E mira dhe e keqja551

E mira dhe e keqja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E mira dhe e keqja

Mesazh  lleila prej 05.10.08 15:48

E mira



E mira nga pikėpamja e pėrgjithshme dhe abstrakte, ėshtė gjithēka qė ėshtė e bukur, e drejtė, ka veti pozitive, vlera dhe cilėsi morale dhe etike, qė njerzit e dėshirojnė, e duan, e pėlqejnė, dhe ndjehen tė tėrhequr brendėsisht vetvetiu nga ajo, dhe mund tė mendohet si caku i mbramė (i fundit) pėr tu arritur nė jetėn e njeriut.

Ana e kundėrt e sė mirės ėshtė e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atė tė "mirėsisė, ose "veprimit tė mirė", si p.sh. nė shprehjen "bėj mirė", e barazvlefshme me "bėj vepra tė mira", qė d.t.th. i bėj mirė dikujt, ose diēka tė vyer bashkėsisė nė tė cilėn bėj pjesė.

Mėsimi (doktrina), apo dituria, qė mundohet tė vendosė masa pėr tė shprehur njė gjykim vlerash nė lidhje me mėnyrėn e tė vepruarit njerzor, ėshtė etika, ose morali.

Thėnie

* "E mira nuk arrihet nė zbrazėti, por nė shoqėrinė e njerzve, qė kujdesen pėr dashuri". Saul Bellou
* "Askush nuk mund tė jetė i mirė nėse e mira nuk pyetet". Bertold Brecht
* "Ėshtė e lehtė tė kryhet njė veprim i mirė, por jo e lehtė tė fitohet njė zakon i pėrhershėm i kryerjes tė njė veprimi tė tillė". Aristoteli
* "Bėj mirė se gjen mirė". Shqiptare

E keqja

E keqja apo e liga mund tė pėrkufizohet si e kundėrta e sė mirės. Nė fe dhe etikė, e keqja ėshtė cilėsia moralisht e gabuar, e tė gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit tė njeriut, nė parim apo jetė; ajo qė shkakton dėm, dhimbje, padrejtėsi, vuajtje, shkatėrrim ose fatkeqėsi.

E keqja mishėrohet nė veprimet e njeriut, i cili ėshtė vetpėrgjegjes pėr veprimet e tij dhe vuajtjet e tė tjerėve, si : pėrndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

Ēėshtja e sė keqes nė filozofi pėrcaktohet nė shumicėn e rasteve me pyetjet, pse ekziston (ėshtė) e keqja nė botė? Nė kėtė ēėshtje pėrfshihen shpesh edhe vdekja, sėmundja dhe mėkati. Nė fenė e krishterė, e keqja i mvishet veprave tė kėqia tė njerzve, tė cilėve Perėndia u ka dhėnė dėshirėn e lirė.

Fetė e krishtera tė cilat besojnė nė parafatcaktimin dhe pėrligjjen nga besimi pohojnė, se Perėndia nuk ėshtė krijuesi i sė keqes qė kryejnė njerzit. Njė shpjegim i sė keqes ėshtė dualizmi, si p.sh. nė zoroastrianizėm dhe manikeizėm. Nė optimizėm e keqja trajtohet shpesh mė me vertetesi. Libri i Jobit ėshtė trajtimi mė i mirė i problemit.

Thėnie

* "Pandjeshmėria ėshtė dorashka me tė cilėn e keqja fsheh duart e saj. — Bodi Teni
* "E keqja ėshtė mė djallėzore kur nderohet". - Elizabet Barret Brauning
* "E keqja ėshtė shkaktarja e pėshtjellimit." - Robert Bėrton
* "E keqja ka pėrkrahėsit e saj." - Tomas Karlajl
* "Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin mė tė dobėt tė gjunjėzuar". - Uilliam Kaupėr
* "Ata qė luajnė me lodrat e sė keqes shpihen dalngadalė tė vringėllojnė shpatėn e saj." - Bakminstėr Fullėr
* "Unė nuk njoh asgjė mė tallėse se njė tė keqe qė pikėllohet." - Johan Volfgang Fon Gėte
* "Nėse e keqja do tė mund tė bindej tė shkruante njė bibėl, ajo do ta titullonte atė, Ti jeton vetėm njėherė." - Sidnei Herris

Pėrtej sė mirės dhe sė keqes

Tė pranosh jo tė vėrtetėn si kusht pėr tė jetuar do tė thotė: natyrisht, t’u kundėrvihesh nė mėnyrė tė rrezikshme, ndjenjave tė zakonshme me vlerė, dhe njė filozofi qė guxon ta bėje ketė gjė, pra vetėm pėr kėtė; zė vend pėrtej sė mirės dhe sė keqes.

Nė tė vėrtetė, ēdo instikt ėshtė i papėrmbajtur pėr pushtet dhe si i tillė synon tė filozofojė. Pa dyshim, midis njerėzve tė ditur, midis njerėzve tė vėrtetė tė shkencės gjėrat mund tė qėndrojnė ndryshe.

Prandaj instiktet e vėrtetė tė njerėzve tė ditur zakonisht synojnė drejt njė fushe krejt tė ndryshme, pėr shembull drejt familjes ose pėr tė bėrė ose pėr t’u marrė mė politikė.

Tek filozofi nuk ka asgjė tė pėrgjithshme, dhe mbi tė gjitha morali i tij dėshmon nė mėnyrė tė prerė dhe vendimtare kush ėshtė ai: gjė qė do tė thotė se nė ēfarė shkalle hierarkike qėndrojnė midis tyre instiktet mė tė thella tė natyrės sė tij.

Nė ēdo filozofi ka njė pikė ku hyn nė skenė “bindja” e filozofisė, ose, duke u shprehur me gjuhėn e njė misteri tė lashtė: pėr t’u bėrė gomar.

Tė jetosh a nuk ėshtė pikėrisht njė dėshirė pėr tė qenė tjetėr nga ajo qė ėshtė kjo natyrė? Tė jetosh a nuk ėshtė ndoshta tė vlerėsosh, tė parapėlqesh, tė jesh i padrejtė, tė jesh i kufizuar, tė duash tė jesh ndryshe?

Filozofia ėshtė vetė ky instikt tivanik, dėshira shpirtėrore pėr pushtet, dėshira e “krijimit tė botės”, e Perėndisė.
Vetėm ajo qė mund tė shihet dhe mund tė preket ėshtė e qartė dhe e shpjegueshme.

“Atje ku qenia njerėzore nuk ka mė asgjė pėr tė parė dhe pėr tė pohuar, nuk ka mė as edhe ndonjė gjė pėr tė kėrkuar”.

“Bindja e menjėhershme”, ashtu si dhe “njohja e plotė” dhe gjėja nė vetvete, pėrfshijnė brenda tyre njė contradiction in adjecto; mė nė fund do tė na duket tė ēlirohemi nga joshja e fjalėve.

Filozofi duhet tė thoje vetė: kur unė zbėrthej procesin e shprehur tek fjalia: “unė mendoj”, marr njė mori pohimesh tė nxitura, arsyetimi i tė cilave ėshtė i vėshtirė, ndoshta i pamundėr: qė tė jem unė qė mendoj, qė tė mendosh ėshtė veprimtari dhe pasojė e qenieje tė menduar si shkak, qė tė ėkzistoje si njė “unė” dhe nė fund qė tė jetė pėrcaktuar ajo qė kuptohet duke thėnė tė mendosh, qė unė ta di se ēfarė ėshtė tė mendosh.

Unė mendoj se e di qė kjo tė paktėn ėshtė e vėrtetė, e saktė, e sigurtė, ai sot tek njė filozof do tė ndeshte nė njė buzėqeshje dhe dy pikėpyetje. Ndoshta filozofi do ta bėnte tė kuptonte: “Zotėria im, ka pak tė ngjarė qė ju tė mos gabohemi: pastaj, pėrse duhet patjetėr e vėrtetė?

Tė mendosh ėshtė njė veprimtari, ēdo veprimtari nėnkupton dikė qė vepron, por pasojė…”

Filozofėt e kanė zakon tė flasin pėr vullnetin dėshirėn, sikur tė ishte gjėja mė e njohur e botės, vetė Schopenhaueri la tė kuptohet qė, nė fund tė fundit, vetėm vullneti ėshtė i njohur pėr ne, plotėsisht i njohur, pa zbritje apo shtesa.

lleila

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E mira dhe e keqja

Mesazh  Neo prej 16.06.10 12:16

E mira dhe E keqja...

E mira dhe e keqja ne dogmen moderne! Ngulmimi i vazhdueshem i njeriut, per te qene perfaqesuesi i se mires, tregon ankthshmerine e nevojes se tij shpirtqetesuese...Kudo haset justifikimi shpesh ne forma verberie..Po e bej per te miren!
Persa kohe qe e mira perfaqesohej prej natyrores, urtesise popullore, dogma, kjo e keqe e domosdoshme, zoteronte perkoshmerine dhe perkulshmerine, ndersa prej castit kur artificialja zaptoi te miren, dogma shfaqi manine e perjetesise dhe ngurtesimin...

Ne dukje e keqja eshte e detyruar ta ndjeke pas te miren, ndersa ne thelb e mira prapandjek te keqen...Gjithcka eshte nje lufte e se mires per te kapur e nenshtruar te keqen...

Dogmat moderne, parashtrojne nje artificializem te tmerrshem, por duke njohur terheqjen e se bukures, kuptuan rendesine themelore te shfaqjes e duke zhdukur shtresezimin, krijuan nje fuqi blerese siperfaqesore, pa themele e pa thelb, qe shfaqja te ishte e pagervishtme si pasoje e dobesise se bleresve....Dogma moderne e kuptoi qarte rendesine e te qenit spektakolar...Njeriu kerkon spektakel, kerkon perqendrimin e te tjereve tek te tjeret, kerkon mos te shihet ne sy, vuan nga shemtia, ka nevoje per psikolog....

Dogma moderne perfaqeson te miren, perndryshe njeriu i largohet...Morali i se mires eshte fitorja qe i kushtoi Kopshtin e Edenit...
Po tashme dashuron njeshtresen, mohon thelbin e perqafon formen, ekuilibri natyror thelb-forme eshte prishur...Dogma moderne kete e di po ne fund te fundit si cdo gje, qellimi i saj eshte mbijetesa edhe pse e di qe si cdo gje artificiale mbart veteshkaterrimin, thonjte ne mish do i ngule per te mbijetuar...Ku ka ushqim me te mire se fuqia e njeriut, thithja e fuqise jetesore...Ne fund te fundit njeriu eshte kafshe e evolucionit, si gjithe te tjerat, mund ta krijojme ne laborator po te duam...atehere perse Matrix te mos jete shpetimi i fundit....I duhet te mbijetoje edhe Dogmes moderne apo jo?

E keqja duhet goditur, e keqja eshte e tmerrshme, e keqja eshte perbindesh, e keqja eshte erresire...C'rendesi ka ne eshte natyrore e luan rolin qe i eshte caktuar...Problemi lind kur natyrorja perfaqeson te keqen e artificialja te miren....Une jam Natyrorja - urdheron Dogma e kenaqur me bindjen e verber te ndergjinoreve dhe sklleverve...Kapeni artificialen se perfaqeson te keqen e hidheni perjetesisht ne liqenin e squfurt....Nejse Hajduti gjithmone bertet 'Kapeni Hajdutin'...Na e meson tradita dhe Politika Moderne....

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1432


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E mira dhe e keqja

Mesazh  Neo prej 13.02.11 22:47

E KEQJA

E keqja eshte me e komplikuar se e mira.

Vetem ne shikim te pare eshte dicka e qarte, por nga brenda eshte nje shumice, eshte nje mori dukurish. Prandaj, nje teori unike, e mbyllur, eshte e pamundur.

PLATONI definonte te keqen si mungese prej se mires. Kjo mungese e se mires vjen nga mungesa e njohjes dhe kuptimit.

Realiteti qendror per Platonin eshte arsyja. Mendonte se, kur arsyja i njeh dhe dallon idetė (te verteten, te bukuren, te miren) me nje qartesi te mjaftueshme, atehere veprimi e ndjek arsyen. Nga rrjedh rendesia e filozofise. Detyra e saj eshte ta sqaroje njeriun per natyren e vertete, sepse njeriu nuk mund te mos zbatoje ate qe e njeh si te miren.

Por: Ne shpesh mbajme per te mira gjera qe objektivisht janė te keqia. Ose nuk zbatojmė ne mėnyrė te mjaftueshme ate qe kemi kuptuar.

(Shen) AUGUSTINI merr parasysh marredhenien midis arsyes dhe vullnetit. Perballe arsyes gjendet vullneti i njeriut me te njėjtėn rėndėsi. Ne bėjmė te keqen, ndonėse dime se cfare ėshtė mire.

Augustini kete e quan spontaneitetin e lirise sone. Kjo liri ne njefare menyre eshe autonome: nuk mund te shpjegohet/deduktohet plotesisht nga dicka tjeter.

(Shen) PALI tha: „Une bej ate qe nuk dua.”

GREKET e lashte kishin nje teori te mbyllur te se keqes, me nje rrenje te vetme. Por kjo teori unike nuk shpjegon dot te keqen ne menyre te mjaftueshme.

ETERIT E KISHES kishin teorine e mekatit te engjellit dhe renien e djallit. Sipas tyre, kishte nje engjell qe e mbante veten si njelloj me Zotin. Si denim, u perjashtua nga bota e engjejve dhe u be djalli.

Pika kryesore e kesaj teorie eshte se e keqja nuk vjen as nga liria e njeriut, as nga gjithpushtetshmeria e Zotit – por nga djalli, nje engjell i rene.

Por: Jo e gjitha e keqe vjen nga arsyet qe nuk jane shkaktuar nga njeriu. E keqja e shkaktuar nga veprimi i njeriut nuk mund te shpjegohet me djallin. Kjo eshte prape nje perspektive teper e kufizuar. Problemi vetem zhvendoset, por nuk zgjidhet.

AUGUSTINI shpjegon te keqen me mekatin trashegimtar, qe eshte pasoja e mekatit origjinal te Adamit.

Por: Kjo vetem riprodhon problemin e djallit, por nuk shpjegn gjithe te keqen. Mekati i Adamit mund te perdoret per te shpjeguar te keqen fizike (ne natyre) dhe dobesine e vullnetit te njeriut. Por mekatet e vecanta te njeriut nuk shkaktohen drejtperdrejt nga mekati i Adamit (nese ti vret dike, nuk te ka shtyre Adami).

TEOLOGJIA MODERNE shpjegon shpesh te keqen me lirine e njeriut. Zoti nuk donte te krijonte kukulla, por njerez te lire. Por kjo do te thote se njeriu eshte i lire per te zgjedhur te keqen. [Ky ėshtė shpjegimi qe kam degjuar me se shumti.]

Por: Jo te gjitha te keqiat fizike, natyrore, mund te shpjegohen me lirine e njeriut. Nje shembull qe ne vitin 17 i ka tronditur shpirtrat dhe ngacmuar intelektualet, ishte termeti i Lisbones, ku vdiqen pikėrisht shume njerez qe ishin tubuar neper kishat. Liria e njeriut as nuk shpjegon gjithe te keqen morale.

Pra te gjitha keto teori jane teper te njeanshme.

HEGELI flet per te keqen si „percaktimi i refleksionit ne procesin universal te gjithesise, te veterealizimit te arsyes absolute“, si „rezistence e nevojshme dialektike“.
Pra e konsideron te keqen si te nevojshme nga pikepamja filozofike.

Por: Kjo ia heq te keqes mprehtesine e saj ne menyre sistematike. E dime qe e keqja eshte edhe e rende dhe e dhembshme.

Te keqen e kane „ēmitizuarr“ edhe SCHOPENHAUER, edhe NIETZSCHE.

KONRAD LORENZ, nje biolog i njohur per kerkimet ne sjelljen e kafsheve, ka shkruar nje libri me titullin „E ashtuquajtura e keqe“. Nga pikepamja e biologjise se evolucionit, e keqja eshte nje parim i nevojshem per historinė e natyres. Agresioni dhe seleksioni/perzgjedhja dhe mbijetesa e individeve me te forte janė parimet e rėndėsishme te evolucionit.

Kjo do te thotė se te krishterėt janė kunder parimeve te vete jetes kur denojne te keqen, sepse jane kunder te fortes, fitimtares.

„Edhe e keqja ka te miren e vet.“ Ky eshte nje dekonstruktim i te keqes morale duke e paraqitur si te nevojshme.

Por, sic u tha, kjo nuk pėrshkruan ne mėnyrė te kenaqshme fenomenologjine e se keqes.
Nje shpjegim tjeter qe Lorenz jep per te keqen eshte faktu qe instinktet e njeriut jane degjeneruar. Keshtu, e keqja vjen nga kundershtimet/disonances midis inteligjences dhe natyres instinktore.

Pra, the gjitha teorite me vetem nje parim shpjegues dėshtojnė!!

Pasi mesuam se cfare nuk eshte e keqja, a mund te thuhet dicka per ate qe eshte?
Kemi deguar heren e fundit qe te gjitha teorite per te keqen me vetem nje arsye deshtojne.
Kjo eshte per shkak te shumellojshmerise se te keqes.

Ne pergjithesi dallojme te keqen natyrore dhe te keqen morale.

E keqja natyrore

Ka dukuri qe shfaqen prej natyres, p. sh. termete ose kanceri.
Ka edhe dukuri natyrore qe shkaktohen nga njeriu, p. sh. ndotja e mjedisit dhe katastrofa klimatike.

E keqja morale

E keqja mund te jete pasoja e dobesise sone. Atehere bejme dicka qe nuk duam te bejme, ose aftesia per te zbatuar te miren eshte e dobesuar.

E keqja mund te kete edhe shtytje te pavetedijshme, kur nuk kontrollojme dot aparatin tone te instinkteve. Keshtu, per shembull, nje njeri mund te rrahe tjetren ose te perdore metoda me subtile.

Ka edhe te keqen qe vjen nga nenvetedija, por jo nga instinktet. Freud thekson qe krijojme konflikte per te cilat kemi nevoje, por qe kane pasoja negative, keshtu qe krijohet faj. Nje shembull eshte nje divorc nga nje martese e demshme. Nga pikepamja njerezore mund te jete i nevojshem, ndersa nga pikepamja e teorise morale eshte i keq, sepse shkel parime me rendesi morale duke thyer nje premtim qe u dha si definitiv.

Mund te kete edhe te keqen qe qellimisht eshte e keqe, domethene, vullneti behet i keq nga vetvetja.

Filozofja Hannah Arendt, duke vezhguar procesin kunder Eichmann-it, drejtorit te nje kampi perqendrimi, flet per „banalitetin e te keqes“. Kjo shprehje pershkruan dukurine qe ata njerez qe kane kryer aktet me te tmerrshme, kishin edhe nje jete te thjeshte, banale, familjare.
Per ate burre te zakonshem familjar nuk do te kishe menduar se kishte kryer vrasje te tmerrshme sistematike.

Me ne fund ekziston edhe e keqja strukturore, qe shprehet nepermjet strukturave negative politike, ekonomike, ligjore dhe shoqerore. Keto struktura karakterizohen nga pjesetimi i pergjegjesise.

Meqe aq shume njerezit jane te perfshire ne nje akt te keq, nuk mund te thuhet se kush eshte fajtor. [Kete e kuptova kur bera nje stazh ne nje ndermarrje gjermane qe prodhon celik, mes tjerash edhe per luftanije.

A ishim ne, une dhe koleget e mi, fajtore per vdekjen e njerezve te perfshire ne luftrat me ato luftanije? Ndjeva se paku pjeserisht fajtore dhe kuptova qe keto gjera te tmerrshme ndodhin sepse faji shperndahet ne shume veta duke u hollesuar … dhe qe per shkak te ketyre strukturave - qe perfshin edhe padrejtesi ekonomike, shfrytezimin e njerezve ne vende te varfra, qe prodhojne produktet qe i blejme; ose shkaterrimin e mjedisit etj. -, eshte pothuajse e pamundur te mos behesh i fajshem; keshtu qe qellimi eshte te behesh sa me i vetedishem per ta minimizuar fajin …] Ka nje nderveprim midis proceseve strukturore te shoqerise dhe lirise se individit – si sillemi ne? Cilat jane mundesite tona? Filozofi Theodor Adorno thote qe nuk ka asgje te mire ne te keqen …

Letersia mund ta kape fenomenin e te keqes me mire se teoria, sepse gjuha letrare eshte me konkrete dhe permban me shume nuanca.

Prandaj kemi lexuar si tekst te pare tregimin „Rekuiemi gjerman“ nga JORGE LUIS BORGES.

Borges ne shkrimet e tij ndikohej shume nga Kafka. Filozofia e tij orientohet nga Kant, Schelling dhe Schopenhauer.

Rekuiemi eshte nje monolog i nje nacionalsocialisti tipik para ekzekutimit te tij per shkak te krimeve kunder njerezimit.

Ne kete shkrim te Borgesit, dhuna, lufta dhe asgjesimi paraqiten si dicka absolute, si nje parim, nje sistem vlerash. Vdekja e protagonistit i perket ketij sistemi mendor si pjese e logjikshme.
Protagonisti lufton ne menyre te disiplinuar kunder natyres se vet, duke shtrydhur cdo fije meshire.

Pra edhe e keqja eshte vetemohuese, sepse ky njeri sakrifikon se pari nje pjese te vetes (anen e mire, keqardhjen dhe meshiren) dhe pastaj jeten e tij ne emer te se keqes.

Kjo dukuri paraqitet shpesh ne historine e se keqes. Kjo eshte nje gje e perbashket me te miren ne nivelin strukturor: sakrifica dhe vetesakrifica si dhe kapercimi i kokefortesise.

Pra, e mira dhe e keqja jane te dhembezuar. Kjo e ben te keqen aq dramatike: nuk eshte nje dukuri plotesisht e ndryshme.

Por e keqja mund te ekzistoje vetem kur ka kundershtar, mund te ekzistoje vetem kur ka te miren per t’u shkaterruar. Dhe se paku ne teori, arrin casti kur te gjithe armiqte jane vrare, kur nuk ka armik me. Atehere e keqja ose nuk vepron dot me, ose nuk ka mundesi tjeter vec ta sulmoje vetveten … Ky do te ishte negativiteti total … apo?

Kjo do te thote se dhuna vetem per hir te dhunės, e keqja vetėm per te keqen, ne fund te fundit e zhvlefteson vetveten.

Per te vazhduar, ne fakt per te ekzistuar, e keqja ka nevoje per te miren, per nje rezistence te pakapercyeshme te se mires.

Me nje fjale: e mira mund te ekzistoje vete, pa te keqen, ajo eshte e vetemjaftueshme, ndersa e keqja nuk ekziston dot pa te miren!!

Kjo eshte „fyerja narciste“ e te keqes. Ajo nuk arrin dot kurre vetemjaftueshmerine e te mires, por, si nje parazit, i referohet gjithmone te mires …



Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1432


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E mira dhe e keqja

Mesazh  Katilja prej 10.09.13 8:48

E keqja apo e liga mund tė pėrkufizohet si e kundėrta e sė mirės. Nė fe dhe etikė, e keqja ėshtė cilėsia moralisht e gabuar, e tė gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit tė njeriut, nė parim apo jetė; ajo qė shkakton dėm, dhimbje, padrejtėsi, vuajtje, shkatėrrim ose fatkeqėsi.

E keqja mishėrohet nė veprimet e njeriut, i cili ėshtė vetpėrgjegjes pėr veprimet e tij dhe vuajtjet e tė tjerėve, si : pėrndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

Ēėshtja e sė keqes nė filozofi pėrcaktohet nė shumicėn e rasteve me pyetjet, pse ekziston (ėshtė) e keqja nė botė? Nė kėtė ēėshtje pėrfshihen shpesh edhe vdekja, sėmundja dhe mėkati. Nė fenė e krishterė, e keqja i mvishet veprave tė kėqia tė njerzve, tė cilėve Perėndia u ka dhėnė dėshirėn e lirė.

Fetė e krishtera tė cilat besojnė nė parafatcaktimin dhe pėrligjjen nga besimi pohojnė, se Perėndia nuk ėshtė krijuesi i sė keqes qė kryejnė njerzit. Njė shpjegim i sė keqes ėshtė dualizmi, si p.sh. nė zoroastrianizėm dhe manikeizėm. Nė optimizėm e keqja trajtohet shpesh mė me vertetesi. Libri i Jobit ėshtė trajtimi mė i mirė i problemit.

E mira

E mira nga pikėpamja e pėrgjithshme dhe abstrakte, ėshtė gjithēka qė ėshtė e bukur, e drejtė, ka veti pozitive, vlera dhe cilėsi morale dhe etike, qė njerzit e dėshirojnė, e duan, e pėlqejnė, dhe ndjehen tė tėrhequr brendėsisht vetvetiu nga ajo, dhe mund tė mendohet si caku i mbramė (i fundit) pėr tu arritur nė jetėn e njeriut.

Ana e kundėrt e sė mirės ėshtė e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atė tė "mirėsisė, ose "veprimit tė mirė", si p.sh. nė shprehjen "bėj mirė", e barazvlefshme me "bėj vepra tė mira", qė d.t.th. i bėj mirė dikujt, ose diēka tė vyer bashkėsisė nė tė cilėn bėj pjesė.

Mėsimi (doktrina), apo dituria, qė mundohet tė vendosė masa pėr tė shprehur njė gjykim vlerash nė lidhje me mėnyrėn e tė vepruarit njerzor, ėshtė etika, ose morali.

Katilja

Askush Sesht Perfekt
Gjithsecili esht bota per dike
Kshuqe mos paragjykoni asnje

763


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E mira dhe e keqja

Mesazh  besnikpertan prej 10.09.13 10:17

Pa te keqen nuk kishte per te ekzistur e mire,pa smundje nuk ishte njohur shendeti,pa nate nuk ish njohur dita.
Nese dikuj i ben keq athere eshte si ti besh vetes keq,po edhe nese vetes i ben keq athere eshte si ti besh dikujt keq.

besnikpertan

Te gjithe kuptojn por nuk e kuptojn si e kuptojn.

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E mira dhe e keqja

Mesazh  Hagel prej 11.05.14 1:14

Nese ballafaqoheni me te Keqen, mbi te gjitha, nuk duhet te perpiqeni per ta luftuar, sepse eshte shume e rrezikshme, dhe do te pesoni.

Ju duhet te luteni qe qenjet tjera shpirterore shume te ndritshme dhe shume te fuqishme per te ardhur dhe per te luftuar per ju, sepse vetem ato jane ne gjendje ta bejne kete, ato i kane te gjitha mjetet, te gjitha armet, por ju mos luftoni!

Hagel

....

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi