Esenca shpirterore qe bashkon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Esenca shpirterore qe bashkon

Mesazh  Jon prej 18.09.08 22:10

Esenca shpirterore qe bashkon

Ėshtė pikėrisht kjo esencė shpirtėrore ajo qė na bashkon

Per Toke e per Qiell".... " Pasha buken...."...""Betohem per Atdhe"... "Per Flamur" ose "Pasha Flamurin"..."Per Baba Tomorrin"... "Pasha Tyrben e Shkelzenit" jane betimet me te fundit te ēdo shqiptari.

Edhe ne ēastet me te veshtira, ne zoret e gazepet me te medha shqiptari pa dallim feje, krahine ideje u drejtohet po objekteve krejt konkretesi "O Tyrbja e Shkelzenit", " O Kisha Shen Ndout...",.... "O Baba Gramozi..." O Dervishi i Luzhes.... "," O Shenjtorja eVermoshit....", " O Zana e Malit....", " O Ora e Vlores"....

Pikerisht keto vende te shenjta konkrete, pikerisht keta persona konkrete, pikerisht keto objekte konkrete e nganjehere edhe mistike, te zakonshme dhe hyjnore njekohesisht, perbejne ashtin ( kocken ) e formimit shpirteror dhe besimit te nje populli e deshmojne se feja e pare e shqiptarit ka qene paganizmi.

Te gjithe keto objekte jane konkrete, te prekshme te dukshme e pa perjashtim krejt shqiptare. Edhe pas mijera vjetesh ato jane ruajtur e u kane mbijetuar koherave dhe dyndjeve te feve e besimeve te ndryshme ne shumicen e rasteve abstrakte e te imponuaranga pushtues te ndryshem.

Eshte pikerisht kjo esence shpirterore ajo qe i bashkon te gjithe shqiptaret, te gjitha fete. Ajo i bashkon myslimanin me katolikun, bekatshiun me ortodoksin, te pafene me liberal me fetarin me konservator. Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe secila fe merr pjese dhe feston se bashku me fene tjeter Krishtlindjet apo Bajramin, "Hashuren" apo "Pashket" apo "Hanukanin".

H.D
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi