Thellėsia e qenies sė njeriut nė kėrkim tė Zotit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Thellėsia e qenies sė njeriut nė kėrkim tė Zotit

Mesazh  Equinox prej 05.09.13 22:09

Thellėsia e qenies sė njeriut e nxit atė nė kėrkim tė Zotit



Jashtė sistemit kompleks tė trupit tė njeriut, njeriu zotėron dimensione vitale dhe tė pafundme tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk janė tė mbyllur brenda mekanizmit tė tij trupor. Pėr t’i zbuluar ato pikėpamje dhe rrafshe qė janė pėrtej strukturės trupore dhe dimensionit fizik tė njeriut, njeriu duhet tė hulumtojė strukturėn e brendshme dhe shpirtėrore dhe tė ndiejė horizontet e gjėra tė natyrės sė tij gjithėpėrfshirėse, bashkė me manifestimet e tija delikate dhe tė pėrpunuara tė ndjenjave dhe tė instinkteve.

Ekziston njė varg special i perceptimeve nė qenien e njeriut qė janė tė gėrshetuara nė mes veti, qė rrjedhin prej natyrės materiale tė njeriut dhe shfaqja e tyre nuk varet nga faktorėt e jashtėm. Nė mesin e kėtyre perceptimeve janė edhe ndjenja e angazhimit nė drejtėsi, vėrtetėsi, saktėsi dhe ndershmėri.

Para se tė hyjė nė sferėn e shkencės dhe tė diturisė me tė gjitha ēėshtjet e saj, njeriu ėshtė nė gjendje t’i kuptojė tė vėrtetat pėrmes kėtyre kuptimeve qė gjenden nė natyrėn e njeriut prej lindjes. Por, pas ndėrhyrjes sė shkencės dhe filozofisė nė kėtė sferė dhe pas mbushjes sė trurit tė njeriut me prova dhe dėshmi tė ndryshme, ai ka mundur tė harrojė perceptimet e tija natyrale dhe tė zotėruara prej lindjes ose ka filluar tė dyshojė nė to. Pėr kėtė arsye, kur njeriu fillon tė lėvizė pėrtej kėsaj natyre, fillojnė t’i paraqiten dallimet.

Prirja pėr religjion dhe pėr besim nė Zot e josh nė fazėn fillestare nė bazė tė motivit instiktiv dhe perceptimit natyror, por ata zhvillohen me ndihmėn e arsyetimit dhe tė tė menduarit. Rrėnjėt e ndjenjave natyrale qė janė nė dispozitė pėr njeriun, gjinden aq thellė dhe nė tė njėjtėn kohė aq pastėr dhe evident sa qė, nėse njeriu e spastron mendjen dhe shpirtin e tij prej koncepteve religjioze dhe prej mendimeve antireligjioze dhe pastaj tė shikojė nė vetvete dhe nė botėn e tij tė brendshme, do tė vėrejė qartė se ai ėshtė duke lėvizur nė njė drejtim tė caktuar bashkė me tėrė karvanin e ekzistencės. Pa vullnet ose ndonjė dėshirė pėr kėtė, ai do tė fillojė jetėn e tij nė njė pikė tė caktuar dhe prapė, pa ndonjė dėshirė dhe vullnet, do tė pėrparojė nė drejtim tė pikės tjetėr, qė ėshtė e panjohur pėr tė. Realiteti i njėjtė mund tė vėrehet edhe nė tė gjitha krijesat natyrore, qė funksionojnė me njė rregull tė caktuar dhe me njė precizitet.
Nėse njeriu, me shikim tė pastėr dhe me gjendjen e tij tė pastėr natyrore, e vėshtron ambientin qė e rrethon, do tė ndiejė qartė ekzistimin e forcės sė madhe qė e rrethon atė dhe tėrė botėn.

Nė ekzistencėn e tij, qė ėshtė njė pjesė shumė e vogėl e botės sė madhe, do tė vėrejė diturinė, fuqinė dhe vullnetin pėr tė ekzistuar, dhe do ta pyesė veten se si dituria, fuqia dhe vullneti nuk kanė mundur tė ekzistojnė nė botė si njė tėrėsi. Ėshtė njė rregull i llogaritur deri nė detaje dhe njė lėvizje e botės qė e detyron njeriun ta pranojė ekzistencėn e intelektit universal qė gjendet jashtė botės sė natyrės, por megjithatė krijon dhe udhėheq me tė; pėrderisa nuk pranohet njė gjė e tillė, nuk do tė mund tė shpjegohen rregullat nėnshtruese tė kėsaj bote. Ēdokush qė e vlerėson pozitėn e vet nė kėtė botė mund tė kuptojė se ekziston njė fuqi qė e krijon atė, qė e sjell nė kėtė botė, e inspiron lėvizjen e tij dhe e largon atė mbrapa, pa lejen e tij apo pa kėrkuar ndihmėn e tjetrit.

Nuk ėshtė parė asnjėherė dhe nė asnjė kohė qė tė punohet diēka pa e parė punuesin e tij, as njė vepėr pa vepruesin e tij. Kėrkimi i lidhjes sė shkakut dhe tė pasojės rrjedh prej instinktit tė brendshėm tė njeriut; vetėdija pėr shkakun nuk mund tė largohet prej asnjėrit. Ngjashėm, ndjenja religjioze dhe kėrkimi i Krijuesit nuk mund tė largohen prej asnjėrit. Edhe njė fėmijė qė nuk ka kurrfarė pėrvoje nė kėtė botė, ēdoherė qė dėgjon ndonjė zė ose vėren ndonjė lėvizje, do ta pėrqendrojė vėmendjen nė mėnyrė instiktive kah burimi i zėrit apo lėvizjes.

Mbėshtetjet e diturisė dhe tė jetės praktike bazohen nė pranimin e shkakut si bazė tė ēdo ndikimi. Nė fakt, norma e kauzės (shkakėsisė) ėshtė diēka absolute qė nuk pranon asnjė pėrjashtim.

Gjeologjia, fizika, kimia, sociologjia, ekonomia dhe tė gjitha shkencat tjera, si qėllim tė hulumtimit e kanė caktimin e shkaqeve dhe faktorėve qė i pėrcaktojnė marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Thėnė shkurt, ėshtė e qartė se shkenca dhe dituria nuk janė asgjė tjetėr veēse hulumtuesit e shkaqeve; i tėrė pėrparimi i ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me njeriun, rrjedh nga hulumtimet e kryera nga ana e dijetarėve nė pėrcaktimin e shkakut tė fenomenit.

Ku ėshtė e mundur pėr ne tė gjendet nė ndonjė qenie tė vetme ose nė ndonjė qoshe tė universit, ndonjė shenjė e vetėprejardhjes absolute ose vetėkrijuese? Nėse do tė kishin gjetur diēka tė tillė, atėherė do tė kishim arsyetuar shtrirjen e atij shembulli tė vetėm nė tėrė skemėn e ekzistencės.

Sigurisht qė, nuk ėshtė e domosdoshme qė ligji i shkakėsisė tė na shfaqet gjithmonė nė ndonjė formė tė mirėnjohur. Shumėllojshmėria dhe variacioni i shkaqeve ėshtė i tillė qė, njė hulumtues qė studion vetėm njė fenomen nuk do tė jetė nė gjendje qė ta pėrcaktojė shkakun e atij fenomeni.

Sidoqoftė, nė tė gjitha ēėshtjet njerėzore, tė veēanta dhe tė pėrgjithshme, tė kaluarėn dhe tė ardhmen, nė situatėn personale apo shoqėrore, nuk mund tė gjendet asgjė e rastėsishme. Jo vetėm se kemi tė bėjmė me njė rregull qenėsore nė krijimin e ēdo fenomeni, por ėshtė edhe diēka qė vėrehet shumė lehtė nė marrėdhėniet e ēdo fenomeni brenda rrethanave ekzistuese, dhe ajo ėshtė se rregulla ėshtė e llogaritur deri nė hollėsi dhe nė mėnyrė delikate.

Pėr shembull, nė kultivimin e njė druri, rregullat e tokės dhe tė qiellit operojnė me njė harmoni tė pėrkryer me strukturėn e rrėnjėve dhe tė degėve tė drurit. Gjithashtu, ekziston marrėdhėnia nė mes tė atij druri dhe tė kafshėve, tė cilėt e nxjerrin ushqimin prej drurit. Si ėshtė e mundur tė ekzistojė njė rastėsi nė origjinėn e rregullave ndėrmjetėsuese?
Sikur fenomeni tė kishte marrė formėn e vet nė njė nivel tė caktuar tė strukturės sė qenies, nė mėnyrė tė pavetėdijshme dhe tė rastėsishme, kjo do tė na kishte pajisur me njė fushėveprim tė jashtėzakonshėm tė zhdukjes dhe tė shkatėrrimit tė kėsaj bote.

Do tė mjaftonte njė pėrēarje mė e lehtė nė baraspeshėn e elementeve dhe tė disharmonisė sė rregullave qendrore nė gjithėsi qė t’i humbin spirancat dhe tė pėrplasen trupat qiellorė, duke rezultuar me njė eksplozion masiv dhe shkatėrrim tė botės.

Sikur tė ishte bazuar origjina e kėsaj bote nė ndonjė rastėsi, atėherė pse teoritė madje edhe tė materialistėve, janė tė bazuara nė supozimin e planit, rregullės dhe mungesės sė rastėsisė? Nėse e tėrė bota ėshtė rezultat i njė rastėsie, ēka ėshtė ajo qė nuk u shfaq nė bazė tė rastėsisė? Nėse diēka vjen nė ekzistencė jo nė bazė tė vetisė sė rastėsisė, atėherė cilat janė veēoritė dalluese dhe karakteristikat e tija dhe a mund tė zbatohen tė njėjtat nė fenomenet e panumėrta dhe tė larmishme tė universit?

Tani, pasi qė rastėsia i ėshtė kundėrvėnė rregullės dhe harmonisė, atėherė rrjedh se tė gjitha gjėsendet qė bartin gjurmėt e planifikimit, dizajnit dhe tė llogaritjes, duhet tė jenė joharmonike dhe tė pavazhdueshme, sepse koncepti i planifikimit, dizajnit dhe i llogaritjes i ėshtė kundėrvėnė rastėsisė dhe gjasės.

Tė supozohet se rastėsia ėshtė infrastruktura e universit dhe se principet e tij drejtuese nuk bazohen nė argumentet logjike ose prova shkencore, nuk mund tė pranohet si zgjidhje definitive nė gjeometrinė e strukturės sė qenies.
Kur shkenca eksperimentale vėrteton se elementet dhe faktorėt natyrorė nuk mund tė shfaqin ndonjė ndikim tė pavarur dhe nuk zotėrojnė ndonjė kreativitet; kur tė gjitha pėrvojat tona, emocionet e ndjeshme dhe pėrfundimet racionale na drejtojnė nė pėrfundim se asgjė nė natyrė nuk shfaqet pa ndonjė arsye dhe shkak, si dhe tė gjitha fenomenet janė tė bazuara nė njė sistem tė themeluar dhe ligje specifike, kur tė gjitha kėto merren parasysh, ėshtė befasuese se disa njerėz ia kthejnė shpinėn principeve shkencore, pėrfundimit parėsor dhe propozimeve tė bazuar nė tė menduarit, dhe mohojnė ekzistimin e Krijuesit.

Arsimimi dhe faktorėt e mjedisit janė nė mesin e shkaqeve qė, ose i ndalojnė perceptimet natyrore (qė i zotėrojnė prej lindjes) tė njeriut qė ta ekspozojnė veten, ose pėrkundrazi i pėrforcojnė ato. Ēfarėdo qė tė ekspozojė burimi i instinktit, ėshtė i ngjashėm me modelin e natyrės nė nėnshtrimin e ligjeve.

Ata qė kanė qenė tė lirė nė ndjekjen e drejtimit burimor tė krijimit tė tyre, pa qenė tė burgosur me vese dhe huqe, dhe natyra e brendshme e tė cilėve nuk ėshtė e ngjyrosur me shprehje dhe fraza tė ndryshme, janė nė gjendje tė dėgjojnė thirrjen e qenies sė tyre tė brendshme dhe t’i dallojnė veprat e mira prej tė kėqijave dhe besimin e vėrtetė prej besimit tė gabuar.

Pafeja, qė ėshtė nė fakt njė largim nga natyra burimore, mund tė shihet nė mesin e individėve tė tillė. Nėse ndokush u thotė se bota nuk ka njė rregull tė qėndrueshėm dhe ėshtė njė pėrfundim i rastėsisė, duke i stolisur fjalėt e tija me njė terminologji filozofike, nuk do tė ketė ndonjė efekt nė njerėz tė tillė, sepse do t’i refuzojnė kėto teori si meritė e natyrės sė tyre burimore.

Ata qė janė tė zėnė nė rrjetėn e shkencės mund tė bien viktimė e dyshimit dhe tė konfuzionit si njė rezultat i terminologjisė joshėse.

Dituria e kufizuar qė e inspiron arrogancėn brenda njeriut, ėshtė sikur njė copė e gotės sė ngjyrosur tė vendosur pėrpara tė ēarės sė mendjes dhe tė natyrės burimore; ēdokush qė zotėron kėtė njohuri e sheh botėn tė ngjyrosur me ngjyrat e mėsimit dhe tė shkencės sė tij shoqėrore. Ai paramendon se tėrėsia e realitet ėshtė ajo ēka sheh pėrmes tė ēarės sė ngushtė tė ndjenjave dhe mendjes sė tij, e qė janė viktimė e ngjyrave. Sigurisht qė ne nuk themi se njeriu duhet tė pėrmbahet prej zhvillimit tė mendjes sė tij nė mėnyrė qė ta rruajė veten prej iluzioneve. Por, ai nuk duhet tė kufizohet ose tė mburret me diturinė dhe shkencėn e tij shoqėrore.

Shumica e njerėzve, nė vend se tė bėjnė dituritė dhe njohuritė e tyre njė shkallė pėr lartėsimin e  mėtutjeshėm tė mendjes sė tyre, nė mėnyrė qė tė ngrihen nė nivelet mė tė larta, ata mbesin tė palėvizshėm dhe tė burgosur brenda katėr mureve tė termave dhe tė koncepteve.

Natyra burimore e njeriut kur ta ndiejė rrezikun, ia mėsyn kėrkimit tė ndihmės. Kur njė person ėshtė nėn presionin e problemeve dhe tė mundimeve, kur faktorėt materialė ia kthejnė shpinėn atij, kur nuk ka kyēje nė asnjėrėn prej burimeve jetėsore dhe ėshtė duke u fundosur sikur kashta nė vorbullėn e peripecive dhe vdekja ėshtė vetėm njė hap mė larg, atėherė njė shtytje e brendshme e udhėheq atė nė mėnyrė instiktive nė drejtim tė burimit jomaterial tė pėrkrahjes. Ai kėrkon ndihmė prej njėrit, fuqia e tė cilit ėshtė mė superiore sesa tė gjitha fuqitė tjera, dhe ai kupton se ėshtė ajo Qenie e mėshirshme dhe gjithėfuqishme qė mund ti ndihmojė me fuqinė e Tij tė jashtėzakonshme dhe ta shpėtojė atė. Pėr shkak tė perceptimit tė tij, me tėrė fuqinė e tij do tė kėrkojė ndihmėn e qenies mė tė shenjtė qė ta shpėtojė nga rreziku, dhe nė thellėsinė e zemrės  do tė ndiejė fuqinė e asaj qenieje duke u munduar qė ta shpėtojė atė.

Edhe njerėzit kėmbėngulės dhe materialistė qė zotėrojnė pushtet dhe qė janė tė pavėmendshėm pėr fuqinė e pėrhershme tė Zotit, ndryshojnė kur tė bien nė grackėn e humbjes dhe tė shkatėrrimit. Ata harrojnė mohimin e Zotit qė rrethina dhe shkolla e tyre materialiste e mendimit ia kishte ngulitur nė mendjen e tij dhe  me plot zemėr kthehen kah zanafilla e tė gjitha qenieve dhe burimi i tė gjitha fuqive.

Historia ka regjistruar shembuj tė panumėrt tė personave tė tillė qė kanė rėnė viktimė e situatave tė vėshtira dhe tė mundimshme, ashtu qė pluhuri ndotės ėshtė larguar papritmas prej natyrės sė tyre burimore dhe prej thellėsisė sė shpirtit tė tyre kthehen kah Krijuesi i pashoq.

Si shtesė ndaj burimit tė brendshėm tė njeriut, qė janė tė thurura nė qenien e tij prej lindjes dhe qė e ndihmojnė nė zbulimin e realitetit ashtu qė i lirė prej tė gjitha formimeve mendore dhe detyrimeve, ai pėrparon nė rrugėn e natyrės sė tij burimore, ėshtė gjithashtu edhe faktori i jashtėm udhėheqės dhe kėshillues qė i nevojitet pėr t’ia treguar rrugėn dhe pėr t’ia pėrforcuar natyrėn e tij burimore. Ėshtė udhėheqja, ajo qė i reformon cilėsitė kėmbėngulėse dhe qė e mbron mendjen dhe natyrėn zanafillėse prej shtrembėrimit dhe dėgjueshmėrisė ndaj zotėve tė rrejshėm.

Profetėt janė dėrguar pėr t’i vetėdijesuar njerėzit nė lidhje me perceptimet delikate tė natyrės sė tyre burimore, tė bėjnė qė prirjet e tyre fetare tė rrjedhin nė drejtimin e duhur dhe t’i japin krahė aspiratave tė tyre fisnike.

Njė udhėheqje dhe njė kėshillė e tillė nuk e pėrfshin shuarjen e dritės sė dėshirės kreative tė njeriut ose heqja dorė e tij nga liria dhe aftėsia e tij pėr tė menduar dhe pėr tė zgjedhur. Pėrkundrazi, ėshtė njė lloj asistence gjatė tendencės dhe instinktit tė tij pozitiv duke ia mundėsuar rritjen dhe zhvillimin e tyre.  Ėshtė nėpėrmes udhėheqjes dhe kėshillimit ajo qė bėn tė lirė njeriun prej lidhjeve dhe duke ia mundėsuar tė pėrfitojnė nė tė gjitha dimensionet e natyrės sė tyre burimore dhe tė lulėzojė nė tėrė qenien e tij.

Tė parėt qė i pranuan kėshillat e Profetėve ishin njerėzit me zemėr tė pastėr dhe ndėrgjegje tė ndriēuar. Rangu i kundėrshtarėve tė tyre pėrbėhej prej atyre qė mbėshteteshin nė fuqinė e tyre mashtruese  dhe nė pasurinė e tyre, ose ishin tė mbushur me mburrje nė llogari tė diturisė sė tyre tė mjerė dhe tė pamjaftueshme; mendjet e tyre pėrmbajnė iluzionet e kalbura, nė atė mėnyrė qė arroganca e tyre e paarsyeshme i parandalon prej lulėzimit aftėsitė e tyre tė brendshme dhe aspiratat e tyre.

Njė dijetar ka parashtruar ēėshtjen nė kėtė mėnyrė: “Nė ēėshtjet shpirtėrore, gjithashtu, vlen ligji i furnizimit dhe i kėrkesės. Nėse kėrkesa pėr religjion nuk ka ekzistuar nė natyrėn e njeriut, furnizimi i pajisur prej Profetėve do tė ishte harxhuar kot. Ne e shohim se furnizimi i pajisur nga ana e profetėve ka gjetur konsumatorė; vizionet e tyre pjellore, tė kthjellėta dhe autentike kanė hasur nė pasues dhe mbėshtetės tė panumėrt. Kjo ėshtė njė dėshmi se kėrkesa pėr religjion ekziston brenda njeriut dhe nė ndėrgjegjen e tij mė tė thellė”.

Nė fakt, predikimi themelor i tė gjithė profetėve ka qenė thirrja nė monoteizėm, jo vėrtetimi i ekzistencės sė Zotit. Ata e mohonin vlerėn e idhujve, diellit, hėnės dhe yjeve qė tė mund tė adhurohen, ashtu qė etja e brendshme dhe natyrale e njeriut pėr adhurim tė mos jetė i kėnaqur me tė drejtuarit kah objektet e jashtme, por nė vend tė saj tė kėrkojnė vlerat nė njė hark tė ngritjes kah objekti i vėrtetė i adhurimit. Zemrat e tyre duhet tė lidhen pėr pėrkryerjen e pafundme, dhe me njė besim tė tillė qė rritet pėrherė, ata duhet vazhdimisht tė pėrparojnė drejt burimit tė tė gjitha vlerave dhe virtyteve, duke arritur pėrfundimisht te qėllimi i tyre.

Tė gjitha llojet e politeizmit dhe tė pafesė, forma primitive e tė cilit ėshtė idhujtaria dhe forma e avancuar qė ėshtė materializmi, janė rezultate tė largimit nga natyra e qė ekziston prej lindjes te njeriu.

Pėrparimi i diturisė qė ka tė bėjė me pėrvojėn fetare, tė pėrhapur nė tėrė botėn, ėshtė bėrė pėrmes zbulimeve qė lejojnė nxjerrjen e disa pėrfundimeve tė rėndėsishme.

Duke u bazuar nė fakte tė konsiderueshme nė tė cilat kanė ardhur sociologėt, arkeologėt dhe antropologėt, historia e religjionit tani analizon instinktin e religjionit duke i pėrfshirė parimet, besimet, adetet, zakonet dhe faktorėt qė e formojnė njė shoqėri; me njė metodė tė re, qė nuk pėrputhet dhe qė ka njė dallim shumė tė madh nė krahasim me shpjegimet e dhėna mė herėt.

Tani ekziston njė rrjedhė aktuale e mendimit, qė ėshtė duke fituar vazhdimisht pėrkrahės tė rinj prej shkollave tė ndryshme tė mendimit dhe qė vijnė nė pėrfundim se ndjenjat religjioze janė primare, natyrale dhe komponentė e qėndrueshme e shpirtit tė njeriut dhe se ėshtė njė mjet i thurur nė brendėsinė e njeriut prej lindjes pėr perceptimin e tej-racionales,.

Kah viti 1920, njė filozof gjerman me emrin Rudolf Oto, ishte nė gjendje tė vėrtetojė se paralel me elementin intelektual dhe etik, te njeriu ekziston edhe elementi tej-racional prej lindjes qė e formon ndjenjėn religjioze.

Atributet qė kanė tė bėjnė me Zotin, sikurse qė janė fuqia, madhėshtia dhe pėrkryerja kanė qėllimin e tėrheqjes sė vėmendjes nė atė se shenjtėria nuk mund tė reduktohet nė asnjė nocion tjetėr tė ultė. Kėta formojnė njė kategori tė pavarur, qė nuk mund tė rrjedhė prej asnjė kategorie tjetėr dhe nuk mund tė identifikohet as me ndonjė koncept racional as me diēka tjetėr tė ngjashme.

Nė fakt, njė prej veēorive tė kohės sė sotme ėshtė hulumtimi i dimensionit tė katėrt nė botėn e natyrės, tė quajtur “koha”. Sikurse dimensionet tjera, ashtu edhe koha duhet tė pėrzihet me trupin e njeriut; nuk ekziston asnjė trup qė ėshtė i lirė prej kohės, qė rrjedh prej lėvizjes dhe ndėrrimit.

Ėshtė gjithashtu njė karakteristikė e shekullit, se hulumtimet e shkencėtarėve kanė ēuar deri te zbulimi i “dimensionit tė katėrt” tė shpirtit tė njeriut – ndjenjat religjioze.

Tri dimensionet ose ndjenjat tjera janė: ndjenja e kureshtjes, ndjenja e virtytit dhe ndjenja e bukurisė. Ndjenja religjioze ose nocioni i tė shenjtės, ėshtė dimensioni i katėrt dhe mė kryesori prej tė gjitha ndjenjave. Prej lindjes, ēdokush zotėron njė tėrheqje dhe prirje qė ekziston jashtė natyrės, veēmas dhe pavarėsisht prej tri ndjenjave tjera. Me zbulimin e ndjenjės religjioze, u rrėnua burgu tredimensional i shpirtit dhe u vėrtetua se tendencat religjioze tė njeriut janė tė rrėnjosura nė mėnyrė autonome nė qenien e tij. Ato ndjenja janė shfaqur edhe gjatė kohės sė hershme tė jetesės sė njeriut kur jetonte nėpėr shpella dhe pyje.

Pavarėsisht nga primati, autonomia dhe efikasiteti i ndjenjės pėr kureshtje, virtyt dhe bukuri, si dhe pėr rolin qė kanė luajtur nė shfaqjen e shkencės, moralit dhe artit, ishte ndjenja religjioze ajo qė pėrgatiste terrenin pėr aktivitetet e kėtyre tri ndjenjave, duke i ndihmuar gjatė pėrparimit nė rrugėn e tyre dhe nė zbulimin e sekreteve tė botės sė krijuar.
Sipas pikėpamjes sė besimtarit, bota ėshtė konstruktuar mbi bazėn e ligjit dhe planit tė llogaritur preciz. Ky besim ėshtė i paracaktuar nga i urti Zot pėr ta stimuluar ndjenjėn e kureshtjes nė hulumtimin dhe zbulimin e ligjeve dhe mistereve tė natyrės qė janė tė bazuara nė zinxhirin e shkaqeve dhe tė pasojave.

Ėshtė i pamohueshėm roli i ndjenjės religjioze nė zhvillimin dhe pėrparimin e kualiteteve tė larta njerėzore, nė modifikimin e instinktit dhe frytėzimin e ndjenjės sė moralit dhe tė virtytit, ata qė i pėrmbahen urdhrave tė religjionit duke e konsideruar atė si njė prej detyrave mė kryesore religjioze nė kontrollimin e instinkteve tė tyre dhe tė sigurimit tė atributeve tė larta dhe tė shquara.

Mendimet religjioze kanė qenė po ashtu faktorė pėrgjatė historisė nė kultivimin e ndjenjės estetike. Njeriu primitiv krijonte veprat kreative tė artit pėr t’i lavdėruar hyjnitė e tyre. Tempulli i mrekullueshėm i Kinės, piramidat madhėshtore tė Egjiptit, statujat e shquara tė Meksikės, arkitektura e stėrholluar dhe e habitshme e Islamit Lindor, tė gjitha kėto rrjedhin nga ndjenja religjioze.

Psikologėt besojnė se ekziston lidhja nė mes krizės sė pjekurisė dhe paraqitjes sė befasishme tė ndjenjės religjioze. Nė kėtė periudhė tė jetės, edhe te personat qė kanė qenė indiferentė ndaj ēėshtjeve religjioze, ndjenja religjioze fiton njė forcė speciale.

Nuk ka dyshim se thirrja e brendshme e shfaq veten nė njė mėnyrė tė tillė, sa qė nuk mund ta bllokojė rrugėn e tij asnjė pengesė. Prapėseprapė, disa faktorė tė caktuar si propaganda kundėrshtuese mund tė zvogėlojė rritjen dhe zhvillimin e ndjenjės sė brendshme dhe mendimit korrekt, edhe pse njė influencė e tillė negative nuk mund tė rezultojė nė ērrėnjosjen komplete tė prirjes natyrore. Nėse anulohen pengesat e tilla, instinktet e pėrshtypjes do t’i rifillojnė aktivitetet e tyre dhe do tė shfaqen nė kuptimin e pėrpjekjeve krijuese tė brendshme.

           Ne e dimė se kanė kaluar mė shumė se gjysmė shekulli prej revolucionit komunist nė Bashkimin Sovjetik, por rrėnjėt e religjionit janė ende thellė nė shpirtrat e shumė njerėzve sovjetikė. Pavarėsisht nga pėrpjekjet qė janė bėrė gjatė kėsaj periudhe tė gjatė nga ana e sunduesve pėr ta zhdukur religjionin, nuk kanė qenė nė gjendje ta largojnė ndjenjėn e religjionit nga populli.

           Prandaj, ekzistimi i idesė materialiste nė botė nuk e kundėrshton faktin se besimi nė Zotin ėshtė i natyrshėm pėr njeriun. Nėse ndonjė shkollė e caktuar largohet nga rruga e burimit natyror duke pėrjashtuar veten pėrballė shkollave tjera, nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen, kjo nuk mund tė konsiderohet si hedhje poshtė e pohimit se besimi nė Zot ėshtė diēka natyrale pėr njeriun; pėrjashtimet ekzistojnė nė tė gjitha sferat.
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Thellėsia e qenies sė njeriut nė kėrkim tė Zotit

Mesazh  joniceni prej 06.09.13 15:16

Sot i kan krejt shpalljet e skan ēka zhyten ne kerkim po apet nuk besojn njerzit.
avatar
joniceni

<< I'm albanian I have born to fight>>

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi