Eksperimenti rus i gjumit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eksperimenti rus i gjumit

Mesazh  tollovia prej 05.10.13 3:04



Shkencėtarėt rusė nė fund tė viteve 40 mbajtėn 5 njerėz zgjuar, duke pėrdorur njė gaz eksperimental. Subjektet u mbajtėn nė njė ambient te mbyllur, duke u monitoruar me kujdes oksigjenin qė ata merrnin, nė mėnyrė qė gazi tė mos i vriste, meqėnėse nė sasi tė lartė ishte helmues. Ky eksperiment u zhvillua para se tė kishte rrjet kamerash, ata kishin vetėm mikrofone dhe dritare mė xham 12 cm tw trashw nėpėr dhoma me qėllim monitorimin e tyre. Dhoma ishte mbushur me libra, shtroje pėr tė fjetur por nuk kishte shtrat, kishte banjo, ujė tė rrjedhshėm dhe ushqim tė mjaftueshėm pėr ata tė pestė pėr mė shumė se njė muaj.

Subjektet e eksperimentit ishin tė burgosur politikė, tė dėnuar si armiq tė shtetit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Gjithēka shkoi mirė pėr 5 ditė, subjektet zor se u ankuan, meqėnėse u ishte premtuar se do tė ishin tė lirė nėse i nėnshtroheshin testit dhe nuk flinin pėr 30 ditė. Bisedat dhe aktivitet e tyre monitoroheshin dhe u vu re qė ata vazhduan tė flisnin gjithnjė e mė shumė pėr incidentet traumatike tė sė shkuarės dhe se toni i bisedave tė tyrė kaloi nė njė aspekt mė tė errėt pas 4 ditėsh.

Pas pesė ditėsh, ata filluan tė ankoheshin pėr situatat dhe ngjarjet qė i kishin sjellė ku ndodheshin dhe nisėn tė shfaqnin paranojė tė theksuar. Ata ndaluan tė flisnin me njėri-tjetrin dhe filluan tė pėshpėrisnin nėpėr mikrofonė apo nėpėr dritaret me pasqyra nga ku nuk dukej ē’kishte jashtė.
E ēuditshmja ėshtė se tė gjithė ata dukej se mendonin qė mund tė fitonin besimin e eksperimentuesve nėse ishin kundėr subjekteve tė tjerė qė ishin mbyllur aty bashkė me ta.  Fillimisht eksperimentuesit dyshuan se ky ishte efekt nga gazi.

Pas nėntė ditėsh, i pari filloi tė ulėrijė. Ai vraponte nėpėr dhomė, duke ulėritur me sa kishte nė kokė, por zor se i merrej vesh ndonjė gjė, nuk arrinte tė shqiptonte fjale.

Eksperimentuesit dyshuan fillimisht  se mos ai kishte prere kordat vokale. Gjėja mė e habitshme e kėsaj sjelljeje ishte si tė tjerėt reaguan ndaj kėsaj, apo … si ata NUK reaguan. Ata vazhduan tė pėshpėrisnin nėpėr mikrofonė deri sa i dyti nga tė burgosurit filloi tė ulėrinte.2 tė burgosurit qė nuk po bėrtisnin morėn librat dhe filluan tė ndyenin faqet e librave me jashtqitjet dhe i ngjisnin qetėsisht mbi xhamat e dritareve. Ulėrimat reshtėn menjėherė.

Po kėshtu reshtėn dhe pėshpėrimat nė mikrofonė. 3 ditė mė vonė eskperimentuesit kontrolluan mikrofonėt pėr orė tė tėra pėr tu siguruar qė ata punonin ende, meqėnėse menduan se ishte e pamundur qė tė mos kishte asnjė tingull me 5 njerėz aty brenda. Konsumimi i oksigjenit nė dhomė tregonte qė tė pestė ishin ende gjallė, ndonėse sasia e oksigjenit qė ata po konsumonin ishte nė njė nivel tė atillė sikur ata po kryenin stėrvitje tė vazhdueshme.

Mėngjesin e ditės sė 14 bėnė diēka tė cilėn thanė qė nuk duhet ta bėnin, qė tė merrnin njė reagim nga tė burgosurit, ata pėrdorėn telefonin e brendshėm duke shpresuar tė kishin ndonjė pėrgjigje nga ata, ata nuk dinin nėse subjektet ishin tė vdekur apo u kishte rėnė tė fikėt.

Ata shpallėn : Po hapim dhomat pėr tė tėstuar mikrofonėt, largohuni nga dyert dhe shtrihuni barkaz nė dysheme, nė mos do tė qėlloheni. Bindja do t’i mundesoj njėrit nga ju lirim tė menjėhershėm. Pėr habinė e tyre, ata dėgjuan njė frazė tė vetme mė njė ton shumė tė qėte: Ne nuk duam mė tė jemi tė lirė.” Nisi debati mes eksperimentuesve dhe forcave ushtarake tė cilėt po sponsorizonin kėrkimin. Meqėnėse ishte e pamundur tė merrnin njė pėrgjigje tjetėr duke pėrdorur telefoninė e brendshme, ata vendosėn tė hapnin dhomėn nė mesnatėn e ditės sė 15te.

Dhoma u pastrua nga gazi stimulant, u mbush me ajėr tė pastėr dhe menjėherė nisėn dhe zėrat nė mikrofon. 3 nga zėrat filluan tė luteshin, ashtu siē mund tė luteshin pėr jetėn e njerėzve tė dashur, qė t’u kthenin gazin. Dhoma u hap dhe u dėrguan ushtarėt pėr tė marrė subjektet e eksperimentit. Ata nisėn tė ulėrijnė dhe mė fort dhe po ashtu ulėrinin dhe ushtarėt, kur panė cfarė kishte aty brenda. Katėr nga 5 subjektet ishin ende gjallė, ndonėse vėshtirė se quhej “gjallė’ gjendja nė tė cilėn ndodheshin.

Racionet e ushqimit, pas ditės sė 5tė nuk ishin prekur dhe aq. Kishte copa mishi nga kofsha dhe nga kraharori i subjektit tė vdekur nė mes tė dhomės duke bllokuar tubacionin dhe duke bėrė tė mundur mbledhjen e gati 4 inch ujė nė dysheme. Sa saktėsisht ishte gjak nga uji nė dysheme nuk u llogarit asnjėherė. Edhe subjektet e mbetur gjallė kishin pjesė tė mėdha tė muskujve dhe tė lėkurės tė shkulura nga trupi. Shkatėrrimi i mishit dhe shfaqja e kockave nė majė tė gishtėrinjve tregonin qė plagėt ishin shkaktuar me dorė, jo me dhėmbė sic menduan shkencėtarėt fillimisht.

Njė shqyrtim mė i kujdesshėm i pozicionit dhe i kėndeve tė plagėve tregoi qė pjesa mė e madhe e tyre, nė mos tė gjitha, ishin tė vetė-shkaktuara.
Organet abdominale nėn kafazin e kraharorit tė tė 4 subjekteve ishin hequr. Ndėrkohė qė mushkeritė, zemra dhe diafragma qėndronin nė vendin e tyre, lėkura dhe pjesa mė e madhe e muskujve qė vishnin brinjėt ishin shqyer, dhe nga kafazi dukeshin mushkėritė. Tė gjitha enėt e gjakut dhe organet ishin tė paprekur, ato thjesht ishin nxjerrė dhe lėnė nė dysheme, ishin shpėrndarė rreth trupave me rropullitė jashtė, por qė jetonin ende tė subjekteve. Aparati tretės i tė katėrve mund tė shihej qė punonte ende, duke tretur ushimin. Shpejt u pa se ajo qė ata po tresnin ishte ajo cka kishin shqyer nga mishi i tyre dhe e kishin ngrėnė gjatė atyre ditėve.

Shumė nga ushtarėt ishin forca speciale tė mėsuara me vėshtirėsi, megjithatė shumė prej tyre nuk pranuan tė ktheheshin nė dhomė qė tė hiqnin subjektet. Subjektet vazhduan tė ulėrinin tė liheshin nė dhomė, madje dhe u lutėn duke kėrkuar dhe lėshimin e gazit qė ata tė mund tė flinin.
Pėr habinė e tė gjithėve, subjektet e eksperimentit kundėrshtuan me forcė proēesin e largimit tė tyre nga dhoma. Njė nga ushtarėt rusė vdiq me grykė tė shqyer, njė tjetėr u plagos pėr vdekje nga njė subjekt i cili i shkuli testikujt ushtarit si dhe njė venė nė kėmbė. 5 tė tjerė nga ushtarėt vdiqėn duke llogaritur kėtu dhe ata qė kryen vetėvrasje nė javėt pas incidentit.

Gjatė pėrleshjes, njė nga 4 subjektet e mbetura gjallė kishte shpretkė tė plasur dhe ai kullonte gjak gjithandej. Mjekėt eksperimentues u munduan ta qetėsonin atė, por ishte e pamundur. Atij i ishte injektuar mė shumė njė dozė 10 fish mė e lartė se e zakonshmja me morfinė dhe ai ende luftonte si njė kafshė e zėnė nė ēark, duke i thyer disa brinjė dhe njė krah mjekut. Zemra vazhdoi t’i rrihte dhe pėr dy minuta pasi ai kishte humbur aq gjak sa nė enėt e tij tė gjakut kishte mė shumė ajėr se gjak. Edhe pasi zemra i kishte pushuar, ai vazhdoi tė uleėrijė dhe tė pėrpėlitej pėr 3 minuta tė tjera, duke u pėrpjekur tė sulmojė kėdo qė mund tė kapte, duke pėrsėritur vetėm fjalėn ” Mė shumė” vazhdimisht, qė sa vinte e dobėsohej, deri sa u bė heshtje.

3 tė mbijetuarit nga subjektet ishin kontrolluar me vėshtirėsi dhe ishin dėrguar nė njė qendėr mjekesore, dy nga ata, me korda zanore tė paprekura kėrkonin pėr gaz, qė u nevojitej t’i mbante zgjuar.Subjekti mė i dėmtuar u dėrgua nė sallėn e operacionit nė godinė. Gjatė proēesit tė pėrgatitjes sė subjektit pėr t’ia vendosur organet prapė nė trup, u pa qė ai ishte krejtėsisht i imunizuar ndaj anestezisė qė i kishin bėrė pėr ta futur nė operacion. Ai luftoi me sa fuqi kishte ndaj atyre qe e mbanin aty, ndėrsa i jepej anestezia.

Ai arriti tė shkulė njė rrip lėkure prej 4 inchėsh tė gjerė qė i kishin vėnė nė njėrin kyc tė dorės, dhe pse dora po i mbahej nga njė ushtar i fuqishėm. Duhej mė shumė anestezant se zakonisht pėr ta kontrolluar dhe sapo mbylli qepallat, i pushoi zemra. Gjatė autopsisė sė subjektit qė vdiq nė tryezėn e operacionit u pa qė gjaku i tij kishte nivel oksigjeni 3 herė mė tė lartė se normalja. Muskujt qė kishin mbetur mbi skeletin e tij ishin tė shqyer keqazi dhe ai kishte 9 brinjė tė thyera gjatė pėrpjekjes pėr tė mos u nėnshtruar. Pjesa mė e madhe e tyre ishte thyer nga tendosja e muskujve tė tij.

I mbijetuari i dytė ishte ai qė kishte nisur tė ulėrinte i pari. Kordat vokale tė tij ishin tė shkatėrrruara, ai nuk mund tė lutej apo tė kundėrshtonte operacionin, ai thjesht reagonte me tundje tė fuqishme tė kokės pėr tė kundėrshtuar kur ata afruan gazin anestezik pranė tij.Ai pohoi me kokė kur dikush aty propozoi si pa dėshirė qė tė provohej operimi pa anestezik dhe nuk reagoi mė pėr 6 orėt qė zgjati procedura e vendosjes sė rropullive dhe perpjekjeve pėr ti mbuluar ato me ē’kishte mbetur nga lėkura e tij. Mjeku qė udhėhiqte operacionin thoshte pareshtur se ishte mjekesisht e mundur pėr subjektin tė ishte gjallė. Njė infermiere e tmerruar qė po asistonte aty nė operacion deklaroi se kishte parė gojėn e pacientit tė rrudhej si njė buzėqeshje sa herė qė sytė e tyre ndesheshin. Kur operacioni mbaroi subjekti vėshtroi kirurgun dhe nisi tė dihasė rėndė, duke u munduar tė flasė. Duke e kuptuar qė kishte diēka shumė tė rėndėsishme pėr tė thėnė, kirurgu solli letėr dhe laps qė ai tė mund tė shkruante mesazhin. Ishte thjesht “Vazhdo tė presėsh”

Edhe dy subjekteve tė tjerė iu bė i njėjti operacion, njėlloj, pa anestezik, por pėr ta u desh t’u injektohej njė paralizues pėr kohėn qė zgjati operacioni. Kirurgu e kishte tė pamundur tė kryente operacionin pasi pacienti qeshte gjatė gjithė kohės. Sapo u paralizua, pacienti mund ta ndiqte kirurgun me sy. Injeksioni paralizues pastroi sistemin e tyre nė njė kohė shumė tė shkurtėr dhe ata shumė shpejt u pėrpoqėn te kepusnin cka i mbante lidhur. Nė ēastin qė ata mund tė flisnin ata kėrkonin gaz stimulant sėrish. Eksperimentuesit u munduan tė pyesnin pse ata kishin gjymtuar veten, pse kishin shkulur zorrėt e barkut dhe pse donin stimulant pėrsėri.

Pėrgjigja e vetme qė morėn ishte “Duhet tė qėndroj zgjuar.”

Tė tre subjektet pasi u kuruan dhe e morėn disi veten, u cuan nė dhomė nė pritje tė vendimit se ēdo tė bėhej me ta. Eksperimentuesit po pėrballeshin me zemėrimin e “bamirėsve” meqėnėse kishin dėshtuar nė synimet e projektit tė tyre, menduan euthanizinė, t’i vdisnin subjektet e mbijetuar. Oficeri qė kishte komandėn, njė ish oficer i KGBse pa aty mundėsinė pėr tė hulumtuar se ēdo tė ndodhte nėse ata do futeshin nė gaz pėrsėri. Eksperimentuesit kundėrshtuan fuqishėm, por kjo nuk u mor parasysh.

Kėsaj here, nė pėrgatitjet pėr t’u mbyllur nė dhomė, subjektet ishin lidhur me nje monitor dhe ata ishin siguruar qė tė qėndronin mbyllur pėr njė kohė tė gjatė. Pėr habinė e tė gjithėve, tė tre reshtėn sė luftuari sapo iu bė e ditur qė ata do ktheheshin tek gazi. Ishte e dukshme qė tė tre ata po rrekeshin me sa fuqi kishin qė tė qėndronin zgjuar. Njė nga subjektet qė mund tė fliste ende, mėrmėrinte pareshtur dhe mė ton tė lartė.Subjekti memec po levizte kėmbėt duke tėrhequr ato cka e mbanin lidhur sa majtas djathtas. Subjekti tjeter kishte ngritur koken nga jasteku dhe puliste syte me shpejtėsi. Shkencėtarėt me habi po shihnin monitorimin e valėve trunore tė tij. Ato ishin normale nė mė tė shumtėn e kohės, deri kur njė vijė e drejtė e pashpjegueshme, shfaqej hera herės.Dukej sikur ai vazhdimisht po pėrjetonte vdekje tė trurit, para se tė normalizohej. Ndėrsa ata ishin tė pėrqėndruar tek letrat qė dilnin nga aparatura e monitorit, vetėm njė infermiere pa sytė e tij tė mbylleshin nė atė cast qė koka iu pėrplas mbi jastėk. Valėt e trurit menjėhere ndryshuan nė ato tė gjumit tė thellė dhe zemra u ndal pėrnjėherė.

I vetmi subjektqė kishte mbetur, nisei tė ulėrinte qė tė izolohej. Valėt e trurit tė tij tregonin po ato vija tė drejta si ai qė sapo kishte vdekur nga gjumi. Komandanti dha urdhėr pėr tė mbyllur dhomėn me tė dy subjektet aty, po ashtu dhe me tre shkencėtarėt. Njė nga kėta tė tre drejtoi armėn dhe e qėlloi komandantin nė ballė, pastaj e drejtoi armėn nga subjekti memec dhe e qėlloi dhe atė. Pastaj ai drejtoi armėn nga subjekti i mbetur, i mbetur lidhur nė krevat, ndėrsa pjesa tjetėr e mjekėve dhe e eksperimentuesve po vraponin tė shpėtonin. “Sdo mbyllem kėtu me kėto gjėra, jo me ty!’” I ulėriti ai njeriut tė lidhur mbi tryezė.-ēfarė je ti? pyeti ai,-Duhet ta di! “

Subjekti buzėqeshi.

-Kaq shpejt harrove?-pyeti subjekti. -Ne jemi ju. Ne jemi cmenduria qė gėlon brenda jush, duke u pėrgjėruar ēdo cast qė tė clirohemi nė mendjen tuaj shtazarake. Ne jemi ēfarė ju fshihnin nė shtretėt ēdo natė. Ne jemi ēfarė ju mbyllni nė qetėsi dhe ajo ēka paralizoni kur shkoni nė parajsėn e natės ku ne nuk mund tė shkelim.

Shkencėtari heshti. Pastaj mori shenjė zemrėn e subjektit dhe qėlloi. EGG tregoi vijezen e drejtė ndėrsa subjekti duke dhėnė frymė tha : Pothuajse … i lirė… “/ graffox
avatar
tollovia

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eksperimenti rus i gjumit

Mesazh  Muneer prej 05.10.13 11:59

Tronditese me te vertete..
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

410


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi