpresėn e gjetjes sė portofolit, nė tė cilin deputeti i PD Sokol Olldashi, kishte njė sasi lekėsh dhe disa karta elektronike bankomati.

Ndėrkohė qė jo mė larg se 10 ditė, nė makinėn e Olldashit, janė gjetur telefoni, ora, dy libra tė grupit “Bitėlls”, njė libėr ekonomik, 20 pako duhat tė bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Topė. Sokol Olldashi, humbi jetėn nė njė aksident teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht u pėrfol se bėhej fjalė pėr dy viktima dhe mė rezultoi se personi i vetėm qė kishte humbur jetėn nė aksidentin tragjik ishte vetėm deputeti i Partisė Demokratike Sokol Olldashi. Lidhur me kėtė ngjarje prokuroria e Tiranės ka marrė nė pyetje shoferin e Sokol Olldashit, si dhe rreth 7 persona banorė tė zonės, tė cilėt kanė qėnė tė pranishėm nė momentet e para tė rrėzimit tė makinės nė rrėpirė.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 01.12.13 19:32

Sokol Olldashi nuk ka qėnė nė Elbasan. Policia gėnjeu. Zbardhen kamerat e sigurisė



Sokol Olldashi nuk ka qėnė natėn qė e vranė nė Elbasan.

Burime tė ndryshme konfirmojnė se kamerat e sigurisė nė hyrje tė qytetit tė Elbasanit janė kontrolluar nė tė gjitha drejtimet pėr intervalin e kohės 18.30-21.30 dhe nuk rezulton as hyrje dhe as dalje e ish deputetit Sokol Olldashi me makinėn e tij.

Policia nė versionin e saj zyrtar ka gėnjyer publikun duke thėnė se Sokol Olldashi vinte nga njė aktivitet nga qyteti Elbasanit.

Nuk ka asnjė dėshmi apo person qė tė provojė se Sokol Olldashi tė ketė qėnė diku nė Elbasan.

Takimi dhe personi i fundit qė ėshtė parė Olldashi ėshtė gazetari Andi Bejtja i cili nė ora 18.35 pm ėshtė ndarė nga njė kafe me Sokol Olldashin nė baret e Hotel Sheraton nė Tiranė. Mė pas askush nuk e ka parė se nga ka shkuar Olldashi por dyshimet janė qė tė jetė marrė peng dhe tė jetė vrarė pas tunelit tė Ellbasanit.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teori rreth vdekjes se Sokol Olldashit

Mesazh  Zattoo prej 21.03.14 0:21

Kush e vrau Sokol Olldashin?

Qė e kanė vrarė nuk ka asnjė dyshim.

Nuk dua tė pėrsėris kėtu gjithė tė dhėnat qė kanė dalė nė shtyp pėr versionin e vrasjes. Unė e kam vizituar vetė vendin e “aksidentit” para se atė ta tjetėrsonin me ekskavator.

Ėshtė e sigurt se nė atė vend, me atė lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetėm qė nuk mund tė ketė gjetur vdekjen me ato plagė qė pati, por vėshtirė se do tė ishte lėnduar mė tepėr se pėr tė kaluar njė natė nė spital. Qė nuk duan tė zbulohen vrasėsit as pėr kėtė gjė nuk ka dyshim. Parakushti qė tė zbulohen vrasėsit ėshtė qė tė pohohet zyrtarisht se bėhet fjalė pėr vrasje dhe jo pėr “aksident”. Kėtu nuk ėshtė problemi tek praktika e punės me pista e Policisė dhe Prokurorisė.

Nė rastin e vdekjes sė Olldashit ėshtė e vėshtirė qė tė konsiderohet ēdo pistė tjetėr veē asaj tė vrasjes. Por Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan qė t’ a zbulojnė vrasjen e Olldashit. Pse? Shumė socialistė thonė si nėn zė se Olldashin e kanė vrarė, por e vėrteta nuk mund tė zbulohet se nė Polici dhe nė Prokurori ka akoma shumė njerėz tė Berishės.

Kjo mė tepėr ėshtė njė alibi pėr moszbulimin e sė vėrtetės. Nėse do tė donin Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Brendshme, tė cilėt me kėtė Polici qė kanė mbyllėn nė njė ditė gjithė lokalet e lojėrave tė fatit tė Shqipėrisė, shembėn pallate me tritol dhe bėnė gjithė ato punė tė tjera me tė cilat mburren ēdo ditė, do tė kishin krijuar fare lehtė njė grup ekspertėsh nė Polici pėr tė hetuar vrasjen e Olldashit.

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Prokurorinė. Pėrderisa Edi Rama gjeti prokurorė qė pranuan tė lėshojnė urdhėr arresti pėr kryetarin e Bashkisė sė Kamzė, nė kohėn qė kryetari i Bashkisė sė Vlorės, qė ėshtė nė ndjekje penale gjithashtu, drekon me Kryeministrin, fare lehtė do tė kishin gjetur njė ekip prokurorėsh pėr t’ u marrė siē duhet me ēėshtjen e Olldashit.

Pėrse Edi Rama nuk do qė tė zbulohet e vėrteta e vdekjes sė Olldashit? Pėr tė njėjtėn arsye qė nuk do qė tė zbulohet e vėrteta e shpėrthimit te shtylla e tensionit tė lartė nė Kurbin. Kėtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vdekja e Sokol Olldashit?
Vdekja e Olldashit u interesonte njėrit nga dy politikanėve kryesorė nė vend: Lulzim Bashės (Sali Berishės), ose Edi Ramės.

Nė pamje tė parė duket se vdekja e Olldashit i konvenoi Bashės dhe Berishės. Olldashi qartėsisht ishte duke e pėrēarė PD-nė dhe duke krijuar njė fraksion, duke pasur mbėshtetjen e njė numri jo tė vogėl deputetėsh brenda grupit parlamentar tė PD-sė. Ky fraksion do tė krijonte njė parti tė re.

Nė rrethana tė tjera Basha dhe Berisha do ta shihnin kėtė gjė si shumė tė dėmshme, por nė rrethanat qė ėshtė PD sot, fraksioni i Olldashit do tė ishte alibia perfekte pėr humbjen e paevitueshme tė dy palė zgjedhjeve qė e pret PD-nė: zgjedhjet vendore tė vitit 2015 dhe zgjedhjet parlamentare tė vitit 2017. Partia e re e Olldashit do tė pėrdorej nga Basha dhe Berisha ashtu siē u pėrdor partia e Pollos nė kohėn kur PD ishte herėn e parė nė opozitė, pra si njė alibi pėr humbjen e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001 dhe tė zgjedhjeve vendore tė vitit 2003.

Ashtu si Pollo, edhe Olldashi ishte i krishterė ortodoks, pra i pėrkiste njė komuniteti vetėm njė pakicė e tė cilit e mbėshtet PD-nė. Prandaj ai nuk mund tė shkėpuste ndonjė gjė tė madhe nga anėtarėsia dhe votuesit e PD-sė. Olldashi mund tė bėhej i rrezikshėm nėse bashkohej me partinė e Bamir Topit, por Basha dhe Berisha e dinin se Olldashi ishte ambicioz dhe nuk do tė pranonte kurrė qė tė bėhej nr. 2 nė partinė e Topit, gjė qė nuk e pranoi as Kreshnik Spahiu. Ashtu siē i shėrbeu Berishės dalja mė vete nė zgjedhje e Topit dhe Spahiut, ashtu do t’ i shėrbente dhe dalja mė vete e Olldashit dhe Topit.

Por nė lojėn politike ishte dhe faktori Edi Rama. Arsyeja kryesore qė Sokol Olldashi po shkėputej nga PD ishte qė ai tė siguronte nga Edi Rama imunitetin faktik, pra qė nuk do tė arrestohej pėr shpėrdorimet qė kishte bėrė me detyrėn gjatė tetė viteve qė kishte qenė ministėr, me njė ndėrprerje prej dy muajsh kur kandidoi pėr kryetar bashkie nė Tiranė, nė 2007. Dhe Olldashi kishte qenė nė ministri me shumė para, ku ishin bėrė shumė abuzime.

Vėrtet qė nuk ishte Edi Rama ai e nxiti Olldashin qė tė kandidonte pėrballė Lulzim Bashės pėr postin e kryetarit tė PD-sė, por ishte Edi Rama ai qė e nxiti Olldashin tė bėnte provokatorin, duke thėnė se zgjedhjet nė PD qenė tė manipuluara. Qė nga korriku kur Olldashi shpalli kandidaturėn dhe deri nė nėntor kur vdiq, janė mbi 300 telefonata midis tij dhe Edi Ramės dhe kuptohet qė tema e bisedės nuk ka qenė eksperienca e tyre e pėrbashkėt si kandidatė pėr Kryetarė Bashkie nė Tiranė nė 2007.

Por Edi Rama pėr ta nxitur Olldashin i premtoi atij para pėr tė financuar pėrēarjen e PD-sė, si dhe i premtoi qė ta lejonte tė fitonte bashkinė e Tiranės nėse do tė kandidonte nė 2015. Olldashi natyrisht nuk besonte shumė nė premtimet, dhe mė tepėr donte paratė.

Por Rama kishte plane tė tjera, dhe ato nuk ia zbulonte Olldashit qė nė fillim. Rama, duke e njohur shumė mirė PD-nė nuk kishte ndonjė iluzion se Olldashi mund tė bėnte nė kėtė parti ndonjė diversion mė tė madh se ē’ bėri Genc Pollo nė vitet 1999-2003. Rama e dinte se pėr tė nxjerrė njė rival tė vėrtetė ndaj Bashės, por edhe Berishės, nė PD duhet njė politikan qė tė jetė me origjinė autokton nga pjesa e Shqipėrisė sipėr Shkumbinit. Rama mendonte dhe ende mendon se kėtė rol mund ta bėjė mė mirė Bamir Topi.

Prandaj Rama i kėrkoi Olldashit qė me mbėshtetėsit e tij tė mos krijonte njė parti tė re, por tė shkonte nė partinė e Bamir Topit, sė bashku me grupin e mbėshtetėsve tė tij nė PD. Olldashi duhet tė shėrbente mė tepėr si katalizator qė nga PD tė shkėputeshin tė tjerė njerėz kur tė shikonin se Olldashi dhe disa deputetė tė PD shkuan te partia e Bamir Topit. Olldashi e kuptoi se Edi Rama donte ta pėrdorte thjesht pėr diversion, si “numėror Topi”, siē thuhet nė artileri dhe qė nė kėtė rast shkon mirė pėr shkak tė mbiemrit tė Bamirit. Prandaj Olldashi kėrkoi qė sė paku t’ i jepeshin paratė qė i ishin premtuar pėr tė bėri diversionin.

Por Edi Rama donte qė paratė t’ i pėrdorte Bamir Topi qė t’ i rritej autoriteti nė PD. Rama e dinte se Olldashi ishte maniak i bixhozit dhe se kishte shumė mundėsi qė paratė e projektit pėr pėrēarjen e PD-sė tė pėrfundonin nė kazinot e Malit tė Zi. Kėshtu qė marrėdhėniet mes Ramės dhe Olldashit u tensionuan shumė nė javėt e fundit para vdekjes sė Olldashit. Mes tyre nė kėtė kohė ka pasur mbi njėqind telefonata dhe shumė sms nervoze. Olldashi ishte nervoz se kohėt e fundit qėkurse kishte dalė nė opozitė po humbte shumė nė bixhoz. Gjithashtu e kishte tepruar shumė edhe me alkoolin. Rama e kuptoi se Olldashi duhej tė nxirrej nga loja.

Dhe Olldashi doli nga loja atėherė kur duhej. Tani Bamir Topi mbeti i vetmi lider i mundshėm pėr ata qė duan tė shkėputen nga PD. Aq me zell e ka marrė Bamiri kėtė punė sa ishte i vetmi politikan qė nė natėn e fundit tė vitit, nė 31 dhjetor 2013 doli nė njė intervistė tė gjatė televizive ku i ftoi hapur deputetėt e PD-sė qė tė shkėputen nga grupi parlamentar i kėsaj partie dhe t’ i bashkohen partisė sė tij. Tani Edi Rama dhe Bamir Topi po enden nė skenėn politike me arkivolin e Sokol Olldashit mbi shpinė. Vargan i ēuditshėm.

Figura mė groteske qė u shkon pas ėshtė njė deputete e PD-sė e cila qė prej vdekjes sė Sokol Olldashit bėn ēmos pėr tė treguar se ajo ka tė drejtė tė mbajė zi pėr “Kolin” mė tepėr se gruaja e tė ndjerit. Njeriu qė di mė shumė pėrveē kėtyre pėr vdekjen e Olldashit ėshtė Mero Bazja i cili ka thėnė nė njė editorial se ai kohėt e fundit kishte qenė njė shoqėrues i pandarė i Olldashit. Merret vesh se pėr ē’ qėllim. Mero Bazja nuk ishte me Olldashin vetėm natėn e “aksidentit”.

Kastriot Myftaraj
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi