Vėllezėrit Myslimanė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vėllezėrit Myslimanė

Mesazh  Jetmira prej 03.11.13 11:39



Qė kur komisioni suprem zgjedhor i Egjiptit e deklaroi Muhammed Morsin si fitues tė zgjedhjeve presidenciale, ka pasur shumė komente nė lidhje me Vėllezėrit Myslimanė. Morsiu, njė inxhinier me pėrvojė, ka qenė pėr njė kohė tė gjatė pėrfaqėsues i Vėllezėrve Myslimanė dhe i departamentit tė tij politik. Morsi ėshtė dorėhequr edhe nga Vėllezėrit Myslimanė edhe nga partia e tij, Liri dhe Drejtėsi, por kjo dorėheqje ėshtė mė shumė subjektive se sa substanciale.

Vėllezėrit Myslimanė tashmė kontrollon presidencėn egjiptiane, qė mė parė ishte boshti i pushtetit nė sistemin politik dhe vėzhguesit pyesin "Kush e humbi Egjiptin?" Ekziston vetėm njė pėrgjigje; 51.7 pėrqind e egjiptianėve votuan pėr Morsin. Gara ishte e ngushtė, pa dyshim, ka egjiptianė tė cilėt ndihen tė frikėsuar pėr tė ardhmen e tyre, por janė krijuar shumė mite pėr Vėllezėrit Myslimanė dhe ėshtė mirė tė demantohen disa.

1. Njė Histori Dhune?

Ėshtė e vėrtetė se nė fillim mė 1941, Vėllezėrit Myslimanė themeluan njė grup para-militar tė quajtur "Xhihaz al sirri" apo "Aparati i fshehtė" dhe i grumbulluan armėt. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se gjatė fundit tė viteve 1940 vėllezėrit ishin nė mesin e faktorėve qė destabilizuan sistemin politik egjiptian.

Nė dhjetorė tė vitit 1948 njė vėlla i quajtur Abdel Mexhid Sassan e vrau kryeministrin Mahmud Fehmi Nukrashi. Qė nga ajo kohė, pra qė kur themeluesi i Vėllazėrisė Muhammed Al Banna u vra duke ghyrė nė taksi nė qytetin e Kajros nė shkurt tė vitit 1949, organizata nuk ėshtė pėrfshirė nė dhunė.

Sigurisht qė kishte dyshime se Vėllezėrit Myslimanė qėndronte prapa tentativės pėr tė vrarė Xhemal Abldel Naserin nė tetor tė vitit 1954, por kishte po ashtu dyshime se atentatori Mahmud Abdel Latif – i cili ishte pjesėtar i vėllazėrisė mund tė ishte i angazhuar edhe nė ndonjė grup tjetėr islamik me qėllim qė tė diskreditonte vėllazėrinė.

Askush nuk ka arritur ta dėshmojė ngjarjen, as pėr njėrėn dhe as pėr tjetrėn anė, por ėshtė interesant fakti se jo vetėm qė Abdel Naser i shpėtoi tetė gjuajtjeve tė Abdel Latifit nga njė distancė shumė e afėrt, por ai nuk u tremb fare dhe e vazhdoi fjalimin e tij i cili ishte njė pikė kthese nė karrierėn e tij. Vėllezėrit mė pas u shpėrbėnė dhe nuk ishin mė forcė e rėndėsishme nė jetėn politike egjiptiane deri nė vitet 1970 kur ata e zyrtarizuan dhunėn.

Vėzhguesit shpesh e sjellin nė vėmendje faktin se Seid Kutubi dhe Ajman Zavahiri ishin nga Vėllezėrit Myslimanė, pėr tė konfirmuar tendencat pėr dhunė tė grupit. Nė rastin e Zavahirit, ai kishte njė flirtim tė shkurtėr me Vėllezėrit Myslimanė nė vitet e tij tė adoleshencės, prandaj ėshtė e paqartė nėse ai ishte akoma pjesė e organizatės. Zavahiri u arrestua mė 1966 (nė moshėn 15 vjeēare) si prestarė i Vėllesėrisė por ka tė ngjarė qė ai ishte pjesėtar i njė grupi i cili u shkėput nga Vėllazėria nė fund tė viteve 1950 dhe fillim tė viteve 1960.

Ky grup avangard ishte njė fraksion radikal qė ndiqnin Seid Kutubin – njė anėtar i vėllazėrisė dhe njė intelektual i Xhihadizmit – dhe anėtarėt e sė cilės kishin synim tė hynin nė konfrontime direkte me Naserin dhe shtetin egjiptian. Edhe pse udhėheqėsi suprem i Vėllazėrisė Hassan Al Hudajbi e toleroi kėtė ndarje pėr njė kohė dy fraksionet shumė shpejt filluan tė merren me ēėshtje doktrinale si dhe me dėshirėn e flaktė tė Hudaybit pėr tė kėrkuar akomodim me liderėt e regjimit egjiptian.

2. Nga Shura nė Demokraci?

Ėshtė pranuar gjerėsisht nė disa qarqe se Vėllezėrit Myslimanė ėshtė njė forcė pėr ndryshime progresive, madje edhe pėr demokraci nė Egjipt. Qė nga mesi i viteve 1980 kur Vėllazėria u fut nė politikėn elektorale nė njė koalicion me precedentėt liberal tė partisė sė Vafd, liderėt e saj pėrqafuan retorikėn e reformės politike.

Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1990, udhėheqėsi suprem i atėhershėm i Vėllazėrisė Muhammed Abu Naser i dėrgoi njė letėr tė hapur presidentit Mubarak nė tė cilėn ai citonte: "Liria ėshtė e dashur dhe ėshtė e preferueshme pėr ju me qwllim qw tw shmangni hidhėrimin dhe revoltėn e popullit tuaj. Nuk imagjinohet qė njė njeri tė rrijė nėn represion dhe nėnshtrim duke parė dhe dėgjuar arritjet, lirinė dhe dinjitetin e popujve qė na rrethojnė... Fuqia e popullit nuk rrjedh nga fuqia materiale, por nga liria e tė gjithė qytetarėve,

kur njerėzit i besojnė qeverisė dhe qeveria i beson njerėzve". Kėto ishin fjalėt e shprehura – edhe 22 vjet pas kėtij fakti – por Vėllezėrit Myslimanė kanė qenė konfuz pėr atė se ēfarė do tė thotė demokraci pėr ta, duke u kthyer nė konceptin e Shura-s ose "konsulta" "tė cilat mund tė jenė apo tė mos jenė themele tė demokracisė.

Ata gjithashtu ishin tė paqartė nė lidhje me sheriatin. Ndėrsa Morsi dhe emrat mė tė mėdhenj tė vėllazėrisė janė shprehur se do tė implementojnė ligjin islam, disa anėtarė tė Vėllazėrisė sė partisė Liri dhe Drejtėsi i thanė politikės sė jashtme amerikane gjatė njė vizite nė Mars se ata mbėshtesin parimet e sheriatit, por jo domosdoshmėrisht disa ligje tė caktuara tė tij. "Mendoj se kjo ėshtė nė rregull pėr fillim por ky qėndrim nuk ėshtė asnjė mė shumė se turbullim.

Ka shumė mundėsi qė Vėllezėrit Myslimanė tė jenė demokrat pėrkundėr vetes sė tyre. Kjo ėshtė teoria: Tė harruar siē janė ata nė mes ushtrisė tė cilėt akoma i kanė armėt nėn kontroll, dhe forcave tė tjera politike duke pėrfshirė edhe revolucionarėt tė cilėt nuk u zėnė besė islamistėve dhe kėshtu mund tė shkaktojnė probleme, Vėllezėrit Myslimanė mund tė pėrcaktojnė se burimi i tyre i vetėm ėshtė nė kutitė e votimit.

Si rezultat, vėllezėrit rregullisht do tė kėrkojnė zgjedhje tė lira e tė ndershme si mėnyra e vetme pėr tė legjitimuar pushtetin e tyre. Me kohė kjo do ti transformojė Vėllezėrit Myslimanė nė demokratė tė moderuar. Nuk ka rėndėsi se zgjedhjet nuk e bėjnė demokracinė, kjo ėshtė ajo qė ndodhi nė Evropė dhe se si partitė teokratike tė shekullit tė 19 u shndėrruan nė kristian-demokratė. Ka shumė gjėra tė brendshme qė duhen mėsuar nga pėrvoja evropiane, por ėshtė e rėndėsishme tė mbahet nė mend se historia mund tė jetė njė udhėheqės, por ajo nuk ėshtė hartė.

Nė fund, pėrgjigja mė e ndershme intelektuale pėr angazhimin e vėllazėrisė nė demokraci ėshtė, thjesht nuk e dimė. Ėshtė njė pyetje empirike. Le t'i kushtojmė mė pak vėmendje asaj ēfarė ata thonė dhe tė pėrqendrohemi mė tepėr nė atė ēfarė ata po bėjnė.

3. Vėllezėrit dhe SHBA

Nėse ka njė konsensus nė Uashington nė lidhje me Vėllezėrit Myslimanė dhe lidhjet strategjike egjiptiane ėshtė optimizmi i kujdesshėm. Titujt kryesorė nė shtypin amerikan deklarojnė presidentin egjiptian me kritikė, por mund tė jetė njė aleat dhe kjo ka kontribuar pėr idenė se ndoshta gjithēka do tė jetė nė rregull, kjo ide aktualisht mbizotėron nė shtyp. Pranvera e shpresės ėshtė e pėrjetshme, por vėzhguesit nuk duhet tė jenė kaq optimistė nė lidhje me marrėdhėniet.

Pa dyshim, Vėllazėrisė i duhen marrėdhėnie tė mira me SHBA pėr t'i dhėnė Egjiptit nė gjendje mė tė mirė ekonomike, gjė qė ne po e dėgjojmė vazhdimisht nė fjalimet e egjiptianėve tė mbushura me pragmatizėm. Qielli nuk po shembet dhe dielli do tė lind nesėr por ky pragmatizėm i Vėllezėrve Myslimanė mund tė na ēojė nė pritshmėri false.

Fundja, pėr mė shumė se 30 vite vėllezėrit kanė qenė kundėr marrėdhėnieve SHBA-Egjipt dhe i kanė pėrdorur kėto lidhje pėr tė diskredituar si Anvar Sadatin ashtu edhe Hosni Mubarakun. Marrėdhėniet e Kajros me Uashingtonin janė tė panjohura pėr egjiptianėt, ato u zhvilluan veēanėrisht sepse Sadat dhe Mubarak ishin autoritarė tė cilėt pėr tė rritur gradat mund tė mos pėrfillnin ndjenjat e popullit. Kėshtu mund tė jetė nė mėnyrė mahnitėse jo pragmatike pėr Vėllazėrinė, agjentėt e supozuar pėr ndryshimet demokratike pėr tė punuar ngushtėsisht me Shtetet e bashkuara.

Analistėt nuk duhet tė harrojnė prej nga vjen Vėllazėria. Siē kam thėnė disa javė mė pėrpara.

Ėshtė me rėndėsi tė pėrkujtojmė se origjina e Vėllezėrve Myslimanė qėndron nė frikėn e Hasan Al Banas nga tė huajt, konkretisht perėndimorėve, depėrtimi i Egjiptit qė i dėmtoi vlerat tradicionale. Unė nuk po them qė Vėllazėria nuk ka ndryshuar qė nga vitet 1920 kur Al Bana erdhi nė Kajro, por mosbesimi i Vėllezėrit Myslimanė ėshtė pjesė e ADN-sė sė tyre.

Pėr tė qenė i sigurt vėllazėria mbėshteten tek mesazhi Pan-Islamik, por ne nivelin themelor, Vėllezėrit janė nacionalistė tė mirė. Ėshtė shumė afėr data 25 Janar, kryengritja e famshme pėr dinjitet dhe fuqizim kombėtar dhe ju mund ta merrni me mend se pėrse Morsi nuk ka gjasa tė kryej vizitėn e tij tė parė presidenciale nė Shtetet e Bashkuara.

Nuk mund tė presim thyerje tė raporteve, por me Morsiun president, marrėdhėniet SHBA – Egjipt detyrimisht do tė jenė mė tė vėshtira sesa nė tri dekadat e kaluara kur Mubaraku harmonizoi ngushtėsisht raportet me SHBA.

Steven A. Cook
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vėllezėrit Myslimanė

Mesazh  Odin prej 14.04.14 1:06

“Vėllazėria Myslimane” dhe Fondacioni i  Tony Blair-it



Nė Fondacionin e Tony Blair, janė dy persona qė dyshohet se kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me grupet ekstremiste. Njėri nga ata ėshtė nga Kuvajti ndėrkaq tjetri nga Bosnja. Autoritetet e inteligjencės nė Britani, paralajmėrojnė ish kryeministrin se Fondacioni i tij mund tė shohė “ditė tė kėqija” pikėrisht pėr kėtė shkak.

Njė hetim i grupeve tė inteligjencės nė Britani, dyshohet se ka zbuluar se Fondacioni i Tony Blair, pėrkatėsisht sektori i religjionit nė kėtė fondacion, ka lidhje me njė grup ekstremist islamik.

Njė hetim i bėrė nga MI5 dhe MI6 ka vėnė nė pah kėtė shqetėsim qė e transmetojnė mediat britanike. Thuhet se dy liderė myslimanė qė kanė lidhje me Vėllazėrinė Myslimane, janė kėshilltarė tė “The Tony Blair Faith Foundation”.

Organizata ėshtė shpallur grup terrorist nė Egjipt dhe nė Arabinė Saudite dhe mund tė ndalohet edhe nė Britani, nė vazhdėn e pohimeve se ata kanė lidhje me grupet ekstremiste.

“The Global Muslim Brotherhood Daily Watch” , nė monitorimin qė ia ka bėrė grupit pėr 13 vjet me radhė, ka gjetur se dr.Ismail Khudr Al Shatti, njė kėshilltar i qeverisė kuvajtiane dhe anėtarė i kėshilltarėve tė Blair, kryeson grupin e Vėllazėrisė Myslimane nė Kuvajt.

Njė tjetėr kėshillėdhėnės islamik i Blair ėshtė Mustafa Ceric, njė klerik mysliman nga Bosnja i cili ka bėrė disa deklarata kontraverse pėr islamin nė shtetet e Ballkanit.



Ish myftiu i Bosnjė e Hercegovinės, kishte lidhje me rrjetin global tė “Vėllazėrisė Myslimane”.

Organizatat shprehin shqetėsime se lidhja e Fondacionit tė Tony Blair me anėtarė tė “Vėllazėrisė Myslimane” do tė mund ta dėmtoj rėnd misionin bamirės tė shoqatės sė tij.

Steven Merley, njė hetues i lėvizjeve ekstremiste nė SHBA, thotė pėr Sunday Telegraph se shumė nga pjesėtarė tė “Vėllazėrisė Myslimane” e “mbulojnė” aktivitetin e tyre nėn hijen e “Vėllazėrisė Myslimane Globale”.

“Kėta individė janė tallur me shumė politikanė. Ndoshta kėtė po e bėjnė edhe me Tony Blair’in”, thotė ai.

G.Express
avatar
Odin

614


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vėllezėrit Myslimanė

Mesazh  gjilanasi prej 14.04.15 12:03

Njeriu i dytė i "Vėllazėrisė Myslimane": Po, kam qenė mason



Njeriu i dytė i "Vėllazėrisė Myslimane" nė Egjipt, Sejjid Kutub, nė njė shkrim tė tij tė quajtur “Pse jam bėrė mason”, e pranon se ka qenė mason.

Madje ai ka thėnė se organizata masone ėshtė e vetmja qė nuk njeh dallime nė asnjė mėnyrė, qoftė gjuhėsore apo profesionale. “Unė kam qenė iluminat dhe kam qenė mason, madje me dėshirė kam shkuar dhe kam trokitur nė derė tė Iluminatit".




/Zėri/
avatar
gjilanasi

424


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi