Fati pėrmes monedhės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fati pėrmes monedhės

Mesazh  Jetmira prej 29.09.13 16:46

A i besoni realitetit se ju jeni vetė ai qė bartni ēelėsin e fatit tuaj pėr tė ardhmen, madje, se parashikimi pikėrisht i kėtij fati gjendet nė portofolin tuaj? Sigurisht se JO! Pėrmes kėsaj metode tė prezantuar si mė poshtė, do tė vėreni se sa tė pakufizuara janė mundėsitė e aplikimit tė monedhave pėr parathėnien e fatit tuaj.

▪ Sipas sistemit tė numerologjisė, ju mundeni qė edhe pėrmes njė monedhe prej letre tė parashikoni, respektivisht t'i mėsoni ngjarjet qė ju presin nė tė ardhmen dhe tendencat tjera nė lėvizje, nėse pėr kėtė e parashtroni pyetjen e duhur, nė momentin e duhur dhe me aplikimin e metodės sė caktuar tė sistemit numerologjik.

Ndoshta nuk e keni ditur se, secila monedhė ėshtė, po ashtu, si edhe posedusi i saj - e veēantė dhe se asgjė nuk ndodh rastėsisht nė realitetin tonė tė pėrditshėm. Pėr ēdo gjė, pėrherė ka ndonjė arsye.

Edhe posedimi i njė monedhe nė xhep apo portofol ka njė domethėnie. Pse mu ajo monedhė, dhe mu me atė numėr serik, aspak nuk ėshtė e rastėsishme. Duke aplikuar kėtė parim, edhe nė metodologjinė qė do ta prezentojmė si mė poshtė, edhe ju mund tė kėrkoni pėrgjigjet nė pyetjet tuaja tė hamendshme pėr shumė ēėshtje praktike nga jeta e pėrditshme.
Ēfarė duhet bėrė ėshtė vetėm ta pėrcillni sqarimin tonė nė vazhdim:

HAPI I PARĖ: Ju nevojitet njė monedhė nga letra

Pėr prakticizmin e metodės nė shtjellim ne, zakonisht, flasim pėr valutėn e monedhave nė euro. Mirėpo, a do t'i pėrdorni ju valutat edhe nė franga, marka, dollar, funte, pesetė... pėr Orakullin nuk luan ndonjė rol - me rėndėsi ėshtė qė nė monedhėn tuaj tė jetė numri serik, respektivisht njė radhė e shifruar, qė dallon nga bankėnotat tjera. Monedha nuk do tė duhej tė merrej nga automati i parave, por, nėse ėshtė e mundur, tė ketė kaluar nėpėr shumė duar, deri sa tė ketė rėnė nė duart tua, qoftė si para e shkėmbyer, qoftė si dhuratė.

HAPI I DYTĖ: Lexojeni numrin serik
Merreni njė monedhė letre pa e pėrzgjedhur se cilėn nga portofoli juaj. Shtrijeni bankėnotėn e zgjedhur para jush. Lexojeni numrin serik tė saj.

HAPI I TRETĖ: Shtroni pyetjet tuaja

Kėtu po ju sjell njė shembull: Ta marrim se ju doni ta dini, se a do tė duhej tė takoheshit me njė mik tuajin. Nė kėto raste, pyetja e parashtruar duhet tė jetė e thjeshtė, konkrete, spontane dhe e sinqertė. Ajo duhet ta shprehė preokupimin tuaj momental. Tė supozojmė se veē e keni marrė nga tufa e monedhave njė monedhė (gjithnjė monedhė nga letra qė kanė nė vete numrin serik).

Mė pas, duhet ta parashtroni pyetjen, ta zėmė: A do tė duhej tė takohem me mikun tim Agimin?

HAPI I KATĖRT: Duhet tė bėni njė llogari tė vogėl me kokė
SHEMBULL

Numri serik nė
monedhėn tuaj ėshtė 943386434

Formoni shumėn
e tėrthortė: = 44

Nėse kemi fituar numrin dyshifror, formulojmė shumėn e tėrthortė edhe njė herė: 4+4 = 8

SHĖNIM: Pėr tė dytėn herė, shuma e tėrthortė do tė duhej vetėm atėherė, nėse shuma e parė tėrthore na jep njė vlerė mbi vlerėn e numrit bazė 9 (10, 11, 12, 13...)

HAPI I PESTĖ: Pėrgjigjet e Monedhės-Orakull
Nėse shumė e tėrthortė ėshtė njė numėr ĒIFT (2,4,6,8) - d.m.th. "PO";
- Nėse shuma e tėrthortė ėshtė numri TEK (1,3,5,7,9) - d.m.th. "JO".
- Nė shembullin tonė shuma e tėrthortė ėshtė 8! Atėherė, pėrgjigja do tė ishte: "Po, ju duhet tė takoheni me mikun tuaj".
Hapi i gjashtė: Kuptimi i zgjeruar dhe mė i detajuar i pėrgjigjes.
Nėse dėshironi tė keni pėrgjigje me kuptim mė tė zgjeruar (nė detaje), atėherė shikoni shabllonin e pėrgjithėsuar tė tabelės sė kuptimeve. Aty do tė keni shpjegimin plotėsues, qė ndėrlidhet me pyetjen tuaj. Nėse ajo nuk ėshtė konkrete me pyetjen e bėrė, atėherė, atė afėrsisht pajtojeni me logjikėn e prezantuar nė tabelė.

TABELA E KUPTIMEVE TĖ ZGJERUARA

1. Fillimi i mbarė;
2. T'i sjellė sė bashku tė kundėrtat;
3. Tė vazhdojė edhe ca me peshimin e gjėrave;
4. Tė ketė kujdes nė veprimet ditore;
5. Paraprakisht pėrgatituni mirė;
6. Nga e mira do tė bėhet diēka edhe mė e mirė;
7. Fat pėrmes ēlirimit (pėrfitimit nė kohė);
8. Tendencė pėr pėrmbyllje tė plotė;
9. Ēojeni punėn deri nė fund;
Nėse mbeteni ende tek shembulli ynė, si mė sipėr, dhe manipulojmė me shumė e pėrfituar 8, pėgjigja e zgjeruar e Orakullit do tė ishte: "Do tė keni sukses qė nė atė takim t'i pėrmbyllni nė tėrėsi qėllimet tuaja!"
Po ta kishim fituar njė numėr tek, p.sh. nr. 7, pėrgjigja do tė ishte: "Jo - mos u takoni me mikun tuaj". Po ashtu, nėse e kombinojmė edhe nga tabela me kuptimet e zgjeruara "Fati pėrmes ēlirimit", atėherė kjo formulė e Orakullit do tė kishte kėtė kuptim. "Do tė ishte mė mirė, nėse para se tė takoheshit, respektivisht para marrėveshjes pėr takim, tė ketė njė farė zbrazėtirė kohore".

Adnan Abrashi
avatar
Jetmira

661


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi