Tė pėrgjuar nė ēdo hap...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė pėrgjuar nė ēdo hap...

Mesazh  Berti69 prej 05.11.13 20:07

Tė pėrgjuar nė ēdo hap...



Ish-zyrtarėt e inteligjencės dhe ekzekutivėt e industrisė sė teknologjisė reaguan me tėrbim dhe ankth kundrejt tė dhėnave tė fundit se Agjencia e Sigurisė Kombėtare ėshtė duke u infiltruar nė disa nga kompanitė mė tė mėdha tė teknologjisė pėr tė pėrgjuar komunikimet private tė miliona pėrdoruesve tė internetit.

Nėse raportet janė tė sakta, ky do tė ishte njė lajm tepėr i keq pėr kompanitė amerikane tė teknologjisė, tė cilat prej muajsh ankohen se operacionet qeveritare tė inteligjencės janė duke kėrcėnuar biznesin e tyre pėr shkak se konsumatorėt janė duke shkruar drejt konkurrentėve tė jashtėm.

“Mendoj se kompanitė ndodhen nė njė situatė tė pamundur pėr t’u pėrballuar”, thotė Adam Schiff, njė anėtar i vjetėr i Komitetit tė Inteligjencės. Duke folur pėr kompanitė e Silicon Valley, tė cilat janė tė detyruara tė bashkėpunojnė me Agjencinė e Sigurisė Kombėtare, Schiff tha se raportimet e fundit kėrcėnojnė negativisht tė ardhurat e tyre. “Padyshim kjo do tė dėmtojė tejmase biznesin e tyre dhe unė mendoj se duhet tė bėjmė tė pamundur pėr ta minimizuar sa mė shumė kėtė dėm. E kuptoj shumė mirė situatėn nė tė cilėn ndodhen”.

“Washington Post” raportoi para pak ditėsh se agjencia qeveritare ėshtė infiltruar fshehurazi nė komunikimet kryesore qė lidhin qendrėn e tė dhėnave tė Yahoo-sė dhe Google nė tė gjithė botėn. Sipas njė dokumenti tė siguruar nga ish-kontraktori i Agjencisė tė Sigurisė Kombėtare, Edward Snowden, kjo agjenci ėshtė duke pėrgjuar e-mail-e, dokumente dhe tė gjitha komunikimet elektronike teksa infiltrohen nė pajisjet e kontrolluara privatisht, si dhe nė ato tė internetit publik, gjė qė i jep agjencisė njė akses tė plotė nė kohė reale.

Raportimet e fundit me siguri do t’i vėnė flakėn marrėdhėnies tashmė tė tensionuar ndėrmjet administratės Obama dhe kompanive amerikane tė teknologjisė, pjesa mė e madhe e konsumatorėve e tė cilėve jetojnė jashtė Shteteve tė Bashkuara dhe nuk mund tė mbrohen nga ligjet dhe e ndalojnė agjencinė qeveritare qė tė pėrgjojė qytetarėt amerikanė nė masė. “Pėrse dreqin duhet ta djegim marrėdhėnien tonė me Google-in duke u futur nė qendrėn e tė dhėnave?”, thotė njė ish-zyrtar i inteligjencės.

Sipas njė raportimi tė publikuar nė muajin gusht nga Fondacioni i Inovacionit dhe Teknologjisė sė Informacionit, skandali i Agjencisė sė Sigurisė Kombėtare mund t’i kushtojė kompanive me servera nė Amerikė rreth 21.5 deri nė 35 bilionė dollarė gjatė tri viteve tė ardhshme nė rast se konsumatorėt shkojnė nė masė drejt kompanive europiane tė teknologjisė pėr tė siguruar mbrojtje ligjore nga spiunėt amerikanė. “Veprimet aspak etike qė ndėrmerren nė emėr tė sigurisė kombėtare do tė ndikojnė negativisht nė kompanitė amerikane”, vėren njė ish-zyrtar amerikan, i cili ka qenė i pėrfshirė nė ēėshtjet e inteligjencės prej vitesh. “Ne kemi krijuar me dashje njė situatė tė ngjashme me atė tė Huawei-t pėr kėto kompani”, vazhdon ai duke iu referuar kompanisė kineze tė telekomunikacioneve, tė cilėn ligjbėrėsit amerikanė dhe zyrtarėt e inteligjencės e kanė quajtur si mjeti i gjetur nga qeveria kineze pėr tė pėrgjuar popullin.

Agjencia e Sigurisė Kombėtare duket se ėshtė pėrpjekur tė dėmtojė edhe standardet e kriptimit, tė cilat pėrdoren nė tė gjithė botėn pėr tė mbrojtur informacionet private dhe pėr tė siguruar transaksionet ekonomike. Ekspertėt e teknologjisė janė tėrbuar kur mėsuan se agjencia qeveritare te e cila besonin, ishte duke futur hundėt nė punėt private tė vetė qytetarėve tė saj. Ish-zyrtari i inteligjencės pyet veten pėrse agjencia do tė pėrdorte njė metodė pėrgjimi, e cila po tė bėhej publike, do tė ekspozonte tejmase kompanitė e inteligjencės, tė cilat tashmė duken tė paafta pėr tė mbrojtur tė dhėnat e pėrdoruesve nga sytė kureshtarė tė qeverisė.

Schiff, njė demokrat i Kalifornisė, thekson se nuk mund tė konfirmojė, por as tė mohojė raportimet e bėra nga “Washington Post”, megjithatė tha se pretendimet ngrenė njė shqetėsim tė madh nėse rezultojnė tė jenė tė vėrteta. Pėrfaqėsuesit e Google dhe Yahoo kanė thėnė pėr gazetėn amerikane se pėrgjimi ėshtė bėrė tėrėsisht pa dijeninė e tyre. Por, nga ana tjetėr, ekspertėt e teknologjisė me eksperiencė shumėvjeēare nė implementimin e vėzhgimit qeveritar, nuk e besojnė aspak kėtė pretendim tė tyre. Ata kanė pėrshkruar njė sėrė mėnyrash nėpėrmjet tė cilave Agjencia e Sigurisė Kombėtare mund tė ketė interceptuar tė dhėnat e kompanisė, por tė gjitha duhet t’i kishin vėnė Google-in dhe Yahoo-nė nė gjendje alarmi ose sė paku do tė kishin ngritur dyshime tė forta se dikush ishte duke mbledhur tė dhėna tė mbrojtura.

Administrata amerikane duket se ka ndėrmend t’i mohojė tė gjitha pretendimet e ngritura rreth pėrgjimit tė jashtėligjshėm tė qytetarėve amerikanė. Nė njė deklaratė pėr “The Cable”, Dutch Ruppersberger njė anėtar i Komitetit tė Inteligjencės sė Shtėpisė sė Bardhė, mbron me bindje praktikat e pėrdorura nga agjencia qeveritare. “Agjencia e Sigurisė Kombėtare ėshtė njė agjenci e jashtme”, thotė ai. “Ajo nuk ka burimet, kapacitetin dhe as interesin mė tė vogėl qė tė mbledhė tė dhėnat private tė qytetarėve amerikanė. Pretendimi se agjencia mbledh dhe ruan sasi tė mėdha tė dhėnash ėshtė tėrėsisht i pavėrtetė. Agjencia e Sigurisė Kombėtare respekton privatėsinė e qytetarėve dhe pėrdor praktika tė aprovuara nga Prokuroria e Pėrgjithshme”.

Ekzekutivėt e kompanive tė teknologjisė e kanė kritikuar ashpėr administratėn e Obamės, i cili, nė pėrpjekje pėr tė qetėsuar ankthin dhe tėrbimin publik lidhur me pėrgjimet e jashtėligjshme, theksoi se Agjencia e Sigurisė Kombėtare ėshtė duke pėrgjuar vetėm tė huajt. Shumica e konsumatorėve tė kėtyre kompanive nė fakt nuk janė qytetarė amerikanė dhe tė huajt duket se janė inatosur tejmase me faktin qė agjencia amerikane ėshtė duke futur hundėt nė tė dhėnat e tyre personale nė internet.

Mark Zuckerberg, drejtuesi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, thotė se administrata e ka dreqosur punėn akoma mė shumė, duke u pėrpjekur qė tė tregojė se Agjencia e Sigurisė Kombėtare nuk ėshtė duke bėrė pėrgjime tė jashtėligjshme. Shumica e pėrdoruesve tė Facebook-ut janė individė qė jetojnė jashtė Shteteve tė Bashkuara.

Pėrfaqėsuesit e kompanive tė inteligjencės nė Washington kanė lobuar qetėsisht me zyrtarėt e administratės pėr tė ndryshuar disi situatėn. “Sido qoftė situata, ne do tė vazhdojmė tė nxisim Kongresin dhe administratėn qė tė ndėrmerren masa tė qarta pėr tė rritur transparencėn e vėzhgimit dhe pėr tė rifituar besimin e qytetarėve amerikanė”, thotė Yael Weinman zėvendėspresident i politikės sė privacisė globale dhe kėshilltar i Kėshillit tė Teknologjisė dhe Industrisė sė Informacionit. “Mosmarrja e masave konkrete lidhur me kėtė ēėshtje mund tė kėrcėnojė inovacionin dhe tregtinė globale”.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė pėrgjuar nė ēdo hap...

Mesazh  Zattoo prej 05.12.13 16:23

NSA ka pėrgjuar gati 5 miliardė telefonata nė ditė



Njė raport bėn tė ditur se Agjencia pėr Siguri Kombėtare e Shteteve tė Bashkuara (NSA) ka pėrgjuar gati 5 miliardė telefona mobilė nė ditė, nė gjithė botėn, duke pėrcjellė kėshtu lėvizjet e individėve.

Raporti i gazetės “Washington Post” citon dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencės amerikane, Edward Snowden.

Raporti thotė se regjistrimet e mbledhura telefonike pėrfshijnė edhe ato tė amerikanėve jashtė SHBA-sė. Agjencia pėr Siguri Kombėtare e Shteteve tė Bashkuara thotė se nuk pėrgjon pėrdoruesit e telefonave mobilė brenda SHBA-sė.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi