Lukrecia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lukrecia

Mesazh  Anon prej 28.09.13 14:27

Lukrecia (lat. Lucretia) - bashkėshortja e Tarkvin Kolatinit. Tė ēnderuarit e saj qė e bėri Sekst Tarkvini, i biri i mbretit, u bė shkak i rrėzimit tė pushtetit tė mbretėrve dhe shpalljes sė republikės nė Romė.

Historianėt romakė Lukrecinė e konsideronin person historik, por dėshmi pėr ekzistencėn e saj nuk ka, andaj e inkuadrojmė nė shembulltyrat e botės sė legjendave dhe tė miteve antike (ndonėse nė fatin e saj mund tė ketė pasur edhe bėrthama historike). Tregimi mbi Lukrecinė ėshtė ruajtur nė disa versione tė cilat plotėsisht pėrputhėn. Mė i njohuri sot ėshtė ai i Tit Livit qė e paraqet nė veprėn e vet Prej themelimit tė Romės (kah mbarimi i erės sė vjetėr).

Lukrecia, pra, sipas tė dhėnave qė na i ofrojnė kėto burime, ka jetuar nė kohėn e sundimit tė Tarkvin Superbit, tiranit tė kurorėzuar, qė nė pushtet erdhi me dhunė dhe i cili nuk i ka respektuar kushtetutėn tradicionale e ligjet, i detyroi qytetarėt qė tė punonin punė tė pandershme; pastaj urdhėron qė njė pjesė e banorėve tė largohen nga Roma dhe, nė pėrgjithėsi, sillej ashtu sa qė mė nė fund, nuk pėrputhej me lirinė individuale dhe me tė drejtat e vjetra tė romakėve.

Nė fund i shpalli luftė Ardesė, qytetit tė afėrt dhe deri sa ushtarėt i mbante nėn disciplinė tejet tė rreptė, vetė dėfrehej me suitėn e vet, duke ndėrmarė ekskursione tė shpeshta nė Romė, pa marrė parasysh gjendjen e luftės. Tėrė kėtė populli romak e duronte, ndonėse shprehej pakėnaqėsi e gjithėmbarshme. Pika e fundit ishte akt i turpshėm qė guxoi ta bėjė Seksti, i biri i Tarkvinit.

Nė njėren prej argėtimeve tė fundit nė kampin para Ardesė qė e organizoi Seksti, u fol pėr gratė e komandantėve qė kishin mbetur nė Romė. Tė gjithė i theksonin virtytet e tyre dhe e lavdėronin besnikėrinė e tyre bashkėshortore dhe aq nė mėnyrė tė tepruar sa qė njėri prej tyre, Tarkvin Kolatini, propozoi qė pėr kėtė tė bindet personalisht. Nė vend u hipėn kuajve, por atė qė e panė pas kthimit tė tyre nė Romė, tė paktėn i ka befasuar. Zonjat e kalonin kohėn, duke u argėtuar nė shoqėrinė e mashkujve qė kishin zakon ta dėshmonin burrėrinė e tyre ndryshe e jo nė fushėbetejė.

Vetėm njėra kishte qėndruar nė shtėpi dhe bėnte vek: kjo ishte Lukrecia, bashkėshortja e Kolatinit. Kur e pa kėtė Sekst Tarkvini, vendosi qė mos tė kalojė aq lehtė lidhur me kėtė ēėshtje. E shfrytėzoi udhėtimin qė duhej ta bente sė shpejti nė Romė, nė mungesė tė burrit e vizitoi Lukrecinė, e luti qė tė bujė dhe natėn u pėrpoq qė ta ngashnjejė.

Pasi qė Lukrecia nuk i pranoi lutjet e tij dhe as qė iu frikėsua kėrcnimeve tė tij, e pėrdori dhunėn. Pos kėsaj Lukrecia i dėrgoi porosi burrit tė vet dhe babės qė tė vinin menjėherė tek ajo me dy miq. Ua tregon tėrė atė qė ka ndodhur dhe kėrkoi prej tyre betimin qė do t'i hakmirren. "Ėshtė i ēnderuar vetėm trupi im, ndėrsa zemra ime nuk ka faj. Kėtė tani do ta dėshmojė vdekja ime!" Mė kot e ngushllonin dhe orvateshin qė ta kthenin prej qėllimit tė saj. "Nė tė ardhmen nuk guxon tė gjendet grua e cila do tė mbetej gjallė pas humbjes sė ndershmėrisė sė saj!" Ishin kėto fjalėt e fundit tė Lukrecisė. Para se tė mund ta pengonin, ia nguli vetes thikėn nė zemėr.

Lajmi pėr vetėvrasjen e Lukrecisė u pėrhap shpejt nėpėr Romė dhe nė mesin e ushtrisė para Ardesė. Populli mė nuk mundi ta frenojė mllefin e vet: vullnetarėt e rrethuan pallatin mbretėror, ndėrsa qytetarėt u tubuan nė Forum. Luc Jun Bruti (Lucius Junius Brutus), miku i Kolatinit dhe dėshmitar i vdekjes sė Lukrecisė, foli nė emėr tė tė gjithėve: pėr madhėshtinė e mbretit dhe familjes sė tij, pėr fyerjet dhe pėrbuzjet para tė cilave qenė ballafaquar, romakėt si dhe pėr atė se njėherė e pėrgjithmonė duhet tė pėrfundojė tirania. Populli romak e rrėzoi nga pushteti Tarkvin Suprbin, e dėboi nga Roma me gruan dhe djemtė, e hoqi titullin mbretėror dhe, pėr mė tepėr, ndaloi qė ta pėrdorė ndonjėherė nė tė ardhmen ndokush. Nė krye tė shtetit nė vend tė mbretit i caktoi dy konzuj elektoralė dhe e shpalli Romėn Republikė. Sipas traditės romake kjo ndodhi nė vitn 243 pas themelimit tė Romės, d.m.th. nė vitin 510. para es.

Lukrecia mbeti shembull i shkėlqyeshėm i qėndrueshmėrisė morale e nderit tė gruas dhe nėnės romake (e jo vetėm romake), shembull i cili, ndėrkaq mė tepėr lavdrohej se sa pėrfillej. Poetėt e shumė popujve dhe tė shumė shekujve ia kushtuan vargjet e veta.

Ndėr ta tė pėrmendim vetėm Ovidin (nė librin e dytė Fasti) dhe Shekspirin (Dhunimi i Lukrecisė). Pikturat qė e paraqesin vdekjen e saj i dekorojnė shumė galeritė, veēmas nė vendbanimet e dikurshme mbretėrore dhe bujare, poqese nuk kanė arritur nė koleksionet publike.

Mė tė njohurat ndėr to janė: Vetėvrasja e Lukrecisė e Albreht Dyrerit dhe e Lucas Cranachut Plak (Lukas Kranakut Plak) pėr nga koha nga fillimi i shek. XVI, qė tė dyjat gjenden nė Pinakotekėn e Mynihut, Tarkvini dhe Lukrecia e Giovani Bilivertiut (Gjovani Bilivertiut) qė gjendet ne Akademinė e Shėn Lukėn nė Romė (nga gjysma e parė e shek. XVII), Vetevrasja e Lukrecisė e Hans Veriokut (Vereikut), njė ekzemplar i tė cilės gjendet nė Galerinė Kombėtare nė Pragė dhe qė mė parė i ėshtė mveshur Jan Massysė, pėr nga koha me siguri ėshtė nga mesi i shek. XVI, Tarkvini dhe Lukrecia e Rubensit (e viteve 1608-1614), qė gjendet nė Galerinė e pallatit tė Sansouciut (Sansusi), dhe piktura me tė njėjtin emėr e Tintoretit (nga fillimi i gjysmės sė dytė tė shek. XVI qė sot gjendet nė Institutin Artistik ne Ēikago).

Fati i Lukrecisė e ka tėrhequr edhe vėmendjen e kompozitorėve.Operėn Dhunimi i Lukrecisė nė vitin 1947 e ka komponuar Benxhamin Britteni.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi