Koka e Vehabizmit ne Kosove : Fuad Ramiqi i derguari i Sherbimeve Serbe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koka e Vehabizmit ne Kosove : Fuad Ramiqi i derguari i Sherbimeve Serbe

Mesazh  Tanki prej 06.11.13 22:54

Inteligjenca pretendon qė e di veprimtarinė e tij nė detaje, madje qė e njeh edhe pėr sė afėrmi personalitetin e tij sa qė dijė edhe pijen e tij tė preferuar. “Pija e preferuar e Ramiqit ėshtė kapuēino e vogėl”, thuhet ndėr tė tjera nė kėto dokument tė cilat i posedon Gazeta Express.

Ushtarak i suksesshėm dhe agjent i Kundėrzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dėshtuar. Kėshtu e pėrshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, njė person kontrovers, ish-zyrtar i sė paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijės ekstreme tė tė drejtave tė myslimanėve nė Kosovė si dhe fytyra e partisė sė dytė islamike nė vend, partisė LISBA.

“Besohet se Fuad Ramiqi ėshtė rekrutuar nga KOS-i qysh nė fillim tė viteve tė 90’ta...personeli qė i ka mundėsuar veprimtarinė ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zėvendės i eprorit tė KOS-it Aleksadėr Vasiljeviq”, thuhet nė disa dokumente analitike pėr figurėn e Ramiqit tė cilat i ka siguruar Gazeta Express. “Besohet qė edhe sot Ramiqi vazhdon tė jetė i lidhur me strukturat ushtarake tė Serbisė qė trashėguan KOS-in; si VBA apo VOA.... Por tash e vazhdon aktivitetin pėr kėtė organizmit si mbrojtės i vlerave tė islamit”.

Nė kėto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte pėr kėtė lidhje tė tij pėrmend ngritjen e tij nė karrierė, sidomos pozitat qė ai mbajti nė ushtri nė Krahinėn Autonome tė Bosnjės Perėndimore. Kjo krahinė njihet edhe si “Shteti i Fikret Avdiq”, njė figurė kontroverse pėr popullin boshnjak, tek i cili, sipas kėtyre dokumenteve, Ramiqi u gradua si kapiten i klasės sė parė i deleguar nga KOS-i e ku pėr detyrė pati ndėrtimin e shėrbimit tė kundėrzbulimit tė “Shtetit tė Fikret Abdiqit”.

Fuad Ramiqi, njė figurė publike kosovare, pėr inteligjencėn mbetet i dyshimtė si njeri qė punon i lidhur me strukturat qė trashėguan lidhjet e KOS-it edhe pėr faktin qė ai qe i martuar me njė grua boshnjake, si dhe pėr ta ai vazhdon tė mbaj takime tė rregullta me persona qė pėr strukturat e shtetit mbesin shėrbėtorė tė shtetit serb nė Kosovė (gazeta i posedon emrat). Ramiqi nė makinėn e Erdoganit? Pėr figurėn e Ramiqit, qė tash po ndėrton njė parti e cila nuk mori pjesė nė zgjedhjet lokale, por po pėrgatitet pėr hyrje tė fuqishme nė skenėn politike kosovare nė zgjedhjet e ardhshme nacionale, inteligjenca e vendit ngrit dyshime edhe pėr kontributin e tij nė Forcat e Armatosura tė Republikė sė Kosovės (FARK).

Ramiqi, qė tash ėshtė person kontaktues nga komisioni pėr verifikimin e veteranėve, vetėm pėr njė pjesė tė ushtarėve tė FARK-ut, njė formacion ushtarak i krijuar nga Qeveria kosovare nė ekzil e Bujar Bukoshit, thuhet qė u kyē nė mėnyrė tė dyshimtė. Pėr strukturat e shtetit mbetet i dyshimtė edhe njė moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, nė vizitėn e parafundit tė Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur nė makinėn zyrtare tė kėtij tė fundit qė nga Prizreni, nė kthim, deri nė Aeroportin “Adem Jashari”. Inteligjenca beson qė Fuad Ramiqi vazhdon tė mbajė lidhje tė fuqishme edhe me iranianėt, dhe si pikė-kontakti pėrmendet njė organizatėjo-qeveritare me emrin ‘Kosova” nė Prizren si dhe shoqėrimi i tij me njė imam tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Mazllum Mazllumi, i pėrmendur edhe mė herėt si imam kontrovers.

Ku ishte Fuad Ramiqi kur u vra Ahmet Krasniqi?

Inteligjenca pretendon qė ka nė dorė faktet qė ai u betua nė FARK dhe para ministrit tė mbrojtje sė Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetėm njė ditė para atentatit kundėr kėtij tė fundit. Ēuditėrisht, sipas inteligjencės, ai ditėn e dytė tė tij si ushtar i FARK’ut, ditėn kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa mė vonė ai do tė bėhej kėshilltar i zėvendėsit tė Krasniqit, Halil Bicaj. “Asnjėherė nuk u kuptua se ku ka qenė Fuad Ramiqi ditėn kur u vra Ahmet krasniqi”, thuhet nė dokumente qė posedon Gazeta Express.

Mė vonė, inteligjenca beson qė Ramiqi u ngrit nė detyrėn e ndihmėsit tė Bicajt si dhe vazhdonte tė shoqėrohej me Nebi Rexhėn, kushėri i Abedin Rexhės - Komandant Sandokanit. Nebi Rexha u emėrua edhe si shef i inteligjencės ushtarake nė FARK, pozitė qė do ta merrte pas tij Ramė Maraj, njė kėshilltar politik i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Karriera e dėshtuar politike e Ramiqit

Fuad Ramiqi pėr inteligjencėn kosovare deri tash mbetet njė politikan i dėshtuar. Ai ishte njė nga krijuesit e Partisė sė Drejtėsisė, partia e parė, sipas inteligjencės, me disa pjesė tė programit tė linjės islamike nga e cila u largua nė vitin 2004. PD aktualisht drejtohet nga Ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani.
Ata pretendojnė qė nga aty u pėrzu, dhe ai vazhdoi mė pastaj si kandidat i pavarur, edhe nė garėn pėr Kuvend tė Kosovės e edhe nė garėn pėr kryetar tė Vitisė, ku dėshtoi. Ramiqi nė zgjedhjet e vitit 2010 hyri si kandidat i LDK-sė pėr deputet, por dėshtoi edhe kėsaj herė, vlerėson inteligjenca.

Ai do tė provonte edhe botėn e OJQ-ve, por jo fillimisht me Lėvizjen “Bashkohu”, qė mė vonė u bė edhe parti, tash partia LISBA. Ai nė listėn e OJQ-ve tė Kosovė figuron edhe si themelues i OJQ-sė “Forumi Mysliman i Kosovės”, ku bashkė-themelues janė edhe Ismet Salkovic, Mihret Salkovic, Zahit Ibrahimovic, Halil Ibrahimi e Faik Miftari. Ai mė vonė nisi aktivitetin publik nė ēėshtje tė mbrojtės sė vlerave islame me Lėvizjen “Bashkohu”, ku loboi pėr ndarjen e njė copė toke nė Prishtinė pėr ndėrtimin e njė xhamie mė tė madhe, mundėsisht pėrballė Katedrales, vlerėsohet nė raportet e inteligjencės.

Ēėshtja tjetėr pėr tė cilėn loboi “Bashkohu” e Ramiqit ishte e drejta e femrave pėr mbulesė islame nė shkollat e mesme publike. Inteligjenca e vendit beson qė Ramiqi ėshtė kryesori i partisė LISBA, ani pse ai nuk emėrua kryetar i saj as nė krijim e as nė kuvendin parė tė saj. Ata besojnė se Ramiqi nėpėrmjet kėsaj partie do tė vazhdoi kryerjen e obligimeve qė ka si i rekrutuar nga KOS. Megjithėse LISBA gėzon njė certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), inteligjenca vlerėson se pati fakte pėr ta refuzuar kėrkesėn e tyre pėr regjistrim si subjekt politik. Madje vlerėsojnė se edhe tash mund ti merret certifikata kryesisht nė emėr tė qėndrimeve tė tyre kundėr rendit kushtetues tė Kosovės.

Inteligjenca ka bėrė edhe njė analizė tė zhvillimit tė partisė LISBA, qė ata e shohin vetėm si partia e Fuad Ramiqit. Besojnė qė ata nė tė ardhmen do tė hapin zyra nė krejt Kosovėn, dhe si pėr fillim do tė shfrytėzojnė pėr kėto qėllime hoxhallarėt e BIK-ut, qė i takojnė rrymės sė islamit radikal. Gazeta Express kėto ditė ka botuar edhe njė intervistė me Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisė sė Madhe tė Prishtinės dhe profesorin e Fakultetit ėt Studimeve Islame (FSI), i cili nga inteligjenca pėrshkruhet si bashkėpunėtor shumė i afėr i Ramiqit. Nė kėtė intervistė, Krasniqi ka thėnė qė drejtuesit e LISBA-sė janė konsultuar me tė, si dhe konsultohen edhe me hoxhallarė tė tjerė.
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi