Ferri

Shko poshtė

Ferri

Mesazh  Jetmira prej 21.11.13 16:00



Ferri apo skėterra sipas shumė besimeve fetare, ėshtė vendi nė tė cilin pas vdekjes ndėshkohen pėrjetėsisht shpirtrat e njerzve qė kanė bėrė njė jetė tė shthurur dhe mėkatare.

Nė krishterim dhe islam ferri ėshtė i zjarrtė. Nė besime tė tjera ferri, nganjėherė ėshtė njė vend i ftohtė dhe i errėt (nga e cila rrjedh edhe fjala "skėterrė" nė shqip).

Nė kundėrshtim me ferrin, shpirtėrat qė kanė bėrė njė jetė tė drejtė, nė pėrputhje me dėshirėn e Perėndisė, shpėrblehen tė banojnė nė parajsė.

Sot ferri nėnkuptohet nė mėnyrė figurative, si njė gjėndje humbjeje apo mospranie tė hyjnores sesa si vend ndėshkues i amshuar.
Nė krishterim ferri pėrfytyrohet si njė vend i nėndheshėm, i errėt, me zjarr e squfur, i banuar nga dreqėrit, qė mundojnė me dhimbje tė papėrshkrueshme, pikėllim dhe vuajtje tė amshueshme shpirtėrat e papenduar tė mėkatarėve tė dėnuar. Tė dėnuarit nė ferr munden tė shikojnė shenjtorėt, tė lumnuarit dhe tė tė penduarit qė pushojnė nė lumturinė e parajsės apo nė pritjen e shenjtė tĖ purgatorit, por nuk munden tė gjejnė qetėsi dhe lehtėsim, pa asnjė shpresė. Jezusi nė veēanti, e ka pėrshkruar shumė qartė konceptin e "ferrit" nė krahasime dhe diskutime tė ndryshme, tė cilat gjenden nė ungjijtė e Mateut dhe Markut:

   «"Tani po ju them se do tė vijnė shumė nga lindja dhe pernėdimi dhe do tė rrijnė nė njė sofėr me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin nė mbretėrinė e qiejve, ndėrsa bijtė e mbretėrisė (tokėsore) do tė dėbohen nė errėsirė, ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh."»

       (Mt, 8,11-12)

   «"Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e Tij, tė cilėt do tė mbledhin nga Mbretėria e Tij tė gjitha skandalet e tė gjithė vepruesit e padrejtėsisė, dhe do t“i hedhin nė furrėn pėrcėlluese ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh."»

       (Mt, 13,41-42)

dhe sipas Markut,

       «"Nėse syri yt mėkaton, shkule jashtė: ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh nė jetė i ēalė, sesa tė hidhesh me tė dy sytė nė Gjeena, ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk shuhet."»
       (Mk, 9,47-48).

Ka edhe pėrmendje tė tjera pėr Gjeenan, te Luka dhe Gjoni, e cila ishte njė luginė ku digjeshin vazhdimisht plehrat dhe mbeturinat, prandaj edhe Jezusi e pėrdor atė si metaforė pėr tė shpjeguar dhimbjen e tmerrshme tė ferrit, atė tė zjarrit. Ai pėrsėrirt shpesh edhe formulėn "ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh", gjė qė jep njė pėrfytyrim tė frikshėm tė vuajtjes dhe pikėllimit tė ferrit.

Nė teologji dhe filozofinė skolastike, ferri ėshtė thjesht largėsia nga Perėndia, mosprania e dritės sė Tij hyjnore, dhe pikėrisht kėtu qėndron nė tė vėrtetė ndėshkimi skėterror, pėrtej pėrfytyrimit poetik.

Nė fakt, shpirti priret vetvetiu me zjarr e dėshirė kah Perėndia, d.m.th. kah e pakufishmja, e Vėrteta, Bukuria dhe Dashuria Absolute. Pra, heqja "nė amshim" e kėtij qėllimi tė epėrm tė dėshirės njerzore, e dėnon shpirtin nė vuajtjen e tij tė amshuar. Afria, qėnia nė Perėndinė, nga Perėndia dhe pėr Perėndinė, ėshtė pėr shpirtin, nė rrafshin qėllimor, realizimi i qėnies sonė zanafillore, dhe, mbi atė dėshiror, lumturia jonė; nė tė vėrtetė , kėta dy "rrafshe", mbivendosen tek Perėndia, duke u bėrė "plani" i vetėm kulmor. Nuk ėshtė Perėndia ai qė e dėnon shpirtin, pra, por ėshtė shpirti qė dėnohet gjatė jetės, duke mos pranuar "Rrugėn e shpėtimit" tė ndėrtuar dhe themeluar nga gjaku i Krishtit. Nė pėrmasėn tejnatyrore tė amshimit, pėrtej kohės nuk ėshtė i mundshėm asnjė ndryshim - lėvizje, dhe prandaj Perėndia nuk mund tė shpėtojė shpirtrat e dėnuar, pėr tė cilėt megjithkėtė vuan, si Ati i tė gjithė njerzimit.
Ndėr besimtarėt mysliman ferri njihet si xhehenem (arabisht:|جهنم) dhe nėnkupton vendin ku ndėshkohėn njerėzit pa besimtarė dhe mėkatarė.

Ferri nga myslimanėt merret ashtu siē pėrshkruhet nga Kur'ani, libri i shenjtė i myslimanėve, kėshtu qė nė Kur'an ka pėrshkrime tė ferrit si dhe krahasime tė vetive tė tij tė kėqija me vetitė e mira tė parajsės (xhenetit).

Ferri (ashtu sikur edhe parajsa) sipas burimeve islame nuk janė njė tėrėsi por janė tė ndarė nė nivele (jetėsore) varėsisht nga jeta dhe veprimtaria e personit, pra nė kuadėr tė tėresis si ferr ka ferre tė ndryshme nga ai mė i lehti (Qė kur zjerri ndezet nėn kėmb truri vlon nė kokė) e gjer tek ata mė tė vėshtirėt.

Ferri nuk ėshtė vendbanim i pėrjetshėm pėr tėgjith, por ka nga njerėzit tė cilėt do tė kalojnė njė pjesė tė pasvdekjes sė tyre nė ferr dhe pastaj do tė kalojnė nė parajsė, don tė thotė pas shpagimit pėr mėkatet e bėra nė jetėn e tyre.
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  55 prej 23.11.13 10:51

Vertet! Ferri nuk eshte vendbanim i tmerreshem per te gjithe-do kalojme njehere atije veshur me te zeza pastaj do te kalojme ne parajs veshur me te bardha-Po edhe vrasesit serial do te bejne ca pushime tropikale te nxehta ne shkretetiren e saharase dhe pastaj do te kalojne ne parajs -me pelqen kjo teori.
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  gjilanasi prej 20.12.13 0:36

Kur vdes njeriu kalon ne boten qe quhet astrale por kjo bote ka nje numer te pafund te shtresave, kur ne do te vdesim do te shkojme dmth do te klasifikohemi ne ate vend qe na pershtatet, per ta thene me thjesht njeriu do te rri me persona qe duken si ai, qe i gjasojne atij.
Friken nga Ferri e kane krijuar fete monoteiste, askush nuk ka nevoje per fe per te besuar ne Zot, Zoti eshte ne secilin nga ne, besimi eshte vetem nje rruge me shume.
Nuk duhet te kemi frike sepse ne jemi me te fuqishem sesa qe mendojme.
avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Zattoo prej 05.07.14 11:06



FERRI - Pėrse njeriu ka nevojė qė e keqja tė ndėshkohet?

E spikatur ėshtė ngjashmėria mes pjesėzės evangjeliste tė cituar dhe njė pasazhi nga Libri i tė Vdekurve: “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”. Kėto fjalė janė shkruajtur 1500 vite pėrpara Krishtit. Prej teksteve tė tillė buron e vėrteta e Krishtėrimit, tė vėrteta ashtu si universaliteti ku bazohen tė gjithė besimet fetarė dhe qė nuk u ka munguar asnjėherė njerėzve

Vito Mancuso


Ekziston ferri?

Dhe nėse ekziston, cilėt janė kriteret pėr t’u futur apo pėr t’u “arratisur” prej tij? Janė kėto dy pikėpyetjet e mėdha tė ngritura nga diskutimi i fuqishėm i Papa Franceskut tre ditė mė parė, kur e ka ngritur zėrin kundėr “kujt jeton nė tė keqen, blasfemon, shfrytėon tė tjerėt, i tiranizon, jeton vetėm pėr paratė, vanitetin, pushtetin”. Kur ka bėrė thirrje qė tė bėhet kujdes dhe “tė mos vendoset shpresa tek paratė, tek krenaria, tek pushteti, tek vaniteti”. Kur ka thėnė se tė korruptuarit nuk do tė jenė tė lumtur “nė anėn tjetėr dhe pėr ta do tė jetė e vėshtirė tė shkojnė tek Zoti”. Kur ka folur kundėr atyre “qė prodhojnė armė pėr tė nxitur luftėra, qė janė tregtarė vdekjeje dhe bėjnė tregtinė e vdekjes”. Kundėr kėtyre, Papa ka deklaruar se “do tė vijė njė ditė kur tė gjithė do tė duhet tė pėrgjigjen para Zotit”.

Fjalė qė mė kanė kujtuar dorėn e ngritur tė fra Kristoforit nė shtėpinė e don Rodrigos dhe shprehjen e famshme te tij se “do tė vijė njė ditė”, nė kapitullin e gjashtė tek tė “Tė premtuarit pėr martesė”. A ekziston gjykimi dhe ferri qė e pason atė? A ekziston pra njė logjikė e botės, ku liria duhet tė pėrgjigjet? Apo mos kjo ditė nuk do tė vijė dhe nuk do tė ketė gjykim, sepse nuk ekziston logjikė mė e madhe se e njeriut, dhe bota ėshtė vetėm e tė pushtetshmėve dhe mashtruesve?

Shumė larg tė dėrguarit nė trishtimet e ferrit dhe skenarėt groteskė me djaj dhe tridhėmbėsh tė nxehtė, ekzistenca e Ferrit tė ēon tek kuptimi kompleksiv i botės: nėse kjo udhėhiqet nė finale nga njė logjikė e tė mirės dhe drejtėsisė, tė cilės liria i duhet t’i pėrgjigjet (duke u bėrė e pėrgjegjshme), apo ndoshta jo, sepse ekziston vetėm arbitri dhe vullneti i pushtetit tė individėve nė konkurrencė mes tyre.

Qė nė kohėn e tij, Platoni ushqente bindjen se e pėrtejmja rezervon “diēka shumė mė tė mirė pėr tė mirėt dhe jo pėr tė kėqinjtė” dhe Kanti ka ana e tij ka pohuar: “Nuk gjejmė asgjė qė tė na ofrojė mundėsinė e krahasimit nė lidhje me fatin tonė nė njė botė tė ardhshme, pėrveē gjykimit tė ndėrgjegjes sonė, ajo qė gjendja jonė e tanishme morale na lejon tė gjykojmė nė mėnyrė racionale” (Fundi i tė gjithė gjėrave).

Tė gjithė besimet e mėdhenj fetarė mėsojnė se shpirti do tė gjykohet: egjiptianėt, pėrmes imazhit tė psikostazisė dhe peshės sė shpirtit (e rimarrė edhe nė mesjetėn e krishterė), Zoroastrizmi dhe Islami pėrmes simbolit tė urės eskatologjike, e hollė sa njė fije floku, mbi tė cilėn shpirtėrat e rėnduar prej mėkatit do tė bien pa shpėtim, Induizmi dhe Budizmi pėrmes konceptit tė karmas qė pėrcakton rimishėrimet e ardhshėm. Skenari ėshtė kudo i njėjtė: 1. Ka njė logjikė qė strukturon ecurinė e botės. 2. Liria njerėzore thirret tė pėrgjigjet. 3. Cilėsia e pėrgjigjes pėrcakton gjykimin qė pret, kur liria do tė vihet pėrballė logjikės kozmike. 4. Gjykimi mund tė rezultojė negativ. Ai qė krishtėrimi e quan Ferr, nga pikėpamja laike ėshtė dėshtimi, nė kuptimin qė liria mund tė dėshtojė dhe njė ekzistencė e tėrė rezulton e ēuar dėm.

Duke pėrmendur tė korruptuarit, trafikantėt e njerėzve, tregtarėt e vdekjes dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė ata, brendėsia e tė cilėve ėshtė e mbushur me lakmi dhe zili, papa Franēesku nuk ka bėrė gjė tjetėr pėrveēse ka pėrsėritur sovranitetin e tė mirės dhe drejtėsisė (qė njė i krishterė e quan Zot) nė kėtė botė, si dhe pėrgjegjėsinė qė vjen si pasojė e saj, qė ėshtė ai element qė imponon njė jetė nė lartėsinė e kėtij rregulli fisnik. Natyrisht, prej kėsaj nuk buron aspak siguria e ekzistencės sė Ferrit-Parajsės dhe tė Zotit, tė gjithė kėto do tė mbeten gjithmonė objekt i fesė. Prej kėsaj buron njė pyetje pėr ēdo njeri tė pėrgjegjshėm: dashuria pėr tė mirėn dhe pėr drejtėsinė qė ndonjėherė ndizet brenda nesh ėshtė vetėm njė dėshirė e zjarrtė personale, apo ėshtė manifestimi i njė logjike mė tė madhe, tė cilės ne i pėrkasim qė nė krye tė herės?

Vijmė tek pyetja e dytė e ngritur prej diskutimit profetik tė Papės, ajo e kritereve qė nė gjykimin pėrfundimtar do tė pėrcaktojnė humbjen apo shpėtimin. Tradita e krishterė pohon nga njėra anė se cili shpėton falė besimit, nga ana tjetėr cili shpėton falė tė mirave qė bėn. Po kujt i takon parėsia? Besimit apo tė mirės qė ke praktikuar? Dhe kush do tė shkojė nė Ferr: jobesimtarėt, apo ata qė kanė bėrė keq? Edhe sot e kėsaj dite, disa tė krishterė mbėshtesin alternativėn e parė, duke kėmbėngulur pėr parėndėsinė e dimensionit etik pėr fatin pėrfundimtar qė na pret, luajtur nė tėrėsinė e vet nė aderimin tek “skandali” i besimit pėr tė cilin fliste shėn Pali dhe qė ėshtė ilustruar nė shprehjen e famshme tė Luterit, i cili ftonte qė njerėzit edhe pse mėkatonin, tė paktėn tė besonin mė shumė (pecca fortiter sed fortius crede).

Pak ditė mė parė, Papa ka thėnė ekzaktėsisht tė kundėrtėn: nė Ferr do tė shkojnė ata qė bėjnė keq, tė korruptuarit, ata qė jetojnė pėr paranė dhe i bėjnė keq tjetrit. Eshtė mendimi i Jezusit, i cili nė Ungjill paraqet kriteret e gjykimit final tė bazuar jo nė aderimin doktrinal, por tek praktikimi i tė mirės: “Kisha uri dhe mė ngopėt, kisha etje dhe mė dhatė pėr tė pirė…” (Mateu, 25, 35 dhe 42).

Edhe kjo ėshtė njė bindje universale. Pėr t’u kufizuar tek feja e Egjiptit tė lashtė, nė peshėn e shpirtit tė tė vdekurit, si kundėrpeshė shėrbente penda e perėndeshės Maat, personifikim i Drejtėsisė. Por edhe mė e spikatur ėshtė ngjashmėria mes pjesėzės evangjeliste tė cituar dhe njė pasazhi nga Libri i tė Vdekurve: “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”. Kėto fjalė janė shkruajtur 1500 vite pėrpara Krishtit. Prej teksteve tė tillė buron e vėrteta e Krishtėrimit, tė vėrteta ashtu si universaliteti ku bazohen tė gjithė besimet fetarė dhe qė nuk u ka munguar asnjėherė njerėzve. Dhe pikėrisht pėrmes kėsaj gjuhe, papa Francesku u drejtohet tė gjithė atyre qė duan drejtėsinė, pavarėsisht se cilės fe apo popull i pėrkasin.

/la reppublica/
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  syri i art prej 05.07.14 18:48

fatin ton e kemi ne doren ton ta krijojm,ashtu esht puna me ferrin dhe parajsen,edhe keto jan ne doren ton ,mvaret prej nesh se cilen e krijojm...dashuria esht parajsa,urrejtja esht ferri...tjerat jan trillime te qellimshme per te friguar njerezimin...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Immortal Vampire prej 29.03.15 21:54

Bashkohem me mendimin e parafoleses. Parajsa dhe ferri jane trillime per t'i manipuluar njerezit, por nuk e kuptojne, qe dhe vete kleriket, shkencetaret apo politikanet jane manipuluar dhe kontrolluar nga Luciferi, grimcat e se keqes...
avatar
Immortal Vampire

Subkoshienca duhet te dale ne siperfaqe!!!!

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  syri i art prej 30.03.15 18:33

Si ferrin si parajsen i krijojm vet,ne jeten ton te perditshme, me sjelljen ton ndaj vetes ndaj tjereve..me nje fjal i bie...ĒFARĖ MBJELL KORR...nese i qasesh jetes me dashuri e don veten rrespekton jeten ne ēdo nivel,jeton ne parajs,nese i qasesh me urrejtje,urren veten , ske rrespekt per jeten e tjereve , jeton ne ferr...ne nje nje menyr kur vijm ne jet veq jetojm ne ferr,dhe e jona esht qe te bejm sa me shum qe te dalim nga ferri,dhe te krijojm parajsen...dhe esht rilindja ajo qe te jep shijen e parajses,aty fillon rruga drejt hyjnores dhe mbaron ferri...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  syri i art prej 01.04.15 17:00

Per ta njohur ferrin se ĒKA esht ai...duhet te shijosh DIĒKA nga parajsa..kur te ndodh te perjetosh DIĒKA nga hyjnorja atehere e kupton se ĒKA esht ferri ku esht ai..ndryshe lexon libra qfaredo te (shejt( a te pashejt sdo ta dish...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Omnipresent13 prej 06.02.16 16:30

Hades, vendi ku mbreteron Kronosi, vendi i te vdekurve ku ngrihen te vdekurit. 

Ne fakt vetem disa. Pjesa me e madhe, rri aty per nje kohe shume te gjate. 
Vetem se askush nuk te mban me zor atje, edhe pse duket ose thuhet keshtu. 
Pjesa qe rri atje, rri me deshiren e vet. DHe deshira vjen prej injorances e cila manifestohet si zgjuarsi.

Omnipresent13

139


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Gabriel prej 06.02.16 19:00

5th cycle shkruajti:Hades, vendi ku mbreteron Kronosi, vendi i te vdekurve ku ngrihen te vdekurit. 

Ne fakt vetem disa. Pjesa me e madhe, rri aty per nje kohe shume te gjate. 
Vetem se askush nuk te mban me zor atje, edhe pse duket ose thuhet keshtu. 
Pjesa qe rri atje, rri me deshiren e vet. DHe deshira vjen prej injorances e cila manifestohet si zgjuarsi.

Ferri nuk eshte gje tjeter vecse pengesa jone drejt perndritjes, nje pengese kjo qe formohet dhe zhvillohet
gjate proves tone ne Toke ose ndonje tjeter plan ekzistencial.
Ferri eshte destinacioni final i injorances dhe gjithashtu arroganca per t'mos mesuar rreth shpirtit dhe inteligjences tone
personale. Eshte pengesa drejt progresit...
Gjithsesi ka shpetim, si qenje te tablose se madhe te jetes, jemi te destinuar te shpetojme vetveten :).
Spectrum si gjithmone e sakte. :))
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Soul of Truth prej 07.02.16 16:52

"Ferri do te ekzistoje per sa kohe ne nuk kalojme trupin mental. Nderkohe qe trupi eterik ose (astral) i njohur ndryshe eshte niveli i trupit te trete, i cili ekziston me ne deri ne trupin e peste. Ferri perkufizohet shpesh edhe si jeta jone, me mendimet qe ne e veshim ate dhe realiteti qe krijojme. Mirepo ne gjithmone duhet te kthehemi tek burimi dhe kjo mund te ndodhe per sa kohe ne e mbajme gjalle injorancen dhe kufizimet; me pas e gjejme rrugen tone e njohur si: 'Perndritja'."




avatar
Soul of Truth

"Find yourself inside of you and then forces of Universe; or better "UNIVERS" will guide you!!!!"

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Omnipresent13 prej 11.02.16 18:25

Rojtaret e portave te Hadesit-Ferrit jane edhe Rojtaret e Portave te Parajses sps Portat e Hadesit dhe Portat e Parajses jane te njejtat.

Omnipresent13

139


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  55 prej 11.02.16 18:59

ka ndo1 vend me te mire se keto o i kudondodhur apo kadesi ka hron? harruar se ke vendos rojtar
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Omnipresent13 prej 11.02.16 19:08

je larg Portave, mos e lodh mendjen kush drejton

Omnipresent13

139


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri...

Mesazh  Immortal Vampire prej 13.02.16 19:28

Portat e Hadesit dhe te Parajses jane te njejtat, varet nga ne si duam t'i shikojme pastaj...





avatar
Immortal Vampire

Subkoshienca duhet te dale ne siperfaqe!!!!

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi