Legjenda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda

Mesazh  Jon prej 24.09.08 17:39

Legjenda

Legjenda, ose gojėdhėna ėshtė tregim nga goja e popullit i cili u kushtohen personave ose dukurive qė ndodhin apo kanė ndodhur dhe qė kėta persona apo dukuri kanė lėnė gjurmė nė jetėn e njė shoqėrie njerėzore.

Nė kėto tregime ndodhitė apo aftėsitė e personave prezantohen si fuqi mbinatyrore mirėpo lidhen me ndonjė tė vėrtetė ndėrsa rėndėsia e tyre apo efekti i tyre mundohen tė prezantohen nė tregim si fuqi mbinatyrore e ēka tregon se si njerėzit e kanė ndierė efektin e ati personi apo asaj dukurie.

Dallimi i legjendės apo gojėdhėnės nga llojet e tregimeve tjera ėshtė se legjendės nuk i dihet koha dhe vendi e zhvillimit tė ngjarjes, ose njėri nga kėto elemente.

Po thuaj se ndėr tė gjithė popujt e botės kanė legjenda e tyre. Po ashtu edhe shqiptarėt kanė legjendat e tyre, disa nė nivele mė tė ultra e disa kanė arritur qė tė jenė edhe legjenda gjithė popullore.

Si legjenda gjithėpopullore ndėr shqiptaret ndėr tė tjera janė edhe Gjergj Elez Alia, Rozafa, Besa e Kostandinit, Ymer Agė Ulqini etj.
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:32


Legjenda e gjarperit te shtepise
Legjenda
thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarpėrin e vet. Ata si rėndom janė tė
qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan
“gjarpėrinjtė e shtėpisė” ose “gjarpėri i shtėpisė”.
Ata lėvizin apo
ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngucė, saqė shpesh
herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fletjes, ndėr jastėkėt, nėpėr
djepat e foshnjeve, e kėshtu me radhė. Iu jepet qumėsht nė vendet e
caktuara, ku gjarpėri i shtėpisė zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet
nėse e mbysim gjarpėrin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhėn
diē e kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė
familjes, etj.
avatar
Jetmira

661


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:33

Legjenda e ''Shkėmbit te Vajtimit''
Njė zė koral vajzash flet pėr njė histori tragjike. Historia ka ndodhur nė Krujė, afro 600 vjet mė pare dhe mė pas u kthye nė legjendė.

Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndėrsa ushtritė osmane kishin rrethuar kėshtjellėn dhe prijėsi legjendar, Skėnderbeu, luftonte pėr mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotė se, kėtu mes grykave tė maleve, si nė njė amfiteatėr tragjik natyror, 90 vajza, pėr tė mos rėnė nė duart e ushtrisė sė huaj, fluturuan nga njė shkėmb i lartė, drejt humnerės.

Qysh prej atij moti, shkėmbi buzė greminės mori emrin Shkėmbi i Vajės. Qindra vjet pas kėsaj historie, vendi ėshtė po ai. Male dhe gryka tė thella, ku bashkė me historinė e vajzave, flenė edhe legjendat.

Shtėpizat e reja, ndanė kėshtjellės, janė mbi tė njejtat themele, mbi tė vjetrat. Edhe kėngėt, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Kėtu mijėra djem, qė shkonin nė luftė, ndofta, pėr tė mos u kthyer mė pėrqafoheshin me tė dashurat dhe me familjarėt e tyre, me njė dhimbje tė madhe.

Poshtė shkėmbit legjendė, ku prehen ėndėrrat e vajzave martire, kalon njė pėrrua i gjatė. Qė mban edhe ai njė emėr tragjik, Pėrroi i Vajės. Pėr qindra vjet me radhė, nė pėrkujtim tė vajzave martire, populli i Krujės vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji pėrroin ndėn shkėmb.
Sipas banorėve, ky vend nuk do t’i ketė ditėt tė gjata. Tek pėrroi poshtė tij, industria do tė ndėrhyjė duke e shndėrruar atė nė njė liqen pėr hidrocentral. Duke e shndėrruar tashmė nė absurd edhe kėngėt me legjendėn pėr njė shkėmb dhe njė pėrrua qė s’do tė ekzistojnė mė pėr sytė e publikut.
avatar
Jetmira

661


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi