Ēudia dhe rėndėsia e tavanit tė borxhit amerikan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēudia dhe rėndėsia e tavanit tė borxhit amerikan

Mesazh  Odin prej 18.10.13 12:25

Ēudia dhe rėndėsia e tavanit tė borxhit amerikan



Kurekonomia kryesore e botės ndodhej nė teh tė thikes sa u pėrket financave tė veta, shtrohej pyetja se si ka ardhur deri te kjo krizė?

Pėrse Shtetet e Bashkuara kanė tavanin e borxhit nė vend tė parė? Prej nga ka ardhur ky limit pėr huamarrje? Dhe, pėrse duhet tė mbahet nėse ėshtė bėrė aq problematik?

Nė kontekstin global, tavani i borxhit tė SHBA-sė ėshtė sigurisht i pazakontė. Nė mesin e vendeve tė industrializuara tė botės, vetėm edhe Danimarka ka njė sistem, sipas tė cilit, legjislatura duhet tė miratojė huamarrjen ndaras nga shpenzimet.

Nė shumicėn e vendeve tė tjera, autoriteteve pėrkatėse u lejohet tė marrin hua aq sa kanė nevojė pėr tė mbuluar shpenzimet qė ka miratuar legjislativi.

Nė Mbretėrinė e Bashkuar, pėr shembull, Thesari ėshtė i autorizuar tė marrė hua aq sa i duhet pėr tė realizuar shpenzimet e miratuara. Nė Kanada, ekzekutivi mund tė marrė hua pėr tė pėrmbushur buxhetin vjetor.

Disa vende tė Bashkimit Evropian, tė tilla si Polonia, kanė ndėrmarrė masa pėr tė mbajtur tė menaxhueshėm borxhin publik, duke vendosur limite pėr huamarrje. Por, kėto kufizime lidhen me madhėsinė e ekonomisė.

Jacob Kirkegaard ėshtė bashkėpunėtor i Institutit Peterson pėr Ekonominė Ndėrkombėtare nė Uashington dhe vjen nga Danimarka. Ai thotė se pavarėsisht tavanit tė borxhit, gjėrat funksionojnė krejt ndryshe nė vendin e tij.

“Nė Danimarkė, tavani i borxhit – jo me ligj, por me njė lloj konsensusi politik – ėshtė disa herė mė i lartė se borxhi kombėtar. Kjo ėshtė njė tjetėr mėnyrė pėr tė thėnė se Danimarka nuk pėrballet kurrė me ndonjė rrezik. Tavani i borxhit atje ėshtė diēka qė zbatohet vetėm pėr arsye kushtetuese ose administrative. Nuk ėshtė diēka qė pėrdoret nė politika ditore, si pėr shembull nė Shtetet e Bashkuara”, thotė Kirkegaard.

Tavani i borxhit amerikan nuk ka qenė gjithmonė mjet i politikave partiake, siē ėshtė bėrė nė krizat e fundit tė borxhit. Nė fakt, ai ka pasur qėllim t’i lehtėsojė gjėrat dhe jo t’i vėshtirėsojė ato.

Para vitit 1917, Kongresi i Shteteve tė Bashkuara ka miratuar kredi tė veēanta. Njėra ėshtė dhėnė pėr ndėrtimin e Kanalit tė Panamasė.

Por, nė pėrpjekje pėr t’i dhėnė Thesarit fleksibilitet nė rritje gjatė Luftės sė Parė Botėrore, ligjvėnėsit kanė braktisur kėtė qasje dhe kanė lėvizur drejt njė limiti pėr huamarrje.

Qė nga ajo kohė, tavani ka vazhduar tė rritet nė pėrgjithėsi. Sipas Departamentit tė Thesarit amerikan, Kongresi ka vepruar 78 herė qė nga viti 1960 pėr tė rritur pėrgjithmonė, pėr tė zgjatur pėrkohėsisht apo pėr tė rishikuar pėrkufizimin e tavanit tė borxhit.

Tavani aktualisht qėndron nė 75 pėr qind tė bruto prodhimit tė brendshėm tė SHBA-sė.

Nė vitet e fundit, republikanėt opozitarė kanė mbėshtetur rritjen e tavanit tė borxhit nė kurriz tė shkurtimit tė shpenzimeve dhe tė ndryshimit tė politikave tė tjera.

Bllokimi i kėtij viti, i cili ka shtyrė Uashingtonin nė prag tė rėnies si kurrė mė parė, ka shkaktuar sheqtėsim nė mesin e shumė amerikanėve.

Tregjet dhe vendet anembanė botės – pėrfshirė Kinėn, kreditorin kryesor tė Uashingtonit – mund tė kenė dėshiruar po ashtu braktisjen e tavanit tė borxhit. Por, njė gjė e tillė nuk mund tė pritet shpejt, thotė Kirkegaard.

“Pėr fat tė keq, gjasat qė tavani i borxhit tė braktiset janė shumė, shumė tė vogla. Partitė politike shumė rrallė heqin dorė nga fuqia e tyre politike”, thotė Kirkegaard.

Shumė republikanė tani insistojnė se tavani duhet tė mbetet jo si mjet pėr tė fituar pikė politike, por pėr shkak se ai gjeneron debate pėr borxhin fluturues tė vendit dhe mund tė ofrojė edhe zgjidhje.

Administrata Obama, ndėrkaq, nuk ka qenė e gatshme tė testojė ujėrat ligjore dhe kushtetuese rreth tavanit tė borxhit.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi