Epoka e Artė

Shko poshtė

Epoka e Artė

Mesazh  Muneer prej 25.09.13 18:26

Njerėzit e parė vėrtet fizikė, ishin tė tillė: karakteristika fillimore e tyre ishte krenaria! Janė Raca e Tretė dhe Atlantidasit gjigandė, kujtimi i tė cilėve u zvarrit nga njė brez e racė nė tjetrėn deri nė ditėt e Moisiut, kujtim qė gjeti njė formė objektive nė ata viganė tė parapėrmbytjes, ata shtriganė e magjistarė tė tmerrshėm, nga tė cilėt Kisha Romane ka ruajtur legjenda kaq tė gjalla e njėkohėsisht tė shtrembėruara. Ai qė ka lexuar e studiuar Shpjegimet nė doktrinėn arkaike, do tė njohė lehtėsisht nė disa Atlantidas prototipat e Nimrodėve, Ndėrtuesit e Kullės sė Babelit, Hamitėt e gjithė ata tė “kujtimeve tė neveritshme”, siē shprehet literatura teologjike: tė atyre qė, shkurtimisht, kanė furnizuar brezat e ardhshėm me tipat ortodoksė tė Satanit. Dhe kjo, natyrisht, na bėn tė hetojmė nėpėr etikat religjioze tė kėtyre racave tė hershme, mitike siē mund tė jenė.

Cila ishte feja e Racės tė Tretė e tė Katėrt? Nė kuptimin e pėrgjithshėm tė termit, as Lemurianėt e pinjollėt e tyre, Lemuro-Atlantidasit, nuk kishin apo njihnin ndonjė dogmė ose tė besonin nė ndonjė fe. Derisa syri mendor i njeriut ishte i hapur, Raca e Tretė e ndjente veten njė me praninė e pėrhershme, tė panjohurėn e tė padukshmen GJITHĖSI, Hyjninė Universale. Tė pajisur me fuqi hyjnore, e duke njohur pėrbrenda Zotin e tij tė brendshėm, secili ndjehej si Njeri-Zot nė natyrėn e vet, megjithėse njė kafshė nė Vetveten fizike. Lufta mes tė dyjave nisi ditėn qė shijuan frutin e Pemės sė Dijes; njė luftė pėr jetė mes shpirtėrores e mendores, mendores e fizikes.

Ata qė nėnshtruan parimet e ulėta, duke fituar mjeshtėri mbi trupin, i’u bashkuan “Bijve tė Dritės”. Ata qė ranė viktima tė natyrės sė tyre tė ulėt u bėnė skllevėr tė Materies. Nga “Bij tė Dritės e Urtisė” pėrfunduan nė “Bij tė Errėsirės”. Degraduan nė betejėn mes jetės sė vdekshme dhe Jetės sė pavdekshme, e kėta tė rėnė u bėnė fara e brezave tė ardhshėm tė Atlantidasve (sinonim i “magjistarėve”. Racat e Atlantidės ishin tė shumta e zgjatėn nė evolucionin e tyre pėr miliona vjet: nuk ishin tė gjithė tė kėqinj. U bėnė tė tillė nga fundi, siē po bėhemi ne (tė pestėt) tani me shpejtėsi).

Nė lindje tė vetėdijes sė vet, njeriu i Rrėnjėracės sė Tretė nuk ishte besime qė mund tė quheshin religjion. Domethėnė, ishte njėsoj i paditur pėr “religjionet gay, plot salltanete e florinj”, si dhe pėr ēdo sistem besimi apo adhurimi tė jashtėm. Por, nėse duhet pėrcaktuar termi si bashkim turmash nė njė formė nderimi ndaj atyre qė i ndjejmė si mė tė lartė ndaj nesh, devotshmėri – si njė ndjenjė shprehur nga fėmija ndaj prindėrve tė dashur – atėherė edhe Lemuriani mė i hershėm kishte njė fe – madje mė tė bukurėn – qė prej fillimit tė jetės sė tyre intelektuale. A nuk kishin rrotull vetes zotat e ndritur tė elementėve, madje edhe nė vetvete? A nuk e kaluan fėmijėrinė e vet me ata qė u dhanė kujdes, jetė, inteligjencė e jetė tė ndėrgjegjshme? Jemi tė sigurt qė kėshtu ėshtė dhe e besojmė. Sepse evolucioni i Shpirtit nė materie nuk do tė arrihej kurrė; as do tė niste, po tė mos ishte pėr Shpirtrat e ndritur, qė sakrifikuan thelbin e tyre super-eterik pėr t’i dhėnė jetė njeriut prej balte, duke e pajisur secilin prej parimeve tė tij tė brendshme me njė hise, apo mė mirė pasqyrim tė asaj esence.

Diejanėt (Dhyan) e Shtatė Qiejve (shtatė planet e Qenies) janė NOUMENOI-t e Elementėve tė tanishėm e tė ardhshėm, siē janė Ėngjėjt e Shtatė Fuqive tė natyrės – efektet vulgare tė tė cilėve perceptohen nga ne nė ato qė shkenca kėnaqet tė quajė “mėnyrat e lėvizjes” – forcat e pamatshme, pėr tė mos thėnė – janė noumenoi edhe mė tė larta tė Hierarkive edhe mė tė sipėrme. Ishte “Epoka e Artė” nė ato ditė tė hershme, koha kur “zotat ecnin mbi tokė e bashkoheshin lirshėm me vdekatarėt”. Qysh atėherė, zotat ikėn (u bėnė tė padukshėm), dhe brezat e ardhshėm pėrfunduan duke adhuruar mbretėritė e tyre – Elementėt (“Zotat e Elementėve” nuk janė Elementėt, tė cilėt pėrdoren prej tyre si mjete apo materiale pėr tė veshur veten).

Ishin atlantidasit, stėrnipėrit e parė tė njeriut gjysmėhyjnor pas ndarjes sė tij nė sekse – prej kėtu pjella e parė dhe vdekatarėt e lindur nga njerėz – qė u bėnė “Flijuesit” e parė pėr zotin e lėndės. Jetuan nė tė kaluarėn e vagullt tė largėt, nė epoka shumė mė tepėr se parahistorike, si prototipi mbi tė cilin u ndėrtua simboli i madh i Kainit, si antropomorfistėt e parė qė i’u falėn formės e materies. Ai adhurim degradoi shpejt nė vetėadhurim, pastaj nė pallicizėm, apo atė qė mbretėron supreme deri sot nė simbolikėn e ēdo religjioni ekzoterik tė ritualit, dogmės e formės. Adami dhe Eva u bėnė lėndė, apo ofruan tokėn, Kaini e Abeli – tokėn e mėpasme jetėmbajtėse, tė parėt “kultivuesit e asaj toke apo fushe” (Kaini ishte flijuesi, siē tregohet fillimisht nė kapitullin IV tė Gjenezės, nga “fruti i tokės”, kultivuesi i parė i tė cilit ishte, ndėrsa Abeli “ardhja e pjellės sė parė tė tufės” pėr Zotin. Kaini ishte simboli i mashkullit tė parė, Abeli i njerėzimit tė parė femėror, Adami dhe Eva janė tipat e racės sė tretė. “Vrasja” ėshtė gjakderdhje, por jo jetėmarrje).

Pra, racat e para atlantidase, lindur nė kontinentin Lemurian, tė ndarė qė prej fiseve tė hershme nė tė drejtė e tė padrejtė; nė ata qė adhuruan Shpirtin e padukshėm tė Natyrės, rrezen e tė cilit njeriu e ndjen pėrbrenda – ose Panteistėt, dhe nė ata qė adhuruan nė mėnyrė fanatike Shpirtin e Tokės, Fuqitė e Errėta Kozmike antropomorfe, me tė cilat bėnė aleancė.

Kėta ishin Gibborim-ėt e hershėm, “njerėzit e fuqishėm tė famės nė ato ditė”, tė cilėt u bėnė Kabirim nė racėn e Pestė: Kabiri me egjiptianėt e fenikasit, Titanėt me grekėt dhe Rakshasas e Daityas me racat indiane.

E tillė ishte origjina misterioze dhe sekrete e gjithė religjioneve pasuese e moderne,
sidomos e adhurimit tė Hebrenjve tė vonė pėr zotin e tyre fisnor. Njėkohėsisht, ky religjion seksual ishte i afėrt, bazuar e shkrirė, le tė themi, me dukuri astronomike. Lemurianėt lėvizėn drejt Polit tė Veriut, ose Parajsės sė Stėrgjyshėrve tė tyre (Kontinenti Hiperborean); atlantidasit drejt Polit tė Jugut, gropės, tokėsore e kozmike – prej ku fryjnė pasionet e nxehta nė uragane nga Thelbėsorėt kozmikė, qė banojnė atje. Dy polet u quajtėn nga tė lashtėt Dragoi dhe Gjarpėri – prej nga vijnė Dragoj e Gjarpėrinj tė mirė e tė kėqinj, gjithashtu emrat qė kanė “Bijtė e Zotit” (Bijtė e Shpirtit dhe Materies): Magjistarėt e mirė dhe tė kėqinj. Kjo ėshtė origjina e natyrės sė dyfishtė e trefishtė te njeriu. Legjenda e “Engjėjve tė Rėnė”, nė kuptimin e ezoterik, pėrmban ēelėsin e mospajtimit tė shumėfishtė tė karakterit njerėzor; ēon te sekreti i vetėdijes sė njeriut; ėshtė pranga ku varet gjithė jetėcikli i tij; historia e evolucionit dhe rritjes sė tij.
Nė tė rrokurit e kėsaj doktrine varet kuptimi i saktė i antropogjenezės ezoterike. Jep tė dhėna drejt pyetjens sė trazuar pėr Origjinėn e sė Keqes; tregon sesi vetė njeriu ėshtė copėtuesi i Njėjėsisė nė disa aspekte tė kundėrta.

Prandaj lexuesi nuk do habitet nėse i kushtohet hapėsirė e madhe nė ēdo rast pėrpjekjes pėr tė sqaruar kėtė subjekt tė errėt e tė vėshtirė. Njė pjesė e veēantė duhet thėnė pėr aspektin simbolik; pasi kėshtu jepen gjurmė pėr studentin e vėmendshėm tė bėjė hetimet e veta, e tė hidhet mė shumė dritė sesa mund tė pėrēohet nė frazat teknike tė njė  paraqitjeje filozofike mė formale. “Engjėjt e Rėnė”, tė ashtuquajtur, janė vetė Njerėzimi. Demoni i Krenarisė, Epshit, Rebelimit e Urrejtjes kurrė nuk ka qenė para se tė shfaqej njeriu fizik i vetėdijshėm. Njeriu shkaktoi, ushqeu e lejoi dreqin tė rritej nė zemrėn e vet; pėrsėri ai ndoti zotin e brendshėm, duke lidhur shpirtin e pastėr me djallin e pistė tė lėndės. Dhe, si ajo shprehja Kabalistike “Demon est Deus inversus” gjen pohimin metafizik e teorik nė naturėn e dyfishtė tė manifestuar, aplikimi i saj praktik gjendet vetėm nė Njerėzim.

Pra, tani ėshtė e qartė vetvetiu se marrja si e mirėqenė, (a) e shfaqjes sė njeriut para gjitarėve tė tjerė, madje edhe para epokave tė reptilėve gjigandė; (b) pėrmbytjet e epokat akullnajore periodike pėr shkak tė shqetėsimeve karmike tė akseve; dhe mė kryesorja (c) lindja e njeriut nga njė Qenie Superiore, apo atė qė materializmi quan Qenie tė mbinatyrshme, megjithėse ėshtė vetėm mbinjerėzore – ėshtė e qartė se mėsimet tona kanė pak shance tė dėgjohen nė mėnyrė tė paanshme. Shtoji kėsaj pohimin se njė pjesė e Njerėzimit nė Racėn e Tretė – gjithė ata monadė njerėzorė qė kanė mbėrritur nė pikėn mė tė lartė tė Vlerės e Karmės nė Manvantarėn paraardhėse – u detyrohen pėr natyrėn e fizike e racionale Qenieve hyjnore qė u mishėruan nė principin e tyre tė pestė, dhe Doktrina Sekrete humb kastėn jo vetėm nė sytė e Materializmit por edhe Krishtėrimit dogmatik. Dhe, para se kėta tė fundit tė mėsojnė se ata ėngjėj janė identikė me Shpirtrat e tyre tė “Rėnė”, parimi ezoterik do tė shpallet heretiku mė i tmerrshėm e fatal.

Fatmirėsisht, pėr racėn njerėzore, “Raca e Zgjedhur” ėshtė bėrė tashmė mjeti i mishėrimit (mendėrisht e shpirtėrisht) tė Diejanėve mė tė lartė para se Njerėzimi tė bėhej plotėsisht material. Kur nėnracat e fundit – pėrveē disa mė tė ultave – tė Racės sė Tretė u zhdukėn me Kontinentin Lemurian, “farat e Trinitisė sė Dijes” kishin fituar sekretin e pavdekėsisė mbi tokė, ajo dhunti qė lejon tė njėjtin personalitet tė kalojė ad libitum (sipas dėshirės) nga trupi i vdekur nė njė tė shėndetshėm.

Lufta e parė qė njohu toka ishte, gjaku i parė njerėzor i derdhur, pasoja e hapjes sė syve e ndjenjave tė njerėzve; qė e bėri tė shikonte se vajzat e Vėllezėrve tė vet ishin mė tė dėlira se vetja e gratė e tyre. U kryen pėrdhunime para asaj tė Sabinave, e Menelatė grabitėn Helenat e tyre para Racės sė Pestė. Titanėt ose gjigandėt ishin mė tė fortėt; kundėrshtarėt e tyre mė tė zgjuarit. Kjo ndodhi gjatė Racės sė Katėrt – asaj tė gjigandėve. Pasi, “kishte viganė” nė ato ditė tė hershme, nė fakt, dhe seritė evolutive tė botės sė kafshėve janė garanci se e njėjta gjė ndodhi edhe me racat njerėzore. Shkrimet e shenjta, fragmentet filozofike dhe punėt shkencore – shkurtimisht gjithė tė dhėnat qė na kanė ardhur prej antikitetit – i pėrmendin kėta gjigandė.

Marrė nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky ./Mnvr
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi