Ezoterika e artit mesjetar

Shko poshtė

Ezoterika e artit mesjetar

Mesazh  gjilanasi prej 07.09.13 0:49

Ezoterika e artit mesjetar

Njė interpretim “ezoterik” i veprės sė disa piktorėve, a tė ēon vallė te ideja heretike e njė vazhdimėsie okulte tė rrobės sė shenjtė tė Krishtit?



Magjia, ezoterika, okultizmi, alkimia, nė njė farė mėnyre kanė karakterizuar zhvillimin e Rilindjes italiane deri nė vitet ‘700, nė shekullin iluminist. Dija e lashtė gjithmonė i ka tėrhequr vėmendjen dhe i ka interesuar shumicės sė artistėve, mendimtarėve dhe arkitektėve qė nga Mesjeta e kėtej.

Nė fillim tė viteve 1600 nė Gjermani, njėfarė Xhovani Valentin Andrea, teolog luterian, botoi disa dorėshkrime ku shkruhej se njėfarė shoqėrie sekrete me emrin Kryqi i Trėndafiltė, kishte dijeni pėr formulat e fshehta me anė tė tė cilave prodhoheshin metalet e ēmuara, shėroheshin tė sėmurėt, madje ringjalleshin dhe tė vdekurit. Ky material sekret u nxor nė vitin 1604 nga njė varr nė Marok, ku ishte varrosur nė vitin 1484 nga njė kalorės gjerman, njėfarė Kristian Rozankrojc, i cili kishte vdekur nė moshėn 106 vjeēare me dėshirėn e vet.

Ky botim bėri shumė bujė nė mjedisin kulturor gjerman dhe atė evropian tė 1600-ės.

Por kjo shoqėri arriti shumė shpejt tė njihej nė mbarė Evropėn. Nė Francė, nė Itali dhe veēanėrisht nė Mantova e Venecie, si dhe nė Spanjė e Angli. Nė kėtė tė fundit, mjeku i madh anglez, Robert Flud, pėrqafoi parimet dhe pranoi teozofinė e kėsaj shoqėrie. Robert Flud del se ka qenė Mjeshtėr i Madh i Kuvendit tė Sionit me numrin 16 nė listė. Mes tė pėrfshirėve nė kėtė mes ishin pa dyshim “pikturuesit”.

Piktorėt kanė qenė artistėt qė mė shumė se ēdokush tjetėr kanė krijuar vepra pėr shitje. Artistit, qė tė punonte dhe tė mbante frymėn, i duheshin para, por edhe mbrojtja e njė apo mė shumė “tutorėve”, te tė cilėt mbėshtetej pėr tė gjetur punė nė mjedisin shoqėror, qoftė me karakter privat, qoftė edhe me karakter kishtar.

Por artisti kishte dhe personalitetin e vet, besimin, idetė e veta politike, qė shpesh nuk pėrkonin me gjendjen e momentit dhe me idetė e blerėsit. Ja ku vjen nė ndihmė tani simbologjia, alegoria, kuptimi i dyfishtė. Kuptimi i fshehur nė njė gjest, nė njė objekt. Pėrmes simbologjisė, piktori mund tė shprehte atė qė do tė donte ta pikturonte nė tė vėrtetė, por qė nuk mund ta bėnte pėr arsye qė i ishin bėrė tė qarta.

Ata qė shtinin veprėn nė dorė, vetėm familjet e ngritura, njerėz tė pasur dhe institucionet fetare, donin tė shihnin pikėrisht atė ēfarė kishin kėrkuar. Kėshtu qė piktori mbėrthehej nė morsėn e kėrkesės figurative tė klientit, pa pasur mundėsi tė shprehte ndonjė koncept nė kundėrshtim me veprėn.

Por ndonjėherė kishte dhe raste kur kredoja e vėrtetė politike, fetare dhe filozofike e njė artisti dukej hapur, duke krijuar edhe mospėrputhje shijesh me blerėsin. Siē u tha dhe mė sipėr, arti i Botiēelit ėshtė konsideruar nė Rilindje shprehja e fundit madhėshtore artistike e viteve 1400. Ka gjasa qė pikėrisht pėr kėtė arsye, pa lėnė pas dore tė tjerat, Botiēeli u pėrzgjodh nga Kuvendi i Sionit, njė urdhėr qė shumė njerėz janė tė bindur se e ka prejardhjen nga vetė Urdhri i Kalorėsve, pėr tė pėrfaqėsuar figurėn mė tė lartė juridike tė njė organizate sekrete.

Por, pėr tė marrė pjesė nė njė shoqatė okulte, duhej kryer njė rit i fshehtė, ku rishtari do tė tregonte qė pranonte parimet bazė tė organizatės. Nė njėfarė kuptimi, duhej tė kuptonte nė njė distancė kohore sekretet e traditės sė trashėguar nga brezi nė brez. Kjo dije duhej tė bėhej e qartė dhe nė vepra. Nė mėnyrė tė veēantė, te afresket, telajot dhe pikturat nė dru.

Dihet me siguri se Botiēeli ishte idhtar i Savonarolės, i mbiquajtur “Piagnone” (Vajtojci) dhe kur nė vitin 1498 frati domenikan Jeronim Savonarola, u dogj nė turrėn e druve, piktori Botiēeli u prek jashtė mase.



Njė interpretim ezoterik i disa prej veprave tė tij

Botiēeli, nga viti 1470 deri nė 1480- 82, pikturoi vepra tė ndryshme me karakter biblik dhe kishtar, duke respektuar rrekjet e tij pikėllimtare pėr plasticitet, si dhe pėr tė bukurėn, bashkangjitur kjo me filozofinė neoplatoniane, ku shpirti duhet tė ndėrduket nė portretet dhe gjestet trupore. “Zbulimi i kufomės sė Holofernit” dhe “Rikthimi i Juditės e Betulės”, pėr shembull, e shprehin kėtė nė maksimum. Tė njėjtėn pėrpjekje pėr butėsi, pėr ngrohtėsi, gjejmė edhe nė Madonat me Fėmijė.

Por Botiēeli na lė tė shohim nė disa prej punėve tė tij thuajse njė rrugė prej “fshehatari”, ku detaje tė plotėsuara na ridrejtojnė kah njė ide heretike, e cila prej disave konsiderohet si prirje kah trashėgimtarėt e fshehtė tė Kalorėsve dhe tė lidhur me Kuvendin e Sionit. Aty rreth vitit 1480, nė artin e Botiēelit u vu re njė ndryshim i lehtė qė nuk kishte tė bėnte me stilin, por me imazhet. Ēfarė i ndodh Botiēelit nė kėtė kohė?

Ka gjasa qė artisti ra nė kontakt me njė burim, i mėnjanuar nga Krishtėrimi, duke u larguar, me shkas kėrkimet, nga piktura qė bėnte vite mė parė. Duket sikur “dikush” ka ndikuar te Botiēeli njė njohje tė fshehtė, njė dije tė fshehur dhe qė kjo duhet tė shfaqet nė veprėn e tij. Kėshtu qė, pėrmes pikturės, bėhet njė udhėtim “fshehatar” pėr tė mbėrritur nė shkallėn mė tė epėrme masonike tė Mjeshtrit tė Madh tė Kuvendit tė Sionit. Elementėt qė karakterizonin disa nga veprat e tij do tė ishin “herezitė” masonike, domethėnė, herezitė qė patėn ndikim nė filozofinė para e pas Krishtėrimit nėpėrmjet Kalorėsve, Kryqit tė Trėndafiltė, Masonerisė: praktikisht, ruajtėsit e dijes sė lashtė dhe “traditės”. Kėto parime, nė thelb, janė tre: mosparaqitja madhėshtore e Jezu Krishtit, pra njė Krisht njeri; rėndėsia e figurės profetike tė Shėn Gjon Pagėzorit; ngritja e figurės femėrore tė Maria Magdalenės, dishepulle e Krishtit dhe nėnė e dinastisė Graal.

Veprat ku mund tė shohim kėta elementė karakteristikė nuk janė tė shumta, por janė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar rrugėn e gjatė “fshehatare” tė Botiēelit.

1475 – “Adhurimi i magėve”, Galeria Uffizi



Nė kėtė pikturė nuk gjejmė ende gjurmė tė udhėtimit fshehatar tė Botiēelit, por ka disa pika referimi qė gjenden nė njė pikturė tė ngjashme tė Leonardos.

Vepra pėrfaqėson adhurimin e magėve ndaj Krishtit, Mbretit tė Judenjve. Magėt pėrfaqėsohen nga Kozimo de Mediēi, Piero de Mediēi e Xhovani de Mediēi, tė cilėve u vijnė pas: Lorencoja i Mrekullueshėm, Anxhelo Policiano, edukues i fėmijėve tė Lorencos, Piko i Mirandolas, Xhovani Argjiropulo, Gaspare Lama dhe Lorenco Tornabuoni. Aty shfaqen edhe dy fėmijė tė Lorencos, nė anėn e majtė tė veprės, pėr ata qė janė tė vėmendshėm, si dhe personalitete tė tjerė tė oborrit tė Mediēėve. Botiēeli ka bėrė autoportretin nė anėn e djathtė, veshur me njė rrobė kafe tė ēelur.

Ambjenti ėshtė ai klasik i viteve 1400. Rrėnojat simbolizojnė fundin e paganizmit, si pasojė e mbėrritjes sė Krishtėrimit. Shumė studiues arti kėmbėngulin se Botiēeli ka bėrė edhe portretin e Leonardo da Vinēit rreth moshės 20 vjeēare. Leonardo mund tė ketė qenė lart nė tė majtė, i papėrfshirė nė skenėn e lindjes. Ashtu ėshtė dhe Botiēeli, i papėrfshirė. Duket sikur Botiēelit e Leonardos nuk u intereson lindja e Krishtit. Nė kėtė version, magėt dhurojnė ar, livan dhe mirrė.

1481-82 – “Adhurimi i magėve”, National Gallery nė Washington



Nė kėtė pikturė tė Adhurimit tė Magėve, ka shumė tė ngjarė qė personazhet e pikturuar tė jenė dhe blerėsit e veprės. Vendosja e pamjeve duket e ngjashme me atė tė vitit 1475. Nė tė djathtė e tė majtė tė pikturės vėrehen njerėz nė kėmbė e mbi kuaj qė duket se nuk u intereson ngjarja.

Janė tre magė: i pari dhuron livan, i dyti mirrė dhe i treti, ai i gjunjėzuari, ēuditėrisht nuk ia jep arin. Kėshtu pra, nė njė vepėr me pėrmbajtje tė lartė kristiane, njė prej magėve nuk dhuron ar, simbolin e mbretėrimit jotokėsor. Pėrse ia mohoi Botiēeli Krishtit mbretėrinė shpirtėrore? Nė anėn e djathtė tė pikturės, vihen re edhe dy pemė. I njėjti subjekt, identik, gjendet edhe nė adhurimin e magėve tė Leonardos.

1482- 83 – “Pallada dhe Centauri”



Kjo pikturė ka qenė shkak pėr interpretime nga mė tė ndryshmit nga studiuesit e artit.

Por, krahas domethėnies kryesore qė mund tė ketė vepra, ka hollėsira qė nė njė mėnyrė tė pakundėrshtueshme ēojnė nė ndėrmendjen e Shėn Gjon Pagėzorit. Po tė vėzhgohet centauri, mund tė shihet se koka nuk ėshtė plotėsisht e ngjitur me pjesėn tjetėr tė trupit, por thuajse ėshtė mbėshtetur nga dora e Palladės, qė e mban fort pėr krife.

Fiziognomika e centaurit i afrohet sė tepėrmi fiziognomisė karakteristike tė ikonografisė sė Shėn Gjon Pagėzorit. Flokė tė gjatė, mjekėr e mustaqe tė rritura, fytyrė e imėt, pėr shkak tė jetės askete tė profetit. Edhe pėrdredhja e lehtė e kokės ėshtė e patrajtė nė lidhje me vetė trupin. Pėrveē kėsaj, dora e djathtė qė mban harkun, ndjek simbolin klasik ēapkėn: gishti tregues i ngritur ose i zgjatur.

Para se tė vazhdojmė, bān lazčm tė bahen do shestime.

A mundet qė ēdo vepėr arti qė paraqet njė alegori ose njė simbologji, tė interpretohet nė mėnyrė subjektive? Kėshtu, sekush mund tė interpretojė vendosjen e objekteve nė lidhje me kėndvėshtrime tė shumta. Por kur detaji, nė njėfarė mėnyre, nuk ka lidhje me kontekstin e veprės, me siguri qė mund tė lindin dyshime. Dyshime kėto qė kanė pėr funksion tė mos lėnė qė vepra tė kuptohet por qė, rrjedhimisht, tė thellojnė kėrkimet dhe domethėnien simbolike.

1489-92 – “Vajtim mbi Krishtin e pajetė”, Monaco Alte Pinakothek



Kjo vepėr, e pandarė nga njė vepėr e dytė analoge e vitit 1495, lidhet me krizėn mistike  tė Botiēelit pėr shkak tė Savonarolės. Pamja ka  njė pėrmbajtje tė lartė dramatike. Njė ndryshim pa beh jo i stilit, por i imazheve.

Piktura tregon vendosjen e Krishtit nė Varrin e Shenjtė. Personazhet qė mbushin  skenėn janė: Krishti i pajetė nė kėmbėt e Maries, tė ėmės, shenjtorėt Pjetri, Pali dhe Stefani, Gjoni, apostulli i pėrzgjedhur, dy figura femėrore dhe njė, ndoshta mashkull, qė e ka fytyrėn tė mbuluar.

Nė kėtė kuadėr ėshtė pėrshkruar, nė mėnyrė sintetike, historia e Krishtėrimit tė hershėm. Stefani, martiri i parė i krishterė qė u varros me njė gur nė dorė, Pali qė pėrhapi dogmat e Krishtėrimit tė hershėm dhe Pjetri, trashėgimtari virtual i fronit tė Romės, jo me dy ēelėsa, por me njė tė vetėm. Pėrveē kėsaj, ėshtė dhe figura e Maries, nėnės sė Krishtit, dhe Gjonit, apostulli i pėrzgjedhur i Jezusit tė cilit, para se tė vdiste, i besoi tė ėmėn (Ungjilli sipas Gjonit). Dy gratė anash Krishtit janė tė panjohura.

Imazhi i femrės qė shtrėngon kėmbėt mund tė thuhet me lehtėsi se pėrkon me imazhin e Magdalenės. Po femra qė shtrėngon me dashuri kokėn e Jezusit duke e puthur, kush ėshtė? Ndoshta Maria e Betanisė. Ka mundėsi. Por, ia vlen tė kujtojmė se Maria e Betanisė dhe Maria Magdalena, nė thelb, del se janė i njėjti person. Duke vėzhguar me kujdes, mund tė vihet re se dy figurat ngjajnė nė mėnyrė tė habitshme. E njėjta fytyrė, tė njėjtėt flokė.

Gruaja qė puth Jezusin nė fytyrė ėshtė pikturuar nė mėnyrė shumė mė tė plotė se tjetra, qė duket sikur pasqyrohet nė rrobat e saj tė zbardhura, edhepse manteli i Stefanit ėshtė nė ngjyrė tė kuqe tė fortė. Tė dyja janė shenjtore pėr shkak se dallohen nga aureola. Ngjyrat qė dallojnė ikonografinė piktoreske tė Mesjetės janė bluja dhe e kuqja. Ēuditėrisht, gruaja qė puth Krishtin nė faqe ėshtė e veshur me kėtė ngjyrė. Ndėrkaq, nėse njė prej dy grave do tė identifikohej si Maria e Betanisė, duket e ēuditshme qė ėshtė pikturuar me aureolė, sepse ajo kurrė nuk u shpall shenjtore.

Dhe Maria e Betanisė nuk ishte e pranishme nė kryqėzimin e Jezusit. Si pėrfundim, dy figurat femėrore pėrfaqėsojnė njė figurė tė vetme femėrore, Maria Magdalenėn. Por, kush ėshtė personazhi qė fsheh fytyrėn para Krishtit, thuajse nuk do qė ta shohin nė rrethana tė tilla? Duke vėzhguar me kujdes dorėn e majtė, ai mban me njė gjest qė veēse ėshtė konturuar, ca sende tė holla.

Nė shikim tė parė, mund tė duken si gozhdė, simbol i pasionit. Por nga njė qėmtim i vėmendshėm me njė lente zmadhuese, ato kanė pėrfundi zgjatime tė tjera shumė mė tė holla, kėshtu qė mund tė jenė penela. Njė personazh i ēuditshėm qė, nė njė skenė nė kulmin e dramatizmit, mban penela. Mos vallė aludon pėr vetė autorin e veprės, i cili nuk pranon tė jetė i pranishėm nė njė skenė tė padrejtė?

Krishti jepet i lėmuar, i pastėr, i papėrlyem. Shenjat e vuajtjes mezi duken, nuk ka njolla gjaku, si tė nėnvizonin se sakrifica e Jezusit nuk ishte vuajtje ose se nuk ka qenė ai mbi kryq.

1495 – “Vajtim mbi Krishtin e pajetė”, Milano Museo Poldi Pezzoli



Rafigurimi ėshtė i ngjashėm me tė parin. Personazhet janė tė pakėt. Shohim Marien me trupin e Jezusit nė prehėr, apostullin Gjon pas saj, Magdalenėn nė kėmbėt e Jezusit, njė grua qė mban kokėn e tė ndjerit, njė grua pas Magdalenės qė mbulon fytyrėn, me gjasa, Nikodemi qė mban shenjat e pasionit: njė kurorė me gjemba dhe tre gozhdė. Edhe nė kėtė rast, shenjat e ndėshkimit tė Krishtit nuk janė theksuar, tre gozhdėt duken gjilpėra tė mėdha dhe jo mjete torture, ndėrsa kurora me gjemba ėshtė thjesht njė degė e thurur.

Magdalena tashmė ėshtė nė rolin e protagonistes, ku vuajtja e saj ėshtė e prekshme, qė duket nga pozicioni i dhembshur qė ka marrė nė kėmbėt e Krishtit. Ndėrsa Jezusit i kanė veshur njė rrobė me tipare tė theksuara skoceze.

Njė vepėr qė pėrafrohet me tė parėn, ku Botiēeli ka shtuar hollėsira tė mėtejshme.

Vepra e fundit, por jo pėr nga rėndėsia, ėshtė njė pikturė e ēuditshme e Botiēelit aty mes viteve 1500-1505, e cila aktualisht ndodhet nė Kembrixh, Masaēusets, Fogg Art Museum.

Subjekti pėrmban tone shumė mė dramatikė se pikturat e mėparshme, ngjyrat janė tė errėta, atmosfera prej apokalipsi.

Piktura paraqet kryqėzimin e Krishtit. Pamja e Jezusit ėshtė e pėrvuajtur, nė fytyrė i janė pikturuar mustaqet dhe mjekra. Trupi pak i gjakosur ėshtė mbledhur nga njė rrobė e bardhė. Kryqi duket se ėshtė pėrfshirė nga njė tym qė ēlirohet nga brenda tij. Magdalena, e vetmja figurė ungjillore, ėshtė pėrgjunjėzuar poshtė kryqit, me krahė rrethon fundin e tij. Ėshtė veshur me rroba blu dhe mantel tė kuq. Lart nė qiell, fluturojnė nė mėnyrė tė pashpjegueshme, shqyta tė bardha me kryqe tė kuq. Nė anėn e djathtė tė Magdalenės, e pėrvuajtur, por pa interes karshi njeriut nė kryq, qėndron njė ėngjėll i cili i drejton Magdalenės njė kafshė, njė nusėl. Nė sfond duket qyteti i Firences. Vepra, nė tėrėsinė  saj, ėshtė mjaft misterioze. Ēfarė mund tė fshehė interpretimi i saj?

Jezusi ėshtė gozhduar nė kryq dhe prej andej ēlirohet njė re e madhe tymi me ngjyrė tė errėt. Nė Mesjetė, por edhe sot, kur njė objekt nuk ishte mė i nevojshėm, digjej. Gjatė Predikimeve tė Savonarolės, nė Firence u dogjėn qindra vepra arti qė nuk pėrputheshin me rregullat e shoqėrisė kristiane. Dhjetėra zjarret e ndezur pėr tė djegur libra, piktura, objekte tė ndryshme, u quajtėn “Turrat e Kotėsisė”.

Kėshtu qė, artisti mund tė shprehė kėtu njėfarė pėrēmimi pėr kryqin aq sa, pėr ta bėrė tė pavlefshėm, i vė flakėn. Poshtė Krishtit njihet qartė Magdalena e cila, ndryshe nga shumė vepra tė tjera, nuk duket se i intereson vdekja e mjeshtrit tė vet. Mė tepėr duket e interesuar pėr atė qė i jep engjėlli, nuslėn. Kjo kafshė, pėr shkak tė lėkurės sė ēmuar qė ka, ėshtė mbajtur pėrherė si simboli i madhėshtisė tokėsore. Nusla ka vetinė qė nė dimėr e ka qimen tė bardhė, ndėrsa nė verė tė murrme. Botiēeli ka pikturuar njė nusėl tė murrme ngase koha e krijimit tė kuadrit mund tė ketė qenė verė. Engjėlli i jep simbolin e madhėshtisė nė tokė Magdalenės dhe jo Krishtit.

Pėrveē kėsaj, nė pjesėn e sipėrme tė kuadrit mund tė vėrehen disa shqyta “fluturuese”. Shqytat janė trekėndore, me ngjyrė tė bardhė dhe me kryq tė kuq. Janė shqyta kalorėsish. Forma trekėndore e shqytės (trekėndėsh barabrinjės) pėrdorej nė kohėn e kryqėzatave. Mė pas, shqyta mori forma tė ndryshme deri nė daljen e plotė jashtė pėrdorimit nė vitet 1500, me shpikjen e barutit.

Duket sikur shqytat simbolizojnė kalorės virtualė qė kontrollojnė dhe ruajnė gjithė kėtė skenė.

Dihet tashmė dhe vėshtirė tė kundėrshtohet fakti se Madalenės do t’i jepet titulli i Mbretėreshės. Mbretėresha ėshtė ajo qė zotėron, nė mėnyrė natyrore, tė drejtėn dhe detyrėn tė lindė dhe t’i heqė gjirin trashėgimtarit mbretėror. E kuptuam se Botiēeli nuk ėshtė ndikuar thellėsisht nga Savonarola. Nė thelb, frati domenikan nuk ishte idhnuar me figurėn e Krishtit, por me kamjen, mondanitetin dhe hipokrizinė e Kishės sė atėhershme.

Pasuria e papėve dhe klerikėve tė tjerė ia bėnte mu. Madje tregohej me krenari pėr ironi tė gjithė atyre qė, nė rrugė, vdisnin ēdo ditė nga uria dhe sėmundjet  si pasojė e mungesės sė pastėrtisė. Emri i “Vajtojcit” qė iu dha Botiēelit nuk pasqyron aspak ndėrdukjen e gjendjes shpirtėrore nė veprat e tij. Udhėtimi i fshehtė pėrfundoi me thirrjen virtuale tė Magdalenės “mbretėreshė, grua e shoqe e njė mbreti” qė nuk  mbretėroi. Pra, e njė tė parathėni pėr mbretėrim.

Udhėtimi i fshehtė fillon nė vitin 1483, vit i prirjes nga Kuvendi i Sionit, dhe pėrfundoi me vdekjen e tij nė vitin 1510. Kėto piktura kanė lėnė shenjė duarduarshėm nė gjithė periudhėn e jetės sė tij.

Para se tė mbyllet me figurėn e Botiēelit, ėshtė rasti tė thuhet se artisti i madh nuk ka pikturuar vetėm mure, telajo dhe nė dru, por edhe letrat e para italiane tė fatit. Kėshtu qė, nuk mund tė thuhet se Botiēeli nuk e njihte hermetizmin: do tė ishte herezi…

Nga Paride Giansanti
Pėrktheu: Elvana Zaimi
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi