Jeta e perditshme dhe doket ilire

Shko poshtė

Jeta e perditshme dhe doket ilire

Mesazh  Anon prej 29.09.13 6:51

Pjesa me e madhe e shenimeve qe per iliret i gjejme ne veprat e autoreve antike ka te bej me lufterat qe i zhvilluan iliret me greket,me maqedonet dhe me romaket ndersa shenimet per doket ,per besimin dhe per jeten e tyre te perditshme jane shume te ralla!
Jeta e perditshme ilire eshte varur dhe nga pozita gjeografike e vendit,ne te cilin jetonin. Keto kushte ishin mjaft te ndryshme;prej ujdhesash dhe bregdetit me klime te bute ,mediterane e deri te fushat e plleshme,prane lumenjeve te medha panonike,ku mbreteronte klima kontinentale dhe deri tek malet shkembore ne bosne,mal te zi,slloveni,shqiperi e gjetiu,ne te cilet dimrat e ftohte dhe te rende ua kushtezonin banoreve te atjeshem menyren e jetes dhe doket!

TE RRUARIT E MJEKRES -
Duke gjykuar simbas pamjeve neper monumoente e vendit ; iliret e paromanziuar ose gjysme te romanizuar nuk i rruanin mjekrat e tyre.
Megjithate ,duket se mjekra nuk ishte e zakonshme tek te gjithe iliret ose bile jo ne menyren e njejte ne epoken parahistorike dhe me vone ne epoken romake.
Duke gjykuar simbas objekteve te gjetura si jane ; brisku i bronzit nga epoka e bronzit dhe epokes se vjeter te hekurit ne slloveni,bosnje veriore dhe ne bregdetin adriatik duket se ne at kohe dhe ne ato rajone ilire rruanin mjekrat e tyre.
Ne kohen romake,iliret e romanizuar qofte nese jetonin ne qytet ose neper kampet ushtarake,si ushtare provincat e largta te perandorise,ndiqnin ne kte drejtim hiret e modes romake!

TATUAZHI-
Gjeografi grek i informuar mire,straboni,njofton se japodet kishin zakon te bejne tatuazhin e trupit te tyre"ashtu si dhe iliret e tjere dhe threkasit"/Ky pohim i Strabonit eshte vertetuar edhe me germimet arkeologjike;ne varrezat ne gllasinnc ne vendbanimin lakustral ne donja doline afer bosanska gradishkes dhe gjetiu u zbuluan gjilpera te shkurtera te bronzit shume te mprehta te cilat ishin te vena ne nje dorze.
Me keto gjilpera iliret parahistorik e shponin lekuren dhe vizatonin ne te motive ornamentesh te ndryshme.

ILACET -
Iliret njihnin shume barera mjekuese,me te cilat i mjekonin semundjet e ndryshme. Disa nga bimet e ketilla u bene te njohura edhe ne periudhen romake per shkak te vecorive te tyre te jashtezakonshme mjekuese.
Nder keto bime mjekuese ishte dhe luleshpata , ne kohen antike e njohur me emrin  " iris illyrica ",vecorite e shumta mjekuese te se ciles i lavderojne shume autoret,prej filozofit grek , teofrastit e deri te mjeku dioskurid dhe polihistori plin.
Simbas Dioskurid , luleshpatat i shperthejne te thatat ,vejne ne gjume , sherojne dhembjen e kokes.
Pluhirin e irisit,zonjat romake e mbanin rreth qafes per shkak se ajo kishte nje arome te mire.
Interesant eshte fakti se Plini rekomandon qe trungu i thare i luleshpates ti varet ne qafe foshnjes kur te nisin ti dalin dhembet , natyrisht ky dok eshte ruajtur dhe ne ditet e sotme ne disa vise shqipetare!

PIJET -

Iliret besohet se nuk e kultivonin hardhine para se te vinin ne kontakt me greket ndersa pjesa me e madhe e ilire ne brendesi nuk e njihte hardhine derisa erdhen romaket. A eshte kjo e sakte apo jo nuk jemi ne gjendje te themi ,mirepo fakti qe qysh Straboni ne shek 1 para e.r shenoi se bregu lindor i Adriatikut eshte i pasur me vreshta dhe ullinj.
Nje pamje shume te gjalle te pirjes se ilireve na shkruan dhe shkrimatri grek Teopompi. Iliret-shkruan ky - u uluen te pine dhe sa me shume pinin aq me shume i leshonin brezat. Te dehur plotesisht i cuan neper shtepi grate e tyre ,te cilat edhe vete moren pjese ne ato ahengje.
Hyjnesha e paoneve DUALOSIT ,ka lidhje me veren dhe te dehurit. Ne te vertete leksikografia Hezihiu thekson se perendia e veres ,Dionisi te peonet eshte quajtur Dualos , dhe kete emer filologjike bashkekohore e ka lidhur me fjalen shqipe " DEJ -i dehur  dhe me ate gote dwals " Keto dy fjale kane dale nga e njejta renje prej te ciles eshte formuar dhe emri i hyjnise tek paonet "
Pije e preferuar tek iliret ishte BIRRA ME MJALTE ,krahas me mjaltin ata pinin dhe birren e bere nga elbi dhe e quanin me emrin popullor sabaium ose sabasi ; shkroi jeronimi.Kjo,simbas fjaleve te ammian marcelinit dhe te dion kasit ,ishte pije per te varferit,ndersa perandorin valens , ilir me origjine e quajten me emrin perqeshes " sabaiarius " , sepse e donte kete pije!
Populli me i dehur nen rajonet e ballkanit sigurisht qe mbeten ILIRET ashtu qe dhe nje fakt interesant ndodhet ne ate se GENCI mbreti ilir ne cdo fushebeteje ka dalur i dehur.


Vazhdon ...
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi