Leximi i nishaneve nė fytyrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Leximi i nishaneve nė fytyrė

Mesazh  Luli prej 14.11.13 0:06

Leximi i nishaneve nė fytyrė



Zbuloni kuptimin e nishaneve nė fytyrėn tuaj, varėsisht nga pjesa e fytyrės nė tė cilėn paraqiten ato. Sė pari kontrolloni fytyrėn tuaj pėr nishane, e mė pas shikoni diagramin e mėposhtėm pėr t’i identifikuar ato tė fytyrės suaj dhe kuptimin qė kanė


Pozicioni nga 1 deri nė 3

Si fėmijė, jeni rebel dhe shpirtlirė. Ju keni njė kreativitet tė brendshėm, qė shfaqet mė sė miri kur jeni i lirė. Nė pėrgjithėsi tė tjerėt e pėlqejnė qasjen tuaj eksperimentale nė jetė. Nėse keni njė nishan kėtu, ju jeni mė i mirė pėr biznes.


Pozicioni 4

Jeni njė person impulsiv, shpesh reagoni me pompozitet qė ju bėn njė personalitet tė mirė, por mund ta keni tė vėshtirė kur ka shumė opsione. Keni tendenca tė jeni argumentues, por asnjėherė deri nė atė pikė sa tė mbani inat me dikė.


Pozicioni 5

Njė nishan mbi vetull tregon se keni shumė fat nė aspektin e parave, por qė duhet tė punoni mė shumė se tė tjerėt pėr t’i fituar ato. Tė gjitha tė ardhurat duhet t’i mbani fshehtė, pasi qė dikush qė ėshtė xheloz mund t’ju bindė qė ta ndani pasurinė me ta.


Pozicioni 6

Njė nishan kėtu tregon inteligjencė, kreativitet dhe aftėsi si njė artist. Talenti juaj artistik mund t’ju sjellė pasuri, famė dhe sukses. Ky tregon se keni fat, por suksesi ju vjen nėse jeni i guximshėm.


Pozicioni 7

Nishanet nėn vetull janė tregues tė argumenteve me familjarėt qė ju shkaktojnė dhimbje e mėrzi. Kjo do tė ndikojė nė jetėn dhe nė punėn tuaj. Duhet tė zgjidhni kėto probleme, nėse dėshironi tė ecni pėrpara.


Pozicioni 8

Ky nuk ėshtė njė pozicion shumė i mirė pėr njė nishan. Pozicioni juaj financiar do tė jetė nė mėnyrė konstante nėn stres, pėr shkak tė tendencave pėr tė shpenzuar sė tepėrmi. Ju gjithashtu keni njė varėsi ndaj pokerit. Flirtoni shumė me personat e gjinisė sė kundėrt.


Pozicioni 9

Ky pozicion sugjeron probleme seksuale. Ėshtė njė nishan i pafat dhe ju kėshilloheni qė ta largoni atė sa mė parė, pasi qė sjell njė paradė problemesh.


Pozicioni 10

Njė nishan qė gjendet nėn hundė, parasheh njė fat shumė tė madh. Ju jeni i rrethuar me familjen dhe do tė keni shumė fėmijė e nipėr. E keni mbėshtetjen e personave afėr jush dhe ndiheni i pėrmbushur emocionalisht dhe materialisht.


Pozicioni 11

Nishanet kėtu sugjerojnė njė tendencė pėr tė pasur shumė sėmundje. Ėshtė njė ide e mirė qė ta largoni kėtė nishan, sidomos nėse ėshtė i errėt dhe i madh. Pėrndryshe, nėse jeni femėr, pėrdorni shumė grim pėr ta mbuluar atė.


Pozicioni 12

Njė nishan kėtu, parashikon njė jetė tė suksesshme dhe shumė tė balancuar. Ka shumė mundėsi qė nuk do tė jeni vetėm i pasur, por edhe i famshėm. Ju do tė keni njė shtėpi tė kėnaqshme dhe njė familje tė mirė.


Pozicioni 13

Fėmijėt tuaj do tė jenė njė brengė e madhe nė jetėn tuaj. Marrėdhėnia me ta nuk do tė jetė e mirė. Nuk ka shumė gjėra qė mund tė bėni, veēse tė mėsoni tolerancėn.


Pozicioni 14

Njė nishan nė kėtė pjesė tė fytyrės tregon se jeni i ndjeshėm ndaj ushqimit qė mund tė jetė njė problem i madh nė jetėn tuaj. Ju mund tė keni edhe alergji ndaj disa ushqimeve tė caktuara, ose thjesht mund tė hani shumė.


Pozicioni 15

Jeni njė person qė gjithnjė ėshtė nė lėvizje dhe vazhdimisht ėshtė duke rinovuar e ridizajnuar shtėpinė. Ju pėlqen tė shihni vende tė reja dhe gjėra tė reja. Nuk jeni i lumtur, nėse qėndroni nė njė vend pėr shumė kohė.


Pozicioni 16

Duhet tė keni kujdes kur ėshtė fjala pėr ushqimin dhe pėr jetėn tuaj seksuale. Kėto janė dy brengat tuaja mė tė mėdha. Keni tendenca tė keni probleme me peshėn, gjė e cila mund t’ju bėjė tė jeni mė i dėshpėruar. Ju pėlqen romanca


Pozicioni 17

Ju do tė jeni njė person me rėndėsi tė madhe sociale. Jeni aktiv nė skenėn sociale dhe jeni njė person me aftėsi tė shkėlqyeshme komunikuese. Ka tendenca qė tė bėheni pak arrogant pėr suksesin tuaj, gjė qė mund t’jua humbasė emrin tuaj tė mirė.


Pozicioni 18

Jeni njė person qė ėshtė vazhdimisht nė lėvizje. Do tė udhėtoni shumė nė jetė, por duhet tė keni me vete mė shumė para, derisa kaloni detet e oqeanet, pasi qė nishani juaj preferon qėndrimin nė shtėpi.


Pozicioni 19

Ju keni fat me paratė dhe keni shumė miq tė mirė, kėshtu qė ky nishan ėshtė i mirė pėr ta pasur. Dobėsia juaj ėshtė ajo qė ju keni tendenca qė tė dorėzoheni shumė lehtė para sharmit tė personit tė gjinisė sė kundėrt.


Pozicioni 20

Njė nishan kėtu mund tė jetė shumė fatlum ose shumė fatkeq. Nėse keni njė nishan nė kėtė pjesė, jeni tė destinuar pėr famė ose pėr turp. Keni njė kreativitet dhe inteligjencė tė lartė, por talentet tuaja mund tė pėrdoren edhe pėr mirė, edhe pėr keq.


Pozicioni 21

Ky ėshtė njė nishan i mirė, pasi qė sugjeron shumė ushqim dhe pije gjatė tėrė jetės. Ky sjell gjithashtu famė dhe mirėnjohje.


Pozicioni 22

Jeta juaj ėshtė gjithnjė e lumtur dhe gjėrat shkojnė mirė pėr ju. Ju mund tė bėheni njė superyll sporti, nėse keni kėtė pasion. Nishanet nė fund tė vetullave sugjerojnė edhe se jeni njė person me autoritet dhe fuqi.


Pozicioni 23

Ju keni njė shkallė tė lartė inteligjence dhe jeni edhe i menēur nga librat, por edhe nga pėrvoja nė rrugė. Keni njė instinkt tė zhvilluar mbijetese dhe do tė keni njė jetė tė gjatė e kuptimplotė. Ju do tė jeni aktiv deri nė njė moshė shumė tė vjetėr.


Pozicioni 24

Ju do tė arrini famėn e pasurinė nė njė moshė tė re dhe kėshilloheni tė pėrdorni kėtė periudhė pėr tė siguruar moshėn tuaj tė vjetėr.


Pozicioni 25

Ju do tė kėnaqeni me njė tė ardhme tė mirė dhe me shumė fat, por duhet tė keni kujdes nga tepricat. Jeni tradicional nė personalitet dhe do tė keni njė jetė tė gjatė e tė frytshme.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi