Nė galaksinė tone, 8.8 miliardė planete tė ngjashėm me Tokėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nė galaksinė tone, 8.8 miliardė planete tė ngjashėm me Tokėn

Mesazh  Berti69 prej 05.11.13 20:11

Nė galaksinė tone, 8.8 miliardė planete tė ngjashėm me Tokėn



Vetėm nė galaksinė tonė janė tė paktėn 8.8 miliardė planete tė ngjashėm me Tokėn, domethėnė planete qė kanė ujė nė formė tė lėngshme dhe mikpritės tė jetės. Nė kėtė pėrfundim ka mbėrritur puna kėrkimore disavjeēare e njė grupi astronomėsh tė Universitetit Berkeley nė Kaliforni tė udhėhequr nga Erik Petigura.

Rezultati i studimit ėshtė publikuar nė revistėn “Pnas”. Nė bazė tė tė dhėnave tė mbledhura nga teleskopi “Kepler” besohet se nė Rrugėn e Qumėshtit janė nga 40 deri nė 50 miliardė yje. Shkencėtarėt e NASA-s pranojnė se 22 pėr qind e kėtyre yjeve kanė karakteristikat e Diellit tonė, qė do tė thotė madhėsi dhe planete nė distancė pėrafėrsisht tė njėjtė si nė sistemin tonė diellor.

Nėse kėtyre shifrave u shtohet edhe numri i yjeve me pėrmasa mė tė mėdha, numri i planeteve qė rrotullohen rreth asaj qė shkencėtarėt e quajnė “zona e jetės”, nė yllin pėrkatės do tė shtohej me 20 miliardė.

“Zona e jetės” quhet orbita e pėrshkuar nga njė planet qė ndodhet nė njė distancė tė favorshme nga ylli pėrkatės (si Toka) qė mundėson zhvillimin e jetės.

Sipas studiuesve tė universitetit kalifornian, planeti mė i afėrt (ndoshta) qė ka jetė ndodhet rreth 12 mijė vite dritė larg. Petigura dhe kolegėt e tij analizuan tė dhėnat nga 42 mijė yje tė ngjashėm me Diellin “ku gjetėn” 603 planete, 10 me diametėr sa Toka dhe njė ose dy prej tyre qė orbitonte nė “zonėn e jetės”.

Hapi i mėtejshėm, thonė shkencėtarėt, ėshtė studimi me anė tė teleskopėve tė fuqishėm tė atmosferės sė kėtyre planeteve pėr tė kuptuar nėse vėrtet janė nė gjendje tė mirėpresin jetė. Pavarėsisht kėtij rezultati, vetė studiuesit pėrmbahen duke deklaruar se jo tė gjithė planetet e ngjashėm me Tokėn mund tė kenė jetė.

Ata thonė se ekziston mundėsia qė nė shumė prej tyre dendėsia e atmosferės tė jetė aq e madhe sa do t’i bėnte ata shumė tė nxehtė dhe tė papėrshtatshėm pėr mbijetesėn e molekulave tė ADN-sė.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi