Vezhgimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vezhgimi

Mesazh  Admin prej 02.10.08 15:54

Vezhgimi



Ne shumicen e kohes sone ne nuk i shohim por kamerat e vezhgimit jane instaluar ne perditeshmerine tone.

Si pasoje e shume atentateve te ndodhura viteve te fundit (New-York, Madrid, Londer), puna e politikave e ka pasur me te lehte per ta bere qe te pranohet perdorimi i tyre.

Ne Britanine e Madhe llogariten mbi 5 milion kamera te vezhgimit.

Sidoqofte numri i sakte i tyre nuk dihet.

Keto mjete mund te gjejme ne cdo vend ku ka shume frekuence te madhe publike: stacione, metro, rruge, parqe, ndertesa me shume ...

Ky mjet eshte persosur ende me shume keto vitet e fundit i lidhur me programin e njohjes se fytyres.

Teknologjia rrezikon te zhvillohet edhe me shume me kerkimet e lansuara njekohesisht ne SHBA dhe Evrope.

Behet fjale per nje program i cili eshte i afte te detektoj sjelljen e dyshimte te nje individi ne nje turme njerzish.

Kujdes per ata qe nuk do te ecin drejt.

© Explorerunivers

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vezhgimi

Mesazh  Jon prej 11.02.10 0:30

BUZĖQESHINI KAMERAS!

Kujt nuk i kanė rėnė nė sy videokamerat e montuara nė vetrinat e dyqaneve tė elektronikės, falė tė cilave fytyra jote, prej kalimtari tuhaf, shfaqet me bujė nė dhjetėra ekrane televizorėsh ofruar pėr shitje?

Tė shohėsh apo tė shihesh – kjo ėshtė forma e dilemės hamletiane, tė pėrkthyer nė epokėn e videoregjistrimit dhe videotransmetimit total.

Njeriu e ka mbjellė tashmė botėn e vet me gjithfarė sysh elektronikė: kamera televizive, kamera mbikėqyrėse tė rrugėve e tė dyqaneve, live cams qė transmetojnė 24-orė nė ditė pėr sajte nė Internet, web-cams, kamera telefonash celularė, kamera tė trafikut e tė shpejtėsisė, kamera tė Google qė fotografojnė qytetet poshtė, kamera qė filmojnė pyllin e virgjėr tropikal, folenė e urithit, hapėsirėn kozmike, thellėsitė e nėnujshme, gurėt nė tėmth, ose botėn mikroskopike deri nė nivel tė molekulave dhe atomeve; kamera qė ruajnė kamerat, nga sulmet e vandalėve ose ludditėve anti-teknologji.

Thuhet se ēdo banor i Londrės del nė kamera mesatarisht 300 herė nė ditė.

Programe kompjuterike pėr analiza imazhesh analizojnė rregullsitė e sjelljeve nė rrugė pėr tė dalluar vjedhėsit, tė ikurit, tė kėrkuarit, keqbėrėsit, tė dyshimtėt, terroristėt; ose na identifikojnė nėpėrmjet tipareve tė fytyrės.

Pėrparimi teknologjik e ka ulur nė mėnyrė dramatike koston e kapjes, manipulimit dhe ruajtjes sė imazheve. Thuhet, pėrsėri, se nė Londėr – qė ėshtė metropoli teknologjikisht nė pararojė tė mbikėqyrjes video – gjen afėrsisht njė videokamera pėr ēdo 14 qytetarė.

Forcat e ruajtjes sė rendit, madje ndonjėherė edhe shoqatat e komuniteteve tė shpjegojnė se prania e kameras nė rrugė ndihmon pėr tė frenuar impulset kriminale, e pėr t’i bėrė qytetarėt tė ndihen mė tė qetė e mė tė mbrojtur. Tė tjerė protestojnė pėr dhunimin e privatėsisė, nga syri voyeur dhe i padėshiruar i njė aparati policor qė ashtu imponon praninė dhe autoritetin e vet nė publik.

Nė Shoreditch, qė ėshtė njė mėhallė e Londrės, rrjeti i televizionit komunitar Digital Bridge ka eksperimentuar me transmetimin, drejtpėrdrejt nė televizorėt privatė tė banorėve, tė pamjeve ēfarėdo nga rruga – njerėz qė parkojnė veturėn, takojnė tezet, psonisin, nxjerrin qenin shėtitje, luajnė domino nė lulishte.

Imagjinoni sikur kamerat t’ju ndjekin ditė e natė, nė shtėpi dhe pėrjashta, pėr ta pėrjetėsuar ekzistencėn tuaj pėrndryshe anonime.

Madje as qė ka nevojė ta imagjinoni – tashmė nė metropolet e pėrditshmja e mėrzitshme e tė gjithėve regjistrohet dhe ruhet nė miliona dosje dixhitale, dyfish tė mėrzitshme.

Kjo edhe pse cilido prej nesh, madje edhe ai mė i turpshmi e mė i fshehti, e ka njė dell ekzibicionisti nė gjenet; ose njė dėshirė, sado tė fshehtė, pėr t’u parė, nė mos admiruar prej publikut pėrtej.

Pėrmirėsimet nė teknologjinė e editimit tė videove (i ashtuquajturi non-linear editing system) mundėsuan realizimin, me kosto tė arsyeshme, tė spektakleve televizive tė tipit Big Brother, ose tė televizionit realitet, i cili tashmė i ka mposhtur tė gjitha formulat e tjera tė produksionit televiziv. Tani kushdo, edhe mė anonimi mes anonimėve, mund tė shpresojė jo vetėm se jeta qė ēon i motivohet tėrthorazi, si mundėsi dėfrimi pėr publikun shumėmilionėsh; por edhe se gjendet gjithsesi nė candid camera, madje edhe kur nuk e merr vesh kurrė.

Televizioni komercial por edhe televizioni publik, po priren t’i lėnė gjithnjė e mė hapėsirė transmetimeve tė paskriptuara – qė nga ngjarjet sportive, ceremonitė, liturgjitė, festat popullore, mitingjet, kongreset, seancat parlamentare, koncertet e garat mes artistėve amatorė dhe konkurset me ēmime. Deri edhe intelektualėt materializohen nė televizion nėpėrmjet debatit publik, ku protagonistėt rreken tė pėrfaqėsojnė vetveten.

Dekada e parė e shekullit XXI mund tė pėrkufizohet edhe si koha kur teknologjia e elektronikės sė konsumit arriti ta shndėrrojė telefonin celular nė pajisje multimediale universale – me tė cilėn mund tė komunikojmė me tė tjerėt, por edhe tė shfletojmė Internetin, tė shohim TV, tė luajmė lojėra elektronike, tė blejmė tesha, tė gjejmė vendndodhjen nė njė hartė satelitare, tė nxjerrim fotografi ose videoklipe dhe t’i afishojmė kėto menjėherė nė faqet tona nė Web.

Njėkohėsisht, mjedise si MySpace, Facebook, Flickr, YouTube dhe Twitter kanė mundėsuar tashmė qė materialet video tė qarkullojnė nė mėnyrė kapilare dhe virale, duke i shndėrruar komunitetet virtuale nė sisteme qė riprodhohen nėpėrmjet voyeurismit tė ndėrsjellė.

Nėse e pėrditshmja na zbrazet nga kuptimi, sė paku mund tė ngushėllohemi me idenė se po e pėrjetojmė sikur tė ishim celebrities, ose protagonistė absolutė tė historisė, ēka do t’i jepte edhe njė pėrmasė papritmazi filozofike statusit tonė, pėrndryshe aspak dinjitoz, prej qytetarėsh tė tejdukshėm.

Mediat tradicionale ose tė organizuara nė mėnyrė hierarkike nuk i kanė kursyer pėrpjekjet pėr ta shfrytėzuar kėtė harlisje kamerash dhe sysh regjistrues anembanė botės, duke pompuar konceptin miklues tė gazetarisė qytetare (citizen journalism). Pėrdoruesve tė telefonave celularė u ėshtė shpjeguar se gjithkundshmėrinė e tyre mund ta shtien nė punė pėr tė fiksuar, nė vendin dhe nė kohėn e duhur, klipin e ndonjė incidenti madhor ose sensacional, qė do tė qarkullojė pastaj anembanė planetit, nė edicionet globale tė lajmeve.

Shėrbime si Scoopt dje (i cili tashmė ka falimentuar), ose Demotix sot (http://www.demotix.com) shembėllzojnė pėrpjekjet pėr ta sistematizuar voyeurismin e sotėm nė kontekstin e ekonomisė sė tregut, duke u ofruar tė paguajnė pėr fotot ose videot e nxjerra prej qytetarėve si ju dhe unė.

Roli i Twitter-it nė pėrhapjen e informacionit gjatė fushatės elektorale nė SHBA ose pėr tė njoftuar rreth protestave publike pas zgjedhjeve tė fundit nė Iran ėshtė analizuar nga shumė aspekte; nėse entuziastėt e kanė pėrshėndetur si shembull dhe provė se ēfarė mund tė arrihet nėpėrmjet tė ashtuquajturit “demokratizim” tė mediave, skeptikėt kanė vėnė nė dukje rrezikun e manipulimit tė anonimitetit prej shėrbimeve sekrete ose grupeve tė interesave.

Mė anė tjetėr, duket sikur etja pėr informacion dhe nevoja pėr siguri publike mund tė adresohen njėhershėm, nėpėrmjet tė njėjtėve mekanizmave tė kontrollit vizual – thuase qytetari gazetar dhe qytetari i tejdukshėm qenkėshin dy anė tė sė njėjtės medalje.

Kamerat mbikėqyrėse nė njė numėr qytetesh tė Britanisė sė Madhe pajisen ndonjėherė me altoparlante, nga ku oficerė policie nga qendrat e monitorimit mund t’u “bėrtasin” qytetarėve qė kapen me presh nė duar duke shkelur rendin publik – p.sh. duke ndotur mjedisin, ose parkuar makinat nė vende tė papėrshtatshme.

Pėrkundrazi, nė shtetin amerikan tė Texas-it, qytetarėt e pėrkushtuar ndaj rendit publik mund tė ndjekin pamjet e pėrcjella drejtpėrdrejt nė Internet nga kamerat e instaluara nė kufirin me Meksikėn, dhe tė lajmėrojnė policinė me telefon sapo tė shquajnė gjėsend tė dyshimtė. Nėpėrmjet njė sajti tė posaēėm (http://www.blueservo.net/), kushdo qė ka kohė tė lirė dhe vullnet tė mirė, mund tė shndėrrohet pėr pak minuta nė kufitar syshqiponjė.

Facefile (http://myfacefile.com), njė shėrbim sigurie privat, i fton klientėt e vet t’u nxjerrin foto dixhitale, me anė tė celularit, tė gjithė atyre qė takojnė gjatė ditės, sidomos tė panjohurve; kėto foto i dėrgohen pastaj njė serveri automatikisht dhe ruhen atje pėr t’u pėrdorur nga policia, nė rast se autori i tyre bie viktimė e njė krimi ēfarėdo (ngucje seksuale, pėrdhunim, rrahje, rrėmbim).

”Si ves algo, di algo!

Mė nė fund, miliona pėrdoruesit e pėrditshėm tė metrosė sė New York-ut jo vetėm filmohen anonimisht e verbėrisht nga dhjetėra-mijėra videokamerat e sigurisė, por edhe porositen, nėpėrmjet mbishkrimeve murale, mesazheve nė ekranet e automatėve biletashitės dhe lajmėrimeve tė para-regjistruara nė altoparlantėt e stacioneve dhe tė vagonave, qė t’i mbajtur sytė hapur ndaj rrezikut terrorist: if you see something, say something (“po tė shohėsh diēka, thuaj diēka”).

Ky duet jo gjithnjė i pafajshėm mes sigurisė publike dhe kuriozitetit tonė tė sėmurė pėr tė parė se ēfarė po ndodh mishėrohet nė mėnyrė tė pėrkryer sa herė qė publikut i jepet mundėsia ta ndjekė shkeljen, krimin, ose katastrofėn drejtpėrdrejt nė ekran. Imazhe tė gjalla rrahjesh, pėrleshjesh mes tifozėve, vandalizmi, ekzekutimesh publike, ndjekjesh nga policia nė autostradė dhe incidentesh terrorizmi, por edhe gjėmash natyrore dhe industriale vijnė me sukses tė garantuar nė publik – mjaft tė kujtojmė pėrplasjen e avionit tė dytė me kullat binjake nė Manhattan, nė 11 shtator 2001; por edhe videon e shpėrthimit tė municioneve nė Gėrdec.

Megjithė pėrpjekjet tona pėr ta mbajtur veē realen nga virtualja, dhe pėr tė gėnjyer veten se jeta e mirėfilltė nis kur e mbyllim televizorin e kur e fikim kompjuterin, tashmė ėshtė tepėr vonė pėr t’i penguar teknologjitė e elektronikės sė konsumit, por edhe mediat qė ushqehen prej tyre, qė ta shndėrrojnė krejt realitetin rreth nesh nė reality show.

AKT
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi