Qytetėrimi egjiptian ėshtė mė i ri nga sa mendohej

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qytetėrimi egjiptian ėshtė mė i ri nga sa mendohej

Mesazh  Odin prej 06.09.13 0:02

Qytetėrimi egjiptian ėshtė mė i ri nga sa mendohej



Qytetėrimi egjiptian ėshtė mė i ri nga sa mendohej Shkencėtarėt pėrdorėn teknologjinė moderne pėr tė dalė nė konkluzionin se qytetėrimi i lashtė egjiptian mund tė ketė filluar rreth vitit 3100 Para Krishtit, duke dhėnė njė datė mė tė saktė sesa vlerėsimet e mėhershme. Arkeologėt besojnė se koha kur popullsia e luginės sė Nilit filloi tė jetojė e qeverisur nga njė mbret, ishte diku rreth viteve 400-3700 para Krishtit.

Nuk ka tė dhėna tė shkruara nga kjo periudhė e historisė sė njerėzimit dhe rrjedhimisht shumė gjėra bazohen te hamendėsimet.

Tani, njė skuadėr shkencėtarėsh nga Britania e Madhe pėrdori gjetjen e datės me karbon pėr tė zbuluar se sundimtari i parė i Egjiptit, mbreti Aha, erdhi nė pushtet rreth vitit 3100 PK.

Formimi i Egjiptit konsiderohet si njė moment kyē nė historinė e njerėzimit. Ai besohet se ishte shteti i parė me njė territor tė caktuar, qė krijoi kufij nė kėtė territor dhe qė kishte njė sundimtar, pak a shumė nė tė njėjtėn formė qė ne i imagjinojmė kombet nė kohėn tonė.

Sipas ekspertėve, krijimi i Egjiptit si shtet ndodhi relativisht shpejt dhe kjo ėshtė mbresėlėnėse. Nė Mesopotami, pėr shembull, bujqėsia u pėrdor pėr disa mijėra vjet para se tė shfaqet ndonjė formė e shtetit. Arkeologėt besojnė se mbreti i parė i Egjiptit, Aha, erdhi nė pushtet pas njė udhėheqėsi tjetėr, Narmer, i cili unifikoi tokėn.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi