Fakte “tė rrezikshme” historike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fakte “tė rrezikshme” historike

Mesazh  Berti69 prej 18.11.13 13:51

Fakte “tė rrezikshme” historike



Ekzistojnė shumė zbulime arkeologjike tė fshehura ose tė mohuara dhe mė pas tė injoruara, tė cilat nėse do tė pranoheshin do tė trondisnin gjithė kulturėn e civilizimit aktual dhe do tė ndryshonin pėrgjithmonė perceptimin qė kemi pėr tė kaluarėn tonė si racė njerėzore, si dhe vjetėrsinė nė kėtė planet. Nė arkeologji pėrveē zbulimeve dhe faktimeve me anė tė objekteve dhe ndėrtimeve tė lashta, shkrimeve dhe grafikėve, shpesh pėrdoret edhe i ashtuquajturi model ose shabllon qė tė ēon nė krijimin e njė teorie nga ku mė pas kalohet nė provė ose fakt shkencor. Por shpesh kjo provė apo fakt mungon dhe kjo ėshtė njėra nga arsyet qė arkeologjia, ose mė saktė njė pjesė e saj e pėrjashton veten nga saktėsia e shkencave tė tjera si ato ekzakte.

Nė rastin e arkeologjisė (pjesė tė saja si pėr shembull, egjiptologjia), pranimi apriori i njė teorie tė caktuar nuk pėrbėn asnjė sakrilegj, por kthehet fuqishėm nė njė pranim dhe bėhet pjesė e kulturės sociale duke ndikuar nė informimin dhe sidomos nė atė pjesė qė i pėrket tė kaluarės sė largėt tė njerėzimit. Pra, ky shabllon ose model pėrdoret rėndom si njė etalon nga ku ndėrtohet (e mė pas degėzohet) e kaluara e njerėzimit, kultura e tij dhe impakti nė kulturėn e sotme. E thėnė me fjalė tė tjera, ky model ose shabllon ėshtė njė kėndvėshtrim i pranuar gjerėsisht nga njė grup i caktuar ose disiplinė e caktuar (s’duhet harruar qė ky fenomen nuk prek vetėm arkeologjinė). Pra, shablloni nė rastin konkret kthehet nė model shkencor dhe ēdo gjė qė sillet rreth tij funksionon pėr tė, ēdo gjė qė e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo “shtypet” deri nė mohim dhe harresė tė plotė.

Duke ndjekur kėtė logjikė, mund tė thuhet me plot gojėn qė i gjithė sistemi aktual funksionon me standarde tė tilla, pra me lojėn e informacionit qė ka pėr qėllim tė mbėshtesė njė drejtim tė caktuar dhe tė eliminojė, shkatėrrojė dhe denigrojė atė kategori informacioni qė kėrcėnon vlefshmėrinė e vetė shabllonit. Arkeologjia ėshtė shembulli mė konkret pėr kėtė dukuri. Pėr shembull, civilizimi kinez dhe kultura e tij qė mendohej se ėshtė zhvilluar pothuajse tėrėsisht e pavarur nga pjesa tjetėr e botės, gjė qė do tė thotė se civilizimi i saj madhėshtor dhe teknologjia e saj u zhvilluan nė mėnyrė tė pavarur. Ata natyrisht qė ndihen krenarė nė njė rast tė tillė nėse ėshtė i vėrtetė.

Por si do tė ndiheshin ata nėse do tė mėsonin qė nė tokėn e tyre ėshtė gjetur njė numėr i madh mumiesh kaukaziane (njerėz tė bardhė), tė cilat datojnė mbrapa nė kohė me tė njėjtėn periudhė, nė mos mė herėt, se fillimi i civilizimit mė tė hershėm kinez? Nė njė rast tė tillė mbase atyre nuk do iu pėlqente tė pėrqendroheshin nė provėn shkencore tė kėsaj gjetjeje arkeologjike. Po pėr njerėz nė vende tė ndryshme tė botės, tė cilėt janė konsideruar si aborigjenė? A do tė hiqnin ata dorė nga krenaria, tokat e dhėna nga qeveria apo turizmi dhe paratė qė rrjedhin prej tyre nėse dalin nė shesh fakte qė tregojnė tjetėr nga sa dihet pėr prejardhjen e tyre?

Po sikur evidenca arkeologjike qė del nė shesh tė kėrcėnojė vetė shabllonin e tyre tė ndėrtuar me kaq mund, evidenca qė tregojnė se grupe para tyre jo vetėm qė kanė qenė mė tė hershėm, por edhe mė tė avancuar? Ky ėshtė rasti me indianėt e Amerikės, tė cilėt janė paraprirė nga njė kulturė tjetėr e njohur si ndėrtuese e tumave, tė gjatė, mbase gjigantė, me flokė tė kuqe, gra e burra, tė cilėt duket se kanė qenė shumė mė tė avancuar se vendasit amerikanė.

Nė Meksikė duket se hispanikėt janė paraprirė nga “Olmekėt”, tė cilėt edhe nė kėtė rast ishin mė tė avancuar se kulturat qė i pasuan. Kėto anomali nuk janė duke e ndryshuar shabllonin ekzistues, pasi ato janė tė papėrshtatshme pėr t’u pranuar si pjesė e kėndvėshtrimit tė linjės sė drejtė nga shoqėri primitive nė tė avancuar. Pra, do tė kishim njė konflikt serioz nė konceptin e historisė nėse guxohej tė pranohej. Tė njėjtėn gjė shohim dhe nė Egjipt. Aty piramidat e hershme janė ndėrtuar me shumė mė tepėr saktėsi dhe me teknologji mė tė avancuar se nė krahasim me kulturat e mėvonshme.

Monumentet mė tė vjetra janė pothuajse tė paprekura, ndėrsa ato mė tė rejat, ose mė saktė, tė gjetura mė vonė, por qė datojnė nė kohėra shumė mė tė hershme, janė katandisur nė njė grumbull gurėsh e gėrmadhash. Vetė fshehja e zbulimeve arkeologjike ėshtė njė konspiracion nė shkencė, ėshtė njė konspiracion nė kulturėn tonė si civilizim dhe ėshtė pjesė e amnezisė sė imponuar kolektive pėr tė kaluarėn. Komuniteti shkencor ka tendencėn tė mohojė, tė ndrydhė ose tė injorojė evidencat qė bien nė kundėrshtim me teoritė e pranuara dhe ndėrkohė denigron dhe persekuton mesazherėt.

Sulme personale, mosmarrėveshje mbi moshėn e Sfinksit dhe Piramidės sė Madhe

Nė vitin 1993, “NBC” nė Amerikė transmetoi “Mysteries of the Sphinx”, i cili paraqiste evidenca gjeologjike qė Sfinksi ishte tė paktėn dyfish mė i vjetėr (9000 vjet) sesa deklaronin egjiptologėt. Ėshtė bėrė shumė i njohur si “Debati i Erozionit tė Ujit”. Egjiptologu autodidakt, John Anthony West solli nė qendėr tė vėmendjes ēėshtjen e erozionit pėrpara gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan nė Egjipt dhe filluan njė hetim shumė intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West-it dhe bashkėrisht publikuan zbulimin e tyre.

Dr. Zahi Hawass, personi pėrgjegjės pėr monumentet e Gizės nuk priti asnjė minutė pėr tė nisur njė fushatė tė ashpėr kriticizmi publik ndaj tė dyve. Egjiptologu me famė, Dr. Mark Lehner, i cili konsiderohet si eksperti mė i mirė nė botė pėr Sfinksin, iu bashkua kėtij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si “injorantė dhe aspak sensitivė”. Kjo akuzė ishte shumė interesante, pasi spostoi ēėshtjen nga njė plan profesional nė njė plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vetė ēėshtjen dhe mbi tė gjitha ishte shumė jo shkencore.

Tani duhet tė kuptojmė teknikėn standarde tė diskreditimit qė aplikohet ndaj kujtdo qė guxon tė vėrė nė dyshim teoritė e pranuara prej kohėsh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe “personalizimi” i debatit ėshtė njė strategji shumė efikase, e cila pėrdoret shumė shpesh nga politikanėt qė ndihen tė pasigurtė pėr pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bėnė apel statusit tė tyre tė tė paprekshmėve dhe autoritetit. Nė kėtė rast, logjika normale tė shtyn tė mendosh qė nė kėtė pikė deklaratat e njė gjeologu janė shumė herė mė bindėse.

Pak kohė mė pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan tė debatonin ēėshtjen nė Shoqėrinė amerikane pėr Avancimin e Shkencės. West nuk u lejua tė merrte pjesė me pretendimin qė atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo pėrbėn dhe anėn tjetėr tė arrogancės sė sistemit: vetėm shkencėtarėt me diplomė mund tė praktikojnė shkencėn. Janė dy filtra, tė cilėt mbajnė larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: kredencialet dhe rekomandimet. Dhe nėse tė mungon e para ėshtė e kotė tė kėrkosh tė dytėn.

Pra, West u ndalua qė tė merrte pjesė. Qė nga ajo kohė elementet e debatit janė rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgjė. Ėshtė e njėjta gjė me debatin qė ekziston mbi faktin sesi u ndėrtua Piramida e Madhe e Gizės dhe nga kush. Kjo sjell nė skenė ēėshtjen e “Gėnjeshtrės sė Madhe” dhe sesi ėshtė prezantuar pėr gjenerata tė tėra pėrpara gjithė njerėzimit. A ėshtė e mundur qė njė shkencėtar i mirėfilltė, i trajnuar dhe i pėrgatitur nė nivele tė larta, tė besojė se 2.3 milionė gurė ku disa prej tyre peshojnė 70 ton, tė jenė transportuar dhe ngritur me metoda primitive?

Kjo duket e pamundur e megjithatė ata shkruajnė libra dhe mbrojnė kėtė teori kundėr teorive tė tjera alternative. Dhe si rezultat duhet tė kuptojmė qė ata nuk do e bėnin veten e tyre subjekt tė njė testi tė tillė kaq demaskues. E vetmja gjė qė egjiptologėt kanė bėrė ėshtė rrėzimi i teorive alternative duke pėrdorur teknika aspak tė ndershme. Po ēfarė e shtyn njė shkencėtar tė fshehė tė vėrtetėn dhe t’i shmanget ēdo testimi tė hipotezave qė ngrenė tė tjerėt?

Motivimet e tyre janė po aq transparente. Nėse mund tė provohet qė Piramida e Madhe nuk u ndėrtua nga egjiptianėt dhe as nė vitet 2500 p.e.s., duke pėrdorur metoda primitive apo qė Sfinksi tė datohet nė vitet 9000 p.e.s., atėherė e gjithė “ndėrtesa prej letre” mund tė shembej brenda njė ēasti. Kėndvėshtrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor janė tė bazuara nė njė kronologji qė thotė se civilizimi ka filluar nė Sumeri jo mė herėt se 4000 vjet p.e.s. Teoria nuk lejon qė tė ketė ekzituar njė civilizim pėrpara kėsaj kohe. Fundi i diskutimit.

Arkeologjia dhe historia humbasin kuptimin e tyre nėse nuk kanė njė faktor kohor tė pėrcaktuar qė ta pėrdorin si pikė referimi. Duke qenė se evolucioni kulturor ėshtė i lidhur ngushtė me teorinė e pėrgjithshme darviniane tė evolucionit, atėherė “rreziku” ėshtė edhe mė i madh. A e shpjegon kjo arsyen pse anomalitė dhe enigmat mohohen, fshihen dhe injorohen? Po, e shpjegon. Shkencat e sotme biologjike janė tė bazuara nė darvinizėm.

Censurimi i mendimit tė “ndaluar”, evidenca pėr lashtėsinė e madhe tė njerėzimit

Rasti i autorit Michael Cremo ėshtė i dokumentuar mė sė miri dhe po ashtu tregon sesi komuniteti shkencor pėrdor nė mėnyrė tė hapur teknika, presioni nė media dhe nė qeveri. Libri i tij “Arkeologjia e Ndaluar” analizon shumė nga rastet e mėparshme tė injoruara tė artifakteve, tė cilat provojnė qė lashtėsia e njeriut modern e kalon shumė herė moshėn e dhėnė nė kronologjinė e pranuar. Shembujt qė jep ai dhe kolegėt e tij janė tė debatueshėm, por libri u bė shumė mė tepėr i debatueshėm kur u pėrdor nė njė dokumentar. Nė vitin 1996, “NBC” transmetoi njė emision special tė titulluar “Origjinat Misterioze tė Njeriut”, ku citoheshin materiale nga libri i Cremos.

Reagimi qė pasoi nga komuniteti shkencor e kaloi disa herė shkallėn Rihter. “NBC” u mbyt me letra nga shkencėtarėt e tėrbuar, tė cilėt e quajtėn regjisorin njė mashtrues dhe gjithė programin si dezinformim. Por shkencėtarėt shkuan mė larg se kaq, shumė mė larg. Nė njė sėrė veprimesh tejet tė papėrgjegjshme ata u pėrpoqėn tė detyronin “NBC” qė tė mos ritransmetonte emisionin tashmė popullor, por pėrpjekjet e tyre dėshtuan. Mė pas ata bėnė hapin mė radikal: paraqitėn ēėshtjen e tyre nė qeverinė federale dhe kėrkuan nga Komisioni Federal i Komunikacioneve qė tė hynte nė lojė dhe tė ndalonte “NBC” tė ritransmetonte programin.

Kjo nuk ishte vetėm njė dhunim i hapur i tė drejtės sė fjalės dhe njė pėrpjekje e paturpshme e kufizimit tė mendimit alternativ, por ishte dhe njė rast i paprecedent nė pėrpjekje pėr tė censuruar diskutimin e lirė intelektual. Nėse publiku ose ēdo agjenci qeveritare do tė bėnte pėrpjekje tė vinte nė pranga institucionin shkencor, atėherė publiku vetė nuk do ia kishte parė kurrė fundin.

Letra e shkruar nga Presidenti i Studimeve Kembriane, Dr. Allison Palmer drejtuar Komisionit Federal tė Komunikacioneve thotė si mė tej: Mė e pakta “NBC”-sė i duhet kėrkuar qė tė kėrkojė njė falje publike pėrpara ndjekėsve tė programeve tė saj dhe kjo pėr njė periudhė tė mjaftueshme kohore, nė mėnyrė qė audienca tė marrė mesazhin e plotė qė ata u mashtruan. Pėr mė tepėr, “NBC” mbase duhet gjobitur nė mėnyrė qė tė krijohet njė fond i mjaftueshėm pėr edukimin shkencor tė publikut. Mendoj se kemi disa tė dhėna tė mjaftueshme qė tregojnė se kush ėshtė “Truri Policor”. Dhe me sinqeritet mendoj se fjala konspiracion nuk ėshtė aq e fortė, pasi pėr ēdo rast tė kėsaj lloj ndrydhjeje tė mendimit qė ekspozohet, 10 tė tjerė arrijnė tė realizohen me sukses. Ne nuk e kemi idenė sesa artifakte enigmatike apo tė dhėna janė etiketuar si “gabim” apo dosje tė mykura tė flakur tutje nėpėr sirtarėt e ndėrtesave akademike pėr tė mos e parė mė kurrė dritėn e diellit.

Kundėrshtimi i tė dhėnave, datim i papėrshtatshėm nė Meksikė

Ekziston edhe rasti i njė profili tė lartė tė Dr. Virginia Steen-McIntyre, njė gjeologe qė punonte pėr US Geological Survey (USGS), e cila u kėrkua nė njė zonė arkeologjike nė Meksikė pėr tė datuar njė grup artifaktesh nė vitin 1970. Ky rast pėrbėn njėrin nga ekstremitetet ku ėshtė nė gjendje tė shkojė komuniteti shkencor vetėm e vetėm qė tė mbrojė themelet ortodokse tė tij. McIntyre pėrdori aparatura, tė cilat ishin fjala e fundit e teknologjisė dhe mbėshteti me prova shkencore rezultatet e punės sė saj, duke pėrdorur dhe mėnyra tė tjera datimi, por rezultatet e saj ishin shumė jashtė grafikut. Kokat e arkeologjisė prisnin qė datimi tė ishte 25 mijė vjet ose mė pak, ndėrsa zbulimi i gjeologes ishte 250 mijė vjet ose mė shumė.

Shifra prej 25 mijė vjetėsh ishte thelbėsore pėr tė mbėshtetur teorinė e “kalimit” tė Ngushticės sė Beringut dhe ishte ky motivi, i cili shkaktoi goditjen e McIntyre dhe arkivimin e rezultateve tė saj duke kėrkuar njė ribėrje tė analizave tė datimit. Ky lloj reagimi nuk ndodh kur tė dhėnat pėrputhen me kronologjinė e pritshme tė modelit qė mbėshtet teoritė e pranuara. Steen-McIntyret iu dha njė mundėsi qė tė tėrhiqte pėrfundimet e saj, por ajo refuzoi. Qė nga ai moment pėr tė ishte pothuajse e pamundur qė tė publikonte rezultate tė tjera shkencore dhe ajo humbi vendin e saj si pedagoge.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fakte “tė rrezikshme” historike

Mesazh  Jetmira prej 26.12.13 12:03

Sekrete tė rrezikshme qė u morėn nė varr
Shumė njerėz qė janė interesuar pėr problemin e UFO-ve apo qė kanė pasur vetėm fatin e keq qė tė kenė qenė dėshmitarė tė pafajshėm lidhur me jashtėtokėsorėt, kanė vdekur nė mėnyrė misterioze



Kush janė me tė vėrtetė "Njerėzit me tė Zeza"

Shumė njerėz qė janė interesuar pėr problemin e UFO-ve apo qė kanė pasur vetėm fatin e keq qė tė kenė qenė dėshmitarė tė pafajshėm lidhur me jashtėtokėsorėt, kanė vdekur nė mėnyrė misterioze. Lidhur me kėtė argument, ufologu i njohur John Keel pohoi: "Njė prej problemeve qė mė ka penguar gjithmonė gjatė investigimit tim qė tė rishqyrtoj ēėshtje tė kaluara ka qenė vdekja e parakohshme (nė njė kohė qė varion nga 6 muaj nė 2 vjet maksimumi) e dėshmitarėve mė tė rėndėsishėm ".Si tė shpjegohet zinxhiri i gjatė dhe tronditės i vdekjes sė ēuditshme sė studiuesve apo e njerėzve tė thjeshtė me hobin e ufologjisė qė kanė rastisur tė jenė dėshmitarė gjėrash qė as nuk duhej t'i shikonin, aq mė pak t'i divulgonin? A ekzistojnė realisht misteriozėt "MIB." (Men In Black), Njerėz me tė Zeza, tė cilėt do tė ndėrhynin papritmas nė jetėn e kėrkuesve apo tė dėshmitarėve tė thjeshtė tė fenomeneve ufologjike, duke e transformuar jetėn e tyre praktikisht nė njė ferr, duke u provokuar, jo rrallė, vdekjen? Dhe nėqoftėse po, kush janė kėto qenie misterioze tė veshura me tė zeza? Dhe a i korrespondon tė vėrtetės akuza pėr eksperimente tė frikshme tė kryera nė vende shumė sekrete mbi kavje njerėzore?

Fakte tė qarta duket se e konfirmojnė pikė pėr pikė atė ēka Keel tha. Janė histori tė tmerrshme, tė cilat fatkeqėsisht nė mėnyrė tė shpeshtė, siē do ta shikojmė, kanė pėrfunduar nė mėnyrė dramatike pėr njerėzit e lidhur nė ēfarėdo mėnyre tė lidhur me enigmėn UFO, nėn njė gur varri sėbashku me sekretin e tyre tė tmerrshėm. Ufologjia ėshtė e gjitha e "stolisur" nga njė zinxhir vdekjesh misterioze.

Ufologu i njohur Alfredo Lissoni, nė librin e tij interesant dhe gjerėsisht tė dokumentuar: "UFO-t dhe CIA", shkruan: "Problemi i vdekjeve misterioze e ka ndezur gjithmonė fantazinė e ufologėve, tė cilėt i kanė shpjeguar si vdekje tė pėrgatitura me art nga shėrbimet sekrete. Pavarėsisht se nuk ekziston asnjė provė konkrete lidhur me kėtė, pėrveē ndonjė pranimi tė ndrojtur ish-agjentėsh qeveritarė me besueshmėri tė pakėt, ėshtė gjithashtu e vėrtetė se duke filluar nga viti 1962 ufologjia filloi qė tė qajė pionierėt e saj.
Nė nėntor tė vitit 1962, ndėrronte jetė Wilbert Smith, shef i projektit kėrkimor kanadez Magnet; Smith vdiq papritmas, megjithė moshėn e re, jo mė parė se tė kish zbuluar ekzistencėn e njė niveli supersekret amerikan, mbi CIA-n, qė merrej me studimet pėr UFO-t; Smith u parapri me pak kohė nga Kapiteni Edward Ruppelt, investigator vetmitar i Blue Book, i mbytur nga kanceri nė lule tė moshės. Njė fund i ngjashėm i takoi anglezit Waveney Girvan, themelues i "Flying Saucer Review", botimi mė serioz dhe mė i famshėm lidhur me UFO-t nė botė. Nė fillimet e vitit 1968 i takoi brazilianit Olavo Fontes, i cili investigoi rastin e njė UFO-je tė supozuar qė ishte pėrplasur nė Ubatuba tė Brazilit; menjėherė i pasuar nga Gjenerali francez Ailleret, qė ka humbur jetėn nė njė incident ajror tė ēuditshėm, katėr ditė pasi u kish deklaruar mediave se donte tė krijonte njė komision zyrtar dhe objektiv lidhur me disqet fluturuese. Nė qershor tė 1971, ndėrronte jetė Profesor James McDonald, i gjetur i vetėvrarė nė shkretėtirėn e Arizona. Zyrtarisht kish qėlluar veten nė tėmth, i stresuar nga puna e tepruar(!).

"Vrasje tė paramenduara? Prova nuk ekzistojnė, por duket pikėrisht se po. Jo rastėsisht, tė gjithė kėto personazhe rezultonin veēanėrisht tė bezdisshėm pėr faktin qė zinin vende kyēe pėr divulgimin korrekt tė fenomenit UFO. Qenė njerėzit mė tė informuar, mė tė akredituar dhe mbi tė gjitha mė tė dėgjuarit...".

Por le tė ecim me rregull. Pėr tė dhėnė njė ide tė vakėt lidhur me kėtė fenomen shqetėsues, me vdekje tė ēuditshme, po pėrcjellim atė ēka shkruan "Saucers Neės" lidhur me tė: "Nga njė sondazh i shpejtė ėshtė mundur tė konstatohet se vetėm nė vitin 1967, nė tė gjithė botėn janė regjistruar 137 vdekje pėr incidente apo pėr shkaqe natyrore (sėmundje, rrėzime) njerėzish, nė njėfarė mėnyre tė lidhur me problemin e UFO-ve, domethėnė studiues, kontaktues dhe dėshmitarė!". Njė numėr pabesueshmėrisht i lartė qė tė mund tė flitet pėr vdekje tė thjeshta. Do tė ishte patjetėr interesante tė bėhej njė studim statistikor nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, qė sigurisht nuk do tė mungonte sė habituri, pėr tė mėsuar sesa ėshtė rritur nė ditėn e sotme numri i kėtyre vdekjeve tė ēuditshme.
Ndoshta i pari i kėsaj liste tragjike qe James Forrestal. Investiguesit thanė se, zyrtari i lartė i kish dhėnė fund jetės nė njė krizė ēmendurie. Edhe pėr vetėvrasje, tė kryer me gazin e shkarkimit tė makinės, folėn investiguesit pas njė hetimi tė ngutshėm pėr tė shpjeguar vdekjen e astrofizikanit Morris K. Jessup tė ndodhur me 20 prill tė vitit 1959 nė Dade tė shtetit California. Studiuesi dhe kėrkuesi Franco Ossola, nė njė artikull interesant me titull "Vdekjet misterioze", pėrcjell veē tė tjerash atė qė deklaroi lidhur me kėtė vdekje tė ēuditshme Thimothy Green Beckley: "misteri i vdekjes sė Morris K. Jessup ėshtė njė prej vdekjeve mė tė ēuditshme dhe mė alarmuesit e tė gjithė ndodhisė ufologjike. Vdekja e tij, zyrtarisht e pėrcaktuar si "vetėvrasje", ėshtė debatuar dhe vazhdohet tė debatohet akoma sot nga tė gjithė kėrkuesit si puna e tij tė pėrkushtuar ndaj okultes qė e njihnin personalisht... Nė fakt, ėshtė shumė i pėrhapur dyshimi... se edhe Jessup ka marrė frikėsimet e MIB, atyre njerėzve misteriozė me tė zeza qė qysh nga fillimet e ufologjisė i kėrcėnojnė me heshtje protagonistėt e kėrkimit... Domethėnė, Jessup i ishte afruar zgjidhjes sė mistereve mė tė mėdha se vetja dhe ndaj tė cilave nuk ishte e ligjshme tė kishte akses?".

Por kush janė "Njerėzit me tė Zeza"?

Nė librin e tij tė sipėrpėrmendur, Lissoni tregon: "Sipas botuesit dhe kontaktuesit Alfred Bender, njerėz rigorozisht tė veshur me tė zeza kokė e kėmbė, me xhaketė, kollare, kapele dhe me dukje orientale, do tė dėfreheshin, duke shėtitur nėpėr botė pėr tė frikėsuar UFO dėshmitarėt. Bender... gjeneroi dy shkolla mendimi: mė tradicionalja ishte e bindur se "men in black", njerėzit me tė zeza, qenė alieno kėrcėnues qė nuk donin tė mėsohej pėr ekzistencėn sekrete tė tyre (stereotip i rishfaqur nė ufologjinė folkloristike tė viteve Nėntėdhjetė, mbi "xhuxhėt e hirtė" tė fshehura nė baza sekrete nėntokėsore); shkolla e dytė mendonte se MIB-ėt qenė nė realitet agjentė sekretė qė bezdisnin dėshmitarėt. Pėr vite tė tėra kemi menduar se, historia e MIB-ve ishte njė legjende ufologjike e thjeshtė, por, nė kėtė periudhė tė fundit, shumė tė dhėna duket se konfirmojnė ekzistencėn e kėtij grupi".

Kurse disa kėrkues janė nė fakt tė bindur se, Njerėzit me tė Zeza janė nė realitet jashtėtokėsorė. Do tė ndėrhynin pėr tė ndaluar denoncimin e fakteve tė tmerrshme, tė pėrgatitura nė bashkėpunim me qeverinė. Ata do tė rrėmbenin individė pėr eksperimente ndaj racės njerėzore me mizori tė padėgjuar. Roberto Pinotti pėrcjell teorinė e John Lear, qė ka kryer misione pėr llogari tė CIA-s dhe qė, veē tė tjerash ėshtė i biri i William P. Lear, ish-kandidat pėr Senatin i shtetit Nevada. Shpjegon Pinotti se, sipas teorisė sė John Lear, jashtėtokėsorėt do tė kryenin mbi subjektet e rrėmbyer njė seri tė tėrė eksperimentesh:

- Kontrollin biologjik tė subjektit tė rrėmbyer nėpėrmjet futjes sė njė diapozitivi prej 3 milimetrash nė tru nėpėrmjet tė ēarės hundore...
Ngulitjen e sugjestionimeve pashipnotike pėr tė realizuar njė aktivitet specifik, ndoshta edhe tė tepruar, pėr njė periudhė kohore qė shkon nga 2 deri nė 15 vitet e ardhshme. Mendjet mė tė mira shkencore nuk kanė qenė nė gjendje qė ta pėrcaktojnė natyrėn e aktiviteteve tė tilla.

- Vrasjen e disa subjekteve pėr t'i pėrdorur trupat si burim materiali biologjik, specifikisht si ushqim.

- Vrasjen e disa individėve, qė pėr tė Hirtėt (racė aliene shumė e avancuar e mbiquajtur EBE, domethėnė Entitete Biologjike Jashtėtokėsore dhe tė quajtur tė Hirtė pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės sė tyre, shėnimi im.) pėrfaqėsojnė njė kėrcėnim ndaj ndjekjes sė aktiviteteve tė tyre.

- Tė kryejnė eksperimente inxhinierie gjenetike.

Tė fekondohen femra njerėzore dhe t'u shkurtohet shtatzania pėr tė siguruar krijesat e lindur nga kryqėzimi i tė dy racave".

Sipas kėsaj teorie, Njerėzit me tė Zeza do tė avanconin njė program dizinformacioni dhe censure, pėr tė mbuluar infiltrimin e tyre nė qendrat kyēe tė pushtetit politik dhe pėr tė fshehur eksperimentet e tyre tė pėrbindshme me banorėt e Tokės. Lidhur me kėtė, nė njė artikull interesant me titullin "Njeriu qė dinte shumė, Pinotti shkruan: "Sipas thėnies sė Bender, "Men in Black" qenė qenie jashtėtokėsore qė vepronin nė Tokė. (...). Jashtėtokėsorėt e Bender nuk qenė "vėllezėrit kozmikė" e preokupuar pėr tė ardhmen dhe tė dėshiruar qė tė na ndihmonin pėr ta shpėtuar nga vetėshkatėrrimi. Nė tė kundėrt, qeniet e zbuluara ufologut tė Bridgeport nė shtator tė 1953 i qenė paraqitur si emisarė tė njė strukture operative aliene nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė mesin tonė, qė kishte finalitete sigurisht jo altruiste. Pėrkundrazi. (...). Pamja fizike e kėtyre krijesave ishte e tmerrshme pėr ne. Pasi i ka parė si qenė nė realitet, Bender i pėrshkruan mjaft tė ngjashėm me "natyralen", tė ashtuquajturėn "bishė tė Flarwooods", me njė seri tė tėrė efektesh dytėsore jo veēanėrisht tė pėlqyeshme pėr ne (pėr shembull, aroma e fortė sulfurore e shoqėruar me shfaqjet e tyre). Qenie jo njerėzore, jashtėzakonisht tė evoluara nga pikėpamja teknologjike e mendore dhe anatomikisht krejtėsisht tė ndryshėm nga ne".
Tė tjerė theksojnė, se MIB-ėt nė realitet janė agjentė qeveritarė. Pierluigi Sandonnini shkruan: "Nė Shtetet e Bashkuara, dėshmitarėt mė racionalė presupozojnė se "njerėzit me tė zeza" qė i kanė vizituar ishin pjesė e stafit tė shėrbimeve tė sigurisė tė Air Force. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, nė rreth gjysmėn e rasteve si nė Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar, njerėzit me tė zeza do tė kėrkonin qė t'u provonin dėshmitarėve se kanė njė identitet institucional. Vetėm se asnjė organizatė qeveritare nuk e ka konfirmuar ndonjėherė se kėta vizitorė tė ēuditshėm qenė agjentė tė tyre".

Pėr hir tė sė vėrtetės, ekziston edhe njė hipotezė tjetėr lidhur me MIB-ėt. Ja se ēfarė tregon Sandonnini lidhur me kėtė: "Midis viteve 1965 dhe 1967, pati njė valė tė re aktivitetesh tė "njerėzve tė zinj" nė Shtetet e Bashkuara. John Keel shkroi me bollėk nė librat e tij, "Operation Troyan Horse" dhe "The Mothman Prophecies". Nė shumė qytete tė shteteve Ohio dhe West Virginia u panė drita tė ēuditshme dhe entitete aliene nė njė numėr alarmant, ashtu siē u verifikuan vizita nga ana e "njerėzve me tė zeza". Vetė Keel rrėfen pėrvoja takimesh natėn me kėto entitete. Ai zhvillon njė vizion tė tijin, tė themi "heretik", sipas tė cilit nuk do tė ishin alienė nė anije ata qė u bėnin vizitė dėshmitarėve, por do tė bėhej fjalė pėr manifestime demoniake...".

John Lear dhe Milton W. Cooper kanė denoncuar fakte vėrtet tronditėse, domethėnė qė planeti ynė ėshtė nėn pushtetin e njė "Qeverie Hije", e cila nė fshehtėsi kontrollon narkotrafikun, pėrhap epidemi si AIDS-i pėr qėllime eksperimentale e kontrolli dhe kryen paudhėsi tė tjera. Nė New Mexico dhe nė Nevada do tė ekzistonin baza shumė sekrete ku do tė hartoheshin kėto programe mizore. Kush ėshtė vėnė nė kontakt me njerėzit me tė zeza i ka pėrshkruar gjithmonė kėshtu: "Individė tė veshur krejt me tė zeza dhe me syze tė errėta; gjithēka ėshtė nė kontrast me kėmishėn ngjyrė tė bardhė qumėshti".

Kėshtu, do tė ishin MIB-ėt misteriozė ata qė jo vetėm "vetėvrasin", por edhe qė shkaktojnė ēmenduri tė papritur, infarkte vdekjeprurės, sėmundje apo incidente me vdekje ndaj studiuesve tė ufologjisė dhe dėshmitarėve tė thjeshtė, qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo, kishin zbuluar sekrete tė rrezikshme lidhur me alienėt?

Ja disa shembuj domethėnės tė kėtyre vdekjeve tė ēuditshme. Dy kėrkues, njė ish-anėtar i Komisionit Qeveritar amerikan lidhur me Hetimet e UFO-ve, Edward J. Ruppelt, dhe tjetri, Waveney Girvan, Drejtor i revistės angleze "Flying Saucer Review", vdiqėn nga njė infarkt kardiak i papritur, i pari nė vitin 1961 dhe tjetri nė vitin 1962. Edhe vdekjet e tyre ngjallėn jo pak dyshime nė ambientet ufologjike. U kujtua edhe se Ruppelt kishte premtuar rrėfime shqetėsuese, por nė mėnyrė tė papritur, nė momentin e publikimit tė akuzave, arriti deri aty sa tė ndėrrojė rrugė, duke deklaruar se ufologjia ishte vetėm njė grumbull budallallėqesh. Jo pak kolegėve dhe miqve ju duk se, Ruppert ishte frikėsuar pėr vdekje nga dikWilbert Smith, inxhinier pėrgjegjės i Project Magnet, njė projekt kėrkimi ufologjik kanadez, vdiq papritmas tė njėjtin vit. Ēfarė kish zbuluar inxhinieri gjatė investigimeve tė tij? Edhe nė rastin e tij u fol pėr shumė mistere tė lidhur me vdekjen e papritur. Viti 1962 pa edhe vdekjen e papritur tė Gloria Lee Byrd, kontaktuese e famshme kanadeze, e ndodhur nė njė gjendje pothuajse ēmendurie. Akoma pėr vetėvrasje u fol pėr Douglas Hancock, kur policia i zbuloi kufomėn nė shtėpinė e tij nė Redland (shteti South Dakota). E kotė tė thuash, qė edhe pėr fatkeqin Hancock u tha se, investigimet kishin qenė shumė tė ngutshme. Shumė dyshime mbetėn pėr kėtė rast, pėrveē pabesueshmėrisė sė atyre qė e njihnin mirė ufologun.

Njė tjetėr vdekje misterioze qe ajo e arkeologut hapėsinor dhe e shkrimtarit Georges Hunt Williamson, e ndodhur mė 1965, ndėrsa studiuesi, nė shpella tė thella jugamerikane, kėrkonte prova tė disa supozimeve tė tmerrshme tė tij. Ēfarė gjeti nė ato vende Williamson, qė veē tė tjerash gėzonte miqėsinė dhe vlerėsimin e George Adamski? E njėjta gjė edhe pėr Raymond Bernard, teksa ishte nė kėrkim tė diēkaje shumė tė rėndėsishme pėr tė nė territorin misterioz tė Amerikės sė Jugut. Ajo qė gjeti i kushtoi jetėn? Nuk do ta kemi asnjėherė kėtė pėrgjigje.

Nė tė njėjtin vit, nė njė ēmendinė, u gjet trupi pa jetė i kėrkueses ufologjike Della Larson. Edhe nė kėtė rast u fol pėr vetėvrasje, por, si zakonisht, u ngritėn shumė kritikė pėr punėn e specialistėve. Miqtė e gruas kujtojnė se studiuesja, e shtruar atje pėr njė ezauriment nervor, kish humbur qetėsinė kur kish gjetur provat, kėshtu pohonte zonja, se qenie aliene mizore kishin zbritur nė planetin tonė. Konfirmimet tronditėse tė saj, Della Larson i mban me vete nė varr. Njė tjetėr vetėvrasje me shumė pikėpyetje qe ajo e gazetarit dhe ufologut Damon Runion jr., i cili u gjet kufomė mė 14 prill tė 1969. Tė njėjtin vit ngjalli njė bujė tė madhe nė ambientet ufologjike australiane edhe vdekja misterioze e Bernard Cox. Nė kėtė listė mortore gjejmė akoma H. T. Wilkins, Mark Probert, R. Loftin, C. Maney; F. Halstead; R. Holland; C. Roberts; W. Miller, etj. etj. Shumė tė vdekur pėr t'ia atribuuar rastėsisė dhe lista ėshtė akoma shumė e gjatė.

Nė artikullin e tij tė sipėrpėrmendur, Franco Ossola, vazhdon mush. Majori Donald E. Keyhoe futi nė valle njerėzit me tė zeza. Misteri mbeti i pazgjidhur.
me njė konstatim shumė interesant. Ai shkruan: "Disa personazhe qė kanė bėrė historinė e ufologjisė kanė vdekur ditėn e 24 qershorit - natyrisht nė vite tė ndryshme - datė e pėrvjetorit tė shikimit historik tė Kenneth Arnold (24 qershor 1947, shėnimi im.), qė i dha rrugė investigimit ufologjik zyrtar. Kujtojmė kėshtu disa emra qė i pėrkasin kėsaj liste shumė speciale. Frank Scully, gazetar dhe shkrimtar amerikan, ... vdekur mė 24 qershor 1964. Frank Edwards...; kontaktistėt anglezė Arthur Bryant... e Richard Church... mė 24 qershor 1967. Dy vjet mė pas, qe radha e Willy Ley... ndėrsa mė 24 qershor 1978, ka qenė arkeologu hapėsinor francez Robert Charroux...". Tė gjitha kėto raste vdekjesh duken se janė tė lidhur me ditėn e lindjes sė ufologjisė moderne.
Jemi pėrballė fatalitetesh fatkeqe apo ndodhemi pėrballė njė realiteti tė frikshėm? Akoma njė tjetėr pyetje e frikshme: A mund tė supozohet njė lidhje midis tė vdekurve qė janė pėrmendur dhe "vetėvrasjeve" tė pabesueshme tė shkencėtarėve anglezė qė punonin nė sektorė supersekretė? Bėhet fjalė pėr mė shumė se 20 tė vdekur tė dyshuar rreth projektit tė Luftės sė Yjeve. Alfredo Lissoni shpjegon se, "ėshtė njė histori e filluar nė vitin e largėt 1982 dhe e vazhduar deri mė 1990, dhe pėrfshin shkencėtarėt e General Electric Company tė Londrės, tė ndarė nė dy kompani tė mėdha britanike, Plessey dhe Marconi. 25 prej kėtyre kėrkuesve kanė vdekur nė rrethana misterioze, tė vdekur apo tė "vetėvrarė" me teknikat mė tė ēuditshme dhe mė groteske".

Gjėja e vetme e sigurtė ėshtė se investiguesit, edhe njėherė akoma, i mbyllėn me shumė ngut hetimet, duke i arkivuar rastet si vetėvrasje. Lexoni se pėr ēfarė "vetėvrasjesh" bėhet fjalė:

Vidmal Dajibhai, prej pak kohėsh i ardhur nga Pakistani, vetėm nė moshėn 24-vjeēare bėnte njė punė jashtėzakonisht delikate. Papritmas, mė 4 gusht tė vitit 1986, pėrshkon rreth 200 kilometra me makinėn e tij nė drejtim tė Bristolit. Ndalon, del nga makina dhe, sipas investiguesve, hidhet nga ura Clifton Bridge. Nė makinė u gjetėn dy gota me verė, megjithėse shkencėtari ishte krejtėsisht esėll. Nė njėrin xhep tė xhaketės sė tij u gjet njė teser anėtarėsimi nė njė sekt ezoterik indian tė quajtur "Anu Pam Mission". Duhet tė jetė njė grup vėrtet shumė sekret, duke parė qė as ekziston.Ashard Sharif, njė tjetėr punonjės i "Marconi Defence System", edhe ai i pėrdorur nė punė shumė sekrete, mė 28 tetor shkon nga Londra nė Bristol, ndalet nė hyrje tė njė rruge tė vogėl dytėsore, merr njė litar tė fortė qė e kishte marrė me vete, njėrėn anė e lidhi me trungun e trashė tė njė peme, tjetrėn e lidhi pėr fyti, pastaj u ul nė makinė, ndezi motorin dhe ia dha gazit deri nė fund, duke mbetur i vdekur nė mėnyrė tė frikshme. Nė makinė u gjet njė audiokasetė, nė tė cilėn Sharif kish regjistruar diēka. Policia nuk e zbuloi asnjėherė pėrmbajtjen e saj.

26-vjeēari Avtar Singha-Gida, qė ishte i punėsuar nė njė kompani tė Marconit, ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė. Verdikti i investiguesve ėshtė: vetėvrasje. Trupi i Singha-Gida nuk ėshtė gjetur kurrė. Njė shkencėtar tjetėr, David Sands, punonjės i Erasmus i lidhur me Marconin, mė 30 mars tė vitit 1987 nė mėnyrė tė pashpjegueshme shkel pedalin e gazit tė makinės sė shpejtė tė tij dhe pėrplaset me njė shtėpi tė pabanuar. Makina ishte plot me bidona me benzinė.

Njė tjetėr "vetėvrasje" shumė e veēantė ėshtė ajo e Trevor Knight, i cili mbyllet nė garazhin e shtėpisė sė tij, e vendos nė mėnyrė tė pėrkryer makinėn, sistemon njė tub gome me njėrėn anė nė kabinėn e makinės dhe tjetrėn tė lidhur me skapamenton. Vihet pėr qejf nė vendin e shoferit dhe pret vdekjen. Pastaj ėshtė radha e Gjeneral Brigade, John Ferry, prej pak kohėsh nė varėsitė e Marconit. Nė njė pasdite tė nxehtė vere kthehet me ngut nė shtėpi dhe "vetėvritet" me telat e korrentit elektrik. Andrew Hall do ta lėrė veten tė vdesė nė kabinėn e makinės, duke thithur gazin e skapamentos, saktėsisht siē kishte bėrė Trevor Knight.Incidente tė tjera misterioze nė vitet Tetėdhjetė morėn jetėt e Jack Wolfenden, Ernest Brockway, Stephen Drinkwater, Gerge Franks, Stephen Oke. Tė gjithė punonin pėr agjencinė supersekrete britanike pėr komunikimet "GCHQ", e cila mbledh dhe pėrpunon sinjalet radio. Po ndalemi kėtu, edhe pse lista e "vetėvrasjeve" vazhdon. Prapa gjithė kėtyre tragjedive duket dora e misteriozėve MIB-ėt Lidhur me kėtė, nė librin e tij "UFO-t dhe CIA", Alfredo Lissoni tregon: "Autorė tė ndryshėm pyetėn nėse vdekjet e ēuditshme, nė rrethana misterioze, ufologėsh dhe kėrkuesish (McDonald, Frank Edwards, Scully, Bryant, Church, Jessup, Wilbert Smith, Scott Rogo, Girvan, Thirouin, Ailleret) nė tė gjithė botėn qenė vepėr e atyre fantazmagorikėve MIB, tė cilėt Gariazzo i ka pagėzuar "silencers", njerėz qė tė bėjnė tė heshtin. (...). Sipas gjykimit tonė modest, MIB-ėt mund tė jenė komandot e Majestic 12, eksponentė tė zonės mė intransigjente, asaj ushtarake, e vendosur qė ta ruajė fshehtėsinė me ēdo kusht. Po ajo zonė qė pėr vite tė tėra ka kėrkuar qė tė zhdukė informacionet e skeduara nė arkivat e CIA-s".

Lissoni shkruan akoma se: "Nė Amerikėn e lirė ekzistojnė dy qeveri, njėra e dukshme dhe tjetra e padukshme. E para ėshtė e njohur, flasin pėrditė tė gjitha gazetat dhe merret si model demokratik nė librat e shkollės. Kurse e dyta ėshtė mė sekrete, ėshtė e fshehur nėn sipėrfaqen e tė ashtuquajturit establishment. … njė mekanizėm sekret ngushtėsisht i ndėrthurur me tė parėn...". eksperti i politikės G.P.Snow, tek "Shkenca dhe qeveria", ka zbuluar: "Njė prej karakteristikave mė tė veēanta tė ēdo shoqėrie industriale tė pėrparuar tė kohės tonė ėshtė se vendimet themelore merren fshehurazi nga njė grup i ngushtė njerėzish".
Vėrtet bota kontrollohet nga njė "Qeveri Hije" misterioze dhe mizore? Me titull anekdotik, si kuriozitet, Lissoni na bėn akoma me dije se, "Kėrkuesi francez Jimmy Guieu, nė njė libėrth tė titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata qė luajnė fijet e ekonomisė dhe tė politikės botėrore), ka gjetur njė referim pėr takimin e Parisit (Trialogo 41) tė vitit 1989, nė tė cilin merrnin pjesė Hubert Curien (Ministri francez i akuzuar se kish bojkotuar kėrkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac dhe Zbigniew Brzezinski. Sėbashku me disa politikanė qė mblidhen nė Hotel Bildeberg tė Maastricht dhe qė, sipas Guieu, William Cooper dhe shkrimtari Jan van Helsing (asnjė lidhje farefisnore me Drakulėn), kishin urdhėruar njė sinarki pėr tė qeverisur fshehurazi tė gjithė botėn".

Duke u rikthyer tek tė gjithė kėto vdekje tė habitshme ėshtė momenti qė tė pyesim: A ekziston ndonjė lidhje midis vdekjes sė habitshme tė studiuesve tė ufologjisė dhe atyre tė shkencėtarėve tė punėsuar nė planet supersekrete tė luftėrave yjore?Ėshtė mėsuar tashmė se, projekti "Lufta e Yjeve" kishte njė seri mė tė gjerė interesash se ato tė ekspozuara zyrtarisht. Objektivat e tij, pėshpėritet nė rrethet e kompetentėve, shtyheshin veē tė tjerash nė thellėsitė siderale, atje ku pulsonin sinjale inteligjente aliene. Akoma misteri jashtėtokėsor qė ngjyros me njė tė zezė tė errėt, si ngjyra efektive e hapėsirės ndėryjore, edhe kėta tė vdekur e tė kallur. Ėshtė pėr t'u nėnvizuar se, ashtu si pėr rastet e studiuesve tė fenomenit UFO, "tė vėrtetat lidhur me vdekjet, tė dhėna nga autoritetet, nuk i kanė bindur asnjėherė familjarėt e viktimave dhe bile as ata qė i njihnin mirė. Ēfarė sekretesh tė rrezikshme morėn nė varr? Tė gjitha kėto histori tė vdekurish janė plot me rrethana qė mbivendosen, qė ndėrthuren, qė qėndrojnė pėrtej ēdo statistike apo lidhjeje tė arsyeshme rastėsie apo koinēidence. Kėrkuesi, duke vazhduar tė kėrkojė tė vėrteta alarmuese nė kėto zona hijeje, do tė gjejė vetėm fakte tė tjera tė tmerrshme dhe ndoshta do tė vejė nė rrezik vetė jetėn e tij. Atėhere, cila ėshtė fytyra e vėrtetė e botės tonė dhe ēfarė sekretesh tronditėse ruhen nė mėnyrė kaq tė sėmurė?


avatar
Jetmira

659


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi