Horoskopi me i vjeter

Shko poshtė

Horoskopi me i vjeter

Mesazh  Neo prej 24.09.08 16:41

Horoskopi me i vjeter

Horoskopi me i vjeter u gjend ne vitin 2000 nga nje ekspedite e perbashket Ruso – Franceze ne nje shpelle ne Kaukaz, prane kufirit midis Rusise dhe Gjeorgjise.

Ne nje rreth te madh prej guri jane vizatuar simbolet e njohura nga te gjithe te 12 shenjave te horoskopit. Analizat paraprake treguan se ky horoskop eshte 10.000 vjet i lashte!

Ai eshte moshatar i vizatimeve te njerezve ne shkembinj gjate epokes se gurit, si dhe nje deshmi e faktit, se sa e lashte eshte astrologjia.

Ka shume mundesi qe ky horoskop te jete katragjush i te gjithe
horoskopeve. Por puna qendron jo aq ketu, sa ne faktin qe rrethi dhe muret e shpelles jane mbushur me shenime hieroglifesh ne gjuhe te panjohur.

Kompjutera te fuqishem ne France gjeten celesin per deshifrimin e nje pjese te ketyre shenimeve, sepse disa hieroglife ngjajne me shenjat e shkronjave te grekerve dhe fenikasve te vjeter.

Shkenctaret mbeten pa mend nga permbajtja: parashikimet e ngjarjeve te njerzimit qe duhet te ndollin pas mijera vjetesh. Hieroglifet enigmatike tregojne per historine e njerezimit te kohrave te ndertimit te piramidave te medha. Lindjes se Krishtit, Zbulimit te Amerikes nga Kolombi etj, duke perfshire jo vetem zhvillimin e vrullshem teknik ne shekullin XX, kohen e dy luftrave boterore, por dhe dhjetevjecaret e pare te shekullit XXI.

Por historia nuk mbaron me kaq, sepse shume gjera ende nuk jane deshifruar.

Ja disa nga profecite e zbuluara, sic i trajton ato Zh.Fabia dhe profesori rus Vladimir Lvov. Per 20 vjetet e ardhshem:

1.Do te ndodhe kolonizimi i Henes dhe i Marsit.

2.Shkencetaret do te gjejne ilacin universal te te gjitha semundjeve ekzistuese.

3.Njerzimi do te hyje ne periudhen katastrofike ekologjike e cila do te vazhdoje derisa qyteterimi i Tokes te mos kuptoje domosdoshmerine e ndryshimit te rruges se zgjedhur.

4.Me ne fund do te realizohet takimi i tokesoreve me perfaqsuesit e qyteterimeve jashtetokesore.

Shume e shume te fshehta te horoskopit te Kaukazit ende nuk jane zbuluar, thote profesor Lvov. Por do te doja ta drejtoj vemendjen tek nje hollesi tjeter: shenimet me hieroglife ne muret e shpelles fillojne me paraqitjen e jashtetokesorve dhe po me ate mbydhen.

Ky fakt ka dy shpjegime te mundshme. Ndoshta te ardhurit nga kozmosi kane qene ne cakun e civilizimit tokesor dhe se shpejti ai do te arije nivelin, kur ata do te jene gati ta pranojne ne bashkesine e tyre.

Shpjegimi tjeter qendron ne faktin qe e gjithe historia e Tokes eshte programuar nga jashtetokesoret, nga fillimi ne fund, per cka deshmojne dhe parashikimet e sakta te 20 vjeteve te ardhshme.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi