Gėnjeshtra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gėnjeshtra

Mesazh  Admin prej 02.10.08 14:23

Gėnjeshtra

Pėrse thuhen gėnjeshtrat? Ky problem ėshtė ende i paksploruar nga shkenca. Psikologu Sean Spence dhe ekipi i tij nė Universitetin e Sheffield, nė Angli udhėhoqėn njė kėrkim shkencor pėr tė kuptuar si sillet truri i njė gėnjeshtari. Pėrmes rezonancės magnetite, funksionale pėr imazhet, ekzaminuan veprimtarinė celebrale tė njė grupi vullnetarėsh. Ata duhet t’u pėrgjigjeshin disa pyetjeve, ndonjėherė duke thėnė tė vėrtetėn dhe ndonjėherė duke gėnjyer.

Fillon qė tre vjeē e nuk mbaron mė: duhet tė shtiremi pėr tė mbijetuar
Falė imazheve tė furnizuara nga rezonanca magnetike, kemi zbuluar qė te gėnjeshtarėt aktivizohet njė pjesė e veēantė e trurit, korja prefrontale, me njė aksion tė dyfishtė.

Nga njėra anė qelizat nervore ngadalėsojnė instiktin e parė: atė tė tė thėnit tė sė vėrtetės. Qeliza tė tjera tė trurit nė tė njėjtėn kohė merren pėr tė pėrpunuar informacionet, pėr tė tė bėrė tė besueshme gėnjeshtrėn. E dini ē’do tė thotė? Qė impulsi natyral i njeriut do tė ishte ai i tė paraqiturit nė mėnyrė tė ndershme dhe tė sinqertė dhe rrėfimi gjepurave pėrbėn lodhje. Sepse truri vihet nė punė dhe nėnshtrohet nga stresi.
Fėmijėt nisin tė gėnjėjnė qė 3-4 vjeē.

E bėjnė, sidomos, pėr tė evituar dėnimin e prindėrve. Nė krahasim me ata, tė rriturit arrijnė tė thonė, nė rastet ekstreme, edhe njė gėnjeshtėr ēdo tre minuta muhabet. Mos ju duket shumė? Ekzaminohuni me kujdes, pėr njė periudhė kohe mesatarisht tė gjatė, dhe do tė shihni qė diskutimet tuaja janė gjysmė tė vėrteta, pohime tė modifikuara, episode tė mbyllura me art, apo sajime fund e krye.

Problemi ėshtė qė gėnjeshtra, nga pikpamja sociale, ėshtė mėnyrė sjelljeje, e nevojshme pėr tė mbijetuar. Imagjinoni se ē’mund tė ndodhte nėse nė familje apo zyrė tė thuhej gjithmonė dhe vetėm ajo qė mendohet vėrtet? Nėse i thua shefit qė tė duket i pazoti, apo njė miku se me kalimin e viteve ėshtė mė pak tėrheqės, do tė ishte njė shkatėrrim.

Problemi lind kur kapėrcehen 20 gėnjeshtra nė ditė


Pėr gjithēka, ka njė limit. Mund tė jetė e kuptueshme gėnjeshtra pėr tė evituar halle apo telashe. Por kur ekzagjerohet, gėnjeshtra bėhet patologjike dhe i bėn keq kujt e tregon. Ekspertėt janė dakord kur pohojnė se pragu maksimal i pranueshėm, pėr tė mbetur nė normalitet, ėshtė nė pesė apo gjashtė gėnjeshtra tė vogla apo mesatare nė ditė. Pa llogaritur gėnjeshtrat shumė tė shpeshta automatike, si ato kur dikush na pyet “si je?” dhe ne pėrgjigjemi “mirė” edhe pse ndihemi pėr ibret. Kur shpikjet e bukura e tė mira janė mė shumė se gjashtė dhe janė tė mėdha, ėshtė e pranishme njė psikopatologji: mitomania, ose pseudologji fantastike.

Mitomania

Mitomani priret tė mohojė realitetin dhe ta manipulojė, duke ndėrtuar njė seri mitesh dhe duke gėnjyer nė vijimėsi, e ndonjėherė duke arritur tė besojė te gėnjeshtrat e tij. E bėn kėtė sepse bota pėrreth nuk i pėlqen, por sidomos sepse do tė tėrheqė vėmendjen e tė tjerėve tek ai dhe ndjen njė nevojė tė pakontrrolluar pėr tė pohuar personalitetin e tij. Parė nga brenda janė njerėz artificialė, tė pazotė tė jetojnė emocione autentike. Askush nuk do tė qėndrojė afėr njerėzve tė tillė. Dhe nė pėrgjithėsi gėnjeshtarėt shoqėrohen nga boshllėku pėrreth.

Por nė kėtė pikė mund tė ndėrhyjė njė kthim dramatik nė realitet: bota, jo mė korrekte nė gėnjeshtra, duket e pakapėrcyeshme dhe shtyn edhe nė depresion tė rėndė. Por pa mbėrritur nė kėto situata limite, cili ėshtė identiteti i gėnjeshtarit tė rregjur? Shpesh ėshtė njė njeri me nivel tė lartė arsimor, personalitet tė fortė dhe tėrheqės, dhe veēanėrishti i vėmendshėm pėr atė qė tė tjerėt mendojnė pėr tė. Ka nevojė tė jetė i ēmuar dhe tė vlerėsojė: pėr kėtė gėnjen pėr gjithēka. Prirja pėr tė treguar gėnjeshtra godet burrat dhe gratė, por ndryshon mėnyra e rrėfimit tė gėnjeshtrave.

Burri bėhet gėnjeshtar pėr tė pėrmirėsuar imazhin e tij (me shefin e zyrės, apo me njė vajzė). Gruaja, pėrkundrazi, shpesh fsheh tė vėrtetėn pėr tė mos bėrė tė ndjehet nė siklet bashkėbiseduesi, pėr tė mos e bėrė tė vuajė. Tė zbulosh njė gėnjeshtar nė flagrancė nuk ėshtė e lehtė, sė paku nė fillim. Nuk ėshtė e vėrtetė se kush gėnjen sheh gjetkė, lėviz duart, skuqet e kėshtu me radhė. Gėnjeshtari tė sheh drejt e nė sy, sepse e di qė po veproi ndryshe do tė dyshohej pėr tė. Bėn lėvizje pėr t’u dukur i ēlirėt.

Njė thes me gėnjeshtra, tė treguara pėr mirėsjellje

Njė pjesė e madhe e gėnjeshtrave qė thuhen ēdo ditė futet nė kategorinė e gėnjeshtrave tė mirėsjelljes, si i pėrcakton Bella De Paulo, psikologe nė Universitetin e Kalifornisė. Njė shembull klasik ėshtė kur themi: “mė pėlqen veshja jote” edhe kur s’jemi shumė tė sigurtė. Mendojmė kėshtu pėr t’i bėrė qejfin atij qė kemi pėrballė. Gratė pėrdorin mė shumė gėnjeshtra tė tilla se burrat, nga dėshira pėr t’u mbrojtur nga shoqja-shoqja. Kur nė bisedė hyjnė meshkujt gjendja ndryshon. Pėr t’u bėrė pėrshtypje meshkujve femrat shpikin atė qė De Paulo e quan gėnjeshtra egoiste, pėr tė pėrmirėsuar imazhin te biseduesi.

Gratė janė mė tė shkathta pėr t’u ējerrė maskėn meshkujve gėnjeshtarė, ndėrsa pėr meshkujt ėshtė mė pak e lehtė. Sipas njė studimi nė Europėn Veriore, tė tilla janė sidomos ato beqare. E kjo varet nga pėrvoja e tyre mė e madhe.

Broēkulla linguistike, tė shpikura nga shkencėtarėt

Sipas shkencėtarėve tė njė universiteti danez janė pėrkufizuar disa kategori, si gjepurat gjuhėsore, si ato tė tpit “ēfarė dite e bukur”, edhe kur bie shi pėr tė tretėn ditė radhazi dhe humori ėshtė pėrtokė. Ka pastaj dhe gėnjeshtra jo-gėnjeshtra. Pėr shembull: Njė nėnė pyet tė bijėn nėse pi drogė. Ajo pėrgjigjet me ironi: “Sigurisht mama, pi”.

Si tė zbulosh se kush po tė gėnjen

Nėse ndėrmjetėsi ėshtė duke folur me njė ton zėri mė tė lartė nga normali, ki kujdes: do tė thotė qė me siguri po vjen njė gėnjeshtėr e mundshme.

Shikoje drejt e nė sy dhe zbulo nėse bebet e tij tė syrit janė tė hapura: nėse janė, nuk tregon tė vėrtetėn, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve.

E ka trupin tė mpirė dhe sforcohet tė kryqėzojė sytė e tij me tė tutė?
Eshtė si tė pohojė: nuk dua tė kuptosh qė unė jam gėnjeshtar.

Pyetjet janė shumė tė thata dhe tė shpejta?
Dėshira e tij ėshtė tė tė fusė nė kurth nė mė tė shpejtėn e mundshme dhe nė maksimum.

Pėrsėrit disa fjalė apo fraza tė tėra nė mėnyrė automatike?
Krijo perde tymi, mos i bėso nė atė qė thotė.

Kurohet me psikoterapi

“Kjo sėmundje mund tė kurohet si gjithė sėmundjet e tjera, me psikoterapi, dhe mund tė zgjasė vetėm disa muaj”, thotė Claudio Menacci, drejtues psikiatėr nė Fatebenefratelli tė Milanos. Gėnjeshtarėt patologjikė kanė prirjen ta fshehin tė vėrtetėn, pėr motive qė gjithmonė e mė shumė qartėsohen. “Janė vanitozė, tė papjekur emocionalisht dhe shumė tė paqėndrueshėm”

Admin

1184


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gėnjeshtra

Mesazh  Jetmira prej 06.09.13 12:42

Njė nga ankesat mė tė mėdha tė grave ėshtė se burrat i gėnjejnė. Ndėrsa gratė janė
tė prirura t’i lėnė ata tė ikin edhe pse dėshpėrimisht duan t’i besojmė. Por ju mund tė
jetoni njė dashuri tė lumtur...

Njė nga ankesat mė tė mėdha tė grave ėshtė se burrat i gėnjejnė. Ndėrsa gratė janė
tė prirura t’i lėnė ata tė ikin edhe pse dėshpėrimisht duan t’i besojmė. Por ju mund tė
jetoni njė dashuri tė lumtur duke njohur gėnjeshtrat e burrit e duke e pritur, qė ai njė
ditė tė bėhet i pėrgjegjshėm. Ja pesė gėnjeshtrat qė kryesojnė top-listėn e atyre, qė
burrat thonė pėrditė dhe, arsyet pse detyrohen tė gėnjėjnė:

1. Ajo ėshtė vetėm njė mikeshė
Njė grua e panjohur pėrgjigjet nė telefonin e tij? Duke fjetur nė divan tė duket sikur ėshtė
gati pėr sulm, tė kapė telefonin nėse i bie? Shpenzon netė tė gjata me tė? Me sa duket ajo
ėshtė njė “mikeshė ”?… Po, por njėra me tė cilėn ai shkon nė shtrat herė pas herė.
Burrat thonė kėtė gėnjeshtėr, pra ėshtė thjesht njė mike sepse duan tė tė bindin se ėshtė
e pamundur qė ata tė dalin me ēdo grua, nė jetėn e tyre.”Mikeshė” nuk mjafton pėr tė qenė
“e dashur” …por ai kurrė nuk do tė donte t’iu jepte fund krejtėsisht gjėrave, sidomos nė rastin
kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.

2.Jam gati tė ndryshoj
Ka dy arsye pse meshkujt, tė cilėt momentalisht nuk janė gati tė ndryshojnė, thonė se jani gati
pėr ta bėrė. E para sepse mendojnė se ju do t’i vini veshin kėtij premtimi. Ata e bėjnė pėr vete
njė grua duke u shprehur interesin e tyre qė ajo tė jetė gruaja dhe nėna e fėmijėve tė tij, dhe
kėshtu janė gati ta bėjnė kėtė gėnjėshtėr sa herė kanė tė nevojshme. Arsyeja tjetėr ėshtė se
ata sinqerisht besojnė se do tė ndryshojnė … deri nė pozicionin kur iu duhet ta mbajnė vėrtet
kėtė premtim. Dhe papritur ata vendosin qė nuk ėshtė kjo ajo tė cilėn ata kanė dashur tė bėjnė
tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…


3. Nuk je ti problemi, jam unė
Nganjėherė ai ideali jeni ju. Burrat nuk janė aq tė zotė sa gratė nė artin e bukur tė diplomacisė
nė zgjidhjen e konflikteve. Nėse njė grua ndihet e ēlirėt ndėrsa i tregon njė burri se nuk ėshtė
e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumė i frikėsuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotė “Nuk je ti
problemi, jam unė”, nė fakt ėshtė duke thėnė “Unė nuk ndiej dhe aq pėr ty”… Gjithmonė i bie pak
larg pėr tė thėnė atė qė ndien vėrtet.

4. Kam qenė dikur…
Kur njė burrė ėshtė tashmė i njohur si mashtrues, falja e parė qė tė ofron ėshtė se “ ka qenė dikur” .
Nė realitet, tė qenit mashtrues ėshtė motiv dhe mėnyra e tij e tė sjellurit. Nėse burri juaj mashtron
dhe betohet se nuk do ta bėjė mė, mos e merrni shumė pėr bazė fjalėn e tij. Ti nuk mund ta besosh
se si ka mundėsi qė po tregohet kaq i sinqertė me diēka, qė sėrish po ju gėnjen.


5. Kurrė nuk do tė tė gėnjej ty
Mund tė jetė problem nėse njė burrė mbron vazhdimisht idenė se sa i ndershėm ėshtė. Nėse ai
rregullisht ju bėn njė sėrė betimesh se nuk do t’ju gėnjejė kurrė, kjo mund tė jetė njė shenjė e
pandershmėrisė ndaj teje.

Tė tjera gėnjeshtra:

Do tė telefonoj
Kur njė burrė thotė “Do tė telefonoj” , mendojmė se ai mund tė telefonojė nė mos nesėr, nė njė
nga ditėt mė tė afėrta. Por nėse tė thotė ekzaktėsisht kėshtu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjėherė”.

Sapo kam bėrė analizat
“Besomė mua!”, nuk mjafton pėr trupin tėnd. Nėqoftėse shėndeti seksual ėshtė i rėndėsishėm
pėr tė, atėherė ėshtė gjithashtu e rėndėsishme tė pėrdorė kontraceptivė, gjithnjė, edhe me ju.

Jam tip i komplikuar
Jo, nuk ėshtė i komplikuar. E vėrteta ėshtė se ai e ka njė tė dashur, por i pėlqen tė shkojė nė
shtrat dhe me ty njėkohėsisht.

S’shkoj kurrė nė njė shtėpi publike
Shumė gra mendojnė se tė paktėn kėtė gjė burri i tyre nuk e bėn kurrė. Por industria e seksit
fiton miliarda ēdo ditė…
Flasim mė vonė
Tė ka thėnė kėshtu? Nė fakt ka dashur tė thotė “Le t’i japim fund kėsaj bisede dhe tė mos i
kthehemi kurrė mė”.
avatar
Jetmira

770


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gėnjeshtra

Mesazh  Jetmira prej 06.09.13 12:44

Gėnjeshtra (apo rrena gegėrisht), ėshtė njė lloj mashtrimi nė trajtėn e njė tė pavėrtete tė shprehur me qėllim mashtrimin, shpesh me qėllim tė mėtejshėm mbajtjen e nje sekreti apo namit (famės), apo pėr tė shmangur njė ndėshkim. Gėnjimi ėshtė shprehja e diēkaje kur njeriu e di se ėshtė e rremė me qėllim qė tė pranohet si e vėrtetė nga dikush tjetėr. Gėnjeshtar ėshtė njeriu qė gėnjen, ka gėnjyer, apo gėnjen vazhdimisht.
Gėnjimi zakonisht lidhet me mashtrimin gojor apo komunikimin me shkrim. Forma tė tjera tė mashtrimit, si maskimi apo falsifikimi, pėrgjithėsisht nuk quhen si gėnjeshtra, megjithėse qėllimi kryesor mund tė jetė i njėjtė; sidoqoftė, edhe njė shprehje e vėrtetė mund tė quhet gėnjeshtėr nėse personi qė bėn kėtė shprehje e bėn atė tė mashtrojė. Nė kėtė rast, ėshtė qėllimi i tė qenit i pavėrtetė sesa vėrtetėsia e pohimit vetė qė merret parasysh.
Shpesh njerėzit gėnjejnė pėr tė arritur njė pėrparėsi apo pėr tė mbuluar njė gabim apo njė veprim tė ndaluar me qėllim shmangien e kritikės apo dėnimit. Gėnjehet poshtu edhe nga mirsjellja, turpi, frika, nė mbrojtje tė personave tė tjerė apo pėr tė asgjėsuar planet e kundėrshtarit.
Disa njerėz janė gėnjeshtarė patologjikė.
Nė reklama dhe nė propaganda punohet pjesėrisht me gėnjeshtra, trillime dhe mashtrime.
avatar
Jetmira

770


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gėnjeshtra

Mesazh  joniceni prej 06.09.13 13:05

Edukat qytetare po na mson a
avatar
joniceni

<< I'm albanian I have born to fight>>

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi