iSpy, kėshtu “hyn” NSA nė celularėt tanė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

iSpy, kėshtu “hyn” NSA nė celularėt tanė

Mesazh  Luli prej 16.11.13 1:15

iSpy, kėshtu “hyn” NSA nė celularėt tanė



Shėrbimi amerikan i zbulimit, NSA ka shfrytėzuar nė maksimum bumin e shitjes sė celularėve smartphone. Ai ka zhvilluar kėshtu aftėsinė tė hyjė nė iPhone, pajisje ispy-cell-phone-gps-tracker-2-1-s-307x512me sistemin android dhe madje edhe ato BlackBerry, qė mė parė mendohej se kanė qenė veēanėrisht tė sigurta.

Michael Hayden ka njė histori shumė interesante pėr tė treguar nė lidhje me iPhone. Ai dhe bashkėshortja ndodheshin nė njė dyqan Apple nė Virginia, tregonte kohėt e fundit nė njė konferencė shtypi vetė Hayden, qė ka qenė kreu i Agjencisė Kombėtare tė Sigurisė (NSA). Njė shitės iu afrua dhe nisi tė mburret pėr iPhone, duke i thėnė se qė tani ekzistojnė “400 mijė aplikacione” pėr kėtė pajisje. Hayden, duke buzėqeshur, u kthye nga e shoqja dhe e pyeti me zė tė ulėt: “Ky djalė nuk e di se kush jam unė, apo jo? 400 mijė aplikacione do tė thotė 400 mijė mundėsira pėr ta sulmuar”.

Me sa duket Haydeni po e ekzagjeronte, por vetėm pak. Sipas dokumenteve tė brendshėm tė NSA qė janė pjesė e arkivit tė Eduard Snouden, shėrbimi i fshehtė amerikan nuk vendos vetėm pėrgjues nė ambasada dhe akseson tė dhėna nga kabllot nėnujorė pėr tė mbledhur informacione. NSA ėshtė gjithashtu tejet e interesuar nė atė formė tė re tė komunikimit qė ka patur njė sukses tė jashtėzakonshėm vitet e fundit: smartphone – ose, telefoni inteligjent.

Nė Gjermani pėr shembull, mė shumė se 50 pėr qind e tė gjithė pėrdoruesve tė telefonave celularė zotėrojnė njė smartphone. Nė Mbretėrinė e Bashkuar, dy tė tretat. Rreth 130 milionė vetė nė SHBA e kanė njė pajisje tė tillė. Mini-kompjuterėt janė shndėrruar nė qendra personale tė komunikimit, asistentė dixhitalė dhe shpesh herė ata dinė shumė mė tepėr nė lidhje me pėrdoruesit e tyre, nga sa janė tė vetėdijshėm kėta tė fundit.

Pėr njė agjenci si NSA, njėsitė e depozitimit tė tė dhėnave janė njė minierė ari, pasi pėrmbledhin nė njė pajisje tė vetme pothuajse tė gjithė informacionet qė do i interesonin njė agjencie zbulimi: kontakte socialė, detaje mbi sjelljen e pėrdoruesit dhe vendndodhjet e tij, interesat, fotografitė dhe ndonjėherė edhe numrat e kartave tė kreditit dhe fjalėkalimet.

Kanale tė reja

Smartphone-t, shkurt, janė njė risi teknologjike e mrekullueshme, por edhe njė mundėsi shumė e mirė pėr tė spiunuar njerėzit, duke hapur dyer, prapa tė cilave edhe njė agjenci shumė e fuqishme si NSA, deri tani nuk ka patur mundėsi tė shohė.

Nga kėndvėshtrimi i ekspertėve tė kompjuterėve nė zyrat qendrore tė NSA nė Fort Meade, Maryland, suksesi kolosal i celularėve inteligjentė pėrbėnte njė sfidė shumė tė madhe nė fillim. Ata hapnin shumė kanale tė rinj, saqė dukej se agjentėt e NSA nuk do tė mund tė shihnin panoramėn e pėrgjithshme.

Sipas njė raporti tė brendshėm tė NSA tė vitit 2010, me titull “Eksplorim i tendencave aktuale, objektivave dhe teknikave”, pėrhapja e smartphone-ve po ndodhte nė mėnyrė shumė tė shpejtė – zhvillime kėta qė “sigurisht ndėrlikojnė analizat tradicionale tė objektivave”. NSA u mor me kėtė problem me po tė njėjtėn shpejtėsi qė pajisjet ndryshuan sjelljet e pėrdoruesve. Sipas dokumenteve, ajo ngriti task-forca pėr prodhuesit kryesorė tė celularėve inteligjentė dhe tė sistemeve tė tyre tė operimit. Ekipe tė specializuar nisėn tė studiojnė intensivisht iPhone-n e Apple dhe sistemin e tij tė operimit, iOS, si dhe sistemin operativ tė Google, Android. Njė tjetėr ekip studioi mėnyrat pėr tė atakuar BlackBerry-n, qė deri atėherė ishte konsideruar njė fortesė e padepėrtueshme.

Materiali nuk pėrmban tregues pėr spiunazh nė shkallė tė gjerė tek pėrdoruesit e smartphoneve, e megjithatė dokumentet nuk lėnė asnjė dyshim qė, nėse shėrbimi i fshehtė pėrcakton njė smartphone si njė objektiv tė mundshėm, do ta gjejė njė mėnyrė pėr tė siguruar hyrjen nė tė gjithė informacionin qė ai pėrmban. Megjithatė, ėshtė jo pak e sikletshme qė NSA shenjestron pajisje tė prodhuara nga kompani amerikane si Apple dhe Google. Rasti i BlackBerry nuk ėshtė mė pak delikat, pėrderisa kompania e ka qendrėn nė Kanada, njė prej shteteve tė aleancės “Me Pesė Yje” tė NSA-sė. Pjesėtarėt e kėtij grupi tė pėrzgjedhur kanė rėnė dakord tė mos angazhohen nė veprimtari spiunazhi kundėr njėri-tjetrit.

Shfrytėzimi i “Nomofobisė”

Nė kėtė rast, politika e mos-spiunimit nuk duket se gjen zbatim. Nė dokumentet qė lidhen me smartphone-t, nuk ka tregues qė kompanitė bashkėpunuar me vullnet me NSA-nė. Kur u kontaktuan, zyrtarėt e BlackBerry thanė se nuk ėshtė punė e kompanisė tė komentojė aludimet pėr pėrgjime nga ana e qeverive. “Deklaratat tona publike dhe parimet tanė kanė theksuar me kohė qė nuk ka “shtigje tė fshehtė” pėr platformėn tonė, bėri tė ditur kompania nė njė deklaratė. Google nxori njė deklaratė ku pohonte: “Nuk kemi dijeni pėr grupe pune tė kėtillė dhe ne nuk i ofrojmė asnjė qeverie akses nė sistemin tonė”. NSA vetė nuk iu pėrgjigj pyetjeve tė gjermanes Der Spiegel.

Duke shfrytėzuar celularėt inteligjentė, agjencia e zbulimit shfrytėzon qasjen e shkujdesur qė shumė pėrdorues kanė ndaj pajisjes qė zotėrojnė. Sipas njė prezantimi tė NSA, pėrdoruesit e smartphone-ve demonstrojnė “Nomofobinė”, ose “no mobile phobia”. I vetmi shqetėsim qė kanė shumė pėrdorues ėshtė se mos humbasin sinjalin. Njė prezantim i detajuar i NSA me titull “A ka objektivi yt njė smartphone?” tregon se sa shtrirje tė gjerė kanė metodat e survejimit tė celularėve iPhone tė prodhuara nga kompania Apple.

Nė tre raste tė ndryshėm, autorėt e prezantimit bėjnė njė krahasim me “1984″, romanin e Xhorxh Oruell qė flet pėr njė shtet tė survejimit, duke zbuluar kėshtu kėndvėshtrimin qė agjencia ka sot pėr celularėt inteligjentė dhe pėrdoruesit e tyre. “Kush e dinte nė 1984 se ky do tė ishte Big Brother…” pyesin autorėt duke iu referuar njė fotografie tė themeluesit tė Apple, Steve Jobs. Dhe duke komentuar mbi fotografitė e klientėve entuziastė tė Apple dhe pėrdoruesve tė iPhone, NSA shkruan: “… dhe zombie-t do tė bėheshin klientė qė paguajnė?”

Nė fakt, duke parė objektivat qė pėrcakton, NSA mund tė pėrzgjedhė njė spektėr tė gjerė tė dhėnash tė pėrdoruesve nga produkti mė joshės i Apple, tė paktėn nėse i beson rrėfimit tė vetė agjencisė. Rezultatet e dokumenteve tė agjencisė, tė bazuar nė shembuj tė ndryshėm janė mbresėlėnės. Ata pėrfshijnė fotografinė e djalit tė njė ish Sekretari tė Mbrojtjes qė i ka hedhur dorėn nė qafė njė gruaje, njė foto kjo qė ai e kish shkrepur me iPhone-n e tij. Njė seri fotografish tregojnė tė rinj dhe tė reja nė zona krize, duke pėrfshirė njė burrė tė armatosur nė malet e Afganistanit, njė afgan me miqtė e tij si dhe njė tė dyshuar nė Tailandė.

Tė gjithė kėto fotografi ishin shkrepur me iPhone. Njė fotografi e bėrė nė janar 2012 ėshtė veēanėrisht domethėnėse: Nė tė shfaqet njė ish zyrtar i lartė i njė vendi tjetėr, i cili sipas NSA, po relaksohet nė kolltukun e tij dhe po i bėn fotografi vetvetes – me iPhone. Pėr tė mbrojtur privatėsinė e tij, Spiegel ka vendosur tė mos ia bėjė tė ditur emrin.

Mundėsia e hyrjes nė materiale tė tillė ėshtė e ndryshme, por pjesa mė e madhe kalon nga njė departament i NSA, pėrgjegjės pėr operacionet e survejimit ndaj shėnjestrave qė kanė interes tė lartė. Njė prej mjeteve qė pėrdorin agjentėt amerikanė janė tė ashtuquajturit “back up” qė krijojnė vetė celularėt. Sipas njė dokumenti tė NSA, pikėrisht kėto dosje nė back up pėrmbajnė atė lloj informacioni qė u intereson analistėve, si lista e kontakteve, regjistrat e telefonatave si dhe draftet e mesazheve. Pėr tė dhėna tė tilla, analistėve nuk u duhet as hyrja nė iPhone, thotė dokumenti. Departamenti thjeshtė duhet tė infiltrojė kompjuterin e objektivit, me tė cilin sinkronizohet celulari inteligjent. Nėn titullin “aftėsia e iPhone”, specialistėt e NSA rendisin llojin e tė dhėnave qė mund tė analizojnė nė kėsi rastesh. Dokumenti thotė se ka programe tė vegjėl tė NSA, tė njohur si “script”-e, qė mund tė kryejnė mbikėqyrje nė 38 tipare tė ndryshėm tė iPhone 3 dhe 4. Ata pėrfshijnė hartėn, mesazhet zanorė dhe fotografitė, si dhe aplikacionet Google Earth, Facebook dhe Yahoo Messenger.

Analistėt e NSA janė veēanėrisht entuziastė pėr tė dhėnat e vendndodhjes gjeografike qė depozitohen nė smartphone dhe shumė prej aplikacioneve tė tyre, tė dhėna qė u mundėsojnė tė gjejnė vendndodhjen e njė pėrdoruesi nė njė kohė tė caktuar. Sipas njė prezantimi, ishte e mundur madje tė gjendej vendndodhja e njė personi pėr njė periudhė tė gjatė kohe, deri kur Apple e “eliminoi” kėtė “gabim” me versionin 4.3.3 tė sistemit tė vet tė operimit dhe e kufizoi memorien nė shtatė ditė.

Sėrish, “shėrbimet e vendndodhjes” qė pėrdoren nga shumė aplikacione tė iPhone, qė variojnė nga kamera, tek hartat dhe tek Facebook, janė tė dobishme pėr NSA. Nė dokumentet e shėrbimit tė fshehtė amerikan, analistėt shkruajnė se “volia” e pėrdoruesve garanton miratimin e tyre tė menjėhershėm kur aplikacionet i pyesin nėse mund tė pėrdorin vendndodhjen e tyre aktuale.

“Thyerja” e Blackberry

NSA dhe agjencia e vet partnere, britanikja GCHQ, u fokusuan me tė njėjtin intensitet edhe tek njė tjetėr lodėr elektronike: BlackBerry. Kjo ėshtė veēanėrisht interesante po tė kemi parasysh qė produkti i kompanisė kanadeze tregtohet tek njė grup i caktuar: kompani qė i blejnė pajisjet pėr punonjėsit e tyre. Nė fakt, pajisja, me tastierėn e saj tė vogėl, shihet mė shumė si njė mjet menaxherėsh, se sa si diēka qė terroristė tė dyshuar do tė pėrdornin pėr tė diskutuar mbi sulme potencialė.

Edhe NSA ka po kėtė vlerėsim, duke vėrejtur qė pajisjet Nokia kanė qenė tė favorizuara nė forumet e ekstremistėve, me Apple nė vendin e tretė dhe BlackBerry vetėm nė vendin e nėntė. Sipas disa dokumenteve, NSA kaloi disa vite nė pėrpjekje pėr tė pėrgjuar komunikimet nė BlackBerry, qė gėzojnė njė shkallė tė madhe mbrojtjeje, dhe ruan njė “Grup Pune BlackBerry” pikėrisht pėr kėtė qėllim. Por ciklet e shpejtė tė zhvillimit tė industrisė kanė lėnė disi prapa specialistėt, siē thuhet nė dokumentin e GCHQ qė mban shenjėn “top secret”.

Sipas dokumentit, problemet me pėrpunimin e tė dhėnave tė BlackBerry u hasėn papritur nė maj dhe qershor 2009, probleme pėr tė cilėt agjentėt “fajėsuan” njė metode tė re tė kompresimit tė tė dhėnave qė prodhuesi sapo e kish futur.

Nė korrik dhe nė gusht, ekipi i GCHQ i ngarkuar me kėtė rast zbuloi se BlackBerry kish blerė mė herėt njė kompani mė tė vogėl. Nė tė njėjtėn kohė, agjencia e shėrbimit tė fshehtė kish nisur studimin e kodit tė ri tė BlackBerry. Nė mars 2010, problemi mė nė fund u zgjidh, sipas rrėfimit tė burimeve tė brendshėm. “Champagne!”, thirrėn analistėt, duke i rrahur shpatullat njėri-tjetrit.

Shqetėsime pėr sigurinė

Dokumentet e brendshėm tregojnė se ky nuk ishte suksesi i vetėm kundėr BlackBerry, njė kompani qė u bėn marketing pajisjeve tė saj duke thėnė qė janė rezistente ndaj pėrgjimeve dhe mbikėqyrjes – dhe qė kohėt e fundit ka humbur njė pjesė tė madhe tė tregut pėr shkak tė gabimeve strategjikė, siē e vėren edhe NSA jo pa interes. Sipas njėrit prej dokumenteve tė brendshėm, nė njė kapitull tė quajtur “Tendencat” pėrqindja e punonjėsve tė qeverisė amerikane qė pėrdornin telefona BlackBerry ra nga 77 nė mė pak se 50% mes gushtit 2009 dhe majit 2012.

NSA konkludon se pajisjet e zakonshme tė konsumatorit janė duke zėvendėsuar gjithnjė e mė shumė tė vetmin smartphone tė certifikuar nga qeveria, duke i shtyrė analistėt tė shprehin shqetėsimet e tyre nė lidhje me sigurinė. Ata me sa duket supozojnė qė janė tė vetmit agjentė nė tė gjithė botėn qė janė nė gjendje tė “thyejnė” kodet e BlackBerry-sė.

Qė nė vitin 2009, specialistėt e NSA vėrejtėn se mundeshin tė “shihnin dhe lexonin” mesazhe teksti tė dėrguar nga telefona BlackBerry, dhe mund tė “mblidhnin dhe procesonin emaile BIS”. BIS do tė thotė BlackBerry Internet Service, qė vepron jashtė rrjeteve tė korporatave, dhe qė ndryshe nga tė dhėnat qė kalojnė prej shėrbimeve tė brendshėm tė BlackBerry, vetėm i kompreson por nuk i enkripton tė dhėnat.

Por edhe ky nivel mė i lartė i sigurisė nuk ishte imun ndaj aksesit prej NSA, tė paktėn sipas njė prezantimi me titull: “Objektivi yt po pėrdor BlackBerry? Po tani?” Prezantimi thekson qė komunikimet BES kėrkojnė njė operacion tė mbėshtetur prej departamentit tė posaēėm tė NSA-s me qėllim qė tė “ndiqet tėrėsisht objektivi”. Njė email nga njė institucion qeveritar meksikan, qė shfaqet nė prezantim nėn titullin “BES collection”, zbulon se kjo ėshtė zbatuar me sukses edhe nė praktikė.

Nė qershor 2012, dokumentet tregojnė se NSA ishte nė gjendje tė zgjeronte arsenalin e vet kundėr BlackBerry. Ata po rendisnin tashmė edhe “telefoninė me zė” mes “aftėsive tė tyre aktuale” domethėnė dy standardet tradicionale tė telefonisė sė lėvizshme nė Europė dhe nė SHBA, “GSM” dhe “CDMA”.

Por grupi i brendshėm i ekspertėve qė ishte mbledhur pėr njė “tryezė tė rrumbullakėt pėr BlackBerry-nė” ishte sėrish i pakėnaqur. Sipas dokumenteve, pyetja se ēfarė “gjėrash tė reja do tė doje tė shihje nė lidhje me BlackBerry” u hodh gjithashtu nė diskutim.

Edhe pse ēdo gjė nė materialet e NSA-s tregon pėr shfrytėzimin e kėtyre opsioneve, kompanitė e pėrfshira nuk ka gjasa tė habiten. BlackBerry ėshtė nė telashe dhe pėr momentin ėshtė e hapur pėr oferta pėr t’u shitur. Siguria mbetet njė prej pikave tė forta tė kompanisė edhe tek modelet e fundit, si Q10. Nėse tani bėhet e njohur qė NSA ėshtė nė gjendje tė spiunojė njėsoj edhe iPhone, edhe BlackBerry, atėherė pasojat mund tė jenė tė mėdha.

Pasoja qė shtrihet deri tek qeveria gjermane. Jo shumė kohė mė parė, qeveria nė Berlin dha njė kontratė tė madhe pėr komunikimin e sigurt nė celular brenda agjencive federale. Fituesi ishte BlackBerry.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi