Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Fikrro prej 13.11.13 20:55



-Jeni nė gjendje depresive!
-Keni ankthe!
-Keni stres apo ndryshim nė sjellje!
-Mendoni se keni magji!
-Keni probleme nė familje apo nė dashuri!
-Ju mundon ndonjė gjė!
-Keni frikė dhe qani pa arsye!


Tė gjitha kėto dhe shumė pyetje tė tjera sa i pėrketė psikologjisė dhe parapsikologjisė (gjendjes tuaj emocionale, sjelljeve dhe magjisė e fenomeneve tė pashpjeguara) mund ti konsultoni - zgjidhni me mua nė mesazhe private (nėse dėshironi tė jeni privat) ose tė konsultoheni hapur nė forum!

Ju mirėpres!

Fikrro
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Fikrro prej 15.11.13 3:59

Demet qe mund te sjellin ērregullimet stresore me origjinė traumatike!

Ērregullime stresore me origjinė traumatike mund tė shfaqen pas njė
ngjarje tė papritur dhe shumė tronditėse. Tė tilla mund tė jenė, pėr
shembull, luftat, torturat, keqtrajtimet, aksidente automobilistike tė
rėnda dhe fatkeqėsitė natyrore si tėrmetet, pėrmbytjet ose stuhi tė
mėdha. Nė tė tilla situata personi ose njė i afėrt i tij ndodhet nė rrezik
vdekje dhe situata ėshtė jashtė kontrollit.

Me kėto situata lidhet zakonisht njė ndjenjė e fortė pafuqishmėrie, frike, tmerri.
Personit i cili vuan prej ērregullimit stresor me origjinė traumatike, i
rikujtohet shpeshherė ngjarja tronditėse, e kjo si rezultat i shkakton
angėshti. Ėndrra tė frikshme qė pėrsėriten janė shumė tė zakonshme.
Ndonjėherė ngjarjet mund tė rijetohen sėrisht nė mėnyrė aq tė vėrtetė,
sa mund tė shfaqen edhe halucinacione.

Ai qė vuan prej ērregullimit stresor me origjinė traumatike i pėrjeton
ngjarjet traumatike me shumė angėshti dhe mundohet t’i shmanget
atyre. Kjo mund tė sjellė kufizime tė ndjeshme nė jetėn e pėrditshme.
Ndonjėherė ndodh qė personi ta ketė tė vėshtirė kujtimin e ngjarjeve
traumatike tė cilat thuajse janė fshirė nga mendja.

Me ērregullimin ka tė bėjė edhe vėshtirėsia pėr tė qenė nė shoqėrinė e njerėzve tė tjerė.
Kėta njerėz tė tjerė mund tė duken herė pas here tė huaj dhe tė
frikshėm. Ai qė vuan nga ērregullimi e ka shpeshherė tė vėshtirė tė
provojė ndjenja tė ngrohta dhe jeta i duket mė pa shpresė se
zakonisht. Ndonjėherė edhe gjėra tė zakonshme si kalimi i rrugės ose
tė ushqyerit duken tė vėshtira.

Me ērregullimet stresore me origjinė traumatike lidhen dhe vėshtirėsitė
nė fjetje. Ai qė vuan nga ērregullimet mund ta ketė tė vėshtirė tė flejė
ose mund tė zgjohet lehtė. Vėshtirėsia pėr tu pėrqendruar dhe
nervozizmi janė tė zakonshme. Personi ėshtė shpeshherė i eksituar
dhe tejet vigjilent ndaj ambientit qė e rrethon, ndonėse kjo nuk ėshtė
mė e nevojshme.

Me kėtė lidhet dhe shfaqja e ndjenjės se dikush po e
ndjek. Personi mund tė nxehet mė shpejt se zakonisht dhe tė
frikėsohet lehtė nga zhurma tė forta. Nga ana tjetėr stresi psikik
shkakton dhe ērregullime fizike, si dhimbje tė stomakut, tė gjoksit ose
dhimbje koke. Personi qė vuan nga ērregullimet stresore me origjinė
traumatike kalon nė fazat e zakonshme tė depresionit.

Simptomat e pėrshkruara mė lart janė tė zakonshme pas pėrvojave tė
vėshtira traumatike. Zakonisht bėhet fjalė pėr ērregullime stresore me
origjinė traumatike nė rast se simptomat zgjatin mė shumė se 1 muaj
pas traumės. Ndodh qė ndonjėherė simptomat tė zhduken
pėrkohėsisht dhe tė rishfaqen mė vonė gjatė jetės. Ērregullimi stresor
me origjinė traumatike pengon jo vetėm nė aktivitetet e jetės sė
pėrditshme, por dhe nė marrėdhėniet shoqėrore.

Si kurohet ērregullimi stresor me origjinė traumatike?

Ērregullimi stresor me origjinė traumatike ėshtė njė sėmundje qė zgjat,
prandaj dhe kurimi i tij kėrkon shumė kohė. Qėllimi i mjekimit ėshtė
zvogėlimi i angėshtisė dhe frikave tė tepėrta. Me kalimin e kohės fjetja
dalngadalė pėrmirėsohet. Nė pėrgjithėsi qėllimi ėshtė qė atyre qė
vuajnė nga ērregullimet tė rifitojnė aftėsinė pėr tė qenė aktiv dhe qė
ata tė mund tė kontrolljnė sjelljet e tyre, si dhe normalizimi i
marrėdhėnieve shoqėrore.

Nė terapinė e bashkėbisedimit sqarohet natyra e ērregullimit si dhe
dėmet e tij ndaj jetės sė pėrditshme. Nė mjekimet mė tė gjata e mė
intensive diskutohet shpesh rreth traumave dhe mė hollėsisht mbi
mendimet e ndjenjat qė i shoqėrojnė ato. Qėllimi i bashkėbisedimeve
ėshtė tė lirojė ngarkesėn psikike tė shkaktuar nga trauma, e cila
harxhon energjitė dhe shqetėson jetesėn normale. Bashkėbisedimet
mund tė duken nė fillim tė vėshtira dhe sikur i shtojnė simptomat, por
me kalimin e kohės ato tė ndihmojnė.

Shpeshherė ėshtė mirė tė ushtroheni nė tejkalimin e situatave qė
sjellin angėshti. Tė tilla ushtrime mund tė jenė pėr shembull, udhėtimi
me autobuz, ose takime me njerėz tė ndryshėm. Gjithashtu, me anė tė
ushtrimeve ēlodhėse mund tė ulni tensionin e tepėrt, ndėrkaq edhe
gjimnastika mund tė jetė e dobishme. Natyrisht, edhe fizioterapia
ndihmon nė kontrollimin e simptomave.

Pėr tė kuptuar lexuesit pse ndodhė co-varėsimi i anėtarėve tė familjes dhe i tė tjerėve tė cilėt merren me pėrkujdesjen e tė traumatizuarve, fillimisht po i qasemi nė vija tė trasha fenomenit tė traumės, ngjarjeve traumatike, ripėrjetimit tė tyre, shenjave (simptomave) dhe sjelljeve tė cilat shfaqėn te tė goditurit nga traumat.    

Terminologjia -  Fjala „traumė“ rrjedhė nga gjuha greke do tė thotė „plagė“, „lėndim“.

Ēka ėshtė trauma psikike ose psikotrauma - Trauma paraqet tronditje tė thellė psikike dhe pėr rrjedhojė edhe trupore pėr shkak tė ekspozimit tė tė goditurve ndaj ngjarjeve negative.    

Ēka godet trauma/procesi traumatik/ - Procesi traumatik i godet tė gjitha rrafshėt e qenies njerėzore: rrafshin psikik, biologjik dhe social, duke e cenuar kėsisoj seriozisht paprekshmėrinė e integritetit psikofizik tė tė goditurit.

Cilat janė ngjarjet traumatike - Traumatike/traumatizuese/ janė vetėm ato ngjarje tė cilat me forcėn e tyre goditėse i tejkalojnė aftėsitė pėrballuese tė tė goditurve

Disa shembuj tė ngjarjeve traumatike - Katastrofat e natyrės, fatkeqėsitė e shoqėruara me lėndime tė rėnda trupore, luftėrat, masakrat, pėrdhunimet,  pėrndjekjet politike,  torturat nėpėr burgje, pengmarrjet, kėrcėnimet pėr vdekje, torturat fizike e psikike, poshtėrimet etj.,  paraqesin vetėm disa nga ngjarjet e shumta traumatike.

Ēka shkaktojnė ngjarjet traumatike - Ngjarjet traumatike tė goditurve qė me rastin e ndodhjes sė tyre por edhe me vonė me rastin e ripėrjetimit, u shkaktojnė stres tė jashtėzakonshėm bashkė me  ndjenjėn e frikės, tė tmerrit dhe tė mosqenit tė ndihmuar (nga tė tjerėt), gjė qė shpie nė humbjen e besimit themeltar ndaj tė tjerėve, njerėzve.

Ēka ėshtė stresi traumatik- Fjala Stres rrjedhė nga fjala latine Stringere qė do tė thotė tendosje. Nė rastin konkret stresi traumatik paraqet tendosjen fizike dhe psikike ekstreme tė tė goditurve nga veprimi i ngacmuesve tė jashtėm stres-shkaktues (stresoret).

Pse ndodh stresi traumatik – Stresi traumatik ndodhė si njė reaksion automatik dhe i pavetėdijshėm i tė goditurve me qėllim tė pėrballimit sa mė tė suksesshėm tė faktorėve stresogjen  prezent brenda ngjarjeve traumatike. Njė ngjarje traumatike pėrmban disa/shumė/ngacmues stres-shkaktues (stresogjen).

Ēka ndodhė me sistemin hormonal - Qė me rastin e  veprimit tė faktorėve stresogjen tė ngjarjes traumatike dhe mė pas me rastin e ripėrjetimit tė ngjarjes traumatike, organizmi i njeriut liron nė mėnyrė tė automatizuar sasi tė mėdha tė hormonit adrenalin, i cili i fuqizon tė gjitha funksionet trupore dhe psikike pėr t`u pėrballur tė goditurit sa mė suksesshėm me faktorėt stresogjen. Nė rastet kur faktorėt stresogjen janė shumė tė fuqishėm strukturat e trurit lirojnė sasi tė mėdha tė morfinave tė  brendshme, tė njohura si endorfina, tė cilat i topitin emocionet dhe ndjesitė trupore deri tė tė goditurve sipas rastit deri nė minimum. Njė kohė pas veprimit tė faktorėve stresogjen dhe nė vazhdimėsi me rastin e ripėrjetimit tė tyre, organizmi i njeriut reagon edhe duke prodhuar e liruar nė sasi tė mėdha tė hormonit kortizon, i cili pėr dallim nga hormoni adrenalin i relakson dhe i dobėson shumė funksione psikike dhe trupore tė tė goditurve.

Kur mbizotėron adrenalina - Nėse nė momentin e veprimit tė faktorėve stresogjen mbizotėron hormoni adrenalinė, tė goditurit ose iu kundėrvihen faktorėve stresogjen (luftojnė me ta  pėr ti mundur), ose ikin prej tyre pėr tė shpėtuar.  

Kur mbizotėrojnė endorfinat - Nėse me rastin e goditjes sė faktorėve stresogjen mbizotėrojnė endorfinat (morfinat e brendshme), tė goditurit  nė mungesė tė frikės ose vazhdojnė tė pėrballėn edhe mė suksesshėm me faktorėt stresogjen pėr ti mundur ata, ose pėr shkak tė topitjes emocionale dhe trupore dorėzohen dhe nuk ndėrmarrin asgjė.

Si reagon i godituri nė momentin e stresit ekstrem - I godituri nė momentin e stresit ekstrem akut dhe tė pėrsėritur nėpėrmjet tė ripėrjetimit tė ngjarjes traumatike, nė varėsi tė hormoneve tė lartpėrmendura: ose reziston/lufton/; ose ikė; ose dorėzohet.

Ēfarė ndodhė me trurin - Me rastin e ndodhjes sė ngjarjes traumatike ose me rastin e ripėrjetimit tė tyre, proceset normale pėrpunuese tė trurit ngushtohen ose bllokohen, kurse proceset abnormale pėrpunuese tė trurit prodhojnė simptome psikike dhe trupore tė traumės. Proceset abnormale tė trurit kanė tė bėjnė me veprimin e sasive jonormale (tė mėdha) tė hormonit adrenalin dhe tė endorfinave qė prodhojnė strukturat e caktuara tė trurit qė nė momentin e parė tė veprimit tė ngjarjes traumatike dhe me rastin e ripėrjetimit tė mėpastajmė tė saj.

Nga ēka varet pėrpunimi /procesimi/  i mirė apo i keq traumatik - Procesimi  i mirė (pėrballues, shėrues) ose i keq (pėrkeqėsues, sėmurės) traumatik, varėt drejtpėrdrejt nga shkalla normalitetit apo e abnormalitetit tė funksioneve tė trurit me tė cilat ai iu qasėt ngjarjeve traumatike, dhe jodrejtpėrdrejt nga faktorėt rrethanor brenda tė cilėve jetojnė tė goditurit nga ngjarjet traumatike.  

Pse trauma emėrtohet si “traumė psikike” - Ndonėse trauma pėrveē rrafshit psikik e godet edhe rrafshin trupor e social tė tė goditurit, megjithatė, duke pasur parasysh se ajo mė sė shumti e godet rrafshin psikik, duke pasur parasysh se pikėrisht ky rrafsh e pėrjeton traumėn qė me rastin e ndodhjes sė saj, si dhe me qėllim tė  pėrpunimit edhe e ripėrjeton atė edhe mė vonė, trauma quhet psikike.      

Kur dhe pse ndodhė trauma psikike - Trauma psikike ndodhė sa herė qė fuqia e ngjarjes goditėse ėshtė mė e madhe se fuqia pėrballuese e tė goditurit.

Kur dhe pse nuk ndodhė trauma psikike - Trauma psikike nuk ndodhė sa herė qė fuqitė pėrballuese tė tė goditurit janė mė tė mėdha se fuqia goditėse e ngjarjeve traumatike.

Pasojat e traumės psikike - Pasojat e traumės mund tė janė tė lehta, mesatare dhe tė rėnda, pėrkatėsisht afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Pse ndodhė ripėrjetimi i traumės - Meqėtrauma /ngjarja traumatike/ėshtė e dhimbshme, e keqe dhe pėr rrjedhojė edhe e papranueshme/e paakseptueshme/, truri pėrpiqet qė atė nėpėrmjet tė ripėrjetimit ta pėrpunojė pėr ta bėrė atė mė pak tė dhimbshme, mė tė pranueshme dhe mė tė akseptueshme.

Rrjedhat e pėrpunimit tė traumės - Rrjedha e pėrpunimit tė traumės sipas rastit mund tė jetė e mirė dhe e suksesshme duke pėrfunduar me “shėrimin” e saj, dhe sipas rastit mund tė jetė e keqe dhe e pasuksesshme duke pėrfunduar me pėrkeqėsimin dhe mos-shėrimin e saj.

Ēka ėshtė procesimi traumatik - Procesimi traumatik ėshtė vet pėrpunimi i traumės nėpėrmjet tė ripėrjetimit, proces ky i cili kryesisht ndodhė  nė mėnyrė tė nėnvetėdijshme e tė pavetėdijshme dhe tė automatizuar dhe pjesėrisht  nė mėnyrė tė vetėdijshme  dhe i ndikuar nga vullneti i tė goditurit dhe i tė tjerėve tė cilėt e pėrkujdesin atė si p.sh: psikoterapeutėt etj.

Si ndodh ripėrjetimi i traumės - Ripėrjetimi i traumės ndodhė papritmas nė formėn e shkreptimės (angl.“Flashback“) sikur ngjarja traumatike ėshtė duke ndodhur rishtazi „tani dhe kėtu“. Me kėtė rast tė goditurit i shfaqen parasysh  sekuencat mė tė tmerrshme tė ngjarjes traumatike tė cilat e tronditin atė rishtazi aty pėr aty si dikur kur ngjarja ka ndodhur realisht, me ē’rast sėrish ndodhin ndryshme tė shpejta hormonale  si me rastin e stresit akut.

Kur ndodhė ripėrjetimi i vrullshėm  shkreptimė - Ripėrjetimi i vrullshėm shkreptimė ndodhė sa herė qė tė goditurit  konfrontohen papritmas me ngacmues tė jashtėm (“ēelėsa ngacmues”) apo mendime tė cilat nė mėnyrė automatike dhe tė pakontrolluar shpien nė ripėrjetimin e ngjarjes traumatike e cila ka ndodhur “dikur dhe atje”.

Ēka janė ēelėsat ngacmues/Trigger/ - Ēelėsat ngacmues  paraqesin ngacmime tė jashtme tė ngjashme me ato tė ngjarjes traumatike me tė cilėt tė goditurit konfrontohen rastėsisht dhe papritur gjatė pėrditshmėrisė, duke rrėshqitur kėsisoj nė mėnyrė automatike nė ripėrjetimin e sekuencave me tė tmerrshme dhe me tė dhimbshme tė ngjarjes traumatike tė ndodhur „dikur dhe atje“, nė njė kohė dhe nė njė vend tjetėr.

Si veprojnė ēelėsat ngacmues - Ēelėsat ngacmues  veprojnė si shkase pėr riaktivizimin e ripėrjetimit tė vrullshėm tė ngjarjes traumatike. Kėshtu, pėr tė  goditurit nga veprimet e dhunshme tė forcave policore ėshtė e mjaftueshme qė ata tė shohin rastėsisht njė grup policėsh nė rrugė, qė tė rrėshqasin automatikisht nė ripėrjetimin e ngjarjeve tė tyre traumatike tė shkaktuara nga dhuna policore. Ose pėr tė goditurit tė cilėt janė traumatizuar nga bombardimet me avion ushtarak, ėshtė e mjaftueshme qė ta dėgjojnė kumbimin e kėmborės sė kishės qė ata tė rrėshqasin nė ripėrjetimin e ngjarjeve tė tyre gjatė bombardimeve. Ose pėr njė grua tė dhunuar seksualisht mjafton qė ajo ta shohė njė person tė ngjashėm me dhunuesin dhe ajo tė rrėshqasė nė ripėrjetimin e dhunimit tė saj.    

Pse ripėrjetohet trauma psikike - Trauma psikike ripėrjetohet sepse nė strukturat e trurit ka mbetur „gjurma“  („mostra“) e saj e memoruar dhe e papėrpunuar („e pashėruar“), e cila riaktivizohet sa herė qė i godituri konfrontohet me „ēelėsa ngacmues“ tė cilėt e ngacmojnė atė papritur.

A shėrohet trauma psikike - Trauma psikike nėpėrmjet tė pėrpunimit tė saj terapeutik nė masė tė konsiderueshme mund tė pėrmirėsohet dhe „shėrohet“ por jo plotėsisht, sepse „gjurma“ traumatike dhe impakti i saj tejet negativ nuk „fshihen“ asnjėherė plotėsisht.

Ēka ndėrmerr i traumatizuari - I traumatizuari pėr t`i ikur ripėrjetimit tė ngjarjes traumatike e pėrdorė „strategjinė e shmangies“ nga „ēelėsat ngacmues“ tė cilėt janė tė shumtė nė ambientin rrethues. Kjo me fjalė tė tjera do tė thotė se tė goditurit nga traumat psikike  pėr t`iu shmangur mundėsive tė ripėrjetimit traumatik izolohen nga ambienti rrethues dhe nga kontaktet sociale etj.

Ēka i dėmton mė sė shumti tė traumatizuarit - Tė traumatizuarit i dėmton mė sė shumti ripėrjetimi vrullshėm, i papritur dhe kaotik si shkreptimė (Flashback) i ngjarjes sė dikurshme traumatike gjatė ditės dhe ripėrjetimi i ngjarjes traumatike dhe i ngjarjeve tė tjera jo tė mira nėpėrmjet tė ėndrrave tė llahtarshme gjatė natės nė gjumė.

A ėshtė e dėmshme strategjia e shmangies -  Ndonėse nėpėrmjet tė strategjisė/strategjive/ sė shmangies tė traumatizuarit nė njėfarė mase pėrfitojnė sepse i ripėrjetojnė mė pak e mė rrallė ngjarjet traumatike, megjithatė, kjo strategji ėshtė e dėmshme, sepse tė goditurit nėpėrmjet saj shmangėn dhe izolohen edhe nga ngjarjet e mira dhe risitė pozitive qė sjellė jeta, e pėr tė cilat ata edhe nė funksion tė shėrimit nga trauma kanė nevojė.  

Pse ėshtė i dėmshėm ripėrjetimi traumatik- Ripėrjetimi traumatik i vrullshėm dhe kaotik ėshtė i dėmshėm sepse ai   pėr tė goditurit ka efekt ritraumatizues, efekte kėto tė cilat me kalimin e kohės pasojnė edhe me ndryshime strukturore nė pjesė tė caktuara tė trurit.

Ēka ėshtė ripėrjetimi dhe rikujtimi terapeutik - Ripėrjetimi dhe rikujtimi terapeutik ka tė bėj me  ripėrjetimin dhe rikujtimin e ngjarjeve traumatike me rastin e terapive psikike/psikoterapive.  

Pse ėshtė i dobishėm ripėrjetimi dhe rikujtimi terapeutik- Ripėrjetimi dhe rikujtimi terapeutik i ngjarjes traumatike ėshtė i dobishėm sepse ai nė masė mė tė vogėl  rrjedhė si ripėrjetim i vrullshėm (si Flashback) dhe i dėmshėm, kurse nė masė mė tė madhe rrjedhė si rikujtim i qetė /mė i qetė/mė pak i padėmshėm.

Kur “shėrohet” trauma - Trauma “shėrohet” kur edhe sekuencat e saj mė tė tmerrshme mund tė tregohen nga tė goditurit duke mos u shoqėruar me ripėrjetim tė thellė dhe tė vrullshėm traumatik, por tregohen si njė rikujtim i cili sado i tmerrshėm qė ka qenė, megjithatė, i takon tė kaluarės dhe realisht s`ėshtė mė.



Simptomet (shenjat) dhe sjelljet e tė traumatizuarve

   Tė traumatizuarit vuajnė nga njė sėrė simptomash (shenjash) dhe sjelljesh traumatike tė cilat  tė shumtėn e herėve vijnė nė kundėrshtim me ambientin rrethues, normat e tė lejueshmes dhe tė tolerueshmes brenda shoqėrisė.

  Shenjat dhe sjelljet kryesore tė cilat e karakterizojnė pėrditshmėrinė e tė traumatizuarve janė si mė poshtė:

- Gjatė ditės tė traumatizuarit iu nėnshtrohen ripėrjetimeve shkreptimė (Flashbak) tė ngjarjes/ngjarjeve traumatike tė  iniciuara nga „ēelėsat ngacmues“ prezent nė ambientin jetėsor/rrethues/. Nė momentin e ripėrjetimit tė traumatizuarit ndjehen tė frikėsuar e tė rrezikuar si nė momentin kur ngjarja traumatike ka ndodhur realisht. Ata reagojnė me frikė, ndjehen tė pa ndihmuar, tė mundur dhe tė pafuqishėm. Tėrė kjo shoqėrohet edhe me shenja trupore:  me rrahje tė shpeshta tė zemrės, frymėmarrje tė shpejtuara, trembje, tendosje e dridhje trupore, ose me pafuqi trupore sipas rastit deri nė alivanosje.    

- Gjatė natės tė traumatizuarit i nėnshtrohen ripėrjetimit tė ngjarjes/ngjarjeve/ traumatike nėpėrmjet tė ėndrrave tė llahtarshme me pėrmbajtje tė keqe. Ata zgjohen nga ėndrrat e tilla tė djersitur e tė frikėsuar, sipas rastit edhe duke kėrcyer nga shtrati e duke lėshuar britma dhe duke i frikėsuar me kėtė rast edhe anėtarėt e familjes.

- Meqė ngjarja traumatike ka qenė e frikshme, e papritur dhe e rrezikshme, tė traumatizuarit manifestojnė reaksione tė shpejta  dhe tė automatizuara tė frikės ndaj secilit ngacmim tė jashtėm siē janė: britmat, kėrcitjet, krismat, tonet, sirenat e makinave, tingėllima e ziles nė derė, cingėrima e telefonit etj.

- Reaksionet  e tilla  me frikė janė shumė mė tė mėdha se sa shkalla reale e ngacmimit. Kėshtu  njė kėrcitje e vogėl  pasohet me njė trembje (kėrcim) tė madh trupor.

- Meqė ngjarja traumatike ka paraqitur rrezikshmėri sipas rastit edhe pėr vdekje, tė traumatizuarit reagojnė me zemėrim dhe syqeltėsi (vigjilencė)  maksimale ndaj secilės situatė e ngjarje edhe kur ajo paraqet rrezikshmėri minimale. Populli thotė: „i ka djegur tambli e frynė kosit!“.

- Meqė ripėrjetimi i ngjarjes traumatike ėshtė i vėshtirė tė traumatizuarit pėrpiqen qė ti shmangėn ripėrjetimit tė saj nėpėrmjet tė strategjisė sė shmangies:  

- Kėshtu ata shmangėn nga mendimet dhe ndjesitė tė cilat shpien nė ripėrjetim tė ngjarjes traumatike, shmangėn nga vendi ku ka ndodhur ngjarja traumatike ndonjėherė deri nė mosdalje nga shtėpia, si dhe shmangėn nga  rikujtimet e dhimbshme ndonjėherė edhe nėpėrmjet tė „harresės“ sė pjesėrishme tė ngjarjes traumatike.

- „Harresa“ e pjesėrishme ose e plot e ngjarjes traumatike realizohet me zhvendosjen dhe ndrydhjen e historisė sė saj nga vetėdija nė nėnvetėdije e pavetėdije. Zhvendosje-ndrydhja e ngjarjeve traumatike nė nėnvetėdije ose nė pavetėdije bėn qė tė traumatizuarit tė manifestojnė shenja dhe sjellje traumatike pėr tė cilat ata nuk kanė shpjegim e nuk janė tė vetėdijshėm.

- Zhvendosje-ndrydhjet e tilla tė ngjarjeve traumatike ndodhin sidomos te fėmijėt tė cilėt ngjarjet traumatike sipas rastit i kanė tė „harruara“ plotėsisht.  „Harresat“ e tillė e ngjarjeve traumatike bėnė qė kur ata fėmijė rritėn dhe tė moshohen tė manifestojnė shenja dhe sjellje traumatike pėr tė cilat nuk kanė shpjegim dhe nuk janė tė vetėdijshėm.

- Strategjia e shmangies ėshtė e dėmshme sepse shpie deri te izolimi dhe komunikimi i vėshtirėsuar dhe i pakėt i tė traumatizuarve me rrethin shoqėrorė brenda tė cilit kanė jetuar dhe jetojnė.

- Izolimi dhe komunikimi i pakėt me tė tjerėt bėn qė tė traumatizuarit tė mos marrin pjesė nė ngjarjet negative ose pozitive tė tė tjerėve, gjė qė nuk akseptohet nga rrethi i ngushtė dhe i gjerė familjar, nga kolegėt e punės dhe nga miqtė e  dikurshėm.

- Mė tej tė traumatizuarit vuajnė nga gjendjet me topitje emocionale tė cilat shoqėrohen me aftėsi tė kufizuara pėr t`u gėzuar, pėr tė dashur, pėr tu pikėlluar etj. Ata duan qė tė kenė emocione por ato nuk u vijnė nė shprehje sepse i kanė tė topitura (tė ngurtėsuara) pėr shkak tė procesit tė pėrkeqėsuar traumatik.  

- Topitjet e tilla emocionale paraqesin po ashtu njė strategji tjetėr shmangėse pėr tė mos i ripėrjetuar tė traumatizuarit ngjarjet e kėqija traumatike me dhembje dhe emocione ekstreme, por topitja e tillė emocionale bėnė qė ata tė mos i pėrjetojnė dhe shijojnė emocionalisht edhe ngjarjet e mira aktuale dhe ato tė sė kaluarės.

- Mė tej, tė traumatizuarit ngjarjet e mira dhe tė suksesshme tė sė kaluarės nuk mund ti ripėrjetojnė sepse ripėrjetimi i tyre i mirė ėshtė „mbuluar“ nga ripėrjetimi i keq i ngjarjes/ngjarjeve/traumatike, dhe sepse ngjarjet e mira tė sė kaluarės tani mė e kanė humbur edhe kuptimin e mirė  tė dikurshėm i cili ėshtė „mbuluar“ me kuptimin e keq tė ngjarjes/ngjarjeve/traumatike.

- Meqė ngjarjet e mira tė sė kaluarės paraqesin gėzime dhe suksese ato njihen si pasuri (resurse) shpirtėrore dhe shėruese tė cilat tė traumatizuarit nuk i shfrytėzojnė pėr pėrmirėsimin dhe „shėrimin“ e tyre. Kjo ėshtė arsyeja pse psikoterapeutėt tė cilėt i trajtojnė tė traumatizuarit, ndėr tė tjera  pėrpiqen qė atyre t`ua rizgjojnė dhe t`ua sjellin nė kujtesė e nė jetė ngjarjet e mira tė sė kaluarės.  

- Nga ana tjetėr, tė traumatizuarit sipas rastit vuajnė edhe nga gjendjet disociative siē janė ato stuporoze, me ē`rast lėvizjet trupore tė vullnetshme, tė folurit dhe reaksionet  ndaj  ngacmuesve tė jashtėm siē ėshtė drita, zhurmat etj. janė tė zvogėluara ose nuk ndodhin fare; ose ata vuajnė nga gjendjet amnestike, me ē`rast tė traumatizuarve iu mungon pjesėrisht ose plotėsisht kujtesa pėr tė kaluarėn e tyre jetėsore dhe sidomos kujtesa pėr ngjarjen traumatike etj. Edhe “harresa” e tillė e kryesisht e pavetėdijshme paraqet njė strategji shmangėse dhe njė mekanizėm mbrojtjes psikik qė tė traumatizuarit ti ikin ripėrjetimit tė vėshtirė tė ngjarjeve traumatike.

- Shumica e tė traumatizuarve bien vonė nė gjumė (nė mesnatė apo pas mesnatės) dhe zgjohen vonė nga gjumi, sipas rastit nė kohėn e drekės, tė shumtėn e herėve pa asnjė vullnet e pa asnjė shpresė pėr jetė.

- Sidomos nė orėt e paradites shumica e tė traumatizuarve janė pasiv e depresiv, tė pėrfjetur, tė lodhur, tė bezdisur, shfaqin harresė, koncentrim, vėmendje dhe perceptim tė ulėt, mosvullnet, mosdurim, mosdėshirė pėr komunikim etj.

- Pasdite dhe nė mbrėmje tė traumatizuarit sipas rastit ndihėn diēka mė mirė, kurse natėn tė shumtėn e herėve janė aktiv, iu dorėzohen fantazive dhe nuk flenė deri vonė, ndėrkohė qė gjumi i ditės sidomos tė traumatizuarve iu bėn keq.

- Shumica e tė traumatizuarve nuk marrin ushqim rregullisht, janė indiferent ndaj vetės ndonjėherė deri nė vetbraktisje dhe nuk kanė vullnet dhe durim pėr tė mėsuar diēka tė re, qė i bėn mirė si procesit jetėsor, ashtu edhe procesit tė „shėrimit“ tė tyre nga trauma.

- Me qė ngjarjet traumatike kanė pasur pėrfundime tė kėqija shumica e tė traumatizuarve vuajnė nga mendimet negative dhe pėr rrjedhojė ata secilės ngjarje tė ndodhur mė vonė ia parashikojnė pėrfundimin e keq. Kėshtu ata sipas rastit  edhe marrin masa  pėr parandalimin e pėrfundimet e kėqija tė ngjarjeve tė ndryshme, sepse nuk dėshirojnė tė konfrontohen sėrish me  ngjarje  me pėrfundime tė   kėqija siē kanė qenė ato tė ngjarjeve traumatike tė pėrjetuara prej tyre.

- Pjesa mė e madhe e tė traumatizuarve manifeston sjellje konfliktuoze dhe sipas rastit edhe agresive ndaj tė tjerėve: anėtarėve tė familjes, partneres/partnerit, fėmijėve, ish-kolegėve dhe ish-miqve etj. Kjo ndėr tė tjera ndodhė edhe pėr shkak tė identifikimit tė pavetėdijshėm me  tutorėt/torturuesit/ e tyre.

- Procesi traumatik sipas rastit herė mė pak e herė mė shumė ua ndryshon tė traumatizuarve karakterin. Kėshtu, i traumatizuari i cili dikur ka qenė jokonfliktuoz, i brishtė, fjalėmirė dhe pajtues, pas pėrjetimit tė traumės mund tė bėhet konfliktuoz, i egėrsuar, fjalėkeq dhe destruktiv nė raport me tė tjerėt etj. Ose i traumatizuari i cili dikur e ka besuar Zotin, pas pėrjetimit tė traumės nuk e beson mė, sepse e pyet vetėn „ku ishte Zoti qė nuk mė ndihmoi kur e pata mė sė keqi!“, ose edhe e kundėrta, i traumatizuari i cili mė parė nuk e ka besuar Zotin, pas pėrjetimit tė traumės e beson atė sepse thotė “po tė mos ishte ndihma dhe dėshira e Zotit nuk do tė kisha shpėtuar i gjallė por do tė kisha vdekur!” etj.

- Ajo qė tė traumatizuarit i mundon mė sė shumti ėshtė pyetja „pse“: Pse mė ndodhi ngjarja!; pse pikėrisht mua mė ndodhi!; asnjė tė keqe s`ia kamė bėrė askujt, prandaj pse dhe me ndodhi! etj.  Meqė pyetja pse me kėtė rast s`ka pėrgjigje, ajo rezulton brenda tė goditurve me zemėrim, hidhėrim, mospajtim dhe emocione tjera tė dėmshme.  

- Pyetja pse ka tė bėj me mosakseptimin e ngjarjes traumatike, pėrkatėsisht me mosgatishmėrinė dhe me paaftėsinė e tė  goditurve, qė ata ngjarjet traumatike t`i integrojnė brenda historisė sė tyre jetėsore, si ngjarje tė cilat sado tė kėqija qė tė kenė qenė, megjithatė janė tė tyre, u takojnė atyre dhe janė pjesė e jetėve tė tyre.

- Meqė jeta e tė traumatizuarve vazhdimisht pėrkeqėsohet, njė pjesė e tyre pėr ta relaksuar dhe „shėruar“ vetėn  fillon tė marrė (konsumoj) substanca varėsuese, sipas rastit: duhan, ose alkool, ose droga ilegale: hashash, ose marihuanė, heroinė, ose kokainė etj. Konsumimi i mjeteve varėsuese e komplikon ekstremisht rrjedhėn e mėtejshme jetėsore tė tė goditurve dhe tė anėtarėve tė familjes tė cilėt e pėrkujdesin atė.    

- Nė rastet mė tė kėqija tė traumatizuarit pėr shpėtuar (ikur) nga jetėt e tyre mizerabėl duan qė tė bėjnė vetėvrasje, qoftė nė mėnyrė  pasive duke pėrdoruar mjeteve varėsuese, qoftė nė mėnyrė aktive duke ia marr vetės jetėn nė mėnyra tė ndryshme.

Por jo tė gjithė tė traumatizuarit vuajnė nga tė gjitha shenjat(simptomat) dhe sjelljet e tilla traumatike. Manifestimi i   tyre  shėnon edhe rėnie-ngritje, periudha pėrkeqėsimi e pėrmirėsimi. Se ēfarė shenjash, sjelljesh dhe rrjedhash traumatike do tė manifestoj i traumatizuari varėt nga shumė faktor individual e rrethanor: Nėse ata kanė apo nuk kanė predispozita pėr ērregullime psikike, nėse janė trajtuar ose jo me terapi adekuate dhe me kohė, dhe nėse i kanė ose  jo tė plotėsuara nevojat ekzistenciale minimale apo optimale pėr jetė etj.  

Shenjat dhe sjelljet e lartpėrmendura traumatike mund tė ndodhin nė tėrėsinė e tyre kryesisht te ata tė traumatizuar tė cilėt kanė predispozita pėr ērregullime psikike, qė nuk janė trajtuar me terapi adekuate dhe qė kanė mungesė tė kushteve minimale ose optimale jetėsore.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Fikrro prej 15.11.13 21:32

Zgjimi nė mes tė natės pa mundur tė merrni frymė dhe pa mundur tė lėvizni? Ja arsyeja.



Ka patur shume raste vdekjesh kur personi ishte ne gjume dhe nuk u zgjua me. Mjeket gjejne shpjegimet e tyre ndersa legjendat dhe folkloret kane shpjegimet e tyre per kete fenomen.
Besoj se te gjithe ne nje moment te jetes e kane provuar ate ndjesine e tmerrshme kur zgjohesh nga gjumi ne mes te nates dhe nuk merr dot fryme.

Nje "hag", ose "shtrige e keqe" ose cfaredolloj emri tjeter qe t'i vihet, pasi ne cdo vend i kane vene nga nje emer te ndryshem, ishte nje shpirt makthesh ne folklorin Britanik dhe folklorin e Amerikes Veriore Anglofone. Me gjithe varietetin ne emra, kjo qenie eshte e njejte me "mbare" Anglo-Saksone; nje qenie me rrenjet ne supersticionin antik Gjermanik dhe shume i lidhur me "mara" Skandinave.

Edhe ne vende te tjera, edhe pse pershkrimi ndryshon thelbi mbetet po i njejte.
Sipas folklorit, kjo qenie ulej ne kraharorin e personit i cili ishte ne gjume dhe i dergonte atij/asaj makthe. Kur subjekti ngrihej, ai ose ajo ishte i paafte qe te merrte fryme apo edhe te levizte per nje periudhe te shkurter kohe. Ne kohet e tanishme kjo gjendje eshte quajtur paralize ne gjume, por ne besimet e vjetra besohet se ka qene faji i "hag".

Ne disa variante te tjera te folklorit, ndodhte edhe qe qenia te ulej ne kraharor duke i marre frymen personit qe qe ne gjume deri sa ai/ajo te vdiste.

Ne mitologjine Irlandeze dhe Skoceze, Cailleach eshte nje perendeshe "hag" e lidhur me krijimin, korrjen, motin dhe sovranitetin. Ne partneritet me perendeshen Bride, ajo eshte nje perendeshe sezonale; Cailleach drejton muajt e dimrit, ndersa Bride muajt e veres. Ne Skoci nje grup "hags"-esh te njohur si Cailleachan (Hag-et e rrufese) jane pare si personifikimi i fuqive elementare te natyres, vecanerisht ne nje aspekt shkaterrues.
Ne mitologjine Irlandeze hag-et jane figura sovraniteti. Me e zakonshmja eshte qe nje hag eshte figura e keqe e perralles, ndersa heroi i perralles duhet t'i afrohet pa frike, dhe te filloje ta doje ate me githe te keqen qe ka. Kur heroi tregon kurajo, dashuri dhe pranin te anes se saj te keqe, hag-u me pas kthehet ne nje perendeshe te re dhe te bukur.

Ne folklorin Persian, Bakhtak ka te njejtin rol ashtu si edhe hag-u ne folklorin Britanik. Bakhtak-u ulet ne kraharorin e nje personi qe eshte ne gjume dhe duke i shkaktuar atyre pengese ne frymarje apo ne levizje qe mund te coje deri ne vdekje. Ne gjuhen moderne Persiane fjala Bakhtak perdoret edhe ne menyre metaforike per t'ju referuar maktheve.

Shume histori te frikshme ne lidhje me kete krijese jane treguar dhe perdorur per te frikesuar femijet ne menyre qe ata te silleshin mire.
Megjithate, te dhenat qe jane arritur te mblidhen, nuk jane te mjaftueshme per ta bere te qarte nese kjo krijese eshte nje grua e vjeter e shemtuar qe ka mesuar magji apo eshte nje qenie mbinatyrore.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  rajnarajna prej 14.01.14 17:18

pershendetje nuk e di nese pershtatet kjo teme por kam nje pyetje:
pse njerezit formojne kujtime qe nuk i pelqejne?
avatar
rajnarajna

hihihi

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  syri i art prej 14.01.14 22:46

ne ne vazhdimesi,bejm udhetime astrale,pa vetedije gjat gjumit...flas nga  pervoja ime e paket,por qe kam perjetuar disa here...kur trupi astral esht ne udhetim,trupi fizik esht i bllokuar,nuk mund te leviz,dhe problemet me fryme marrje vijn nga pozita e trupit,esht goja e mbyllur ose ne pozit te pafavorshme per qarkullimin e oksigjenit...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Kundalini prej 15.01.14 1:36

Ka dhe raste te paralizave ne gjume. Qe ti zgjohesh por nuk flet dot dhe nuk leviz dot, merr thjesht fryme dhe je i ngrire. Eshte shume i frikshem. :p
avatar
Kundalini

I am not here to prove I am God. I am here to prove YOU are God!

Paramahamsa Sri Nithyananda

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  syri i art prej 15.01.14 8:37

Kundalini shkruajti:Ka dhe raste te paralizave ne gjume. Qe ti zgjohesh por nuk flet dot dhe nuk leviz dot, merr thjesht fryme dhe je i ngrire. Eshte shume i frikshem. :p
pikerisht esht frika ajo qe i shkakton keto simptome,bllokada...nga frika mendja ben,lloj lloj figurash,shtangon pjes te trupit...heq friken dhe nuk te ndodhin gjera te ketilla...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pyetje & Pėrgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Kundalini prej 15.01.14 12:12

Eshte tjeter paraliza ne gjume dhe tjeter ajo qe eshte shkruajtur me siper.
avatar
Kundalini

I am not here to prove I am God. I am here to prove YOU are God!

Paramahamsa Sri Nithyananda

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi