Mite tė Mubarakut

Shko poshtė

Mite tė Mubarakut

Mesazh  Jetmira prej 02.11.13 10:56


Elizabeth Shakman Hurd

Termi ‘sekular’ dhe termat konceptualisht te ngjashėm me tė ja kanė arritur qė tė shtrembėrojnė perceptimin e revoltės nė Egjipt. Politika ‘sekulare’ kuptohet si politika ‘e mirė’ (demokratizim i kufizuar, stabilitet dhe mbėshtetje pėr marrveshjen e paqes me Izraelin), ndėrsa politika ‘Islamike’ pėrkthehet si politikė ‘e keqe’ (njė laryshi rreziqesh me gjasa tė paraqitura nga Vėllazeria Myslimane dhe aleatėt e saj). Shpjegimi i situatės sė tanishme nė Egjipt kufizohet nga paaftėsia pėr ta lexuar politikėn nė Egjipt dhe shoqėri tė tjera me shumicė myslymane jashtė kėsaj lentje tejet thjeshtėzuese dhe shtrembėruese.


Shoqėrizimi pa dallim i sekulares me qeverisjen e mirė na ka ulur kėmbėkryq prej kohėsh kuptimin e pėrgjithshėm se Islami ėshtė ēdo gjė qė s’ėshtė sekulare. Gjithashtu, e me gjasa nė mėnyrė mė tė rrezikshme, gjeneron idenė e sekulares si lėmi i natyrshėm i interesit vetiak racional dhe etikės universaliste. Politika sekulare vjen e na paraqitet si e pėrkundėrta e politikės myslymane dhe si kundėrpesha e natyrshme e ēfarėdolloj dimensioni tjetėr politik qė nuk bie rehatshėm nė kallėpin e kategorive tė interesit vetiak racional ose etikės universaliste. Kjo ėshtė njė kategori e fuqishme dhe e gjerė. Pėrtej pozicionimit nė mėnyrė tė sigurtė qartazi nė dallim nga Islami, sekularja kėshtu vjen e zė vend dhe pozicionohet si e mira, rracionalja, dhe universalja, e cila i kundėrvihet ēfarėdolloj partikularizmi irracional, jo-normaliteti dhe larmie.
Kjo retorikė kundėrvenėse mbyll tė gjitha llojet e hapėsirave dhe mundėsive politike. Dhe sot kjo mbyllje po ndodh nė kohė reale, teksa amerikanėt dhe europianėt mbėshteten nė pėrdorime jo reflektuese dhe gjithpėrfshirėse tė sekulares pėr tė organizuar reagimin e tyre ndaj krizės Egjiptiane. Ėshtė e habitshme masa me tė cilėn ky term – dhe konstruksione tė tjera, si pėrshembull demokraci sekulare apo liderė sekular – shėrben si zėvendėsues pėr gjithcka qė ėshtė e mirė, e drejtė dhe universale nė shumė konsiderime Perėndimore tė zhvillimeve ne Egjipt. Vėllazėria Myslimane (VM), e themeluar nė 1928 dhe akoma zyrtarisht e jashtėligjshme nė Egjipt, me ngut pėrshkruhet nė kėto konsiderata si ‘Islamiste’ dhe paraqitet si njė rrezik i mundshėm qė mund tė rezultojė nga shfaqia e demokracisė nė Egjipt. Pozicionet politike tė shprehura nė referencė ndaj traditės, historisė apo politikės Islame asimilohet vrik nė kategoritė e politikės ‘sė keqe’ dhe nėnkuptohen si kėrcėnim i politikės normale, racionale dhe demokratike. Islami politik shihet si njė divergjencė nga/ose shkelje e hapėsirės publike sekulare e neutrale, si njė lloj kthimi mbrapa tek forma para-moderne tė rendit politik myslyman, apo njė kombinim toksik i tė dyjave.

Nė punė tė mėparshme tė mijat mbi politikėn e sekularizmit pėrshkruhen dy korniza vlerėsuese gjėrėsisht tė pėrdorura qė ushqejnė kėto paraqitje tė Islamit, laicizmit dhe sekularizmit Judeo-Kristian. Po tė njėjtat korniza po mobilizohen nga mediat dhe aktorė politikė pėr t’i dhėnė njė farė kuptimi krizės nė Egjipt, kėsisoj duke formuar sfondin mbi tė cilin shumė europianė dhe amerikanė ndėrojnė kuptimin e tyre rreth zhvillimeve nė terren. Nė tė parin, leximin laicist, Islami politik na paraqitet si njė shprehje sipėrfaqėsore dhe e cekėt e interesave tė thella ekonomike dhe politike dhe/ose njė shkelje nga forma fetare jorracionale e jetės publike pėrndryshe sekulare nė shoqėritė me shumicė myslymane. Nė leximin e dytė, atė ‘Judeo-Kristian’, Islami politik pėrshkruhet si njė amalgam jodemokratik i Islamit dhe politikės qė qėndron pėrkundruall ndarjes moderne Kristiane, ose Kristiane tė sekularizuar, tė kishės nga shteti. Kjo narrativė e dytė hamendėson se dallimi ndėrmjet fetares dhe autoritetit politik jo vetėm qė janė historikisht jo tė pranishme nė shoqėritė me shumicė myslymane por janė tė pamendueshme pėr shkak tė karakteristikave tė ngurtėsuara tė fesė Islame. Nė tė dyja narrativat Islami politik barazohet me njė refuzim tė njohjes sė statusit tė privilegjuar tė sferės private dhe njė transgresion i kategorive moderne tė publikes dhe privates. Ndikimi i kėtyre narrativave ėshtė barazimi i ēdo shfaqieje tė diskursit Islam nė praktikėn politike me fundamentalizmin dhe intolerancėn. Kėto qasje ndaj Islamit politik janė tė gjalla dhe funksionale nė paraqitjet e sotme qė i bėhen VM dhe ndihmon nė strukturimin e reagimit politik Perėndimor ndaj krizės. Frika ndaj arrdhjes nė pushtet tė VM nė Egjipt duket tė jetė njė nga arsyet pse administrata e Obames po heziton t’i bėjė thirrje Mubarakut qė tė dorėhiqet dhe njėkohėsisht ka shprehur njėfarė mėdyshje nė lidhje me mbėshtetjen Amerikane ndaj objektivave legjitime tė protestuesve.
Sakaq ne mund tė tregojmė njė histori ndryshe rreth fesė dhe politikės nė Egjipt. Sot Egjipti po sfidohet pėr strukturėn themelore tė fushės nė tė cilėn sekularja dhe fetarja janė pėrkufizuar. Struktura e kėsaj fushe nėn Mubarakun sherbeu pėr tė legjitimuar dhe delegjitimuar parti tė caktuara, institucione dhe forma tė tjera identifikimi kolektiv. Lejoi qė forma tė caktuara tė praktikės politike, si pėrshembull ligjet e forta anti-terror dhe shtypjen e dhunshme tė kundėrshtarėve tė regjimit tė Mubarakut, e ndėrkohė duke mos lejuar tė tjera forma, si pjesėmarrjen e plotė politike tė partive qė pėrkufizoheshin nga regjimi si ‘fetare’. Kėto dallime u vunė nė fuqi ligjėrisht: rishqyrtimi i Nenit 5 tė kushtetutės Egjiptiane, nen i hyrė nė fuqi nė 2006 qė ndalon aktivitetin politik tė bazuar nė ēfarėdolloj mėnyre nė fe, kėsisoj duke shpallur automatikisht tė jashtė ligjshme VM e duke mos e lejuar atė tė marrė pjesė nė politikė.

Shtetet e Bashkuara kanė qėndruar me forcė prapa kėtij dyjėzimi sekular-fetar tejet tė kontrolluar e kundėrvėnės tė themeluar nga shteti si mėnyrė pėr tė mbrojtur interesat e saj nė rajon, tė pėrkufizuara kryesisht si garantimi i sigurisė sė Izraelit, vazhdimi i luftės ndaj terrorit dhe garantimi i aksesit tė naftės. Nė njė fjalim tė 2005-s nė Universitetin Amerikan tė Kairos, Kondoleza Rajs theksoi se: “synimi ynė kėtu ėshtė tė inkurajojmė qeverinė Egjiptiane, brenda ligjeve tė veta dhe me shpresė brenda njė procesi dhe konteksti qė ėshtė gjithmonė nė reformim e sipėr, tė angazhohet me shoqėrinė civile, me popullin e Egjiptit pėr zgjedhje qė mund tė jenė tė lira dhe tė drejta. Por ne nuk jemi angazhuar me Vėllazėrinė Myslymane edhe nuk do t’a bėjmė njė gjė tė tillė nė tė ardhmen.” Sipas Samer Shehata-s dhe Joshua Stacher-it, administrata e Bushit e pėrforcoi kėtė pozicion edhe mė tej pas vizitės sė Rajs. Fill pas zgjedhjeve parlamentare tė 2005, zgjedhje nė tė cilat VM fitoi njė tė pestėn e vendeve nė parlament, presioni i ShBA.-ve ndaj regjimit tė Mubarakut u ul dhe mė vonė u ndėrpre tėrėsisht pas fitores sė Hamasit. Uashingtoni heshti teksa regjimi i Mubarakut arrestonte me qindra Vėllezėr dhe transferonte dyzina nė gjygje ushtarake.
Sot populli Egjiptian dhe njė koalicion i fortė anti-Mubarak po e pėrmbysin krejt kėtė strukturė dominimi, tė mbajtur nga Mubaraku dhe pagėzuar nga amerikanėt dhe europianėt prej dekadash. E ardhmja ėshtė e atij qe e fiton. Rami Khouri, gazetari i famshėm libanez, e pėrshkroi kėtė ndryshim tė menjėhershėm si “shpleksjen e rendit post-kolonial qė krijuan britanikėt dhe francezėt nė botėn arabe nė vitet 1920-tė dhe 30-tė dhe qė mė pas u mbajt – me ndihmėn e amerikanėve dhe sovjetikėve – pėr mė shumė se gjysmėn e shekullit tė kaluar.” Ėshtė e paqartė nėse vendimarrėsit nė Shtetet e Bashkuara dhe Evropė do ta njohin potencialin e kėtij momenti pėr egjiptianėt dhe tė tjerėt nė rajon pėr t’u hapur dhe pėr t’a ribėrė fushėn e lojės politike nė vija demokratike dhe pjesėmarrėse, apo do tė kapen pas dikotomisė komode e familjare tė politikės sekulare/fetare nė emėr tė sigurisė dhe rendit nė rajon.

Ngjarjet mund tė na imponojnė njė qasje tė re ndaj botės. Ashtu siē vėn re Philip Weiss: “rreziku pėr Amerikėn dhe Izraelin qėndron tek fakti se revolucioni Egjiptian do tė shktarrojė kėtė zgjedhje tė stisur midis diktatorit sekular ose “Islamistėve tė ēmendur” duke treguar se arabėt janė njerėz tė zgjuar e tė artikuluar qė mund tė menaxhojnė demokraci reale nėse arrijnė t’a bėjnė vetė.” Mohamed ElBaradei gjithashtu e pėrshkruan idenė se fundamentalistėt Islamikė kanė pėr synim tė marrin Egjiptin si “njė mit qė shitej nga regjimi i Mubarakut – o ne, diktatorėt e pamėshirshėm, ose… lloji i al Kaedės.”
Nė kohėn e revolucionit Iranian, Michel Foucault vėzhgoi se “problemi i Islamit si njė forcė politike ėshtė thelbėsore pėr kohėn tonė dhe pėr vitet qė do tė vijnė dhe ne nuk mund t’i qasemi me njė modicum inteligjence nėse ja nisim qysh prej fillimit nga njė pozicion urrejtje.” Ky shoqėrizim i rrezikut me VM fuqizon ata tė cilėt argumentojnė se Perėndimi aspiron pėr njė hegjemoni globale pėrmes njė kryqėzate ndaj Islamit. Kjo trimėron Mubarakun dhe autokratė tė tjerė tė rajonit. Njekohėsisht dėshton nė adresimin e realiteteve tė politikės bashkėkohore nė shtete ku kėto lėvizje kane fituar njė mbėshtetje politike tė fortė dhe legjitime e cila nuk mund tė anashkalohet nga petullat me ujė tė Washingtonit, Londrės apo Jeruzalemit.

Njė qėndrim i tillė armiqėsor ndaj VM ėshtė gjithaq i pathemeltė. Ashtu siē i pėrshkruan Nathan Brown, “njė pjesė e mirė e programit tė tyre pėrfshin thjesht reforma standarde – pavarėsia e gjygjesorit, dhėnia fund e korruspionit, mbrojtja e ambientit. Veēanėrisht kur morėn ngjyra mė politike gjatė 10 viteve tė fundit, ajo ēfarė filluan tė pėrdorin ishte njė gjuhė reformash tė pėrgjithshme qė merr ngjyresa Islame nė disa fusha. Por pjesa dėrrmuese ėshtė konsistente me programe tė tjera reformash qė vijnė nga i gjithė spektri politik.” Mbetet pėr t’u parė nėse vendimarrėsit dhe komentuesit perėndimorė do tė shfaqin kurajon politike dhe krijimtarinė intelektuale tė nevojshme pėr tė transhendentuar zgjedhjen e stisur ndėrmjet diktatorėve sekularė dhe “Isamikėvė tė ēmendur” dhe tė mbėshtesin demokracinė e vėrtetė nė Lindjen e Mesme, sa pėr ndryshim.

Perktheu A. Gjikola

http://blogs.ssrc.org/tif/2011/02/02/myths-of-mubarak/
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi